DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: HISTORIA
*****************************************************
#Post#: 272--------------------------------------------------
SHTETET ILIRE
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:42 am
---------------------------------------------------------
SHTETET ILIRE
Nė fundin e shek. V p.e.sonė ilirėt hynė nė rrugėn e zhvillimit
skllavopronar. Nė shekujt qė pasuan e deri nė pushtimin romak
krahinat mė tė pėrparuara ilire, ato jugore, kryesisht
bregdetare, njohėn zhvillimin e tyre mė tė lartė shoqėror e
politik tė pavarur. Urbanizimi intensiv i kėsaj treve dhe
zhvillimi qė mori, pėr pasojė, mėnyra antike e prodhimit nė
shek. IV-III p.e.sonė ēoi nė krijimin e njė shoqėrie antike tė
mirėfilltė dhe nė formimin e njė vargu shtetesh ilire, tė cilat
u inkuadruan nė qytetėrimin e pėrparuar tė botės mesdhetare.
Midis formacioneve shtetėrore qė u formuan nė trevėn e gjerė
ilire, ai qė arriti njė shkallė tė lartė tė zhvillimit politik
dhe qė luajti njė rol tė shquar nė ngjarjet politike tė kohės qe
Shteti Ilir apo Mbretėria Ilire. Qė nga dukja e kėtij shteti
emrat ilir dhe Iliri morėn, pėrveē kuptimit tė gjerė etnik, edhe
njė kuptim tė ngushtė politik, qė u lidhėn me fatet historike tė
kėtij formacioni shtetėror dhe tė popullsisė sė tij, e cila nė
burimet e shkruara do tė njihet me emrin Illyrii propriedictii
(ilirė tė mirėfilltė). Nė kohė tė ndryshme Mbretėria Ilire
ushtroi pushtetin e vet, natyrisht me luhatjet qė i imponuan
rrethanat politike, nė njė territor tė gjerė qė pėrfshinte
krahinat prej lumit Naretva (Narona) nė veri e deri te lumi
Vjosa (Aous), nė jug me njė shtrirje drejt lindjes deri te
liqenet Lyhnide nė kufi me Maqedoninė dhe mė nė veri me
Mbretėrinė Dardane.
Nė krahinat mė jugore ilire u formua njė shtet tjetėr i
rėndėsishėm ilir i njohur me emrin Shteti i Epirit, i cili
shquhet sidomos nė ngjarjet politike tė fundit tė shek. IV dhe
tė ēerekut tė parė tė shek. III p.e.sonė. Nė kohėn e shtrirjes
mė tė gjerė tė tij, ai pėrfshinte tokat prej lumit Vjosa (Aous)
e deri nė gjirin e Artės (Nikopolit), duke u kufizuar nga jugu
me Akarnaninė, kurse nga lindja me Thesalinė e Maqedonisė.
Nė kėtė hapėsirė kanė ekzistuar si formacione shtetėrore tė
pavarura edhe njė varg qytetesh shtete, si Dyrrahu, Apolonia,
Ambrakia, historia politike e tė cilave u zhvillua herė nė
lidhje tė ngushtė e herė nė kundėrshtim me atė tė Shtetit Ilir
dhe tė atij tė Epirit. Nė rrethana tė caktuara politike lindin
gjithashtu formacione mė pak tė rėndėsishme nė formėn e lidhjeve
qytetare (Koinon), si ajo e Bylinėve etj., qė kanė njė peshė mė
tė vogėl nė historinė politike tė Ilirisė.
Nė krahinat e brendshme jugore dhe qendrore ilire u formuan tri
mbretėri tė vogla ilire: e paionėve, e dardanėve dhe e
athamanėve. E para shfaqet me njė shkėlqim tė shkurtėr nė shek.
IV p.e.sonė pėr tė rėnė pastaj shpejt nėn goditjet e politikės
ekspansioniste tė shtetit maqedon, kurse dy tė fundit dalin nė
arenėn politike nė shek. III me njė rol tė parėndėsishėm.
Popullsitė ilire tė krahinave tė brendshme qendrore e veriore
nuk njohėn deri nė fillim tė erės sonė njė organizim politik
shtetėror; edhe nė kėtė kohė ato arritėn tė organizohen vetėm nė
federata fisnore, siē ėshtė rasti i dalmatėve ose i fiseve tė
tjera.
1. ZHVILLIMI EKONOMIK E SHOQĖROR I ILIRĖVE NĖ SHEK. IV P.E.SONĖ
Lindja e qyteteve dhe e jetės qytetare
Zhvillimi ekonomik e shoqėror i Ilirisė gjatė epokės sė hekurit
dhe veēanėrisht gjatė shek. VII-V p.e.sonė kishte pėrgatitur
kushtet pėr lindjen e qyteteve dhe tė jetės qytetare. Siē
dėshmojnė tė dhėnat arkeologjike, qytetet ilire ngrihen mbi
bazėn e vendbanimeve tė fortifikuara tė epokės sė hekurit dhe tė
qendrave protourbane qė u krijuan si rezultat i zhvillimit tė
zejtarisė, tė bujqėsisė, tė blegtorisė, si edhe tė
intensifikimit tė marrėdhėnieve tė kėmbimit me botėn greke. Kjo
dėshmohet nga prania e gjerė e qeramikės sė importuar korinthike
e jonike dhe mė pas edhe nga prodhimet e kolonive greke nė
Dyrrah e nė Apoloni, tė cilat kishin hyrė nė marrėdhėnie tė
ngushta me prapatokėn ilire.
Lindja dhe zhvillimi i jetės qytetare ishte njė dukuri me
karakter ekonomik e shoqėror tėrėsisht e re. Thelbi i saj ishte
vendosja e ekonomisė antike tė tregut qė u materializua me
krijimin e qyteteve si qendra prodhimi e shkėmbimi. Kjo ėshtė e
lidhur me shkėputjen e plotė tė zejtarisė nga bujqėsia, me
krijimin e mėnyrės antike tė prodhimit dhe me zbatimin e punės
sė skllavit nė degėt e ekonomisė.
Njoftimet mė tė hershme pėr ekzistencėn e qyteteve nė Iliri i
takojnė mesit tė shek. IV p.e.sonė. Historiani grek, Diodori,
duke pėrshkruar fushatat e Filipit II kundėr ilirėve thotė se
mbreti i Maqedonisė u lėshua mbi Ilirinė me njė ushtri tė
fortė, plaēkiti vendin, nėnshtroi shumė qytete tė vogla dhe u
kthye nė Maqedoni me plaēkė tė madhe. Oratori i madh,
Demosteni, duke paralajmėruar athinasit pėr rrezikun qė i
kėrcėnonte nga mbreti maqedon, vė nė dukje gjithashtu se Filipi
po fortifikonte qytete nė Iliri. Pak mė vonė historianėt grekė
tė shek. II p.e.sonė Ariani e Rufi pėrmendin me emėr Polionin si
qytet i Dasaretisė, kurse historiani i shek. IV p.e.sonė
Theopompi pėrmend qytetin Oidanton. Mė nė fund nga tė dhėnat
numizmatike tė fillimit tė shek. IV p.e.sonė mėsojmė emrin e njė
qyteti tė rėndėsishėm ilir, Damastion. Kuptohet se origjinėn e
kėtyre qyteteve, qė janė tė pranishme nė mesin e shek. IV
p.e.sonė, (njė rast vėrtetohet qysh nė fillim tė kėtij
shekulli), duhet ta kėrkojmė pak mė parė, d.m.th. nė fundin e
shek. V p.e.sonė.
Nuk dihet me saktėsi se ēparaqesin nė vetvete kėto qytete tė
hershme ilire. Dėshmitė e autorėve antikė, pėrveē faktit qė
kumtojnė ekzistencėn e tyre, janė tepėr tė varfra pėr tė
ndihmuar qė tė rindėrtohet pamja reale e kėtyre qendrave urbane.
Edhe nga pikėpamja arkeologjike nuk ka ende gjurmime tė tilla,
nėpėrmjet tė cilave tė dallohet qartė qyteti i kėsaj kohe.
Megjithatė, prej qyteteve antike, rrėnojat e tė cilave ruhen nė
vendin tonė, mund tė pohohet se qyteti i mirėfilltė nė Iliri
formohet kryesisht gjatė shek. IV p.e.sonė. Nė kėtė kohė kemi
edhe dėshmitė e qarta si nga burimet e shkruara, ashtu edhe nga
ato arkeologjike.
Kėto qytete ashtu sikurse vendbanimet e fortifikuara tė epokės
sė hekurit, ngrihen mbi kodra tė mbrojtura nga pikėpamja
natyrore, por shtrihen me sipėrfaqe relativisht mė tė gjera, qė
arrijnė deri nė 10-20 ha. Muret e tyre rrethuese janė ndėrtuar
me njė teknikė mė tė pėrparuar me blloqe shumėkėndėshe,
trapezoidale; ato janė mjaft tė fuqishme dhe me njė bukuri tė
rrallė (Amantia, Klos, Ēuka e Aitojt etj.), por sistemi i
fortifikimit nė pėrgjithėsi ėshtė ende i thjeshtė; ai nuk njeh
kullat, rolin e tė cilave e luajnė deri diku kthesat me kėnd tė
drejtė, qė bėn muri herė mbas here pėr arsye qėndrueshmėrie;
edhe portat nė kėtė sistem janė tė pakta e me njė mbrojtje mė tė
dobėt.
Qytetet e mėdha zėnė njė pozitė qendrore nė krahinėn qė
zotėrojnė dhe shtrihen nė njė hapėsirė prej 30-40 ha, siē ėshtė
rasti i Bylisit, i Antigonesė, i Lisit etj., dhe janė tė
mbrojtura me mure tė fuqishme.
Duke folur pėr qytetet e kėsaj kohe Diodori i quan ato me termin
polisma, qė do tė thotė qytete tė vogla, me sa duket ende nė
shkallėn fillestare tė zhvillimit tė tyre. Demosteni, nė shek.
IV p.e.sonė pėrkundrazi, pėrdor termin poleis qė do tė thotė
qytet. Ndryshimi qė vėrehet nė termat e pėrdorur prej kėtyre dy
autorėve nuk duket tė jetė i rastit; ai shpreh me sa duket njė
diferencim qė u bėhet kėtyre qendrave urbane ilire dhe qė lidhet
me karakterin e tyre. Pak dritė mbi kėtė ēėshtje hedh pohimi i
Arianit, i cili e quan Pelionin si qytetin mė tė fortė midis
qyteteve tė Dasaretisė. Duket se disa qytete kishin mundur tė
ecnin pėrpara dhe tė dalloheshin prej tė tjerave. Interes tė
veēantė paraqet nė kėtė drejtim Damastioni, i cili ėshtė dhe i
pari qytet ilir qė pret monedha. Burimet tregojnė se ky qytet
gjendej nė shpinė tė zonės bregdetare, diku midis kėsaj zone dhe
liqeneve lynkeste. Duke folur pėr kėtė Straboni nė shekullin e
parė shkruan kėshtu: Pas Epidamnit dhe Apolonisė gjer te malet
Keraune ndodhen bylinėt, taulantėt, parthinėt dhe brygėt; aty
afėr gjenden dhe minierat e argjendit nė Damastion, mbi tė cilat
diestėt vendosėn sundimin e tyre, si dhe enkelejtė, tė cilėt i
quajnė dasaretė; afėr kėtyre vijnė lynkestėt... Mungesa e tė
dhėnave mė tė sigurta ka penguar qė ky qytet tė lokalizohet me
saktėsi, por duke u nisur nga arsenali i gjetjeve tė monedhave
tė tij, ai duhet kėrkuar nė krahinat e brendshme ilire, diku nė
lindje tė Drinit tė Sipėrm.
Pasazhi i Strabonit ka njė rėndėsi tė veēantė dhe pėr njė fakt
tjetėr. Ai tregon se Damastioni qe njė qytet qė lindi dhe u
zhvillua nė njė zonė tė pasur me miniera, tė cilat, me sa duket
pėrbėnin edhe bazėn ekonomike tė tij. Shfrytėzimi i tyre dhe
zhvillimi i zejtarisė sė pėrpunimit tė metaleve qenė degėt
kryesore tė kėsaj ekonomie. Karakteri i saj bėhet i qartė edhe
nga simbolet qė mbajnė monedhat e qytetit, tė cilat paraqesin
midis tė tjerash ēekanin e minatorit dhe shufrat metalike.
Damastioni ėshtė, kėshtu, shembulli i njė qyteti zejtar tė
pėrparuar tė kėsaj kohe, por padyshim jo i vetmi. Pelioni
shfaqet nė burimet, jo vetėm si qyteti mė i fortė midis qyteteve
tė Dasaretisė, por edhe si kryeqendėr apo qendėr rezidenciale e
mbretit ilir. Ka mundėsi qė qytetet e tjera mė tė vogla, ato qė
Diodori i quan polisma, do tė kenė qenė qendra njėsish
gjeografiko-ekonomike, ku do tė ketė mbisunduar ekonomia
bujqėsore-blegtorale me ndonjė degė tė kufizuar tė zejtarisė.
Zejtaria, bujqėsia e blegtoria
Lindja e qyteteve i dha njė shtytje tė re zhvillimit tė degėve
tė ndryshme tė ekonomisė ilire.
Zejtarinė e shfrytėzimit tė minierave dhe tė pėrpunimit tė
metaleve ilirėt e njihnin dhe mė parė, por asnjėherė si tani ajo
nuk paraqitet si degė e veēantė e njė qyteti, siē ėshtė rasti i
Damastionit. Nė shek. IV nė zejtarinė e punimit tė metaleve nuk
vihet re ende ndonjė ndryshim cilėsor, fjala vjen nė punimin e
veglave tė punės, tė armėve apo tė zbukurimeve, nė krahasim me
shekujt pararendės. Por tani mund tė flitet pėr njė veprimtari
mė tė gjerė e mė intensive si nė shfrytėzimin e minierave, ashtu
edhe nė prodhimtarinė e degėve tė veēanta tė zejtarisė
metalpunuese. Bie nė sy nė mėnyrė tė veēantė rritja e prodhimit
tė armėve, qė pėrbėjnė nė kėtė kohė gjetjet mė tė shumta nėpėr
nekropolet nė krahasim me zbukurimet.
Megjithatė, nuk pati ndonjė pėrparim, nė fushėn e zejtarisė sė
prodhimit qeramik, madje importi e dobėsoi pėr njė kohė kėtė
degė tė zejtarisė ilire.
Ndėrkaq nė fushėn e ndėrtimeve ndodh njė revolucion i vėrtetė.
Mjeshtrat e ndėrtimit shquhen nė shek. IV pėr aftėsitė e tyre
arkitektonike e teknike dhe pėr njohuritė e thella nė fushėn e
artit tė fortifikimeve, qė i zbatonin nė nivelin mė tė pėrparuar
tė kohės, ashtu si nė shumė vise tė tjera tė botės mesdhetare.
Muret rrethuese tė qyteteve tė ndėrtuara nė stilin poligonal
janė dėshmia mė e qartė e arritjeve nė kėtė fushė.
Tė dhėnat pėr bujqėsinė dhe blegtorinė e ilirėve pėr shek. IV
janė tė varfra. Autorėt bashkėkohės, si Aristoteli, Skymni,
Ariani etj., nuk bėjnė tjetėr veēse pėrsėrisin Hekateun, pėr
shkak tė njohjes ende tė pamjaftueshme tė Ilirisė; megjithatė
Iliria pėr autorėt grekė ishte vendi i njė bujqėsie e blegtorie
tė zhvilluar, tokat pjellore tė sė cilės shfrytėzoheshin
vende-vende nė mėnyrė intensive dhe qė krahas kulturave
bujqėsore (rritja e ullirit, kopshtaria e bletaria), nė kullotat
e pasura rritnin bagėti tė mira tė racės.
