DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: HISTORIA
*****************************************************
#Post#: 246--------------------------------------------------
Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:10 am
---------------------------------------------------------
K R E U II
ZHVILLIMI EKONOMIK DHE SHOQĖROR I SHQIPĖRISĖ
GJATĖ SHEK. XIX - FILLIMI I SHEK. XX
1. TROJET SHQIPTARE
Shtrirja e trojeve shqiptare
Gjatė ēerekut tė dytė tė shek. XIX, me gjithė disfatat e
shpeshta qė kishte pėsuar nė tė kaluarėn, Perandoria Osmane
zotėronte ende territore tė gjera nė Lindjen e Afėrme, nė
Gadishullin Arabik, nė Afrikėn Veriore dhe nė Gadishullin
Ballkanik. Brenda kėtyre territoreve banonin afėrsisht 33
milionė banorė. Nė Evropėn Juglindore Perandoria Osmane kishte
humbur territore tė rėndėsishme (Hungarinė, Kroacinė, Besarabinė
etj.). Veē kėsaj, pak kohė mė parė Greqia kishte fituar
pavarėsinė kombėtare nė njė pjesė tė territoreve tė saj, ku
banonin rreth 850 mijė frymė. Mė 1840 nė viset ballkanike, tė
cilat ndodheshin ende nėn kontrollin e Perandorisė Osmane,
banonin rreth 10,5 milionė frymė. Prej tyre, Mali i Zi, Serbia,
Vllahia e Moldavia, me gjithsej 4,8 milionė frymė, kishin fituar
autonominė nėn suzerenitetin e sulltanit?. Viset e tjera (me
gjithsej 5,8 milionė banorė), pėrfshirė edhe trojet shqiptare,
ndodheshin nėn sundimin e plotė tė Perandorisė Osmane.
Si edhe mė parė, popullsia e Perandorisė pėrbėhej nga njė mori
kombėsish, tė cilat ndryshonin nga gjuha, nga feja, nga zakonet
dhe nga mėnyra e jetesės. Shteti osman vijonte tė mos e pranonte
konceptin e kombėsisė. Duke qėndruar e lidhur pas konceptit
teokratik mesjetar, qė e identifikonte kombėsinė me fenė, Porta
e Lartė vazhdoi t'i ndante shtetasit e vet, pavarėsisht nga
pėrkatėsia e tyre etnike, nė "myslimanė", nė "rumė" (ku
pėrfshinte ortodoksėt), nė "latinė" (ku pėrfshinte katolikėt
etj.) dhe nė "jahudi" (ēifutė). Ajo nuk u kishte dhėnė asnjėherė
rast atyre tė deklaronin tė paktėn gjuhėn e tyre amtare, as kur
bėhej regjistrimi i popullsisė. Pėr kėtė arsye qeveria turke nuk
e shpalli ndonjėherė numrin e popullsisė sė saj sipas pėrbėrjes
kombėtare, rrjedhimisht as numrin e banorėve tė kombėsisė
shqiptare.
Qysh nė pjesėn e parė tė shek. XIX, me lindjen e lėvizjeve
kombėtare tė popujve ballkanikė, filloi interesimi i qarqeve tė
ndryshme evropiane pėr strukturėn etnike tė Perandorisė Osmane.
Por, nga mungesa e tė dhėnave zyrtare tė sakta, autorė tė
ndryshėm shpallėn njoftime qė binin nė kundėrshtim ndėrmjet
tyre, ndėrsa qarqet politike greke, serbe e bullgare, tė cilat,
pėr tė pėrligjur pretendimet e tyre ndaj territoreve shqiptare,
filluan t'i konsideronin shqiptarėt ortodoksė nė jug si grekė,
nė veri si serbė, nė lindje si bullgarė, kurse shqiptarėt
myslimanė tė kėtyre viseve herė si turq, herė si grekė, si serbė
a si bullgarė tė islamizuar dhe pastaj tė shqiptarizuar.
Megjithatė, njė shumicė studiuesish dhe udhėtarėsh tė huaj, tė
cilėt gjatė shek. XIX e njohėn nga afėr strukturėn etnike tė
Gadishullit tė Ballkanit, vunė nė dukje se, me gjithė sundimin
katėrshekullor osman, popullsia shqiptare e ruante gjithnjė tė
paprekur identitetin e kombėsisė sė vet. Kėtė identitet nuk e
kishte cenuar as kthimi i shumicės sė shqiptarėve nė fenė
islame, as politika turke e diskriminimit fetar kundrejt
shqiptarėve tė krishterė, as fryma e dasisė fetare qė qendrat e
huaja kishtare kishin pėrhapur nė Shqipėri. Sikurse shėnonte
udhėtari anglez Xh. K. Hobhauz (J. C. Hobhouse), i cili e
vizitoi Shqipėrinė mė 1809, shqiptarėt e tri besimeve nuk e
quanin veten, siē ndodhte me popullsitė e tjera tė Perandorisė,
as "myslimanė", as tė "krishterė", por nė radhė tė parė me emrin
e tyre etnik "shqiptarė".
