DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: HISTORIA
*****************************************************
#Post#: 266--------------------------------------------------
Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:29 am
---------------------------------------------------------
5. ACARIMI I MARRĖDHĖNIEVE TĖ SHQIPTARĖVE ME SUNDIMTARĖT OSMANĖ
DHE QĖNDRESA NDAJ TYRE
(VITET 1850-1873)
Pasojat e Tanzimatit nė Shqipėri
Qėndresa kundėrosmane e popullsisė shqiptare, megjithėse nuk
pati shtrirjen e kryengritjeve tė dhjetėvjeēarėve tė mėparshėm,
nuk reshti as nė vitet 50-60 tė shek. XIX. Reformat qė sulltani
shpalli me Dekretin perandorak (Hat-i Humajun) tė 18 shkurtit
1856, qė shėnoi fillimin e periudhės sė dytė tė Tanzimatit, nuk
e pėrmirėsuan gjendjen e popullsisė shqiptare dhe si rrjedhim
nuk zhdukėn truallin pėr shpėrthimin e kryengritjeve tė reja.
Dekreti i ri ishte vazhdim i reformave tė Aktit tė Gjylhanesė
(viti 1839), tė cilat nuk arritėn tė viheshin nė jetė. Ai
shpalli pėrsėri barazinė e tė gjithė shtetasve osmanė, myslimanė
e tė krishterė, sigurimin pėr tė gjithė, pa dallim feje, tė
paprekshmėrisė sė personit, tė nderit e tė pasurisė; vendosi tė
formonte gjyqe tė hapura, tė ndalonte konfiskimin e pasurisė sė
tė paditurve; tė krijonte gjykata tė pėrziera, tė fuste tė
krishterėt nė kėshillat administrative, nė shėrbimin shtetėror e
nė shkolla ushtarake; shpalli barazinė e shtetasve nė pagesat e
taksave, krijimin e buxhetit shtetėror, tė sistemit bankar etj.
Zbatimi i kėtyre reformave, tė deklaruara me kėrkesėn e Fuqive
tė Mėdha, do tė sillte ndryshime nė jetėn politiko-shoqėrore tė
Perandorisė Osmane duke e afruar sistemin e saj shtetėror me atė
tė vendeve tė Evropės. Por kjo Perandori, qė mbeti nė thelb njė
shtet me njė regjim absolutist e teokratik tė prapambetur dhe me
njė ekonomi gjysmėfeudale, nuk ishte nė gjendje t'i vinte nė
jetė ato. Pėrveē masave pėr riorganizimin e administrimit tė
vendit dhe tė ushtrisė, reformat e tjera mbetėn nė letėr, ashtu
si ato tė 1839-ės. Kėshtu, megjithėse parashikonin trajtimin e
barabartė tė shtetasve, ato nuk sollėn ndonjė pėrmirėsim
thelbėsor nė gjendjen e tyre, nuk siguruan barazinė e shpallur
me bujė dhe nuk u dhanė tė drejtat mė elementare as shqiptarėve
si komb, as edhe popujve tė tjerė joturq. Ndryshime u bėnė nė
pėrmirėsimin e legjislacionit osman, qė filloi tė hartohej sipas
shembullit tė atij francez, si edhe nė administrimin e vendit.
Por ligjet e miratuara vijuan tė mos zbatoheshin, ndėrsa reforma
nė administratė synonte tė forconte pushtetin e centralizuar
osman mbi popujt e robėruar. Pėrveē kėsaj, zbatimi i reformave u
shoqėrua, ashtu si nė vitet 30-40 me rritjen e taksave dhe me
vendosjen e detyrimeve tė reja, qė rėndonin sidomos mbi
fshatarėsinė dhe mbi vegjėlinė e qyteteve.
Rrjedhojat e reformave tė reja u ndjenė edhe nė Shqipėri. Prej
mesit tė viteve 50 dhe nė vitet 60 u pėrforcua edhe mė tej
administrata e re dhe masat e saj shtypėse nė trevat e ndryshme
tė vendit. Ndarja e re administrative e vitit 1864 nė vilajete,
si njėsi mė tė vogla se ato tė mėparshmet, e theksoi
centralizimin e pushtetit osman. Nė krye tė nėndarjeve tė
vilajeteve, tė sanxhakėve (prefekturave), tė kazave
(nėnprefekturave) dhe tė nahijeve (komunave) qėndronin tani
nėpunės civilė tė dėrguar nga qendra, nė shumicėn e rasteve
turq. Centralizimi burokratik i administratės nuk zbutej edhe
pse, pėr tė pėrmbushur premtimet e dekretit tė ri perandorak tė
vitit 1856, Porta ishte e detyruar tė krijonte pranė organeve
lokale kėshillat administrativė, tė cilėt mbetėn krejtėsisht
formalė. Nė njė varg qytetesh qeveritarėt osmanė nuk i pranonin
fare tė krishterėt nė mbledhjet e kėshillave administrativė.
