URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: HISTORIA
       *****************************************************
       #Post#: 256--------------------------------------------------
       Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE 
   DIR By: Mondi
       Date: February 9, 2012, 3:18 am
       ---------------------------------------------------------
       Fshatarėt pronarė
       Me heqjen e regjimit tė timareve (vitet 30) ndryshoi edhe
       gjendja e fshatarėve pronarė. Me kėtė masė nė kategorinė e
       fshatarėve pronarė u pėrfshinė ata fshatarė qė kishin ruajtur
       tapitė deri nė prag tė reformave centralizuese dhe tė
       Tanzimatit. Tani ata nuk ishin mė, de jure, raja tė spahiut,
       sepse ligjėrisht nuk ndodheshin mė nėn vartėsinė e tij feudale.
       Formalisht fshatarėt e mesėm e tė vegjėl u kthyen nė fshatarė tė
       lirė dhe ligjėrisht u njohėn pronarė tė tokės sė tyre, tė cilėn
       tani mund ta shitnin, ta jetėrsonin dhe ta hipotekonin lirisht.
       Megjithatė, fshatarėt me tokė nuk u bėnė plotėsisht tė lirė,
       pasi vendin e marrėdhėnieve tė mėparshme me feudalin spahi tani
       e zunė marrėdhėniet me shtetin feudal osman, i cili i grabiste
       me anėn e feudalėve derebej, tė sipėrmarrėsve tė taksave
       (myltezimėve) e funksionarėve tė administratės. Ata u njohėn
       juridikisht si zotėrues privatė tė tokės mirie, ndonėse patėn
       ende disa pengesa fiskale pėr pėrdorimin e lirė tė saj.
       Pozitat e fshatarėve pronarė tė mesėm e tė vegjėl u tronditėn jo
       vetėm nga rritja e vazhdueshme e taksave shtetėrore (taksė mbi
       tokėn, mbi banesėn, mbi prodhimin, mbi bagėtinė, mbi shpendėt,
       pėr bletėt, pėr mullirin, pėr rrugėn, pėr shėrbimin ushtarak,
       abuzimet e shumta etj., por edhe nga veprimi i ligjeve tė
       ekonomisė sė tregut nė fshat (sidomos nga luhatja e theksuar
       stinore e ēmimeve). Tronditjen e ndjenė sidomos fshatarėt
       pronarė tė vegjėl, tė cilėt pėr shkak tė tė ardhurave tė pakėta
       nga toka bujqėsore ishin tė detyruar tė blinin ēdo vit drithė me
       tė hollat qė nxirrnin nga veprimtaria e tyre suplementare. Por
       me vėrshimin e mallrave tė huaja dhe me konkurrencėn e prodhimit
       tė qyteteve, tė ardhurat e tyre nga kjo veprimtari erdhėn duke u
       pakėsuar. Si rrjedhim, varfėria i detyronte fshatarėt tė merrnin
       borxhe nga fajdexhinjtė.
       Afatet e borxheve mbaronin zakonisht nė kohėn e korrjeve ose tė
       vjeljeve. Pėr tė shlyer borxhin fshatari detyrohej tė shiste
       drithin nė verė kur ēmimet ishin tė ulėta dhe ta blinte nė
       pranverė kur ato ishin mė tė larta. Me forcimin e administratės
       perandorake osmane pas mesit tė shek. XIX, pesha e taksave
       shtetėrore nė kurriz tė masave fshatare erdhi duke u rritur.
       Barrė e rėndė u bė edhe shėrbimi i gjatė ushtarak pėr popullsinė
       myslimane ose taksa e shėrbimit ushtarak pėr popullsinė e
       krishterė. Pėr t'i bėrė ballė varfėrimit tė vazhdueshėm,
       pronarėt e vegjėl filluan tė shisnin kafshėt e punės dhe pastaj
       bagėtitė e imėta, tė cilat ose ranė nė duart e fshatarėve tė
       pasur dhe mbetėn pėrsėri nė vend ose u blenė nga reshperėt e
       mėdhenj pėr t'u eksportuar. Me thellimin e tij tė mėtejshėm, ky
       proces po e detyronte fshatarin e varfėruar tė shiste mė nė fund
       edhe tokėn. Megjithatė, numri i tyre nuk u pakėsua. Madje u rrit
       pėr arsye tė pjesėtimit tė familjeve midis djemve tė fshatarit,
       kurse pėr shkak tė shitjeve sipėrfaqja u pakėsua. Kėshtu gjatė
       gjysmės sė dytė tė shek. XIX dhe fillimit tė shek. XX, nė viset
       e katėr vilajeteve shtresa e fshatarėve pronarė u rrit (nga
       afėrsisht 220 mijė familje mė 1840 nė rreth 280 mijė familje mė
       1912), por si pėrqindje nė krahasim me popullsinė fshatare u
       pakėsua (nga rreth 84% mė 1840 nė rreth 79% mė 1912). Kjo
       qėndresė e fshatarėsisė sė vogėl vetėm nė njė masė tė vogėl qe
       rrjedhojė e hapjes sė tokave tė reja nga fondi i kujrisė ose nga
       prona e pėrbashkėt e fshatit. Kryesisht ajo u arrit nė saje tė
       mėrgimit tė krahėve tė tepėrta tė familjes sė fshatarit.
       Kurbeti
       Mėrgimi, qė u zgjerua nė kėtė periudhė, pati diku karakter
       stinor, diku karakter shumėvjeēar; njė pjesė mėrgonte brenda
       vendit, kurse shumica jashtė Shqipėrisė. Sidoqoftė mėrgimi i
       fshatarėve nė masėn dėrrmuese u bė pa e shpėrngulur familjen nga
       fshati dhe pa e prishur ekonominė e vogėl bujqėsore.
       Fshatarėt shqiptarė e shfrytėzonin edhe mė parė mėrgimin stinor.
       Por pėrmasat e tij ishin mjaft tė kufizuara nė krahasim me valėn
       e madhe tė mėrgimit stinor qė pushtoi vendin gjatė gjysmės sė
       dytė tė shek. XIX dhe pjesės sė parė tė shek. XX. Numri i tė
       mėrguarve ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohet qoftė edhe afėrsisht,
       pasi fshatarėt e varfėr largoheshin pėr disa muaj nga vendi i
       tyre pa lėnė gjurmė nė dokumentet e kohės. Pasi pėrfundonin
       mbjelljet dhe vjeljet e vjeshtės, zakonisht nė fillim tė
       nėntorit mijėra krahė pune linin familjet e shkonin jo vetėm
       nėpėr qytetet e katėr vilajeteve shqiptare, por deri thellė nė
       Greqi, nė Serbi e nė Bullgari, pa pėrjashtuar Stambollin e
       fshatrat rreth e rrotull kryeqytetit turk. Ky mėrgim stinor
       vazhdonte deri nė fillim tė pranverės, kur fshatarėt e mėrguar
       ktheheshin me kursimet e domosdoshme pėr tė mbuluar bilancin
       pasiv tė ekonomisė sė tyre bujqėsore.
       Edhe mėrgimi shumėvjeēar nuk ishte i panjohur pėr fshatarėsinė
       shqiptare. Madje me tė tillė fshatarė, tė cilėt mėrgimin
       shumėvjeēar e kthenin brenda nė Shqipėri nė mėrgim tė
       pėrhershėm, ishin rritur edhe vetė qytetet e vendit. Por deri nė
       fund tė shek. XVIII mėrgimi ekonomik jashtė trojeve shqiptare
       bėhej kryesisht nė drejtim tė Stambollit.
       Vetėm nga fundi i shek. XVIII e sidomos nga fillimi i shek. XIX
       u dukėn mėrgimet shumėvjeēare nė vende tė tjera tė huaja, siē
       ishin Rumania, pastaj Egjipti dhe pak mė vonė Greqia ose Serbia.
       Megjithatė, kurbeti ekonomik shumėvjeēar mori njė karakter masiv
       tė paparė vetėm pas mesit tė shek. XIX. Ai pėrfshiu edhe
       shtresat e ulėta qytetare, megjithatė pjesėn dėrrmuese tė
       kurbetlinjve e pėrbėnin gjithnjė fshatarėt e vegjėl.
       Mėrgimi shumėvjeēar preku sidomos fshatarėt e varfėr tė
       Shqipėrisė sė Jugut, sepse nė kėto vise ekonomia monetare kishte
       depėrtuar mė thellė se gjetkė. Pėr disa dhjetėvjeēarė qyteti qė
       tėrhoqi mė shumė kurbetlinj qe pėrsėri Stambolli. Nė vitet 80
       Stambolli kishte rreth 60 mijė shqiptarė tė ardhur nga tė katėr
       vilajetet. Ai u bė qyteti me popullsi mė tė madhe shqiptare edhe
       kundrejt qyteteve tė Shqipėrisė. Duke tėrhequr njėri-tjetrin
       shqiptarėt vijuan tė mėrgonin gjithashtu nė Egjipt e nė Rumani,
       ku u vendosėn jo vetėm nėpėr qytete, por edhe nėpėr fshatrat e
       luginės sė Nilit e tė Danubit. Sipas njoftimeve qė jep P. Kabue
       (P. Cabouƃ©), nė fund tė sundimit osman kishte nė Egjipt rreth
       30 mijė e nė Rumani rreth 10 mijė shqiptarė, tė cilėt merreshin
       me zejtari, me tregti dhe me bujqėsi. Nga radhėt e tyre ishte
       formuar edhe njė shtresė tregtarėsh tė pasur. Nga vitet 70
       kurbetlinjtė shqiptarė filluan tė ēanin rrugėn nėpėr vende tė
       tjera tė panjohura pėr ta mė parė. Njėri prej tyre ishte Rusia,
       ku mėrguan me qindra veta, kryesisht fshatarė tė krahinave
       juglindore. Mė vonė, nė vitet 90, nė Rusi shkuan me qindra
       punėtorė pėr ndėrtimin e hekurudhės transiberiane, tė cilėt
       pastaj u vendosėn me punė tė ndryshme nė Odesė, nė Vladivostok,
       nė Irkutsk e gjetkė. Me fitoren e autonomisė sė Bullgarisė
       (1878), shumė kurbetlinj fshatarė u vendosėn nėpėr qytetet e
       saj, sidomos nė Sofje, nė Filipopol e nė Vranė duke formuar kėtu
       brenda njė kohe tė shkurtėr njė koloni prej 2 mijė shqiptarėsh.
       Nė pėrpjesėtime tė vogla kurbetlinjtė rrahėn edhe vise tė tjera
       tė huaja, si Austrinė, Italinė etj. Nė periudhėn e fundit tė
       sundimit osman vendi qė tėrhoqi pjesėn mė tė madhe tė
       kurbetlinjve shqiptarė qe kontinenti amerikan dhe kryesisht
       Shtetet e Bashkuara. Tė mėrguarit e parė shqiptarė zbritėn nė
       SHBA nė fillim tė viteve 80, kurse vala e madhe e kėtij mėrgimi
       filloi nė fund tė shek. XIX. Mė 1912 nė ShBA numėroheshin rreth
       40 mijė kurbetlinj shqiptarė, pothuajse tė gjithė me origjinė
       nga Shqipėria e Jugut. Nė fillim kurbetlinjtė fshatarė u
       grumbulluan njėri pas tjetrit nė Boston Mass, nė Nju-Jork dhe nė
       Sen-Lui (Saint-Louis), ku formuan edhe lagje me shqiptarė, por
       pastaj u vendosėn edhe nė vise tė tjera tė ShBA-sė, deri nė
       brigjet e Paqėsorit. Njė pjesė e vogėl e kurbetlinjve u vendosėn
       nė shtete tė tjera tė kontinentit amerikan (Kanada, Argjentinė
       etj.).
       Fshatarėt qė shkuan nė kurbet lanė pas tyre familje tė
       varfėruara. Pėr tė blerė navllon (biletėn e udhėtimit detar) ata
       u detyruan tė shisnin kafshėt e punės dhe tė hynin nė borxh. Po
       edhe atje ku vajtėn i prisnin kushte tė vėshtira jetese. Duke
       mos e njohur gjuhėn e huaj dhe duke mos pasur ndonjė profesion,
       ata u detyruan tė kryenin punėt mė tė rėnda. Zakonisht shkonin
       nė kurbet qė tė ktheheshin pas dy ose tre vjetėsh dhe, pasi tė
       qėndronin disa muaj pranė familjeve tė tyre, tė niseshin
       pėrsėri. Por shpesh herė ata qėndronin nė mėrgim pėr periudha
       shumė tė gjata, disa harroheshin fare nė dhe tė huaj. Kėshtu
       kurbeti u bė njė plagė shoqėrore pėr masat fshatare dhe
       qytetare.
       Mėrgimi stinor a shumėvjeēar ndikoi nė ekonominė e vendit nė dy
       drejtime: nga njėra anė, duke i dhėnė mundėsi fshatarit tė vogėl
       tė pėrballonte deri diku nevojat familjare, e ngadalėsoi
       procesin e rrėnimit tė tyre tė plotė ekonomik; nga ana tjetėr,
       dėrgesat periodike tė kurbetlinjve, tė cilėt erdhėn duke u
       shtuar derisa arritėn nė vitet e fundit tė sundimit osman
       afėrsisht 14-16 milionė franga ari nė vit, e frenuan deri nė njė
       farė shkalle asfiksinė e plotė qė po i shkaktonte ekonomisė sė
       vendit grabitja fiskale e Stambollit dhe vėrshimi i mallrave tė
       huaja.
       Malėsorėt e Veriut
       Trevat shqiptare nuk u zhvilluan tė gjitha njėlloj nga pikėpamja
       ekonomike e shoqėrore. Nė pėrshtatje me kushtet historike e
       natyrore, disa nga krahinat e thella malore u zhvilluan me ritme
       mė tė ngadalshme se viset qė kishin njė truall bujqėsor
       relativisht mė tė pasur. Prapambetja mė e theksuar dukej sidomos
       nė malėsitė e Mbishkodrės, tė Dukagjinit, tė Mirditės, tė Pukės
       dhe tė Gjakovės, nė tė pesė "Malet e Mėdha", siē quheshin ato nė
       shek. XIX.
       Marrėdhėniet ekonomiko-shoqėrore nė kėto zona rregulloheshin
       sipas sė drejtės zakonore tė trashėguar nga shekujt e kaluar.
       Megjithatė, asnjėra nga kėto malėsi nuk ndodhej nė stadin e
       rendit fisnor, qoftė dhe nė shpėrbėrje e sipėr. Jo vetėm nė ēdo
       "mal" (krahinė), por edhe nė ēdo fshat, madje nė shumicėn e
       rasteve edhe nė ēdo lagje, banonin familje qė nuk kishin lidhje
       gjaku ndėrmjet tyre. Baza e organizimit fisnor - pronėsia e
       pėrbashkėt mbi fondin e tokave bujqėsore - ishte zhdukur. Prona
       private mbi tokat e bukės ishte vendosur prej disa shekujsh. Kjo
       pronė ishte sanksionuar nė mėnyrė tė theksuar edhe nė tė drejtėn
       zakonore, me tė gjitha tiparet e saj kryesore, siē janė shitja,
       blerja, jetėrsimi. Nė kanunin e Lekė Dukagjinit, qė ėshtė
       mbledhur nga Shtjefėn Gjeēovi nė fund tė shek. XIX, prona
       private ishte shpallur e shenjtė, e paprekshme. Edhe nė rast se
       njė familje shpėrngulej nga fshati, thuhet nė kanun, "po s'e
       shiti trollin e tokėn, ashtu do t'i rrijė e nuk ka tager (tė
       drejtė - shėn. i aut.) kush me ngulė mbi to". Paprekshmėria e
       tokės garantohej me norma tė veēanta nga kanuni. Kufijtė e
       pronave nuk mund tė prekeshin, as mund tė lėvizeshin: "me luejt
       kufinin, - thuhet nė kanun, - asht nji si me luejtė me eshtent'e
       tė dekunve". Gjurmėt e pronėsisė sė pėrbashkėt tė fisit mbi
       tokėn e bukės dhe dukuria e ndarjes sė herėpashershme tė tokave
       ndėrmjet anėtarėve tė fisit qenė zhdukur krejtėsisht.
       Toka blihej e shitej, ajo trashėgohej pa ndonjė pengesė. Jo
       vetėm toka, por edhe radha e ujitjes dhe e mullirit mund tė
       shitej. Toka u shitej edhe kushėrinjve mė tė afėrt, gjė qė
       shpreh edhe mė shumė konsolidimin e pronės private mbi tokėn.
       Institucioni i pronės private mbi tokėn dhe mbi veglat e punės
       kishte sjellė nė gjirin e malėsorėve tė krahinave tė veriut tė
       gjitha pasojat e diferencimit tė popullsisė. Shumė malėsorė
       kishin humbur pronat e tyre dhe ishin kthyer nė bujq ose argatė,
       tė cilėt shfrytėzoheshin nga pronarėt e pasur tė tokave. Kėta tė
       fundit tokat i jepnin me qira ose merrnin pranė ekonomive tė
       tyre punėtorė mėditės, rrogėtarė me pagė vjetore ose argatė me
       pagė ditore nga radhėt e malėsorėve tė varfėruar, qė i kishin
       humbur a i kishin shitur pronat e tyre. Figurėn e pronarit tė
       pasur tė tokave dhe atė tė fshatarit bujk pa tokė e gjejmė tė
       pasqyruar edhe nė kanunin e maleve. "Bulg, - thuhet nė kanun, -
       thirret njaj, i cili hinė me punue tokėn e njaj zotnije". Njė
       varg normash rregullonin marrėdhėniet ekonomike ndėrmjet
       pronarit e bujkut; detyrimi i bujkut (qiraja) caktohej edhe kėtu
       sipas marrėveshjes sė "lirė": "Gjithēka tė mbjellė bulgu nė tokė
       tė zotnis do ta ndajė me zotnin mbas vendimit qi tė kenė ba".
       Edhe kėtu shkalla e shfrytėzimit ishte shumė e lartė, deri nė
       gjysmėn e prodhimit. Nė kanun thuhet: "Nė se e pastė bulgu
       gjan'e zotnis pėrgjymės, kashti i rrin bulgut e me pleh do tė
       plenohen tokėt. Mundin e puntoris e njeh bulgu".
       Nė kėto vise malore ka pasur edhe bujq, tė cilėt detyroheshin tė
       merrnin me qira sė bashku me tokėn edhe kafshėt e punės. Nė
       kanun bėhet fjalė edhe pėr kushtet e marrjes sė kafshėve tė
       punės me qira, pėr tė cilat bujku i paguante pronarit 1,50 kv
       kur e dimėronte vetė kaun dhe 2,25 kv kur e dimėronte pronari.
       Kėtė qira ai do t'ia paguante pavarėsisht nėse e shfrytėzonte
       ose jo nė punė kaun e parmendės. Duhet shtuar kėtu se, me gjithė
       kushtet e rėnda nė tė cilat ishte vėnė, bujku i kėtyre krahinave
       tė prapambetura nuk e njihte angarinė. Ai ishte i ngarkuar me
       korrjen, shirjen, zhveshjen e misrit, por vetėm nė tokėn e tij.
       Nė rast se pronari e mblidhte vetė misrin, bujku, thuhet qartė
       nė kanun, nuk kishte detyrė pėr zhveshjen e misrit, por vetėm
       t'ia mbartte pranė kullės pronarit.
       Njė tjetėr figurė shoqėrore, qė tregonte diferencimin e
       malėsorėve tė varfėr, qe dalja edhe atje nė shesh e rrogtarit (e
       fshatarit argat). Nė kanun bėhet fjalė pėr normat qė rregullonin
       marrėdhėniet ndėrmjet rrogtarit e punėdhėnėsit. Atje thuhet
       shprehimisht se rrogtari "po s'eci mbas andes sė zotnis, ky mund
       t'a dajė...".
       Me toka shumė tė pakėta, burimi kryesor i jetesės sė malėsorėve
       tė varfėr ishte blegtoria. Nė tė vėrtetė, para mesit tė shek.
       XIX kėto vise qenė shumė tė pasura me blegtori. Familjet
       malėsore kishin tufa bagėtish, tė cilat numėronin me qindra ose
       me disa dhjetėra krerė tė imėta e tė trasha. Kjo gjendje e
       dikurshme pasqyrohej edhe nė kanunin e Lekės, sidomos aty ku
       bėhet fjalė pėr gjobat e ndryshme. Gjobat me 10 kokė bagėti qenė
       tė zakonshme; por kishte gjoba edhe mė tė mėdha, si pėr
       shembull, pėr njė vrasje 100 deshė e njė ka. Nė njė vend tjetėr
       tė kanunit thuhet: "Ma e ulta giobė mbrrin nė nji dash e ma e
       nalta nuk mund tė kalojė mbi njiqind desh".
       Pėrveē blegtorisė, burim tjetėr tė ardhurash pėr malėsorėt ishin
       shpėrblimet nė tė holla qė merrnin pėr shėrbimet e tyre si
       mercenarė. Mercenarizmi ishte pėr kėto krahina njė dukuri e
       diktuar nga kushtet e sundimit osman, nga varfėria e thellė
       ekonomike dhe nga pamundėsia pėr tė siguruar tė ardhura me anė
       tė punės. Blegtoria, bujqėsia dhe mercenarizmi kishin krijuar
       deri nė mesin e shek. XIX njėfarė ekuilibri nė bilancin e
       ekonomisė familjare tė kėtyre malėsorėve.
       Por gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX ky ekuilibėr u prish. Me
       pėrgjithėsimin e shėrbimit tė detyrueshėm ushtarak, tė ardhurat
       nga mercenarizmi u prenė. Me centralizimin e pushtetit
       perandorak, Porta e Lartė filloi tė kėrkonte taksa edhe nga
       malėsorėt e varfėr. Veē kėsaj, duke mos qenė shumė larg
       Shkodrės, Gjakovės e Pejės, edhe kėto krahina tė veēuara filluan
       tė ndienin ndikimin e marrėdhėnieve tė tregut. Qoftė pėr tė
       siguruar bukėn e vitit, qoftė pėr tė paguar taksat shtetėrore,
       fshatarėt malėsorė, filluan tė merreshin me veprimtari
       suplementare ekonomike, grumbullonin katran, gėshtenja, lėndė,
       dru, tė cilat i shisnin nė Shkodėr. Por edhe kjo nuk i shpėtoi
       nga varfėrimi. Me anėn e kryengritjeve tė shpeshta ata i
       shpėtuan pėr njėfarė kohe pagesės sė taksave shtetėrore. Me
       keqėsimin e vazhdueshėm tė gjendjes ekonomike, malėsorėt filluan
       tė shitnin edhe bagėtitė, e vetmja pasuri me peshė qė kishin.
       Brenda disa dhjetėvjeēarėve pasuria blegtorale e kėtyre viseve
       ose u pakėsua nga shitja nė tregjet e qyteteve, ose u pėrqendrua
       nė duar tė disa familjeve tė pasura malėsore. Si kudo edhe kėtu
       fenomeni i borxheve u pėrhap me ritme shumė tė shpejta. Gjendja
       e tyre nė mjerim tė vazhdueshėm i shtynte fajdexhinjtė tė
       kėrkonin kamatė tė madhe, duke shkelur e duke lėnė mėnjanė
       dispozitat e kanunit tė Lekė Dukagjinit, tė cilat e ndalonin
       fajdenė.
       Mėrgimi stinor nuk la pa prekur as fshatarėt e varfėr tė kėtyre
       malėsive, tė cilėt filluan tė largoheshin gjatė disa stinėve nga
       fshati pėr tė kėrkuar punė nė vende tė ndryshme, sidomos nė
       Shkodėr. Ky mėrgim qė u pėrhap me shpejtėsi krijoi edhe kėtu njė
       kategori malėsorėsh, tė cilėt pėr tė jetuar u detyruan tė
       shitnin fuqinė e tyre tė punės si mall.
       Diferencimi shoqėror solli edhe kėtu konflikte ndėrmjet
       vegjėlisė e bajraktarėve tė viseve malore. Kėto konflikte janė
       pasqyruar nė kanun, megjithėse jo aq qartė pėr shkak tė
       mbledhjes dhe tė kodifikimit jo tė plotė. "Po u ēue njė katund,
       - thuhet nė kanun, - pėr me u ngrefė luftė Krenvet, Strapleqvet
       e Vogjlis sė Flamurit, nėn tė cilin gjindet, atbotė do tė bahet
       me dije Dera e Gjomarkut nė za tė sė cilės do tė ēohen edhe
       Flamujt tjerė e nėn prirje tė kėsaj Dere do tė msyhet katundi i
       dalun dore, edhe i biejn nė mend me ndėshkime giobėsh, me tė
       nxjerrun prej vendit, a edhe me tė grime katundisht, nė pastė ba
       kush ndo'i faj pėr tė grim".
       Megjithatė nė malėsitė e Veriut kishte akoma mbeturina tė
       largėta tė marrėdhėnieve patriarkale e fisnore. Tė tilla ishin
       kujtimi i fisit dhe kujria e fisit, karakteri patriarkal i
       familjes dhe rendi i trashėgimisė sė pronės, rendi i shitjes sė
       tokave dhe norma e martesave, zakoni i gjakmarrjes dhe kuvendi i
       fisit.
       Nė viset malore tė Shqipėrisė sė Veriut ruheshin ende gjurmėt e
       barazisė sė vjetėr fisnore, megjithėse kishin filluar tė
       pėrforcoheshin privilegjet e bajraktarėve, e sidomos tė familjes
       sė Gjonmarkajve nė Mirditė. Gjurmėt e barazisė sė dikurshme
       ruheshin vetėm nė tė drejtėn e shprehur. Kėshtu, pėr shembull,
       nė kanun thuhej se "gjithsa djelm tė lejn, njihen tė mirė e nuk
       veēohen njeni prej tjetrit"; "Kanunet qi ven njė katund me Pleq
       e Vogjli pėr vedi... as Flamuri e as Dera e Gjonmarkut nuk mund
       t'ua luej".
       #Post#: 257--------------------------------------------------
       Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE 
   DIR By: Mondi
       Date: February 9, 2012, 3:18 am
       ---------------------------------------------------------
       Struktura shoqėrore e fshatit nė fund tė sundimit osman
       Nė kushtet e krijuara pas viteve 40, erdhėn duke u ndryshuar si
       fizionomia e shtresave tė shoqėrisė agrare, ashtu edhe
       marrėdhėniet ndėrmjet tyre.
       Nė radhė tė parė kėto ndryshime prekėn feudalėt si kategori
       shoqėrore. Me heqjen e sistemit tė timareve, feudalėt spahinj
       nuk pėrbėnin mė, si nė tė kaluarėn, mbėshtetjen kryesore tė
       sundimit osman. Tani qė humbėn tesarrufin, nga i cili buronte
       pushteti i tyre feudal, mjaft spahinj u shndėrruan nė feudalė
       derebej ose u bėnė funksionarė tė administratės. Kėta feudalė
       derebej, duke u mbėshtetur krejtėsisht nė dhunėn e hapur dhe
       duke pėrfituar nga dobėsia e pushtetit qendror, vijuan njėri pas
       tjetrit tė kthejnė mjaft fshatra tė lira nė fshatra ēifligje,
       duke u bėrė pronarė ēifligarė. Megjithatė figura e derebeut nuk
       u zhduk nga fshati shqiptar. Deri nė fund tė sundimit osman
       shtresa e feudalėve derebej, edhe pse erdhi duke u zvogėluar,
       vazhdoi tė shtypte dhe tė shfrytėzonte fshatarėt e lirė.