Shqiptarėt banonin nė tė njėjtat troje ku kishin jetuar gjatė
gjithė historisė sė tyre, nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit
Ballkanik. Nė mes tė shek. XIX trojet e tyre mbulonin njė
sipėrfaqe prej rreth 75 mijė kilometra katrorė. Ato shtriheshin:
nė veri deri nė Tivar, nė Podgoricė, nė Rozhaj e nė Novi Pazar
(Pazari i Ri), nė verilindje deri nė Nish, nė Leskovc e nė
Vranjė, nė lindje deri nė Kumanovė, nė Shkup e nė Manastir, nė
jug deri nė Konicė, nė Janinė e nė Prevezė. Brenda kėsaj treve
banonin 1 800 000-1 900 000 frymė.
Megjithatė, si pasojė e kushteve historike qė njohu Gadishulli
Ballkanik gjatė sundimeve shekullore romake, bizantine,
bullgare, serbe dhe osmane, nė disa vende tė trojeve shqiptare,
kryesisht nė ato periferike, kishin depėrtuar si kolonistė edhe
pjesėtarė tė kombėsive tė tjera. Prania e kėtyre kombėsive nuk
ishte e njėllojtė kudo.
Nga kjo pikėpamje treva shqiptare ndahej nė dy zona tė mėdha: nė
trungun etnik, ku shqiptarėt pėrbėnin shumicėn absolute tė
popullsisė, dhe nė brezin anėsor, ku shqiptarėt pėrbėnin pakicėn
e saj, krahas popullsive tė tjera. Me gjithė ngushtimin qė
kishte pėsuar gjatė shekujve mesjetarė, trungu etnik pėrfshinte,
nė mesin e shek. XIX, viset e Gegėrisė (ku bėnte pjesė edhe
Kosova) dhe tė Toskėrisė (ku pėrfshihej edhe ēamėria), me njė
sipėrfaqe prej rreth 52 mijė kilometra katrorė, me rreth 1 300
000 frymė, shumica e tė cilėve qenė shqiptarė?. Sė bashku me
banorėt shqiptarė tė brezit anėsor, numri i popullsisė shqiptare
arrinte nė atė periudhė nė rreth 1 500 000 frymė. Nė brezin
anėsor, me njė sipėrfaqe prej 23 mijė kilometra katrorė dhe me
njė popullsi e cila sipas burimeve tė ndryshme arrinte nė rreth
500 000-600 000 frymė, pėrveē shqiptarėve, kishte popullsi
malazeze nė veriperėndim (Podgoricė, Shpuzė, Zhabjak, Moraēė),
boshnjake nė veri (Kolashin, Rozhaj, Novi Pazar), serbe nė
verilindje (Vranjė, Leskovc, Nish), maqedone nė lindje (Shkup,
Perlep, Manastir) dhe greke nė jug (Artė, Prevezė, Janinė)??.
Nė kushtet e lindjes sė lėvizjeve kombėtare ballkanike, kjo
rrethanė u shfrytėzua nga qarqet nacionaliste tė vendeve tė
Ballkanit dhe nga Fuqitė e Mėdha, qė i pėrkrahnin ato pėr tė
realizuar lakmitė e tyre shoviniste. Pasojat negative tė kėsaj
politike, e cila filloi tė shfaqej qysh nė vitet 40 tė shek.
XIX, i ndjeu nė radhė tė parė popullsia shqiptare.
#Post#: 247--------------------------------------------------
Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:11 am
---------------------------------------------------------
Struktura ekonomike dhe shoqėrore e viseve shqiptare nė vitet
30-40
Nė ēerekun e dytė tė shek. XIX viset shqiptare, me gjithė
pėrparimin qė ishte dukur nė zhvillimin e ekonomisė nė periudhėn
e mėparshme, karakterizoheshin ende nga prapambetja e theksuar
dhe ruanin gjithnjė tiparet e njė vendi agrar tė prapambetur.
Shumica dėrrmuese e popullsisė merrej, si edhe mė parė, me
bujqėsi e blegtori. Nė fshat banonin, ku mė shumė e ku mė pak,
rreth 87% tė banorėve tė kėtyre viseve.
Shqipėria ishte e begatė nga natyra, kishte mjaft toka pjellore,
siē ishin: fusha e Zadrimės, tokat e Rrafshit tė Dukagjinit, tė
Fushė-Kosovės, tė Gjilanit, trevat bregdetare fushore midis
Shkodrės e Durrėsit qė bashkėkohėsit i quanin "tė shkėlqyera, tė
vaditura nga shumė rryma uji", fushat midis Tiranės dhe
Elbasanit etj. Nė juglindje shtrihej fusha pjellore e Korēės.
Toka pjellore gjendeshin edhe nė pellgun Strugė-Ohėr-Resnjė. Pėr
pjellorinė e tyre shquheshin edhe fushat e Delvinės, tė Pargės,
tė Paramithisė, tė Margėllėēit, tė Filatit etj. Pjelloria e
luginės sė Dropullit kishte tėrhequr vėmendjen e agjentėve
konsullorė e ushtarakė anglezė, francezė dhe austriakė. Nė
trevėn e ēamėrisė dhe nė ndonjė vend tjetėr merreshin dy
prodhime nė vit. Toka tė pėrshtatshme pėr bujqėsi kishte edhe nė
trevat malore nė Guci, nė luginat e Mirditės, nė Malin e
Sharrit, nė viset kodrinore tė Drenicės, tė Podgorit, tė Pejės,
nė Lugun e Drinit nė viset malore midis Lezhės, Krujės, Durrėsit
dhe Elbasanit, qė nė mjaft raste ishin punuar mė mirė se nė
viset fushore.