Tė dhėnat arkeologjike i vėrtetojnė kėto njoftime. Parmenda e
paraqitur nė buzėt e njė pitosi gjetur nė fushėn e Korēės, si
dhe figurat simbolike tė paraqitura nė monedhat e Dyrrahut e tė
Apolonisė, apo nė monumentet varrimore tė kohės, si kalliri i
grurit, dega e ullirit, bistaku i rrushit, bleta, lopa si dhe
briri i bollėkut, simbol i pjellorisė dhe i begatisė, u bėjnė
jehonė pasurive tė tokės ilire dhe zhvillimit qė kishin marrė
bujqėsia e blegtoria ilire nė kėtė kohė.
Tregtia dhe qarkullimi monetar
Si rrjedhim i zhvillimit tė zejtarisė dhe tė degėve tė tjera tė
ekonomisė ilire u zgjeruan shkėmbimet dhe tregtia. Gjetjet
arkeologjike dėshmojnė pėr njė shtrirje tė gjerė tė prodhimeve
tė zejtarisė ilire. Tipat standardė tė armėve, tė zbukurimeve
dhe tė enėve prej balte qė pėrsėriten nė gjetjet nga njė krahinė
nė tjetrėn, dėshmojnė pėr marrėdhėnie intensive midis popullsisė
sė krahinave tė ndryshme dhe pėr njė zhvillim tė konsiderueshėm
tė kėmbimeve midis tyre.
Njė zhvillim mė tė gjerė morėn nė kėtė kohė shkėmbimet me botėn
greke. Jo mė kot pasuritė minerale dhe disa prodhime bujqėsore
tėrhoqėn vėmendjen e autorėve antikė tė kėsaj kohe. Duket se
kėto prodhime ishin ndėr artikujt kryesorė tė eksportit ilir.
Njė vend me rėndėsi zinin kėmbimet me kolonitė greke tė
bregdetit Adriatik dhe qytetet e Halkidės, tė cilat merrnin nga
Damastioni argjendin pėr prerjen e monedhave tė tyre, kurse nga
tokat e afėrta tė Atintanisė serėn, qė u duhej pėr ndėrtimin e
anijeve dhe lyerjen e enėve tė transportit.
Kundrejt tyre ilirėt merrnin prodhime luksi tė artizanatit grek,
midis tė tjerave prodhime atike e italike. Krahas prodhimeve tė
Dyrrahut e tė Apolonisė, enėt e kėtyre qendrave janė gjetje jo
tė rralla nė vendbanimet e zonės bregdetare. Por ato fillojnė tė
duken mė dendur edhe nė krahinat e brendshme ilire. Pas
Trebenishtit ato shfaqen edhe nė luginėn e mesme tė Drinit, nė
afėrsi tė Kukėsit e tė Krumės. Kėto prodhime arrijnė kėtu
nėpėrmjet rrugėve tregtare tė shkelura qysh nė shek. VI-V, duke
ndjekur luginat e lumenjve me pikėnisje si nga qendrat e bregut
Adriatik, ashtu edhe tė Egjeut.
Monedhat e argjendit pėrdoren gjerėsisht si ekuivalent
shkėmbimi. Nė krahinat bregdetare gjejnė njė pėrhapje tė madhe
monedhat e Dyrrahut e tė Apolonisė, kurse nė ato tė brendshme
dhe lindore monedha e Damastionit. Gjetjet e deritanishme
tregojnė se kjo monedhė qarkulloi nė njė zonė tė gjerė qė
pėrfshinte krahinėn e diestėve, penestėve dhe pjesėrisht atė tė
lynkestėve.
Prerja dhe hedhja nė treg e monedhave nga njė qytet ilir si
Damastioni ėshtė njė fakt me rėndėsi tė veēantė. Ai tregon se
tani, nė pjesėn e parė tė shek. IV p.e.sonė, krahas Dyrrahut dhe
Apolonisė, tė cilat me monedhat e tyre, qysh nga shek.V p.e.sonė
kishin mbuluar krahinat e afėrta tė ultėsirės bregdetare dhe i
kishin tėrhequr ato nė orbitėn e marrėdhėnieve skllavopronare,
njė qytet ilir, Damastioni, lindi dhe u bė qendėr e rėndėsishme
ekonomike e krahinave tė brendshme. Ai hodhi nė treg monedhėn e
vet dhe me kėtė shėnoi shtrirjen e mėtejshme tė sistemit monetar
nė krahinat e brendshme tė Ilirisė Jugore. Ekonomia monetare
theu kėshtu dhe nė kėtė pjesė tė Ilirisė ekonominė e prapambetur
natyrore, pėr ti hapur rrugėn njė sistemi tė ri ekonomik,
skllavopronarisė.
#Post#: 273--------------------------------------------------
Re: SHTETET ILIRE
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:43 am
---------------------------------------------------------
Vendosja e skllavopronarisė
Me lindjen e qyteteve u krijua edhe njė popullsi qytetare, e
cila mė parė nuk njihej. Burimet nuk e bėjnė tė qartė pėrbėrjen
dhe karakterin e kėsaj popullsie, por meqė qytetet ishin qendra
ekonomike dhe administrative, edhe popullsia e tyre pėrbėhej nga
masa e gjerė e prodhuesve zejtarė, bujq e blegtorė, nga pronarėt
e punishteve zejtare, tregtarėt dhe aristokracia e vjetėr
fisnore qė pėrbėnte parinė e qytetit. Si e tillė, popullsia e
qytetit paraqitej e diferencuar nė shtresa shoqėrore, me
interesa tė ndryshme. Prej tyre, pronarėt e punishteve dhe
tregtarėt formonin shtresėn e re tė pasuruar, e cila zhvendos
pėrfundimisht nė plan tė dytė aristokracinė e vjetėr fisnore.
Si qendra ekonomike e politike mė vete qytetet i rrethonte njė
popullsi fshatare e lidhur me ta nėpėrmjet interesave ekonomikė
tė ndėrsjelltė. Nė burimet kėto popullsi njihen akoma si fise tė
mėdha apo tė vogla, por fisi nuk ka mė kuptimin e tij klasik.
Vetė dukja e qyteteve dhe prerja e qarkullimi i monedhave janė
elemente qė nuk pajtohen me rendin fisnor, ato i japin
bashkėsisė njė pėrmbajtje tė re nga pikėpamja e marrėdhėnieve
ekonomike e shoqėrore.
Ashtu si nė Maqedoni, edhe nė Epirin fqinjė tė kėsaj kohe,
shumica e popullsisė nė Iliri jetonte nė fshatra; qytetet ishin
ende nė numėr tė vogėl. Masėn kryesore tė kėsaj popullsie e
formonte fshatarėsia e lirė, por burimet bėjnė fjalė edhe pėr
njė popullsi fshatare tė varur. Theopompi nė veprėn e tij
Filipika shkruan se ardianėt kanė 300 mijė prospelatė si
helotė.... Me prospelatė autorėt e vjetėr kuptonin njė popullsi
tė varur qė merrej me punimin e tokės dhe qė u jepte zotėruesve
tė saj si detyrim njė pjesė tė prodhimit.
Duke i krahasuar prospelatėt e ardianėve me helotėt e Spartės,
Theopompi e pėrcakton edhe mė mirė gjendjen e tyre sociale. Me
sa duket edhe kėta ishin, sikurse helotėt, njė popullsi e
nėnshtruar qė pas pushtimit ishin shpronėsuar dhe ishin kthyer
nė gjendje vartėsie. Nuk kemi prova nėse kjo ishte njė popullsi
e huaj apo njė fis tjetėr ilir qė pėsoi kėtė fat; numri i tyre
gjithashtu duhet tė jetė i tepruar, por mbetet i padiskutueshėm
fakti qė kemi tė bėjmė me njė masė popullsie mbi tė cilėn
ushtrohet shtypje ekonomike dhe politike.
Midis ilirėve ky nuk ishte njė fenomen i veēantė pėr ardianėt.
Njė shekull mė vonė Agatharkidi nė veprėn e tij Evropaikon do
tė pohojė se dardanėt kanė kaq shumė skllevėr (ai i quan kėta
me emrin dullos), sa dikush kishte 1 000, kurse tė tjerė edhe
mė shumė. Secili nga kėta nė kohė paqeje punon tokėn, kurse nė
kohė lufte merr pjesė nė ushtri duke pasur si prijės zotin
(despotes) e tij.
Edhe pse Agatharkidi pėrdor termin dullos, shpjegimet e
mėtejshme e bėjnė tė qartė se kemi tė bėjmė me njė popullsi tė
tipit tė prospelatėve ardianė. Nuk ka asnjė dyshim qė termi
dullos pėrdoret kėtu me kuptimin mė tė gjerė, ashtu sikurse
ndodh shpesh qė autorėt antikė i quajnė helotėt dullė tė
lakeldemonėve.
Njė rast tjetėr ėshtė ai qė pėrmend Atheneu, pėr penestėt. Sipas
tij thesalėt quajnė penestė jo ata qė lindin skllevėr, por ata
qė shtihen nė dorė me anė tė luftės. Dihet se me emrin penestė
quhej njė fis i tėrė nė territorin e Mbretėrisė Ilire.
Pėrkufizimi i Atheneut tė ēon nė pėrfundimin se popullsia e
kėtij fisi duhet tė ketė qenė e ngjashme nga pikėpamja e
gjendjes shoqėrore me prospelatėt e ardianėve dhe dullėt e
dardanėve.
Prania e njė popullsie tė tillė tė varur e tė shfrytėzuar
ekonomikisht midis ilirėve, ėshtė njė dėshmi e rėndėsishme pėr
tė pėrcaktuar karakterin dhe strukturėn e shoqėrisė ilire. Siē
tregojnė tė dhėnat e autorėve antikė, popullsia e varur e tipit
prospelatė-helotė-penestė pėrfaqėsonte nė kėtė kohė nė Iliri njė
formė tė hershme tė skllavėrisė qė ekzistonte nė disa nga
popullsitė kryesore ilire. Kjo kategori njerėzish pėrdorej nė
masė nė punimet bujqėsore dhe mbase edhe nė shfrytėzimin e
minierave. Zotėrit e tyre (despotėt) duket se banonin nė qendrat
e vogla tė fortifikuara ose nė qytete. Kohėn mė tė madhe ata e
kalonin nė luftėra dhe jo rrallė me dėfrime. Theopompi na thotė
se sunduesit e prospelatėve ardianė ēdo ditė deheshin, bėnin
mbledhje dhe shtroheshin nė gosti, tė dhėnė pas tė ngrėnit e tė
pirit. Pjesėn tjetėr tė popullsisė e pėrbėnte masa e fshatarėve
tė lirė qė luante, me sa duket, ende njė rol kryesor nė
prodhimin shoqėror.
Pėrveē pėrfitimit nga puna e popullsisė vendase, shtresa e pasur
siguronte tė mira materiale nėpėrmjet grabitjes kolektive tė
popujve fqinjė me anė tė luftėrave. Tributet e pėrvitshme qė
detyroheshin tė paguanin popujt e nėnshtruar tregojnė se kėto
grabitje kryheshin nė mėnyrė sistematike.
Kėshtu nė shek. IV p.e.sonė, shoqėria ilire paraqitet si njė
shoqėri e ndarė nė klasa e shtresa shoqėrore. Kjo shoqėri njihte
atėherė format e hershme tė varėsisė skllavopronare, prandaj
edhe ishte njė shoqėri skllavopronare.
Lindja e qyteteve ndihmoi pėr thellimin e diferencimit shoqėror,
sepse duke u bėrė qendra tė rėndėsishme tė zejtarisė dhe tė
tregtisė ato i dhanė hov rritjes sė prodhimit, shkėmbimit me
para dhe shfrytėzimit tė punės sė huaj.
Pa mbivlerėsuar peshėn dhe rolin e qytetit ilir nė kėtė periudhė
tė hershme mund tė thuhet se ai vepron jo vetėm si bartės i
skllavopronarisė, por edhe si pėrēues i saj nė botėn fshatare qė
e rrethon. E lidhur me qytetin me anė tė marrėdhėnieve ekonomike
dhe e varur prej tij pėrmes kėtyre marrėdhėnieve, bota fshatare
ilire, sidomos ajo qė ndodhej rreth qyteteve nuk ėshtė mė bota e
organizimit fisnor. Ajo njeh tani marrėdhėnie vartėsie nė formėn
e skllavėrisė sė tipit helot.
Kėshtu, nė shek. IV qyteti ilir na paraqitet me njė rol e peshė
tė ndjeshme nė jetėn ekonomike e shoqėrore tė Ilirisė. Si i
tillė ai shėrbeu si bazė e organizimit politik shtetėror.
#Post#: 274--------------------------------------------------
Re: SHTETET ILIRE
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:43 am
---------------------------------------------------------
2. MBRETĖRIA E PARĖ ILIRE. DINASTIA E BARDHYLIT
(FILLIMI I SHEK. IV - 335 P.E.SONĖ)
Ardhja nė fuqi e Bardhylit
Shekulli i ri, i katėrt, i gjen pėrsėri ilirėt nė konflikt me
fqinjėt e tyre maqedonė pėr ēėshtjen e Lynkestisė. Nė vitet e
fundit tė sundimit tė mbretit maqedon, Arhelaut, nė kapėrcyell
tė shekullit, u zhvillua njė luftė e re midis ilirėve dhe
maqedonėve pėr kėtė krahinė. Nė kėtė luftė mbreti i lynkestėve,
Arrabeu, kishte si aleat mbretin Syra. Aristoteli, qė e pėrmend
kėtė fakt, nuk e cilėson origjinėn etnike tė Syras, por burimet
e tjera e bėjnė tė qartė se ai ishte mbreti i ilirėve. Aleanca
midis tij dhe Arrabeut ka tė ngjarė ta ketė zanafillėn e
saj nė ngjarjet e vitit 423 p.e.sonė dhe duket se ka qenė
pėrforcuar me njė martesė dinastike midis Syras dhe njė vajze tė
Arrabeut. Rezultatet e kėsaj lufte nuk njihen, por ngjarjet e
mėpastajme tregojnė se nuk ndodhi ndonjė ndryshim nė gjendjen
ekzistuese.
Vrasja e mbretit Arhelau (viti 399 p.e.sonė), shėnoi pėr
Maqedoninė fillimin e njė periudhe trazirash qė zgjatėn katėr
dekada me radhė. Kontradiktat e brendshme qė u bėnė shkak pėr
kėtė vrasje dhe pėr intrigat e mėvonshme dinastike, krijuan rast
pėr hapjen e konflikteve midis Maqedonisė dhe fqinjėve tė saj.
Nė fillim tė sundimit tė Amyntės II, qė pasoi Arhelaun, u duk
sikur konflikti iliro-maqedon gjeti njė zgjidhje. Martesa e
Amyntės me njė bijė tė mbretit Syra, tė quajtur Eurydike, qė
ishte nė tė njėjtėn kohė edhe mbesė e Arrabeut, fsheh nė vetvete
faktin qė midis ilirėve e maqedonėve ishte arritur njė
marrėveshje pajtimi pėr ēėshtjen e lynkestėve.
