DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: HISTORIA
*****************************************************
#Post#: 267--------------------------------------------------
SHPALLJA E PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:34 am
---------------------------------------------------------
SHPALLJA E PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ
Aleanca Ballkanike dhe ēėshtja shqiptare
Kryengritjet e mėdha shqiptare dhe lufta italo-turke e kishin
dobėsuar pozitėn e Turqisė nė Ballkan dhe u kishin krijuar
popujve tė kėsaj zone kushte tė favorshme pėr zhdukjen e plotė
tė sundimit osman. Kėto ngjarje, nga ana tjetėr, shqetėsuan e
vunė nė lėvizje qeveritė e shteteve ballkanike. Gjendjen e
krijuar nė Ballkan, sipas tyre, mund ta shfrytėzonte
Austro-Hungaria pėr tė pushtuar sanxhakun e Pazarit tė Ri,
ndėrsa lėvizja ēlirimtare nė Shqipėri e nė Maqedoni mund tė
shpinte nė autonominė e kėtyre vendeve, gjė qė ishte nė
kundėrshtim me planet ekspansioniste serbe, malazeze, bullgare e
greke. Shtetet ballkanike, me gjithė kontradiktat e thella qė
kishin ndėrmjet tyre, shpejtuan tė lidhnin njė aleancė politike
e ushtarake pėr ti dalė pėrpara ēdo tė papriture dhe pėr ta
zgjidhur ēėshtjen nė pėrputhje me interesat dinastikė. Formimin
e njė aleance tė tillė e pėrkrahte edhe Rusia cariste, e cila
kėrkonte ta pėrdorte atė si gardh kundėr shtrirjes
austro-gjermane nė Evropėn Juglindore.
Bisedimet pėr formimin e kėsaj aleance i kishin filluar qysh nė
tetor 1911 kryeministri bullgar Geshov dhe ai serb Milovanoviē.
Njė nga ēėshtjet themelore tė kėtyre bisedimeve ishte, krahas
asaj tė Maqedonisė, edhe ajo e copėtimit tė Shqipėrisė. Kjo
kishte tė bėnte me synimet e Serbisė pėr tė dalė nė detin
Adriatik e pėr tu lidhur me tregjet e Evropės Perėndimore.
Prandaj Milovanoviēi e shikonte si njė rrezik formimin e njė
shteti shqiptar. Duke pėrdorur si argument tė ashtuquajturėn
paaftėsi tė shqiptarėve pėr tė formuar shtetin e tyre, ai
kėrkonte bashkimin e Shqipėrisė sė Veriut e tė Verilindjes me
Serbinė dhe tė Shqipėrisė sė Jugut me Greqinė. Qysh nė ditėt e
para tė bisedimeve tė dyja qeveritė kishin rėnė nė marrėveshje
tė njihnin tė drejtėn e plotė tė Serbisė mbi vilajetin e
Shkodrės dhe mbi atė pjesė tė vilajetit tė Kosovės qė ndodhej nė
veri tė Bjeshkėve tė Sharrit, ndėrsa Bullgarisė tė drejtėn mbi
vilajetin e Adrianopojės. Por bisedimet u zgjatėn pėr shkak tė
kontradiktave qė lindėn nė lidhje me ndarjen e tokave tė tjera
tė vilajetit tė Kosovės dhe tė vilajeteve tė Manastirit e tė
Selanikut.
Austro-Hungaria, nga ana e saj, u pėrpoq ta sabotonte kėtė
aleancė qė po formohej me pjesėmarrjen aktive tė Rusisė. Pėr tė
lidhur pas vetes Malin e Zi e Greqinė, ajo i premtonte mbretit
Nikolla toka shqiptare deri afėr Shkodrės, ndėrsa Greqisė i
propozonte tė hynte nė njė bllok ballkanik kundėrsllav me
Austro-Hungarinė, Rumaninė e Shqipėrinė. Por kėto orvatje nuk
patėn sukses.
Mė 13 mars 1912 u pėrfundua marrėveshja serbo-bullgare. Ajo
pėrmbante njė shtojcė tė fshehtė, sipas tė cilės Bullgaria i
njihte Serbisė jo vetėm tokat me popullsi serbe, por edhe
aneksimin e tokave shqiptare nė veri e nė perėndim tė Bjeshkėve
tė Sharrit (Shqipėrinė e Mesme, Veriore dhe Verilindore), kurse
Serbia i njihte Bullgarisė tokat nė lindje tė Rodopit dhe tė
lumit Struma. Territori midis Bjeshkėve tė Sharrit, lumit Struma
dhe liqenit tė Ohrit, me qytetet kryesore Dibėr, Kėrēovė,
Gostivar, Tetovė, Kumanovė e Shkup, u quajtėn si zonė e
diskutueshme; si arbitėr pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje u
caktua cari i Rusisė.
Krahas bisedimeve serbo-bullgare u zhvilluan edhe bisedimet
bullgaro-greke, tė cilat pėrfunduan mė 29 maj me nėnshkrimin e
njė marrėveshjeje mbrojtėse nė rast sulmi nga ana e Turqisė.
Aleanca Ballkanike, me gjithė kompromiset e arritura, pėrmbante
nė vetvete farėn e pėrēarjes midis vendeve ballkanike. Nga ana
tjetėr, ajo pėrbėnte njė rrezik tepėr serioz pėr ekzistencėn e
kombit shqiptar.
Pas pėrpjekjeve tė Vjenės, pėr ti kėrkuar Portės sė Lartė
zbatimin e politikės sė decentralizimit, diplomacia ballkanike u
bė mė aktive. Mali i Zi, i cili vazhdonte gjithnjė tė
organizonte provokacione nė kufi, i ftoi aleatėt ballkanikė tė
hidheshin menjėherė nė luftė kundėr Turqisė. Ai dėrgoi emisarėt
e vet nė Shkodėr pėr tė bindur klerin katolik ta ndihmonte nė
veprimin qė do tė ndėrmerrte kundėr Turqisė, me qėllim qė tė
ēlirohej rrethi ose gjithė vilajeti i Shkodrės dhe tė hynte nė
njė union real me Malin e Zi. Pėrfaqėsuesit e klerit katolik
tė Shkodrės nuk e pranuan kėtė projekt. Kėto pėrpjekje tė
aleatėve ballkanas kishin mbėshtetjen e qeverisė ruse.
Porta e Lartė, nga njėra anė, u deklaroi shteteve ballkanike se
nuk kishte aspak ndėrmend tu jepte shqiptarėve autonominė,
ndėrsa, nga ana tjetėr, shpalli mė 23 gusht, nė njė redaktim tė
ri, kėrkesat e shqiptarėve tė pranuara prej saj. Duke mos
pėrmendur asnjėherė nė to fjalėt Shqipėri e shqiptarė, qeveria
turke synonte ti qetėsonte shtetet ballkanike dhe tu jepte
atyre tė kuptonin se privilegjet e dhėna mund tė shtriheshin
edhe mbi popullsinė joshqiptare tė vilajeteve tė Kosovės, tė
Manastirit dhe tė Janinės, nėse do tė ishte nevoja qė ajo tu
bėnte njė interpretim tė tillė. Por kjo nuk i kėnaqi aspak
shtetet ballkanike. Sukseset e rrufeshme tė kryengritjes
shqiptare dhe ngjarjet nė frontin e Tripolit kishin treguar
qartė kalbėsinė e Perandorisė Osmane dhe paaftėsinė e saj
ushtarake. Tė nxitur nga kjo, ato filluan tė bėnin pėrgatitje tė
ethshme pėr ti shpallur luftė Turqisė.