Megjithatė ekonomia bujqėsore karakterizohej nga njė prapambetje
e theksuar. Nė viset e Shqipėrisė sė Ulėt Bregdetare sipėrfaqe
tė mėdha tokash qėndronin tė pėrmbytura nga ujėrat. Por edhe nė
fushat jomoēalore sipėrfaqe tė mėdha tė tokave bujqėsore,
ndonėse mjaft pjellore, rrinin tė papunuara, pasi, pėr shkak tė
zotėrimit tė pronave tė mėdha ēifligare, popullsia fshatare nė
kėto fusha ishte shumė e pakėt. Pėrqindja mė e madhe e
popullsisė fshatare ishte pėrqendruar nė viset e brendshme.
Kudo toka punohej kryesisht me parmendėn e drunjtė tė pajisur me
njė plor hekuri dhe tė tėrhequr nga penda e qeve ose e buajve.
Parmenda me rrota pėrdorej aty-kėtu vetėm nė zonėn e Shkodrės.
Si nė Ballkan, ashtu edhe nė Shqipėri plehėrimi sistematik i
tokave ende nuk njihej. Tokat plehėroheshin vetėm rastėsisht me
pleh organik. Sipėrfaqen mė tė madhe nėn kulturė pėr ēdo ekonomi
agrare e kishte Kosova. Rendimentet nė bujqėsi ishin shumė tė
ulėta. Rendimentet mė tė larta siguroheshin nga misri, i cili
zinte nė gjithė Perandorinė Osmane vendin e parė nė kulturat
bujqėsore. Si drithėra buke pas misrit vinin gruri, thekra dhe
elbi. Orizi kultivohej nė disa vise tė Shqipėrisė sė Ulėt
Bregdetare (nė fushat e Tiranės, tė Ishmit, tė Shkumbinit, tė
Kavajės e tė Shkodrės). Ndėr bimėt industriale vendin e parė e
zinte duhani, i cili kultivohej kudo; liri, kėrpi dhe meli
mbilleshin nė sasira tė kufizuara; pambuku kultivohej vetėm nė
trevėn e Tiranės, tė Maliqit e tė Devollit. Nė Shqipėrinė
Bregdetare kishte ullinj me shumicė, aq sa vaji sė bashku me
duhanin zinin vendin e parė ndėr artikujt bujqėsorė qė
eksportoheshin nga Shqipėria. Vreshtaria ishte mjaft e pėrhapur
si nė fushė, ashtu dhe nė malėsi. Nė Shqipėri njiheshin nė
pėrgjithėsi tė gjitha perimet qė kultivoheshin nė Perandorinė
Osmane. Mė tė pėrhapurat ishin fasulja, thierza, qepa, lakra,
preshi e kungulli. Fshatarėt kudo merreshin me rritjen e
bletėve, nė disa vise gjithashtu me kulturėn e mėndafshit.
Krahas bujqėsisė njė vend tė rėndėsishėm nė ekonominė e vendit
zinte, si edhe mė parė, blegtoria. Madje nė disa vende ajo ishte
dega kryesore e ekonomisė. Blegtoria pėrbėhej kryesisht nga
dhentė e dhitė dhe mė pak nga bagėtitė e trasha. Njė pjesė e
mirė e fushave tė Shqipėrisė, si ajo e Ulqinit, Zadrima dhe
Bregu i Matit, shfrytėzoheshin mė shumė si kullota dimėrore sesa
si toka bujqėsore. Bjeshkėt kryesore tė Kosovės, si Podgori,
Rugova, Juniku, Jezeri e sidomos Sharri, tė pasura me kullota e
me lirishte pyjore, ushqenin njė numėr tė madh bagėtish tė
imėta, kurse fushat e Kosovės e tė Pollogut dalloheshin pėr
numrin e madh tė tufave tė bagėtive. Udhėtarėve tė huaj u kishte
tėrhequr vėmendjen pasuria e madhe nė bagėti tė imėta e tė
trasha e fushės sė Myzeqesė. Treva midis Strugės, Pogradecit,
Voskopojės, Korēės, Kolonjės, Konicės, si edhe krahina e
Labėrisė shquheshin gjithashtu pėr zhvillimin e blegtorisė. Nė
Shqipėri ishte zhvilluar edhe rritja e shpendėve, njė pjesė e tė
cilėve eksportohej nė viset mė tė ngrohta; nė vendet ku mbillej
mani rritej krimbi i mėndafshit.
Nuk kishte pothuajse asnjė ekonomi fshatare pa ekonominė
ndihmėse blegtore. Madje, nė disa vise malore, mjaft familje
fshatare tė ardhurat kryesore i siguronin nga blegtoria. Nė
blegtori, ashtu si edhe nė bujqėsi pėrdoreshin mjete e metoda tė
prapambetura.