       Me heqjen e sistemit tė timareve, vendin kryesor nė grupimin
       sundues tė shoqėrisė agrare e zunė bejlerėt ēifligarė, pesha e
       tė cilėve nė jetėn ekonomike e shoqėrore tė vendit erdhi duke u
       rritur.
       Pronarėt e mėdhenj me origjnė feudale, tė lidhur pas metodave tė
       vjetra tė pėrdorimit tė punės sė bujqve, nuk kishin interes pėr
       ta ndryshuar strukturėn shoqėrore e shtetėrore tė Perandorisė,
       pėr mė tepėr ata ishin kundėr reformave tė reja osmane. Si tė
       tillė ata formonin njė koalicion tė pėrbashkėt me shtresat e
       tjera konservatore tė vendit, tė cilat bėnin gjithashtu pjesė nė
       radhėt e parisė sunduese, siē ishin shtresat e larta tė
       hierarkisė klerikale dhe funksionarėt e lartė tė administratės
       perandorake osmane.
       Tė tjerėt, ēifligarėt e prirur pėr metodat e organizimit
       kapitalist tė ēifligjeve, kėrkonin zbatimin e reformave
       shtetėrore nė dobi tė ekonomisė sė tyre ēifligare. Veēanėrisht
       tė interesuar pėr tė ashtuquajturin evropianizim tė Turqisė
       ishin pronarėt e mėdhenj tė tokave, tė cilėt synonin t'i
       investonin kapitalet e tyre jo vetėm nė fushėn bujqėsore, por
       edhe nė sferėn industriale, duke u bėrė kėshtu jo vetėm pronarė
       ēifligjesh, por edhe pronarė fabrikash?. Me njė bazė tė tillė
       ekonomike kėta bejlerė ēifligarė kishin njė fizionomi shoqėrore
       tė dyfishtė: si pronarė tokash ata kishin pika takimi me
       bejlerėt feudalė, si veprimtari ekonomike anonin kryesisht nga
       borgjezia reshpere, nė ndonjė rast edhe nga borgjezia
       industriale.
       Shprehje e depėrtimit tė ekonomisė sė tregut nė bujqėsi ishte
       lindja e njė force tė re nė shoqėrinė fshatare, e borgjezisė
       agrare (fshatarėt e pasur dhe fermerėt bujq). Por nė rrethanat e
       pėrqėndrimit tė fondit kryesor tė tokės nė duart e bejlerėve
       ēifligarė, borgjezia agrare, e lindur nga radhėt e fshatarėve
       pronarė, dhe e bujqve ēifēinj nuk pati kushte tė favorshme
       zhvillimi. Pėr kėtė arsye, ashtu si borgjezia industriale, edhe
       ajo mbeti deri nė fund tė sundimit turk nė hapat e saj
       fillestarė si klasė, shumė e pakėt nė numėr dhe tepėr e dobėt
       nga pesha ekonomike.
       Nė radhėt e popullsisė sė fshatit pjesėn mė tė varfėr e
       pėrfaqėsonin bujqit ēifēinj dhe fshatarėt argatė. Nė mėnyrė tė
       veēantė fshatarėt argatė tani kishin marrė krejtėsisht tiparet e
       punėtorėve tė fshatit, pasi ata nuk kishin tanimė ekonomi
       individuale. Megjithatė, si fshatarėt argatė, ashtu edhe bujqit
       ēifēinj, nė kushtet e atėhershme, nuk e shikonin shpėtimin e vet
       te zbatimi i ndonjė reforme agrare si ato qė u bėnė nė vendet e
       tjera tė Evropės, por te pajisja e tyre me tokė me anė tė
       blerjes dhe me rrugė individuale.
       Deri nė fund tė sundimit osman pjesėn dėrrmuese tė popullsisė
       agrare e formuan fshatarėt pronarė, kurse nė radhėt e tyre
       fshatarėt e vegjėl. Edhe pse pronarė tė tokės qė punonin,
       fshatarėt e vegjėl ishin aq tė varfėr, sa nuk mund tė siguronin
       jetesėn pa punuar jashtė ekonomisė sė tyre brenda ose jashtė
       vendit.
       Sikurse qyteti, ashtu edhe fshati shqiptar karakterizohej nė
       fund tė sundimit osman nga njė kompleks i tėrė kontradiktash.
       Ndėrsa fondi kryesor i tokave tė punueshme (rreth 45 %) ishte nė
       duart e pronarėve ēifligarė, prodhuesit fshatarė qė punonin nė
       kėto toka (bujqit dhe argatėt) pėrfaqėsonin afėrsisht 18% tė
       popullsisė agrare. Sė bashku me malėsorėt fshatarėt e vegjėl e
       tė mesėm pėrbėnin rreth 65% tė popullsisė agrare, kurse pesha e
       prodhimit tė tyre bujqėsor ishte, pėr shkak tė tokave tė pakėta
       qė zotėronin, (rreth 25%) shumė e ulėt kundrejt prodhimit global
       bujqėsor. Edhe pse jeta ekonomike e fshatit ecte drejt ekonomisė
       sė tregut, mungonin kushtet e domosdoshme pėr zhvillimin e
       borgjezisė agrare. Shumica dėrrmuese e popullsisė agrare nuk
       kishte fare marrėdhėnie ekonomike me ekonominė e tregut. Nga ana
       tjetėr, baza ekonomike e feudalizmit ishte shthurur
       pėrfundimisht, ndėrsa nė Perandorinė Osmane vijonte tė ruhej
       struktura shtetėrore feudale.
       Po ashtu edhe bejlerėt ēifligarė, ndėrsa mbanin nėn shtypje
       ekonomike fshatarėt bujq e fshatarėt argatė, linin pa
       shfrytėzuar njė pjesė tė mirė tė tokės sė punueshme, u hiqnin
       fshatarėve tė vegjėl mundėsinė tė pajiseshin me toka pėr tė
       cilat kishin nevojė dhe pengonin zhvillimin e lirė tė borgjezisė
       agrare.
       #Post#: 258--------------------------------------------------
       Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE 
   DIR By: Mondi
       Date: February 9, 2012, 3:19 am
       ---------------------------------------------------------
       K R E U III
       LĖVIZJA KOMBĖTARE SHQIPTARE NĖ VITET 30-70
       TĖ SHEK. XIX
       1. FILLIMET E LĖVIZJES KOMBĖTARE
       Gjendja nė Shqipėri pas reformave tė para centralizuese osmane
       Zhvillimi i lėvizjes kombėtare nė vitet 30-40 tė shek. XIX
       pėrkon me periudhėn e reformave tė para centralizuese, qė
       filluan tė ndėrmerreshin nė Perandorinė Osmane nė vitet 30. Me
       kėto reforma, nė mėnyrė tė veēantė me likuidimin e sistemit tė
       timareve, dhe me njohjen ligjėrisht tė pronės private mbi tokėn
       (mė 1834), si edhe me masat pėr riorganizimin e sitemit
       administrativ, ushtarak dhe tė taksave, Porta e Lartė synonte ta
       fuste vendin nė rrugėn e evropianizimit, tė forconte pushtetin
       qendror, tė rimėkėmbte fuqinė e Perandorisė, e cila ishte
       dobėsuar sė tepėrmi nga prapambetja ekonomiko-shoqėrore, nga
       sistemi shtetėror anakronik, thellėsisht shtypės e parazitar,
       dhe nga kryengritjet e vazhdueshme tė popujve tė shtypur.
       Reformat filluan tė zbatoheshin nė Shqipėri qysh nė vitet 30.
       Ato i dhanė njė goditje tė rėndė nė radhė tė parė shtresės sė
       vjetėr feudale-ushtarake, e cila, si kudo edhe nė Shqipėri,
       kishte filluar tė shthurej dhe ishte dobėsuar shumė nga
       ekspeditat osmane tė viteve 1822-1831. Njė pjesė e krerėve
       feudalė qė ishin aktivizuar nė kryengritjet u asgjėsua, tė tjerė
       u internuan dhe ata qė mundėn tė shpėtonin mėrguan jashtė
       vendit, ndėrsa pronat e tyre u shpallėn ēifligje shtetėrore.
       Reforma agrare u dha mundėsi tė ngriheshin e tė forcoheshin
       ēifligarėve tė rinj, pronarė privatė tė tokave, tė lidhur me
       Portėn e me politikėn e saj centralizuese.
       Dobėsimi i klasės feudale shqiptare i dha mundėsi borgjezisė, tė
       pėrfaqėsuar nga tregtarėt dhe pronarėt e punishteve zejtare e tė
       manifakturave tė merrte pjesė mė me gjallėri nė jetėn ekonomike
       e politike tė vendit.
       Reformat e para centralizuese u quajtėn tė pamjaftueshme,
       prandaj Mustafa Reshit pasha, pasi mori edhe pėlqimin e
       sulltanit tė ri, Abdyl Mexhitit, qė sapo kishte hipur nė fron,
       pėrgatiti projektin e reformave, tė njohura me emrin Tanzimat.
       Ato u shpallėn nga Mustafa Reshit pasha me dekretin perandorak
       (Hati Humajun) tė 3 nėntorit 1839, qė mban emrin "dekreti i
       Gjylhanesė". Me kėtė akt shpalleshin kėto reforma: garantohej
       paprekshmėria e jetės, e nderit dhe e pasurisė pėr tė gjithė
       shtetasit osmanė, pa dallim feje; hiqej konfiskimi i pasurisė
       pėr ata qė paditeshin nė gjykatė dhe fėmijėt e tyre nuk
       privoheshin nga e drejta e trashėgimisė sė pasurisė; vendosej
       ndarja dhe mbledhja e rregullt e taksave dhe hiqej sistemi i
       sipėrmarrjes sė tyre (iltizami); futej shėrbimi i rregullt
       ushtarak dhe shkurtohej afati i tij; shėrbimi i regullt (nizami)
       do tė zgjaste 4-5 vjet, ndėrsa ai rezervist (redifi) 7 vjet.
       Po tė vlerėsohet nė pėrgjithėsi, Tanzimati ishte njė orvatje qė
       ndėrmorėn qarqet qeveritare osmane pėr ta shpėtuar Perandorinė e
       tyre nga humnera ku po rrukullisej dhe pėr ta rimėkėmbur atė mbi
       baza tė reja, sipas shembullit tė shteteve evropiane. Prandaj
       Tanzimati ėshtė vlerėsuar nga bashkėkohėsit dhe nga studiues tė
       sotėm si njė pėrēapje qė Perandoria Osmane po bėnte pėr t'u
       shkėputur nga e kaluara e saj mesjetare-feudale dhe pėr tė hyrė
       nė rrugėn e shndėrrimit nė njė shtet modern.
       Por gjithė kėto masa ishin gjysmake dhe nuk mund tė ndodhte
       ndryshe nė kushtet kur Perandoria Osmane nuk ndėrmori reforma
       rrėnjėsore pėr tė ndryshuar sistemin e saj ekonomik tė
       prapambetur gjysmėfeudal dhe regjimin politik mesjetar
       absolutist. Nė tė vėrtetė reformat u katandisėn nė disa arnime
       borgjeze, qė nuk mund ta ndryshonin gjendjen nė Perandori.
       Megjithatė, nėse edhe kėto masa gjysmake ishin tė dobishme pėr
       Perandorinė Osmane, sepse mund tė ndikonin nė forcimin e
       sistemit tė saj tė centralizuar, nė aftėsinė pėr tė pėrballuar
       lėvizjet ēlirimtare dhe ndėrhyrjet e Fuqive tė Mėdha, ato nuk
       qenė tė mira pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, tė cilėt nuk e
       gjykuan Tanzimatin me syrin e klikės sunduese sulltaniste, por
       me logjikėn e popullit tė shtypur, jo nga pozitat e Portės sė
       Lartė, por nga interesat e kombit tė shtypur e tė robėruar dhe
       tė aspiratės sė tij pėr ta ndryshuar kėtė gjendje.
       Shqiptarėt e vlerėsuan Tanzimatin, jo nė prizmin e fuqizimit tė
       Perandorisė, por nė kėndvėshtrimin e vetėqeverisjes sė
       Shqipėrisė, jo sipas zhurmės sė deklaratave tė bujshme, por nga
       rezultatet e tij praktike dhe nga rrjedhojat qė pati pėr
       popullin shqiptar.
       Nė tė vėrtetė Tanzimati nuk u dha shqiptarėve asnjė tė drejtė
       kombėtare, nuk i njohu as si komb mė vete, nuk dha asnjė mundėsi
       pėr vetėqeverisje, madje ua mohoi pėrsėri tė drejtėn mė
       elementare njerėzore pėr tė shkruar dhe pėr tė mėsuar nė shkolla
       gjuhėn amtare. Ai i detyroi shqiptarėt t'i nėnshtroheshin
       administratės sė huaj burokratike, shėrbimit tė rėndė e tė
       detyrueshėm ushtarak, rriti mė shumė peshėn e taksave, qė edhe
       deri atėherė ishte e rėnduar dhe pėrgjithėsisht ēoi nė keqėsimin
       e gjendjes sė tyre ekonomike e politike, nė forcimin e zgjedhės
       nacionale turke mbi ta. Ato reforma, nė dukje me karakter
       evropian, qė u shpallėn edhe nėn trysninė e Fuqive tė Mėdha (si
       barazia e gjithė shtetasve, gjithnjė si osmanllinj), nuk u vunė
       asnjėherė nė jetė dhe nuk mund tė realizoheshin pa ndryshime
       rrėnjėsore nė sistemin ekonomik e politik tė Perandorisė Osmane,
       tė cilat sulltanėt osmanė nuk ishin nė gjendje t'i bėnin.
       Me zbatimin e reformės nė fushėn administrative, pushteti civil
       u nda nga ai ushtarak dhe qeverisja e vendit, qė deri atėherė
       bėhej nga feudalėt vendas, kaloi nė duart e njė aparati
       burokratik tė centralizuar. Porta e Lartė nuk kishte mė besim te
       funksionarėt shqiptarė. Pėrvoja e viteve tė kaluara kishte
       treguar se ata ishin tė prirur drejt qeverisjes sė krahinave nė
       mėnyrė autonome e drejt shkėputjes sė plotė nga vartėsia e
       Perandorisė Osmane. Prandaj ajo filloi zėvendėsimin e tyre
       shkallė-shkallė me nėpunės tė huaj. Nė fillim u zėvendėsuan
       qeveritarėt e sanxhakėve shqiptarė, kadinjtė, myftinjtė,
       veēanėrisht nė ato krahina ku kishin shpėrthyer pėrsėri lėvizje
       kryengritėse, qė sapo ishin shtypur me armė. Kėshtu, nė mjaft
       sanxhakė e sidomos nė Shqipėrinė e Jugut pushteti kaloi nga
       duart e qeveritarėve shqiptarė nė ato tė funksionarėve turq.
       Administrata e re pėrbėhej nga nėpunės tė huaj qė nuk e dinin
       gjuhėn e vendit dhe nuk i njihnin zakonet e traditat e popullit
       shqiptar. Meqenėse do tė qėndronin nė kėto poste njė periudhė tė
       caktuar dhe meqė njė pjesė e nėpunėsve ose nuk paguheshin
       rregullisht ose duhej tė siguronin rrogėn nga tė ardhurat
       lokale, ata pėrpiqeshin tė grabisnin me tė gjitha mėnyrat
       popullsinė me anė taksash e gjobash, pa u pėrmbajtur as nė
       pėrdorimin e forcės. Pėrveē kėsaj, praktikohej gjerėsisht
       ryshfeti, pa tė cilin nuk mund tė kryhej asnjė punė. Ai u jepej
       si nėpunėsve tė thjeshtė, ashtu edhe funksionarėve tė organeve
       mė tė larta tė Perandorisė Osmane. Edhe sistemi i mbledhjes sė
       taksave me anė tė iltizamit (sipėrmarrjes), megjithėse u krijua
       njė aparat i veēantė nėpunėsish tė financave, nė praktikė nuk u
       hoq, por mbeti nė fuqi pėr njė kohė tė gjatė, sepse u leverdiste
       funksionarėve tė lartė tė shtetit, qė pėrfitonin e pasuroheshin
       me kėto lloj spekulimesh.
       Ndėrsa nė njė varg qendrash administrative u grumbulluan me
       shumicė nėpunėsit e huaj turq, disa zona, si Tiranėn, Matin,
       Lezhėn, Ulqinin, etj., Porta e Lartė i la, nė vitet 40, ende nė
       duart e oxhakėve tė vendit, tė cilėt i paguanin arkės shtetėrore
       nė Stamboll njė shumė tė pėrgjithshme vjetore, tė nxjerrė nga
       detyrimet nė krahinat qė administronin.
       Krahas reformės administrative, Porta e Lartė mori masa pėr tė
       vėnė nė jetė reformėn ushtarake, e cila parashikonte ēarmatimin
       e popullsisė dhe krijimin e njė ushtrie tė rregullt. Nė kuadrin
       e krijimit tė kėsaj ushtrie, Veziri i Madh, Mehmed Reshid pasha,
       qė ishte ngarkuar me zbatimin e reformave nė Shqipėri, filloi tė
       rekrutonte ushtarė tė rregullt (nizamė) nga mosha 15 deri nė
       moshėn 30-vjeēare. Tė rekrutuarit bėnin jetė kazerme dhe
       stėrviteshin sipas rregullave tė ushtrive evropiane. Ata e
       kryenin shėrbimin ushtarak larg vendit tė vet nė kushte shumė tė
       vėshtira. Vetėm njė pjesė e tyre mund tė kthehej e gjallė dhe pa
       u gjymtuar nga shėrbimi i gjatė ushtarak nė dhe tė huaj. Mė tė
       shumtė ishin ata qė vdisnin nga abuzimet e intendentėve, nga
       mungesa e ushqimit dhe e veshmbathjes dhe nga epidemitė, sesa
       ata qė vriteshin nė luftė.
       Shėrbimi rezervist (redif) bėhej zakonisht nė vendlindjen e
       rezervistėve. Kjo u jepte atyre mundėsi qė nė njė kohė tė
       caktuar, krahas shėrbimit ushtarak, tė merreshin edhe me bujqėsi
       e me blegtori.
       Reforma ushtarake u shoqėrua edhe me tatime e taksa tė reja "tė
       jashtėzakonshme", qė shėrbenin pėr ushqimin dhe pėr veshjen e
       ushtarėve nizamė. Por edhe kjo reformė nuk u zbatua kudo dhe
       menjėherė. Ushtria e rregullt u vendos nė qytete, ku mbaheshin
       garnizone ushtarake. Nė Manastir dhe nė Janinė u grumbulluan
       forca tė mėdha, me anė tė tė cilave Porta ushtronte njė trysni
       tė vazhdueshme mbi trevat shqiptare.
       Ndėrsa nga njėra anė Stambolli organizonte ushtrinė e rregullt,
       nga ana tjetėr vazhdonte tė pėrdorte repartet e parregullta, tė
       rekrutuara nga krerė feudalė e bajraktarė midis malėsorėve pėr
       t'i dėrguar nė frontet e luftės me shtete tė tjera ose pėr tė
       shtypur kryengritjet brenda e jashtė Shqipėrisė. Nė kėto raste
       Porta e Lartė synonte jo vetėm tė pėrfitonte nga ndihma e tyre
       ushtarake, por edhe t'i largonte nga Shqipėria ku zienin
       kryengritjet e t'i neutralizonte kėto forca tė rrezikshme pėr
       tė.
       Me reformat e periudhės sė Tanzimatit Porta e Lartė u kishte
       njohur kombėsive tė Perandorisė Osmane tė drejtėn tė merrnin
       arsim nė gjuhėn amtare nė shkollat publike. Por ajo vijonte tė
       barazonte kombėsinė me fenė. Kėshtu, myslimanėt e Perandorisė,
       midis tė cilėve edhe shqiptarėt, ajo vazhdoi edhe pas kėsaj t'i
       quante "turq", ndėrsa ortodoksėt, qofshin kėta shqiptarė,
       bullgarė, serbė a vllehė, i quante "grekė" ose "rumė" dhe i
       kishte lėnė nėn administrimin fetar e kulturor tė Patrikanės
       greke tė Stambollit. Si kombėsi mė vete quheshin edhe katolikėt
       ose "latinėt" e Perandorisė.
       Shqiptarėve tė ndarė nė myslimanė, ortodoksė e katolikė, duke
       mos bėrė pjesė nė njė bashkėsi tė vetme fetare dhe duke mos u
       njohur kėshtu si njė kombėsi mė vete, nuk u jepej mundėsia tė
       lėvronin lirisht gjuhėn e tyre amtare. Ata detyroheshin tė
       kishin arsimin sipas fesė sė tyre turqisht, greqisht ose
       italisht. Nė pėrputhje me kėtė politikė, pas shpalljes sė
       dekreteve tė Tanzimatit nė Shqipėri u rrit numri i shkollave nė
       gjuhė tė huaj. Shkolla shtetėrore fillore dhe qytetėse (ruzhdie)
       nė gjuhėn turke u hapėn nė krahina tė ndryshme tė vendit; nė
       Shqipėrinė e Jugut u rrit edhe numri i shkollave laike nė gjuhėn
       greke pėr popullsinė ortodokse, tė cilat ishin nėn mbikqyrjen e
       peshkopėve grekė, ndėrsa nė veri, ndonėse mė pak, u rrit numri i
       shkollave katolike qė drejtoheshin nga kleri ose nga disa mėsues
       privatė nė Shkodėr. Megjithėse pėrhapnin njohuri tė dobishme dhe
       ndihmonin nė arsimimin e njė pjese tė fėmijėve, kėto shkolla,
       pėrveē atyre qė drejtoheshin nga mėsues privatė, pėrshkoheshin
       nga njė frymė fanatizmi dhe intolerance fetare, nuk shėrbenin
       pėr afirmimin kombėtar tė shqiptarėve tė feve tė ndryshme, por
       nxisnin dasinė fetare dhe u shėrbenin politikės sė shteteve qė i
       mbanin ato dhe synimeve tė tyre pėr asimilimin e shqiptarėve.
       Reformat, formalisht, parashikonin barazinė e shtetasve
       pavarėsisht nga feja e tyre. Por nė tė vėrtetė paria sunduese
       feudale osmane vijoi ta ruante pozitėn e saj tė privilegjuar
       kundrejt popullsisė sė krishterė. Pabarazia juridike e
       popullsisė sė krishterė shprehej, pėrveē tė tjerave, nė pagimin
       e njė takse tė veēantė pėr gjithė meshkujt e krishterė mbi 12
       vjeē (xhizje).
       Vetė sulltani e rrethi i tij familjar, si edhe pėrfaqėsuesit e
       tjerė tė klasės feudale osmane, nxirrnin pėrfitime duke shkelur
       parimet e shpallura nga reformat dhe duke ruajtur praktikėn e
       vjetėr tė abuzimeve, siē ishte veēanėrisht shitja e posteve
       qeveritare. Sulltani e familja e tij ruajtėn nė Shqipėri pėr njė
       kohė tė gjatė njė varg privilegjesh feudale. Kėshtu, njė pjesė e
       mirė e tė ardhurave tė sanxhakut tė Ohrit, ku pėrfshiheshin
       krahina tė tėra shqiptare, vijuan t'i shkonin si tė ardhura
       private sulltanes-nėnė, kurse sulltanit i shkonin tė ardhurat
       nga qiraja e Bezistenit? nė pazarin e Shkodrės dhe nga shitja e
       sė drejtės sė peshkimit po nė kėtė qytet. Madje, gabelėt
       (arixhinjtė) e Myzeqesė edhe pas shpalljes sė reformave vazhduan
       tė quheshin tė gjithė skllevėr tė sulltanit dhe shėrbimet e tyre
       u shiteshin pėr vit (nga ana e tij) tė interesuarve kundrejt njė
       shume tė caktuar.
       Fillimet e ideologjisė e tė kulturės kombėtare
       Reformat shtuan pakėnaqėsinė e shtresave mė tė ndryshme tė
       popullsisė ndaj sundimtarėve osmanė dhe acaruan mė tej
       kontradiktat kombėtare dhe ekonomiko-shoqėrore me ta.
       Kėtė gjendje shpirtėrore tė popullsisė dhe aspiratat e saj i
       shprehėn nė dokumente tė rėndėsishme e nė vepra shkencore e
       artistike ideologėt dhe shkrimtarėt e parė tė Rilindjes, si Naum
       Veqilharxhi (1797-1854), Jeronim de Rada (1814-1903) etj. Kjo
       veprimtari synonte, me anėn e pėrhapjes sė ideve e tė kulturės
       kombėtare, tė forconte ndėrgjegjen kombėtare tė popullit
       shqiptar dhe bashkimin e tij mbi ndarjet fetare e krahinore nė
       luftė pėr lirinė, pėr tėrėsinė territoriale dhe pėr zhvillimin
       demokratik tė shoqėrisė shqiptare.
       Prapambetja e pėrgjithshme e Shqipėrisė dhe shtypja ekonomike e
       politike osmane bėnė qė ideologjia e kultura kombėtare tė
       zhvilloheshin me vėshtirėsi e nė pėrmasa tė kufizuara brenda
       vendit. Ato gjetėn kushte mė tė pėrshtatshme zhvillimi jashtė
       atdheut, nė kryeqytetin e Perandorisė, nė Stamboll, nė Itali, nė
       shtetet ballkanike etj. Nė kėto vende kishin filluar tė
       pėrhapeshin idetė e Revolucionit francez (1789-1794), i cili, si
       njė revolucion i fuqishėm demokratik, i kishte dhėnė njė goditje
       tė rėndė regjimit feudal absolutist e ideologjisė sė tij nė
       Evropė dhe kishte shpallur e kishte pėrhapur idetė e mėdha tė
       lirisė e tė kombėsisė. Kėto ide kishin gjetur mishėrimin e tyre
       edhe nė revolucionet ēlirimtare nė Serbi, nė Greqi e nė Rumani.
       Idetė e reja kishin ndikuar mbi intelektualė dhe tregtarė
       shqiptarė qė u njohėn me to nė qytete tė ndryshme tė Evropės dhe
       filluan luftėn kundėr ideologjisė mesjetare-klerikale tė
       Perandorisė teokratike tė sulltanėve-kalifė e tė Patrikanės
       ortodokse tė Stambollit, si dhe kundėr zgjedhės kombėtare tė
       sundimtarėve osmanė.
       Idetė kombėtare u bėnė jehonė kryengritjeve popullore kundėr
       Tanzimatit, por nuk arritėn ende nė kėtė periudhė tė
       formuloheshin nė mėnyrė tė plotė nė njė program tėrėsor politik
       tė lėvizjes kombėtare. Ato u shprehėn jo aq nė traktate
       politike, nė memorandume ose nėpėrmjet shtypit, sesa nė vepra
       letrare e nė studime pėr popullin shqiptar, pėr historinė,
       gjuhėn e kulturėn e tij. Me shkrimet e tyre rilindėsit e parė
       luftuan pėr tė shtuar dashurinė pėr vendin, pėr tė ngritur mė
       tej ndėrgjegjen kombėtare tė popullit, duke lartėsuar traditat e
       mėdha patriotike tė sė kaluarės e sidomos tė epokės sė
       Skėnderbeut dhe kulturėn e pasur popullore; ata i kushtuan njė
       kujdes tė veēantė gjuhės amtare e shkollės shqipe si mjete jo
       vetėm pėr tė nxjerrė vendin nga errėsira mesjetare, por edhe pėr
       tė afirmuar individualitetin e vetėqenien kombėtare tė
       shqiptarėve.