Qeveria malazeze kishte pėrfunduar me Bullgarinė njė marrėveshje
verbale, sipas sė cilės kjo e fundit i njihte Cetinės tokat qė
do tė pushtonte nė rast lufte kundėr Turqisė. Mali i Zi, me
qėllim qė tė shkaktonte sa mė parė konfliktin ballkanik, bėri tė
gjitha pėrpjekjet me anėn e bajraktarėve, si Sokol Baci etj., qė
ishin nė shėrbim tė tij, ti hidhte malėsorėt katolikė shqiptarė
nė luftė kundėr turqve, tė cilėt kishin krijuar nė Malėsi njė
gjendje tė padurueshme. Urrejtja e papėrmbajtur e malėsorėve
kundėr sundimtarėve osmanė i bėri ata tė bashkėpunonin me
malazezėt.
Kėtė bashkėpunim turqit e shfrytėzuan pėr tė nxitur fanatizmin
fetar nė vilajetin e Shkodrės dhe pėr tė bėrė masakra mbi
popullsinė katolike tė Zadrimės, njė pjesė e madhe e sė cilės u
detyrua tė arratisej nė male. Me politikėn e tyre tė terrorit
turqit i afruan edhe mė shumė malėsorėt katolikė me Malin e Zi.
Luftime tė ashpra kundėr forcave turke zhvilluan nė shtator tė
vitit 1912 malėsorėt e Malėsisė sė Madhe, tė pėrkrahur nga
reparte malazeze, si edhe nga zadrimasit.
Ndėrkohė marrėdhėniet ndėrmjet Turqisė dhe shteteve tė Aleancės
Ballkanike po acaroheshin gjithnjė e mė shumė. Nuk e zbuti kėtė
acarim as vendimi i marrė nga Porta e Lartė mė 24 shtator pėr
ti shtrirė njė varg privilegjesh, qė u ishin njohur
shqiptarėve, edhe mbi popullsitė joshqiptare tė vilajeteve tė
Rumelisė.
Nė fund tė shtatorit si Turqia, ashtu edhe shtetet ballkanike
filluan mobilizimin e ushtrive tė veta. Dukej qartė se konflikti
i armatosur ishte i pashmangshėm. Fuqitė e Mėdha e nė mėnyrė tė
veēantė Rusia u pėrpoqėn ta pengonin njė konflikt tė tillė qė
mund tė shpinte nė prishjen e status quo-sė nė Ballkan dhe nė
njė luftė botėrore, pėr tė cilėn ata nuk ishin pėrgatitur ende.
Mė 7 tetor Austro-Hungaria e Rusia deklaronin nė emėr tė Fuqive
tė Mėdha qė, nė rast lufte ndėrmjet Turqisė e shteteve
ballkanike, nė mbarim tė konfliktit fuqitė nuk do tė lejonin
asnjė ndryshim tė status quo-sė territoriale nė Ballkan. Nė njė
kohė kur pėrfundimi i luftės nuk dihej, Vjena synonte, me anė tė
kėsaj deklarate, tė pengonte zgjerimin e shteteve ballkanike nė
kurriz tė Turqisė, ndėrsa Rusia tė siguronte mbrojtjen e
aleatėve tė vet ballkanikė nė rast disfate.
Megjithatė Lufta Ballkanike shpėrtheu. Mė 8 tetor Mali i Zi i
shpalli luftė Turqisė. Mė 17 tetor i shpallėn asaj luftė Serbia
e Bullgaria dhe njė ditė mė vonė Greqia.
#Post#: 268--------------------------------------------------
Re: SHPALLJA E PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:35 am
---------------------------------------------------------
Lufta e Parė Ballkanike dhe Shqipėria
Lufta e Parė Ballkanike, pėrderisa drejtohej kundėr Turqisė dhe
kishte pėr qėllim bashkimin kombėtar tė popujve ballkanikė,
objektivisht kryente njė funksion pėrparimtar. Por ajo u drejtua
nga qarqet shoviniste tė vendeve tė Ballkanit dhe u kthye nė njė
luftė grabitqare, pushtuese, sidomos ndaj Shqipėrisė e
Maqedonisė.
Shqiptarėt ishin po aq tė interesuar sa edhe popujt e tjerė tė
shtypur tė Ballkanit pėr tu ēliruar nga zgjedha osmane.
Pėrfaqėsuesit e tyre bėnė pėrpjekje pėr tu lidhur me fqinjėt nė
luftėn e pėrbashkėt kundėrosmane, por kėto pėrpjekje dėshtuan
pėr faj tė krerėve tė Aleancės Ballkanike, tė cilėt nuk
dėshironin ti kishin shqiptarėt si palė me tė drejta tė
barabarta nė kėtė aleancė, sepse ishin marrė vesh ndėrmjet tyre
pėr copėtimin e Shqipėrisė. Prandaj, shqiptarėt nuk hynė nė njė
aleancė, krerėt e sė cilės synonin ti pėrdornin ata si mish pėr
top nė luftėn kundėr Perandorisė Osmane. Pjesėmarrja e
shqiptarėve nė kėtė aleancė, pa u njohur zyrtarisht tė drejtat e
tyre, do tė ishte njė vetėvrasje.
Planet aneksioniste tė Serbisė, tė Malit tė Zi e tė Greqisė
kundrejt Shqipėrisė, plane qė filluan tė viheshin nė jetė me
shpėrthimin e Luftės sė Parė Ballkanike, ishin pjellė e njė
politike tė pajustifikueshme armiqėsore ndaj njė populli fqinj,
qė kishte bėrė njė luftė tė vazhdueshme kundėr sundimit
shekullor osman dhe kishte treguar se ishte njė aleat i sigurt
nė luftėn kundėr armikut tė pėrbashkėt. Shtetet ballkanike jo
vetėm dėrgonin ushtarėt e tyre tė vriteshin me shqiptarėt, qė
ishin tė vendosur tė mbronin deri nė fund lirinė e tėrėsinė e
tokės sė tyre, por edhe u jepnin Fuqive tė Mėdha njė armė tė
fortė nė dorė pėr tė ndėrhyrė nė punėt e Ballkanit, qė tė vinin
nė orbitėn e tyre si popullin shqiptar, ashtu edhe popujt
fqinjė. Pėr kėtė arsye, Lufta Ballkanike krijoi nė Shqipėri njė
gjendje shumė tė ndėrlikuar e kontradiktore. Nga njėra anė, nė
masat popullore vazhdonte tė ishte gjallė fryma e luftės kundėr
zgjedhės osmane, nga ana tjetėr, po bėhej gjithnjė mė i qartė
rreziku qė kėrcėnonte Shqipėrinė nga fqinjėt ballkanikė, tė
cilėt pas dėbimit tė turqve nga gadishulli synonin tė zinin
vendin e Perandorisė Osmane nė tė dhe tė fshinin kombin shqiptar
nga harta politike e Ballkanit.
Ndryshe nga vendet e tjera ballkanike, Shqipėria edhe kėsaj
radhe, nė kėto ēaste tepėr kritike, u ndodh vetėm, me armikun e
vjetėr nė vatėr dhe e sulmuar nga agresorė tė rinj. Ky rrezik
kombėtar vuri nė lėvizje tė gjitha klasat e shtresat shoqėrore
tė vendit. Pėrpara tyre u ngrit nė mėnyrė mė serioze ēėshtja e
fatit tė Shqipėrisė, e qėndrimit qė duhej mbajtur ndaj
konfliktit ballkanik, e mėnyrave dhe e mjeteve pėr ta shpėtuar
Shqipėrinė nga katastrofa qė kėrcėnonte Turqinė.