Por kjo gjendje nuk zgjati shumė. Ilirėt, interesat e tė cilėve
ishin ndeshur prej kohėsh me ato tė Maqedonisė nė Lynkesti,
ishin tė interesuar pėr dobėsimin e mėtejshėm tė Maqedonisė dhe
jo pėr pajtim. Rasti i volitshėm pėr ta arritur kėtė qėllim
paraqitet pikėrisht tani, qė Maqedoninė e kishte pushtuar vala e
turbullirave tė brendshme. Nė vitin 393 p.e.sonė, ilirėt u
dyndėn nė Maqedoni, pushtuan njė pjesė tė saj dhe pasi dėbuan
Amyntėn, vendosėn nė fron njė farė Argeu, qė thuhet se zbriste
prej dinastisė sė lynkestėve. Nėn presionin e pushtimit ilir,
njė pjesė e tokave tė Maqedonisė Lindore me pėlqimin e mbretit
tė rrėzuar hyri nė Lidhjen e Olinthit. Amynta u strehua nė
Thesali dhe vetėm pas dy vjetėsh mėrgimi, ai mundi tė kthehej nė
vend me ndihmėn e thesalėve, tė cilėt preferonin mė mirė
sundimin e tij se atė tė Argeut qė pėrkrahej nga ilirėt. Paqen
me ilirėt ai qe detyruar ta blinte me njė tribut vjetor qė do
tua paguante atyre.
Rrethanat nė tė cilat ndodhi ky ndryshim nė marrėdhėniet e
vendosura sė fundi midis ilirėve dhe maqedonėve nuk janė tė
qarta. Dihet vetėm se ngjarjet e mėpastajme nuk janė tė lidhura
me Syran, por me emrin e njė mbreti tė ri ilir, tė quajtur
Bardhyl. Megjithėse emri i tij shfaqet nė burimet shumė mė vonė,
nė ngjarjet e vitit 359 p.e.sonė, prapė se prapė duket se ai i
udhėhiqte ilirėt shumė kohė pėrpara. Sipas kėtyre burimeve
Bardhyli jetoi njė kohė tė gjatė dhe kur u ndesh me Filipin II
(359 p.e.sonė), ose pak mė vonė, ishte nė njė moshė tė thyer, 90
vjeēare. Interes tė veēantė lidhur me figurėn e tij kanė lajmet
qė e paraqesin si njė mbret me prejardhje tė ulėt, nė fillim
qymyrxhi e pastaj kryengritės (latro), qė e pat fituar pushtetin
me forcė dhe qė gėzonte simpatinė e luftėtarėve, meqenėse nė
ndarjen e plaēkės ishte i drejtė e i paanshėm. Kėto njoftime e
paraqesin atė jo si njė trashėgimtar tė Syras, por si njė
pėrmbysės tė tij. Vetėm duke pranuar kėtė fakt, mund ti jepet
njė shpjegim ndryshimit qė ndodhi nė marrėdhėniet e ilirėve me
maqedonėt nė vitin 393 p.e.sonė.
Duket se nė Iliri forca tė reja, nė tė cilat rol tė rėndėsishėm
ka pasur Bardhyli, e kundėrshtuan marrėveshjen me Amyntėn II,
rrėzuan Syrėn dhe invaduan Maqedoninė. Pra, duhet tė ketė qenė
Bardhyli ai qė udhėhoqi ilirėt nė fushatėn e vitit 393 p.e.sonė
kundėr Amyntės dhe e detyroi atė ti paguante tribut vjetor. Qe
pėrsėri ai qė theu pėrpjekjet e Aleksandrit II nė vitin 369 dhe
tė Perdikės III mė 360 p.e.sonė pėr tu ēliruar nga kjo gjendje.
Tentativa e Perdikės pėrfundoi me dėshtim tė plotė. Ai mbeti nė
fushėn e betejės sė bashku me 4 000 maqedonė tė tjerė. Kjo qe
humbja mė e rėndė qė pėsuan maqedonėt nė vargun e pėrpjekjeve tė
tyre pėr tu ēliruar nga ilirėt.
Gjatė gjysmės sė parė tė shek. IV p.e.sonė burimet pėrmendin
edhe njė ngjarje tjetėr me rėndėsi. Nė vitin 385 p.e.sonė ilirėt
pėrfunduan njė aleancė me tiranin e Syrakuzės, Dionizin.
Ndėrmjetės pėr kėtė u bė mbreti i molosėve, Alketa, i cili qe
dėbuar nga vendi i tij prej partisė filospartane dhe qe strehuar
nė Sirakuzė. Qėllimi i marrėveshjes ishte rivendosja e Alketės
nė fronin molos. Tė dyja palėt qenė tė interesuara pėr kėtė,
sepse ilirėve kjo aleancė u siguronte dobėsimin e ndikimit
spartan dhe rrjedhimisht tė atij maqedon nė Epir, kurse Dionizit
i jepte mundėsi tė forconte pozitat e tregtisė sirakuzane nė
brigjet e Adriatikut e tė Jonit. Nė tregimin e tij Diodori vinte
nė dukje se Dionizi u dėrgoi ilirėve njė ndihmė ushtarake prej 2
000 vetash dhe 5 000 armė meqenėse ilirėt ishin nė luftė. Por
nuk thotė se me cilėt luftonin ilirėt nė kėtė kohė. Ėshtė
supozuar se Diodori e ka fjalėn pėr luftėn qė pėrfundoi me
dėbimin e Amyntės, por kjo ngjarje me tė drejtė ėshtė datuar nė
vitin 393 dhe jo mė 385. Nuk qėndron as pikėpamja se ilirėt qenė
duke luftuar me molosėt, kur Dionizi u dėrgoi ndihmėn dhe se ky
e shfrytėzoi kėtė luftė vetėm pėr tė kthyer Alketėn. Vetė
Diodori e ka sqaruar kėtė fakt kur pohon se ilirėt hynė nė Epir
pasi u erdhi kjo ndihmė dhe pasi mblodhėn njė fuqi tė madhe.
Nė kėtė rast duhet tė jetė fjala pėr faktin se ilirėt ishin nė
gjendje lufte pothuajse tė pandėrprerė me fqinjėt e tyre,
maqedonėt. Ndihma ushtarake e Dionizit duket se i lehtėsonte pak
ilirėt nga kjo barrė. Ky fakt dhe pjesėmarrja aktive nė aksion
kundėr molosėve pėr tė sjellė nė fronin e tyre Alketėn e vuri
Sirakuzėn nė pozitėn e aleatit tė ilirėve kundėr armiqve
tradicionalė tė tyre, maqedonėve. Megjithatė forcat kryesore nė
kėtė aksion ishin ato ilire; ushtarėve tė Dionizit nuk iu caktua
ndonjė rol i pavarur, pėrkundrazi Diodori thotė se ushtrinė qė
u erdhi nė ndihmė ilirėt e pėrzien me trupat e tyre. Ndėrmarrja
pėrfundoi me sukses tė plotė. Nė betejėn e rreptė qė u zhvillua
ilirėt dolėn fitues dhe molosėt lanė nė fushėn e luftės shumė tė
vrarė. Ndihma qė u dėrguan spartanėt nuk u solli ndonjė dobi
molosėve dhe Alketa zuri pėrsėri fronin e vet nė Mbretėrinė
Molose. Kjo ngjarje sqaron politikėn qė Bardhyli ndiqte me
fqinjėt perėndimorė. Me sa duket, aleanca me Syrakuzėn ishte pėr
tė njė mbėshtetje e shėndoshė nė luftėn kundėr Maqedonisė.
Fushata maqedone kundėr Mbretėrisė Ilire
Nė vitin 359 Maqedonia mundi tė dalė pėrsėri nė fushė tė betejės
kundėr ilirėve, por tani ajo e kishte kapėrcyer gjendjen e
kaosit tė brendshėm politik dhe kishte mėnjanuar rrezikun e
sulmit nga kundėrshtarėt e tjerė. Sundimtari i ri i saj, Filipi
II, filloi fushatėn kundėr Mbretėrisė Ilire pasi ishte pajtuar
me Athinėn dhe kishte larguar rrezikun trak e paion.
I ēliruar, nė kėtė mėnyrė, Filipi u sul kundėr ilirėve me njė
ushtri tė madhe, tė pėrbėrė prej 10 000 kėmbėsorėsh tė armatosur
rėndė dhe 600 kalorėsish. Bardhyli i doli pėrpara armikut me njė
ushtri po kaq tė madhe, 10 000 kėmbėsorė tė zgjedhur dhe 500
kalorės.
Megjithatė, mbreti plak e ēmoi kėtė radhė tė pafavorshme
ndeshjen e armatosur me maqedonėt dhe bėri pėrpjekje pėr
marrėveshje. Ai i propozoi Filipit paqe, me kusht qė tė dy palėt
tė mbanin qytetet qė kishin nė zotėrim nė atė kohė; Filipi nuk e
pranoi dhe kėrkoi qė ilirėt ti lironin tė gjitha qytetet qė i
kishin pushtuar Maqedonisė. Meqenėse nuk u arrit marrėveshja,
filloi pėrleshja. Tė dy ushtritė u ndeshėn me ashpėrsi tė madhe.
Ushtria ilire i pėrballoi pėr mjaft kohė sulmet e armikut.
Goditjeve tė falangės maqedone Bardhyli u kundėrvuri formacionin
luftarak me radhė tė shtrėnguara nė trajtė kuadrati. Nė krye, -
shkruan Diodori, - fitorja nuk anoi as nga njėra, as nga tjetra
palė, dhe kėshtu vazhdoi pėr njė kohė tė gjatė, sepse tė dy
ushtritė luftuan me njė trimėri tė rrallė. Nga tė dy anėt u
vranė shumė veta dhe ca mė shumė u plagosėn.
Megjithėse maqedonėt e fituan mė nė fund betejėn, Filipi e pa se
nuk qe nė gjendje ta ndiqte armikun. Mė vonė ilirėt dėrguan
pėrfaqėsues dhe pėrfunduan paqen, pasi liruan tė gjitha qytetet
e Maqedonisė qė kishin pushtuar. Diodori bėn tė qartė edhe
faktin se pėr cilat toka ishte fjala, kur thotė se, pasi i vuri
nėn zotėrimin e tij gjithė banorėt gjer nė liqenin Lyhnid,
Filipi u kthye nė Maqedoni. Me kėtė betejė, ai zgjidhi
pėrfundimisht ēėshtjen e Lynkestisė dhe e ndryshoi gjendjen nė
kufijtė perėndimorė nė favor tė Maqedonisė.
Nė kushtet e krijuara rishtas ilirėt u pėrpoqėn tė dilnin nga
gjendja e krijuar duke kėrkuar aleatė kundėr Maqedonisė. Nė
vitet e fundit tė jetės sė tij Bardhyli u drejtua nė jug, kundėr
molosėve, tė cilėt ndėrkaq ishin afruar me Filipin, duke synuar
qė ti shkėpuste nga ndikimi maqedon. Ushtria ilire invadoi
tokat molose, por ndeshi nė njė qėndresė tė fortė dhe u detyrua
tė tėrhiqej. Nė vitin 356 p.e.sonė ky synim u pėrsėrit nė
pėrpjekjen pėr njė aleancė tė gjerė antimaqedone. Kėtė ngjarje
Diodori e pėrshkruan kėshtu: tre mbretėr, ai i Trakisė, i
Paionisė dhe i Ilirisė, ishin bashkuar pėr tė sulmuar Filipin.
Kėta mbretėr fqinjė e shikonin tėrė smirė rritjen e fuqisė sė
Filipit dhe duke qenė se nuk ishin aq tė fortė pėr ta luftuar
veēmas, u lidhėn ndėrmjet tyre me shpresė qė tia arrinin mė
lehtė qėllimit. Por ata ishin tė zėnė me grumbullimin e
ushtrisė, kur ai i zuri nė befasi dhe i theu para se tė
bashkonin forcat e tyre. Ky lajm vėrtetohet edhe me njė
mbishkrim atik, qė pėrkujton pėrfundimin e njė koalicioni midis
Athinės dhe tre mbretėrve tė pėrmendur mė lart.
Nė kėtė akt zyrtar mbreti i ilirėve quhet Grabo. Midis mendimeve
tė ndryshme qė janė shfaqur rreth figurės sė tij, duket mė i
pranueshėm supozimi sipas tė cilit Grabo ka qenė pasardhės i
Bardhylit, qė nė kėtė kohė duhet tė ketė vdekur.
Frenimi qė arriti tu bėnte ilirėve nuk e kėnaqte Filipin. Ai
nuk e ndiente veten tė qetė sidomos kur lufta pėr vendosjen e
hegjemonisė maqedone nė Greqi kėrkonte gjithė energjitė dhe
forcat e tij. Pėr tu siguruar nga sulmet e shtetit ilir, Filipi
u mundua ta vinte kėtė shtet nė pozita mbrojtjeje. Prandaj, nė
vitin 344 p.e.sonė, e sulmoi pėrsėri Ilirinė me njė ushtri tė
fortė. Kėtė radhė ilirėt udhėhiqeshin nga mbreti Pleuria. Ata i
bėnė njė qėndresė tė ashpėr dhe i shkaktuan armikut humbje tė
rėnda. Vetė Filipi mbeti i plagosur dhe nė fushėn e betejės ranė
shumė nga rrethi i tij i afėrm. Megjithatė, ai mundi tė hyjė nė
Iliri dhe tė pushtojė disa qytete, tė cilat mė vonė i fortifikoi
dhe vendosi nė to garnizone. Pasi shkretoi vendin, Filipi u
kthye nė Maqedoni me plaēkė tė madhe.
Nė burimet nuk thuhet se deri ku mundi tė ketė arritur dhe pėr
cilėn pjesė tė vendit ėshtė fjala kur flitet pėr qytetet e
pushtuara, por dihet nga pohimet e Isokratit se nė bregdet nuk
mundi tė dalė. Ka tė ngjarė qė ai tė ketė vėnė dorė mbi njė
pjesė tė krahinės sė banuar nga fisi i dasaretėve dhe si kufi tė
kenė shėrbyer ato qė nė burimet quhen malet e Ilirisė ose tė
taulantėve dhe qė mund tė identifikohen me vargun e maleve tė
Polisit, tė Kamjes dhe tė Ostrovicės.
#Post#: 275--------------------------------------------------
Re: SHTETET ILIRE
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:44 am
---------------------------------------------------------
Kryengritja e vitit 335 p.e.sonė
Pas vdekjes sė Filipit II, ilirėt e krahinave tė nėnshtruara
ngritėn krye nė vitin 355 p.e.sonė kundėr pasardhėsit tė tij,
Aleksandrit, kur ky ndodhej larg vendit, duke luftuar me
tribalėt dhe popullsi tė tjera veriore. Kėtu Aleksandrit i erdhi
lajmi i kėsaj lėvizjeje nė Iliri. Kliti, i biri i Bardhylit,
ishte shkėputur prej tij dhe me tė ishte bashkuar edhe Glaukia,
mbret i ilirėve taulantė. Si mėsoi se Kliti kishte pushtuar
qytetin Pelion, Aleksandri u drejtua me forcat e tij kundėr
kėtij qyteti. Rufi dhe Ariani qė bėjnė fjalė pėr kėtė ngjarje,
pėrshkruajnė me hollėsi pozicionin e qytetit, vendosjen e
forcave kundėrshtare dhe stratagjemat qė pėrdorėn tė dyja palėt.
Sipas tyre Pelioni ishte njė qytet i Dasaretisė, buzė lumit
Eordai, dhe mė i forti nė kėtė vend.