Sikurse fshati, edhe qyteti nuk ishte shkėputur ende nga
prapambetja ekonomike. Pėrqindja e ulėt e popullsisė qytetare
(rreth 13% e popullsisė sė vendit) pasqyronte shthurjen me ritme
tė ngadalshme tė ekonomisė natyrore nė fshat dhe sundimin e
plotė tė prodhimit zejtar nė qytet. Nė fund tė viteve 30 qytetet
mė tė rėndėsishme nė trevėn e katėr vilajeteve? ishin Manastiri
(35 000 banorė), Shkodra (25 000 banorė), Janina (25 000
banorė), Prizreni (20 000 banorė) dhe Shkupi (15 000 banorė).
Vinin pastaj Gjirokastra (10 000 banorė), Peja (10 000 banorė),
Prishtina (10 000 banorė), Elbasani (8 000 banorė), Berati (8
000 banorė), Ohri (8 000 banorė), Tirana (7 000 banorė), Gjakova
(7 000 banorė), Tetova (5 000 banorė), Korēa (5 000 banorė),
Dibra (4 000 banorė), Kruja (4 000 banorė), Preveza (4 000
banorė) etj. Nė tė gjitha qytetet zotėronte ekonomia e vogėl
zejtare. Edhe tregtia zhvillohej me vėshtirėsi pėr shkak tė
rrjetit tė prapambetur tė komunikacionit. Nė kėto vise edhe
rrugėt e karrove e tė qerreve nuk ishin tė mjaftueshme.
Transporti i brendshėm kryhej kryesisht me kafshė barre. Nė
Janinė, nė Shkodėr, nė Prizren, nė Manastir, nė Berat e gjetkė
ishin shfaqur prej disa dhjetėvjeēarėsh mė parė punishte tė
tipit manifakturor, por ato ende nuk ishin ēliruar nga normat
tradicionale esnafore.
Edhe pėrsa i pėrket strukturės shoqėrore tė popullsisė, viset
shqiptare ruanin ende tiparet e shoqėrisė feudale, ndonėse
tashmė nė shthurje tė shpejtė. Grupimin kryesor shoqėror nė
ekonomi e formonin, si edhe mė parė, feudalėt ēifligarė sė
bashku me funksionarėt e lartė tė aparatit burokratik dhe
shtresat e sipėrme tė klerit, tė cilėt pėrfaqėsonin rreth 0,2%
tė popullsisė sė vendit. Veē kėsaj, edhe pse sistemi i timareve
u hoq nė fillim tė viteve 30, njė pjesė e feudalėve i ruante
ende pozitat ekonomike tė mėparshme. Krahas bejlerėve ēifligarė,
tė cilėt zotėronin sipėrfaqe tė mėdha tokash tė punueshme e tė
papunueshme, sundonin ende feudalėt derebej, spahinjtė e
timareve dhe bajraktarėt e malėsive.
Nė radhėt e prodhuesve tė fshatit zotėronin gjithashtu shtresat
e mėparshme - fshatarėt pronarė, tė cilėt formonin gjithnjė
shumicėn dėrrmuese tė popullsisė agrare (84-86%). Por, sado qė
zyrtarisht ishin ēliruar nga sistemi i timareve, ata ndodheshin
gjithnjė nėn varėsinė e derebejve, tė spahinjve ose tė
bajraktarėve. Pjesėn tjetėr tė popullsisė agrare (14-16%) e
pėrbėnin fshatarėt pa tokė, bujq e argatė, tė cilėt vazhdonin tė
mbeteshin nėn varėsinė ekonomike tė bejlerėve ēifligarė.
Nė katet e larta tė popullsisė qytetare qėndronin, si edhe nė
shekullin e kaluar, krerėt e esnafėve dhe reshperėt e mėdhenj sė
bashku me aparatin burokratik dhe me ulematė. Pjesėn dėrrmuese
(afėrsisht 76-80%) tė popullsisė qytetare e formonin zejtarėt e
thjeshtė dhe tregtarėt e vegjėl. Pjesėn tjetėr (afėrsisht
20-24%) e pėrbėnin shtresat e ulėta, tė zhveshura nga ēdo lloj
pasurie, tė cilat formonin vegjėlinė qytetare (kallfėt, ēirakėt,
shegertėt, muratorėt, druvarėt dhe punėtorėt e ndryshėm tė
krahut).
Politika obskurantiste qė Perandoria Osmane kishte ndjekur pėr
katėr shekuj me radhė, jo vetėm e kishte lėnė vendin me njė
rrjet arsimor shtetėror tė prapambetur, por kishte krijuar njė
situatė mbytėse edhe pėr ngritjen e shkollave private tė arsimit
tė pėrgjithshėm. Porta e Lartė kishte nxitur vetėm zhvillimin e
arsimit fetar (islamik nė turqisht, ortodoks nė greqisht dhe
katolik nė italisht). Megjithatė edhe numri i shkollave fillore
e fetare turke (mektebeve dhe medreseve) ishte shumė i kufizuar,
kurse ai i shkollave fetare tė krishtera edhe mė i pakėt. Brenda
katėr vilajeteve, ku bėnin pjesė viset shqiptare, kishte vetėm
njė shkollė tė mesme tė arsimit tė pėrgjithshėm - gjimnazi
greqisht "Zosimea" nė Janinė. Si rrjedhim, nė vitet 40 gati 98%
e popullsisė ishte analfabete. Madje nė shumicėn dėrrmuese tė
fshatrave nuk kishte asnjė njeri tė shkolluar, qoftė edhe me
arsim tė ulėt, fillor.