Qysh nė fillim tė tetorit gazeta Liri e Shqipėrisė, qė
pėrfaqėsonte opinionin e kolonisė shqiptare tė Sofjes, duke
parashikuar ngjarjet, u drejtohej shqiptarėve me thirrjen: ...
tė marrim armėt dhe tė mbrojmė kufijtė e mėmėdheut tonė, duke
kėrkuar autonominė e Shqipėrisė. Po kjo gazetė u drejtohej
shqiptarėve tu pėrmbaheshin udhėzimeve tė Sami Frashėrit nė
veprėn Shqipėria ēka qėnė, ēėshtė e ēdo tė bėhetė?, d.m.th.
ti jepnin njė goditje tė fortė Turqisė pėr tė mos u rrokullisur
me tė nė greminė.
Ndryshe e vlerėsuan gjendjen kolonitė shqiptare tė mėrgimit nė
ShBA. Ato u nisėn nga fakti se Turqia, megjithėse ishte armike e
Shqipėrisė, u kishte njohur shqiptarėve disa tė drejta
kombėtare, kurse pjesėtarėt e Aleancės Ballkanike synonin ta
copėtonin atė krejtėsisht. Prandaj mbledhja e pėrfaqėsuesve tė
kolonive shqiptare tė ShBA-sė, qė u bė mė 6 tetor 1912 nė
Boston, duke ... marrė nė sy atė qė po mundet Turqia, e qė
shtetet e Ballkanit do ta ndajnė Shqipėrinė nė mes tyre,
deklaronte: Ėshtė detyrė e atdhetarėve shqiptarė tė jenė
plotėsisht tė bashkuar me guvernėn (qeverinė - shėn. i aut.)
otomane kundėr armiqve tė Mbretėrisė. Ndonėse frymėzohej nga
qėllime patriotike, qėndrimi i kolonive shqiptare tė ShBA-sė
pėrmbante nė vetvete njė rrezik tė madh pėr vendin. Pėrkrahja pa
kushte qė shqiptarėt do ti jepnin Turqisė nė luftėn kundėr
Aleancės Ballkanike do tė sillte si pasojė qė Shqipėria tė
pėsonte tė njėjtin fat qė do tė pėsonte Turqia nė Ballkan dhe do
tu jepte njė argument tė fortė qeverive tė Aleancės Ballkanike
pėr tė mbrojtur pėrpara opinionit publik ndėrkombėtar planin e
copėtimit tė Shqipėrisė si njė provincė e thjeshtė turke.
Brenda nė Shqipėri nismėn pėr njė veprim politik, qė ta nxirrte
vendin nga gjendja e vėshtirė dhe e ndėrlikuar e krijuar nga
Lufta Ballkanike, e morėn shoqėritė atdhetare, Komiteti
Shpėtimi dhe Shoqėria e Zezė pėr Shpėtim qė ishte krijuar nė
Shkup. Pėrfaqėsuesit e tyre Sali Gjuka, Nexhip Draga, Bedri
Pejani, Mithat Frashėri etj., organizuan nė Shkup mė 14 tetor
1912 njė mbledhje, pėr tė cilėn ishte marrė qysh pėrpara edhe
miratimi i Hasan Prishtinės e i Bajram Currit, qė kishin shkuar
nė front pėr organizimin e mbrojtjes sė tokave shqiptare.
Mbledhja e Shkupit arriti nė pėrfundimin se Perandoria Osmane do
ta humbiste luftėn dhe vendosi tu njoftonte Fuqive tė Mėdha se
populli shqiptar po i kapte armėt jo pėr tė forcuar sundimin e
Turqisė nė Ballkan, por pėr ti dalė zot tėrėsisė tokėsore e
lirisė sė Shqipėrisė. Pra, vijonte deklarata, shqiptarėt nuk do
tė pranonin pėr katėr vilajetet veēse njė formė tė vetme
qeverisjeje. Ky vendim pėrputhej me atė qė ishte shprehur nga
gazeta Liri e Shqipėrisė dhe ishte vendimi mė i drejtė e mė
realist qė mund tė merrej nė kėto rrethana. Ai iu dorėzua
pėrfaqėsuesve tė fuqive tė huaja nė Shkup mė 16 tetor.
Mbledhja e Shkupit caktoi edhe njė delegacion, i cili do tė
shkonte nė Malėsi tė Madhe pėr ti shkėputur malėsorėt nga
bashkėpunimi me Malin e Zi. Ky delegacion u autorizua gjithashtu
tė merrej vesh me krahinat e tjera tė vendit pėr organizimin e
njė kuvendi kombėtar qė do tė vendoste pėr fatin e atdheut. Por
ai nuk mundi tė arrinte nė Malėsi tė Madhe; ngjarjet nė frontin
e luftės ishin zhvilluar me njė shpejtėsi tė tillė, qė e
detyruan tė ndalej pėrkohėsisht nė Pejė e nė Gjakovė, ku mori
autorizimin nga popullsia pėr ta pėrfaqėsuar atė nė veprimtaritė
qė po ndėrmerreshin kundėr copėtimit tė vendit. Prej kėtej
delegacioni i Kosovės u drejtua nė Shqipėrinė e Mesme e tė
Jugut, ku ishin marrė nisma nga rrethet atdhetare lokale pėr
organizimin e kuvendit kombėtar dhe kishte filluar zgjedhja e
delegatėve.
Ushtritė e aleatėve ballkanikė brenda njė kohe tė shkurtėr e
shpartalluan ushtrinė turke nė tė gjitha frontet. Trupat
bullgare, pasi thyen qėndresėn e forcave turke, tė pėrqendruara
nė Trakėn Lindore, iu drejtuan Adrianopojės. Forcat e Malit tė
Zi, tė ndara nė tri kolona, sulmuan dy nė drejtim tė Shkodrės
dhe njėra nė drejtim tė Pejės. Brenda tri javėsh ato pushtuan
Pejėn dhe iu drejtuan Shkodrės.
Mbreti Nikolla i Malit tė Zi, ndėrsa u premtonte malėsorėve se
do tė respektonte flamurin shqiptar, nė thirrjen drejtuar
popullit malazez e ftonte kėtė tu jepte dorėn vėllezėrve nėn
zgjedhė tė Malėsisė, tė cilėt prej mė shumė se dy vjetėsh
luftonin pėr tė drejtat e lirinė e tyre dhe pėr bashkimin me
Malin e Zi. Kur doli nė shesh mashtrimi i mbretit malazez dhe
kur nė tokat shqiptare tė pushtuara, nė vend tė flamurit
kombėtar u ngrit ai i Malit tė Zi, malėsorėt, qė kishin marrė
pjesė aktive nė kėtė luftė krahas ushtrive malazeze, u tėrhoqėn
nė masė nga lufta.
Edhe mbreti serb Pjetėr, nė manifestin qė shpalli nė fillim tė
fushatės ushtarake serbe, deklaronte nė mėnyrė demagogjike se do
tu sillte edhe shqiptarėve lirinė, vėllazėrinė dhe barazinė.
Mė 15 tetor filloi mėsymja e trupave serbe nė rajonin e Vranjės,
ndėrsa mė 18 tetor u hodh nė sulm gjithė ushtria prej 286 000
vetash, nė drejtimin Nish-Manastir-Elbasan,
Nish-Manastir-Selanik dhe Kurshunli-Prizren-Durrės. Forca tė
tjera sulmuan nga veriu, nė drejtimin Rashkė-Mitrovicė-Pejė dhe
Javor-Priepolje.
Turqia u gjend e papėrgatitur pėr luftė. Qeveria turke vendosi
tė formonte repartet e armatosura vullnetare shqiptare, qė do tė
pajiseshin me armė nga depot e shtetit. Doli edhe njė urdhėr i
ministrit tė Luftės pėr tu dėrguar shqiptarėve 50 000 pushkė.