       Naum Veqilharxhi formuloi idetė e para pėr rrugėt e ēlirimit tė
       kombit shqiptar. Si iluminist e atdhetar i shquar punoi pėr tė
       pėrhapur diturinė e shkollėn kombėtare nė Shqipėri, tė cilat i
       quante mjete tė rėndėsishme pėr emancipimin dhe bashkimin
       kombėtar tė shqiptarėve. Jeronim de Rada, nga arbėreshėt e
       Italisė, e ripunoi "Milosaon" i ndikuar drejtpėrdrejt nga
       lėvizjet kryengritėse tė viteve 30. Ai dalloi tek ato etapėn e
       re qė shėnuan pėr lėvizjen ēlirimtare tė popullit shqiptar dhe
       nxori prej tyre pėrfundimin se tanimė "erdhi dita e Arbrit", qė
       tingėllonte si njė thirrje pėr t'i nxitur shqiptarėt tė vijonin
       luftėn kundėr sundimtarėve tė huaj.
       Kthesa qė shėnuan kryengritjet e viteve 30-40 nė lėvizjen
       ēlirimtare shqiptare gjeti pasqyrim edhe nė krijimtarinė e
       shkrimtarit arbėresh Vinēenc Dorsa, i cili shkruante, mė 1847,
       se Shqipėria kishte hyrė tanimė nė epokėn e Rilindjes dhe se ajo
       besonte qė do tė ēlirohej sė shpejti.
       Duke e kuptuar rolin e madh tė pėrdorimit tė gjuhės amtare pėr
       zhvillimin e vendit, rilindėsit i dhanė rėndėsi mėsimit e
       shkrimit tė saj dhe pėrhapjes sė arsimit shqip me njė alfabet tė
       pėrbashkėt. Duke u nisur nga mendimi shkencor se gjuha ėshtė e
       para ndėr shenjat themelore dalluese tė kombit, me njėsimin e
       alfabetit ata synonin njėsimin e gjuhės, qė do tė ēonte nė
       forcimin e njėsisė kombėtare. Prandaj rilindėsit e parė, si dhe
       tė tjerėt qė i pasuan, ishin ideologė tė ēlirimit kombėtar e
       mėsues dhe hartuan vepra shkencore e letrare si edhe tekste
       shkollore.
       #Post#: 259--------------------------------------------------
       Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE 
   DIR By: Mondi
       Date: February 9, 2012, 3:20 am
       ---------------------------------------------------------
       Tiparet e reja tė lėvizjeve ēlirimtare kundėrosmane
       Me zbatimin e Tanzimatit u vendos mbi popullin shqiptar shtypja
       e drejtpėrdrejtė dhe e egėr e sundimtarėve osmanė. Administrata
       burokratike e pėrbėrė nga nėpunės me kombėsi tė huaj, grabitqarė
       e tė pangopur, detyrimet e rėnda fiskale, shėrbimi i rregullt
       dhe i zgjatur ushtarak, gjyqet e korruptuara etj., e rėndonin
       zgjedhėn kombėtare dhe e shtonin shtypjen ekonomike e politike
       mbi pjesėn mė tė madhe tė popullsisė.
       Fshatarėsia dhe vegjėlia e qyteteve duhej tė pėrballonin
       detyrime e taksa tė rėnda qė vendoste administrata e re,
       abuzimet e nėpunėsve osmanė, si dhe mashtrimet e spekulimet e
       sipėrmarrėsve tė tė ardhurave shtetėrore, nė njė kohė kur
       ekonominė e popullsisė myslimane e dėmtonte edhe shėrbimi
       shumėvjeēar ushtarak, qė i rrėmbente krahėt mė tė aftė pėr punė.
       Me administratėn e re u ndesh edhe fshatarėsia e disa zonave
       malore, qė gėzonte tė drejta vetėqeverisjeje tė fituara me
       luftė. Mosnjohja e kėtyre tė drejtave dhe orvatjet pėr tė
       zbatuar sistemin tatimor e rekrutimin e detyruar ushtarak u
       sillnin kėtyre krahinave njė shtypje e shfrytėzim ekonomik qė
       nuk e kishin njohur mė parė.
       Nga reforma prekeshin edhe shtresa tė tjera tė popullsisė:
       spahinjtė e dikurshėm dhe krerėt e esnafėve, tė cilėt kishin
       humbur tė drejtat e privilegjet qė u siguronte sistemi i
       mėparshėm feudal-ushtarak; njė pjesė e bajraktarėve, e
       kapedanėve dhe e bylykbashėve, tė cilėt nuk e gėzonin mė tė
       drejtėn e rekrutimit tė ushtarėve me rrogė qė u sillte fitime;
       ēifligarėt e goditur nga Porta si dhe ata qė ishin lidhur me
       tregun kėrkonin zhvillimin e tij dhe ishin tė pakėnaqur nga
       pengesat burokratike tė administratės sė re; pjesa mė e madhe e
       borgjezisė, qė u zhgėnjye shumė shpejt nga reformat tė cilat, jo
       vetėm nuk vendosėn rregullin e qetėsinė e dėshiruar dhe nuk
       zhdukėn pengesat e brendshme pėr zhvillimin e lirė tė tregtisė e
       tė industrisė sė tregut kombėtar, por edhe e bėnė atė objekt tė
       abuzimeve grabitqare tė administratės sė re.
       Si pasojė, pakėnaqėsia ndaj reformave pėrfshiu shtresat mė tė
       ndryshme shoqėrore, pjesėn mė tė madhe tė popullsisė. Kjo
       pakėnaqėsi erdhi duke u rritur shkallė-shkallė me orvatjet qė
       bėri Porta e Lartė pėr tė zbatuar reformat nė Shqipėri dhe u
       shndėrrua nė kryengritje tė armatosura qė vijuan njėra pas
       tjetrės pėr disa dhjetėra vjet. Nė kėto kryengritje morėn pjesė
       pothuajse tė gjitha forcat e grupet shoqėrore tė popullsisė.
       Lufta mori karakter ballor, qė dėshmonte pėr ndryshime nė
       pėrmasat e nė organizimin e saj. U krijua kėshtu njė front i
       gjerė kundėrosman, i cili pėrbėnte tiparin kryesor tė kthesės qė
       ishte bėrė nė luftėn ēlirimtare tė popullit shqiptar.
       Pas goditjeve ekonomike e politike qė krerėt feudalė shqiptarė
       pėsuan nė vitet 1822-1831, ata nuk qenė mė nė gjendje as tė
       organizonin dhe as tė udhėhiqnin kryengritjet kundėr sundimit
       osman. Nė udhėheqje tė lėvizjes kryengritėse, gjatė viteve
       30-40, krahas krerėve ēifligarė dolėn pėrfaqėsues tė borgjezisė
       qytetare e tė fshatarėsisė. Ky ishte njė tipar tjetėr i ri qė
       dėshmonte pėr ndryshimet cilėsore tė ndodhura nė zhvillimin e
       luftės sė armatosur.
       Ndryshime thelbėsore ndodhėn edhe nė pėrmbajtjen e nė karakterin
       e kėrkesave tė kryengritjeve tė fillimeve tė Rilindjes
       Kombėtare, tė viteve 30-40 tė shek. XIX. Lufta pėr tė
       pėrjashtuar nga zbatimi i politikės sė centralizmit burokratik
       viset shqiptare shprehte nė fakt kėrkesėn pėr njohjen e
       kombėsisė shqiptare si kombėsi mė vete, pėr trajtimin e veēantė
       tė Shqipėrisė nė kuadrin e Perandorisė dhe pėr administrimin e
       saj nga njerėzit e vendit, qė nėnkuptonte synimin pėr
       vetėqeverisje nė shkallė kombėtare e jo mė lokale-krahinore.
       Kurse nė rastet, qoftė edhe tė veēanta, siē ishte ai i
       Kryengritjes sė Dervish Carės tė viteve 1843-1844 e ndonjė
       tjetėr, kur kryengritėsit i referoheshin shembullit tė
       organizimit tė shteteve fqinje, shpreheshin haptazi pretendimet
       pėr autonominė e vendit tė tyre.
       Forcat e shtresat e ndryshme shoqėrore u jepnin kėtyre kėrkesave
       pėrmbajtje tė ndryshme. Nė lėvizje u aktivizuan edhe ato
       shtresa, tė cilat kishin humbur privilegjet e pozitat qė gėzonin
       nė sistemin feudal-ushtarak e qė synonin t'i rifitonin ato.
       Lėvizja e tyre kishte karakter tė kufizuar e konservator, sepse
       synonte ta kthente vendin prapa, nė tė kaluarėn. Por pjesa mė e
       madhe e popullsisė qė mori pjesė nė kryengritjet pėrbėhej nga
       masat qytetare e fshatare, tė cilat nė administrimin e vendit
       nga shqiptarėt shihnin ēlirimin e tyre nga zgjedha e rėndė
       kombėtare e administratės sė huaj burokratike osmane dhe nga
       shtypja e egėr e saj.
       Kėto kėrkesa nuk arritėn, nė ato vite, tė formuloheshin nė
       mėnyrė tė pėrcaktuar, nė formėn e njė programi tė vetėm dhe tė
       paraqiteshin nė emėr tė tė gjithė popullit shqiptar, sepse
       mungonte njė udhėheqje e formuar politikisht dhe njė organizatė
       a njė qendėr e vetme drejtuese, qė tė bashkėrendonte lėvizjet e
       veēanta, t'i shkrinte ato nė njė lėvizje tė pėrgjithshme e t'i
       jepte asaj njė program tė pėrbashkėt kombėtar. Megjithatė, siē
       ėshtė pranuar me tė drejtė nga historiografia e sotme shqiptare,
       kėrkesa mė e shpeshtė e kėtyre kryengritjeve pėr njė status tė
       veēantė tė trojeve shqiptare, duke i dalluar e duke i veēuar nga
       territoret e tjera tė Perandorisė Osmane, pėrmbante nė
       "embrion", nė formulimin e saj fillestar, kėrkesėn e
       administrimit autonom tė Shqipėrisė, tė autonomisė
       territoriale-administrative tė saj, duke ua lėnė atė nė dorė
       "krerėve" tė vendit.
       Kryengritjet kundėr shtypjes kombėtare patėn nė fillim karakter
       lokal, por, meqenėse shpėrthyen pothuajse nė tė njėjtėn kohė e
       pėr tė njėjtat shkaqe, drejtoheshin kundėr njė armiku tė
       pėrbashkėt dhe kishin kėrkesa tė njėllojta. Ato u shndėrruan
       dora-dorės nė kryengritje tė gjera tė fuqishme duke pėrfshirė
       krahina tė tėra tė vendit. Pėr herė tė parė u bėnė pėrpjekje pėr
       kapėrcimin e kornizave lokale dhe pėr organizimin e njė
       kryengritjeje tė pėrgjithshme (mė 1834), qė shprehte prirjen e
       popullit shqiptar drejt bashkimit. Gatishmėria e bashkėpunimi
       ndėrmjet vatrave tė veēanta tė kryengritjeve dhe solidariteti
       ndėrmjet popullsisė sė trevave tė ndryshme, tregonin se procesi
       i bashkimit tė popullit shqiptar kishte hedhur rrėnjė tė
       qėndrueshme.
       Ndryshime u vunė re edhe nė aspektin organizativ tė kėsaj lufte.
       Dolėn nė skenė forma organizative demokratike dhe mė tė kohės.
       Me zgjerimin e luftės, pėr tė pėrballuar forcat e mėdha armike
       dhe pėr tė bashkėrenduar veprimet luftarake u organizuan
       kuvende, besėlidhje, pleqėsi dhe kėshilla tė kryengritėsve, disa
       nga tė cilat, ndonėse kishin qenė edhe mė parė, morėn pėrmbajtje
       tė re. Krahas pėrfaqėsuesve tė parisė ēifligare, nė to merrnin
       pjesė tani edhe pėrfaqėsues tė shtresave mė tė gjera tė
       popullsisė, tė vegjėlisė qytetare e fshatare, tė pronarėve tė
       vegjėl tė tokave, kryepleq e nėpunės tė vegjėl, shumica e tė
       cilėve ishin pak tė njohur. Pėrveē kėsaj, besėlidhjet e
       kapėrcyen karakterin e ngushtė lokal dhe nė disa raste morėn
       karakter ndėrkrahinor, siē ishin Besėlidhja e nėntė krahinave tė
       Shqipėrisė sė Jugut e viteve 1833-1834, Kėshilli i Pėrkohshėm nė
       Shkodėr (1833-1835), Kuvendi i Madh Ndėrkrahinor i Mesaplikut
       (1847), i cili, duke krijuar Lidhjen Kombėtare Shqiptare dhe
       organin e saj Komitetin Kombėtar, mund tė shihet si njė
       organizėm qė synonte tė merrte karakterin e njė forumi me
       pėrmasa kombėtare.
       Njė rol gjithnjė e mė tė dukshėm filluan tė luanin nė kėto
       kryengritje qytetet e sidomos ato kryesore, si Shkodra, Berati,
       Prizreni, Gjakova, Shkupi e Elbasani, tė cilat u bėnė qendra tė
       rėndėsishme tė kėtyre lėvizjeve. Kjo dėshmonte pėr peshėn
       gjithnjė e mė tė madhe qė filluan tė kishin qytetet nė jetėn
       ekonomike e politike tė vendit.
       Tė zhvilluara nė kohėn, kur te shqiptarėt ishte formuar tanimė
       njė vetėdije politike e kombėtare, kryengritjet e viteve 30 e 40
       nuk mund tė mos merrnin tipare tė reja, nacionalēlirimtare.
       Dėshmi e kėsaj vetėdijeje tė shqiptarėve ishte edhe pėrkrahja qė
       ata u dhanė revolucioneve nacionale nė Principatat Rumune dhe nė
       Greqi, nė vitet 20, nė tė cilat dhanė njė kontribut tė ēmuar.
       Mjaft e gjerė ishte pjesėmarrja e shqiptarėve tė kolonisė sė
       Rumanisė dhe jo vetėm e atyre, por edhe e tė tjerėve tė ardhur
       nga Shqipėria, e veēanėrisht nga trevat e saj jugore, nė
       kryengritjen qė shpėrtheu nė Principatat Rumune nė vitin 1821.
       Disa prej tyre kishin marrė pjesė edhe nė Revolucionin serb tė
       vitit 1815. Ėshtė njė fakt i njohur, tanimė, se Naum
       Veqilharxhi, njė nga personalitetet mė tė shquara tė Rilindjes
       Shqiptare, mori pjesė nė kryengritjen e vitit 1821 nė Vllahi dhe
       nė Moldavi qysh nė fillim tė saj, ndihmoi nė organizimin e
       revoltės dhe ishte i pranishėm, si komandant ushtarak, gjatė
       disa veprimeve luftarake qė u zhvilluan kundėr forcave osmane.
       Rol tė veēantė, si organizator dhe komandant ushtarak, nė
       kryengritjen e vitit 1821 nė Principatat Rumune luajti
       iluministi tjetėr i njohur shqiptar, Konstandin Duka.
       Shqiptarėt pėrbėnin njė forcė tė rėndėsishme luftarake nė trupat
       e eteristėve*, tė komanduar nga princi grek Aleksandėr
       Ipsilanti, si edhe nė ato tė rumunit Tudor Vladimiresku qė
       luftuan trimėrisht nė radhėt e kryengritėsve tė drejtuar nga
       komandantėt shqiptarė, Haxhi Prodani e kapiten Mihallaqi. Tė
       shumtė ishin shqiptarėt qė u vranė nė betejat qė u zhvilluan
       gjatė kėsaj kryengritjeje e sidomos nė atė tė Skulenit, pas sė
       cilės trupat e tyre u hodhėn nė lumin Pruth. Edhe masakra qė
       ushtria osmane ndėrmori nė Bukuresht ndaj forcave kryengritėse,
       nė gusht tė vitit 1821, ishte drejtuar kundėr shqiptarėve qė
       morėn pjesė nė revoltėn kundėrosmane.
       Shqiptarėt u bashkuan me kryengritjen e Principatave Rumune jo
       si mercenarė, por si luftėtarė qė ishin tė ndėrgjegjshėm se,
       duke kontribuar nė ēlirimin e popullit rumun nga sundimtarėt
       osmanė, tė cilėt mbanin tė robėruar gjithė popujt e Ballkanit,
       do tė jepnin ndihmesėn e tyre edhe nė ēėshtjen e ēlirimit
       kombėtar tė popullit shqiptar. Pikėrisht pse vepruan si njė
       forcė e ndėrgjegjshme politikisht nė aktet e kryengritjes sė
       Principatave Rumune, shqiptarėt pėrmenden krahas grupeve tė
       tjera etnike qė morėn pjesė nė lėvizje. Edhe frymėzuesit e
       lėvizjes, eteristėt, nė thirrjen qė u drejtuan shqiptarėve,
       grekėve, vllahomoldavėve, bullgarėve, serbėve, maqedonėve etj.
       qysh nė fillim tė kryengritjes u kujtonin atyre se kjo luftė
       bėhej pėr ēlirimin e gjithė popujve tė Ballkanit dhe njėherazi
       tė atdheut tė tyre, se ėshtė atdheu i tyre i robėruar ai qė u
       bėn thirrje tė ngrihen kundėr sundimtarėve tė huaj osmanė.
       Shqiptarėt ishin, gjithashtu, njė forcė aktive me rol tė veēantė
       si nė pėrgatitjen e kryengritjes greke tė vitit 1821, ashtu edhe
       nė zhvillimin e revolucionit nė pėrgjithėsi. Nėse Ali pashė
       Tepelena me veprimet e tij ushtarake kundėr ushtrive osmane u
       dha dorė eteristėve tė shpėrthenin kryengritjen nė mars tė vitit
       1821, shqiptarėt (arvanitėt), krahas grekėve, ishin nismėtarė tė
       kėsaj kryengritjeje. Qysh nė mars tė vitit 1821 u bashkuan me
       Revolucionin grek fshatra tė tėra shqiptare (arvanite) tė
       Atikės. Kryengritėsit shqiptarė, tė udhėhequr nga fshatari i
       thjeshtė Melet Vasili nga Atika (i quajtur Haxhimeleti),
       marshuan nė fundin e marsit drejt Athinės, e detyruan garnizonin
       osman tė mbyllet nė Akropol dhe ēliruan Athinėn. Pėrgjithėsisht
       gjatė fazės sė parė tė Revolucionit grek arvanitėt, dhe jo vetėm
       ata, por edhe shqiptarėt e trevave tė Shqipėrisė, duke pėrfshirė
       edhe ata myslimanė, u bėnė figura qendrore e ngjarjeve dhe e
       veprimeve luftarake tė kryengritėsve. Kryengritėsit e
       Peloponezit, grekė e shqiptarė (arvanitė), tė komanduar nga
       Kolokotroni, arritėn tė merrnin qytetin e Tripolicės, pėr
       ēlirimin e tė cilit patėn luftuar pesė muaj me radhė, vetėm pasi
       shqiptarėt myslimanė hynė nė marrėveshje me ta dhe dezertuan nė
       masė nga ushtria osmane. Pati edhe mjaft shqiptarė myslimanė,
       ndėrmjet tė cilėve njihen Mustafa Gega, Bajram Lapi, Avdi Gega
       etj., tė cilėt jo vetėm dezertuan nga ushtria osmane, por morėn
       pjesė nė veprimet luftarake tė Revolucionit grek. Ėshtė i njohur
       gjithashtu kontributi i luftėtarėve suliotė, tė udhėhequr nga
       Marko Boēari, tė cilėt gjatė periudhės sė parė tė Revolucionit
       grek mbajtėn barrėn kryesore tė luftės nė Greqinė kontinentale.
       Edhe sundimtari i pashallėkut tė Shkodrės, Mustafa pashė
       Bushatlliu, duke kundėrshtuar urdhrin e sulltanit, braktisi, nė
       vitin 1823, luftimet nė Misolongjin e rrethuar, nuk pranoi tė
       marshonte drejt Athinės pėr tė shtypur kryengritjen dhe u kthye
       me ushtrinė e tij nė Shkodėr. Shpėrthimi i rrethimit tė
       Misolongjit nga grekėt mė 1823 u arrit, krahas tė tjerave, edhe
       nga ndihmesa e shqiptarėve qė dezertuan nė masė nga ushtria
       osmane. Kėto dezertime tė shqiptarėve myslimanė nga ushtria do
       tė pėrsėriteshin edhe nė rrethimin e dytė tė Misolongjit, nė
       vitin 1825.
       Po kėshtu, pjesa mė e madhe e feudalėve shqiptarė tė Toskėrisė
       nuk pranoi tė bashkėpunonte me Portėn e Lartė nė shtypjen e
       kryengritjes greke. Ata i kumtuan tė dėrguarve tė Stambollit se
       do tė hynin nė ushtrinė osmane vetėm nė qoftė se do tė
       rrezikoheshin territoret e Shqipėrisė Jugore. Pėr shkak tė kėtij
       qėndrimi tė shqiptarėve dėshtoi fushata ushtarake osmane kundėr
       Revolucionit grek nė shkurt-qershor tė vitit 1821. Dėshtuan
       gjithashtu pėrpjekjet qė Hurshid Pasha bėri nė vitin 1822, pas
       vrasjes sė Ali pashė Tepelenės, pėr tė mobilizuar shqiptarėt nė
       ushtrinė osmane dhe pėr t'i hedhur ata kundėr Revolucionit grek.
       Dezertimi i ushtarėve shqiptarė vazhdoi edhe gjatė fushatės sė
       Ibrahim Pashės sė Egjiptit kundėr Revolucionit grek nė vitin
       1827. Megjithatė, qysh nė periudhėn e Revolucionit grek,
       shqiptarėt u ndeshėn me qėndrimet shoviniste tė udhėheqėsve
       grekė ndaj tyre dhe territoreve tė Shqipėrisė. Ndėrsa popullsia
       myslimane shqiptare iu nėnshtrua atėherė masakrave nga forcat
       ushtarake tė Revolucionit grek.
       Pjesėmarrja e shqiptarėve nė revolucionet nė Principatat Rumune
       e nė Greqi dhe kontributi qė dhanė ato nė luftėn pėr ēlirimin e
       popujve rumun e grekė ishin dėshmi jo vetėm e ndjenjave miqėsore
       ndaj popujve fqinjė, por edhe dėshmi e aspiratave tė tyre
       liridashėse. Kėto aspirata dėshmojnė njėherazi se shqiptarėt, si
       popull, po hynin nė epokėn e re tė Rilindjes me njė vetėdije tė
       pėrcaktuar politike, me ideale kombėtare e ēlirimtare, tė cilat
       nuk mund tė mos shfaqeshin edhe nė kėrkesat, nė synimet, nė
       shkallėn e organizimit dhe pėrgjithėsisht nė karakterin e
       kryengritjeve tė viteve 30-40 tė shek. XIX.
       #Post#: 260--------------------------------------------------
       Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE 
   DIR By: Mondi
       Date: February 9, 2012, 3:22 am
       ---------------------------------------------------------
       2. KRYENGRITJET KUNDĖR OSMANE NĖ VITET 30-40
       Kryengritjet e vitit 1833
       Reformat centralizuese tė qeverisė osmane, qė filluan tė
       zbatoheshin nė Shqipėri me dėrgimin e nėpunėsve civilė dhe
       ushtarakė turq, hasėn nė qėndresėn e popullsisė shqiptare qė
       nisi me moszbatimin e urdhrave pėr t'u shndėrruar mė pas nė
       kryengritje tė armatosur.
       Pas dy kryengritjeve lokale, qė shpėrthyen nė fillim tė vitit
       1833 nė Kolonjė e nė Dibėr dhe qė u shtypėn nga qeveria turke,
       kryengritja mori njė shtrirje tė gjerė tė panjohur nė periudhat
       e mėparshme nė zonėn Berat-Vlorė-Delvinė-ēamėri.
       Qeverisja arbitrare e Emin Pashės, i biri i Mehmet Reshit
       pashės, e mbėshtetur nė njė terror, si dhe orvatjet pėr zbatimin
       e reformės ushtarake ishin shkaqet e drejtpėrdrejta qė e kthyen
       pakėnaqėsinė e popullsisė nė njė kryengritje qė u shtri nė krejt
       Shqipėrinė e Jugut. Nė fillim tė korrikut 1833 ngritėn krye
       banorėt e Tepelenės, tė cilėt shtinė nė dorė qytetin.
       Kryengritja, qė udhėhiqej nga Balil Nesho, u shtri nė krahinat e
       Gjirokastrės e tė Delvinės. Pėr shtypjen e saj Stambolli dėrgoi
       forca tė shumta osmane, tė komanduara nga Emin Pasha. Shumica e
       kryengritėsve u vendos nė Qafėn e Peshkėpisė, ndėrsa pjesa
       tjetėr, e organizuar nė ēeta tė vogla, u vendos gjatė rrugės pėr
       nė Peshkėpi. Goditjet qė kėto ēeta u dhanė forcave osmane dhe
       dezertimi i shumė ushtarėve shqiptarė, tė rekrutuar me forcė, e
       vėshtirėsuan gjendjen e qeveritarit osman. Por kėtij i erdhi nė
       ndihmė peshkopi ortodoks i Drinopojės (i Gjirokastrės), i cili,
       duke njohur mirė pozicionet e kryengritėsve, i kaloi forcat
       osmane nėpėr njė grykė tjetėr. Tė papėrgatitur pėr sulmin e
       befasishėm, kryengritėsit luftuan me trimėri dhe, pasi lanė
       shumė tė vrarė, u tėrhoqėn nė fshatin Luzat, ku i shkaktuan Emin
       Pashės njė shpartallim tė plotė.
       Tė nxitur nga kjo fitore, u hodhėn nė kryengritje edhe banorėt e
       qyteteve tė Beratit e tė Vlorės. Duke nisur si njė kryengritje
       fshatare, ajo brenda njė kohe tė shkurtėr u kthye nė njė lėvizje
       tė tė gjithė popullsisė, gjeti mbėshtetje tė fortė nė banorėt e
       Beratit, tė cilėt rrethuan kėshtjellėn. Kryengritja pėrfshiu
       gjithashtu krahinat e Tomoricės, tė Skraparit e tė Kurveleshit.
       Njė pjesė e kryengritėsve shkuan nė ndihmė tė forcave qė kishin
       rrethuar kėshtjellėn e Beratit, kurse pjesa tjetėr zuri grykat e
       rrugėt nga pritej tė vinte ushtria osmane. Rrezja e kryengritjes
       u pėrhap nė krahinat e Delvinės e tė ēamėrisė. Jehona e saj u
       ndje edhe nė Shqipėrinė e Mesme. Me kėrkesėn e banorėve tė
       Elbasanit njė pjesė e kryengritėsve u hodh nga Berati nė atė
       krahinė pėr t'i ndihmuar ata nė luftėn kundėr administratės
       osmane.
       Nė kėto rrethana Porta e Lartė, me shpresė se kryengritėsit do
       tė shpėrndaheshin, e largoi Emin Pashėn nga Shqipėria e Jugut.