Shkaktare kryesore e kėsaj prapambetjeje tė pėrgjithshme ishte
vetė Perandoria Osmane, e cila me regjimin e saj feudal-ushtarak
kishte penguar pėr shekuj me radhė zhvillimin e lirė ekonomik e
kulturor tė vendit. Ndonėse gjatė njėqind vjetėve tė fundit
ekonomia natyrore kishte hyrė nė rrugėn e shthurjes dhe vendin e
saj po e zinte ekonomia e tregut, qarqet sunduese osmane
vazhdonin tė ruanin regjimin e vjetruar politik feudal,
absolutizmin sulltanor me karakter teokratik mesjetar, qė nuk u
pėrshtatej kushteve tė reja historike. Jeta politike nė Shqipėri
ndodhej ende nėn zgjedhėn e derebejve, tė funksionarėve
parazitarė dhe tė ulemave fanatikė, tė cilėt, ndryshe nga
feudalėt ēifligarė, ishin tė shkėputur nga sfera e prodhimit dhe
e shkėmbimit. Ata i nxirrnin tė ardhurat e tyre kryesisht duke
grabitur popullsinė me anėn e dhunės ose arkėn e shtetit me anėn
e posteve qeveritare. Si rrjedhim i dhunės, i grabitjes, i
arbitraritetit e i pasigurisė, ekonomia e viseve shqiptare
ndodhej nė njė amulli tė theksuar. Pėr kėtė arsye, punishtet e
para manifakturore qė kishin filluar tė lindnin nėpėr qytete
qysh nė dhjetėvjeēarėt e fundit tė shek. XVIII mbetėn nė hapat
fillestarė nuk u kthyen nė industri tė mirėfillta kapitaliste.
Edhe pronėsia tokėsore ēifligare, e cila gjithashtu ishte rritur
qysh nė shek. XVIII, nė vend qė tė pėrvetėsonte, siē ishte e
natyrshme, format e ekonomisė sė tregut, ishte gozhduar nė
qerthullin e marrėdhėnieve feudale.
#Post#: 248--------------------------------------------------
Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:12 am
---------------------------------------------------------
Ndryshimet administrative. Organizimi i vilajeteve
Pasi shtypi qėndresėn e feudalėve separatistė provincialė, Porta
e Lartė nuk e rimėkėmbi mė sistemin e vjetėr administrativ tė
ejaleteve, i cili ishte pėrmbysur nė viset shqiptare qysh nė
gjysmėn e dytė tė shek. XVIII, pjesėrisht nga anarkia feudale qė
pushtoi kėto vise dhe kryesisht nga ekzistenca relativisht e
gjatė e pashallėqeve tė Shkodrės e tė Janinės. Vendin e
ejaleteve e zunė pashallėqet, tė cilat u ndėrtuan mbi parimet
centraliste. Pėr tė mos u dhėnė mundėsi guvernatorėve
provincialė qė tė forcoheshin politikisht dhe ekonomikisht,
njėsitė e reja administrative ishin shumė mė tė vogla se
ejaletet e dikurshme. Nė krye tė pashallėqeve tani u emėruan si
guvernatorė pashallarė tė karrierės ushtarake, tė pajisur me
grada sipas sistemit evropian.
Nė kuadrin e kėsaj reforme administrative, territoret me
popullsi shqiptare u ndanė, nė fillim tė viteve 30, midis 9
pashallėqeve (pashallėqet e Manastirit, tė Janinės, tė Shkodrės,
tė Prizrenit, tė Pejės, tė Prishtinės, tė Shkupit, tė Vranjės e
tė Leskovcit). Kryengritjet qė shpėrthyen nė gjysmėn e parė tė
viteve 30 e detyruan Portėn e Lartė t'i krijonte pėrsėri mė 1836
njėsitė e mėdha administrative e sipas kėsaj reforme, viset me
popullsi shqiptare u ndanė midis 3 ejaleteve: nė ejaletin e
Manastirit, guvernatori i tė cilit, me titullin "valiu i
Rumelisė", tani kishte nė administrim pashallėqet e Manastirit,
tė Shkodrės, tė Prizrenit dhe tė Pejės; nė ejaletin e Sofjes, me
nė krye njė mareshal (myshir), nėn vartėsinė e tė cilit hynė
gjithashtu pashallėqet e Prishtinės, tė Shkupit, tė Vranjės, tė
Leskovcit e tė Nishit; nė ejaletin e Janinės, me nė krye njė
vezir, nė kufijtė e tė cilit hyri, pėrveē trojeve jugore
shqiptare, edhe pashallėku i Thesalisė. Mė 1846, pashallėku i
Shkodrės dhe ai i Prizrenit u shkėputėn nga valiu i Rumelisė
(nga ejaleti i Manastirit) dhe formuan njė njėsi administrative
mė vete, me emrin ejaleti i Shkodrės, i varur drejtpėrdrejt nga
Stambolli.