Ushtria ilire ishte ndarė nė dy pjesė: garnizoni qė mbronte
qytetin dhe repartet e lėvizshme qė kishin zėnė rrugėt dhe majat
pėrqark tij. Aleksandri vendosi ti shkėpusė lidhjet midis tyre;
ngriti lėmin pranė qytetit dhe filloi ndėrtimin e njė muri qė do
tė pengonte garnizonin tė dilte pėr tė marrė pjesė nė luftimet e
jashtme. Mbėrritja e befasishme e Glaukisė me njė ushtri
taulantėsh e vuri ushtrinė maqedone nė pozitė tė vėshtirė dhe
vetėm nė sajė tė njė manovre tė shpejtė, Aleksandri mundi tė
tėrhiqte pa humbje tė mėdha trupat e veta. Por ilirėt nuk ditėn
ta shfrytėzonin fitoren. Duke besuar nė njė sukses tė plotė, ata
e lanė ushtrinė e tyre pranė Pelionit nė shkujdesje. Kjo i dha
mundėsi Aleksandrit, qė tri ditė pas tėrheqjes, tė kthehej
fshehtas pėrsėri nė fushėn e betejės dhe ta godiste natėn
ushtrinė ilire. Pasi pėsoi humbje tė mėdha, masa kryesore e
ushtrisė ilire u tėrhoq nė malet e taulantėve. Vetė Kliti, pas
dėshtimit tė kryengritjes u mėrgua nė vendin e taulantėve,
ndėrsa garnizoni u largua duke i vėnė zjarrin qytetit.
Deri nė prag tė kryengritjes duket se Kliti sundonte nė
mbretėrinė e tij tė dobėsuar, duke njohur sovranitetin e mbretit
maqedon. Kjo tė paktėn mund tė nėnkuptohet nga shprehja e
Arianit qė thotė se ai u shkėput prej Aleksandrit, kur e
njoftuan pėr fillimin e kryengritjes. Por nė burimet nuk thuhet
se cila qe gjendja juridike qė u vendos nė kėtė pjesė tė Ilirisė
pas largimit tė Klitit. Aleksandri duket se u kėnaq me
rivendosjen e gjendjes sė mėparshme nė kėtė pjesė tė shtetit tė
tij dhe nuk e vazhdoi mė tej konfliktin me ilirėt; telashe tė
tjera e prisnin nė Greqi. Taulantėt, tė cilėt Filipi nuk kishte
mundur ti shkelte, paraqiten nė kėtė konflikt si njė fuqi mė
vete dhe me njė mbret tė tyre. Tokat e kėtij fisi pėrbėnin siē
duket atė pjesė tė Mbretėrisė Ilire qė kishte mbetur e pavarur.
Organizimi politik i Mbretėrisė Ilire
Gjatė veprimtarisė sė tij tridhjetėvjeēare deri nė vitin 360
p.e.sonė Bardhyli e kishte rritur pushtetin e vet dhe kishte
krijuar njė mbretėri tė fortė. Pellgu rreth liqenit Lyhnid ishte
krahina ku u zhvilluan ngjarjet e rėndėsishme tė gjysmės sė parė
tė shek. IV, por kjo krahinė nuk mund tė identifikohet me
territorin e shtetit ilir, shtrirja e plotė e tė cilit ėshtė
vėshtirė tė rindėrtohet. Sidoqoftė ai na paraqitet si njė forcė
qė ishte nė gjendje ti kundėrvihej me sukses Maqedonisė.
Kuptohet vetiu qė si i tillė ai pėrbėnte njė njėsi tė paktėn tė
barabartė me tė, si nga pikėpamja e territorit, ashtu edhe e
forcės sė gjallė njerėzore. Si rrjedhim, krahina tė tjera tė
Ilirisė sė Jugut, pa pėrjashtuar ultėsirėn bregdetare, duhet tė
kenė bėrė pjesė nė kėtė njėsi.
Organizimi politik i kėtij formacioni shtetėror nuk njihet mirė.
Bardhyli quhet prej autorėve antikė mbret i ilirėve; po kėshtu
emėrtohen dhe pasardhėsit e tij. Kjo lejon qė ky formacion tė
konsiderohet si njė mbretėri, e cila nuk kishte marrė ende
tiparet e qarta tė njė monarkie. Vetė Bardhyli, nė fillimet e
tij na paraqitet si njė prijės i thjeshtė ushtarak qė respekton
shumė zakone tė rendit fisnor. Duket mė e besueshme, qė
mbretėria e tij tė ketė qenė nė fillim njė bashkim i thjeshtė
bashkėsish ilire, tė cilat i lidhnin interesa ekonomike dhe
politike, nė radhė tė parė interesi i mbrojtjes nga rreziku i
jashtėm. Ēdo bashkėsi kishte nė krye mbretin e vet tė vogėl qė
njihte sovranitetin e mbretit tė federatės dhe i nėnshtrohej
atij.
Me kalimin e kohės, autoriteti dhe pushteti i Bardhylit si mbret
u rrit e u forcua sė tepėrmi. Ky pushtet mbėshtetej nė forcat e
armatosura. Nė vitet 60 tė shek. IV p.e.sonė, ai kishte njė
ushtri tė rregullt, me njė organizim dhe taktikė luftarake tė
pėrparuar. Kjo ushtri formohej nga njė kėmbėsori e organizuar
dhe e armatosur mirė qė pėrbėnte bazėn e forcave tė armatosura
dhe nga kaloria, e cila, megjithėse e vogėl nė numėr, ekzistonte
si njėsi mė vete me cilėsinė e njė force tė manovrueshme
goditėse.
Ngjarjet politike qė jetoi Mbretėria Ilire e kohės sė Bardhylit
dhe e pasardhėsve tė tij tregojnė gjithashtu se ajo pėrfaqėsonte
njė forcė serioze. Veprimet e saj nuk janė tė shkėputura, por
gjejnė vend nė kuadrin politik tė kohės dhe janė shprehje e njė
qėndrimi qė ka si objektiv tė qartė dobėsimin e kundėrshtarit
kryesor dhe forcimin e pozitave tė veta nė raport me shtetet
fqinje. Kjo politikė mbėshtetej nė marrėveshje e aleanca
politike e ushtarake. Nuk mund tė pėrfytyrohet dot njė organizim
fisnor apo njė demokraci ushtarake qė tė luajė njė rol kaq aktiv
nė situatėn ndėrkombėtare dhe tė ketė pikėsynime kaq tė qarta
politike, tė cilat kėrkonin pėrqendrim forcash e mjetesh, siē
ėshtė rasti i Mbretėrisė Ilire tė kėsaj kohe. Njė veprimtari kaq
e gjerė dhe kaq e guximshme nė politikėn e jashtme mund tė ketė
vend vetėm nė kushtet e njė organizimi shtetėror.
Por nuk duhet tė kujtojmė se shteti ilir i kėsaj kohe ishte njė
organizėm i pėrkryer qė u pėrgjigjej tė gjitha kėrkesave tė
kėtij nocioni nė kuptimin e plotė tė fjalės. Megjithatė ai
kishte tiparet thelbėsore qė i duhen njė shteti: territorin,
ndarjen territoriale tė popullsisė sipas njėsive
gjeografike-etnografike dhe pushtetin publik nė duart e klasės
sunduese. Struktura social-ekonomike e krijuar nė gjirin e
shoqėrisė ilire tė kėsaj kohe ēoi gradualisht nė lindjen e kėtij
shteti, si njė mjet qė i duhej klasės sunduese pėr tė nėnshtruar
shtresat e tjera dhe pėr tė mbrojtur interesat e saj.
Nuk mund tė detyrohej masa e madhe e prospelatėve-dulle tė
punonte pėr pjesėn tjetėr tė shoqėrisė ilire, pėr despotėt pa
njė aparat shtrėngimi tė pėrhershėm siē ishte aparati shtetėror.
Kjo pėrbėnte funksionin kryesor tė brendshėm tė shtetit ilir.
Karakteri i shtetit shprehet edhe nė funksionin e jashtėm qė
realizohet nėpėrmjet ndeshjeve me popujt fqinjė me anė tė
fushatave pushtuese dhe ngarkimit tė tyre me tribute. Shteti
ilir ndodhej nė stadin e tij fillestar dhe karakterizohej nga
mbeturina tė theksuara tė rendit fisnor qė gjenin shprehje nė
anė tė veēanta tė jetės shoqėrore. Por qytetet dhe popullsia e
tyre, qė pėrbėnin bazėn themelore ekonomike e shoqėrore tė tij,
kishin marrė njė zhvillim tė dukshėm. Pozita dhe roli i tyre nė
jetėn politike u bė mė i qartė nė periudhat e mėpastajme,
dora-dorės me zhvillimin e mėtejshėm tė shoqėrisė antike ilire.
Shteti ilir lindi si rezultat i zhvillimit tė brendshėm tė
forcave prodhuese nė Ilirinė e Jugut. Procesi i lindjes dhe i
formimit tė tij pėrkon me periudhėn e sundimit tė mbretit
Bardhyl; ai mund tė konsiderohet edhe si themeluesi i shtetit
ilir. Luftėrat me Maqedoninė qenė, nga ana tjetėr, njė faktor i
jashtėm me rėndėsi qė e shpejtoi kėtė proces. Dėshtimi i
pėrkohshėm nė luftėrat me Filipin II dhe Aleksandrin nuk e
ndėrpreu jetėn shtetėrore tė ilirėve. Kėto luftėra pėrbėjnė
vetėm njė episod tė shkurtėr politik qė nuk e ndali kėtė proces
tė thellė shoqėror nė Iliri.
Shteti ilir lindi brenda territorit, tė cilin e banonin sipas
Plinit dhe gjeografit romak tė shek. I, Melės ilirėt e
mirėfilltė dhe do tė zhvillohet mė tej nė kuadrin e po kėtij
territori.
#Post#: 276--------------------------------------------------
Re: SHTETET ILIRE
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:44 am
---------------------------------------------------------
3. MBRETĖRIA E DYTĖ ILIRE. DINASTIA E GLAUKISĖ
(335-231 P.E.SONĖ)
Rimėkėmbja e shtetit ilir
Shumė shpejt pasi pajtoi fqinjėt veriorė dhe Greqinė, Maqedonia
u drejtua nga lindja duke e lėnė tė qetė shtetin ilir. Fqinjėsia
me Maqedoninė nuk pėrbėnte mė atė rrezik serioz dhe ilirėt u
munduan ta shfrytėzonin gjendjen e krijuar pėr rimėkėmbjen e
shtetit tė tyre. Rufi njofton pėr trazira tė reja nė Iliri, por
duket se ato nuk patėn sukses, sepse nė vitin 323 p.e.sonė, kur
u bė ndarja e perandorisė sė Aleksandrit, njė pjesė e ilirėve
ishte ende nėn sundimin e Antipatrit, qė u bė mbret i
Maqedonisė, i Greqisė, i Ilirisė, i Epirit dhe i popullsive tė
tjera tė pushtuara nė Ballkan.
Gjendja e turbullt qė u krijua nė perandori pas vdekjes sė
Aleksandrit dhe shthurjes sė perandorisė sė tij krijoi kushte mė
tė pėrshtatshme pėr ēlirimin e tokave lindore ilire. Duke u
lidhur me armiqtė e Maqedonisė, Glaukia, mbret i taulantėve,
arriti ti ēlirojė kėto toka dhe ti bashkojė me mbretėrinė e
tij. Duket se pas kėsaj ai mori edhe titullin mbret i ilirėve
nė vend tė titullit tė mėparshėm mbret i taulantėve.
Pasi realizoi bashkimin e tokave ilire dhe rimėkėmbi shtetin
ilir, Glaukia u pėrpoq tė dobėsonte ndikimin maqedon nė Epir.
Pėr kėtė qėllim ai u afrua me mbretin e molosėve, Ajakidin dhe u
martua me Berojėn, njė bijė nga dera mbretėrore molose. Nė kėtė
politikė ai u ndesh me tė birin e Antipatrit, Kasandrin, qė pas
shumė pėrpjekjesh ishte vendosur nė krye tė Maqedonisė. Nė vitin
317 p.e.sonė, Kasandri rrėzoi nga froni molos aleatin e
Glaukisė, Ajakidin, i cili kishte ndėrhyrė nė grindjet e
brendshme pėr fronin maqedon, duke marrė anėn e Olimbisė, nėnės
sė Aleksandrit. Nė kėtė kohė Glaukia mori nėn mbrojtje dhe
mbajti nė pallatin e tij birin e mbretit tė rrėzuar, Pirron
dyvjeēar. Me gjithė kėrkesat kėmbėngulėse tė Kasandrit, Glaukia
nuk e dorėzoi Pirron; ai nuk e bėri kėtė as kur mbreti maqedon i
premtoi si shpėrblim shumėn e madhe prej 200 talentesh, as kur
ky e kėrcėnoi me luftė.
Shtrirja e sovranitetit mbi Dyrrahun e Apoloninė
Tre vjet mbas kėsaj ngjarjeje, nė vitin 314, Kasandri, duke u
nisur nga Epiri, sulmoi nga deti Apoloninė, pastaj Dyrrahun dhe
u fut nė Iliri. Nė kėtė luftė Glaukia u mund dhe Kasandri u bė
zot i dy qyteteve tė mėdha tė Adriatikut. Trazirat politike e
detyruan tė kthehej nė Greqi pasi la kėtu garnizone tė fuqishme.
Njė vit mė vonė, mė 313 p.e.sonė, Glaukia rrethoi Apoloninė, por
pa sukses. Sipas Diodorit, me ndėrmjetėsinė e spartanėve ai
pranoi tė heqė rrethimin dhe tė pėrfundojė njė traktat paqeje me
apoloniatėt. Kushtet e paqes nuk dihen dhe as qė bėhej fjalė pėr
vendosjen e ndonjė forcė maqedone nė qytet; por ngjarjet e
mėpastajme, tė vitit 312 p.e.sonė, tregojnė se tė dy qytetet
mbroheshin nga garnizonet maqedone. Nė kėtė vit apoloniatėt dhe
dyrrahasit ngritėn krye dhe i dėbuan forcat e Kasandrit nga
qytetet e tyre. Njė rol tė veēantė u atribuon Diodori nė kėtė
ngjarje korkyrasve, tė cilėt kishin ardhur pėr ndihmė. Sipas tij
ata ēliruan Apoloninė dhe Dyrrahun ia dorėzuan Glaukisė,
mbretit tė ilirėve.
Burimet nuk japin njė pėrgjigje tė drejtpėrdrejtė pėr ēėshtjet
se pėrse korkyrasit ua dorėzuan Dyrrahun ilirėve, cili ishte
roli i ilirėve nė kėtė ngjarje, cilat kishin qenė raportet e
tyre me Dyrrahun dhe ēraporte u vendosėn me Apoloninė.
Megjithatė nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet se korkyrasit nė kėtė
rast vepruan si aleatė jo vetėm tė apoloniatėve dhe tė
dyrrahasve, por edhe tė ilirėve. Dalja e Maqedonisė nė brigjet e
Adriatikut cenonte interesat ekonomikė e politikė si tė shtetit
ilir, ashtu edhe tė Dyrrahut, Apolonisė e tė Korkyrės, prandaj
ato u bashkuan kundėr rrezikut maqedon. Dy qytetet e mėdha
ishin, siē duket, pėr ruajtjen e marrėdhėnieve tė vjetra me
shtetin ilir dhe nuk dėshironin ti nėnshtroheshin me dhunė
mbretit tė Maqedonisė. Dyrrahu duket se kishte qenė para kėsaj
nė duart e ilirėve ose kishte njohur sovranitetin e mbretit
ilir. Kundėrshtimi qė i bėnė apoloniatėt Glaukisė mė 313
p.e.sonė tregon pėr njė mbizotėrim tė pėrkohshėm nė kėtė qytet
tė njė grupi promaqedon, i cili mė vonė u pėrmbys nga
kryengritja e qytetarėve qė dėbuan forcat e Kasandrit.