       Por nė mesin e shtatorit tė 1833-it, nėn goditjet e fuqishme tė
       kryengritėsve, ra kėshtjella e Beratit. Nė qytetin e ēliruar tė
       Beratit, kuvendi i pėrfaqėsuesve tė tė gjitha krahinave
       kryengritėse miratoi dy kėrkesa themelore: t'u ngarkohej
       shqiptarėve drejtimi i krahinave kryengritėse dhe tė uleshin
       detyrimet ndaj shtetit, duke zbritur nė atė masė qė paguhej nė
       kohėn kur pashallėku i Beratit qeverisej nga feudali shqiptar,
       Ahmet Kurt pasha.
       Shtrirja e gjerė e kryengritjes, qė fillonte nga Skrapari e
       Kurveleshi, nė Myzeqe e nė Vlorė e deri nė ēamėri, e detyruan
       Portėn e Lartė tė hiqte dorė pėrkohėsisht nga rekrutimi i
       ushtarėve nizamė, tė shpallte amnistinė dhe tė lejonte vendosjen
       e disa shqiptarėve si qeveritarė nė kazatė e Beratit, tė Vlorės,
       tė Tepelenės, tė Gjirokastrės e tė Pėrmetit dhe emėrimin e tė
       tjerėve si komandantė nė garnizonet e kėshtjellave tė Beratit,
       tė Gjirokastrės etj. Kjo ishte njė fitore e rėndėsishme e
       kryengritjes, por jo e plotė. Tė paformuara politikisht dhe me
       njė udhėheqje pa pėrvojė, forcat kryengritėse u shpėrndanė, duke
       besuar se do tė plotėsoheshin tė gjitha kėrkesat e tyre.
       Po nė vitin 1833 lėvizja kryengritėse pėrfshiu edhe Shqipėrinė e
       Veriut. Vatra kryesore e saj u bė Shkodra, qyteti mė i zhvilluar
       i vendit. Zbatimi i reformės ushtarake, abuzimet dhe grabitjet e
       administratės sė re shkaktuan pakėnaqėsi te popullsia qytetare.
       Por shtresat e pasura tė krishtera tė qytetit, sipas porosisė sė
       dhėnė nga emisarėt austriakė, qė u kėrkonin tė mos bashkoheshin
       me popullsinė myslimane, nuk u pėrfshinė nė lėvizje. Mė 10 prill
       tė vitit 1833 u dha kushtrimi pėr mbylljen e dyqaneve nė tregun
       e Shkodrės. Rreth 4 000 veta tė armatosur nga popullsia e
       qytetit dhe nga malėsorėt pėrreth zunė sheshin e qytetit. Nė
       emėr tė kryengritėsve njė delegacion i dėrguar nga ata kėrkoi qė
       veziri Ali Namik pasha tė hiqte dorė nga zbatimi i reformave,
       nga dhuna e grabitjet dhe tė vendoseshin rregullat qė kishin
       qenė nė fuqi nė kohėn e qeverisjes sė vendit nga Mustafa pashė
       Bushatlliu. Por thelbin e kėtyre kėrkesave e pėrbėnte synimi pėr
       njė qeverisje autonome tė krahinės sė Shkodrės. Duke parė fuqinė
       e revoltės dhe pėr tė fituar kohė, qeveritari, Ali Namik pasha,
       premtoi se do tė merrte parasysh kėrkesat e tė revoltuarve.
       Ndėrkohė ai mori masa pėr shtypjen e saj. Mė 7 gusht tė vitit
       1833 ai dėrgoi njė repart ushtarėsh nė tregun e qytetit pėr ta
       shtėnė nė dorė. Ky veprim ēoi nė pėrleshje tė ashpra midis
       forcave osmane dhe njėsive kryengritėse. Pabesia e qeveritarit e
       shtyti edhe popullsinė katolike tė bashkohej me myslimanėt. Pas
       kėsaj lėvizja mori formėn e njė kryengritjeje. Mė 8 gusht u
       organizua njė kuvend, ku morėn pjesė pėrfaqėsues tė lagjeve tė
       qytetit. Kuvendi zgjodhi njė Kėshill tė Pėrkohshėm, qė
       riorganizoi forcat vullnetare dhe caktoi njė delegacion qė do tė
       shkonte nė Stamboll pėr t'u ankuar nė emėr tė popullsisė sė
       Shkodrės kundėr qeveritarit tė sanxhakut. Kryengritja udhėhiqej
       nga njė Kėshill pėrfaqėsues. Kjo ishte njė formė e re organizimi
       qė ndeshej pėr herė tė parė nė lėvizjen shqiptare. Kėshilli
       pėrbėhej nga pėrfaqėsues tė parisė, tė krerėve qė ishin
       pasardhės tė Bushatllinjve dhe tė borgjezisė zejtare-tregtare tė
       qytetit.
       Ndėrsa pritej pėrgjigjja nga Stambolli, Ali Namik pasha, duke
       thirrur nė ndihmė edhe trupat qė kishte mbledhur i biri nė Ohėr
       e nė Elbasan, u orvat tė shtypte me forcėn e armėve kryengritjen
       qytetare. Mirėpo kėto orvatje dėshtuan para qėndresės sė forcave
       kryengritėse. Forcat osmane u thyen dhe u tėrhoqėn me disfatė
       para se tė mbėrrinin nė Shkodėr.
       Kryengritja nuk gjeti ndonjė mbėshtetje te Fuqitė e Mėdha. Edhe
       qeveria austriake, ndonėse kishte marrė pėrsipėr mbrojtjen e
       katolikėve, urdhėroi emisarin e saj nė Shkodėr qė tė mos
       pranonte asnjė kėrkesė tė kryengritėsve. Vonesa e pėrgjigjes sė
       Portės sė Lartė u tregoi qartė kryengritėsve se kėrkesat e tyre
       mund tė pėrmbusheshin vetėm me luftė e nė bashkėpunim me
       krahinat e tjera tė vendit. Pėrveē lidhjeve qė ishin vendosur me
       malėsorėt e me krahinat pėrreth qytetit tė Shkodrės, u bėnė
       pėrēapje pėr tė hyrė nė bashkėpunim me viset e tjera shqiptare,
       nė Shqipėrinė e Mesme e tė Jugut. Njė delegacion u dėrgua nė
       Elbasan, ku banorėt e qytetit, tė ndihmuar edhe nga vullnetarėt
       e ardhur nga Berati, mbanin tė bllokuar qeveritarin e huaj.
       E ndodhur para njė lėvizjeje kryengritėse, qė kishte pėrfshirė
       tokat shqiptare nga Shkodra deri nė ēamėri dhe qė krijonte
       pėrshtypjen e njė kryengritjeje tė pėrgjithshme, Porta e Lartė u
       detyrua tė pushonte nga detyra Ali Namik pashėn, tė pezullonte
       pėrkohėsisht zbatimin e reformave dhe tė premtonte se do tė
       paguante dėmet qė u ishin shkaktuar shqiptarėve gjatė luftimeve.
       Mė 2 dhjetor 1833 Ali Namik pasha, pas tre muajsh rrethimi, u
       detyrua ta lėrė Shkodrėn. Nė vendin e tij u dėrgua Hafėz Pasha.
       Ndėrkaq, pasi zgjidhi konfliktin me Mehmet Aliun e Egjiptit,
       Porta e Lartė rifilloi orvatjet pėr tė zbatuar me forcė
       reformat. Kjo u bė shkak pėr rigjallėrimin e lėvizjes
       kryengritėse. I shoqėruar nga tetė regjimente tė rregullta,
       Hafėz Pasha filloi tė shkarkonte elementėt kundėrshtarė dhe t'i
       zėvendėsonte me nėpunės tė huaj, rriti taksat doganore pėr
       mallrat e importuara nga 2% nė 5% dhe u orvat tė zbatonte
       reformėn ushtarake. Ndėrkohė, edhe qeveritari i Shqipėrisė sė
       Jugut, Mehmet Hamdi pasha, kishte marrė urdhėr tė zbatonte
       reformėn ushtarake nė kėto treva.
       Pėrpjekjet pėr organizimin e njė kryengritjeje tė pėrgjithshme
       (1834-1835)
       Kryengritjet nė jug e nė veri, me gjithė shtrirjen e gjerė, nuk
       arritėn tė vendosnin lidhje midis tyre dhe tė siguronin
       qeverisjen e tokave shqiptare nga nėpunėsit vendas. Ndėrkohė
       Porta e Lartė, pasi zgjidhi konfliktin me Egjiptin, u orvat
       pėrsėri tė zbatonte me forcė reformat. Kjo i dha shkak
       rifillimit tė lėvizjes kryengritėse nė Shqipėri.
       Pėrvoja luftarake e vitit 1833 u tregoi udhėheqėsve tė
       kryengritjeve tė veēanta nė Toskėri dhe nė Gegėri se rezultatet
       do tė arriheshin nė rast se do tė organizohej njė kryengritje e
       pėrgjithshme me njė udhėheqje tė vetme. Gjatė verės sė vitit
       1834 u shkėmbyen mendime ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė krahinave tė
       ndryshme tė vendit, pas tė cilave u vendos tė organizohej njė
       kryengritje e tillė e pėrgjithshme dhe u hartua pėr kėtė njė
       plan i pėrgjithshėm operativ. Sipas kėtij plani do tė sulmohej
       nė fillim kėshtjella e Beratit dhe, me tė rėnė ajo nė duart e
       kryengritėsve, gjysma e tyre, sė bashku me forcat kryengritėse
       tė Kavajės, tė Tiranės e tė Mirditės dhe me popullsinė e
       Shkodrės, do tė sulmonin trupat e qeveritarit tė Shkodrės, kurse
       gjysma tjetėr, sė bashku me kryengritėsit e sanxhakut tė
       Delvinės, do tė sulmonin forcat e Mahmut Pashės, qė kishte
       zėvendėsuar Emin Pashėn nė Janinė. Ky ishte plani i parė
       operativ pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme dhe pėrbėnte njė
       hap tė rėndėsishėm nė luftėn ēlirimtare. Me kėtė plan krerėt e
       Shqipėrisė bashkoheshin nė njė lidhje ushtarake mbarėshqiptare
       dhe merrnin nė duart e tyre nismėn pėr tė vepruar bashkėrisht.
       Kryengritjen, ashtu siē ishte parashikuar, e filloi nė vjeshtėn
       e vitit 1834 popullsia e qytetit tė Beratit, e cila rrėmbeu
       armėt pėr tė mbrojtur disa ushtarė qė kishin ardhur me leje nga
       Stambolli e nuk dėshironin tė ktheheshin nė shėrbimin ushtarak.
       Kryengritėsit mbyllėn qeveritarėt nė kėshtjellė dhe ftuan
       udhėheqėsin e njohur tė kryengritjeve tė mėparshme, Tafil Buzin,
       pėr tė drejtuar veprimet ushtarake. Ai sapo kishte dėshtuar
       pėrpara Tepelenės, sė bashku me Shahin bej Delvinėn, kur zbarkoi
       kėtu nga Kreta pėr tė organizuar njė kryengritje dhe kishte
       pranuar amnistinė. Megjithatė, ai erdhi nga fshati i vet nė
       Berat. Brenda njė kohe tė shkurtėr rreth tij u grumbulluan 10
       000 vullnetarė. Kryengritėsit shtinė nė dorė magazinat
       shtetėrore tė drithit, tė cilin ia shpėrndanė popullsisė.
       Kryengritja u pėrhap shumė shpejt nė krahinat e Vlorės, tė
       Tepelenės, tė Skraparit, tė Tomoricės, tė Mallakastrės, tė
       Pėrmetit e tė Beratit, nė atė rreze si njė vit mė parė. Kjo
       dėshmonte pėr lidhje tė forta ndihme e bashkėpunimi ndėrmjet
       kėtyre krahinave dhe pėr njė ngritje tė ndėrgjegjes politike.
       Pėrfaqėsuesit e shtatė krahinave u mblodhėn nė njė kuvend nė
       Berat, ku vendosėn tė formonin njė Besėlidhje politike. Atė e
       drejtonte njė pleqėsi, e cila si njė organ drejtues kolegjial
       bėri njė ndarje pune ndėrmjet anėtarėve tė saj. Kryetar u zgjodh
       Abaz bej Lushnja nga familja e Ngurzajve. Tafil Buzi u ngarkua
       me drejtimin e veprimeve luftarake dhe pėr lidhjet me botėn e
       jashtme, veēanėrisht me Mehmet Aliun e Egjiptit. Ky i fundit
       interesohej gjallėrisht pėr kryengritjet nė Shqipėri, sepse i
       shihte si njė faktor tė rėndėsishėm pėr dobėsimin e fuqisė sė
       Perandorisė Osmane, me tė cilėn prej kohėsh ishte nė konflikt.
       Besėlidhja nuk kishte vetėm karakter ushtarak e ndėrkrahinor,
       por ishte edhe njė organ qeverisės, i dalė nga lufta pėr tė
       zėvendėsuar administratėn osmane. Udhėheqja e Besėlidhjes
       pėrbėhej nga krerė feudalė, pėrfaqėsues tė zejtarėve e tė
       tregtarėve, tė klerit e tė fshatarėsisė.
       Nė emėr tė kryengritėsve, Pleqėsia i paraqiti qeveritarit osman,
       Hamdi Pashės, kėrkesat pėr tė pėrjashtuar krahinat kryengritėse
       nga zbatimi i reformave centralizuese dhe pėr t'u njohur atyre
       njė qeverisje autonome nga vetė shqiptarėt. Kėrkesat e Pleqėsisė
       nuk u morėn parasysh nga Porta e Lartė. Kjo i dha hov mė tė madh
       kryengritjes. Me nismėn e Tafil Buzit, nė Besėlidhje hynė edhe
       krahina e Sulovės dhe e Vėrēės. Nga mesi i dhjetorit, pas 2 muaj
       lufte, kėshtjella e Beratit iu dorėzua kryengritėsve. Aty u
       vendos njė garnizon i ri i pėrbėrė nga 100 ushtarė. Ata
       pėrfaqėsonin nė mėnyrė tė barabartė tė nėntė krahinat e
       Besėlidhjes. Komandantėt e forcave ushtarake tė qytetit u
       zėvendėsuan me kryengritės tė dalluar pėr trimėri. U bė hapi i
       parė pėr sigurimin e vetėqeverisjes. Por plani i pėrgjithshėm
       operativ i kryengritjes sė pėrgjithshme nuk u zbatua mė tej.
       Porta e Lartė kishte marrė ndėrkohė njė varg masash pėr ta
       penguar realizimin e tij. Ajo u kishte premtuar krerėve dhe
       udhėheqėsve tė esnafėve se do tė plotėsonte kėrkesat e tyre. Nga
       ana tjetėr, Hafėz Pasha kishte pėrforcuar garnizonet e Durrėsit
       e tė Kavajės me njė sasi tė madhe topash e municionesh. Ai
       thirri nė Shkodėr mjaft pashallarė e bejlerė qė kishin marrė
       pjesė nė hartimin e planit operativ tė kryengritjes dhe u
       premtoi se do tė hiqte dorė nga zbatimi i reformave
       centralizuese. Kėto masa shkaktuan lėkundje e pėrēarje nė
       udhėheqjen e kryengritjes.
       Nė kėto kushte, forcat kryengritėse, pasi morėn kėshtjellėn e
       Beratit, nuk u nisėn kundėr qeveritarit tė Shkodrės, ndėrsa
       popullsia e kėtij qyteti nuk u ngrit kundėr sundimtarit osman.
       Nė ditėt e para tė janarit 1835 Pleqėsia e Beratit, duke u
       besuar premtimeve tė Hamdi Pashės, qė miratoi ndryshimet e bėra
       nė administratėn lokale, nėnshkroi me tė njė marrėveshje pėr
       shpėrndarjen e forcave kryengritėse. Kjo shėnoi njė fitore tė
       Besėlidhjes sė nėntė krahinave kryengritėse tė Shqipėrisė sė
       Jugut pasi u ndėrprenė pėrsėri reformat centralizuese.
       Nė shkurt 1835 Hamdi Pasha, qė tani ishte ngritur nė postin e
       valiut tė Rumelisė, ftoi mjaft krerė shqiptarė nė Manastir, disa
       prej tė cilėve i nisi nė Stamboll, kurse tė tjerėt i shpėrbleu.
       Vetėm Tafil Buzi nuk u paraqit dhe, kur qeveritari osman filloi
       tė shkelte marrėveshjen, nisi pėrsėri kryengritjen. Rreth 6
       000-8 000 kryengritės nėn drejtimin e tij vunė nėn kontroll
       zonėn Vlorė-Berat. Kėtė herė kryengritja nuk pati shtrirjen e
       mėparshme. Pasi dėshtoi nė Berat e nė Elbasan, ai iu drejtua
       Janinės nė krye tė disa qindra kryengritėsve. Nė afėrsi tė saj
       Tafil Buzi shpėrndau njė shpallje, me tė cilėn u bėnte thirrje
       shqiptarėve tė ngjeshnin armėt pėr ēlirimin e atdheut tė tyre.
       Kėrkesat kryesore ishin dy: dėbimi i nėpunėsve dhe i ushtarėve
       turq nga territoret shqiptare dhe zbritja e taksave nė masėn e
       kohėrave tė mėparshme. Shpallja e Tafil Buzit ishte njė nga
       proklamatat e para ku bėhej thirrje pėr ēlirimin e atdheut. Kėtu
       pėr herė tė parė flitej nė emėr tė tė gjithė vendit dhe jo vetėm
       tė krahinave kryengritėse. Nė emėr tė kryengritėsve ai i dėrgoi
       njė mesazh Mehmet Aliut tė Egjiptit, me tė cilin kėrkonte
       pėrkrahjen e tij.
       Jehona qė gjeti shpallja brenda nė vend dhe kėrkesa e ndihmės sė
       Mehmet Aliut, e shqetėsuan qeverinė osmane. Me masa diplomatike
       ajo e detyroi Mehmet Aliun tė mos i pėrgjigjej ftesės pėr
       ndihmė, ndėrsa, nga ana tjetėr, dėrgoi kundėr kryengritėsve
       forca tė shumta ushtarake. Pas njė qėndrese tė ashpėr e tė gjatė
       kryengritėsit nuk ishin nė gjendje t'i bėnin ballė armikut. Mė 2
       maj 1835 Tafil Buzi u detyrua tė pranonte amnistinė qė i
       propozoi valiu i Rumelisė dhe tė hiqte dorė nga lufta.
       Po nė maj 1835 shpėrtheu njė kryengritje e re nė krahinėn e
       Myzeqesė. Qindra fshatarė, nėn drejtimin e Alush bej Frakullės,
       vunė dorė mbi ēifligjet shtetėrore dhe i shpallėn pronė tė tyre.
       Kryengritja u pėrhap nga Myzeqeja nė krahinat e Vlorės, tė
       Mallakastrės e tė Tepelenės. Numri i kryengritėsve arriti nė 7
       000 veta. Me kryepleqtė e krahinave kryengritėse u organizua njė
       kuvend nė fshatin Portėzė tė Fierit, ku u formua njė Besėlidhje
       e re. Ajo do tė kishte njė ushtri tė pėrhershme me rrogė pėr
       mbrojtjen e krahinave tė ēliruara. Shpenzimet pėr mbajtjen e saj
       do tė pėrballoheshin prej tė ardhurave tė ēifligjeve shtetėrore.
       Krahinat e besėlidhura do tė drejtoheshin prej kryepleqve vendas
       dhe vetėm kėta do tė kishin tė bėnin, nė emėr tė Besėlidhjes, me
       pushtetin qendor pėr tė dorėzuar detyrimet ndaj shtetit. Me kėto
       vendime tė kuvendit synohej tė realizohej njė autonomi
       ndėrkrahinore.
       Mirėpo, kryengritja e Myzeqesė nuk pati sukses pėr shkak tė
       dėmeve qė i solli veprimtaria pėrēarėse e qeveritarėve osmanė e
       sidomos tė paqėndrueshmėrisė sė agallarėve e tė bejlerėve
       vendas, tė cilėt, kur Porta e Lartė u premtoi se nuk do t'i
       prekte interesat e tyre, lidhėn me tė njė marrėveshje bindjeje
       dhe nėnshtrimi.
       Rėnia e pėrkohshme e lėvizjes kryengritėse nė Shqipėrinė e Jugut
       dhe trysnia qė ushtroi Stambolli, e shtynė qeveritarin e
       Shkodrės, Hafėz Pasha tė rifillonte zbatimin e reformave
       centralizuese dhe tė shkelte premtimet e dhėna. Ai hoqi nga
       aparati administrativ e ushtarak vendasit e padėshiruar, ngriti
       taksat doganore nga 2-5 pėr qind, vendosi taksa tė reja "tė
       jashtėzakonshme" dhe u orvat tė zbatonte reformėn ushtarake. Pėr
       tė zbutur kėto masa qeveria osmane i dėrgoi nė ndihmė njė ushtri
       prej 10 000 vetash. Popullsia e Shkodrės nuk iu bind urdhrave tė
       tij dhe kundėrshtoi tė gjitha orvatjet pėr tė zbatuar reformat.
       Kėshtu filloi njė kryengritje e re shumė mė e madhe se simotrat
       e saj me qendėr nė Shkodėr. Mė 18 maj 1835 qeveritari osman zuri
       tregun, kurse regjimentet e ushtrisė sė rregullt morėn kodrat
       rreth qytetit. Po atė ditė ai urdhėroi tė arrestohej Hamza
       Kazazi, ish-komandant i rojės sė qytetit, i hequr nga detyra
       prej Hafėz Pashės. Krisma e pushkės sė Hamza Kazazit ngriti nė
       kėmbė gjithė qytetin. Luftimet zgjatėn atė ditė gjashtė orė dhe
       pėrfunduan me tėrheqjen e forcave qeveritare, qė lanė shumė tė
       vrarė e tė plagosur.
       Qėndresėn e qytetit e udhėhiqte Kėshilli i Ri i Pėrkohshėm, ku
       bėnin pjesė pėrfaqėsues tė borgjezisė tregtare (Haxhi
       Abdurrahmani e Kasem Hoxha), tė mjeshtėrve zejtarė (Hamza Kazazi
       e Dasho Shkreli), tė ēifligarėve (Hysen bej Bushati, Ali bej
       Bajrami dhe Jusuf Beu) dhe njė pėrfaqėsues i klerit tė ulėt
       islam (Haxhi Idrizi). Hamza Kazazi u ngarkua me drejtimin e
       veprimeve ushtarake. Kėshilli i Pėrkohshėm njihet nė literaturė
       edhe si qeveri provizore. Si nė asnjė kryengritje tjetėr, kėtė
       herė u hartua njė strategji e taktikė e qartė. Forcat
       kryengritėse u organizuan nė bazė lagjesh dhe gjithmonė ishin nė
       pozita sulmi. Me qytetarėt shkodranė u bashkuan vullnetarė nga
       Postriba, Gjakova, Peja, nga Malėsia e Mbishkodrės, Ulqini,
       Podgorica, nga krahinat e Mirditės, tė Matit e tė Dibrės. Qindra
       kryengritės nga Dibra e Mati iu pėrgjigjėn planit operativ tė
       kryengritjes sė pėrgjithshme dhe zbritėn nė drejtim tė
       Elbasanit. Kėshtu, kryengritja pėrfshiu gati gjithė Shqipėrinė e
       Veriut. Gjenerali francez Kybjer, komandant i forcave tė
       Mesdheut, e quante kryengritjen njė revolucion, duke i dhėnė
       kuptimin e njė lėvizjeje me njė shtrirje tė gjerė dhe me synimin
       pėr tė flakur zgjedhėn osmane.
       Nė pamundėsi pėr ta shtypur me forca ushtarake, Hafėz Pasha
       kėrkoi tė dinte kėrkesat e kryengritėsve, tė cilat ia paraqiti
       njė delegacion i dėrguar prej tyre. Kryengritėsit kėrkuan
       largimin e Hafėz Pashės nga Shkodra, dorėzimin e kėshtjellės njė
       shqiptari dhe anulimin e taksave tė vendosura gjatė reformave
       centralizuese. Njė nga emisarėt francezė nė Prevezė shkruante nė
       ato ditė se kryengritėsit pretendonin njė pavarėsi tė plotė ose
       tė formonin njė shtet tė ngjashėm me Serbinė.
       Hafėz Pasha nuk mund tė pranonte kėrkesa tė tilla, prandaj
       kėrkoi ndihmėn e Portės sė Lartė. Kryengritėsit thyen forcat
       osmane nė pėrleshjet qė u bėnė mė 23-24 maj, mė 2 qershor, mė 9
       qershor, mė 24 qershor dhe mė 6 korrik 1835. Mė 14 korrik
       kryengritėsit thyen nė Lezhė forcat e valiut tė Rumelisė, me tė
       cilin qenė bashkuar edhe disa pashallarė shqiptarė. Pas kėsaj
       fitoreje kryengritja u shtri nė tė gjithė Shqipėrinė e Veriut.
       Porta e Lartė u detyrua tė dėrgojė njė ushtri tė rregullt prej
       30 000 vetash, njė nga mė tė mėdhatė e asaj kohe, qė u vu nėn
       komandėn e sekretarit tė sulltanit, Vasaf Efendiut.
       Nė pritje tė kėtyre forcave, valiu i Rumelisė hyri nė bisedime
       me kryengritėsit pėr tė mėnjanuar ndeshjet e armatosura. Ai u
       dorėzoi atyre njė dokument (ferman) tė rremė, me tė cilin
       sulltani gjoja pranonte kėrkesat e tyre.
       Por lufta e gjatė kishte dėmtuar shumė zejtarėt e tregtarėt
       shkodranė, qė qenė gati tė largoheshin prej saj. Pjesa mė e
       vendosur e udhėheqjes sė kryengritėsve, si Haxhi Idris Boksi,
       Dasho Shkreli etj., e kuptuan kurthin dhe e vijuan luftėn. Por
       nė ndeshjen me ushtrinė osmane mė 1 shtator 1835, nė afėrsi tė
       Lezhės, kryengritėsit u thyen dhe u detyruan tė tėrhiqen drejt
       Shkodrės. Nga kjo gjendje e vėshtirė ata nuk mundėn t'i nxirrnin
       as kryengritėsit dibranė e matjanė qė godisnin nga prapa krahėve
       ushtrinė osmane, as thirrja e Tafil Buzit drejtuar popullit
       shqiptar pėr tė mos furnizuar me ushqime ushtrinė osmane. Mė 18
       shtator 1835 ushtria osmane, qė ishte nisur nga Lezha e Ulqini,
       hyri nė qytetin e Shkodrės. Pjesa mė e vendosur e kryengritėsve
       u largua drejt zonave malore.
       Pėr tė mos e acaruar mė tej gjendjen, Porta e Lartė bėri disa
       lėshime, e largoi Hafėz Pashėn nga Shkodra dhe e zėvendėsoi
       shėrbimin e rregullt ushtarak me njė taksė nė tė holla, ndėrsa
       sanxhaku i Shkodrės u pėrjashtua nga zbatimi i reformave
       centralizuese deri nė vitet 50. Por kėto ishin vetėm disa fitore
       tė pjesshme tė kryengritėsve, tė cilėt synonin vendosjen e njė
       qeverisjeje autonome tė vendit.