Porta e Lartė u pėrpoq tė vinte nėn kontrollin e drejtpėrdrejtė
tė administratės sė re edhe krahinat malore tė Veriut. Si hallkė
tė ndėrmjetme, nė fund tė viteve 50, Porta krijoi pranė valiut
tė Shkodrės njė komision tė Xhibalit (Malėsisė), nė tė cilin u
emėruan si anėtarė me rrogė pėrfaqėsues nga secili prej 26
bajrakėve tė vilajetit tė Shkodrės. Si anėtarė tė komisionit
Porta caktoi edhe 26 bylykbashė nga paria feudale turkomane e
Shkodrės, tė cilėt do tė shėrbenin si komisarė qeveritarė pėr
bajrakėt. Me anė tė kėtij komisioni qeveria shpresonte tė
kufizonte autonominė e zonave malore. Edhe pse veprimtaria e
komisionit tė Xhibalit u pėrqendrua nė qytetin e Shkodrės dhe
ēdo orvatje pėr ta zgjeruar atė hasi nė qėndresė tė armatosur,
qeveritarėt osmanė bėnė presion tė vazhdueshėm mbi Malėsinė duke
e ngushtuar pak nga pak autonominė e saj.
Synimi kryesor i administratės sė re turke ishte tė siguronte
pagesėn e taksave dhe mbledhjen e rekrutėve nga tė gjitha
krahinat. Pėr tė pėrballuar shpenzimet e mėdha qė kėrkonte
mbajtja nė kėmbė e aparatit burokratik e ushtarak, pėr tė vėnė
nė vend tė ardhurat fiskale tė pakėsuara me humbjet tokėsore qė
kishte pėsuar dhe, mė nė fund, pėr tė paguar kamatat e huave
ndėrkombėtare, Stambollit nuk i mbetej tjetėr rrugė veē asaj tė
shtrėngimit tė darės sė taksave. Kėshtu, shuma e taksave tė
nxjerra nga popullsia e Perandorisė, e cila mė 1850 kishte qenė
2,5 milionė lira ari, mė 1860 arriti nė katėr milionė dhe
vijonte tė rritej. Ministria e Financave, nė caktimin e shumės
sė taksave qė do tė nxirreshin nga popullsia, nuk nisej nga
gjendja e numri i kontribuesve, por nga nevojat e veta.
Shtoheshin llojet e taksave, por rritej sidomos shuma e kėrkuar.
Veēanėrisht e dėmshme ishte mėnyra e nxjerrjes sė taksave me
anėn e iltizamit. Me shitjen dhe rishitjen nė ankand tė sė
drejtės sė mbledhjes sė taksave myltezimėve mė tė vegjėl, e
dhjeta arrinte deri nė njė tė pestėn e prodhimit. Ajo vinte
vazhdimisht duke u shtuar, pėr arsye se ēdo vit pėr ofertat e
blerjes merrej zakonisht si pikėnisje maksimumi i arritur nė
vitet e kaluara.
Taksa e vergjisė, qė paguhej pėr pasurinė e patundshme (shtėpi,
kopshte, dyqane) dhe pėr disa kategori tė caktuara tė ardhurash,
shtohej gjithashtu vazhdimisht. Mė 1863, nė sanxhakun e Ohrit,
qė pėrfshinte edhe njė pjesė tė Shqipėrisė Juglindore, vergjia u
shtua nė krahasim me vitin e mėparshėm nga 350 000 nė 420 000
groshė, domethėnė 20 pėr qind.
Taksa e veēantė qė paguanin tė krishterėt meshkuj prej 12 deri
60 vjeē pėr zėvendėsimin e shėrbimit ushtarak (bedel-i askerie)
nė qytetin e Shkodrės u shtua nga 45 000 groshė qė ishte nė
vitet 30, nė 100 000 mė 1856.
Pėr tė rritur tė ardhurat, Porta pėrqendroi nė duart e veta nė
formė monopolesh shtetėrore tregtinė e njė vargu artikujsh tė
pėrdorimit tė pėrditshėm, siē ishin kripa, plumbi, duhani,
baruti dhe peshku, duke i ngarkuar ato me taksa tė veēanta.
Pėrveē taksave shtetėrore, popullsia e qyteteve paguante edhe
njė varg taksash komunale, si taksėn e peshimit nė treg, taksėn
policore etj. Mė nė fund rėndonte mbi gjithė meshkujt (prej 16
deri nė 60 vjeē), taksa e rrugės, detyrimi pėr katėr ditė pune
angari nė vit bashkė me kafshėt e punės, detyrim qė kryhej edhe
nė viset mė tė largėta.
Shtimi i tatimeve, ngarkimi i ēdo veprimtarie ekonomike me taksa
tė reja etj., e ngritėn nė vitet 1850-1870 koston e jetesės nė
mėnyrė shumė tė ndjeshme. Nė kėtė ndikoi edhe zhvleftėsimi i
vazhdueshėm i monedhės turke, e cila ra deri nė 40-50 pėr qind
tė vlerės sė saj, meqenėse qeveria nxirrte bankėnota (kamje) pa
pasur mbulesėn e duhur nė ar.
Pjesa mė e madhe e shumave qė nxirreshin nga Shqipėria dhe nga
provincat e tjera shkonin nė Stamboll pėr tė kėnaqur lakmitė e
tepruara pėr tė holla tė sulltan Abdyl Azizit (1861-1876) dhe tė
oborrtarėve tė tij. Por edhe kėrkesat pėr tė holla tė
funksionarėve tė lartė tė Portės nė provinca nuk ishin tė pakta.
Ata i kėnaqnin lakmitė me abuzime tė drejtpėrdrejta ose duke
marrė pjesė si ortakė nė spekulime. Kėto abuzime nxiteshin edhe
nga praktika e Portės, e cila me qėllim i ndėrronte shpesh
funksionarėt e saj nė provinca, sepse caktimi nė funksionet e
larta bėhej me anė "peshqeshesh" nė tė holla pėr sulltanin.
