URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: LAJME NGA SHQIPĖRIA
       *****************************************************
       #Post#: 386--------------------------------------------------
       Kasaj: Videon ia dhashė Gardės 
   DIR By: sweety
       Date: February 10, 2012, 8:48 am
       ---------------------------------------------------------
       Ish-shefi i IT-sė nė Kryeministri i dyshuar pėr veprime qė
       pengojnė zbulimin e tė vėrtetės dhe pėr shpėrdorim detyre, fitoi
       njė masė sigurimi mė tė lehtė se ajo e shpallur nga Gjykata e
       Tiranės me 'arrest shtėpie'.
       Te henen e pare dhe te trete te ēdo muaji, tha gjyqtari i Apelit
       Artan Broci, Armando Kasaj duhet te paraqitet para oficereve te
       policise gjyqesore sipas mases 'detyrim me paraqitje'. Gjate
       seances prokurori Nezir Gjoka i tha gjykates, se Kasaj duhet te
       lihet ne 'arrest me burg', pasi sipas tij egziston rreziku qe te
       zhduken pamjet filmike, konkretisht ato pamje per te cilat
       Armando Kasaj dyshohet sipas prokurorise, se i ka kopjuar dhe me
       pas ka fshire serverin e
       Por avokati Ilir Murati i tha gjykates, se Kasaj ka deklaruar ne
       Prokuroi pozicionin e tij ne kete ēeshtje dhe konkretisht, se
       klienti i tij ka bere kopjimin e pamjeve filmike dhe ja ka dhene
       ne dore DVD-ne punonjesve te Gardes, duke i dhene Prokurorise
       edhe emrat.
       "Duke kryer nje veprim te tille i dyshuari, - tha avokati, - nuk
       kishte si te fshinte te dhenat ne DVD, kur ato te dhena ju dhane
       me pajisjen perkatese punonjesve te analizes se Gardes. Madje
       edhe punonjesit e Gardes te pyetur ne prokurori kane deklaruar
       hapur, - shtoi mbrojtja, - se ruajtja e kesaj zyre i perkiste
       Gardes, ndersa Kasaj kishte kompetence ne nje zyre tjeter".
       Prokurori nderhyri duke ironizuar se nga menyra se si e shpjegon
       avokati, del qe komandanti i Gardes paska qene ate dite
       kryeminister.
       Ne perfundim te seances Armando Kasaj pranoi se i ka kopjuar
       planet filmike. "Nuk kam bere asnje fshirje, thjesht kam bere
       nje kopjim dhe asgje tjeter. Kopjen ia kam dorezuar te Gardes se
       Republikes dhe Prokurorise", tha Kasaj.
       "Janė tė pėrcaktuara detyrat e specialistit tė IT-sė sipas
       ligjit pėrkatės dhe tė dhėnat e tjera ju do t'i mėsoni gjatė
       hetimit nė vazhdim", tha avokati mbrojtės, Ilir Murati.
       #Post#: 2869--------------------------------------------------
       Re: Kasaj: Videon ia dhashė Gardės 
   DIR By: KingiaBurrel
       Date: June 9, 2012, 2:33 am
       ---------------------------------------------------------
       ia dhe edhe tashi vuaj pasojat qe mund te te sjelle ajo video
       *****************************************************
       Page 1 of 1