Megjithatė nuk u dėrgua asgjė, shqiptarėt u lanė pa armė, nė
mėshirėn e fatit. Qeveria xhonturke nuk qe nė gjendje tė
pėrfitonte nga forca e madhe e shqiptarėve dhe nga gatishmėria
pėr tė mbrojtur atdheun e vet.
Shqiptarėt e Kosovės, veēanėrisht ata tė Llapit dhe tė krahinave
pėrreth, u qėndruan me vendosmėri nė luftimet e Merdarit (14-18
tetor), nė veri tė Podujevės, forcave tė Armatės sė parė dhe tė
tretė serbe. Ushtria turke njė ditė para betejės braktisi
frontin nė disa pika. Luftimet nė Merdar ishin tė ashpra. Serbėt
e morėn atė pas humbjeve tė mėdha. Edhe mbrojtja e kufirit nga
Rashka nė Podujevė u mbeti vullnetarėve shqiptarė, tė udhėhequr
nga Isa Boletini. Me organizimin e mbrojtjes nė veri tė
Prishtinės u mor Hasan Prishtina, ndėrsa nė Gjakovė, Plavė e
Guci Bajram Curri.
Pasi morėn Merdarin, forcat serbe tė Armatės sė parė depėrtuan
nė Podujevė dhe, sė bashku me ushtritė e Armatės sė tretė, mė 20
tetor filluan sulmin mbi Prishtinėn. Vullnetarėt shqiptarė
luftuan me vendosmėri, por pėr mungesė tė municionit u tėrhoqėn
nga qyteti, qė ra po atė ditė nė duart e serbėve. Mė 23 tetor u
pushtua Vuēiterna dhe pas saj Mitrovica.
Me organizimin e forcave vullnetare shqiptare nė zonėn e
Gjilanit, tė Moravės e tė Karadakut u mor Idriz Seferi, qė
arriti tė grumbullojė 6 000 luftėtarė, tė cilėt u hodhėn nė
kufirin me Serbinė, ku sė bashku me forcat e vendit u bėnė ballė
njėsive tė Armatės sė tretė serbe. Luftimet nė kėtė trevė
juglindore tė Kosovės vazhduan 7 ditė, duke filluar nga koha e
sulmit tė ushtrisė serbe mė 15 tetor. Pasi theu qėndresėn e
shqiptarėve nė kufirin juglindor tė Kosovės, ushtria serbe mundi
tė pushtonte mė 24 tetor qytetin e Gjilanit. Mė 23 tetor serbėt
pushtuan Vuēiternėn dhe pas saj Mitrovicėn.
Pas pushtimit tė Prishtinės ushtria serbe filloi veprime tė
tjera nė pėrmasa tė mėdha, tė cilat kishin si objektiv tė parė
pushtimin e Ferizajt, tė Kumanovės e tė Shkupit, pėr tė vijuar
mė tej marshimin drejt jugut dhe drejt pjesės perėndimore tė
Shqipėrisė.
Natėn e 23-24 korrikut Armata e tretė serbe filloi njė marshim
drejt Shkupit e Kumanovės. Mė 24 tetor pushtoi Lipjanin dhe po
nė kėtė ditė iu afrua Ferizajt. Edhe mbrojtja e tij u mbeti
rreth 10 000 vullnetarėve shqiptarė. Nė mesditėn e 25 tetorit
ushtria serbe filloi sulmin e pėrgjithshėm mbi qytetin, tė cilin
e pushtoi nė mbrėmjen e 25 tetorit. Forcat shqiptare u tėrhoqėn
drejt Kaēanikut.
Por luftimet mė tė mėdha u bėnė nė Grykėn e Carralevės. Pas dy
ditė lufte me 2 000-3 000 vullnetarė shqiptarė, forcat serbe,
pasi lanė kėtu shumė ushtarė tė vrarė e tė plagosur, mė 26 tetor
e pushtuan kėtė grykė. Mė 30 tetor u pushtua Prizreni.
Beteja mė e madhe e trevės sė Kosovės ishte ajo e Kumanovės
(22-24 tetor), ku serbėt hodhėn ushtrinė e Armatės sė parė, tė
pėrbėrė nga 126 000 veta. Armata turke e Vardarit kishte
vendosur nė kėtė front 50 000 luftėtarė. Midis tyre kishte edhe
disa mijėra ushtarė shqiptarė, pėrveē forcave vullnetare tė
ardhura nga treva e Kumanovės e rrethet e tjera.
Mė 24 tetor ushtria turke u thye pėrfundimisht nė Kumanovė. Pas
pushtimit tė Kumanovės, mė 26 tetor forcat e Armatės sė parė
serbe pushtuan pa luftė Shkupin. Me pushtimin e Shkupit
pėrfundoi faza e parė e Luftės Balkanike. Periudha e dytė ishte
ajo e luftės pėr pushtimin e territoreve shqiptare nė pjesėn
perėndimore tė vilajetit tė Kosovės, nė vilajetet e Manastirit,
tė Shkodrės e tė Janinės.
Sikurse shkruajnė gjeneralėt turq, pjesėmarrės nė kėto beteja,
shqiptarėt luftuan me trimėri tė madhe pėr tė mbrojtur atdheun e
vet, tokėn amtare. Ata nuk e braktisėn asnjėherė frontin dhe
shpesh luftuan edhe pasi ushtria turke kishte braktisur vijėn e
luftės. Nė Betejėn e Kumanovės u vra gjithė efektivi i
batalionit tė ushtarėve tė Gjilanit. Ndėrsa numri i pėrgjithshėm
i shqiptarėve, qė u vranė nė kėtė betejė, arrin nė 10 000 veta.
Pas pushtimit tė Shkupit, ushtria serbe vazhdoi mėsymjen drejt
pjesės perėndimore tė vilajetit tė Kosovės (drejt Prizrenit,
Pejės, Gjakovės etj.), drejt vilajeteve tė Manastirit (pushtuan
Manastirin), tė Shkodrės e tė Janinės. Ata kaluan nėpėr luginėn
e Drinit, pushtuan Lumėn, Mirditėn e Matin, dolėn nė Lezhė dhe u
dyndėn nė Shqipėrinė e Mesme. Njė pjesė e tyre iu drejtua
Durrėsit, kurse kolona tė tjera u nisėn drejt veriut dhe, sė
bashku me forcat malazeze qė kishin marrė Shėngjinin, plotėsuan
rrethimin e Shkodrės.
Shqiptarėt, tė braktisur nga ushtritė osmane, edhe pse luftuan
kudo me trimėri, nuk qenė nė gjendje tė ndalnin sulmin e
kombinuar tė aleatėve ballkanikė, tė pėrgatitur ushtarakisht
prej dhjetėra vjetėsh dhe tė armatosur deri nė dhėmbė. Nė fillim
tė dhjetorit tė vitit 1912 ushtritė serbo-malazeze kishin
pushtuar pjesėn mė tė madhe tė Shqipėrisė dhe arritėn nė jug
deri nė luginėn e Shkumbinit, nė vijėn
Durrės-Kavajė-Peqin-Elbasan-Pogradec-Strugė.
Ndėrkohė edhe ushtria greke, pasi theu forcat turke nė Thesali e
nė Epir, mori Selanikun, rrethoi Janinėn, shtiu nė dorė Sazanin
dhe zbarkoi nė Himarė, tė cilėn e pushtoi bashkė me disa fshatra
pėrreth.