Mbreti maqedon u shpejtua tė vijė me forcat e tij pėrsėri para
mureve tė Apolonisė pėr tė rivendosur gjendjen e mėparshme.
Diodori pohon se apoloniatėt ishin lidhur me ilirėt.
Megjithatė, nuk dihet nėse ishte kjo njė aleancė e thjeshtė
ushtarake apo diēka mė tepėr, por duhet nėnkuptuar se ilirėve u
ishte caktuar njė rol i dorės sė parė qėkurse forcat qė mbronin
qytetin ishin mė tė mėdha se ato maqedone. Kasandri u thye
keqas dhe u detyrua tė largohej, pasi kishte humbur njė pjesė tė
mirė tė ushtrisė. Pėrpjekjet e tij pėr tu ngulur nė Ilirinė
bregdetare dėshtuan dhe pas kėsaj ai nuk provoi mė tė kthehej nė
kėto anė.
Luftėrat me Kasandrin tregojnė se fuqia e shtetit ilir ishte
rritur aq shumė saqė ai mundi tė matej me sukses me Maqedoninė
pėr zotėrimin e bregdetit Adriatik. Qytetet e mėdha tė kėtij
bregdeti prej kohėsh kishin njohur sovranitetin e mbretit ilir;
tė paktėn mbi Dyrrahun ishte vendosur ky sovranitet, por qė nga
viti 312 p.e.sonė edhe ndikimi mbi Apoloninė nuk duhet tė ketė
qenė mė i vogėl, megjithėse pozita juridike e kėtij qyteti ndaj
shtetit ilir formalisht mund tė ketė qenė pak e ndryshme nga ajo
e Dyrrahut.
Pas fitores mbi Kasandrin dhe forcimit tė pozitės sė tij nė
Dyrrah e nė Apoloni, Glaukia u mor me pėrgatitjen e ekspeditės
qė do tė vinte Pirron nė fronin molos. Nuk ishte zemėrgjerėsia
ndaj tij, as lidhjet qė kishte me tė nėpėrmjet sė shoqes,
Berojės, bijė nga dera molose, ato qė e shtynė Glaukinė nė kėtė
ndėrmarrje tė guximshme. Epiri nė kėtė kohė ishte pika mė
nevralgjike e kontaktit dhe hallka mė e rėndėsishme nė
kontradiktat iliro-maqedone. Glaukia duhej ta shkėpuste kėtė
vend nga ndikimi maqedon dhe ti rikthente shtetit ilir aleatin
e humbur. Pėr kėtė qėllim, nė vitin 309 p.e.sonė, nė krye tė njė
ushtrie tė madhe, ai hyri nė Epir dhe pasi mposhti kundėrshtimin
e grupit promaqedon qė pėrfaqėsohej nga mbreti Alketa (ungji i
Pirros), vuri nė krye tė shtetit molos 12-vjeēarin Pirro. Me
kėtė akt konflikti me Maqedoninė u zgjidh nė favor tė ilirėve.
Veprimtaria politike dhe ushtarake e Glaukisė pėr rimėkėmbjen e
forcimin e pozitave tė shtetit ilir u kurorėzua me sukses.
Gjatė sundimit tė Glaukisė, shteti ilir jetoi ditė lavdie; ai u
bė njė shtet i fuqishėm, duke pėrfshirė nė gjirin e tij edhe
qytetet Dyrrah e Apoloni. Ai ishte e vetmja forcė serioze qė iu
kundėrvu Maqedonisė nė kėtė pjesė tė Ballkanit, dhe u bė njė
faktor i rėndėsishėm qė ushtroi njė ndikim tė fuqishėm nė
ngjarjet politike tė kohės.
Forcimi i pushtetit mbretėror
Nė vitin 302 p.e.sonė Glaukia ishte ende nė krye tė shtetit
ilir. Pas kėsaj date ai nuk pėrmendet mė. Periudha qė pason
ėshtė mjaft e errėt dhe njihet vetėm nėpėrmjet burimeve tė
fragmentuara, por ndonjėherė tepėr tė rėndėsishme.
Rreth vitit 295 p.e.sonė si mbret i ilirėve pėrmendet Bardhyli i
ri. Rrethanat nė tė cilat ai u gjend nė krye tė shtetit ilir dhe
marrėdhėniet e tij me Glaukinė, tė cilin e zėvendėsoi, janė tė
paqarta. Njė lidhje martesore e paraqet Bardhylin si aleat tė
Pirros. Plutarku thotė se pas vdekjes sė gruas sė parė,
Antigonės, Pirroja u martua me shumė gra, pėr arsye politike
dhe pėr tė rritur fuqinė e tij. Njė ndėr to ishte edhe Brikena,
bija e Bardhylit, mbretit tė ilirėve. Historiani romak Justini
dhe shkrimtari romak i shek. I Frontini njoftojnė nga ana e tyre
pėr njė fushatė tė Pirros kundėr ilirėve, nė tė cilėn ai kishte
dalė fitimtar dhe kishte pushtuar edhe qytetin qė ishte
kryeqendra e tyre, pa na thėnė emrin e tij.
Edhe historiani grek i shek. II Apiani, gjithashtu, i bėn jehonė
kėsaj ngjarjeje, duke thėnė se Pirroja zotėronte njė pjesė tė
Ilirisė gjatė bregdetit Jon. Tė gjitha kėto burime nuk e
pėrcaktojnė, megjithatė, se deri ku u shtri sundimi i mbretit
molos mbi tokat ilire dhe si ndodhi qė ai i rritur nė oborrin e
Glaukisė ndėrhyri me forcė nė shtetin e tij. Pas gjithė kėtyre
ngjarjeve fshihet njė grindje e brendshme midis trashėgimtarėve
apo pretendentėve pėr fronin e Glaukisė, e cila u shfrytėzua nga
Pirroja. Por nuk ėshtė pėr tu pėrjashtuar edhe pikėpamja sipas
sė cilės Bardhyli i ri tė ketė qenė njė pinjoll i Bardhylit I,
qė vjen nė fuqi me ndihmėn e Pirros, duke i lėshuar kėtij tė
fundit njė pjesė tė Mbretėrisė Ilire. Vetėm kėshtu mund tė
shpjegohet se si Pirroja u bė zot i krahinave perėndimore tė
Mbretėrisė Ilire, ndofta edhe i Apolonisė, kurse Bardhylit i la
krahinat lindore rreth liqenit Lyhnid, ose nė perėndim tė tij.
Por pushtimi i tokave ilire prej Pirros dhe sundimi i Bardhylit
tė ri si mbret i lirėve mbi njė pjesė tė shtetit ilir nuk
duhet tė kenė zgjatur shumė. Pasazhi i Apianit qė thotė se kėto
toka i trashėguan dhe pasardhėsit e Pirros bie nė kundėrshtim me
zhvillimin e ngjarjeve tė mėpastajme. Grindjet e brendshme pėr
trashėgimin e fronit tė Glaukisė duket se u kapėrcyen shpejt. Nė
prologun e librit XXIV tė historianit latin Trogut bėhet fjalė
pėr luftėn qė Ptolemeu e Kerouni (mbret i Maqedonisė) bėnė me
Monunin ilir dhe Ptolemeun, tė birin e Lysimahut. Ky lajm qė i
takon njė ngjarjeje tė vitit 280 p.e.sonė flet pėr njė sundimtar
ilir qė ndėrhyn nė grindjet pėr fronin maqedon si aleat i
pretendentit tjetėr, birit tė Lysimahut. Sipas renditjes sė
Trogut, Monuni ėshtė kundėrshtar i parė i Keraunit dhe mund tė
supozohet edhe iniciator i kėsaj lufte. Sidoqoftė ky Monun duhet
tė ishte sundimtar i njė vendi, kufijtė e tė cilit takonin me
Maqedoninė.
Supozimi se ai ishte njė mbret dardan, sot ėshtė zhvleftėsuar
duke i lėnė vend mendimit se nė rastin konkret kemi tė bėjmė me
njė sundimtar tė shtetit ilir. Figura dhe veprimtaria e tij
bėhet mė e qartė nėpėrmjet njė monedhe tė Dyrrahut. Kjo ėshtė
njė tridrahme, e cila mban simbolet e njohura tė tridrahmes sė
mėparshme autonome tė Dyrrahut; nė faqe ka njė lopė duke e pirė
viēi, nė shpinė njė katror tė mbushur me zbukurime lineare;
ndryshe prej sė parės monedha e re ka njė peshė mė tė vogėl
(10,3-10,5 gr. nė vend tė 10,4-11,5 gr.) dhe krahas legjendės
????? apo ??? ka edhe emrin e mbretit (??S???OS ?????????) dhe
njė nofull derri mbi lopėn, qė mungojnė nė tridrahmat e vjetra.
Nė njė variant tjetėr monedhave tė Monunit u ėshtė hequr
legjenda e shkurtuar e qytetit dhe ėshtė zėvendėsuar me njė
heshtė. Kėto tridrahme janė datuar me tė drejtė pas vitit 300
p.e.sonė dhe pėrputhen si kohė me Monunin e pėrmendur prej
Trogut.
Njoftimi i Trogut dhe prerja e kėsaj monedhe dėshmojnė se me
gjithė tronditjen qė kishte pėsuar shteti ilir mbas vdekjes sė
Glaukisė nga ndėrhyrja e Pirros, Monuni kishte mundur tė
rimėkėmbte shtetin e tij nė tė gjithė territorin e dikurshėm,
prej brigjeve tė Adriatikut deri nė kufi tė Maqedonisė. Si
duket, ai pėrfitoi nga largimi i Pirros pėr nė Itali pėr ti
rikthyer shtetit tė vet tokat e pushtuara. Pushteti i tij mbi
Dyrrahun ishte rritur. Duke vėnė dorė mbi punishten e monedhave,
ai i thelloi mė shumė se paraardhėsi i tij marrėdhėniet me kėtė
qytet. Varianti i fundit i prerjeve tė Monunit tregon se mbreti
ilir duhet ta ketė ndjerė veten mjaft tė fortė qysh se hoqi prej
kėsaj monedhe emrin e shkurtuar tė Dyrrahut. Nuk dihet se si
kanė qenė marrėdhėniet e tij me Apoloninė, por ska ndonjė arsye
pėr ti konsideruar tė ndryshme. Edhe ky qytet duhet tė ketė
njohur sovranitetin e plotė tė mbretit ilir, duke iu nėnshtruar
atij si Dyrrahu politikisht dhe ekonomikisht.
Pasardhės i Monunit dhe i fundit prej dinastisė sė Glaukisė ka
qenė Mytili. Edhe pėr tė si traditė letrare kemi vetėm njė
njoftim tė shkurtėr nė prologun e librit XXV tė Trogut ku thuhet
se ... i biri i tij /Pirros/, Aleksandri bėri me Mytilin luftėn
ilire. Njė monedhė bronzi e prerė edhe kjo nė punishten e
Dyrrahut vėrteton plotėsisht natyrėn historike tė personit tė
Mytilit. Kjo monedhė, e cila ka si simbole kryet e Herakliut nė
faqe dhe armėt karakteristike tė kėtij heroi (harkun, mėzdragun
dhe millin) nė shpinė, ndryshon prej prototipit tė vet, sepse nė
vend tė nėpunėsit monetar tė Dyrrahut atė e siglon kėtė radhė
mbreti Mytil (??S???OS ???????), i cili ka hequr pėrveē kėsaj
nga monedha edhe legjendėn e qytetit. Vetė kėto tė dhėna tė
monedhės tregojnė se Mytili ishte zoti i Dyrrahut dhe ushtronte
mbi kėtė qytet po atė pushtet qė kishte edhe paraardhėsi i tij
Monuni. Monedha ėshtė tepėr e rrallė, gjė qė tregon se sundimi i
tij ka qenė i shkurtėr.
Lufta midis Mytilit dhe Aleksandrit, pėr tė cilėn bėnte fjalė
Trogu, i takon vitit 270 p.e.sonė. Pėr fat tė keq nuk ėshtė
ruajtur ndonjė njoftim i saktė mbi shkaqet dhe pėrfundimet e
kėsaj lufte, gjė qė ka dhėnė shkas edhe pėr supozime tė
ndryshme. Mendimi se ajo pėrfundoi nė favor tė Aleksandrit dhe
se ky u bė pėrsėri zot i krahinave jugore tė shtetit ilir, madje
edhe i Apolonisė, u referohet Frontinit dhe Apianit. Njė
shqyrtim mė i kujdesshėm i njoftimeve tė tyre tregon se kėto
pėrfundime nuk janė plotėsisht tė drejta. Ėshtė e vėrtetė se
Frontini, qė plotėson Trogun, bėn fjalė pėr njė ndeshje nė tė
cilėn Aleksandri mundi ilirėt, por pėrleshja zhvillohet nė tokėn
epirote dhe nga ky lajm nuk del se ai pushtoi qoftė edhe ndonjė
pjesė nga tokat e shtetit ilir. Sa pėr njoftimin e Apianit, ai
ka karakter tepėr tė pėrgjithshėm dhe as ky dhe as ndonjė autor
tjetėr nuk paraqesin prova se Apolonia ka qenė nėn sundimin e
ndonjė mbreti epirot.
#Post#: 277--------------------------------------------------
Re: SHTETET ILIRE
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:46 am
---------------------------------------------------------
4. FUQIZIMI I SKLLAVOPRONARISĖ
Lulėzimi i qyteteve. Pamja e tyre
Periudha midis viteve 335-230 p.e.sonė ėshtė koha e shtrirjes sė
mėtejshme tė jetės qytetare nė Iliri, e zhvillimit tė vrullshėm
dhe e lulėzimit tė qytetit ilir. Ajo pėrputhet me fuqizimin mė
tė madh tė shtetit ilir. Jeta qytetare u zhvillua veēanėrisht nė
krahinat e ultėsirės bregdetare, nė shpinė tė Dyrrahut e
Apolonisė, zonė qė pėrbėnte tani qendrėn e shtetit ilir. Pėr
Damastionin dhe qytetet e tjera tė brendshme nė burimet nuk
bėhet mė fjalė. Duket se pas hyrjes sė disa krahinave lindore nė
pėrbėrjen e shtetit maqedon, kėto qytete e humbėn rėndėsinė qė
kishin nė kuadrin e shtetit ilir.
Qytete tė tjera, si Bylisi, Amantia, Kanina (Thronioni ?) janė
ndėr ato qytete tė vjetra, qė u rritėn e u zhvilluan dhe luajtėn
nė kėtė kohė njė rol tė dorės sė parė. Krahas tyre lindėn nė
kėtė zonė edhe njė varg qytetesh tė reja, si Dimli, Olympe
(Mavrovė-Vlorė), Gurzeza (Cakran), Antipatrea, qytetet nė
Zgėrdhesh (Albanopoli ?), nė Gradishtėn e Belshit, nė Selcėn e
Poshtme, nė Irmaj etj., tė panjohura mė parė. Qė nga kjo kohė
jeta qytetare shtrihet edhe nė krahinat bregdetare nė veri tė
lumit Mat. Qendrat e para urbane nė kėto anė, Lisi, Skodra,
Meteoni, Ulqini, Rizoni etj., lindėn vetėm nė fundin e shek. IV
- fillimin e shek. III p.e.sonė. Por nė krahinat e brendshme tė
luginės sė Matit e tė Drinit tė mesėm nuk ka ende dėshmi tė
qendrave urbane dhe duket se jeta qytetare kėtu nuk u zhvillua.