       Edhe pse kryengritjet e viteve 1834-1835 pėrfshinė njė pjesė tė
       mirė tė trevave shqiptare, ato nuk arritėn tė shndėrroheshin nė
       njė kryengritje tė pėrgjithshme, me njė udhėheqje tė vetme dhe
       me veprime tė bashkėrenduara. Arsyet duhen kėrkuar jo vetėm nė
       epėrsinė ushtarake osmane, por edhe nė papjekurinė politike tė
       kryengritėsve dhe sidomos nė lėkundjet e mjaft prej krerėve
       feudalė e tė bajraktarėve, qė braktisnin luftėn sa herė qė Porta
       bėnte disa lėshime ose premtonte tė kėnaqte interesat e tyre
       partikulariste.
       #Post#: 261--------------------------------------------------
       Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE 
   DIR By: Mondi
       Date: February 9, 2012, 3:23 am
       ---------------------------------------------------------
       Kryengritjet shqiptare tė viteve 1836-1839
       Edhe pse kryengritjet e viteve 1834-1835 u shtypėn, gjendja nė
       Shqipėri nuk u qetėsua. Porta e Lartė ishte e vendosur tė
       zbatonte reformat dhe priste rastin e volitshėm pėr tė shkelur
       premtimet qė u kishte bėrė shqiptarėve. Por edhe shtresat e
       gjera tė popullsisė shqiptare ishin tė vendosura tė mos i
       pranonin ato dhe barrėn e rėndė qė sillte zbatimi i kėtyre
       reformave. Ndėrkaq, pėrballė qėndresės sė pėrgjithshne tė
       shqiptarėve, Porta e Lartė u detyrua tė ndėrrojė taktikė, hoqi
       dorė nga zbatimi i menjėhershėm i reformave nė tė gjitha tokat
       shqiptare, duke i vėnė nė jetė pjesė-pjesė. Nė tė njėjtėn kohė,
       para zbatimit tė tyre, bėri pėr vete mjaft krerė feudalė tė
       lėkundur. Nė kėto rrethana kryengritjet, edhe pse vazhduan
       pareshtur, nuk arritėn tė merrnin njė shtrirje tė gjerė, nė
       rrafsh kombėtar, por mbetėn tė kufizuara nė caqet lokale ose
       krahinore, qė i dha mundėsi Stambollit t'i shtypte mė lehtė.
       Nė verėn e vitit 1836 shpėrtheu kryengritja nė krahinėn e
       Vlorės, e udhėhequr pėrsėri nga Tafil Buzi, por ajo nuk zgjati
       shumė. Pas njė viti rifilloi nė pėrmasa mė tė gjera nė Myzeqe.
       Qėndresa e armatosur u shtri edhe nė trevat veriore tė vendit,
       nė Rrafshin e Dukagjinit, nė Kosovė dhe nė krahinėn e Dibrės. Nė
       vjeshtėn e vitit 1836 popullsia shqiptare e krahinave tė Bihorit
       e tė Tėrgovishtės nuk pranoi tė regjistroheshin ushtarėt
       rezervistė. Nė fillim tė vitit 1837 u ngrit popullsia e Matit,
       dėboi qeveritarin e huaj dhe e detyroi valiun e Rumelisė tė
       risjellė atje Haxhi pashė Matin, tė shkarkuar pas kryengritjes
       sė Shkodrės.
       Nė qershor tė vitit 1837 kryengritja e drejtuar nga Alush bej
       Frakulla pėrfshiu krahinėn e Myzeqesė. Nė ditėt e para tė
       qershorit 1837 kryengritėsit u ndeshėn me forcat osmane pėrpara
       qytetit tė Beratit dhe i thyen ato. Kundėr tyre u hodh Emin
       Pasha, me njė ushtri prej 5 000 vetash, qė mbėrriti nė fillim nė
       Berat pėr tė kaluar mė pas nė Myzeqe. Nė njė pėrleshje tė
       pabarabartė nė fshatin Frakull kryengritėsit u mundėn. Alush
       Frakulla me 150 veta u kapėn dhe u dėnuan me punė tė detyruar.
       Megjithėse kryengritja u shtyp, Emin Pasha nuk guxoi tė zbatonte
       reformėn ushtarake.
       Po nė verėn e vitit 1837 lėvizja kryengritėse u shtri nė
       krahinat e Gjakovės, tė Pejės, tė Plavės e tė Gucisė, ku
       shpėrtheu qėndresa e armatosur kundėr rekrutimit tė ushtarėve
       nizamė e kundėr taksave qė shoqėronin reformat. Kryengritėsit
       gjakovarė shpartalluan forcat qeveritare, shtinė nė dorė qytetin
       e Gjakovės dhe shpallėn vetėqeverisjen e krahinave tė tyre. Kjo
       ishte njė fitore e rėndėsishme e kryengritėsve, por nė njė zonė
       relativisht tė kufizuar. Kjo u dha mundėsi forcave osmane, tė
       pėrkrahuara edhe nga krerė vendas, ta shtypnin lėvizjen brenda
       njė kohe tė shkurtėr.
       Mė ndryshe u zhvilluan ngjarjet nė krahinėn e Dibrės e nė atė tė
       Prizrenit. Nė vjeshtėn e vitit 1837 rreth 8 000 kryengritės nga
       Dibra e Sipėrme dhe e Poshtme iu kundėrvunė pėrpjekjeve tė
       Portės sė Lartė pėr kufizimin e vetėqeverisjes lokale tė kėsaj
       krahine. Kryengritėsit rrethuan qytetin e Dibrės sė Madhe dhe
       mblodhėn nė katundin Krifcė Kuvendin e tyre, i cili kėrkoi nga
       tė dėrguarit e valiut tė Rumelisė zėvendėsimin e njė nėpunėsi tė
       huaj, tė caktuar prej tij me njė shqiptar si edhe garancinė pėr
       tė mos dėnuar asnjė kryengritės. Vendosmėria e kryengritėsve e
       detyroi Portėn e Lartė tė pranonte kėrkesat e tyre. Kėshtu nė
       krahinėn e Dibrave u ruajt tradita e qeverisjes prej nėpunėsve
       vendas.
       Nė ditėt e para tė muajit gusht tė vitit 1839 kryengritja
       pėrfshiu qytetin e Beratit, qė varej atėherė nga sanxhaku i
       Vlorės. Qindra qytetarė sulmuan selinė e qeveritarit tė Beratit,
       i cili mundi tė shpėtojė duke u mbyllur nė kala. Kryengritja u
       shtri nė tėrė krahinat e sanxhakut tė Vlorės. Nė Kuvendin qė u
       mbajt nė qytetin e Beratit pėrfaqėsuesit e kryengritėsve i
       paraqitėn sulltanit tė ri, Abdyl Mexhitit, nė emėr tė tė gjithė
       Shqipėrisė sė Jugut, kėrkesėn pėr vendosjen e njė administrate
       civile e ushtarake shqiptare nė tė gjitha hallkat shtetėrore. Si
       qeveritar i pėrgjithshėm i saj u propozua Ismail Pasha, nipi i
       Ali pashė Tepelenės dhe djali i Veli Beut. Kryengritėsit
       mendonin se emri i mirė i kėsaj shtėpie do tė ndikonte nė
       bashkimin e shqiptarėve dhe tė tokave tė tyre. Nė shtator 1839
       kryengritėsit shtinė nė dorė kėshtjellėn. Nė kėto rrethana Porta
       e Lartė u detyrua tė pezullojė pėrkohėsisht reformat
       centralizuese.
       Nė mesin e shtatorit tė vitit 1839 lėvizja kryengritėse u shtri
       nė Prizren, banorėt e tė cilit rrėmbyen armėt dhe e detyruan
       qeveritarin osman, Ismet Pashėn, tė largohej nga qyteti. Njė
       delegacion i kryengritėsve i kėrkoi Portės sė Lartė qė tė hiqte
       taksat e reja, t'u jepej fund grabitjeve, t'i njihej sanxhakut
       tė Prizrenit njė qeverisje autonome, duke e shkėputur
       njėkohėsisht nga varėsia e drejtpėrdrejtė ushtarake nga
       qeveritari (myshiri-mareshali) i Rumelisė. Ky u orvat tė
       pėrdorte mirditasit dhe kapedanin e tyre pėr tė shtypur
       kryengritjen. Por mirditorėt, tek tė cilėt ishte forcuar tanimė
       vetėdija politike, nuk pranuan tė luftonin kundėr vėllezėrve tė
       tyre.
       Porta e Lartė u detyrua qė edhe nė kėtė sanxhak tė ndėrpriste
       zbatimin e reformave centralizuese.
       Si rrjedhojė e kryengritjeve shqiptare tė viteve 30 reformat
       centralizuese nuk u ēuan deri nė fund, mbetėn nė gjysmėn e
       rrugės. Porta nuk arriti tė zėvendėsonte, nė gjithė
       administratėn lokale, nėpunėsit vendas me turq. Krahina e
       Shkodrės u pėrjashtua nga reformat dhe mbeti kėshtu deri nė
       mesin e atij shekulli. Reformėn ushtarake Stambolli u orvat ta
       vinte nė jetė nė Shqipėri nėpėrmjet ekspeditave tė njėpasnjėshme
       ushtarake, qė mobilizonin me forcė ushtarėt nizamė e rezervistė,
       ndėrsa reforma gjyqėsore nuk arriti tė zbatohej.
       Kryengritja e Dervish Carės (1843-1844).
       Qėndresa kundėrosmane nė Shqipėrinė e Veriut
       Nė vitet 1843-1844 Kosova dhe trevat lindore shqiptare u bėnė
       vatėr e njėrės prej kryengritjeve mė tė fuqishme kundėrosmane tė
       gjysmės sė parė tė shek. XIX, e cila, sipas emrit tė udhėheqėsit
       tė saj, ėshtė quajtur Kryengritja e Dervish Carės.
       Nė Shqipėrinė e Veriut reformat e Tanzimatit u shpallėn
       zyrtarisht nė vitin 1843. Shpallja e tyre shkaktoi njė valė tė
       re kryengritjesh qė morėn shtrirje tė gjerė ndėrkrahinore.
       Qendra kryesore tė tyre mbetėn qytetet. Zėvendėsimi i
       funksionarėve shqiptarė me nėpunės tė huaj dhe urdhri pėr
       rekrutimin e ushtarėve nizamė ishin dy shkaqet e drejtpėrdrejta
       tė shpėrthimit tė kryengritjeve nė kėtė zonė. Nė verėn e vitit
       1843 ngritėn krye banorėt e Prizrenit, qė dėbuan nėpunėsit e
       rinj turq. Kėtė ngjarje e ndoqėn kryengritjet nė Prishtinė e nė
       Gjakovė. Ushtria osmane e pėrforcuar kundėrveproi menjėherė dhe
       nuk e pati tė vėshtirė t'i shtypte kėto lėvizje lokale. Veprimet
       e ushtrisė u shoqėruan me terror e grabitje.
       Kryengritja e Dervish Carės filloi nė Shkup mė 21 korrik dhe u
       zgjerua mė shumė nė gusht tė vitit 1843, kur, me ardhjen e
       forcave osmane nėn drejtimin e Hajredin Pashės, u shtuan
       pėrpjekjet pėr rekrutimin e ushtarėve tė rinj. Kryengritėsit
       hynė nė konflikt tė armatosur me ushtrinė osmane. Nė nėntor
       kryengritėsit ēliruan Gostivarin, ndėrsa nė fillim tė janarit
       1844, pas luftimeve tė ashpra, ēliruan Tetovėn. Kėtu, si nė
       Gostivar, u vendos pushteti i kryengritėsve dhe shtabi i saj, me
       Dervish Carėn nė krye. Kryengritja, pėrveē Dervish Carės,
       udhėhiqej edhe nga komandantė tė tillė, si Emin Xhambazi,
       Sulejman Toli (Tėrnova), Selman Rogoēica, Emin Bojana, Ymer
       Presheva, Baba Feka, Sejdi Mexha, Bajram Vaksinca etj.
       Nė shkurt 10 000 kryengritės tė armatosur hynė nė Shkup, e
       ēliruan atė, formuan kėtu njė Kėshill tė kryengritjes dhe
       pėrqendruan pushtetin nė duart e veta.
       Agjitatorė nė vise tė ndryshme tė Kosovės, si nė Vranjė e
       Leskovc, i bėnin thirrje popullsisė tė hidhej nė luftė kundėr
       pushtetit osman. Tė tjerė ishin dėrguar nė krahinat fqinje pėr
       tė siguruar mbėshtetjen e popullsisė sė tyre. Udhėheqėsit e
       kryengritjes u bėnė thirrje qė tė ngriheshin kundėr sundimtarėve
       osmanė edhe banorėve tė krahinave tė tjera tė Shqipėrisė, duke
       theksuar me kėtė rast se ata duhej tė bashkoheshin me kosovarėt,
       sepse ishin vėllezėrit e tyre.
       Nė fillim tė shkurtit u ēlirua Kumanova, ku me kryengritėsit u
       bashkua edhe popullsia maqedone. Pas Kumanovės u ēliruan
       Presheva, Bujanovci, Vranja, Gryka e Kaēanikut, Leskovci e viset
       e tjera veriore tė Kosovės. Nė muajt e parė tė vitit 1844
       kryengritja u pėrhap nė Pejė, nė Gjakovė, nė Prizren e deri nė
       Shkodėr, ndėrsa nė pranverėn e vitit 1844 kryengritja kishte
       pėrfshirė tė gjitha trevat shqiptare, nga Manastiri e Ohri nė
       jug deri nė skajet veriore e verilindore tė Kosovės, nė tė cilat
       shqiptarėt vendosėn pushtetin e tyre.
       Garnizonet ushtarake turke u detyruan tė mbylleshin nė
       kėshtjellat e qyteteve.
       Shtrirja e kryengritjes dhe fitoret e saj nė Kosovė e nė Fushėn
       e Pollogut ngjallėn shpresa edhe nė popullsinė e krahinave tė
       tjera tė vendit. Qeveria osmane i trėmbej pėrhapjes sė saj tė
       mėtejshme dhe shndėrrimit nė njė kryengritje tė pėrgjithshme
       shqiptare. Prandaj autoritetet osmane hynė nė bisedime me
       udhėheqėsit e kryengritjes. Gjatė bisedimeve kryengritėsit i
       kėrkuan Stambollit tė anulonte ligjin pėr shėrbimin e
       detyrueshėm ushtarak, tė zėvendėsonte funksionarėt osmanė tė
       pushtetit lokal, qė nuk dinin gjuhėn shqipe, me nėpunės
       shqiptarė dhe tė njihte autonominė e Shqipėrisė, nė suazat e
       Perandorisė Osmane, ashtu siē ishte njohur autonomia e Serbisė
       mė 1830.
       Kėto kėrkesa nuk u pranuan nga Stambolli, prandaj bisedimet
       dėshtuan. Ndėrkaq, Porta e Lartė, krahas pėrgatitjeve ushtarake
       pėr shtypjen e kryengritjes, shpalli edhe njė amnisti pėr ata qė
       do tė dorėzonin armėt dhe premtoi se nuk do tė pėrdorej forca
       pėr rekrutimin e ushtarėve tė rregullt. Me kėto masa ajo synonte
       tė ngjallte lėkundje nė radhėt e kryengritėsve.
       Porta e Lartė, nga njėra anė, premtoi se do tė hiqte dorė nga
       nizamėt e tatimet e reja, ndėrsa, nga ana tjetėr, filloi tė
       sjellė forca tė shumta qė i pėrqendroi nė Manastir. Pėr tė
       shmangur kthimin e saj nė njė kryengritje tė pėrgjithshme, me
       pėrmasa mbarėshqiptare, Porta e Lartė pėrqendroi nė Manastir 32
       000 ushtarė, tė komanduar nga Omer Pasha, qė mė 18 maj kaluan nė
       mėsymje kundėr kryengritėsve dhe i detyruan ata tė tėrhiqeshin
       drejt Shkupit, Tetovės, Kumanovės e Karadakut (Malit tė Zi) tė
       Shkupit.
       Luftime tė ashpra u zhvilluan nė Grykėn e Katllanovės nga 13-17
       maj 1844. Pėrleshja mė e pėrgjakshme ishte ajo qė u bė mė 18 maj
       nė afėrsi tė Banjės sė Katllanovės, nė tė cilėn u vendos fati i
       kryengritjes nė Fushėn e Shkupit. Pas njė qėndrese tė fuqishme
       kryengritėsit, tė ndodhur pėrballė njė ushtrie qė kishte epėrsi
       teknike, qė pėrdori gjerėsisht artilerinė, u detyruan tė
       tėrhiqeshin. Pas luftimesh tė ashpra qė vijuan edhe pas kėsaj
       beteje, mė 21 maj ushtria osmane, qė kishte epėrsi mbi
       kryengritėsit, arriti tė merrte Shkupin, ku bėri arrestime tė
       shumta tė pjesėmarrėsve tė kryengritjes, njė pjesė e tė cilėve u
       dėrgua pėr t'u gjykuar nė Stamboll.
       Nė maj-qershor ushtritė osmane tė Omer Pashės, pas luftimesh tė
       rrepta me kryengritėsit, pushtuan Tetovėn, Gostivarin,
       Kumanovėn, Preshevėn, Bujanovcin dhe Vranjėn, ndėrsa nė mesin e
       korrikut morėn tė gjitha qendrat nga Kaēaniku deri nė Prishtinė.
       Prej andej u hodhėn pėr tė shtypur qėndresėn e kryengritėsve nė
       Prizren, nė Pejė, nė Gjakovė e nė Shkodėr, ku bėnė arrestime tė
       shumta. Kryengritėsit kudo u bėnė ushtrive osmane njė qėndresė
       tė ashpėr, e cila qe mė e fuqishme nė Kėrēovė, nė Tetovė e nė
       Gostivar. Me rivendosjen e pushtetit osman nė kėto qytete u
       arrestuan shumė udhėheqės tė kryengritjes. Pas shtypjes sė
       kryengritjes, nė korrik 1844, Shqipėria, sipas dėshmive tė
       bashkėkohėsve, trajtohej mė shumė si vend i pushtuar sesa si
       provincė e Perandorisė Osmane.
       Pas pėrfundimit tė kryengritjes nė Kosovė e nė Pollog, ushtria
       osmane, nė vjeshtėn e vitit 1844, u pėrqendrua nė sanxhakun e
       Dibrės, popullsia e tė cilit ishte hedhur nė kryengritje kundėr
       zbatimit tė reformės ushtarake dhe anulimit tė vetėqeverisjes
       lokale tė krahinės. Por forcat e komanduara nga Rexhep pashė
       Tetova u thyen nga kryengritėsit nė fushėn e Mavrovės. Pas
       kėtyre ngjarjeve Stambolli hodhi nė kėtė krahinė ushtri tė
       shumta, tė komanduara nga Hajredin Pasha.
       Pėrfaqėsuesit e kryengritėsve thirrėn nė nėntor 1844 kuvendin e
       tyre nė Fushėn e Gjoricės, qė u drejtua nga Sheh Mustafa
       Zerqani. Nė kuvend u vendos tė mbroheshin tė drejtat e
       autonomisė lokale, qė popullsia gėzonte prej kohėsh. Kuvendi i
       bėri thirrje pėr t'u bashkuar me kryengritėsit dibranė edhe
       popullsisė sė krahinave tė Kosovės, tė Mirditės, tė Elbasanit e
       tė Gjakovės, ku Porta po mblidhte forca pėr t'i hedhur kundėr
       tyre. Gjatė muajit nėntor 1844 kryengritėsit dibranė e matjanė,
       tė komanduar nga Cen Leka, u zunė rrugėn ushtrive osmane tė
       komanduara nga Hajredin Pasha. Por pėrballė forcave numerikisht
       tė shumta turke dhe tė pajisura me artileri kryengritėsit u
       tėrhoqėn nė luginėn e lumit Drin. Ndėrkohė, Hajredin Pasha, pėr
       t'i pėrēarė shqiptarėt, shpalli se tė gjithė ata qė do tė
       dorėzonin armėt, do tė liheshin tė lirė dhe se nuk do tė
       rekrutonte nizamė. Ky premtim zuri vend te njė pjesė e krerėve,
       por shumica e tyre e vazhdoi qėndresėn.
       Luftime tė ashpra, qė zgjatėn 5 ditė tė tėra, u zhvilluan nė
       nėntor nė fshatin Gjoricė, ku krahas burrave luftuan edhe gratė
       e fėmijėt. Ato pėrfunduan me humbje tė mėdha pėr tė dyja palėt e
       sidomos pėr ushtrinė osmane. Megjithatė, falė epėrsisė numerike
       e teknike, ushtria osmane, pas luftimesh tė pėrgjakshme, i
       detyroi kryengritėsit tė tėrhiqeshin nga pozitat e tyre. Pėr t'u
       hakmarrė forcat osmane dogjėn fshatra tė tėra, tė braktisura nga
       fshatarėsia, e cila largohej pėr t'i shpėtuar terrorit tė egėr
       tė ekspeditės osmane.
       Ndonėse kryengritja e sanxhakut tė Dibrės u shtyp, Porta e Lartė
       u detyrua ta pėrjashtojė kėtė krahinė nga reforma ushtarake deri
       nė vitet 50 tė shek. XIX, po ashtu si trevėn e Shkodrės.
       Lufta e vendosur e dibranėve pati jehonė nė viset e tjera
       shqiptare. Nė mesin e majit tė vitit 1845 rreth 2 000 malėsorė
       tė krahinės sė Gjakovės u ngritėn kundėr qeveritarit tė saj dhe
       e detyruan atė tė largohej nga qyteti pėr nė Prizren.
       Kryengritja u pėrhap nė viset malore tė Rekės, tė Bytyēit, tė
       Gashit, tė Tropojės dhe tė Krasniqit, qė u ngritėn nėn
       udhėheqjen e Binak Alisė dhe tė Sokol Aramit. Rreth 8 000
       kryengritės sulmuan nė maj tė atij viti qytetin e Gjakovės dhe e
       ēliruan atė. Por valiu i Rumelisė hodhi kundėr tyre ushtri tė
       shumta dhe mjaft mercenarė, tė rekrutuar nga viset malore tė
       Shqipėrisė sė Veriut. Pas luftimesh tė pėrgjakshme, qė vazhduan
       mbi njė muaj, kryengritja u shtyp. Mehmet Reshit pasha urdhėroi
       arrestimin e atyre qė kishin marrė pjesė nė kryengritje. Nė tė
       njėjtėn kohė sulltani, pėr tė qetėsuar gjendjen, fali rreth 2
       000 shqiptarė, tė burgosur nė Stamboll pas shtypjes sė
       kryengritjeve tė viteve tė fundit.
       Megjithėse ushtria osmane i shtypi kryengritjet shqiptare tė
       kėtyre viteve, Porta e Lartė, edhe pse e shpalli Tanzimatin, u
       detyrua ta ndėrpriste edhe pėr disa vjet zbatimin e sistemit tė
       ri nė Shqipėrinė Veriore.
       #Post#: 262--------------------------------------------------
       Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE 
   DIR By: Mondi
       Date: February 9, 2012, 3:23 am
       ---------------------------------------------------------
       Kryengritja e vitit 1847 nė Shqipėrinė e Jugut
       Nė Shqipėrinė e Jugut Porta e Lartė e shpalli me bujė Tanzimatin
       (dekretin e Gjylhanesė) mė 1845, nė njė ceremoni tė organizuar
       nė Janinė. Por kishte vite qė vendi po i ndiente pasojat
       shkatėrrimtare tė ekspeditave ushtarake dhe tė arbitraritetit tė
       nėpunėsve grabitqarė osmanė.
       Nė sanxhakun e Beratit, tė formuar rishtazi, qė pėrfshinte edhe
       krahinat e Vlorės, tė Mallakastrės, tė Skraparit e tė Pėrmetit,
       u ngarkua me detyrėn e mytesarifit Hysen pashė Vrioni, ēifligari
       mė i madh i atyre trevave. Forca tė rėndėsishme ushtarake, njė
       pjesė e tė cilave udhėhiqeshin nga Hysen pashė Vrioni, filluan
       tė pėrshkonin vendin duke ēarmatosur popullsinė dhe duke nxjerrė
       me forcė taksa e nizamė. Njė dėshmitar i kohės, Demir agė
       Vlonjati, tregon se, sapo afroheshin ekspeditat turke, tė gjithė
       njerėzit iknin nga shtėpitė "sikur tė kishte rėnė murtaja".
       Zbatimi me dhunė e me vrazhdėsi i reformave, ndonėse nė krye u
       bė vetėm nė disa krahina, e kishte shtuar sė tepėrmi urrejtjen e
       masave popullore ndaj sundimtarėve osmanė dhe kishte pėrgatitur
       truallin pėr njė kryengritje tė re.
       Duke e ndier kėtė rrezik, qeveritarėt osmanė i ftuan krerėt e
       Toskėrisė nė Manastir pėr t'i bindur qė tė hiqnin dorė nga
       qėndresa e tė pranonin Tanzimatin. Tė njėjtėn gjė bėnė nė Janinė
       me rreth 800 agallarė e koxhabashė tė fshatrave, si edhe me
       pėrfaqėsues tė parisė sė qyteteve e tė institucioneve fetare.
       Ata zyrtarisht u dhanė autoriteteve osmane pėrgjigje pozitive,
       por nė tė vėrtetė, siē doli mė vonė, shumica kishte vendosur ta
       kundėrshtonte me tė gjitha mjetet sistemin e ri.
       Pėr organizimin mė tė mirė tė qėndresės, krerėt e Shqipėrisė sė
       Jugut mblodhėn kuvendin e tyre nė Mesaplik tė Vlorės, nė qershor
       1847, nė tė cilin morėn pjesė pėrfaqėsues nga mjaft krahina tė
       Shqipėrisė, kryesisht tė asaj tė Jugut. Shumicėn dėrrmuese nė
       kuvend e pėrbėnin pėrfaqėsuesit e fshatarėsisė. Kuvendi u shpreh
       kundėr Tanzimatit dhe vendosi tė mos jepeshin ushtarė, tė mos
       paguheshin taksa tė reja dhe tė mos pranohej administrata e re
       osmane. Ai mori edhe vendime tė tjera me rėndėsi tė madhe
       politike. Kuvendi e shpalli popullin shqiptar, myslimanė e tė
       krishterė, njė dhe tė pandarė, bėri thirrje qė tė gjithė, pa
       pėrjashtim, tė hidheshin nė luftė kundėr sundimtarėve osmanė dhe
       kėrkoi qė t'u sigurohej jeta, nderi e pasuria tė gjithė
       shqiptarėve pavarėsisht nga feja.
       Kuvendi porositi qė forcat e armatosura shqiptare, tė cilat do
       tė mblidheshin nė krahina tė ndryshme, tė mos i shkaktonin as
       dėmin mė tė vogėl popullsisė dhe ushqimi i luftėtarėve tė
       sigurohej nga taksat e vjetra qė jepte vendi. Mbi kėto baza u
       formua besėlidhja e pėrfaqėsuesve tė Shqipėrisė sė Jugut ose,
       siē u quajt, "Lidhja Kombėtare Shqiptare". Lidhja formoi njė
       komitet pėr drejtimin e veprimtarisė politike e ushtarake, nė
       krye tė tė cilit u zgjodh Zenel agė Gjoleka nga Kurveleshi, i
       dėgjuar pėr trimėrinė dhe pėr pėrvojėn luftarake qė kishte
       fituar nė kryengritjet e viteve 30.
       Kur nė fillim tė korrikut xhelepēinjtė erdhėn nė Kurvelesh pėr
       tė mbledhur taksat e bagėtive, ata u pritėn me armė nga
       popullsia. Zenel Gjoleka me 500 luftėtarė u drejtuan kundėr
       Delvinės, qendėr e administratės osmane, tė cilėn e ēliruan.