Me qėllim qė ta forconte mė tej pushtetin qendror dhe tė rriste
kontrollin e vet nė provinca, Porta e Lartė ndėrmori mė 1864 njė
reformė tjetėr administrative, sipas sė cilės vendin e ejaleteve
e zunė vilajetet, me nė krye njė vali (guvernator). Edhe
vilajetet u ndanė si dikur ejaletet nė sanxhakė, nė kaza e nė
nahije. Vilajeti u pajis me njė aparat burokratik tė plotė. Nė
mėnyrė tė veēantė ky aparat kishte pėr detyrė tė vilte taksat
pėr shtetin, tė nxirrte rekrutėt pėr ushtrinė dhe tė suprimonte
venomet tradicionale. Sipas shembullit tė shteteve evropiane,
nėn urdhrat e valiut qėndronte Mexhlisi, d.m.th. kėshilli
administrativ i vilajetit, nga i cili vareshin drejtoritė e
ngarkuara pėr sektorė tė veēantė tė administratės (drejtoria e
financės, e vakėfeve, e ekonomisė, e arsimit etj.). Repartet
ushtarake tė vilajetit me komandantin e tyre me gradė, sipas
rastit, gjeneral divizioni ose gjeneral armate, tani vareshin
drejtpėrdrejt nga sulltani nėpėrmjet shtatmadhorisė sė
pėrgjithshme tė ushtrisė osmane. Krahas tyre kishte njė varg
organesh tė tjera, siē ishin ato gjyqėsore dhe zyrat e
sheriatit, tė cilat nė disa vise mbetėn pėrsėri nė fuqi, ato tė
xhandarmėrisė e tė policisė, tė cilat vareshin drejtpėrdrejt nga
valiu.
Njė strukturė administrative pak a shumė tė njėllojtė kishte
edhe sanxhaku me kazanė.
Vilajetet nuk u krijuan menjėherė. Madje disa prej tyre u
suprimuan dhe u rikrijuan pėrsėri mė vonė. Veē kėsaj, edhe
kufijtė e tyre administrativė nuk qenė tė qėndrueshėm.
Shpeshherė krahina tė tėra shkėputeshin nga njė vilajet dhe
futeshin nėn vartėsinė e njė vilajeti tjetėr.
Trojet shqiptare u prekėn pjesėrisht nga reforma e re
administrative mė 1867 me krijimin e vilajetit tė Selanikut, i
cili pėrfshiu disa krahina tė Shqipėrisė Lindore (rrethet e
Matit, tė Dibrės, tė Strugės, tė Pogradecit e tė Korēės). Dy
vjet mė vonė, mė 1869, u krijua vilajeti i Shkodrės, nė kufijtė
e tė cilit hynė, pėrveē viseve tė Shqipėrisė Veriore, edhe
krahinat e Matit, tė Dibrės, tė Prizrenit, tė Gjakovės etj. Mė
1873 kufijtė e vilajetit tė Shkodrės u ngushtuan nė favor tė njė
vilajeti tė ri, tė vilajetit tė Prizrenit, i cili pėrfshiu
gjithė Kosovėn sė bashku me sanxhakėt e Dibrės, tė Shkupit e tė
Nishit. Gjatė kėsaj kohe edhe ejaleti i Janinės u kthye nė njė
vilajet.
Megjithatė, ndryshimet mė tė shpeshta dhe mė tė thella harta e
vilajeteve i pėsoi gjatė viteve tė Krizės Lindore (1875-1878).
Nė mėnyrė tė veēantė vilajeti i Kosovės, qendra e tė cilit kaloi
nga Prizreni nė Prishtinė, pėsoi ndryshime tė rėndėsishme nė
shtrirjen e vet territoriale pothuajse ēdo vit, nė ndonjė rast
edhe dy herė nė vit. Kėshtu, pėr shembull, mė 1875 ai shtrihej
vetėm nė viset e Kosovės, kurse dy vjet mė vonė nėn
juridiksionin e tij u pėrfshi njė territor i gjerė, qė nga Dibra
deri nė Nish. Po ashtu ndodhi edhe me vilajetin e Shkodrės, i
cili, pasi u suprimua mė 1875, u riorganizua mė 1877 jo si
vilajet, por si ejalet, me njė territor gati dy herė mė tė vogėl
se ai qė kishte katėr vjet mė parė. Nė tė njėjtėn kohė, vilajeti
i Manastirit, i cili u krijua pėr tė parėn herė mė 1875, dy vjet
mė vonė u suprimua duke hyrė nė juridiksionin e vilajetit tė
Selanikut.
Pavarėsisht nga kėto ndryshime tė thella dhe tė shpeshta, trojet
shqiptare mbetėn mė tepėr tė ndara midis katėr vilajeteve. Veē
kėsaj, nė secilin nga kėto vilajete u pėrfshinė edhe kombėsi tė
tjera: nė vilajetin e Kosovės popullsi shqiptare, serbe e
maqedone, nė atė tė Manastirit popullsi shqiptare, maqedone e
greke, nė vilajetin e Janinės popullsi shqiptare, greke dhe
vllehe, kurse nė atė tė Shkodrės popullsi shqiptare e malazeze.
Megjithatė, shqiptarėt pėrbėnin shumicėn e popullsisė nė
ēdonjėrin prej tyre dhe nė tė katėr vilajetet tė marra sė
bashku. Mė shumė se kurdoherė tani qė nė Ballkan kishin marrė
hov tė madh lėvizjet pėr ēlirim kombėtar, qėllimi qė ndiqte
Porta e Lartė me kėtė politikė administrative ishte t'i mbante
tė pėrēara popullsitė joturke tė Perandorisė, duke i vėnė nė
grindje kombėsitė e ndryshme tė njė vilajeti dhe duke penguar
bashkimin politik tė popullsisė sė njė kombėsie tė vetme, qė
ishte e shpėrndarė nė vilajete tė ndryshme.