Qeveritarit tė njė province, zakonisht, nuk i mjaftonin as dy
vjet pėr tė nxjerrė shpenzimet e kėtij "peshqeshi" dhe pėr tė
rregulluar financat e veta; nga ana tjetėr, ai ishte i detyruar
tė nxirrte shuma sa mė tė mėdha taksash nga provinca e tij pėr
tė ruajtur favorin e sulltanit. Prandaj ardhja e ēdo funksionari
tė ri shėnonte njė katastrofė pėr provincėn. Nga ndėrrimet e
funksionarėve tė lartė e pėsoi nė mėnyrė tė veēantė vilajeti i
Shkodrės, ku brenda 40 vjetėve (1831-1871) u emėruan 52 valinj.
Vilajeti i Janinės, qė pėrfshinte, ndėr tė tjera, gjithė
Shqipėrinė e Jugut (me pėrjashtim tė rrethit tė Korēės e tė
Pogradecit), nė vitet 60 paguante rreth 22 milionė groshė, nga
tė cilėt shkonin nė Stamboll mė shumė se gjysma. Nė fillim tė
viteve 70, shuma qė paguante kjo krahinė kishte arritur nė afėr
30 milionė, nga tė cilėt dy tė tretat shkonin nė Stamboll.
Dėrgimin nė Stamboll tė shumave tė mėdha, qė nxirreshin nga
provincat, autoritetet osmane e motivonin me nevojėn pėr tė
mėkėmbur njė aparat shtetėror modern, pėr ndėrtim rrugėsh, pėr
sigurimin e "rendit dhe tė qetėsisė" etj. Nė tė vėrtetė vendi
ishte mbushur me banda kusarėsh, krerėt e tė cilėve binin
shpeshherė nė marrėveshje me vetė qeveritarėt osmanė dhe
feudalėt vendas. Plaēkitjet e vrasjet ishin diēka e zakonshme jo
vetėm nė fshatra, por edhe nė qytete e sidomos e pėsonte
popullsia e krishtere. Vetėm njė pjesė e borgjezisė sė pasur
kishte mundėsi t'u shpėtonte kėtyre pėrdhunimeve, duke siguruar
me pagesė "mbrojtjen" nga ana e konsullatės sė ndonjė shteti
evropian ose nga vetė kusarėt. Edhe ajo pjesė e taksave qė
mbetej nė vend nuk pėrdorej pėr qėllime prodhuese por, para sė
gjithash, pėr mbajtjen e aparatit parazitar burokratik.
Shfrytėzimi i egėr feudal, shtypja dhe abuzimet e administratės
sė re, e keqėsuan nė kulm gjendjen ekonomike tė popullsisė.
Udhėtarė tė huaj, qė kanė kaluar nėpėr Shqipėri gjatė viteve
1860-1875, kanė vėnė nė dukje se mjerimi i fshatarėsisė nė disa
krahina ishte aq i madh, saqė, siē thoshte konsulli rus
Trojanovski, "prindėrit i ēojnė fėmijėt e tyre nė pazar pėr t'i
shitur. Edhe familje qė kanė qenė dikur mirė, kanė rėnė nė
gjendje lypėsish". "S'ėshtė aspak pėr t'u ēuditur, - shkruante
Jonin, njė tjetėr diplomat rus, - pėrse fshatari i mjerė, duke
jetuar nė njė gjendje tė tillė, humbi ēdo shije dhe dėshirė pėr
punė...". Nė kėto kushte u rrit zemėrimi e urrejtja kundėr
sundimtarėve osmanė dhe feudalėve turq, qė thirreshin me emrin
pėrbuzės "halldupė" (tė trashė, tė pangopur) ose "konjarė" (nga
qyteti Konja i Anadollit, me kuptimin "njerėz tė kėqinj").
Fshatarė tė veēuar rrėmbenin armėt, dilnin maleve dhe
pėrpiqeshin tė hakmerreshin kundėr shtypjes sė rėndė nga ana e
organeve shtetėrore. Lėvizja e "kaēakėve", si shprehje e
protestės shoqėrore e kombėtare qė njihej qysh shumė kohė
pėrpara, mori pėrpjesėtime mė tė mėdha. Njė shprehje tė kėsaj
ndjenje tė pėrgjithshme e jepte nė vitin 1865 dervishi bektashi
Ali me anė tė njė vjershe, e cila ėshtė njė dėshmi e gjallė e
patriotizmit popullor tė kėsaj kohe:
... Ky halldupi, ky konjari, bukėn tonė po na ha, / Xhveshur,
zbathur na ka lėnė, lakuriq pa njė para. / Gjithė halldupėt
pashallarė, tė mėdhenj e si tė zotė. / Shqipėtari s'ka tė mbajė
asnjė feste mė kokė. / Gjynah, pra, nga perėndija tė punojė
shqipėtari / Dhe tė hajė e tė pijė e tė bėjė rehat konjari ...
Revolta e popullsisė sė Shkodrės mė 1854
Gjendja e keqe ekonomike dhe abuzimet e papėrmbajtura tė
administratės sė re osmane nė Shkodėr i dhanė shkas shpėrthimit
nė kėtė qytet tė njė revolte tė fuqishme tė popullsisė.