Qytetet e reja si edhe mė parė, zėnė njė vend qendror midis njė
krahine tė pasur nga pikėpamja ekonomike dhe lidhen me rrugėt mė
tė rėndėsishme tė komunikacionit tokėsor e detar. Procesi i
lindjes sė tyre ndjek nė pėrgjithėsi rrugėn e njohur tė
zhvillimit tė mėtejshėm tė vendbanimeve tė fortifikuara tė
epokės sė hekurit, por nė disa raste si nė Dimale, Olympe, Selcė
e Poshtme etj., qyteti lind mbi njė truall tė ri. Karakteristikė
e veēantė e qyteteve nė veri tė lumit Mat ėshtė se ato janė tė
kthyera me fytyrė nga deti. Pėr ndėrtimin e tyre janė zgjedhur
gjiret e futura apo grykat e lumenjve, vende tė lidhura me
detin, por edhe tė mbrojtura nga rreziqet dhe tė papriturat e
tij.
Pamja e pėrgjithshme urbanistike nuk ėshtė e njėjtė pėr tė
gjitha qytetet ilire tė kėsaj kohe. Ato dallohen sipas madhėsisė
dhe rolit ekonomik e politik tė tyre: ka qendra tė mėdha
qytetare, si Bylisi, Dimale, Nikaja, Amantia, Antigona, Skodra,
Lisi etj., ka edhe qendra mė tė vogla prodhimi, si Albanopoli,
Belshi, Irmaj, Symiza, Gurzeza, Kanina, Treporti, Ēuka e Ajtojt
etj. Njė kategori tjetėr formojnė qendrat me fizionomi qytetare,
por me funksione ushtarake dhe administrative, si Beltoja,
Xibri, Dorezi, Peshtani, Rabija, Cerja, Lekli, Selo, Ripsi etj.
Duke u mbėshtetur nė kushtet e terrenit dhe tė rrethanave nė tė
cilat lindi dhe u zhvillua qyteti ilir mund tė veēohen tre tipa
qytetesh.
Tipin e parė e pėrbėjnė ato qytete, tė cilat kanė njė akropol nė
majė dhe qytetin poshtė tij. Tė tilla janė Lisi, Zgėrdheshi dhe
ndonjė qendėr tjetėr qė u ndėrtuan nė faqe kodrash. Qendrat e
vjetra qė u dhanė jetė kėtyre qyteteve zinin mė parė majat e
kodrave. Me kalimin e kohės kufijtė e ngushtė tė kėtyre qendrave
u kapėrcyen dhe qyteti u shtri nėpėr faqet e kodrave. Kur u
forcuan ekonomikisht qytetet rrethuan sipėrfaqen e re me mure
mbrojtėse, duke i zgjatur ato nė vijim tė mureve ekzistuese tė
vendbanimit tė mėparshėm; muri i poshtėm i qendrės sė vjetėr u
kthye nė kėtė rast nė njė mur tė brendshėm tė tėrthortė, qė
ndante qytetin nė dy pjesė: nė atė tė sipėrm - akropolin, dhe nė
atė pėrfund tij - qytetin e poshtėm.
Nė Lis, ky tip qyteti pati njė zhvillim tė mėtejshėm, duke
krijuar njė ndarje tė tretė, qytetin e mesėm, qė veēohej prej
pjesėve tė tjera tė qytetit me njė mur tė dytė tė brendshėm.
Qendra e vjetėr e tyre ishte ndėrtuar mbi pllajėn e vogėl tė njė
kodre tė veēuar me faqe tė thepisura, prandaj qyteti u zhvillua
kėtu rreth e qark qendrės sė vjetėr. U krijua kėshtu njė tip
qyteti me akropolin nė mes dhe qytetin rreth tij. Qytetet e
kėtij tipi duket se nuk kishin njė mur tė jashtėm rrethues pėr
lagjet e jashtme dhe mjaftoheshin vetėm me fortifikimin e
akropolit.
Ndryshe prej kėtyre qyteteve, Antipatrea, Dimale, Margėlliēi,
Irmaj etj., u ngritėn mbi kodra qė kishin njė syprinė kryesisht
tė rrafshtė me kurrize e thyerje tė buta. Kėto qytete qė lindėn
mbi njė truall tė ri duket se nuk kanė pasur akropol dhe
territoret e tyre rrethoheshin me njė mur tė vetėm. Ato pėrbėjnė
tipin e tretė tė qyteteve ilire.
Prej qyteteve tė vjetra Bylisi ndoqi njė rrugė tė veēantė nė
zhvillimin e tij. Kodra e Klosit, mbi tė cilėn ishte ngritur
qyteti i vjetėr, nė fund tė shek. IV nuk i plotėsonte mė nevojat
e zgjerimit tė kėsaj qendre. I vetmi vend qė paraqiste kushte mė
tė pėrshtatshme pėr kėtė qėllim ishte kodra e Hekalit, 1 500 m
prej Klosit, ku filluan tė vendosen qytetarėt, duke i dhėnė jetė
njė vendbanimi tė ri. Qė nga kjo kohė tė dyja qendrat u
zhvilluan paralelisht si dy pjesė tė veēanta, por tė
ndėrlidhura, tė njė dyqytetshi, ku i riu fitoi epėrsinė dhe u bė
mė pėrfaqėsuesi. I parė mė vete Bylisi ka tė gjitha tiparet e
qyteteve tė tipit tė tretė, pa akropol. por sė bashku me Klosin
ai pėrbėn njė kategori tė veēantė qyteti.
Pavarėsisht nga klasifikimet e ndryshme qė mund tu bėhen
qyteteve ilire, trajtimi i tyre urbanistik u pėrgjigjej disa
kėrkesave themelore, siē ishin vendosja e qendrės sė banuar nė
njė terren jo tė sheshtė, rrethimi i saj me mure, ndarja e
territorit brenda mureve nė tri pjesė kryesore, pėr banim, pėr
veprimtari shoqėrore e mbrojtje dhe krijimi sipas kushteve tė
terrenit, i unitetit midis agorasė dhe komplekseve tė banimit.
Njė nga kriteret bazė tė qytetit ilir tė asaj kohe ishte
modelimi sipas vijės sė jashtme i mureve rrethuese, traseja e tė
cilėve shfrytėzon sa mė mirė mundėsitė mbrojtėse tė terrenit. Nė
kėtė sistem fortifikimi muret e qendrave tė vjetra tė epokės sė
hekurit shfrytėzoheshin vetėm pjesėrisht. Qytetet e ngritėn
mbrojtjen e tyre mbi njė bazė krejt tė re qė u pėrgjigjej
nivelit dhe kėrkesave tė kohės. Muret rrethuese tė Lisit dhe tė
Shkodrės u ndėrtuan nė stilin e njohur trapezoidal-poligonal,
kurse ato tė Bylisit, Dimales, Margėlliēit, Irmajt e tė
Zgėrdheshit, ndiqnin stilin kuadratik. Kėto ishin mure tė
fuqishme tė ndėrtuara me blloqe tė mėdha e tė skalitura me njė
trashėsi prej 2,70-3,50 m dhe qė nė kohėn e vet arrinin njė
lartėsi prej 10-12 m. Ato pėrforcohen tani me kulla tė shumta.
Nė qoftė se vendbanimet e para kishin njė ose dy porta, qytetet
qė kanė tani njė jetė mė tė dendur dhe lėvizje tė madhe kanė
porta tė shumta, tė mėdha e tė vogla, pėr tė lehtėsuar hyrjen e
daljen e qytetarėve. Meqenėse portat pėrbėnin pikat mė tė
prekshme, mbrojtjes sė tyre i kushtohej njė kujdes i veēantė.
Ato zakonisht vendoseshin midis dy kullave dhe nė rastin kur
mbroheshin nga njė e tillė e vetme, atėherė kulla ngrihej nė
anėn e djathtė tė hyrjes, me qėllim qė tė shfrytėzohej krahu i
zbuluar i armikut.
Nuk njihet ende nė masėn e duhur ndėrtimi i brendshėm i kėtyre
qyteteve, por edhe ato tė dhėna tė pakta qė kemi dėshmojnė se
ato janė ndėrtuar sipas shembullit tė qyteteve bashkėkohėse nė
Greqi, Maqedoni dhe nė Epir, nė bazė tė parimeve urbanistike tė
njohura tė kohės helenistike. Pėrveē ndarjeve tė mėdha,
akropolit dhe qytetit tė mesėm e tė poshtėm, nė kėto qytete
dallohet edhe pjesa ku ndodheshin sheshi publik dhe tregu i
qytetit. Skodra e Lisi dhe qytete tė tjera tė ngritura buzė
detit apo lumenjve, kishin edhe skelat e tyre.
Rrugėt ishin njė element themelor urbanistik qė e ndanin qytetin
nė insola, qė niseshin nga hyrjet kryesore apo tė dyta,
pėrshkonin qytetin nė drejtime tė ndryshme dhe lidhnin nė mėnyrė
organike pjesėt pėrbėrėse tė tij.
Vendet mė nė dukshme janė pėrdorur nė qytetet ilire pėr
ndėrtimin e godinave tė rėndėsishme shoqėrore. Vende tė tilla
zinin tempujt, teatrot, portikėt, stadiumi nė Bylis, Amantie,
Dimale etj., varret monumentale nė Selcė tė Poshtme etj. Kur
terreni ishte i pjerrėt, ai sistemohej pėr nevoja tė ndėrtimeve
qytetare me anė tarracash.
Njė kujdes i veēantė i kushtohej pajisjes sė qytetit me kanale
kulluese, tė cilat shkarkonin ujėrat jashtė mureve rrethuese.
Furnizimi me ujė tė pijshėm mbėshtetej kryesisht nė sterat dhe
rezervuaret qė ndėrtoheshin brenda qytetit ose nė trashėsinė e
mureve rrethuese.
Njė ide mbi madhėsinė e qyteteve ilire e japin hapėsira qė ato
zinin dhe perimetri i mureve tė tyre rrethuese. Kėshtu, Lisi
zinte njė sipėrfaqe prej rreth 20 ha dhe muret e tij kishin njė
gjatėsi prej 2 200 m; Bylisi shtrihej mbi njė sipėrfaqe prej 28
ha, ndėrsa muret ishin 25 550 m tė gjatė, kurse Klosi kishte
pushtuar nė kodrėn e vet 18 ha tokė, qė rrethoheshin prej muresh
me njė gjatėsi prej 1 850 m. Nuk dimė shtrirjen e saktė tė
Skodrės, por duket se ka qenė pak mė e madhe se ajo e Lisit.
Qytetet e tjera, si Antipatrea, Dimale, Zgėrdheshi kishin njė
madhėsi mesatare: sipėrfaqja e shtrirjes sė tyre arrinte deri nė
10-15 ha, kurse muret perimetrale nuk i kalonin tė 1 400 m. Njė
grup i tretė qytetesh, si Irmaj, Margėlliēi etj., ishin mė tė
vegjėl; muret e tyre ishin nėn 1 400 m tė gjatė dhe rrethonin
sipėrfaqe tė vogla prej 5-7 ha.
Megjithėse qytetet e kėsaj kohe shtriheshin edhe tej mureve
rrethuese (jashtė tyre gjejmė dendur gjurmė banesash, tempuj e
ndėrtime tė tjera), prapėseprapė truallin kryesor tė qytetit e
pėrbėnte territori brenda mureve rrethuese.
Muret rrethuese dhe godinat shoqėrore qė janė ruajtur dėshmojnė
se ndėrtimet e tyre u nėnshtroheshin parimeve tė njohura tė
urbanistikės antike. Vetėm ndėrtues tė aftė dhe me njohuri tė
thella teknike mund tė zgjidhnin detyrat e ndėrlikuara qė
paraqisnin ndėrtimet mbrojtėse dhe ato me karakter publik e
privat, nė atė shkallė tė gjerė dhe nė atė nivel tė lartė qė
njohin qytetet ilire qė nga fundi i shek. IV deri nė mesin e
shek. III. Jeta dhe kėrkesat e kohės i pėrgatitėn kėta ndėrtues
midis vetė popullsisė ilire. Realizimi i kėtyre ndėrtimeve ishte
vepėr e njė shoqėrie skllavopronare qė kishte mundėsitė e
organizimit dhe tė sigurimit tė materialeve pėr njė veprimtari
kaq tė gjerė ndėrtuese.
Procesi i shndėrrimit tė disa qendrave tė fortifikuara tė epokės
sė hekurit nė qytete nuk pėrfshin dhe as qė mund tė pėrfshinte
tė gjitha kėto qendra. Midis tyre u veēuan dhe u kthyen nė
qytete vetėm ato qė kishin njė pozitė gjeografike tė
pėrshtatshme pėr njė zhvillim mė tė lartė. Pjesa tjetėr, mė e
madhja e tyre, ruajti pamjen e dikurshme me njė jetė ekonomike
tė kufizuar. Nevojat e mbrojtjes dhe tė tregtisė bėnė, nga ana
tjetėr, qė krahas kėtyre qendrave tė lindin nė rrugėt e
komunikacionit ose rreth qyteteve edhe njė varg vendbanimesh tė
vogla, tė fortifikuara, me funksione ushtarake e administrative.
Tė tilla mund tė konsiderohen kalaja e Xibrit nė Mat, e cila
zinte njė pikė kyēe nė rrugėn qė tė ēonte prej Dyrrahut nė
krahinat e brendshme lindore nėpėr Shkallėn e Tujanit - Qafė
Murrizė - Dibėr - Maqedoni; qyteza e Shkamit nė rrugėn e
Krrabės, kulla e Kamunaut nė Sulovė, nė rrugėn qė lidhte
ultėsirėn bregdetare pas Apolonisė me luginėn e Devollit;
pikėvrojtimi i Rabies nė Mallakastėr, nė rrugėn qė ndjek krahun
e djathtė tė Vjosės e tė tjera si kėto, tė cilat gjenden pa
pėrjashtim nė tė gjitha rrugėt e dorės sė dytė qė pėrshkonin
truallin e vendit tonė. Tek autorėt antikė dhe nė burimet
epigrafike kėto qendra pėrmenden si kėshtjella apo fortesa rreth
qyteteve me termat castellum apo peripolia. Ato janė nė funksion
tė qyteteve qoftė nga pikėpamja strategjike dhe administrative,
qoftė nga ajo ekonomike. E para duket nė vendosjen e tyre pranė
qafave ose rrugėve qė tė ēojnė drejt qytetit, duke krijuar njė
kurorė fortifikimesh nė zonėn gjeografike ku qyteti mbizotėron
me ekonominė e vet. E dyta shprehet nė faktin se ato mė tepėr
konsumojnė prodhimet e qytetit sesa prodhojnė vetė.
#Post#: 278--------------------------------------------------
Re: SHTETET ILIRE
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:47 am
---------------------------------------------------------
Rritja e prodhimit zejtar dhe e tregut
Nė fushėn e prodhimit kjo periudhė shėnon pėrparime tė dukshme.
Punishte tė shumta metalesh funksiononin nė ēdo qytet.
Mbeturinat e farkave, zgjyrat, tė cilat janė ndėr gjetjet e
zakonshme nė trojet e kėtyre qyteteve, dėshmojnė qartė pėr kėtė.