Menjėherė pas sukseseve tė para qeveritarėt e Serbisė, tė Malit
tė Zi dhe tė Greqisė, si edhe shtypi i tyre, filluan ti
deklaronin gjithnjė mė hapur qėllimet e veta ndaj Shqipėrisė,
duke i justifikuar ato me argumentet absurde tė paaftėsisė sė
fiseve tė egra e barbare shqiptare pėr tė formuar shtetin e
vet.
Kėto deklarata u shoqėruan me njė veprimtari gjakatare,
terroriste, shfarosėse tė ushtrive malazeze e serbe dhe mė vonė
greke kundėr popullsisė shqiptare, qė nuk mėshiruan as gratė, as
fėmijėt e as pleqtė. Pushtimi i Kosovės e i viseve tė tjera tė
Shqipėrisė u shoqėrua me vrasje nė masė tė luftėtarėve kosovarė
dhe me masakrimin e me shpėrnguljen e popullsisė. Qėllimi i
Beogradit ishte qė Serbia tė bėhej shtet i pastėr, thjesht
serb, nacional. Proklamatave tė mbretit tė Serbisė, pėr
barazinė e shqiptarėve me serbėt nė shtetin e Serbisė, ua zunė
vendin pas fillimit tė luftės urdhrat pėr shfarosjen e
shqiptarėve. Gjeneralėt serbė pranonin haptazi atėherė se ne i
linim tė qetė turqit, por vramė sa mundėm ē'qenė shqiptarė.
Deviza e ushtrisė serbe ishte: Tė shfarosim shqiptarėt!.
Kudo qė shkelėn, nė fshatrat e qytetet e Kosovės dhe tė tė
gjithė Shqipėrisė, serbėt mbollėn vdekje e shkatėrrime. Vetėm nė
dy muajt e parė tė luftės, nė tetor-nėntor 1912, u vranė 25 000
shqiptarė. Vrasja e shqiptarėve ishte programuar zyrtarisht nga
Beogradi, qė kishte urdhėruar tė mos lihej asnjė gjurmė
shqiptare nė ato vise. Qytete tė tėra, si Prishtina, Vuēiterna,
Ferizaj, Gjilani, Kumanova, Presheva, Prizreni, Peja etj., iu
nėnshtruan shkatėrrimeve. Fshatrat pėrreth kėtyre qyteteve u
bėnė shkrumb e hi, ndėrsa banorėt e tyre, pa kursyer as gratė,
pleqtė e fėmijėt, u vranė ose u dogjėn tė gjallė, nė zjarrin e
shtėpive tė tyre. Ushtria malazeze plaēkiti Gjakovėn dhe dogji
pazarin e saj. Sikurse pohonte sekretari i N. Pashiēit, nė
rrugėn midis Prizrenit dhe Pejės kishte vetėm fshatra tė
djegura, ndėrsa banorėt e tyre ishin masakruar. Nė Pejė
vriteshin ēdo ditė 25 shqiptarė. Pasi shtypėn qėndresėn e 2 000
lumjanėve, serbėt, nė tetor 1912, masakruan popullsinė e Lumės,
700 veta, duke pėrfshirė pleqtė, gratė, fėmijėt e madje edhe ata
tė sapo lindur qė u therrėn ose u dogjėn tė gjallė nė shtėpitė e
tyre, dogjėn e rrafshuan me tokėn thuajse tė gjitha fshatrat e
Lumės. Fshati Nishor, nė veriperėndim tė Prizrenit u rėnua nga
goditjet e artilerisė, ndėrsa popullsia u masakrua, u vranė
gjithė burrat. Bashkėkohėsit shkruanin se nė fshatra tė tėra tė
Kosovės nuk mbeti i gjallė asnjė njeri.
Nė territorin midis Kumanovės e Shkupit, sipas njoftimeve tė
shtypit tė kohės, u vranė 3 000 veta, nga tė cilėt 2 000 nė
rrethin e Shkupit. Terrorit tė paparė iu nėnshtrua edhe
popullsia e qytetit tė Shkupit. Ēdo ditė oficerėt serbė
organizonin ekspedita nė fshatrat rreth Shkupit pėr tė
terrorizuar dhe pėr tė masakruar fshatarėt. Mijėra njėrėz tė
pambrojtur vinin nga Kumanova e nga Presheva, duke shpresuar tė
gjenin shpėtim nė Shkup. Por edhe kėtu i priste vdekja nga
ushtarėt serbė ose nga uria. Masakra tė mėdha u bėnė nė Malin e
Zi tė Shkupit, ku u dogjėn 29 fshatra shqiptare. Pas pushtimit
tė Ferizajt, u vranė kėtu 1 200 veta.
Gjatė kėsaj fushate persekutimesh ndaj shqiptarėve u arrestuan
nė rrethet e Shkupit, nė muajin nėntor, Hasan Prishtina, Nexhip
Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha, Kosum Seferi dhe mjaft
udhėheqės tė tjerė tė lėvizjes shqiptare, tė cilėt, meqė nuk
pranuan tė nėnshkruanin deklaratat e besnikėrisė ndaj Serbisė, u
hodhėn nė burgjet e Beogradit, ku u mbajtėn deri mė 16 maj 1913.
Pushtimi i Kosovės u shoqėrua me shpėrngulje nė masė tė
popullsisė shqiptare nga trojet e tyre amtare. Vetėm nė
periudhėn e Luftės sė Parė Ballkanike u shpėrngulėn nga vise tė
ndryshme tė vilajetit tė Kosovės rreth 150 000 shqiptarė.
#Post#: 269--------------------------------------------------
Re: SHPALLJA E PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:36 am
---------------------------------------------------------
Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė
Fitoret e rrufeshme tė shteteve ballkanike i detyruan Fuqitė e
Mėdha tė rishikonin vendimin e tyre pėr tė mos lejuar ndryshimin
e status quo-sė nė Ballkan. Qysh nė fund tė tetorit nė rrethet
diplomatike dhe nė shtypin evropian filloi tė flitej pėr nevojėn
e ndryshimeve territoriale nė tė mirė tė aleatėve ballkanikė. Nė
kėto kushte, patriotėt shqiptarė qė ndodheshin jashtė atdheut
vendosėn tė ndėrmerrnin njė veprim tė ri politik krahas atij tė
Shoqėrisė sė zezė pėr shpėtim e tė rretheve tė tjera atdhetare
brenda vendit. Qėllimi i kėtij veprimi do tė ishte tė shpėtohej
Shqipėria nga copėtimi, tė ruhej tėrėsia e saj tokėsore e tė
mblidhej njė kuvend kombėtar qė do tė vendoste pėr fatin e saj.
Nismėn pėr kėtė veprim tė ri e morėn Ismail Qemali dhe Luigj
Gurakuqi, tė cilėt mendonin se do tė kishin pėrkrahjen e Lidhjes
Tripalėshe. Ata u nisėn nga Stambolli dhe arritėn nė Bukuresht,
ku mė 5 nėntor 1912 organizuan mbledhjen e kolonisė shqiptare tė
atjeshme. Aty u vendos tė themelohej njė komitet drejtonjės qė
tė merrte nė dorė qeverinė e vendit; tė krijohej njė komision qė
do tė shkonte nė Evropė pėr tė mbrojtur pėrpara qeverive tė
Fuqive tė Mėdha tė drejtat kombėtare e lokale tė popullit
shqiptar dhe njė komitet nė Bukuresht, qė do tė bashkėrendonte
veprimtarinė e komiteteve tė tjera brenda e jashtė Shqipėrisė
pėr ti ardhur atdheut nė ndihmė. Mbledhja e Bukureshtit nė
vendimin e saj nuk pėrcaktoi qartė nėse do tė kėrkohej autonomi
a pavarėsi. Kjo do tė pėrcaktohej, siē duket, nga zhvillimi i
mėtejshėm i ngjarjeve dhe nga qėndrimi qė do tė mbanin kundrejt
ēėshtjes shqiptare Fuqitė e Mėdha. Pėr kėtė qėllim Ismail Qemali
me shokė shkoi nė Vjenė, ku bisedoi me ambasadorin anglez,
Berhtoldin, dhe me ambasadorin italian. Gjatė rrugės ose ndoshta
nė kryeqytetin austriak Ismail Qemali u njoftua pėr lėvizjen qė
kishte filluar nė Shqipėri pėr mbledhjen e njė kuvendi kombėtar.