       Kryengritja pėrfshiu gjithė Labėrinė dhe brenda pak kohėsh u
       pėrhap edhe nė trevėn e ēamėrisė, tė Pėrmetit dhe sidomos tė
       Mallakastrės, ku fshatarėt kryengritės zgjodhėn si udhėheqės
       Rrapo Hekalin. Nė tė njėjtėn kohė shpėrthyen kryengritje nė
       trevat veriore, nė rrethet e Elbasanit, tė Tiranės, tė Matit, tė
       Dibrės, tė Plavės e tė Gucisė.
       ēifligarėt vrionas mobilizuan tė gjitha forcat e tyre dhe, tė
       pėrkrahur nga reparte ushtarake turke, sulmuan Mallakastrėn. Njė
       betejė e ashpėr qė zgjati tri ditė u zhvillua nė fshatin
       Greshicė. Kryengritėsit, tė cilėve u erdhėn nė ndihmė fshatarė
       nga Myzeqeja dhe nga krahina e Vlorės, i shpartalluan forcat
       armike dhe kapėn tė gjallė Isuf bej Vrionin me tė vėllanė, qė
       kryesonin ekspeditėn; tė dy i ekzekutuan nė Qafėn e Sinjės.
       Pas kėsaj fitoreje kryengritėsit, rreth 1 000 veta, me Rrapo
       Hekalin nė krye, iu drejtuan Beratit dhe e rrethuan. Pas disa
       ditė luftimesh qyteti ra nė duart e tyre. Kryengritėsit u
       pėrpoqėn tė merrnin kėshtjellėn ku ishin strehuar qeveritarėt
       turq e vendas, si edhe forcat turke, por u detyruan tė
       tėrhiqeshin nga zjarri i fortė i artilerisė.
       Pėr tė mbajtur kalanė tė rrethuar, nė Berat u grumbulluan forca
       tė reja tė ardhura nga krahinat pėrreth, deri nga Dangėllia e
       Pėrmeti. Ndėrkohė, forcat e shtuara tė kryengritėsve, tė
       udhėhequra nga Zenel Gjoleka, po arrinin suksese tė reja. Pasi
       shpartalluan njė ushtri turke qė vinte nga Janina, ata sulmuan
       Gjirokastrėn dhe e rrethuan garnizonin nė kala.
       E shqetėsuar nga kėto humbje dhe nga pėrhapja e gjerė e
       kryengritjes, qeveria e Stambollit, e cila nė fillim mendonte
       t'i bėnte ballė kryengritjes me forcat qė kishte nė vend,
       mobilizoi trupa tė reja, tė cilat u pėrqendruan sidomos nė
       Manastir e nė Janinė pėr tė asgjėsuar vatrat mė tė rrezikshme tė
       kryengritjes nė jug.
       Qeveria turke zuri edhe brigjet detare, pėr tė ndaluar ndihmėn
       qė mund t'u vinte kryengritėsve nga Muhamet Aliu i Egjiptit. Pėr
       t'i ardhur nė ndihmė garnizonit tė rrethuar nė Gjirokastėr, u
       dėrgua nga Thesalia njė ushtri prej 3 000 vetash nėn komandėn e
       njė feudali shqiptar, Shahin bej Kosturit. Por, qė nė pėrpjekjet
       e para me kryengritėsit nė jug tė Gjirokastrės, forcat turke u
       thyen nga forcat shqiptare tė udhėhequra nga Zenel Gjoleka.
       Fitoret e kryengritėsve bėnė bujė nė Shqipėri dhe jashtė saj.
       Jehona e tyre u ndie edhe nė Kosovė, ku filluan tė dukeshin
       shenjat e njė lėvizjeje tė re. Nėpunėsit turq braktisnin nė
       panik postet sapo dėgjonin pėr afrimin e kryengritėsve. Udhėtari
       anglez E. Spenser, qė udhėtonte nė kėtė kohė nėpėr Shqipėri,
       shkruante: "Heroi i ditės kudo ėshtė Gjoleka".
       Pėr tė siguruar suksesin e plotė tė kryengritjes, Komiteti i
       Lidhjes u pėrpoq tė gjente edhe njė aleat tė jashtėm. Pėr kėtė
       qėllim ai iu drejtua Greqisė, marrėdhėniet e sė cilės me
       Stambollin nė kėtė kohė ishin acaruar. Qeveria greke tregoi
       interesim tė veēantė pėr kryengritjen shqiptare, jo vetėm sepse
       pėrpiqej t'i shkaktonte vėshtirėsi Turqisė duke nxitur
       shqiptarėt, duke u premtuar edhe ndihma materiale e financiare,
       tė vijonin luftėn, por edhe sepse synonte qė ta vinte
       kryengritjen shqiptare nė shėrbim tė saj pėr tė realizuar
       lakmitė territoriale ndaj Shqipėrisė sė Jugut, qė ishin shpallur
       zyrtarisht qysh mė 1844 me tė ashtuquajturėn Megali Idea (Idea e
       Madhe). Kėto qėllime ishin shkaku qė bisedimet ndėrmjet Zenel
       Gjolekės dhe kryeministrit grek J. Koletis nuk patėn sukses.
       Bisedimet shqiptaro-greke dhe rreziku qė mund t'i vinte nga njė
       aleancė e mundshme ushtarake ndėrmjet kryengritėsve e Greqisė e
       shtynė Portėn e Lartė tė vepronte mė me vendosmėri pėr ta
       nėnshtruar sa mė parė Toskėrinė. Sulltani i shpalli
       "fermanllinj" Zenel Gjolekėn e pasuesit e tij. Njė ushtri prej
       15 mijė vetash u nis nga Manastiri nė drejtim tė Beratit.
       Zenel Gjoleka e Tahir ēapari, nė krye tė 1 500 kryengritėsve, mė
       28 gusht 1847 i dolėn pėrpara ushtrisė osmane prej 5 000 vetash,
       qė ishte nisur nga Janina.
       Pas pėrleshjes qė zhvilluan me tė nė fshatin Dholan, nė
       verilindje tė Janinės, i shkaktuan asaj disfatė. Me kėtė fitore
       para kryengritėsve u hap rruga pėr nė Janinė, tė cilėn mund ta
       merrnin edhe pėr shkak se garnizoni i qytetit pėrbėhej nė
       shumicė nga ushtarė shqiptarė. Por marshimi i mėtejshėm i
       kryengritėsve drejt Janinės u ndal pėr shkak tė lajmit se forcat
       e tjera ushtarake osmane po pėrparonin nga Manastiri drejt
       Beratit e Mallakastrės. Zenel Gjoleka u hodh nė Labėri, ku ishin
       drejtuar forcat e shumta osmane.
       Kryengritėsit e udhėhequr nga Rrapo Hekali goditėn forcat
       ushtarake tė komandantit tė Rumelisė gjatė rrugės drejt Beratit,
       nė afėrsi tė kėtij qyteti. Sapo ushtria turke iu afrua qytetit,
       garnizoni i rrethuar doli nga kalaja dhe sulmoi kryengritėsit nė
       qytet.
       Duke u ndodhur midis dy zjarresh dhe pėrballė fuqive shumė mė tė
       mėdha, kryengritėsit u tėrhoqėn nga qyteti nė rrethet e tij dhe
       vijuan luftėn tė ndarė nė ēeta mė tė vogla e me sulme tė
       befasishme.
       Nga Berati ushtria osmane u hodh nė Vlorė pėr t'u bashkuar me
       pjesėn tjetėr qė kishte ardhur nga deti dhe pėr tė ndarė forcat
       kryengritėse tė Rrapo Hekalit nga ato tė Zenel Gjolekės. Prej
       andej ushtria u drejtua pėr nė Labėri, ku nuk hyri dot nėpėrmjet
       Grykės sė Kuēit, sepse aty ishin pėrqendruar kryengritėsit e
       Zenel Gjolekės, por nga ana e Mesaplikut. Ushtria osmane dogji
       fshatrat Bolenė, Kuē, Kallarat etj.
       Reparte tė tjera ushtarake osmane zbarkuan nė Himarė pėr t'u
       rėnė kryengritėsve prapa krahėve. Nė kushte tė tilla edhe Zenel
       Gjoleka i ndau kryengritėsit nė ēeta mė tė vogla. Njėra prej
       tyre u ndesh me forcat osmane nė fshatin Palavli, nė fushė tė
       Delvinės. Ndonėse luftuan me trimėri, kryengritėsit u thyen
       pėrballė ushtrive tė shumta armike.
       Me shtypjen e kryengritjes nė Shqipėrinė e Jugut, trupat osmane
       pėrdorėn gjerėsisht terrorin mbi popullsinė, duke e vijuar
       ekspeditėn ndėshkuese edhe gjatė dimrit 1847-1848. Ato mundėn tė
       shtinin nė dorė udhėheqėsit kryesorė tė kryengritjes, si Rrapo
       Hekalin me tė vėllanė Hamitin, Tahir ēaparin dhe mbi 1 000
       luftėtarė tė tjerė, tė cilėt i burgosėn dhe i internuan. Rrapo
       dhe Hamit Hekali vdiqėn nė burg, ndėrsa Zenel Gjoleka me njė
       grup besnikėsh u tėrhoqėn nė Greqi, ku gjetėn strehim. Ushtria
       turke arriti tė shuante njėrėn pas tjetrės vatrat e qėndresės
       edhe nė trevat e tjera.
       Qeveria osmane ndėrmori atėherė zbatimin e sistemit tė ri
       tanzimatist nė Shqipėrinė e Jugut.
       Kryengritja e 1847-ės shėnon njė shkallė mė tė lartė tė
       lėvizjeve ēlirimtare kundėr Tanzimatit si pėr nga pėrmbajtja,
       ashtu edhe pėr nga shtrirja e organizimi i saj. Ajo dallohet nė
       radhė tė parė pėr rolin aktiv tė masave fshatare nė drejtimin e
       saj. Kjo kryengritje luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr bashkimin
       e shqiptarėve si njė tėrėsi etnike me interesa tė pėrbashkėta,
       pavarėsisht nga feja e krahina, ashtu siē ishte vendosur nė
       kuvendin e Mesaplikut. Ideja e bashkimit u shpreh edhe nė kėngėt
       popullore qė iu kushtuan kryengritjes. Nė njė nga kėto kėngė
       poeti popullor i drejtohet Zenel Gjolekės me fjalėt "sos lėfton
       pėr vete, / por pėr gjithė vilajete" dhe vė nė dukje se
       udhėheqėsi trim nuk lufton "as pėr mua, as pėr ti, / po pėr
       gjithė Shqipėri". Duke folur pėr kėtė kryengritje, Sami Frashėri
       vinte nė dukje qė ajo kėrkoi bashkimin e tė gjitha trojeve
       shqiptare nė njė Shqipėri autonome.
       Nė folklor gjejmė mjaft tė dhėna edhe pėr karakterin shoqėror tė
       kėsaj kryengritjeje tė drejtuar, ashtu si edhe tė tjerat, kundėr
       grabitjes nga shteti osman dhe nga feudalėt e mėdhenj vendas.
       "Nizam e xhelepe s'ka / ėshtė vendi fukara", thuhet nė njė
       kėngė. Dhe nė njė memorandum, tė hartuar nga krerėt e lėvizjes
       mė 15 gusht 1847, kryengritėsit vinin nė dukje se nuk kishte
       kush tė pėrkujdesej pėr "fakir fukaranė".
       #Post#: 263--------------------------------------------------
       Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE 
   DIR By: Mondi
       Date: February 9, 2012, 3:24 am
       ---------------------------------------------------------
       3. IDEOLOGĖT E PARĖ TĖ LĖVIZJES KOMBĖTARE
       Krahas dukurive tė reja politike e shoqėrore tė kryengritjeve
       kundėrosmane tė viteve 30-40, ku spikatėn kėrkesat pėr trajtimin
       e veēantė tė Shqipėrisė dhe pėr administrimin e saj nga njerėzit
       e vendit, lindi dhe u zhvillua nė Shqipėri edhe ideologjia
       kombėtare. Shprehėsit e parė mė tė shquar tė ideve tė reja u
       bėnė Naum Veqilharxhi dhe Jeronim de Rada.
       Naum Veqilharxhi dhe veprimtaria e tij nė vitet 40
       Naum Veqilharxhi (1797-1854) lindi nė Vithkuq (rrethi i Korēės),
       qė ishte njė qytezė me zeje e tregti tė zhvilluar dhe me njė
       popullsi arsimdashėse. Qė nė moshė tė re, para vitit 1806, ai
       shkoi nė Vllahi, ku kishte njė koloni tė rėndėsishme
       shqiptarėsh. Mė 1821 Naumi, bashkė me shqiptarė tė tjerė, mori
       pjesė nė kryengritjen e madhe popullore qė shpėrtheu nė Vllahi
       kundėr sundimit osman nėn udhėheqjen e Tudor Vladimireskut.
       Lufta qė zhvilloi kundėr sundimit osman nė dhe tė huaj ia shtoi
       dashurinė pėr vendlindjen. Duke punuar si avokat nė Brailė tė
       Rumanisė, ai u njoh me idetė pėrparimtare dhe u formua si
       iluminist. Kėtu ai iu kushtua me mish e me shpirt ēėshtjes sė
       ēlirimit kombėtar tė atdheut tė vet, Shqipėrisė.
       Naumi, i cili edhe nė dokumentet vetjake nė mėrgim e cilėsonte
       veten me kombėsi shqiptare, kishte besim tė patundur te populli
       shqiptar, nė aftėsitė e tij pėr t'u ndriēuar e pėr t'u ēliruar
       dhe nė tė ardhmen e tij mė tė mirė. Ky besim buronte jo vetėm
       nga patriotizmi i flaktė dhe nga pėrvoja e njohuritė filozofike
       e historike qė kishte fituar, por edhe nga realiteti i
       Shqipėrisė, ku kryengritjet ēlirimtare kundėr sundimit osman
       pasonin njėra-tjetrėn nga jugu nė veri.
       Si iluminist Naumi arriti nė pėrfundimin se popullit shqiptar,
       tė zhytur nė padije, i duhej patjetėr arsimimi nė gjuhėn amtare
       si mjet pėr ngritjen e ndėrgjegjes dhe pėrparimin shpirtėror e
       material tė tij, se pa zhvillim kulturor nuk mund tė kishte
       ēlirim politik tė popullit. "Ka ardhur koha, - shkruante ai mė
       1846, - qė t'i flakim tė gjitha paragjykimet e vjetruara, ka
       ardhur koha qė tė mendohemi mė me pjekuri dhe mė me guxim tė
       kėmbejmė udhė, duke marrė kėtej e tutje si shembull kombet e
       pėrparuara mbi tokė... Dhe duke synuar kėtu, le tė ecim pa u
       lėkundur, me guxim, me durim dhe me kėmbėngulje".
       Nevoja pėr masa tė frytshme e konkrete nė fushėn e arsimit nė
       gjuhėn shqipe ishte bėrė veēanėrisht e theksuar nė vitet 40, me
       shtimin e numrit tė shkollave tė huaja qė filluan tė hapeshin nė
       Shqipėri.
       Naum Veqilharxhi u bė shprehės i atyre rretheve atdhetare
       shqiptare, brenda e jashtė vendit, tė cilat e kuptuan rrezikun e
       madh qė paraqisnin shkollat e huaja pėr bashkimin e popullit
       shqiptar dhe pėr ēlirimin e tij kombėtar dhe qė e ndien nevojėn
       e ngutshme pėr tė pėrhapur arsimin nė gjuhėn amtare. Prandaj ai
       kėrkonte njė shkollė tė re, shqipe nga gjuha, racionaliste nga
       pėrmbajtja dhe masive nga shtrirja. Nė kushtet e Shqipėrisė sė
       prapambetur rruga drejt kėtij arsimi do tė fillonte nga abetarja
       dhe pėr ta hartuar atė duhej pėrgatitur alfabeti shqip.
       Alfabetet latine, greke ose arabe, qė ishin pėrdorur deri
       atėherė pėr shkrimin e shqipes, pa ndonjė pėrshtatje tė veēantė,
       jo vetėm nuk jepnin plotėsisht tė gjithė tingujt e saj, por
       kishin marrė edhe ngjyrė fetare e ishin bėrė pėrēuese ndikimesh
       politike tė huaja. Naum Veqilharxhi mendonte se shqiptarėt si
       komb i veēantė, me gjuhė tė veēantė, duhej tė kishin edhe
       alfabetin e tyre.
       Me alfabetin e ri qė sajoi qysh nė vitet 20, duke huajtur edhe
       elemente nga alfabetet e tjera, ai kishte hartuar disa tekste;
       por kėto, siē duket, pėr vėshtirėsi teknike e mungesė mjetesh
       mbetėn pėr dy dhjetėvjeēarė tė pabotuara. Mė 1844 Naum
       Veqilharxhi botoi nė Rumani "Evetarin" e tij, njė abetare e
       vogėl e poligrafuar, e cila ėshtė abetarja e parė e gjuhės
       shqipe. Abetarja u shpėrnda nė krahinat jugore tė Shqipėrisė, nė
       Korēė, nė Pėrmet, nė Berat, nė Gjirokastėr etj. Megjithėse
       alfabeti ishte i vėshtirė pėr t'u pėrvetėsuar, abetarja ngjalli
       entuziazmin e bashkatdhetarėve. Nė njė letėr, qė i drejtohej
       autorit nga Korēa mė 22 prill 1845, e njoftonin se abetaret i
       kishin marrė "... me gėzim tė madh dhe me kėnaqėsi". Letra i
       bėnte tė ditur se paria e Korēės kishte vendosur tė fillonte njė
       fushatė pėr tė ndihmuar Naum Veqilharxhin tė blinte njė
       shtypshkronjė dhe tė hapte shkolla shqipe.
       "Mjaft pėr kaq kohė nėn zgjedhėn e paditurisė, - shkruanin
       patriotėt korēarė. - Tė shpresojmė se brenda njė kohe tė
       shkurtėr arsimi do tė shtrihet nė mbarė atdheun tonė dhe nė
       mbarė kombin tonė... Na dėrgoni sa mė shumė evetore, sepse
       bashkatdhetarėt po kėrkojnė pareshtur tė gjejnė akoma nga kjo
       abetare". Kjo pritje e ngrohtė e kėto fjalė tregonin se nisma e
       Naum Veqilharxhit shprehte aspiratat e njė shtrese tė gjerė
       shoqėrore brenda vendit, qė ndiente nevojėn pėr t'u arsimuar nė
       gjuhėn amtare si kusht i rėndėsishėm pėr tė ēarė errėsirėn
       mesjetare dhe pėr t'i hapur atdheut rrugėn e pėrparimit.
       Pėr t'iu pėrgjigjur kėrkesės sė patriotėve korēarė, mė 1845 Naum
       Veqilharxhi botoi njė abetare tė dytė me titull "Fare i ri
       evetar shqip", shumė mė tė plotė se e para dhe me njė parathėnie
       tė gjerė. Nė kėtė abetare Naumi bėnte pėrpjekje serioze pėr ta
       vėnė mėsimin e shqipes mbi baza shkencore; ai e pasuroi gjuhėn
       shqipe me njė varg fjalėsh e termash tė kulturės e tė shkencės.
       Abetaret e Naum Veqilharxhit luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė
       Rilindjen Shqiptare, hodhėn hapat e parė tė arsimit nė gjuhėn
       shqipe.
       Pas botimit tė abetares sė dytė Naum Veqilharxhi, me sa duket, u
       pėrpoq tė krijonte njė shoqėri kulturore shqiptare, e cila do tė
       merrej me botimin nė Rumani tė librave nė gjuhėn amtare dhe me
       dėrgimin e tyre nė Shqipėri.
       Naum Veqilharxhi ishte njė mendimtar i shquar iluminist dhe hyri
       nė histori edhe si ideologu i parė i Rilindjes Kombėtare
       Shqiptare. Idetė e tij ai i shprehu nė "Qarkoren", hartuar nė
       gjuhėn greke, qė u drejtoi nga Rumania, rreth mesit tė viteve
       40, bashkatdhetarėve ortodoksė nė Shqipėri, nė letrėn e gjatė
       polemizuese dėrguar nipit tė vet, qė i quante pėrpjekjet e tė
       ungjit pėr ēėshtjen shqiptare "himera" dhe nė parathėnien e
       abetares sė vitit 1845. Kėto janė dokumentet e para ideologjike
       e programatike tė njohura deri mė sot tė Lėvizjes Kombėtare
       Shqiptare, tė hartuara nga njė pėrfaqėsues i intelektualėve
       atdhetarė shqiptarė.
       Naum Veqilharxhi nisej nga koncepti dialektik se, si nė natyrė,
       ashtu edhe nė shoqėri vepron ligji i zhvillimit, se nė bazė tė
       kėtij ligji kalohet nga mė e ulėta nė mė tė lartėn, nga e vjetra
       nė tė renė. "Asnjė komb nuk ka rėnė nga qielli", "...shoqėria,
       bashkėpunimi e ka bėrė njerinė". Fjalėt e rėnda qė mund tė
       thuheshin pėr shqiptarėt, shkruante ai, "tregojnė njė gjendje qė
       shkėmbehet e nuk mbetet pėrjetė. Vetėm kafshėt e kanė tė
       pėrcaktuar fatin nga natyra. Njeriu zhvillohet nga tė voglat
       duke pėrparuar".
       Nė gjykimin e gjėrave Naum Veqilharxhi vinte arsyen, tė cilėn,
       nė kundėrshtim me dogmatizmin mesjetar, e quante njė mjet shumė
       tė rėndėsishėm qė e ndante njeriun nga bota e kafshėve dhe e
       bėnte zotin e tė fshehtave tė gjithėsisė.
       Sipas kėtyre koncepteve filozofike Naumi trajtoi edhe ēėshtjen
       shqiptare, historinė e kombit tė vet dhe detyrat qė qėndronin
       pėrpara vendit. Kombi shqiptar, theksonte ai, ėshtė krijuar nė
       tė njėjtėn kohė me kombet e tjera, zė njė vend tė caktuar nė
       tokė, ka karakter tė veēantė, gjuhė e zakone tė veēanta, shekujt
       e tij mitologjikė, heroikė, politikė e fetarė dhe ruan nė gjirin
       e tij njė thesar tė madh kulturor. Tė ndihmoje kėtė komb tė
       fitonte ndėrgjegjen dhe tė zhvillohej Naum Veqilharxhi e quante
       "njė borxh ndaj vendlermit" (vendlindjes).
       Shakun kryesor tė gjendjes sė mjeruar nė tė cilėn ndodhej
       populli shqiptar ai e shihte te "pushtimet e shpeshta", te
       "pėrmbysjet e gjithanshme", te "ndryshimet politike", te "dogmat
       fetare", te "padija" dhe sidomos te "lėnia pas dore e gjuhės
       sonė kombėtare dhe zėvendėsimi i saj me njė gjuhė tė huaj...".
       Faktor vendimtar pėr nxjerrjen e vendit nga kjo gjendje, Naum
       Veqilharxhi, si iluminist, quante pėrhapjen e arsimit e tė
       kulturės nė gjuhėn amtare. "Ato kombe qė mbetėn nė padije, -
       shkruante ai, - u shėmbėllejnė thjesht skllevėrve...", kėto
       kombe "...vetėm atėherė mund tė dalin nga gjendja e turpshme e
       mjerimit tė tyre kur do tė fillojnė tė lėvrojnė gjuhėn e tyre
       kombėtare...".
       Me kėtė bindje dhe i ndėrgjegjshėm pėr rrezikun qė i vinte
       atdheut nga arsimi nė gjuhė tė huaj, Naum Veqilharxhi i ftonte
       bashkatdhetarėt e tij tė pėrhapnin arsimin dhe kulturėn nė
       gjuhėn amtare. Ai u jepte zemėr bashkatdhetarėve dhe i
       kėshillonte tė mos dėshpėroheshin nga gjendja e vajtueshme nė tė
       cilėn ndodhej vendi i tyre. "Le tė hedhim farėn e mirė, -
       shkruante ai, - dhe me siguri vetė natyra e shenjtė e ngjarjeve
       do tė ndihmojė pėr gjallėrimin, mbirjen dhe rritjen e saj, pemėt
       e bukura dhe shumė tė ėmbla tė sė cilės do t'i korrė padyshim
       brezi i ardhmė...".
       Naum Veqilharxhi kėrkonte qė shkolla shqipe tė ishte jo vetėm
       pėr tė pasurit, por edhe pėr tė varfrit dhe interesi i atdheut
       tė vihej mbi interesin vetjak. Por ai nuk e prekte, veēse nė
       mėnyrė tė papėrcaktuar, ēėshtjen e qėndrimit ndaj qeverisė
       osmane. Megjithėse kryengritjet ēlirimtare nė Shqipėri kishin
       paraqitur kėrkesėn e vetėqeverisjes sė vendit, Naumi, me sa
       duket, mendonte qė mė parė duheshin shfrytėzuar kushtet e
       krijuara formalisht nga dekreti i Tanzimatit pėr tė zhvilluar
       njė veprimtari energjike nė fushėn e arsimit e tė kulturės nė
       gjuhėn amtare, derisa tė rritej ndėrgjegjja kombėtare e tė
       arrihej bashkimi i popullit nė atė shkallė qė tė lejonte
       shtrimin e ēėshtjes sė marrėdhėnieve politike me Turqinė.
       Lėvizja e arbėreshėve tė Italisė nė pėrkrahje tė ēėshtjes
       kombėtare nė vitet 30-40
       Nė kohėn kur Naum Veqilharxhi zhvillonte veprimtarinė e vet nė
       Rumani dhe krijonte lidhje me disa qendra tė Shqipėrisė sė
       Jugut, nė kolonitė arbėreshe tė Kalabrisė dhe tė Sicilisė nė
       Itali filluan tė dukeshin shenjat e para tė njė lėvizjeje nė
       pėrkrahje tė ēėshtjes kombėtare shqiptare. Ngjarjet qė po
       zhvilloheshin nė kėtė kohė nė Shqipėri, kryengritjet e
       njėpasnjėshme, pėrpjekjet e atdhetarėve shqiptarė pėr arsimin
       dhe kulturėn kombėtare tėrhoqėn vėmendjen e njė vargu
       intelektualėsh tė dalė nga gjiri i kolonive arbėreshe.
       Arbėreshėt nuk e kishin harruar vendin e tė parėve dhe i ruanin
       tė gjalla, veēanėrisht nė folklorin e tyre tė pasur, traditat e
       mėdha tė luftės pėr liri, si dhe gjuhėn e doket qė kishin marrė
       nga mėmėdheu.
       Tė nxitur nga dashuria pėr atdheun e tė parėve dhe nėn ndikimin
       e interesit qė shfaqte nė gjysmėn e parė tė shek. XIX shkenca
       gjuhėsore evropiane pėr gjuhėn shqipe, intelektualėt arbėreshė
       filluan tė merreshin me studimin e historisė, tė folklorit dhe
       tė gjuhės sė kėtyre kolonive, si dhe nė pėrgjithėsi me historinė
       e mėmėdheut tė tyre tė dikurshėm. Nė kohėn kur filluan tė
       bėheshin hapat e parė tė gjuhėsisė krahasuese dhe u zbuluan
       lidhjet gjenealogjike tė njė vargu gjuhėsh, studiuesi arbėresh
       Engjėll Mashi nė vitet e para tė shek. XIX dhe Josif Krispi e
       Gjon Skiroj nė vitet 30 hodhėn tezėn e prejardhjes sė popullit
       shqiptar nga pellazgėt e tė gjuhės sė tij nga pellazgjishtja,
       gjuhė qė mendohej se ishte folur nga banorėt mė tė lashtė tė
       Ballkanit e tė Mesdheut. Teza e prejardhjes pellazgjike, si
       shprehje e lashtėsisė sė popullit shqiptar, zuri vend e u pėrhap
       shumė nė qarqet shkencore dhe nė opinionin e gjerė.