Gjatė viteve 1851-1852, valiu i ri Masar Pasha ua dyfishoi tė
krishterėve tė qytetit taksėn "nizamie", tė pėrjashtimit nga
shėrbimi i detyrueshėm ushtarak, njė pjesė tė mirė tė sė cilės e
merrte pėr vete. Protestat qė popullsia bėri nė Stamboll kundėr
kėtij veprimi arbitrar nuk dhanė rezultat. Shpallja nė Shkodėr,
nė pranverėn e vitit 1854, e njė fermani tė sulltanit pėr
barazinė e tė drejtave tė nėnshtetasve tė krishterė me ata
myslimanė, nuk e qetėsoi gjendjen, sepse Masar Pasha dhe
administrata e tij vijonin tė grabisnin popullsinė. Pėrveē
kėsaj, njė burim tjetėr pasurimi pėr qeveritarėt turq u bė
spekulimi me tregtinė e drithit sidomos mė 1854, kur zhvillohej
Lufta e Krimesė (1853-1856) dhe vijonin konfliktet me Malin e
Zi. Duke bashkėpunuar ngushtė me ta, sipėrmarrėsit e tregtarėt e
grumbullonin drithin dhe e shisnin me leverdi jashtė vendit.
Pasoja e menjėhershme e kėtij veprimi ishte ngritja e ēmimeve tė
artikujve ushqimorė e sidomos e ēmimit tė drithit, qė edhe nė
kohėn e lėmit u dyfishua nė vend qė tė ulej. Pėrveē mungesės sė
drithit gjendjen nė Shkodėr e keqėsoi edhe mė shumė detyrimi i
popullsisė pėr tė mbajtur me ushqime 20 mijė ushtarė osmanė qė
ndodheshin nė kufirin turko-malazez. Shkodrės po i kanosej zija
e bukės. Pakėnaqėsia e shtresave tė varfra shpėrtheu haptazi,
kur nė qytet ndodhėn vdekjet e para nga uria. Mė 7 gusht 1854
vegjėlia qytetare e udhėhequr nga Hasan Alia, klerik i ri qė do
tė njihet mė vonė me emrin Sheh Shamia, organizoi njė mbledhje
tė gjerė, ku kėrkoi ndalimin e eksportit tė drithit, uljen e
ēmimeve dhe dėnimin e spekulatorėve. Por valiu nuk mori asnjė
masė. Tė nesėrmen, mė 8 gusht, njė turmė e madhe prej disa
mijėra zejtarėsh e punėtorėsh tė varfėr vėrshoi nė treg, i cili
u mbyll, ndėrsa qeveritarėt u detyruan tė tėrhiqeshin nė kala.
Demonstruesit hapėn hambarėt dhe ua shpėrndanė drithin banorėve
tė varfėr. Sheh Shamia dha shembullin duke hapur i pari hambaret
e babait tė vet. Njė ditė mė vonė, vegjėlia e armatosur
organizoi njė demonstratė tė madhe dhe kėrkoi largimin e valiut
nga qyteti. Atėherė ndėrhyri konsulli i Francės, i cili bėri
ēmos qė tė shpėrndante tė revoltuarit, duke vėnė nė dukje
rrezikun qė mund t'i vinte Shkodrės nga revolta pėr shkak tė
gjendjes sė luftės dhe qėndrimit kėrcėnues tė Malit tė Zi.
Pas mbarimit tė veprimeve ushtarake nė kufirin me Malin e Zi,
Porta e zėvendėsoi Masar Pashėn, dėrgoi nė Shkodėr valiun e ri,
gjeneralin Mustafa Pasha, me 10 000 ushtarė nizamė, qė ndėrmori
arrestime nė masė. Sheh Shamia mundi tė largohej fshehurazi nga
Shqipėria, kurse drejtuesit e tjerė tė revoltės u
internuan.Valiu ndaloi eksportimin e drithit nga qyteti i
Shkodrės. Megjithatė, edhe pse kishte forca tė shumta ushtarake,
valiu nuk guxoi tė zbatonte reformat e Tanzimatit nė Shkodėr.
Kryengritja e Dibrės dhe revolta e Shkodrės kundėr Tanzimatit
(1860-1861)
Nė vitet 60 tė shek. XIX marrėdhėniet ndėrmjet sundimtarėve
osmanė dhe popullsisė sė Shqipėrisė sė Veriut u acaruan pėrsėri
nė njė shkallė tė tillė, sa shkaktuan shpėrthimin e njė vargu
konfliktesh tė reja tė armatosura.
Pakėnaqėsia e popullsisė ndaj administratės sė re dhe qėndresa
kundėr saj, qė nuk ishin shuar dhe vijonin tė shfaqeshin nė
forma tė ndryshme, e kishte detyruar pushtetin osman qė tė
vepronte nė mėnyrė tė matur. Kur nga fundi i viteve 50 Porta e
Lartė ndėrmori veprime tė reja pėr tė shtrirė kudo, nė
Shqipėrinė e Veriut, administratėn e re dhe pėr tė zbatuar me
forcė reformat, ajo ndeshi pėrsėri nė kundėrshtimin e vendosur
jo vetėm tė malėsorėve, por edhe tė banorėve tė qytetit tė
Dibrės, tė Shkodrės e tė qyteteve tė Kosovės.
