URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: KURIOZITETE
       *****************************************************
       #Post#: 326--------------------------------------------------
       Roja dhe shoferi trashėgojnė 1.5 milionė $
   DIR By: Daja
       Date: February 10, 2012, 3:47 am
       ---------------------------------------------------------
       Alan Meltzer, njė manjat i njohur i industrisė diskografike
       njujorkeze ka lėnė trashėgim 1.5 milionė dollarė pėr rojen dhe
       shoferin e rezidencės ku jetonte. Sipas ‘The New York Post’,
       Meltzer i cili vdiq nė moshėn 67-vjeēare nuk pati fėmijė me
       ish-bashkėshorten e tij nga e cila u divorcua vitin e kaluar dhe
       nė kėtė mėnyrė vendosi qė 1 milionė dollarė t’ia jepte shoferit
       dhe 500 mijė dollarė rojes sė godinės nė lagjen Upper East Side.
       Shoferi Jean Laborde, 54-vjeēar, ka deklaruar se nuk e di ende
       se ēfarė do tė bėjė me kėto para, por e ka tė qartė se ēdo vit
       do i dėrgojė lule tek varri themeluesit tė Wind-Up Records.
       “Ishte njė njeri shumė i mirė. Mė ka lėnė paratė, por sėrish jam
       i hidhėruar sepse ai nuk ėshtė mė mes nesh”, ka theksuar
       Laborde, baba i pesė fėmijėve.
       Diana, ish-bashkėshortja e tij, theksoi se nuk i interesonte
       fare se kujt do ia linte pasurinė.
       “Nuk mė intereson fare sepse jemi tė divorcuar dhe ai tashmė ka
       vdekur”, theksoi Diana.
       Alan Meltzer e themeloi nė vitin 1997 shtėpinė diskografike dhe
       ka pasur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė popullarizimin e
       hard-rock-ut nė fund tė viteve ’90. Mes grupeve mė tė famshėm qė
       kanė kaluar nė duart e tij janė Creed dhe Evanescence.
       #Post#: 2855--------------------------------------------------
       Re: Roja dhe shoferi trashėgojnė 1.5 milionė $
   DIR By: KingiaBurrel
       Date: June 9, 2012, 1:03 am
       ---------------------------------------------------------
       cfare fati paskan bere
       *****************************************************
       Page 1 of 1