       Po nė kėtė kohė filloi veprimtarinė e tij Jeronim de Rada
       (1814-1903) nga fshati Makje i Kalabrisė, i cili u bė njė nga
       figurat mė tė shquara tė letėrsisė arbėreshe dhe tė lėvizjes
       patriotike shqiptare. Qysh nė veprėn e tij tė parė, poema
       "Kėngėt e Milosaos" (1836), shkruar nė dialektin arbėresh, De
       Rada i dha letėrsisė shqipe njė nga veprat e saj mė tė bukura.
       Duke trajtuar edhe mė tej tema historike, nga luftėrat
       shqiptaro-turke tė shek. XV, si p.sh., nė poemėn "Serafina
       Topia" (1843), poeti, i frymėzuar nga kryengritjet shqiptare, si
       dhe nga lėvizjet ēlirimtare qė zienin nė Itali, nė tė cilat mori
       pjesė vetė, vinte nė dukje traditat luftarake e liridashėse tė
       popullit shqiptar.
       Me kėto vepra ai u bėnte tė njohur bashkatdhetarėve dhe
       nėpėrmjet pėrkthimit italisht gjithė botės historinė e lavdishme
       tė popullit shqiptar. Me kėtė intelektualėt arbėreshė filluan tė
       sendėrtonin atė qė e quajtėn si detyrė tė madhe ndaj mėmėdheut
       tė tyre tė lashtė: "tė ringjallnin pėrpara opinionit publik
       ndjenjat e njė kombi tė lavdishėm, por tė panjohur", siē
       shkruante mė 1847 nė parathėnien e veprės sė vet "Mbi
       shqiptarėt, kėrkime dhe mendime", studiuesi arbėresh Vinēenc
       Dorsa. Ai ia kushtonte veprėn e vet "kombit tė tij tė pėrndarė e
       tė pėrēarė, por njė". Me kėtė Vinēenc Dorsa donte tė theksonte
       se kolonitė arbėreshe e ndienin veten si "pjesė tė pandara tė
       njė tė tėre, tė kombit shqiptar".
       Me gjithė kushtet e vėshtira, ndėrmjet vatrave tė veēanta tė
       lėvizjes politike e kulturore shqiptare filluan tė krijoheshin
       qė herėt lidhjet e para. Nė vitin 1845 Naum Veqilharxhi dhe
       shqiptarėt e tjerė tė Bukureshtit e pėrgėzonin Jeronim de Radėn
       me njė letėr pėr punimin e tij "Mbi hyjnitė e pellazgėve", tė
       botuar mė 1843 nė tė cilėn poeti pėrpiqej tė shpjegonte se njė
       varg emrash tė mitologjisė greke nė tė vėrtetė ishin shqip,
       sepse shpjegoheshin, sipas tij, me anė tė shqipes sė sotme dhe
       se pellazgėt i kishin dhėnė hua kulturės sė lashtė greke njė
       varg elementesh. Mendime tė ngjashme nė lidhje me prejardhjen
       pellazgjike tė gjuhės shqipe tė popullit shqiptar shfaqėn edhe
       njė varg albanologėsh tė huaj.
       Kėto mendime tė De Radės dhe tė albanologėve nė lidhje me
       teorinė pellazgjike u pėrqafuan nga Naum Veqilharxhi dhe
       atdhetarė tė tjerė shqiptarė. Ato luajtėn njė rol pėr ngritjen e
       ndėrgjegjes kombėtare tė shqiptarėve dhe u pėrdorėn pėr tė
       vėrtetuar autoktoninė e popullit shqiptar nė trojet e veta dhe
       pėr tė shtruar pėrpara opinionit ndėrkombėtar njohjen e tė
       drejtave tė shqiptarėve si komb mė vete.
       Intelektualėt arbėreshė ndiqnin me vėmendje ngjarjet qė po
       zhvilloheshin nė vitet 30-40 tė shek. XIX nė Shqipėri. Veprat e
       tyre jo vetėm u bėnin jehonė kėtyre ngjarjeve, por edhe, duke
       evokuar tė kaluarėn, ngrinin probleme tė rėndėsishme, si ato tė
       luftės sė armatosur pėr liri, tė bashkimit tė popullit shqiptar
       etj. Duke vėnė nė dukje rėndėsinė e kryengritjeve qė po ndodhnin
       nė mėmėdheun e tyre tė lashtė dhe duke i interpretuar ato si
       shenja tė njė kthese Vinēenc Dorsa i pėrshėndeste "kėto
       kėrcėnime tė vazhdueshme, inkursione, rebelime, mosbindje ndaj
       ligjeve, bashkimin e shpejtė nėn flamurin e njė kryetari dhe
       tėrheqjen e vėmendjes qė i bėjnė Portės sė Lartė". "
       Nė kėto fakte, unė lexoj, - vazhdonte ai, - pėrgatitjen e
       furtunės sė afėrme dhe agimin e ditės sė kthjellėt qė do tė vijė
       pas saj". Dhe mė poshtė: "Shqipėria beson se kjo ditė (e
       rilindjes sė saj - shėn. i aut.) ėshtė e afėrme dhe besimi i vė
       asaj nė lėvizje shpirtin pėr ta arritur. Ajo nuk flet veēse pėr
       rilindje...".
       #Post#: 264--------------------------------------------------
       Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE 
   DIR By: Mondi
       Date: February 9, 2012, 3:25 am
       ---------------------------------------------------------
       4. KUNDĖRSHTIMI I PLANEVE EKSPANSIONISTE TĖ SHTETEVE FQINJE.
       SHQIPĖRIA DHE KRIZA LINDORE E VITEVE 1853-1856
       "Megali Idea" greke dhe "Naēertania" serbe
       Kryengritjet pėr autonomi tė viteve 30-40, si pjesė pėrbėrėse
       dhe element aktiv i lėvizjes ēlirimtare nė Ballkan, e dobėsuan
       sundimin e Portės sė Lartė dhe krijuan kushte objektive pėr
       bashkėpunimin ushtarak tė popujve tė shtypur tė gadishullit dhe
       pėr shpejtimin e ēlirimit tė tyre nga zgjedha osmane. Por ky
       bashkėpunim u minua nga politika ekspansioniste e Greqisė dhe e
       Serbisė.
       Nė vitet 40 shteti serb dhe ai grek nuk e kishin pėrfunduar ende
       bashkimin e tyre kombėtar. Njė pjesė e territoreve me popullsi
       serbe e greke ndodhej ende nėn sundimin osman. Pėr kėtė arsye,
       njė nga drejtimet e politikės sė kėtyre vendeve ishte ai i
       ēlirimit tė territoreve dhe i bashkimit tė tyre me shtetet
       kombėtare pėrkatėse. Por, krahas kėtij synimi tė drejtė, te
       qeveritė greke e serbe qė drejtonin kėto shtete ishin shfaqur
       prirje tė frymėzuara nga ide shoviniste, tė cilat u zhvilluan e
       u shndėrruan nė njė vijė themelore tė politikės sė tyre.
       Nė fillim tė vitit 1844 kryeministri grek J. Koleti e formuloi
       dhe e shpalli zyrtarisht programin politik ekspansionist, i cili
       hyri nė histori me emrin "Megali Idea" ("Megali Idhea" - "Ideja
       e Madhe"). Sipas kėtij programi, Greqia si trashėgimtare e
       Bizantit duhej tė shndėrrohej nė njė shtet tė madh me kryeqytet
       Stambollin (Konstandinopojėn), ku do tė bėnin pjesė jo vetėm
       tokat greke, por edhe tė gjitha territoret me popullsi ortodokse
       jogreke tė Ballkanit, qė kishin qenė nėn Perandorinė Bizantine
       dhe vareshin fetarisht nga Patrikana e Stambollit. "Megali Idea"
       pėrfshinte nė kufijtė e Greqisė sė Madhe edhe tokat shqiptare.
       Me kėtė projekt, nė veri nė fillim pėrfshihej nė kufijtė e
       Greqisė gjithė Shqipėria, kurse pas viteve 60 caktohej si kufi
       verior herė lumi Drin, herė Shkumbini, ndėrsa shovinistėt mė tė
       moderuar grekė e ēonin atė deri te lumi Vjosė.
       Pėr realizimin e kėsaj platforme qeveria greke parashikonte tė
       hidhte nė Shqipėrinė e Jugut ēeta tė armatosura, tė cilat do tė
       provokonin kryengritje dhe do tė pėrgatisnin truallin pėr
       aneksimin e kėtyre territoreve nga Greqia. Ajo u orvat tė
       shfrytėzonte pėr qėllimet e saj edhe kryengritjet shqiptare,
       sidomos ato tė Shqipėrisė sė Jugut, siē ishte ajo e vitit 1847,
       kur kryeministri grek J. Koletis hyri nė bisedime me Zenel
       Gjolekėn, tė cilat, pėr shkak tė synimeve ekspansioniste tė
       Athinės, dėshtuan.
       "Megali Idea" greke gjeti njė mbėshtetje tė fuqishme te
       Patrikana ortodokse e Stambollit. Me formimin e shtetit grek,
       Patrikana e humbi dora-dorės karakterin ekumenik qė kishte mė
       parė dhe u kthye nė njė kishė greke, nė njė aleate e Greqisė.
       Kėshtu qė kisha ortodokse dhe shkollat nė gjuhėn greke u kthyen
       nė vatra pėr tė helenizuar besnikėt e nxėnėsit qė i frekuentonin
       ato.
       Po atė vit, mė 1844, ministri i Serbisė I. Garashanin shpalli
       programin qė do tė vihej nė themel tė politikės serbe e qė ėshtė
       i njohur nė histori me emrin "Naēertanie" ("Projekt"). Edhe
       qarqet politike drejtuese tė Serbisė, ashtu si ato tė Greqisė,
       me pretekstin e ēlirimit tė tokave tė sllavėve tė jugut nga
       zgjedha osmane, synonin tė krijonin njė shtet tė madh, qė do tė
       pėrtėrinte perandorinė mesjetare tė Stefan Dushanit. Nė kufijtė
       e kėsaj perandorie tė re, sipas "Naēertanies", do tė hynin edhe
       viset e Shqipėrisė sė Veriut sė bashku me Kosovėn, qė ministri
       serb e pagėzoi me emrin "Serbi e Vjetėr".
       Tė dyja programet kishin karakter shovinist dhe shprehnin
       aspiratat ekspansioniste tė borgjezisė greke e serbe. Ato nuk e
       njihnin ekzistencėn e kombit e tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare
       dhe si pasojė kundėrshtonin idenė e krijimit tė shtetit
       shqiptar. Sipas kėtyre programeve, tokat shqiptare ishin tė
       destinuara tė ndaheshin midis Greqisė dhe Serbisė.
       Kėto synime tė shteteve fqinje, qė ishin shfaqur edhe mė parė, u
       shndėrruan prej viteve 40 tė shek. XIX nė njė politikė tė
       pėrhershme zyrtare, pasojat e sė cilės u ndien shumė shpejt nė
       Shqipėri.
       Lufta kundėr "turkomanizmit" dhe "grekomanizmit"
       Duke filluar prej viteve 50 Lėvizja Kombėtare Shqiptare bėri njė
       luftė gjithnjė e mė tė ashpėr kundėr ideologjisė sė
       panislamizmit, tė propaganduar nga Porta e Lartė, dhe tė
       panhelenizmit, tė pėrhapur nga qarqet shoviniste tė Athinės.
       Qeveria e Stambollit ua mohonte kombėsinė shtetasve myslimanė
       joturq tė Perandorisė, tė cilėt i quante osmanllinj dhe ndiqte
       me kėmbėngulje parimin, sipas tė cilit Perandoria teokratike
       Osmane duhej tė mbėshtetej mbi gjithė shtetasit myslimanė pa
       dallim.
       Me qėllim qė tė pėrforconin pozitat e tyre nė Shqipėri, tė
       rrezikuara nga kryengritjet e vazhdueshme shqiptare dhe nga
       lėvizja e pėrgjithshme kryengritėse e popujve tė tjerė ballkanas
       dhe pėr t'i lidhur sa mė ngushtė masat e prapambetura tė
       popullsisė myslimane shqiptare me fatet e Perandorisė,
       qeveritarėt e Stambollit filluan tė zhvillonin njė fushatė me
       parulla panislamike pėr tė nxitur fanatizmin e pėrēarjen fetare
       midis shqiptarėve. Ata dėrguan nė Shqipėri pėr kėtė qėllim edhe
       klerikė myslimanė nga Anadolli e nga vende tė tjera lindore.
       Kėtij qėllimi i shėrbenin edhe shkollat shtetėrore turke qė po
       ngriheshin nė vitet 50-60 nė Shqipėri, tė cilat, edhe pse
       quheshin formalisht shkolla laike, pjesėn mė tė madhe tė
       programit e kishin me lėndė fetare islamike.
       Kundėrshtimi qė i bėnte Porta lėvizjes shqiptare gjente
       mbėshtetje te disa shtresa tė caktuara tė shoqėrisė shqiptare,
       te "turkomanėt". Kėta pėrbėheshin, nė radhė tė parė, nga
       elementėt fanatikė tė klerit mysliman shqiptar, si dhe nga njė
       pjesė e feudalėve tė vendit, tė cilėt pozitėn e privilegjuar qė
       kishin si funksionarė fetarė ose shtetėrorė ia detyronin
       sulltanit dhe prandaj ishin tė interesuar tė mos prisheshin e as
       tė prekeshin lidhjet me tė. Ndėr turkomanėt bėnin pjesė edhe
       disa elementė tė borgjezisė sė pasur qytetare, tė cilėt, jo
       vetėm nėn ndikimin e parullave fetare islamike, por edhe si
       sipėrmarrės shtetėrorė e pjesėmarrės nė spekulime tė pėrbashkėta
       me funksionarėt e Perandorisė, kishin interes tė ruanin gjendjen
       ekzistuese, qė u siguronte atyre njė varg fitimesh. Qarqet e
       turkomanėve pėrpiqeshin tė shfrytėzonin pėr qėllimet e tyre
       prapambetjen arsimore e kulturore tė shtresave tė gjera tė
       popullsisė shqiptare, ndjenjat e tyre tė natyrshme fetare islame
       dhe sidomos ndikimin mbi to tė sulltanit si Kalif.
       Kundėrshtim tė ashpėr gjeti Lėvizja Kombėtare Shqiptare, si edhe
       ajo e disa popujve tė tjerė ballkanas, edhe nga prirjet
       shoviniste tė disa qarqeve tė borgjezisė greke, qė propagandonin
       "panhelenizmin" si armė ideologjike pėr tė pėrgatitur realizimin
       e planit ekspansionist tė "Idesė sė Madhe".
       Njė rol tė veēantė nė kėtė lėvizje luante edhe kleri i
       Patrikanės greke tė Stambollit. Ideologjia panheleniste u
       mbėshtet edhe nga disa shtresa tė caktuara tė shoqėrisė
       shqiptare, nga "grekomanėt", siē u quajtėn pėrfaqėsuesit e kėtij
       orientimi, qė vinin nė radhė tė parė nga njė pjesė e tregtarėve
       ortodoksė tė Shqipėrisė sė Jugut, qė kishin lidhje me tregjet e
       Selanikut, tė Korfuzit etj.
       Dobėsia e borgjezisė shqiptare si klasė e re dhe ndikimi i
       parullave fetare tė pėrhapura me anė tė kishės e tė shkollave
       greke u bėnė shkak qė "grekomanėt" tė shihnin te borgjezia
       greke, e cila kishte krijuar shtetin e vet kombėtar, tė vetmen
       mbėshtetje pėr t'u ēliruar nga zgjedha osmane.
       Protagonistėt e "Idesė sė Madhe" nė Shqipėri u pėrpoqėn tė
       shfrytėzonin pėr qėllimet e tyre edhe dasitė fetare midis
       borgjezisė e fshatarėsisė sė krishtere shqiptare dhe bejlerėve
       ēifligarė tė vendit, qė nė shumicėn dėrrmuese ishin myslimanė,
       si edhe nevojėn e madhe pėr arsim qė kishte popullsia shqiptare,
       nevojė e cila, pėr mungesė shkollash nė gjuhėn shqipe, nuk
       kishte mundėsi tė plotėsohej atėherė veēse nė shkolla greqisht.
       Duke luftuar kundėr kėtyre rrymave mendimtarėt rilindės
       pėrpunuan platformėn e vet, qė u bė baza e veprimit tė mėtejshėm
       politik-kulturor tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Tė nisur nga
       fakti se nė bazė kriteresh objektive populli shqiptar, me gjithė
       ndarjen fetare, pėrbėnte njė komb mė vete dhe si i tillė kishte
       njė rrugė tė veēantė tė formimit historik qė e shpinte nė
       mėvetėsinė e tij kulturore e politike, ideologėt e lėvizjes
       kombėtare e drejtuan propagandėn e tyre kundėr pėrpjekjeve tė
       "panislamistėve"dhe "panhelenistėve" pėr tė bėrė pėr vete
       politikisht, sipas parimit fetar, pjesė tė veēanta tė popullit
       shqiptar.
       Njė luftė tė posaēme bėnė ata, ndėr tė tjera, kundėr tezave
       politike tė panhelenistėve, qė, duke i mbėshtetur synimet e tyre
       nė teorinė pellazgjike, propagandonin se shqiptarėt dhe grekėt
       kishin origjinė tė pėrbashkėt, ishin pasardhės tė pellazgėve nga
       gjuha e nga prejardhja dhe si rrjedhim ishin vėllezėr, e arrinin
       kėshtu nė pėrfundimin se shqiptarėt duhej tė shkriheshin jo
       vetėm nga pikėpamja kulturore, por edhe politikisht nė gjirin e
       "helenizmit".
       Megjithatė, vėshtirėsitė e krijuara nga njė propagandė e tillė
       armiqėsore ndaj kombit shqiptar, nuk i penguan Naum Veqilharxhin
       dhe aktivistėt e tjerė tė ēėshtjes kombėtare tė vijonin rrugėn e
       nisur. Naum Veqilharxhi iu drejtua pasanikėve shqiptarė nė
       Rumani, Vangjel Zhapės nga Labova e Lunxhėrisė (Gjirokastėr) dhe
       Apostol Arsaqit nga Hotova e Pėrmetit, tė njohur si dhurues
       shumash tė mėdha pėr qėllime mirėbėrėse nė Greqi, qė tė jepnin
       pėrkrahjen e tyre pėr tė shtypur libra shkollorė nė gjuhėn
       amtare, tė hartuar prej tij dhe pėr tė hapur shkolla shqipe. Por
       Vangjel Zhapa doli kundėr orientimit tė pavarur tė veprimtarisė
       arsimore shqiptare.
       Kur po zhvillonte njė veprimtari tė dendur pėr ēėshtjen
       shqiptare, Naum Veqilharxhi vdiq (nė vitin 1854). Si fajtor pėr
       vdekjen e tij shqiptarėt akuzuan nė radhė tė parė Patrikanėn e
       Stambollit, e cila, pėr tė ruajtur "unitetin" e fesė sė
       krishterė qė gjoja ishte vėnė nė rrezik nga veprimtaria e Naum
       Veqilharxhit, kishte nxitur Portėn pėr tė marrė masa kundėr tij.
       Rrugėn e veprimtarit tė palodhur e vijuan shumė dishepuj, midis
       tė cilėve edhe Thimi Mitkoja nga Korēa.
       Njė rrugė tė veēantė filluan tė ndiqnin nė kėto vite disa
       intelektualė ortodoksė nga Shqipėria e Jugut e nė radhė tė parė
       Anastas Byku nga Lekli i Tepelenės (veproi nė vitet 1859-1878).
       Duke u nisur nga bindja se pa pėrparim kulturor, pa lėvrimin e
       mėsimin e gjuhės amtare populli shqiptar nuk do tė kishte
       mundėsi tė zinte vendin qė i pėrkiste midis popujve tė tjerė,
       Anastas Byku botoi nė vitet 1861-1862 nė Lamia tė Greqisė
       gazetėn greqisht-shqip "Pellasgos", kushtuar ēėshtjes shqiptare.
       Tė njėjtit qėllim i shėrbente edhe abetarja e vogėl me titull
       "Gramė pėr shqiptarėt" (1861), nė tė cilėn pėrdorej alfabeti
       greqisht pėr shkrimin e shqipes. Mė tej Anastas Byku punoi pėr
       ngritjen e njė rrjeti tė gjerė shkollash fillore e tė mesme nė
       gjuhėn shqipe, pėr tė cilat u pėrpoq tė fitonte pėrkrahjen
       financiare edhe tė Vangjel Zhapės. Por Anastas Byku, ndonėse
       ishte pėr ruajtjen e karakterit tė veēantė tė popullit shqiptar,
       u shpreh kundėr zhvillimit tė tij tė pavarur dhe pėr pėrfshirjen
       e tij nė gjirin e helenizmit. Rrugėn e Anastas Bykut e ndoqi nė
       fillim tė veprimtarisė sė vet edhe Jani Vretoja nga Postenani i
       Leskovikut (1822-1900), si dhe Eftim Brandi nga Korēa (veproi nė
       vitet 1860-1880).
       Mendimi i Anastas Bykut, i cili e vinte lėvizjen shqiptare nė
       vartėsi tė synimeve tė qarqeve panheleniste, u kundėrshtua nga
       veprimtarėt e lėvizjes shqiptare, midis tyre nga Thimi Mitkoja.
       Lufta qė zhvillonte Lėvizja Kombėtare Shqiptare nė fronte tė
       ndryshme dėshmonte pėr rritjen e saj ideologjike. Mendimi i
       rilindėsve, i formuar qysh nė kėtė kohė, nė lidhje me rrugėn e
       veēantė historike tė popullit shqiptar, u bėnte jehonė kėrkesave
       tė kryengritjeve popullore kundėrosmane pėr autonominė e
       Shqipėrisė. Me forcimin e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare filluan
       tė diferencoheshin edhe radhėt e rretheve borgjeze "turkomane" e
       "grekomane", njė pjesė e anėtarėve tė tė cilave u bashkua me tė.
       #Post#: 265--------------------------------------------------
       Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE 
   DIR By: Mondi
       Date: February 9, 2012, 3:27 am
       ---------------------------------------------------------
       Kriza Lindore e viteve 1853-1856 dhe Shqipėria
       Kryengritjet kundėr Tanzimatit dhe sidomos kryengritja e madhe e
       vitit 1847 i kishin treguar Stambollit rrezikun qė i kanosej
       Perandorisė nga njė acarim i ri i gjendjes nė Shqipėri nė njė
       kohė kur kishte filluar tė rritej edhe lėvizja e pėrgjithshme
       pėr ēlirimin kombėtar tė popujve tė Ballkanit dhe ishin acaruar
       kontradiktat e Fuqive tė Mėdha lidhur me trashėgimin e "tė
       sėmurit tė Bosforit", siē quhej tashmė Perandoria Osmane.
       Shqetėsimi i Portės ishte shtuar edhe nga interesimi qė kishin
       filluar tė tregonin pėr Shqipėrinė shtetet e reja ballkanike dhe
       nga orvatjet e tyre pėr t'i shfrytėzuar lėvizjet kundėrosmane tė
       shqiptarėve.
       Nė kėto rrethana, kur mund tė shpėrthente njė konflikt
       ndėrkombėtar, Stambolli, duke dashur tė kishte nė krahun e vet
       forcėn ushtarake tė shqiptarėve, qė e ēmonte shumė, krahas
       zgjerimit tė propagandės panislamike mori edhe disa masa pėr tė
       ulur tensionin nė marrėdhėniet me shqiptarėt. Autoritetet osmane
       nė Shqipėri u urdhėruan tė mos pėrdornin pėrkohėsisht forcėn pėr
       tė zbatuar reformat. Sulltani fali njė varg krerėsh tė burgosur
       ose tė internuar tė kryengritjes, si dhe Zenel Gjolekėn. Mė 1849
       kapedanit tė Mirditės Bibė Doda iu dha titulli pashė dhe iu njoh
       e drejta qė tė merrte pjesė nė luftė me njė repart tė vetin, tė
       pėrbėrė prej afėr 10 mijė luftėtarėsh. Si komandantė repartesh
       tė ērregullta u njohėn edhe feudalė tė tjerė, tė cilėve Porta u
       siguroi shpėrblime e grada.
       Nga ana tjetėr, nė Shqipėri kishte filluar tė shtohej gjithnjė e
       mė shumė shqetėsimi i shkaktuar nga synimet ekspansioniste tė
       shteteve fqinje, i cili e kishte rritur gatishmėrinė e
       popullsisė pėr tė mbrojtur trojet e veta. Kėtė rrethanė u pėrpoq
       me tė gjitha mėnyrat ta shfrytėzonte qeveria osmane pėr tė
       nxitur urrejtjen e shqiptarėve kundėr vendeve fqinje dhe pėr tė
       siguruar njė bashkėpunim sa mė tė ngushtė me ta.
       Njė rast i tillė u paraqit mė 1852, kur Turqia i shpalli luftė
       Malit tė Zi duke marrė shkas nga disa ndryshime nė formėn e
       shtetit qė kishte bėrė princi i ri Danilo. Thirrjes sė sulltanit
       pėr tė marrė pjesė nė luftė iu pėrgjigjėn njė varg krerėsh
       feudalė dhe bajraktarė shqiptarė, midis tyre edhe Bibė Doda,
       Zenel Gjoleka etj., tė cilėt shkuan me repartet e tyre nė ndihmė
       tė ushtrisė osmane. Por lufta nuk i solli ndonjė pėrfitim
       Stambollit. Ndonėse u sulmua edhe nga Shqipėria e nga
       Hercegovina, Mali i Zi, me ndėrhyrjen e Fuqive tė Mėdha, doli
       nga lufta i padėmtuar. Repartet shqiptare nga ana e tyre patėn
       humbje tė ndjeshme nė njerėz, midis tė tjerėve u vra edhe Zenel
       Gjoleka.
       Pėrleshjet e pėrgjakshme nė kufirin turko-malazez vijuan edhe
       pas luftės. Ato nxiteshin nga krerėt e Malit tė Zi pėr tė
       pėrgatitur truallin pėr aneksimin e trojeve veriore tė
       Shqipėrisė. Por sulmet malazeze ndeshėn nė qėndresėn e vendosur
       tė popullsisė shqiptare tė kėtyre krahinave.
       Nė mesin e shek. XIX u acarua edhe mė shumė rivaliteti ndėrmjet
       Fuqive tė Mėdha evropiane pėr ndikimin nė vendet e Lindjes sė
       Afėrme. Nė kėtė kohė Anglia e Franca e kishin dėbuar pothuajse
       krejtėsisht Rusinė e prapambetur nga tregjet e kėsaj zone. Por
       Rusia nuk kishte hequr dorė nga synimi pėr tė shtėnė nė dorė
       Ngushticat e Dardaneleve dhe vetė Stambollin, qė tė shtrinte
       kėshtu mė tej praninė e saj nė Lindjen e Afėrme e nė Ballkan.