Nė pranverėn e vitit 1860 Porta filloi veprimet ushtarake nė
malėsitė e Dibrės. Ajo gjeti atje kushte tė favorshme pėr
arritjen e qėllimeve tė saj, sepse pėrfitoi nga konflikti qė
kishte shpėrthyer ndėrmjet dibranėve, i nxitur nga njė pjesė e
klerikėve fanatikė e konservatorė myslimanė tė ritit synit. Kėta
i luftonin si heretikė tė rrezikshėm bektashinjtė e Dibrės dhe
udhėheqėsin e tyre Sheh Fejzėn nga Bulqiza, tė cilėt, ashtu si
gjithė sekti i bektashinjve, ishin nė konflikt me dogmat synite
dhe me shtetin osman qė i pėrkrahte ato. Nė tė vėrtetė
konflikti, qė nė pamjen e jashtme kishte karakter fetar, nė
thelb kishte tė bėnte me qėndrimin ndaj politikės sė Portės sė
Lartė nė Shqipėri. Kleri i lartė synit i Dibrės ishte vendosur
pėrkrah qeverisė dhe reformave. Me qeverinė osmane ishin
bashkuar edhe disa ēifligarė e tregtarė tė qytetit tė Dibrės sė
Madhe, si dhe disa bajraktarė, ndėrsa bektashinjtė mbanin anėn e
fshatarėve kryengritės. Nė krye tė tyre u vu Sheh Fejza, qė
punonte pėr tė ngjallur nė popull ndjenjėn kombėtare, duke
nxitur shkrimin e gjuhės shqipe dhe pėrpjekjet pėr njė alfabet
tė veēantė tė saj.
Nė kėto rrethana, ekspedita osmane, e komanduar nga Abdi Pasha,
mundi tė hynte pa pengesė nė qytetin e Dibrės sė Madhe. Vetėm
krahina e Grykės sė Madhe rroku armėt. Nė njė ndeshje qė u bė nė
fshatin Xixull, malėsorėt e kėsaj zone, tė udhėhequr nga Sheh
Fejza, zhvilluan luftime tė ashpra, por kryengritėsit u thyen,
ndėrsa Sheh Fejza i plagosur ra rob. Shtypja e kryengritjes u
shoqėrua me nje terror tė egėr, u dogjėn fshatrat qė bėnė
qėndresė, si Xixulli e Bulqiza.
Qeveria osmane e shtriu me forcė zbatimin e reformave edhe nė
trevat deri atėherė tė panėnshtruara. Nė qytetin e Dibrės sė
Madhe u vendosėn funksionarė turq tė ardhur nga Stambolli. Pas
kėsaj filloi rritja e taksave. Nė vitin 1863 Porta merrte prej
Dibrės 3 000 qese (1 qese = 500 groshė) nė vend tė njė shume tė
pėrgjithshme vjetore prej 100 qesesh qė kishte marrė qė nga viti
1831.
Njė problem shqetėsues pėr Stambollin vijonte tė ishte Shkodra
me malėsitė e saj tė krishtere. Nė fillim tė viteve 60 reformat
pothuajse nuk ishin zbatuar as nė krahinėn e Shkodrės, as edhe
nė qytet. Nė vjeshtėn e vitit 1860, administrata osmane, nėn
pretekstin e vendosjes sė rendit publik, u orvat tė bėnte
ēarmatimin e popullsisė sė qytetit e tė zonės fushore dhe t'i
hapte rrugė zbatimit tė masave tė tjera. Kėto pėrpjekje ndeshėn
nė kundėrshtimin e vendosur tė banorėve tė Shkodrės, tė cilėt
edhe pa kėto veprime tė reja ishin tė pakėnaqur nga politika
fiskale e qeverisė dhe nga shpėrdorimet financiare. Abuzime tė
mėdha bėri administrata lokale gjatė zbatimit tė sistemit tė ri
tatimor. U morėn nga tregtarėt e zejtarėt e Shkodrės pa pagesė
mallra nė vlerėn prej 30 000 qesesh, ndėrsa drejtori i financės
sė vilajetit tė Shkodrės, Talat Beu, kishte pėrvetėsuar nė
mėnyrė tė paligjshme 526 948 groshė. Popullsia e Shkodrės duhej
tė pėrgjigjej me mjete financiare pėr mbajtjen e ushtarėve nė
kufirin me Malin e Zi, sepse autoritetet lokale nuk ishin nė
gjendje tė mbronin popullsinė civile nga cubat malazezė. Gjendja
u rėndua edhe pėr shkak tė prodhimeve bujqėsore tė kėqija tė
vitit 1860. Nė kėto rrethana do tė duhej vetėm njė shkėndijė qė
pakėnaqėsia tė kthehej nė revoltė tė hapur.
Nė vjeshtėn e vitit 1861 Porta filloi pėrsėri orvatjet pėr tė
zbatuar kėtu reformat qė kishin mbetur pezull. Gjithnjė me
pretekstin se kėrkonte vendosjen e rendit publik, Porta nisi tė
ēarmatoste popullsinė e qytetit dhe tė fushave, pėr t'i hapur
rrugėn zbatimit tė masave tė tjera, por ndeshi nė kundėrshtimin
e shkodranėve, tė cilėt nė ēarmatosjen shihnin heqjen e ēdo
mundėsie pėr t'u mbrojtur si nga grabitjet dhe zullumet e
administratės, ashtu edhe nga sulmet e herėpashershme tė Malit
tė Zi. Qytetarėt e Shkodrės, duke qenė tė armatosur, ngritėn
krye, mbyllėn tregun, i detyruan forcat osmane tė tėrhiqeshin
nga qyteti e tė mbylleshin nė kėshtjellė, prenė lidhjen
telegrafike me Stambollin dhe e shpallėn valiun, Abdi Pashėn, tė
rrėzuar nga pushteti. Me qytetarėt u bashkuan edhe malėsorėt.