Ai i deklaroi mė 10 nėntor ambasadorit anglez se do tė nisej sė
shpejti pėr nė Vlorė pėr tė marrė pjesė nė njė mbledhje tė
krerėve shqiptarė, se shqiptarėt ishin tė vendosur tė ruanin
vendin e tyre, se ata do tė luftonin deri nė pikėn e fundit tė
gjakut pėr tė mos lejuar njė copėtim tė tij dhe se krijimi i njė
Shqipėrie mė vete do tė mėnjanonte njė ndėrhyrje tė Austrisė dhe
tė Italisė.
Ideja pėr mbledhjen e njė kuvendi nė Shqipėri, qė do tu
paraqiste Fuqive tė Mėdha kėrkesat e popullit shqiptar, kishte
gjetur pėrkrahjen e qeverisė austro-hungareze. Berhtoldi e
njoftoi Ismail Qemalin se Vjena ishte pėr njė Shqipėri autonome.
I tillė ishte edhe opinioni qė mbizotėronte nė rrethet
diplomatike tė Fuqive tė tjera tė Mėdha. Por autonomia nė
kuadrin e Perandorisė Osmane tashmė nuk kishte asnjė kuptim.
Ushtria osmane nė Ballkan ishte shpartalluar nė tė gjitha
frontet. Trupat serbe, malazeze e greke kishin hyrė thellė nė
tokėn shqiptare.
Nė kėto kushte e vetmja zgjidhje e drejtė e ēėshtjes shqiptare
ishte ajo e shpalljes sė pavarėsisė. Nė kėtė pėrfundim arriti
grupi i atdhetarėve i kryesuar nga Ismail Qemali, i cili mė 19
nėntor deklaronte nė Trieste, ku kishte arritur bashkė me
shokėt, se: ... menjėherė pas mbėrritjes sė tij nė Shqipėri do
tė shpallej pavarėsia e Shqipėrisė dhe do tė zgjidhej qeveria e
pėrkohshme. Nga Triestja komisionit qė ishte formuar nė Vlorė
pėr pėrgatitjen e mbledhjes sė kuvendit kombėtar iu dėrgua njė
telegram, me anė tė tė cilit kėrkohej qė tė merreshin masa pėr
thirrjen e delegatėve.
Ideja e pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe lajmi i mbledhjes sė
kuvendit kombėtar u pritėn me entuziazėm tė madh nė Shqipėri, ku
gjetėn njė truall tė pėrgatitur qysh mė parė nga rrethet
atdhetare tė vendit. Kėto rrethe kishin vendosur lidhje ndėrmjet
tyre dhe kishin caktuar Vlorėn si qendėr ku do tė bėhej mbledhja
e pėrfaqėsuesve tė kombit shqiptar.
Grupi i kryesuar nga Ismail Qemali arriti nė Durrės mė 21
nėntor. Sė bashku me atdhetarėt durrsakė ai vendosi tė ngrinte
nė qytet flamurin kombėtar. Por autoritetet osmane, tė ndihmuara
nga armiku i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhespot Jakovi,
arritėn, ndonėse pėrkohėsisht, ta pengonin kėtė veprim. Komanda
turke e Janinės u orvat nga ana e saj ta kapte Ismail Qemalin
gjallė ose vdekur, por shumė shpejt u detyrua tė hiqte dorė nga
ky vendim. Administrata turke nė krahinat e Shqipėrisė, tė
papushtuara ende nga ushtritė ballkanike, nė pėrgjithėsi nuk
ishte nė gjendje ta pengonte lėvizjen shqiptare. Ajo i trembej
shumė njė konflikti tė armatosur me shqiptarėt, nė njė kohė kur
po ndiqej kėmba-kėmbės nga aleatėt ballkanikė dhe kur e vetmja
rrugė tėrheqjeje nė perėndim ishte Shqipėria.
Tė shoqėruar nga delegatėt e Durrėsit, tė Shijakut, tė Tiranės e
tė Krujės, Ismail Qemali me shokėt e tij u nisėn pėr nė Kavajė.
Prej andej nėpėr Karatoprak kaluan nė Fier, ku u takuan me
delegatėt e Kosovės, dhe mė 25 nėntor arritėn nė Vlorė. Kėtu
delegatėt e popullit shqiptar u pritėn me festė. Njė zjarr i
shenjtė patriotizmi, - shkruan Ismail Qemali nė kujtimet e tij,
- kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli mė
pėrshėndeste kudo me entuziazėm dhe gėzim.
Puna e parė e udhėheqėsit patriot qysh mė 26 nėntor ishte
organizimi i forcave tė armatosura. Pėr kėtė qėllim ai ngriti
njė komision organizues dhe u dėrgoi pleqėsive tė katundeve njė
qarkore, me anėn e sė cilės porositeshin tė mobilizonin njerėzit
e aftė pėr armė dhe ti mbanin ata nė gatishmėri.
Ndėrkohė, ushtria serbe po pėrparonte me shpejtėsi nė tokat
shqiptare. Ajo po i afrohej Durrėsit, Tiranės, Krujės dhe
Elbasanit. Rrethet atdhetare tė kėtyre qyteteve vendosėn ta
shpallnin sa mė parė pavarėsinė pėr ti vėnė autoritetet
ushtarake serbe pėrpara faktit tė kryer. Mė 25 nėntor Elbasani
shpalli i pari pavarėsinė. Tė nesėrmen atė e shpallėn Durrėsi e
Tirana dhe mė 27 nėntor Kavaja, Peqini e Lushnja.
Pėr shkak tė pėrparimit tė pandalur tė ushtrive serbe, gjendja
nė Shqipėri po bėhej gjithnjė mė kritike. Kjo ishte arsyeja qė
nė mbrėmjen e 27 nėntorit delegatėt qė ndodheshin nė Vlorė,
ndonėse nuk kishin arritur ende pėrfaqėsuesit e disa krahinave,
vendosėn tė mblidhnin tė nesėrmen kuvendin kombėtar.
Mė 28 Nėntor 1912, nė orėn 14, u hap nė Vlorė Kuvendi Kombėtar.
Nė mbledhjen e parė tė Kuvendit morėn pjesė 37 delegatė, tė
cilėt u shtuan gjatė ditėve qė pasuan duke arritur nė 63 veta,
qė pėrfaqėsonin tė gjitha viset shqiptare. Pjesa mė e madhe e
tyre ishin udhėheqės e veprimtarė tė Lėvizjes Kombėtare
Shqiptare. Pėrveē Ismail Qemalit merrnin pjesė Luigj Gurakuqi,
Isa Boletini, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Vehbi
Agolli, Nikollė Kaēorri, Jani Minga, Abdi Toptani, Pandeli Cale,
Dudė Karbunara, Lef Nosi, Mithat Frashėri, Mehmet Dėralla, Hasan
Hysen Budakova, Ajdin Draga, Sherif efendi Dibra, Dhimitėr
Mborja, Dhimitėr Zografi, Shefqet Daiu, Rexhep Ademi, Dhimitėr
Berati, Kristo Meksi, Xhelal Koprėncka, Spiro Ilo, Iljaz Vrioni,
Hajredin Cakrani, Shefqet Vėrlaci etj. Isa Boletini mbėrriti me
400 luftėtarė kosovarė mė 29 nėntor, i pritur me gėzim tė madh
nga popullsia dhe nga delegatėt e Kuvendit. Nga udhėheqėsit e
tjerė kosovarė, pėr shkak tė rrethanave tė luftės, nuk mundėn tė
merrnin pjesė Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait
Hoxha etj., qė ndodheshin nė burgun e Beogradit, si edhe Bajram
Curri, i cili, ndonėse u nis pėr nė Kuvend, u pengua nga
luftimet gjatė rrugės.