       Ajo priste tė krijohej njė gjendje ndėrkombėtare e pėrshtatshme
       pėr ta shembur Perandorinė e sulltanėve dhe pėr tė arritur kėto
       qėllime. Nė projektet e saj pėr rregullimin e ardhshėm tė
       Turqisė Evropiane, Rusia parashikonte krijimin e forcimin e
       shteteve tė pavarura, sllave ose pėrgjithėsisht tė krishtere, tė
       cilat do tė ishin nėn ndikimin e Rusisė. Por nė kėto projekte
       nuk figuronte Shqipėria. Qeveria cariste nuk parashikonte
       krijimin e njė shteti shqiptar dhe prandaj qėllimisht i
       identifikonte shqiptarėt myslimanė me turqit, ndėrsa ata tė
       krishterė ortodoksė me grekėt.
       Politika ruse e copėtimit tė Perandorisė Osmane ndeshi nė
       kundėrshtimin e vendosur tė fuqive perėndimore e nė radhė tė
       parė tė Anglisė e tė Francės. Kėto fuqi vijonin tė garantonin e
       tė pėrkrahnin status quo-nė dhe paprekshmėrinė e Turqisė, sepse
       po e kthenin atė nė njė gjysmėkoloni tė tyre dhe sepse me
       ruajtjen e Turqisė pengohej dalja e Rusisė nė Mesdhe. Kur nė
       korrik 1853 qeveria cariste i shpalli luftė Perandorisė Osmane
       (Lufta e Krimesė, 1853-1856), ajo u gjend shumė shpejt pėrpara
       njė konflikti tė madh, nė tė cilin Anglia e Franca dhe mė vonė
       edhe Mbretėria e Sardenjės morėn anėn e Turqisė. Pas njė vargu
       fitoresh fillestare tė Rusisė nė frontin e Danubit e nė det,
       operacionet e aleatėve tė Turqisė u pėrqendruan nė gadishullin e
       Krimesė dhe prandaj konflikti mori emrin Lufta e Krimesė.
       Duke pasur ushtritė e saj nė brigjet e Danubit, Rusia u bėri
       thirrje popujve ortodoksė tė Ballkanit tė rrėmbenin armėt kundėr
       shtypėsit shekullor. Duke shpresuar se me fitoren e Rusisė
       ortodokse do tė pėrmirėsohej gjendja e tyre, kėsaj thirrjeje iu
       pėrgjigjėn vullnetarė nga vende tė ndryshme ballkanike, si edhe
       shqiptarė ortodoksė nga Shqipėria e Jugut.
       Edhe Turqia nga ana e saj u pėrpoq tė mobilizonte forcat
       shqiptare me parullėn e mbrojtjes sė fesė islame, por nuk arriti
       ndonjė sukses tė madh. Ajo nuk mundi tė nxirrte nga Shqipėria
       veēse pak nizamė. Nuk dhanė fryte tė dukshme edhe pėrpjekjet e
       saj pėr tė dėrguar krerėt shqiptarė me forcat e tyre nė frontin
       rus. Shumica e tyre nuk pranoi tė shkonte nė njė front kaq tė
       largėt, siē ishte fronti i Danubit dhe preferoi t'i mbante
       forcat gati nė rastin e njė sulmi tė mundshėm nga Mali i Zi ose
       nga Greqia. Vetėm Bibė Doda me njė numėr mirditasish u nis pėr
       nė front, por pas disa kohėsh edhe ai u kthye nė vendin e vet
       pėr shkak tė mosmarrėveshjeve qė lindėn midis tij dhe
       komandantit turk, Omer Pashės.
       Lufta e Krimesė nxiti Malin e Zi dhe Greqinė tė ndėrmerrnin
       veprime luftarake kundėr Perandorisė Osmane. Mali i Zi ndėrmori
       disa sulme nė Hercegovinė e nė tokat shqiptare dhe pėrgatiste
       njė goditje kundėr Tivarit. Por pėrballė qėndresės sė vendosur
       tė shqiptarėve dhe nėn presionin e fortė tė Austrisė e tė
       Francės, princi Danilo u detyrua tė hiqte dorė nga kjo
       ndėrmarrje.
       Mė larg shkuan veprimet e Greqisė. Megjithėse Anglia e Franca
       nuk e lanė tė hynte nė luftė kundėr Portės, qeveria greke
       organizoi ēeta tė shumta tė komanduara nga oficerė tė ushtrisė,
       tė cilėt u futėn fshehurazi nė Thesali dhe nė krahinat e
       vilajetit tė Janinės pėr tė organizuar njė kryengritje
       kundėrosmane. Ata hynė edhe nė krahina tė Shqipėrisė, duke bėrė
       kėshtu njė hap tė parė drejt sendėrtimit me forcėn e armėve tė
       "Megali Idesė". Pėr kėtė qėllim ajo u pėrpoq tė shfrytėzonte
       urrejtjen e shqiptarėve ortodoksė kundėr sundimtarėve osmanė dhe
       prandaj vuri nė krye tė lėvizjes figura tė shquara tė luftės pėr
       pavarėsi me prejardhje arbėreshe ose nga Suli, si Theodhor Griva
       e Nikollė Zerva, tė cilėt do t'i jepnin kryengritjes nė tokat
       shqiptare dukjen e njė aleance greko-shqiptare.
       Mė 2 janar 1854, pasi shpallėn "lirinė dhe pavarėsinė" e gjithė
       provincave tė "Greqisė sė Vjetėr", udhėheqėsit e kryengritjes,
       me parullėn "perandori greke ose vdekje", i ftuan banorėt e
       kėtyre krahinave tė rrėmbenin armėt. Kryengritėsit arritėn nė
       fillim disa suksese nė ato krahina ku nuk kishte ushtri tė
       rregullt dhe ku vepronin disa feudalė shqiptarė me forcat e tyre
       lokale. Arta ra nė duart e kryengritėsve dhe njė ēetė e madhe
       andartėsh?, e komanduar nga gjenerali Griva, arriti deri nė
       Mecovė. Gjatė marshimit nė viset e brendshme tė vilajetit tė
       Janinės, andartėt grekė pėrdorėn edhe forcėn pėr t'i detyruar
       vendasit tė bashkoheshin me ta, ndėrsa nė Filat persekutuan nė
       prill tė vitit 1854 disa familje shqiptare, midis tė cilave edhe
       atė tė Xhafer pashė Demit.
       Por synimet aneksioniste tė qeverisė greke bėnė qė shqiptarėt
       t'i shmangeshin bashkėpunimit me ta dhe kryengritja tė mos
       merrte karakter tė pėrgjithshėm. Pėr mė tepėr, krerėt shqiptarė
       tė Jugut, ndėr tė cilėt ēelo Picari, Halit bej Frashėri, Ahmet
       ēapari etj., duke njohur synimet pushtuese tė Athinės,
       mobilizuan forcat e tyre dhe i thyen andartėt grekė nė krahinėn
       e Artės dhe nė Thesali. Nga ana tjetėr, Anglia me Francėn, pas
       protestave tė Turqisė qė e akuzoi Athinėn pėr ndėrhyrje nė punėt
       e brendshme tė Perandorisė Osmane, e detyruan qeverinė e Athinės
       tė hiqte dorė nga kėto veprime, qė ishin nė dobi tė Rusisė; si
       masė shtrėnguese kundėr saj, ato pushtuan me flotėn e tyre
       Pireun, limanin kryesor tė Greqisė.
       Krizėn e shkaktuar nga lufta ruso-turke e shfrytėzoi edhe Vjena
       pėr t'i shkėputur Portės sė Lartė njė varg koncensionesh dhe pėr
       tė pėrforcuar pozitat nė Shqipėrinė e Veriut ku, nė bazė tė
       traktateve ndėrkombėtare, ajo kishte fituar tė drejtėn e
       mbrojtjes sė popullsisė katolike (i ashtuquaturi
       kultusprotektorat)??.
       Me ndėrhyrjen e Austrisė u kthye pėrsėri nė Shkodėr urdhri i
       jezuitėve, i dėbuar prej andej 11 vjet mė parė. Me anė tė njė
       demonstrate detare pėrpara grykės sė Bunės mė 1853, Vjena e
       detyroi Portėn tė lejonte ngritjen e njė seminari tė jezuitėve.
       Disa vjet mė vonė u themelua nė Shkodėr nėn mbrojtjen e Austrisė
       edhe njė kuvend franēeskan. Nga ana tjetėr, kapitali tregtar
       austriak po bėhej veēanėrisht aktiv nė Shqipėri dhe nė trevat e
       tjera perėndimore tė Gadishullit Ballkanik. Kjo u pasqyrua edhe
       nė shtimin e numrit tė anijeve austriake qė vinin nė limanet
       shqiptare. Me forcimin e pozitave ekonomike e politike Austria
       fitoi nė Shqipėri dhe nė Ballkanin Perėndimor njė pozitė tė
       privilegjuar ndėr Fuqitė e Mėdha.
       Edhe Franca u pėrpoq tė pėrforconte me kėtė rast pozitat nė
       Ballkan e tė vinte nėn ndikimin e saj princin Danilo tė Malit tė
       Zi dhe kapedanin e Mirditės Bibė Dodėn.
       Lufta e Krimesė mori fund nė mars 1856 me nėnshkrimin nga
       ndėrluftuesit tė Traktatit tė Paqes nė Paris. Nė kėtė Traktat u
       pėrfshinė edhe parimet themelore tė Dekretit tė ri perandorak
       (Hat-i Humajun), qė sulltan Abdyl Mexhiti ishte detyruar tė
       shpallte mė 15 shkurt 1856 me shtytjen e drejtpėrdrejtė tė
       Anglisė e tė Francės dhe qė shėnonte fillimin e periudhės sė
       dytė tė Tanzimatit. Ky dekret ritheksonte, pėrveē tė tjerave,
       detyrimin e Portės sė Lartė pėr t'u njohur popullsive tė
       krishtere nėn sundimin e saj disa tė drejta administrative. Duke
       e pėrfshirė thelbin e Hat-i Humajunit nė Traktatin e Paqes tė
       Parisit (mars 1856), Anglia dhe Franca synonin t'i hiqnin Rusisė
       mundėsinė qė tė ndėrhynte nė favor tė kėtyre popullsive dhe tė
       vendosnin njė kontroll tė pėrbashkėt mbi Perandorinė Osmane.
       Shqipėria gjatė krizės ballkanike tė viteve 60
       ēėshtja e ēlirimit dhe e bashkimit kombėtar tė popujve ballkanas
       nuk gjeti zgjidhje as me Hat-i Humajunin dhe as me Traktatin e
       Paqes tė Parisit tė vitit 1856. Pėrkundrazi, me kėtė Traktat,
       Anglia, Franca dhe Austro-Hungaria u bėnė garante tė tėrėsisė
       territoriale dhe tė pavarėsisė sė Perandorisė Osmane. Popujt e
       shtypur tė Ballkanit nuk u pajtuan me kėtė pėrmbajtje tė
       Traktatit tė Parisit, qė pėrbėnte njė pengesė nė luftėn e tyre
       pėr ēlirimin nga robėria osmane.
       Njė varg kryengritjesh ēlirimtare shpėrthyen gjatė viteve 60 nė
       Hercegovinė, nė Bullgari etj. Vetėm pėrpjekjet e diplomacisė sė
       Fuqive tė Mėdha perėndimore dhe prirjet shoviniste tė shteteve
       ballkanike e shmangėn mundėsinė e njė lufte tė pėrbashkėt tė
       popujve tė shtypur tė Ballkanit kundėr Perandorisė sė
       sulltanėve.
       Porta e Lartė nga ana e saj bėnte ēmos qė ta nėnshtronte
       principatėn e vogėl tė Malit tė Zi, e cila i kishte shkaktuar
       asaj kaq telashe, kurse princi Danilo organizonte vazhdimisht
       provokacione nė kufirin turko-malazez kundėr viseve shqiptare,
       tė cilat synonte t'i aneksonte. Popullsia e Shkodrės dhe viset
       kufitare nė veri u shqetėsuan nga sulmet e ēetave malazeze drejt
       tokave shqiptare. Edhe qarqet patriotike tė vendit, me Pashko
       Vasėn, Zef Jubanin, Oso Kukėn etj. nė krye, arritėn nė
       pėrfundimin se shqiptarėt duhej tė ndėrmerrnin veprime mbrojtėse
       kundėr sulmeve malazeze.
       Drejt qėndresės kundėr Malit tė Zi i nxiste shqiptarėt edhe
       Porta e Lartė, qė ishte e interesuar tė pėrdorte nė luftė forcat
       e tyre. Nė fillim tė vitit 1862 kėto provokacione ēuan nė
       shpėrthimin e njė konflikti kufitar, tė njė lufte ndėrmjet Malit
       tė Zi dhe Perandorisė Osmane. Njėsitė malazeze sulmuan kullat
       kufitare nė drejtim tė fshatit Vraninė, duke djegur dhjetėra
       shtėpi tė shqiptarėve. Nė kėto rrethana, disa reparte
       vullnetarėsh u nisėn pėr nė front. Nė krye tė tyre u vu Oso
       Kuka, qė qe vendosur nė Vraninė si komandant i forcave
       vullnetare, sė bashku me M. Golemin, M. Begenė, I. Koplikun etj.
       Forcat vullnetare mbrojtėn me vendosmėri njė nga kullat kryesore
       kufitare nė Vraninė.
       Mė 26 shkurt 1862, pas disa ndeshjesh paraprake, u zhvilluan
       luftime tė rrepta kundėr ēetave malazeze nė Kėrnicė. Megjithėse
       pėsuan humbje tė mėdha, forcat vullnetare, me Oso Kukėn nė krye,
       qėndruan deri nė fund, vendosėn tė mbronin vendin qoftė edhe me
       flijimin e jetės sė tyre. I rrethuar nė njė kullė tė ishullit tė
       Vraninės (buzė liqenit tė Shkodrės), Osoja, pėr tė mos rėnė nė
       duart e malazezėve, u vuri zjarr fuēive tė barutit dhe u hodh nė
       erė bashkė me luftėtarė tė tjerė shqiptarė, duke vrarė edhe
       kundėrshtarėt malazezė qė sulmonin kullėn. Akti i tij u bė njė
       shembull vetėmohimi pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare.
       Nė vitet 60 qeveritė e Serbisė e tė Greqisė u aktivizuan pėrsėri
       pėr ndarjen e trojeve tė Perandorisė Osmane nė Gadishullin
       Ballkanik, ku pėrfshihej edhe Shqipėria. Qysh nė vitin 1861 ato
       hynė nė bisedime pėr njė aleancė politiko-ushtarake kundėr
       Turqisė. Nė kėto bisedime, tė cilat nuk patėn sukses, tė dyja
       palėt i jepnin rėndėsi qėndrimit tė shqiptarėve si pėr
       potencialin e tyre ushtarak qė e ēmonin shumė, ashtu edhe pėr
       faktin se territori i Shqipėrisė do tė formonte hallkėn
       ndėrlidhėse midis frontit jugor grek dhe atij verior serb. Sipas
       fjalėve tė kryeministrit serb I. Garashanin, pjesėmarrja e
       shqiptarėve nė luftė ishte njė kusht i domosdoshėm pėr fitoren
       mbi Turqinė.
       Njė mendim tė tillė kishin edhe shumė diplomatė rusė. Njėri prej
       tyre, M. Hitrov, duke vlerėsuar gjendjen nė Shqipėri, ku vihej
       re njė pakėnaqėsi e pėrgjithshme jo vetėm nė malėsitė dhe nė
       radhėt e borgjezisė sė qyteteve, por edhe midis bejlerėve e
       pashallarėve tė prekur nga administrata e re, deklaronte mė
       1862: "Turqia jo vetėm nuk mund tė shpresojė shumė nė pėrkrahjen
       e shqiptarėve, por, pėrkundrazi, nė disa kushte tė caktuara,
       pikėrisht kėtu pėrgatitet mbarimi i saj i shpejtė. ēdo gjė varet
       nga kjo: A do tė pėrgatitet Shqipėria me kohė pėr ngjarjet e
       ardhshme? A do t'i kushtohet asaj vėmendja e duhur?".
       Nė gjendjen e krijuar nė Gadishullin Ballkanik ndikuan edhe
       ngjarjet qė kishin ndodhur nė Italinė e afėrt. Nė vitet
       1859-1861, si pasojė e njė lėvizjeje tė gjerė popullore, ishte
       realizuar, ndonėse akoma jo plotėsisht, ēlirimi dhe bashkimi i
       Italisė nė njė shtet. Njė rol tė rėndėsishėm nė kėto ngjarje
       kishte luajtur demokrati revolucionar Xhuzepe Garibaldi. Nė
       luftė me diplomacitė e Fuqive tė Mėdha, Xh. Garibaldi mendonte
       tė zgjidhte ēėshtjen e ēlirimit dhe tė bashkimit kombėtar jo
       vetėm tė Italisė, por tė tė gjitha kombeve tė shtypura,
       veēanėrisht tė Evropės Juglindore e Lindore, me anė tė njė
       lėvizjeje tė gjerė revolucionare tė vetė popujve, tė cilėt,
       sipas tij, ishin aleatė dhe duhej tė harronin urrejtjet,
       grindjet e paragjykimet kombėtare e fetare. "ēėshtja e lirisė
       ėshtė njė e vetme, cilido qė tė jetė populli qė e mbron. Kur ta
       kenė kuptuar tė gjithė popujt kėtė tė vėrtetė ..., atėherė
       mbretėria e despotizmit do tė marrė fund pėrgjithmonė ... Kur tė
       jetė pėrmbysur mė nė fund krenaria e Habsburgėve dhe tė jetė
       dėbuar osmani barbar nė shkretėtirat e tij, Adriatiku do tė
       banohet nė tė dy brigjet prej popujsh tė lirė, tė denjė tė duhen
       e tė kuptohen si vėllezėr ...", deklaronte Garibaldi nė njė
       proklamatė tė vitit 1862.
       Vėmendja e revolucionarėve italianė u drejtua edhe nga
       Shqipėria. Arbėreshėt e Sicilisė e tė Kalabrisė, tė cilėt kishin
       luajtur njė rol me rėndėsi nė lėvizjen pėr ēlirimin dhe
       bashkimin kombėtar tė Italisė dhe ishin tė lidhur me Garibaldin,
       shėrbyen nė kėtė rast si ndėrmjetės pėr vendosjen e lidhjeve
       ndėrmjet revolucionarėve italianė e shqiptarė.
       Qendra kryesore pėr organizimin e bashkėpunimit ndėrmjet Italisė
       dhe Ballkanit u krijua nė Korfuz. Emisarėt italianė filluan tė
       pėrshkonin Shqipėrinė dhe provincat e tjera ballkanike tė
       Perandorisė Omane. Me kėrkesėn e shqiptarėve, Garibaldi filloi
       tė dėrgonte armė nė Shqipėri. Ai parashikonte t'i zbarkonte
       forcat e veta diku nė bregun e Shqipėrisė dhe, duke u bashkuar
       me forcat vendase, tė niste marshimin drejt veriut.
       Kjo ekspeditė, sipas mendimit tė revolucionarit tė shquar
       italian, do ta ndihmonte popullin shqiptar, qė ai e ēmonte si
       popull trim, tė fitonte lirinė dhe do ta vinte diplomacinė
       evropiane, qė nuk ishte pėr njė kryengritje, pėrpara njė fakti
       tė kryer.
       Por diplomacia evropiane dhe vėshtirėsitė e brendshme e penguan
       njė zhvillim tė tillė tė ngjarjeve. Kėtė lėvizje u pėrpoqėn ta
       shfrytėzonin qarqet qeveritare italiane pėr shtrirjen e ndikimit
       tė Romės nė bregun lindor tė Adriatikut, ndėrsa qeveria greke me
       anėn e saj shpresonte tė realizonte "Idenė e Madhe". Greqia
       dėrgoi emisarėt e vet nė Thesali dhe nė vilajetin e Janinės pėr
       tė drejtuar veprimet e bandave tė andartėve grekė nė kėto
       krahina. Pėrpjekjet e saj pėr tė gjetur mbėshtetje te
       shqiptarėt, qė tanimė i njihnin synimet aneksioniste tė Athinės,
       nuk dhanė rezultat, ndėrsa komitetet greko-shqiptare, qė arriti
       tė ngrejė ajo mė 1862, siē ishin ai i Janinės dhe i Durrėsit,
       nuk u vunė nė shėrbim tė politikės sė Athinės. Komiteti i
       Durrėsit, mė 15 korrik 1862, doli botėrisht me anėn e njė
       promemorjeje, drejtuar opinionit publik evropian, kundėr
       synimeve tė Athinės pėr aneksimin e Shqipėrisė sė Jugut, shpalli
       se shqiptarėt, edhe pse ēėshtja e tyre nuk po pėrkrahej nga
       diplomacia evropiane, ishin tė vendosur tė luftonin, nėn
       flamurin e Skėnderbeut pėr tė ēliruar atdheun e tyre.
       Porta e Lartė, e alarmuar nga mundėsia e njė zbarkimi tė
       garibaldinėve, mori masa ushtarake duke bllokuar me flotėn e saj
       bregdetin shqiptar dhe duke lidhur njė marrėveshje me Austrinė
       pėr tė luftuar sė bashku ēdo lėvizje revolucionare nė Ballkan.
       Pas disfatės qė pėsoi Austria nė luftėn kundėr Prusisė mė 1866
       dhe duke marrė shkas nga kryengritja e popullsisė greke tė
       Kretės qė shpėrtheu po atė vit kundėr zgjedhės osmane, Rusia
       filloi tė bėnte pėrsėri njė politikė aktive nė Ballkan. Duke
       synuar tė vendoste ndikimin e saj nė kėtė zonė, diplomacia ruse
       kėrkoi nga Porta njohjen e autonomisė sė popujve tė krishterė tė
       Perandorisė.
       Me memorandumet e kancelarit Gorshakov tė datės 12 mars dhe 18
       prill 1866, qeveria ruse, duke u bėrė njė kritikė tė ashpėr
       reformave tė deriatėhershme centraliste, paraqiste njė projekt
       pėr krijimin e katėr provincave tė mėdha autonome nė Turqinė
       Evropiane, qė do tė kishin tė drejta mjaft tė gjera
       vetėqeverisjeje. Por projekti rus e mbėshteste parimin e
       autonomisė mbi fenė e popullsisė. Asnjėra nga provincat nuk do
       tė kishte karakter homogjen nga pikėpamja etnike.
       Shqipėria e Veriut dhe Kosova parashikohej tė bashkoheshin me
       Bosnjėn dhe Hercegovinėn me popullsi sllave, kurse Shqipėria e
       Jugut me Thesalinė dhe me krahinat e vilajetit tė Janinės.
       Politika ruse pėrpiqej njėkohėsisht tė krijonte nė Shqipėri edhe
       njė vatėr tė dytė kryengritjesh pranė Kretės, pėr ta ashpėrsuar
       edhe mė tej krizėn. Diplomatėt rusė u vunė nė lidhje me disa
       feudalė shqiptarė tė pakėnaqur; ndėr ta ishte edhe Xhelal pashė
       Mati, i cili rronte nė Stamboll nėn vėzhgimin e Portės. Pashai
       shqiptar i premtoi Rusisė se do tė mobilizonte forca tė
       rėndėsishme shqiptare pėr njė kryengritje me kusht qė tė kishte
       pėrkrahjen financiare dhe politike tė Rusisė. Qeveria ruse e
       vuri pashėn e Matit nė lidhje me qeverinė serbe, e cila e
       siguroi se do ta pėrkrahte nė pėrpjekjet pėr t'u bėrė sundimtar
       i pavarur i vendit tė tij. Lidhje tė tilla qeveria serbe krijoi
       edhe me disa krerė bajraktarė tė Veriut e tė Dibrės.
       Meqė ndėrhyrja energjike e Anglisė nuk e lejoi tė merrte pjesė
       haptazi nė konfliktin midis Portės dhe kretasve, qeveria greke
       filloi tė hidhte andartė nė Thesali dhe nė vilajetin e Janinės.
       Qeveria e Athinės edhe kėsaj radhe u pėrpoq tė gjente mbėshtetje
       nė viset e banuara nga shqiptarėt. Por propaganda e saj, ashtu
       si edhe mė parė, doli me parullėn pėr formimin e njė Greqie tė
       Madhe, qė kėsaj here shtrihej "nga gjiri i Burgasit nė Detin e
       Zi e deri nė Shkodrėn e Shqipėrisė nė detin Adriatik", gjė qė jo
       vetėm e bėri tė pamundur ēdo afrim me shqiptarėt, por shkaktoi
       edhe kundėrshtimin e vendosur tė tyre.
       Pas dėshtimit tė bisedimeve serbo-greke tė vitit 1861 dhe tė
       nismave tė tjera qė u morėn mė 1862 e mė 1863 pėr njė luftė tė
       pėrbashkėt kundėr Turqisė, qeveritė e Athinės e tė Beogradit i
       rifilluan ato nė janar tė vitit 1867 dhe i pėrfunduan mė 26
       korrik tė atij viti me njė traktat tė nėnshkruar nė qytetin
       austriak Vėslau dhe me njė konventė ushtarake qė u nėnshkrua nė
       Athinė mė 28 shkurt 1868.
       Gjatė kėtyre bisedimeve tė dy palėt hynė nė pazarllėqe pėr
       ndarjen e territoreve dhe i trajtuan si plaēkė tregu sidomos
       tokat shqiptare. Qysh nė fillim ato u morėn vesh qė Greqia nuk
       do ta kundėrshtonte aneksimin nga Serbia tė Bosnjės, tė
       Hercegovinės dhe tė Shqipėrisė Veriore gjer nė Durrės, kurse
       Serbia do tė pranonte bashkimin e Thesalisė, tė Epirit (ku
       pėrfshihej Shqipėria Jugore dhe e Mesme deri nė Durrės), tė
       Maqedonisė, tė Thrakės dhe tė ishujve tė Egjeut me Greqinė. Kėto
       ishin kėrkesat e tyre maksimale qė do tė shėrbenin si bazė pėr
       ndarjen territoriale pas fitores sė luftės kundėr Turqisė, kurse
       nė traktat u pėrfshinė zyrtarisht kėrkesa mė tė moderuara. Gjatė
       tė gjitha bisedimeve, si edhe nė dokumentet pėrfundimtare,
       shqiptarėve u kushtohej njė vėmendje e veēantė. Tė dy palėt
       merrnin pėrsipėr tė punonin me tė gjitha mjetet pėr t'i pasur
       ata me vete nė rastin e konfliktit me Turqinė, d.m.th. pėr t'i
       hedhur shqiptarėt nė njė luftė, fitorja e sė cilės do tė ēonte
       nė copėtimin e atdheut tė tyre.
       Megjithatė, kėto projekte pėr ndarjen e Shqipėrisė ndėrmjet
       Serbisė e Greqisė nuk u realizuan nė atė kohė. Ato do tė
       ringjalleshin pėr t'u vėnė nė jetė gjatė Krizės Lindore tė
       viteve 70 dhe luftės ruso-turke tė 1877-1878-ės, qė pėrfundoi me
       disfatėn e plotė tė Perandorisė Osmane.
       *****************************************************
       Page 3 of 4
   DIR Previous Page
   DIR Next Page