URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: LAJME NGA SHQIPĖRIA
       *****************************************************
       #Post#: 387--------------------------------------------------
       Kreshnik Spahiu jep dorėheqjen
   DIR By: sweety
       Date: February 10, 2012, 8:49 am
       ---------------------------------------------------------
       Nėnkryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Kreshnik Spahiu,
       lajmėroi pėr dorėheqjen e tij tė parevokueshme nga detyra qė
       mban, nė njė konferencė pėr shtyp mėngjesin e sė premtes.
       Spahiu argumentoi vendimin e tij me pamundėsinė e njė gjykimi tė
       paanshėm nga Gjykata Kushtetuese pėr padinė qė ai ka ngritur
       kundėr mazhorancės, nė lidhje me procedurėn e nisur prej tyre
       pėr shkarkimin e tij nga detyra pėr shkelje tė supozuara tė
       mandatit tė marrė nė 2008-n.
       Procedura ėshtė konsideruar qė nė fillim si e paligjshme nga ana
       e Spahiut dhe si njė shkelje e qartė e pavarėsisė sė Kėshillit
       tė Lartė tė Drejtėsisė, parashikuar
       Kam vendosur tė largohem nga detyra e nėnkryetarit tė Kėshillit
       tė Lartė tė Drejtėsisė, pėr tė lėnė Gjykatėn Kushtetuese qė tė
       vendosė nė lidhje me akuzat qė kėrkojnė tė njollosin emrin tim
       Kreshnik Spahiu
       nė Kushtetutėn e Shqipėrisė.
       “Kam vendosur tė largohem nga detyra e nėnkryetarit tė Kėshillit
       tė Lartė tė Drejtėsisė, pėr tė lėnė Gjykatėn Kushtetuese qė tė
       vendosė nė lidhje me akuzat qė kėrkojnė tė njollosin emrin tim.
       Megjithatė, dua tė bėj tė qartė qė nuk do tė rikthehem nė kėtė
       rol edhe nė rast Gjykata do tė vendosė nė favorin tim”, u shpreh
       Spahiu.
       Nė fjalėn e tij tė shkurtėr, Spahiu evidentoi njė “betejė tė
       vazhdueshme”, e nisur tre vjet e gjysmė mė parė, e institucionit
       tė KLD-sė pėr ruajtjen e pavarėsisė dhe rolit tė arbitrit,
       pėrballė presioneve tė vazhdueshme tė politikės dhe Parlamentit.
       ”Pavarėsia e drejtėsisė, si njė ēėshtje thelbėsore pėr tė
       ardhmen e vendit, ėshtė shndėrruar nė luftėn time personale dhe
       do tė vazhdoj tė luftoj pėr tė edhe larg detyrės si nėnkryetar i
       KLD-sė”, theksoi Spahiu.
       Nė fund tė fjalės sė tij, gjithashtu lideri i Aleancės Kuqezi,
       falenderoi tė gjithė bashkėpunėtorėt pėr ndihmėn e dhėnė nė
       “kėtė rrugė tė gjatė dhe tė vėshtirė”, nė krye tė KLD-sė.
       Alibeaj: Komisioni hetimor vijon punėn
       Kryetari i Komisionit pėr shkarkimin e nėnkryetarit tė Kėshillit
       tė Lartė tė Drejtėsisė, Enkelejd Alibeaj deklaroi nė mbledhjen e
       sė premtes, se dorėheqja e numrit dy tė KLD-sė bėhet zyrtare kur
       tė mbėrrijė nė kuvend shkresa.
       "Deri nė mbėrritjen e shkresės pėr Spahiun, komisioni hetimor do
       tė vijojė punėn e tij", tha Alibeaj.
       Sipas tij, Komisioni do tė pėrgatisė kallėzim penal pėr refuzim
       tė kėrkesės pėr
       informacion.
  HTML http://www.youtube.com/watch?v=34iggrbvTw0&feature=player_embedded
       #Post#: 397--------------------------------------------------
       Valbona Vata zėvendėson Spahiun nė KLD 
   DIR By: Daja
       Date: February 14, 2012, 1:43 am
       ---------------------------------------------------------
       Postin e zėvendėskryetarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė
       do ta pėrfaqėsojė kryeinspektorja e Inspektoratit tė Kėshillit
       tė Lartė tė Drejtėsisė, Valbona Vata- ka bėrė tė ditur Zyra e
       shtypit e KLD-sė.
       Start njofton se Kėshilli ka vendosur edhe pėr deklarimin e
       mbarimit tė mandatit para afatit tė anėtarit tė Kėshillit tė
       Lartė tė Drejtėsisė, Kreshnik Spahiu, me shkak dorėheqjen prej
       tij, si dhe referimi nė Kuvendin e Republikės sė Shqipėrisė tė
       nevojės sė plotėsimit tė vendit vakant.
       KLD ka emėruar edhe kryetarin e ri tė Gjykatės sė Apelit Tiranė,
       Alaudin Malaj. /Telegrafi/
       #Post#: 2867--------------------------------------------------
       Re: Kreshnik Spahiu jep dorėheqjen
   DIR By: KingiaBurrel
       Date: June 9, 2012, 2:28 am
       ---------------------------------------------------------
       edhe ky nuk ia ka pas dhen per te qeverisur;beri mire qe dha
       doreheqjen
       *****************************************************
       Page 1 of 1