Pjesėmarrja nė Kuvend e delegatėve nga tė gjitha qytetet e
Shqipėrisė, duke pėrfshirė edhe ato qė ndodheshin tė pushtuara
nga ushtritė serbe, malazeze e greke, i dha atij karakterin e
njė asambleje kombėtare mbarėshqiptare. Kjo ishte njėherazi
shprehje e vendosmėrisė sė tė gjithė shqiptarėve pėr tu
bashkuar nė shtetin e vet kombėtar, nė tė cilin do tė
pėrfshiheshin tė gjitha viset shqiptare.
Kuvendi zgjodhi si kryetar Ismail Qemalin, i cili foli pėr tė
kaluarėn e Shqipėrisė nėn sundimin osman dhe pėr luftėrat e
shqiptarėve pėr tė fituar tė drejtat e tyre. Ai vuri nė dukje se
nė rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike e vetmja udhė
shpėtimi ishte ndarja e Shqipėrisė nga Turqia.
Propozimi i kryetarit u miratua njėzėri nga delegatėt, tė cilėt
nėnshkruan dokumentin historik pėr Pavarėsinė e Shqipėrisė, ku
thuhej: ... Shqipėria me sot tė bėhet mė vehte, e lirė e
mosvarme.
Pastaj u ngrit madhėrisht flamuri kombėtar i Shqipėrisė pėrpara
mijėra njerėzve qė ishin mbledhur jashtė selisė sė Kuvendit e qė
e pritėn kėtė ngjarje historike me brohoritje entuziaste, ndėrsa
populli pėrshkonte duke kėnduar rrugėt e qytetit, oratorėt
atdhetarė, si Jani Minga, Murat Toptani etj., me fjalimet e
zjarrta evokonin luftėrat e popullit shqiptar pėr liri.
Nga Kuvendi i Vlorės doli gjithashtu qeveria e pėrkohshme e
kryesuar nga Ismail Qemali.
#Post#: 270--------------------------------------------------
Re: SHPALLJA E PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:36 am
---------------------------------------------------------
Rėndėsia historike e Shpalljes sė Pavarėsisė
Shpallja e Pavarėsisė ishte njė akt me rėndėsi jetike pėr
popullin shqiptar. Ajo, nga njėra anė, mbylli njė epokė tė tėrė
luftėrash e pėrpjekjesh shekullore pėr tė hequr qafe zgjedhėn e
huaj, pėr tė ruajtur tėrėsinė territoriale tė atdheut e pėr tė
formuar shtetin e lirė kombėtar shqiptar duke kurorėzuar veprėn
e Rilindjes dhe, nga ana tjetėr, hapi njė epokė tė re, njė epokė
luftėrash e pėrpjekjesh tė tjera pėr ta mbrojtur pavarėsinė e
fituar nga rreziqet e jashtme e tė brendshme, pėr tė siguruar
bashkimin kombėtar tė gjymtuar rėndė dhe pėr tė vendosur rendin
demokratik.
Ngritja e flamurit kombėtar nė Vlorė pėrfaqėsonte fitoren e
pėrbashkėt tė tė gjitha trevave shqiptare prej Rrafshit tė
Dukagjinit nė veri e deri nė Ēamėri nė jug, prej brigjeve tė
Adriatikut e tė Jonit nė perėndim e deri nė fushat e Kosovės, tė
Tetovės, nė pellgun e Shkupit, nė luginėn e Preshevės e tė
Kumanovės, nė lindje. Kėto treva, duke marrė pjesė gjallėrisht
me pushkė e me penė nė lėvizjen pėr ēlirimin kombėtar, vunė gurė
nė themelet e pavarėsisė shqiptare, i ēimentuan ato me gjakun e
bijve mė tė mirė dhe i hapėn rrugėn formimit tė shtetit
shqiptar.
Kuvendi i Vlorės e shpalli pavarėsinė nė emėr tė tė gjithė
shqiptarėve, tė tė gjitha trevave shqiptare, qė dėrguan
pėrfaqėsuesit e tyre nė tė. Ai e trajtoi Shqipėrinė njė e tė
pandarė. Edhe qeveria shqiptare e Ismail Qemalit doli nė
rrafshin ndėrkombėtar si pėrfaqėsuese e gjithė popullsisė
shqiptare dhe e tė gjitha tokave shqiptare, edhe pse njė pjesė e
madhe e tyre ishte e pushtuar nga ushtritė e shteteve
ballkanike. Edhe deklaratat e notat e protestės, qė kjo qeveri u
dėrgoi shteteve ballkanike e komandave tė tyre ushtarake, nė tė
cilat kėrkoi largimin e menjėhershėm tė forcave tė huaja
ushtarake nga trojet e pushtuara shqiptare dhe kthimin e tyre
Shqipėrisė, u bėnė nė emėr tė Asamblesė Kombėtare qė
pėrfaqėsonte tė gjitha trojet e banuara nga shqiptarėt.
Me Aktin e 28 Nėntorit 1912 sanksionohej e drejta e pamohueshme
historike e kombit shqiptar pėr tė qenė i bashkuar, i lirė e i
pavarur nė trojet e veta, krahas popujve tė tjerė tė Gadishullit
Ballkanik. Kjo ishte njė e drejtė qė buronte nga qenia e tij si
popull me gjuhėn, me kulturėn, me individualitetin e me
historinė e vet, e drejtė e fituar me mundime e sakrifica tė
panumėrta nė llogoret e luftės, e drejtė qė i takonte pėr
ndihmesėn e vyer nė dėbimin nga Ballkani tė sunduesve tė huaj
osmanė.
Kuvendi i Vlorės hodhi themelet e shtetit tė ri sovran shqiptar.
Pėr ta siguruar njė fitore tė tillė popullit shqiptar iu desh tė
bėnte njė luftė tė gjatė kundėr sundimtarėve osmanė dhe synimeve
grabitqare tė fuqive tė huaja. Njė varg rrethanash tė brendshme
e tė jashtme kanė bėrė qė kėto lėvizje tė mos arrinin dot
objektivin. Por nė ēdo etapė ato kanė vėnė nė provė forcat
materiale e morale tė popullit shqiptar, kanė pasuruar pėrvojėn
e traditat e tij luftarake dhe kanė krijuar premisat pėr
zhvillimin e mėtejshėm tė luftės. Nė shek. XIX e nė fillim tė
shek. XX kjo luftė u zhvillua mbi baza tė reja shoqėrore e
politike dhe mori karakter tė ndėrgjegjshėm kombėtar.
Shpallja e autonomisė nga Lidhja e Prizrenit dhe ajo e
Pavarėsisė nga Kuvendi i Vlorės mė 1912 janė dy hallkat
themelore nė zinxhirin e ngjarjeve tė lėvizjes kombėtare, tė
lidhura organikisht ndėrmjet tyre si shprehje e vullnetit
popullor dhe si pasojė e drejtpėrdrejtė e pėrfundim logjik i
luftės ēlirimtare. Por, Shpallja e Pavarėsisė shqiptare ishte nė
tė njėjtėn kohė njė etapė mė e lartė, e pėrcaktuar nga zhvillimi
progresiv i lėvizjes dhe nga rrethanat ndėrkombėtare.