Ndonėse Abdi Pasha kishte pranė 12 batalione nizamėsh, njė
regjiment kalorėsie dhe disa mijėra ushtarė toskė, tė rekrutuar
pėr tė mbrojtur kufirin me Malin e Zi, nuk guxoi tė ndeshet me
tė revoltuarit, por kėrkoi pėrforcime tė reja, pesė batalione tė
tjera. Me ndėrhyrjen e zėvendėskadiut turma, pasi iu premtua se
Abdi Pasha do tė jepte dorėheqjen, u shpėrnda. Ndėrkaq,
qeveritari osman nuk pranoi tė largohej. Ky qėndrim e acaroi
edhe mė shumė gjendjen nė Shkodėr.
Myslimanėt e tė krishterėt e qytetit, tė bashkuar, i dėrguan
sulltanit njė memorandum ku shprehnin zemėrimin e tyre kundėr
administratės sė vendit, e cila, nė emėr "tė rregullit e tė
rendit publik", e rėndonte popullin me ngarkesa tė reja fiskale.
Vendi, deklaronin shkodranėt, s'kishte as rrugė, as gjyqe tė
paanshme, as siguri nga kusarėt qė ishin turrur mbi tė.
Administrata nuk ishte nė gjendje tė mbronte vendin, jetėn dhe
pasurinė e banorėve nga sulmet e ēetave malazeze, qė sa vinin e
bėheshin mė tė shpeshta.
Nė kushtet kur edhe marrėdhėniet me Malin e Zi ishin tė
acaruara, Porta e Lartė u pėrpoq ta mbyllte sa mė parė kėtė
konflikt. Pėr kėtė dėrgoi si komisar me kompetenca tė plota
Xhevdet Pashėn, me prejardhje nga Korēa, historian i njohur,
autor i "Historisė sė Perandorisė Osmane" nė 12 vėllime
(1764-1825). Me tė mbėrritur nė Shkodėr, Xhevdet Pasha lexoi
urdhrin e kryeministrit pėr largimin e Abdi Pashės dhe pėr
emėrimin e Reshit pashė Misirit nė vend tė tij. Nė saje tė
qėndrimit tė matur Xhevdet Pasha mundi tė vendoste pėrkohėsisht
qetėsinė nė qytetin e Shkodrės.
Krahas kėsaj, duke njohur nga afėr gjendjen dhe potencialin e
madh ushtarak tė popullsisė sė Shkodrės nė rast tė njė konflikti
osmano-malazez, ai i rekomandoi Portės sė Lartė qė ta trajtonte
Shkodrėn mė me kujdes e me vėmendje, por ajo nuk i mori parasysh
kėshillat e tij.
Por edhe pse kėto kryengritje u shtypėn pėrsėri, popullsia nuk u
pajtua asnjėherė me politikėn e egėr tė qeverisė osmane. Kjo e
detyroi tė dėrgonte herė pas here ekspedita ushtarake kundėr
malėsive tė Shkodrės, tė Prizrenit, tė Gjakovės dhe tė Dibrės,
tė cilat mbetėn edhe mė tej vatra tė ndezura tė qėndresės
popullore.
Lėvizja e vitit 1862 nė Mirditė
Qėndresa e vendosur qė vijonte t'i bėnte popullsia e Shkodrės
dhe e malėsive tė saj politikės shtypėse tė administratės sė re
osmane, frymėzoi njė grup intelektualėsh tė rinj shkodranė, tė
cilėt u vunė nė lėvizje pėr t'i dhėnė luftės ēlirimtare
kundėrosmane njė karakter mė tė organizuar. Ky grup pėrbėhej nga
Zef Jubani, Pashko Vasa dhe nga disa klerikė katolikė atdhetarė,
si abati i Mirditės Gaspėr Krasniqi etj. Nė nismėn e kėtij grupi
ndikuan lėvizjet pėr ēlirimin kombėtar qė po zhvilloheshin nė
vendet fqinje e nė Itali, si dhe kontaktet e revolucionarėve
italianė me rrethet patriotike shqiptare. Ata ishin frymėzuar
nga shembulli i bashkimit tė territoreve italiane rreth krahinės
sė Piemontit, qė ēoi nė formimin e shtetin tė njėsuar italian.
Sipas planit tė hartuar nga grupi i intelektualėve shkodranė,
kryengritja kombėtare shqiptare, qė do tė ishte njėherazi pjesė
pėrbėrėse e lėvizjes sė pėrgjithshme kundėrosmane nė Ballkan,
duhej tė shpėrthente nė Mirditė nė pranverėn e vitit 1862 dhe
prej kėtej do tė shtrihej edhe nė malėsitė e tjera. Pėr
realizimin e kėtij plani ata mbėshteteshin nė gatishmėrinė pėr
luftė qė kishin prej kohėsh popullsitė e armatosura tė Malėsisė,
nė rrethanat e krijuara nga gjendja e luftės me Malin e Zi, qė i
lidhte duart Perandorisė Osmane, si edhe nė ndihmėn qė
shpresonin tė kishin nga Franca. Nė tė vėrtetė, Napoleoni III
prej disa kohėsh kishte filluar t'i ndiqte me interes ngjarjet
nė Ballkan, me qėllim qė ta rivendoste pėrsėri ndikimin e
Perandorisė Franceze nė Lindje. Nė konfliktin malazezo-turk
Franca pėrkrahu principatėn e vogėl, por nuk i kurseu as
premtimet e ndihmat pėr Shqipėrinė e veēanėrisht pėr Mirditėn, e
cila, pėr numrin e bajrakėve, pėr potencialin luftarak mė tė
madh dhe pėr ndikimin qė kishte ndėrmjet malėsive tė tjera,
kishte tėrhequr vėmendjen e perandorit francez.