Harta administrative e Perandorisė Osmane nė Gadishullin
Ballkanik u bė pak a shumė e qėndrueshme vetėm pasi kaloi
tallazi i Krizės Lindore. Por edhe tani trojet shqiptare mbetėn
tė copėtuara midis katėr vilajeteve. Madje, njė pjesė e trungut
etnik (krahina e Ulqinit) dhe disa vise tė brezit anėsor
(krahinat e Podgoricės, tė Shpuzės, tė Vranjės, tė Leskovcit e
tė Nishit) tani mbetėn jashtė Perandorisė Osmane, pra jashtė
katėr vilajeteve, pasi u aneksuan nga Mali i Zi dhe nga Serbia
nė vitet 1878-1880. Mė 1888 ndarja e katėr vilajeteve nė
sanxhakė dhe e sanxhakėve tė tyre nė kaza, ndarje e cila mbeti
nė fuqi deri nė fund tė sundimit osman, ishte nė kėtė mėnyrė:
Vilajetet Sanxhakėt dhe kazatė vilajeti i Shkodrės 1. Sanxhaku i
Shkodrės (kazaja e Shkodrės, e Tuzit, e Lezhės, e Pukės, e
Mirditės, e Krujės)?.
2. Sanxhaku i Durrėsit (kazaja e Durrėsit, e Kavajės, e
Shijakut, e Tiranės).
vilajeti i Kosovės 1. Sanxhaku i Shkupit (kazaja e Shkupit, e
Kumanovės, e Kaēanikut, e Shtipit, e Radovishtės, e Koēanės, e
Kratovės, e Peēevės, e Egri-Palankės).
2. Sanxhaku i Prizrenit (kazaja e Prizrenit, e Lumės, e
Tetovės).
3. Sanxhaku i Pejės (kazaja e Pejės, e Gjakovės, e Gucisė, e
Beranės, e Tėrgovishtės).
4. Sanxhaku i Prishtinės (kazaja e Prishtinės, e Mitrovicės, e
Vuēiternės (e Vushtrisė), e Gjilanit, e Preshevės).
5. Sanxhaku i Pazarit tė Ri - Novi Pazari (kazaja e Pazarit tė
Ri, e Senicės, e Kolashinit, e Akovės, e Novi Varoshit, e
Prepoljes).
vilajeti i Manastirit 1. Sanxhaku i Manastirit (kazaja e
Manastirit, e Ohrit, e Follorinės, e Kėrēovės, e Pėrlepit).
2. Sanxhaku i Korēės (kazaja e Korēės, e Starovės, e Bilishtit,
e Oparit, e Kolonjės, e Kosturit, e Hurupishtit).
3. Sanxhaku i Elbasanit (kazaja e Elbasanit, e ēermenikės, e
Peqinit, e Gramshit).
4. Sanxhaku i Dibrės (kazaja e Dibrės, e Radomirės, e Matit, e
Rekės).
5. Sanxhaku i Selfixhesė (kazaja e Selfixhesė, e Kozhanit, e
Naseliēit, e Lapsishtit, e Grebenesė, e Kajlarit, e Elasonės).
vilajeti i Janinės 1. Sanxhaku i Janinės (kazaja e Janinės, e
Leskovikut, e Konicės, e Filatit, e Ajdonatit, e Mecovės).
2. Sanxhaku i Gjirokastrės (kazaja e Gjirokastrės, e Tepelenės,
e Pėrmetit, e Himarės, e Delvinės, e Pogonit).
3. Sanxhaku i Beratit (kazaja e Beratit, e Vlorės, e Myzeqesė, e
Mallakastrės, e Skraparit, e Tomorricės).
4. Sanxhaku i Prevezės (kazaja e Prevezės, e Margėllėēit, e
Paramithisė, e Lorosit).
Popullsia qė banonte nė territoret e 4 vilajeteve ishte mė 1850,
afėrsisht 1 700 000 banorė, kurse mė 1912 rreth 2 354 000
banorė*. Kjo rritje shumė e ngadalshme (40% brenda 60 vjetėve)
pėrcaktohej nga niveli ekonomik e shoqėror shumė i prapambetur i
vendit, konkretisht nga pėrqindja e lartė e vdekshmėrisė sė
fėmijėve, nga epidemitė e shpeshta qė pllakosnin Turqinė, nga
mesatarja e ulėt e moshės sė popullsisė dhe nga mėrgimi i dendur
qė pushtoi kėto vise pas mesit tė shek. XIX.