Nė Gadishullin Ballkanik Shqipėria, sikurse Maqedonia, ishte
vendi qė u ēlirua i fundit nga sundimi i sulltanėve osmanė, nė
njė kohė kur popujt e tjerė fqinjė kishin, kush mė shumė e kush
mė pak, dhjetėra vjet qė bėnin jetė shtetėrore tė pavarur. Kjo
vonesė u shkaktua nga faktorė ekonomikė, shoqėrorė e politikė,
tė brendshėm e tė jashtėm, qė vepruan ndėrsjelltas mbi Lėvizjen
Kombėtare Shqiptare dhe pėrcaktuan ritmet e zhvillimit tė saj.
Prapambetja ekonomike e shoqėrore e vendit ishte padyshim njė
faktor qė vonoi rritjen e forcave organizuese e drejtuese tė
lėvizjes kombėtare e si pasojė e vėshtirėsoi dhe e vonoi
Shpalljen e Pavarėsisė. Megjithatė, edhe pse Shqipėria ishte njė
vend i vogėl e mbi tė rėndonte zgjedha e njė perandorie tė
madhe, njė faktor themelor qė e vonoi pėr dhjetėra vjet
pavarėsinė shqiptare ishte ai i jashtėm. Populli shqiptar ka
qenė gjatė gjithė lėvizjes pėr ēlirimin kombėtar i vetėm, pa
ndihmėn e jashtme e pa aleatė. Pėr mė tepėr, shtetet ballkanike
fqinje, tė cilat tė parat patėn siguruar pavarėsinė, luftuan me
tė gjitha mjetet, duke filluar nga presionet diplomatike e duke
mbaruar edhe me ndėrhyrje tė armatosura, kundėr Lėvizjes
Kombėtare Shqiptare, e cila pėr nga qėllimet e saj ishte nė
kundėrshtim me planet e tyre tė skllavėrimit ekonomik e politik
dhe tė copėtimit tė Shqipėrisė. Edhe Fuqitė e Mėdha, tė cilat,
gjatė gjithė shek. XIX patėn pėrkrahur popujt e krishterė tė
Ballkanit (serbėt, grekėt, rumunėt e bullgarėt) tė formonin
shtetet e tyre tė pavarura, pėr njė kohė tė gjatė, mbajtėn njė
qėndrim mospėrfillės ndaj ēėshtjes shqiptare.
Nė kėtė qėndrim pati ndikimin e vet edhe fakti qė shqiptarėt, tė
ndarė nė tri fe (edhe pse i bashkonte njė ndėrgjegje e vetme
kombėtare), me njė shumicė zotėruese myslimane, shiheshin nga
Evropa e sidomos nga Rusia e krishtere si njė popull i huaj me
to dhe mė i afėrt me turqit myslimanė. Jo vetėm Rusia, por edhe
shtetet e tjera evropiane nuk qenė shkėputur ende nė atė
periudhė nga konceptet e vjetra teokratike pėr kombin, edhe pse
perandorive shumėkombėshe teokratike po u vinte fundi.
Nė kėto kushte, lufta pėr pavarėsinė e Shqipėrisė nuk mund tė
mbėshtetej veēse nė forcat e popullit shqiptar dhe mund tia
arrinte qėllimit vetėm kur tė krijohej njė koniunkturė e
favorshme ndėrkombėtare, kur kontradiktat ndėrmjet Fuqive tė
Mėdha mund tė shfrytėzoheshin me sukses pėr realizimin e saj.
Pavarėsia e Shqipėrisė u shpall nė kushte tė tilla
ndėrkombėtare. Udhėheqėsit e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, nė
fazėn e fundit tė saj, ditėn tė shfrytėzonin me mjeshtėri
koniunkturėn politike qė u krijua me shpėrthimin e Luftės sė
Parė Ballkanike, kur nė ēėshtjen shqiptare u ndeshėn me forcė
interesat e kundėrt tė Fuqive tė Mėdha. Ėshtė meritė e kėtyre
atdhetarėve largpamės dhe, nė mėnyrė tė veēantė, e atdhetarit
dhe e diplomatit tė shquar Ismail Qemali, qė, duke u mbėshtetur
nė luftėn e popullit shqiptar brenda vendit, zgjodhėn drejt
ēastin e pėrshtatshėm pėr tė kaluar nga platforma e
deriatėhershme politike e lėvizjes pėr autonominė nė atė tė
pavarėsisė. Dhe kjo u realizua pikėrisht mė 28 Nėntor 1912, kur
Turqia po dėbohej nga Ballkani, kur Fuqitė e Mėdha vendosėn tė
hiqnin dorė nga ruajtja e status quo-sė nė Ballkan dhe kur
planet e aleatėve ballkanikė pėr ta zhdukur Shqipėrinė, tė
pėrkrahura edhe nga fuqitė e Antantės, u kundėrshtuan nga fuqitė
e Lidhjes Tripalėshe.
Vendimi historik i 28 Nėntorit drejtohej megjithatė jo vetėm
kundėr politikės sė Fuqive tė Antantės dhe tė shteteve fqinje tė
Ballkanit, por edhe kundėr planeve tė fuqive tė Lidhjes
Tripalėshe. Kėto tė fundit, sidomos Austro-Hungaria e Italia, si
mė tė interesuarat pėr ēėshtjen shqiptare, ishin nė atė kohė pėr
autonominė e Shqipėrisė, nėn sovranitetin e sulltanit.
Pavarėsinė e saj ato e shihnin si njė variant tė mundshėm tė
zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare dhe e kuptonin nėn prizmin e
interesave tė vet, si mjetin qė do tu hapte rrugėn pėr tė
vendosur kontrollin ekonomik e politik mbi Shqipėrinė, pėr ta
pėrdorur popullin shqiptar si gardh kundėr shtrirjes sė shteteve
sllave drejt perėndimit tė Shqipėrisė, si mbėshtetje pėr
shtrirjen e tyre nė Ballkan.
Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė edhe pse, siē do tė provohej
me vendimet e padrejta tė Konferencės sė Ambasadorėve tė Gjashtė
Fuqive tė Mėdha tė Londrės (1913), nuk arriti tė bashkonte nė
njė shtet tė vetėm gjithė territoret e popullsinė shqiptare,
duke krijuar pas pesė shekujsh robėrie Shtetin e Pavarur
Shqiptar pėrbėn ngjarjen mė tė madhe, unikale, nė historinė e
kombit shqiptar gjatė shek. XX.
Kthesa historike e 28 Nėntorit 1912 ishte premisa politike
themelore pėr organizimin mbi baza mė tė pėrparuara tė jetės
shtetėrore tė pavarur tė shqiptarėve dhe pėr zhvillimin mė tė
shpejtė ekonomik, shoqėror e kulturor tė vendit. Duke formuar
Shtetin e Pavarur Shqiptar ajo objektivisht krijoi gjithashtu
premisat dhe atė bazė shtetėrore e politike, aq tė nevojshme pėr
ta mbajtur tė gjallė ēėshtjen e ēlirimit dhe tė bashkimit tė tė
gjitha trevave shqiptare dhe pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė
problemit shqiptar nė Ballkan.
#Post#: 379--------------------------------------------------
Re: SHPALLJA E PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ
DIR By: sweety
Date: February 10, 2012, 8:39 am
---------------------------------------------------------
ju i keni postuar te gjitha nuk keni lene vend per shkrim tjeter
*****************************************************
Page 1 of 1