Pasuritė minerale tė Ilirisė sė Jugut, veēanėrisht ato tė bakrit
dhe tė hekurit u siguronin atyre lėndė tė parė tė bollshme. Nė
kėto punishte farkėtoheshin veglat e punės, armėt dhe punoheshin
stolitė e enėt metalike qė u nevojiteshin qytetarėve dhe
banorėve tė rretheve nė jetėn e tyre tė pėrditshme. Gjetja me
shumicė e kėtyre sendeve nė qytetet dhe nė varrezat e kėsaj kohe
dėshmon pėr karakterin intensiv tė prodhimit zejtar dhe pėr
konsumin e gjerė tė kėtyre mallrave.
Nė qytete kishte edhe punishte zejesh tė tjera si ato pėr
regjjen e lėkurave, punimin e veshmbathjes, endjen dhe thurjen e
rrobave etj. Njė nga zejet mė tė rėndėsishme ishte ajo e
gurgdhendėsve, tė cilėt angazhoheshin nė ndėrtimet monumentale
tė qytetit, si nė ndėrtimin e mureve rrethuese tė qytetit, nė
godinat shoqėrore, nė ngritjen e varreve monumentale etj.
Veprimtaria e grupeve tė specializuara tė gurgdhendėsve provohet
nga guroret e zbuluara nė Selcė tė Poshtme, Bylis, Amantia, nė
shkallėt e Konispolit etj.
Zhvillim tė dukshėm mori edhe zejtaria e prodhimeve qeramike.
Enėt prej balte qė dilnin tani nga punishtet e qyteteve ishin tė
punuara kryesisht me ēarkun e poēarit, kurse sasia e atyre tė
punuara me dorė ėshtė tepėr e kufizuar. Kalimi nė teknikėn e re
tė prodhimit tė enėve u shoqėrua me largimin nga format
tradicionale dhe me pėrshtatjen nė shkallė tė gjerė tė formave
greke. Nuk mungojnė edhe pėrpjekjet pėr tė zhvilluar format e
vjetra, por zakonisht ato ēojnė nė ndėrthurje eklektike qė nuk
gjejnė pėrhapje tė gjerė, me sa duket pėr shkak se nuk u
pėrgjigjeshin kėrkesave tė tregut dhe shijeve tė kohės. Prodhimi
i enėve me forma greke merr pėrhapje tė gjerė.
Kėshtu nga furrat e punishteve qeramike tė qyteteve ilire dalin
tani enė tė llojeve tė ndryshme, duke filluar prej atyre tė
mėdha, si pitosa e amfora e deri tek enėt e pėrdorimit tė gjerė
apo tė luksit tė lyera me vernik tė zi apo tė pikturuara. Njė
vend me rėndėsi nė kėtė kohė zė edhe prodhimi i tullave e
sidomos i tjegullave, qė pėrdoreshin nė ndėrtimin e banesave dhe
tė godinave shoqėrore. Sot njihen pothuajse pėr ēdo qytet
punishte qeramike tė tilla qė ishin pronė private e qytetarėve
ilirė. Sipas vulave qė kanė enėt apo tjegullat del se njė
punishte nė Lis ishte pronė e njė farė Ortai; nė Irmaj pronarėt
e punishteve quheshin Trito, Pato, Bato dhe Pito; njė vulė me
emrin e Kleitit, nga rrethi i Gramshit i takon njė punishteje nė
Irmaj. Njė Plator vulos buzėn e njė pitosi tė gjetur nė Tren tė
Korēės, kurse njė Epikad te njė enė tjetėr e kėtij lloji nga
rrethi i Pogradecit. Pronari i njė punishteje qeramike nė Selcė
tė Poshtme (Polion) quhej Gent , nė Bylis (Klos) njė punishte e
tillė i takonte Balaneut , kurse nė Dimal kemi pronarėt Epikad
dhe Olnio.
Nė qytete tė tjera, si nė Zgėrdhesh e Margėlliē vulat e
pronarėve janė tė shėnuara me monograme apo shenja simbolike.
Krahas kėtyre, nėpėr kėto qendra ka edhe vula qė mbajnė emra
grekė e maqedonė. Prania e kėtyre emrave nė vulat e punishteve
qeramike tė qyteteve ilire nuk ėshtė domosdo e lidhur me
qytetarė tė origjinės greke apo maqedone nė kėto qendra. Nė
periudha tė caktuara dhe aty ku pati vend njė pushtim i
qėndrueshėm maqedon, kjo gjė padyshim edhe mund tė ketė ndodhur.
Por kjo dukuri lidhet kryesisht me ndikime tė karakterit
kulturor, si pasojė e tė cilave kėta emra u pėrhapėn dhe u
adaptuan nga popullsia ilire. Dėshmi tė gjalla tė kėsaj dukurie
vihen re nė mbishkrimet varrimore tė Apolonisė e tė Dyrrahut ku
emri i parė ėshtė grek, kurse i dyti, ai i atit, ėshtė ilir ose
anasjelltas. Nė Apoloni kemi emra tė tillė, si Nikanori i Gentit
, ose nė Dyrrah Anaia e Glaukisė , Epiktesi i Tritos , Teutaia e
Aristionit , Euklidi i Tritos , Teutaia e Aleksenit , Brygu i
Afrodisit etj.
Rritja e prodhimit zejtar i dha hov qarkullimit mė tė dendur tė
mallrave dhe zgjerimit tė tregtisė. Prodhimet e zejtarisė sė
qyteteve ilire mbulojnė tani rrethin e tyre tė ngushtė dhe
lėvizin nė drejtimet mė tė ndryshme pėr tė ushqyer reciprokisht
tregjet e njėri-tjetrit; jo rrallė ato shtrihen nė krahina tė
brendshme. Nė qoftė se deri nė fund tė shek. IV popullsia e
kėtyre krahinave tė largėta kėnaqej me prodhimet e qeramikės
lokale tė punuar me dorė ndėrsa prodhimet e importit ishin sende
luksi tepėr tė rralla, mė vonė prodhimet e qeramikės qytetare
ilire depėrtojnė gjerėsisht nė kėto anė dhe hyjnė nė konsumin e
pėrditshėm tė popullsisė. Zonat e thella tė dasaretėve dhe tė
fiseve tė tjera mė tė vogla qė banonin nė krahinat malore tė
rrjedhjeve tė sipėrme tė Shkumbinit, tė Devollit dhe tė Osumit
furnizonin me prodhimet e tyre qytetet e jugut, tė cilat ishin
mė tė dendura dhe mė tė zhvilluara.
Marrėdhėniet e botės ilire me Dyrrahun e Apoloninė bėhen mė
intensive. Megjithėse kėto nuk janė mė qendrat e vetme qė
furnizojnė tregun ilir, prapėseprapė vazhdojnė tė luajnė njė rol
tė rėndėsishėm.
Midis tyre duket se ka njė ndarje tė qartė tė zonave tė
tregtimit: ndėrsa Dyrrahu shtrin veprimtarinė e vet kryesisht
mbi krahinat nė veri tė Shkumbinit, nė orbitėn e Apolonisė hyjnė
ato nė jug tė kėtij lumi. Pėrmes kėtyre dy qendrave pėrhapen
gjerėsisht nė Iliri edhe prodhimet e qyteteve tė Apulisė.
Mallrat e qendrave greke qė gjenden krahas tyre janė pėrkundrazi
mė tė rralla, kurse ato maqedone dhe tė Epirit ndeshen kryesisht
nė zonat kufitare.
Rrugėt kryesore nėpėr tė cilat lėviznin mallrat dhe zhvillohej
tregtia me botėn ilire ishin luginat e lumenjve; ndėr to ajo e
Drinit, e Shkumbinit, e Devollit, e Osumit dhe e Vjosės formonin
arteriet mė tė rėndėsishme. Rrugė tė tjera tė shumta, tė dorės
sė dytė, pėrshkonin grykat e ngushta dhe qafat e maleve pėr tė
lidhur njėrėn krahinė me tjetrėn. Sado tė vėshtira qė ishin kėto
rrugė, asnjė krahinė e Ilirisė Jugore nuk mbeti nė kėtė kohė e
izoluar dhe jashtė ndikimit tė marrėdhėnieve tregtare me
qytetet. Mė e rėndėsishmja ėshtė se nė tregun e brendshėm
mbizotėronin prodhimet lokale, tė cilat konkurronin si me
prodhimet qė vinin nga Dyrrahu e Apolonia, ashtu edhe me ato tė
importit dhe qė ishin kryesisht sende luksi.
Fuqizimi ekonomik dhe rritja e prodhimit zejtar u lejoi qyteteve
Skodra, Bylis, Amantia e Olympe tė presin gjatė gjysmės sė parė
tė shek. III monedhat e tyre prej bronzi nė emėr tė bashkėsive
qytetare pėrkatėse.
#Post#: 279--------------------------------------------------
Re: SHTETET ILIRE
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:47 am
---------------------------------------------------------
Organizimi shoqėror e politik
Burimet nuk hedhin dritė plotėsisht mbi strukturėn shoqėrore dhe
organizimin politik tė qytetit ilir. Megjithatė nuk ėshtė
vėshtirė tė kuptohet se njė bazė ekonomike e tillė si ajo qė u
krijua nė Iliri nė kohėn e lulėzimit tė jetės qytetare i takonte
njė shoqėrie antike tė zhvilluar me tė gjitha tiparet e saj.
Duke qenė qendra ekonomike, njė vend me rėndėsi nė popullsinė e
qyteteve zinte shtresa e prodhuesve zejtarė dhe e mjeshtėrve
ndėrtues, tė cilėt mund tė ishin qytetarė tė lirė ose dhe
skllevėr. Prania e kėtyre tė fundit dėshmohet nė qytetet ilire
vetėm pėrmes burimeve qė lidhen me ngjarjet e mbarimit tė shek.
III dhe ato tė fillimit tė shek. II p.e.sonė, por nuk ka dyshim
se nė kėtė kohė ato nuk janė njė dukuri e re, ashtu si nuk janė
vetė qytetet qė pėrmendėm. Shtresėn tjetėr tė popullsisė e
pėrbėnin pronarėt e punishteve zejtare, tregtarėt dhe nė qytetet
bregdetare, detarėt. Krahas tyre, nė qytetet ilire jetonin, me
sa duket, edhe pėrfaqėsues tė aristrokracisė sė vjetėr fisnore
qė mbėshteteshin nė pronėn e tokave dhe tė blegtorisė. Si e
tillė popullsia e qyteteve paraqitej nė kėtė etapė e diferencuar
shumė qartė nė shtresa shoqėrore me interesa tė ndryshme.
Nga pikėpamja e organizimit politik mbi bazėn e federalizmit
qyteti sė bashku me rrethinat fshatare dhe kėshtjellat qė
formonin sistemin e tij mbrojtės dhe u shėrbenin nevojave tė
tregtisė, pėrbėnin koinonin qė mbante emrin e qytetit kryesor, i
cili ishte qendra e kėsaj njėsie. Koinoni kishte organe qė
zgjidheshin ēdo vit nga eklesia ose mbledhja e pėrgjithshme.
Prej saj dilte kėshilli legjislativ ose buleja, si dhe organi
pėrfaqėsues i njėsive i pėrbėrė nga damiorgėt. Zbatimi i
vendimeve bėhej nga njė kolegj nėpunėsish, tė quajtur prytanė qė
zgjidheshin ēdo vit, tė shoqėruar nga njė sekretar. Nė krye tė
koinonit qėndronte strategu. Nė koinonin e bylinėve strategu
ishte njė nėpunės ushtarak qė shoqėrohej nė kėtė funksion edhe
nga hiparku, komandanti i kalorisė. Pastaj vinin me radhė
nėpunėsit e ngarkuar me edukimin e rinisė (gymnasiarkėt), me
organizimin e festave dhe tė garave sportive (epimeletėt), me
drejtimin e rojeve (toksarkėt, peripolarkėt) etj.
Koinoni duke qenė njė organizėm autonom pėrbėnte njė njėsi
administrative tė shtetit ilir. Si rrjedhim, shteti pėrbėhej nga
disa koinone tė organizuara mbi bazėn e federatizmit.
Veprimtari e rėndėsishme e qyteteve ishte emetimi i monedhave.
Skodra, Lisi, Bylisi, presin monedhat e tyre nė emėr tė
bashkėsive qytetare, gjė qė dėshmon jo vetėm pėr fuqinė
ekonomike tė kėtyre qyteteve, por edhe pėr njė autonomi politike
qė ato gėzonin nė kuadrin e shtetit ilir. Simbolet e monedhave
tė tyre hedhin dritė, mbase edhe mbi karakterin e pushtetit
politik nė kėto qytete. Pasqyrimi i anijes nė monedhat e Skodrės
ka mundėsi tė pėrfaqėsojė njė shenjė pėr tregtinė detare qė
zhvillonte qyteti dhe tė jetė, nė kėtė mėnyrė, njė e dhėnė e
tėrthortė pėr peshėn sunduese tė shtresės tregtare nė qytet. Nė
Bylis, pėrkundrazi, pėrdoret si simbol fytyra e themeluesit
legjendar tė qytetit, duke theksuar me kėtė traditėn, me tė
cilėn lidhej kryesisht shtresa aristrokratike e qytetit.
Pak mė i qartė bėhet ky problem nė burimet e ēerekut tė fundit
tė shek. III. Kėtu pėr herė tė parė bėhet fjalė se nė krye tė
qyteteve qėndronin polidinastet (sundimtarė tė qyteteve), tė
cilėt i nėnshtroheshin plotėsisht pushtetit tė mbretit.
Dyrrahu dhe Apolonia
Pėrfshirja e Dyrrahut dhe e Apolonisė nė gjirin e shtetit ilir
pati pasoja tė rėndėsishme si pėr jetėn e kėtyre qyteteve, ashtu
edhe pėr vetė shtetin ilir.
Tė dhėnat arkeologjike tregojnė se qysh nga ēereku i fundit tė
shek. IV p.e.sonė, lidhjet e kėtyre qyteteve me botėn ilire
bėhen mė tė dendura dhe mė tė drejtpėrdrejta. Tregtisė sė
Dyrrahut dhe tė Apolonisė iu hapėn lirisht rrugėt e gjera tė
tregut ilir. Qė nga kjo kohė nė krahinat e brendshme ilire
fillojnė tė depėrtojnė me lehtėsi prodhimet e zejtarisė sė
zhvilluar tė tyre. Nėpėrmjet kėtyre qyteteve, nė Iliri hynin
mallrat e importit, midis tė cilave vendin mė tė rėndėsishėm e
zinin ato qė vinin nga brigjet e pėrtejme tė Adriatikut.
Dyrrahu dhe Apolonia fillojnė tė hedhin nė treg monedha tė reja
argjendi, ndėr tė cilat pėrhapje tė gjerė merr drahma e
argjendtė e kėtyre dy qyteteve. Ajo ishte destinuar kryesisht
pėr tregtinė me botėn ilire, prandaj edhe me tė drejtė ėshtė
pagėzuar drahma ilire. Shfaqje e re e kėsaj kohe ėshtė prerja
nga kėto qytete e monedhave tė bronzit. Vėnia nė qarkullim dhe
pranimi nė masė, siē tregojnė gjetjet, i kėtyre monedhave me
vleftė shumė herė mė tė vogėl se monedhat e argjendit, tregon se
ekonomia monetare ishte zhvilluar nė njė shkallė tė gjerė nė
Iliri.
