DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: PSIKOLOGJIA
*****************************************************
#Post#: 405--------------------------------------------------
STRESI
DIR By: Daja
Date: February 14, 2012, 3:01 am
---------------------------------------------------------
Stresi ėshtė njė reaksion natyror i organizmit ndaj presioneve
tė jashtme ngacmuese. Pėr njė zhvillim normal, fizik e psikik,
njeriu ka nevojė pėr njė dozė tė caktuar stresi i cili e detyron
atė, pėrmes tendosjeve dhe shtendosjeve tė reagoj e veproj.
Pothuajse tė gjithė ne, nė njė formė ose tjetėr ballafaqohemi
ose jemi ballafaquar me tė, pasi stresi ėshtė i pashmangshėm
gjatė periudhės jetėsore. Mirėpo, sa herė qė pėrmendet ky
nocion, shumica e njerėzve krijojnė njė imazh tė gabuar, duke e
lidhur atė gjithnjė me pėrjetime negative. Por nė fakt
psikologjia njehė dy lloj stresesh: stresin negativ ose tė
dėmshėm - distresin, si dhe stresin pozitiv ose tė dobishėm -
eustresin.
Stresi ėshtė njė reaksion natyror i organizmit ndaj presioneve
tė jashtme ngacmuese. Pėr njė zhvillim normal, fizik e psikik,
njeriu ka nevojė pėr njė dozė tė caktuar stresi i cili e detyron
atė, pėrmes tendosjeve dhe shtendosjeve tė reagoj e veproj. Tė
gjithė ne kemi nevojė pėr tendosje dhe shtendosje, qė ėshtė njė
princip bazė i proceseve biologjike dhe psikologjike. Pra siē
mund tė kuptohet stresi ėshtė i rėndėsishėm nė jetė, e sidomos
stresi pozitiv si: fejesa, martesa, shtatzėnėsia e dėshiruar,
marrja e njė note tė mirė, diplomimi etj. Ai ėshtė nganjėherė i
domosdoshėm qė tė na motivoj tė bėjmė njė jetė mė intensive.
Megjithatė, stresi duhet tė mbahet nė kufijtė e tolerancės,
pėrndryshe mund ta rrezikoj seriozisht shėndetin. Mirėpo, a mund
tju rezistoj njeriu i ditėve tė sotme shqetėsimeve tė
pėrditshme, shpesh rutinore qė na ngacmojnė hap pas hapi?
Problemet financiare, presioni kohės, shqetėsimet familjare e
shoqėrore, mungesa e infrastrukturės, problemet e komunikimit,
konfliktet, frustracionet etj. janė ndėr faktorė kryesor qė
ushtrojnė presion ndaj nesh e tė cilave ne duhet tu pėrshtatemi.
Kėto kėrkesa nganjėherė mund tė jenė tė vėshtira pėr tu
pėrballuar nga aftėsitė tona, dhe mos pėrmbushja e tyre e mban
organizmin nė tension tė vazhdueshėm, i cili pėrben kėrcėnim
serioz ndaj mirėqenies sonė. Ky nivel i stresit tė vazhdueshėm
provokon ndryshime tė mėdha psiko-fizike, sa qė mė kohė mund tė
rezultojnė dhe mė sėmundje madhore nga ato psikofiziologjike ter
te ato kardiovaskulare.
Por si tė mposhtet shtresi?
Shkenca ka arritur tė identifikoj mjaftė shkatarė qė provokojnė
stresin dhe ti evidentoj pasojat e tyre, por muk ka rritir tė
gjėj shtegun e kurimit tė tyre! Pėrballimi dhe mposhtja e
stresit mbetet ende sfidė serioze pėr medicinėn aktuale! Pėrveē
terapive psiko-analitike dhe tabletave tė shumėllojshme,
mjekėsia nuk arriti tė bėjė ndonjė hapė mė serioz nė kėtė
drejtim. Kjo i detyron njerėzit, tė zhgėnjyer nga terapitė
konvencionale, tė kėrkojnė edhe shtigje tjera, duke u drejtuar
kah ritualet e lashta dhe format tjera alternative tė shėrimit
tek tė cilat ndonjėherė edhe gjejnė rrugėn e duhur.
Format e shėrimit alternativ nuk janė ndonjė risi e ditėv tona.
Ato datojnė qė nga lashtėsia. Edhe mjekėsia nuk i mohon mundėsit
alternative tė shėrimit, bile pėrkundrazi, nė rastet stresuese
edhe i preferon ato.
Mėnyrat e shumta relaksuese siē janė: format medituese tė
budistėve dhe jogistve indian, pastaj sistemi kinez i harmonisė
dhe baraspeshės, lutjet tek religjioni islam dhe katolik,
kaballat mistike tek hebrenjtė etj, janė treguar shumė efektive
tek problemet me karakter stresues, e qė si rezultat
pėrfundimtar edhe kanė harmonizim e natyrshėm tė shpirtit dhe
trupi, pra organizmit tonė me ambientin e jashtėm nė
pėrgjithėsi.
*****************************************************
Page 1 of 1