Sipas mendimit tė grupit shkodran, kapedani i Mirditės Bibė Doda
duhej tė ngrinte i pari flamurin e kryengritjes dhe tė shpallte
njė principatė shqiptare autonome ose tė pavarur, rreth sė cilės
mė vonė mund tė bashkoheshin edhe krahinat e tjera tė vendit.
Pasi arriti t'i ndalonte malėsorėt tė mos rekrutoheshin nė
repartet ndihmėse qė kėrkonte tė ngrinte Porta, grupi i
atdhetarėve shkodranė filloi tė pėrgatiste truallin pėr
kryengritjen. Por kapedani Bibė Doda, i cili si pasha merrte njė
rrogė tė majme, u tremb nga zhvillimi i ngjarjeve dhe u tėrhoq
nga ndėrmarrja. Kur ai, nė pranverėn e vitit 1862, duke
plotėsuar urdhrat e qeverisė, u mundua tė rekrutonte disa
reparte vullnetarėsh, nė Mirditė shpėrtheu njė konflikt i
ashpėr. Nė kėtė konflikt shumica e popullsisė u rreshtua kundėr
kapedanit, tė cilin e akuzonte se donte tė pėrfitonte nė kurriz
tė saj, se edhe nė fushatat e mėparshme kishte pėrvetėsuar
rrogat e vullnetarėve, se po i shpinte ata nė njė vdekje tė
sigurt etj. Nė kėto kushte ky u detyrua tė largohej nga Mirdita
dhe tė kėrkonte strehė e mbrojtje te valiu turk nė Shkodėr.
Ndėrkohė mirditasit sulmuan shtėpitė e pronat e kapedanit nė
Kallmet dhe u vunė zjarrin.
Njėkohėsisht reparte tė tjera ndėrprenė rrugėn Shkodėr-Prizren.
Gjendja u bė kėrcėnuese pėr Portėn. Masa qė mori ajo me
arrestimin e abatit Gaspėr Krasniqi, i cili ishte bėrė
udhėheqėsi i lėvizjes nė Mirditė, nuk e qetėsoi, pėrkundrazi, e
acaroi edhe mė shumė gjendjen. Patriotėt shkodranė nuk ngurruan
tė akuzonin Bibė Dodė pashėn si "vrasės tė popullit tė tij" e
qeverinė e sulltanit si "shtypėse tė pamėshirshme tė kombit
shqiptar" dhe tė vinin nė dukje se Fuqitė e Mėdha, si Anglia e
Austria, tė cilat me politikėn e tyre pėrkrahnin "njė kufomė qė
quhet Turqi", ndihmonin pėr tė mbajtur edhe mė tej popullsitė e
Ballkanit nėn zgjedhėn e Perandorisė Osmane.
Me gjithė fillimet e mbara, kryengritja nė Mirditė nuk mori hov.
Fitoret e rėndėsishme qė korri ushtria turke kundėr malazezėve
nė qershor 1862, armėpushimi i arritur nė gusht tė atij viti dhe
dėshtimi i projekteve pėr kryengritjen e pėrgjithshme nė Ballkan
i hoqėn lėvizjes mundėsinė e zhvillimit tė mėtejshėm. Pėr mė
tepėr, kundėr saj ndėrhyri tani edhe diplomacia austriake, e
cila e shihte me shqetėsim gjithnjė mė tė madh zhvillimin e
ngjarjeve nė Shqipėrinė e Veriut. Hovi i kryengritjes ra. Pas
disa kohėsh Bibė Doda u kthye pėrsėri nė Mirditė si
kapedan-pashė.
Me pėrpjekjet e pėrfaqėsuesve tė kulturuar tė borgjezisė pėr t'u
lidhur me lėvizjen popullore kundėrosmane dhe pėr ta organizuar
e pėr ta drejtuar atė bėhej njė hap i ri nė lėvizjen kombėtare.
Por lėvizja u projektua nė njė zonė tė ngushtė, tė banuar vetėm
nga popullsi katolike, pa lidhje me krahinat e tjera dhe pėr mė
tepėr u zhvillua vetėm nė Mirditė, nė njė nga krahinat mė tė
prapambetura tė vendit.
Qėndresa kundėrosmane e viteve 1867-1873
Orvatjet qė bėnte herė pas here Porta e Lartė pėr tė zbatuar
Tanzimatin nė zonat e panėnshtruara tė vendit, ku ruheshin
venomet tradicionale ose pėr tė vendosur taksa tė reja, qė
rėndonin nė mėnyrė tė veēantė popullsinė, shoqėroheshin me
konflikte tė njėpasnjėshme. Nė vitet 1867-1868 Porta ndėrmori
ekspedita tė reja kundėr krahinave tė Lumės dhe tė Malėsisė sė
Gjakovės. Por zaptiet (xhandarėt) turq qė vajtėn pėr tė nxjerrė
taksa e rekrutė u pritėn me pushkė dhe u dėbuan nga popullsia e
udhėhequr nga krerėt Binak Alia e Shaqir Curri. Njė farė suksesi
patėn autoritetet turke nė Mirditė pas vdekjes sė Bibė Dodė
pashės mė 1868; ato larguan pėr nė Stamboll trashėgimtarin e tij
tė mitur Prengėn dhe vendosėn njė kajmekam nga gjiri i familjes
sė kapedanit tė vdekur, si dhe dy batalione ushtarėsh.