Gjatė kėsaj kohe Dyrrahu dhe Apolonia jetojnė njė periudhė tė
vėrtetė lulėzimi. Ndėrtimet mė tė rėndėsishme e mė monumentale
nė kėto qytete i pėrkasin periudhės pas mesit tė shek. IV
p.e.sonė. Forcimi ekonomik dhe pasurimi i tyre nga tregtia me
botėn ilire u lejuan tė ndėrtonin mure tė fuqishme mbrojtėse, qė
pėrfshinin nė gjirin e tyre sipėrfaqe shumė mė tė mėdha nga ato
qė njihnin mė parė, tė ngrinin tregje e sheshe publike,
shėtitore, tempuj, gjimnaze e godina tė mėdha administrative.
Njė dukuri e re filloi tė pėrshkojė dhe tė ndryshojė nė njė
drejtim tė caktuar jetėn shoqėrore tė kėtyre qyteteve dhe
pėrbėrjen e mėparshme etnike tė tyre. Emrat ilirė qė janė gjetur
vitet e fundit mbi gurėt e varreve tė zbuluara nė nekropolin e
Dyrrahut, pėrbėjnė mbi 1/3 e tėrėsisė sė emrave tė njohur nė
kėtė qytet nga monumentet epigrafike. Kėto emra dėshmojnė
praninė nė masė tė popullsisė ilire nė to. Emrat ilirė tė
prytanėve dhe tė nėpunėsve monetarė qė gjenden nė tė dyja faqet
e monedhave prej argjendi dhe bronzi dhe emrat nė vulat e
tjegullave tė Dyrrahut dhe tė Apolonisė, tregojnė se popullsia
ilire kishte njė peshė me rėndėsi nė jetėn ekonomike, dhe kishte
siguruar tė drejta qytetare tė plota deri nė zėnien e posteve mė
tė larta nė jetėn administrative e politike tė qytetit.
Kėshtu qysh nga fundi i shek. IV p.e.sonė, Dyrrahu dhe Apolonia
humbasin karakterin tipik tė njė kolonie, mbasi popullsia e tyre
pėrbėhet nė njė pėrqindje tė madhe edhe nga ilirėt. Procesi i
ilirizimit tė kėtyre qyteteve, rezultat i shtrirjes sė
sovranitetit ilir mbi to, ushtroi njė ndikim tė thellė mbi
gjithė jetėn sociale-politike e kulturore tė Ilirisė nė shekujt
e mėpastajmė. Rezultati i kėtij procesi qe shkėputja e plotė e
Dyrrahut dhe e Apolonisė nga qytetet mėmė dhe integrimi i tyre i
plotė nė jetėn ekonomike e politike tė shtetit ilir. Kėtė
integrim e favorizonte pėrputhja e interesave tė tyre ekonomike
e politike me ato tė shtetit ilir. Mbreti dhe shtresa sunduese e
shtetit ilir lakmonin fuqinė ekonomike tė kėtyre qyteteve tė
mėdha, kurse skllavopronarėt e Dyrrahut dhe tė Apolonisė
pushtetin e fuqishėm tė sundimtarėve ilirė mbi njė krahinė shumė
mė tė gjerė se sa territoret e ngushta tė qyteteve-shtete tė
tyre me pasuri dhe treg tė gjerė. Rezultati u arrit, siē
tregojnė faktet, sado tė pakta, nėpėrmjet njė lufte tė ashpėr
politike, mjaft tė ndėrlikuar, ku u pėrzien edhe fuqi tė
jashtme, por edhe si rrjedhojė e njė domosdoshmėrie tė diktuar
nga kushtet objektive tė kohės.
#Post#: 280--------------------------------------------------
Re: SHTETET ILIRE
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:48 am
---------------------------------------------------------
5. RĖNIA E DINASTISĖ SĖ GLAUKISĖ
Gjendja politike nė vitet 270-231
Pas luftės sė fundit tė Mytilit kundėr Aleksandrit II tė Epirit,
nė vitin 270, nuk flitet mė nė burimet pėr shtetin ilir. Duke
zbritur drejt vitit 230 dalin tė dhėna tė reja mbi kėtė shtet.
Megjithėse nė vėshtrimin e parė kjo duket si njė periudhė e
errėt, ajo pėrbėn nė vetvete njė faqe me shumė interes nė
historinė ilire. Gjatė gjysmė shekulli, qė nga Glaukia deri te
Mytili, shteti ilir kishte mundur ti bėnte ballė me sukses
agresionit tė Kasandrit dhe mė pas tė Pirros e pasardhėsit tė
tij. Tė gjithė kėta kishin dėshtuar nė ndėrmarrjet e tyre dhe mė
nė fund qenė detyruar tė hiqnin dorė prej Ilirisė. Ndėrkaq
gjendja nė Greqi mbetej e paqėndrueshme. Sundimtarėt maqedonė,
Antigon Gonata dhe i biri i tij Demetri, u gjendėn tėrėsisht tė
angazhuar nė teatrin grek tė veprimeve politike e ushtarake pėr
tė ruajtur hegjemoninė e Maqedonisė nė kėto anė.
Pėr shtetin ilir kjo qe njė periudhė qetėsie nė marrėdhėniet me
fqinjėt, veēanėrisht me Maqedoninė, dhe me kėtė duhet shpjeguar
edhe heshtja e burimeve. Por nuk qe Gonata ai qė diti, siē
pretendohet, tu imponojė paqen fqinjėve veriperėndimorė.
Burimet nuk bėjnė fjalė pėr njė gjė tė tillė. Nė qoftė se midis
Ilirisė dhe Maqedonisė nuk pati nė kėtė kohė ndonjė konflikt,
kjo duhet shpjeguar mė tepėr me faktin se ilirėt, tė lodhur nga
luftėrat e deriatėhershme, nuk mundnin, pra, edhe nuk kėrkuan
ti shfrytėzonin vėshtirėsitė e Maqedonisė nė interes tė tyre.
Ndėrkaq ka tė ngjarė qė nga mesi i shek. III p.e.sonė ose pak mė
parė shteti ilir tė ketė njohur njė periudhė trazirash tė
brendshme, hollėsitė e tė cilave nuk njihen mirė. Nuk ėshtė ēudi
qė zhvillimi i vrullshėm i qyteteve tė veriut, tė mbetura jashtė
konflikteve luftarake qė prekėn pjesėn jugore tė shtetit ilir
bashkė me qytetet e tij, tė ketė ndryshuar raportin e forcave
dhe tė ketė ndikuar apo tė jetė bėrė bazė e ndryshimeve politike
qė pasqyrohen vetėm nė zėvendėsimin e dinastisė sunduese tė
Glaukisė me atė tė Agronit dhe nė shkėputjen e dy qyteteve tė
rėndėsishme tė Adriatikut Lindor, tė Dyrrahut e tė Apolonisė,
nga shteti ilir.
#Post#: 281--------------------------------------------------
Re: SHTETET ILIRE
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:48 am
---------------------------------------------------------
K R E U -V-
SHTETI ILIR - FUQI MESDHETARE.
LUFTĖRAT KUNDĖR ROMĖS
(231 - 168)
Nė historiografinė moderne ėshtė bėrė zakon qė shtetin ilir tė
mesit tė shek. III ta quajnė shteti ardian. Studiuesit qė e
pagėzuan me kėtė emėr ia atribuojnė formimin e kėtij shteti
fisit tė ardianėve. Sipas tyre, ky fis, i shtyrė nga keltėt qė
vinin nga veriu u bart gjatė shek. IV nė bregun e djathtė tė
Naronės, pėrballė ishullit Far, nė jug tė dalmatėve; pa i
braktisur kėto krahina, aty nga mesi i shek. III p.e.sonė nė
kohėn e sundimit tė Pleuratit, atit tė Agronit, ardianėt zbritėn
gjatė bregdetit deri thellė nė jug. Nėn goditjet e ardianėve,
sipas kėtyre studiuesve, ranė mbretėritė e vjetra tė enkelejve
dhe tė taulantėve dhe ardianėt u imponuan pushtetin e tyre
gjithė fiseve tė Ilirisė sė Jugut; u krijua kėshtu njė mbretėri
e re, shumė mė e gjerė sesa tė parat, qė shtrihej nga kufijtė e
Epirit deri pėrtej Naronės nė veri.
Kjo tezė, ndonėse pėrfaqėsonte mendimin mė tė pėrhapur, nuk
mbeti pa u kundėrshtuar. Studiues tė tjerė vunė nė dyshim rolin
e ardianėve nė formimin e shtetit dhe u pėrpoqėn qė ti
zėvendėsonin ata me labeatėt, tė cilėt kishin njė pozitė
qendrore nė mbretėri ndaj asaj periferike tė ardianėve. Nuk u
pranua gjithashtu origjina ardiane e dinastisė themeluese tė
Agronit, e cila u kėrkua pėrsėri te labeatėt; u vu nė dukje me
tė drejtė, se Agroni njihej si mbret i ardianėve, vetėm te
historiani Dion Kasi, njė burim i vonė i shekullit II tė erės
sonė, kurse autorė tė tjerė, mė tė hershėm e mė tė besueshėm, e
pėrmendin si njė mbret tė ilirėve. Mė nė fund u pėrjashtua
mundėsia e lindjes sė kėtij shteti, si rrjedhojė e pushtimeve tė
njė fisi dhe u paraqit si krijesė e njė grupi sundimtarėsh, tė
cilėt bashkuan fise qė kishin interesa tė pėrbashkėta dhe lidhje
afėrie me dinastinė pushtuese.
Me gjithė ndryshimet qė paraqesin pikėpamjet e shqyrtuara, ato
bashkohen nė vėshtrimin qė i bėjnė thelbit tė ēėshtjes:
formacioni politik pėr tė cilin bėhet fjalė paraqitet si njė
shtet fisnor dhe si njė vepėr personale e njė sundimtari, qoftė
ky Pleurati apo i biri i tij, Agroni.
Teza mbi zhdukjen pas vitit 270 tė mbretėrisė sė enkelejve dhe
tė taulantėve dhe formimi rreth mesit tė shek. III p.e.sonė i
njė mbretėrie ardiane shumė mė tė gjerė e mė tė fuqishme se tė
parat paraqitet sot si njė trajtesė mekanike. Me tė drejtė ėshtė
vėnė nė dukje se kėsaj teze i mungon argumentimi historik dhe se
e ashtuquajtura mbretėri e enkelejve ėshtė njė krijesė e
historiografisė moderne.
Nga ana tjetėr, shteti ilir i mesit tė shek. III shihet si njė
dukuri krejt e re nė botėn ilire. Sipas autorėve tė kėsaj
pikėpamjeje ilirėt nuk njihnin mė parė veēse njė rend fisnor dhe
vetėm pas mesit tė shek. III u krijua ky entitet politik
krejtėsisht i ri. Analiza objektive e burimeve tregon se
mbretėria e Agronit ėshtė trashėgimtare e drejtpėrdrejtė e
shtetit tė mėparshėm ilir, pa asnjė ndėrprerje nė traditėn e vet
politike. Qendra e kėtij shteti ka qenė mė nė jug se sa pranohet
dhe bėrthamėn e tij kryesore e pėrbėnin tokat e shtetit tė
vjetėr ilir, tė cilat gjatė konfliktit me Romėn u bėnė teatri i
veprimeve mė tė rėndėsishme ushtarake. Ardianėt banonin
gjithashtu mė nė jug; sipas autorėve antikė ata nuk janė veēse
njė nga popullsitė e rėndėsishme qė bėnin pjesė nė shtetin ilir
dhe nuk u njihet ndonjė rol i veēantė nė formimin e mbretėrisė
sė Agronit. Pėrfshirja e tyre nė pėrbėrjen e shtetit ilir
ndodhi, sikurse ėshtė vėnė nė dukje me tė drejtė, nė drejtim tė
kundėrt nga ai i pranuar, nėpėrmjet shtrirjes sė kėtij shteti nė
veri.
Burimet tregojnė qartė se banorėt e kėtij shteti quhen si mė
parė ilirė, vendi Iliri dhe sundimtarėt mbretėr ilirė.
Meqė nė jetėn politike tė shtetit ilir nuk ka pasur asnjė
ndėrprerje, dinastia e Agronit duhet tė ketė qenė e re dhe me
origjinė veriore. Midis asaj dhe sundimtarėve tė mėparshėm nuk
ka pasur asnjė lidhje. Ka tė ngjarė qė nė mesin e shek. III
p.e.sonė ose pak mė parė, shteti ilir tė ketė njohur njė
periudhė trazirash tė brendshme, hollėsitė e tė cilave nuk i
dimė. Nuk ėshtė ēudi qė zhvillimi i vrullshėm i qyteteve tė
Veriut, tė mbetura jashtė konflikteve luftarake qė prekėn pjesėn
jugore tė shtetit ilir bashkė me qytetet e tij, tė ketė
ndryshuar raportin e forcave dhe tė ketė ndikuar apo tė jetė
bėrė bazė e ndryshimeve politike qė pasqyrohen vetėm nė
ndryshimin e dinastisė sunduese dhe nė shkėputjen e dy qyteteve
tė rėndėsishme tė Adriatikut Lindor, Dyrrahut e Apolonisė, nga
shteti ilir.
Historia e 60 vjetėve tė fundit (231-168 p.e.sonė) tė shtetit
ilir ėshtė kryesisht historia e luftėrave me Romėn. Ngjarjet qė
u zhvilluan nė prag tė kėtyre luftėrave janė vetėm njė prelud i
tyre. Megjithatė kėto janė njė dėshmi e rėndėsishme pėr vendin
qė zinte ky shtet midis fuqive tė tjera tė Ballkanit dhe pėr
rolin e tij historik nė ngjarjet politike tė kohės.
Burimi mė i rėndėsishėm pėr kėto luftėra ėshtė vepra e
historianit grek Polibi. Por, kjo vepėr e shek. II p.e.s., qė
pėrfaqėson njė histori tė pėrgjithshme, pėrshkohet nga njė
tendenciozitet dhe subjektivizėm i theksuar, ku nuk fshihet
simpatia ndaj Romės. Historia e ilirėve, ashtu sikurse nė
pėrgjithėsi historia e kundėrshtarėve politikė tė Romės,
paraqitet e shtrembėruar. Qėllimi kryesor i Polibit ėshtė tė
justifikojė nė kėtė vepėr pushtimet romake, tė cilat i quan tė
drejta, tė nevojshme dhe tė dėshirueshme nga popullsitė vendase.
Pėr Polibin kėto pushtime ishin tė pashmangshme, sepse fati i
kishte caktuar Romės misionin tė sundojė botėn. Njė pjesė e
burimeve qė ka pėrdorur Polibi vjen nga historiani mė i lashtė
romak Fabi Piktor dhe, sipas njė mendimi tė pėrgjithshėm, ka
karakter thjesht propagandistik.
Burimet e tjera pėr kėtė periudhė, duke qenė nėn ndikimin e njė
tradite tė korruptuar rėndė paraqiten mė tė pasakta. Kjo vihet
re nė radhė tė parė tek Livi, i cili i kushton mė tepėr vėmendje
efektit retorik e moralizues sesa tė vėrtetės historike. Pėr hir
tė paraqitjes sė bukur dhe tėrheqėse tė ngjarjeve, ai shpeshherė
sakrifikon kėtė tė vėrtetė. Tregimet e tij janė tė veshura me
petkun moralizues dhe nė mjaft raste me hollėsi fantastike.
Shumė tė pasigurta janė edhe njoftimet e shkrimtarėve tė tjerė,
Dion Kasi e Apiani, qė pėrfaqėsojnė ritransmetime tė cunguara,
dhe mė tepėr tė pasakta tė tradicionit tė vjetėr.
*****************************************************
Page 1 of 1