Megjithatė, Porta nuk mundi ta thyente qėndresėn e mirditasve,
tė cilėt, duke kėrkuar qė kjo trashėgimi tė respektohej sipas
zakonit, e mbrojtėn pėr njė kohė tė gjatė autonominė e tyre. Mė
1873 atje shpėrtheu kryengritja e disa muaj mė vonė ajo u shtri
edhe nė Dukagjin. Ekspedita osmane shtypi egėrsisht popullsinė,
por duke mos mundur ta nėnshtronte atė u detyrua tė tėrhiqej.
Nė vitin 1869, shtypja e ushtruar nga organet e Portės shkaktoi
revolta nė qytetet Pejė, Gjakovė e Prizren. Lėvizja mori
pėrpjesėtime tė mėdha veēanėrisht nė Shkodėr. Pakėnaqėsia e
shkodranėve shpėrtheu atėherė kur valiu vendosi tri taksa tė
reja, veēanėrisht "karagjymrykun". Tani fshatarėt detyroheshin
tė paguanin 8 pėr qind tė vleftės pėr ēdo mall qė ēonin nė
qytet. Kjo taksė sillte shtrenjtimin e ndjeshėm tė jetesės dhe
dėmtonte veēanėrisht shtresat e vegjėlisė. Me kėtė rast
borgjezia shkodrane paraqiti ankesat e vjetra kundėr
korrupsionit tė valiut dhe tė gjyqeve, si dhe kundėr abuzimeve
qė bėheshin me monopolet shtetėrore tė kripės e tė duhanit.
Shkodranėt dhanė kushtrimin dhe kėrkuan ndihmėn e malėsorėve.
Por autoritetet turke, duke nxitur fanatizmin fetar, ia dolėn ta
pėrēanin popullsinė qytetare dhe tė largonin njė pjesė tė saj
nga lufta. Megjithatė, malėsorėt i sulmuan forcat kryesore
ushtarake qė ishin pėrqendruar pranė qytetit nė fushėn e
Shtojit, por pas njė pėrleshjeje tė ashpėr me njė armik mė tė
madh nė numėr e tė armatosur mirė, malėsorėt e pushuan zjarrin,
duke lėnė nė fushėn e luftės shumė tė vrarė e tė plagosur.
Po nė vitin 1869 ndodhėn turbullira nė krahinėn e Matit dhe nė
qytetin e Tiranės. Pėr shpėrthimin e trazirave nė Tiranė u bė
shkak urdhri i qeverisė pėr tė ndėrtuar rrugėn pėr nė Durrės
vetėm me shpenzimet e me punėn e qytetarėve dhe tė fshatarėve qė
ndodheshin buzė rrugės. Meqenėse paria feudale e qytetit e gjeti
mėnyrėn pėr tė shpėtuar nga ēdo detyrim, e gjithė barra i mbeti
vegjėlisė, e cila protestoi duke rrėmbyer armėt, ndėrsa zejtarėt
mbyllėn dyqanet. Qėndresa nuk u ndėrpre edhe pasi nė pėrleshje
me repartet ushtarake u vranė mjaft qytetarė dhe u internua njė
numėr i madh udhėheqėsish.
Mė 1872 ushtria osmane qė u dėrgua nė Dibėr u thye me humbje
mjaft tė rėnda. Tė njėjtin fat patėn orvatjet pėr tė nėnshtruar
zonat malore tė Kosovės nė vitet 1872-1874. Nė njė letėr tė
shkruar nga Prizreni nė tetor 1873 thuhej se pėrballė ushtrisė
sė madhe turke, qė po futej nė Kosovė, shqiptarėt nuk rrinin
duarkryq. Ata, thuhej nė letėr, "dėshirojnė ta ndezin zjarrin
dhe janė tė vendosur tė luftojnė e tė qėndrojnė pėrballė
ushtrisė turke pa marrė parasysh nėse do t'i ndihmojė ndokush
ose jo. Ata kurrsesi nuk e pranojnė pushtetin turk dhe
dėshirojnė tė ēlirohen nga ai". Edhe nė malėsitė e Kosovės,
ashtu si nė malėsitė e tjera tė Shqipėrisė sė Veriut,
autoritetet turke ushtronin njė pushtet formal, duke e kufizuar
veprimtarinė e tyre vetėm nė qytetet dhe nė afėrsitė e tyre.
Megjithėse tė kufizuara e shpeshherė spontane, kėto konflikte
ishin rrėke qė ēonin ujė nė shtratin e lėvizjes sė pėrgjithshme
kombėtare dhe i jepnin peshė ēėshtjes shqiptare nė arenėn
ndėrkombėtare.
#Post#: 377--------------------------------------------------
Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE
DIR By: sweety
Date: February 10, 2012, 8:38 am
---------------------------------------------------------
te lumte qe ke postuar gjithe keto
*****************************************************
Page 4 of 4
DIR Previous Page