Pėr nga numri i banorėve katėr vilajetet kishin dallime tė
ndjeshme ndėrmjet tyre. Gjatė dhjetėvjeēarėve tė fundit tė
sundimit osman, popullsinė mė tė madhe e kishte vilajeti i
Kosovės, i cili kishte nė tė njėjtėn kohė edhe numrin mė tė madh
tė popullsisė shqiptare. Pastaj vinin me radhė vilajeti i
Manastirit, i Janinės dhe i Shkodrės. Sipas statistikave zyrtare
osmane tė vitit 1912 popullsia e tė katėr vilajeteve ishte
afėrsisht kjo:
Vilajetet Popullsia Popullsia shqiptare %
vilajeti i Kosovės 909 700 258 900 61,4 %
vilajeti i Manastirit 694 800 375 900 54,1 %
vilajeti i Janinės 559 700 330 800 59,1 %
vilajeti i Shkodrės 190 000 186 500 98,2 %
gjithsej 2 354 200 1 452 100 61,7 %
Sipas pėrllogaritjeve tė pėrafėrta, pėrbėrja etnike e popullsisė
sė katėr vilajeteve tė marra bashkėrisht (pa sanxhakun e
Selfixhesė) ishte mė 1912:
shqiptarė ...... 1.452.100 "61,7%"
maqedonė ....... 317 500 "13,5%"
grekė ....... 170 000 "7,3%"
serbė ....... 163 900 "6,9%"
turq ........ 130 400 "5,5%"
vllehė ....... 117 400 "5,4%"
tė ndryshėm .... 2 200 "0,1%"
gjithėsej ...... 2 354 200 frymė 100 %
Raporti i shqiptarėve kundrejt kombėsive tė tjera ndryshonte nga
njėri vilajet nė tjetrin. Nė vilajetin e Shkodrės shqiptarėt
pėrfaqėsonin 98,2 %, kurse malazezėt 0,6 %, tė tjerėt 2 %. Nė
vilajetin e Janinės, kundrejt shqiptarėve qė zinin 59,1 %,
grekėt mbulonin 29,4 %, vllehėt 10,4 %, tė tjerėt 1,1 %. Nė
vilajetin e Kosovės, ku qe pėrfshirė edhe pjesa lindore e
Maqedonisė, me shumė pak banorė shqiptarė (kazatė e Shtipit, tė
Radovishtės, tė Koēanės, tė Kratovės, tė Peēevės, tė
Kriva-Palankės), shqiptarėt pėrfaqėsonin 61,4 %, kurse serbėt
16,2 %, maqedonėt 13,3 %, turqit 9,1 % (pa sanxhakun e Shkupit,
nė vilajetin e Kosovės, shqiptarėt pėrfaqėsonin 79,1 %. Nė
vilajetin e Manastirit, pas shqiptarėve qė zinin 54,1 %, vinin
maqedonėt 27,3 %, vllehėt 7,4 %, turqit 5,8 %, serbėt 2,1 %, tė
tjerė 0,1 %.
Shpėrndarja e popullsisė shqiptare nuk ishte e njėllojtė as nė
16 sanxhakėt e katėr vilajeteve. Nė 11 sanxhakė shqiptarėt
pėrbėnin shumicėn dėrrmuese tė popullsisė, nga 62,2 % nė atė tė
Prevezės deri nė 98 % nė atė tė Shkodrės. Kėta sanxhakė ishin: i
Shkodrės, i Elbasanit, i Durrėsit, i Beratit, i Dibrės, i Pejės,
i Prizrenit, i Prishtinės, i Gjirokastrės, i Korēės dhe i
Prevezės. Nė katėr sanxhakėt e tjerė, raporti i shqiptarėve me
popullsitė e tjera ishte i tillė: nė atė tė Novi Pazarit
shqiptarėt pėrbėnin gjysmėn e popullsisė; nė atė tė Shkupit
shqiptarėt pėrbėnin shumicėn e popullsisė vetėm nė kazanė e
Shkupit dhe nė qytet; nė sanxhakun e Manastirit po ashtu
shqiptarėt kishin shumicėn vetėm nė kazanė e qendrės dhe nė
qytetin e Manastirit; nė sanxhakun e Janinės shqiptarėt pėrbėnin
shumicėn nė pjesėn perėndimore tė tij; nė sanxhakun e Selfixhes
shqiptarėt nuk ēonin peshė.
Me kėtė strukturė etnike, katėr vilajetet perėndimore tė Turqisė
Evropiane merrnin kėshtu, si bashkėrisht ashtu dhe veēanėrisht,
karakterin e vilajeteve shqiptare. Mbi kėtė bazė lindi platforma
e rilindėsve, tė cilėt kėrkonin pėrfshirjen e tyre brenda
shtetit tė ardhshėm shqiptar. Megjithatė, atdhetarėt
pėrparimtarė, duke qenė mė objektivė, pranonin qė brenda kufijve
tė Shqipėrisė mund tė mos pėrfshiheshin kaza tė veēanta pa
popullsi shqiptare.
#Post#: 249--------------------------------------------------
Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:12 am
---------------------------------------------------------
2. ZHVILLIMI I EKONOMISĖ SĖ TREGUT NĖ QYTET
Ekonomia qytetare. Shthurja e esnafeve
Nė ēerekun e dytė tė shek. XIX, nė qytetet shqiptare mbisundonte
ende prodhimi i vogėl i mallrave. Masėn dėrrmuese tė popullsisė
qytetare (afėrsisht 76-80%) e pėrbėnin si dhe mė parė zejtarėt
dhe tregtarėt e vegjėl. Nė shumicėn e rasteve zejtarėt ua
shisnin ende konsumatorėve prodhimet e tyre pa ndėrmjetėsinė e
tregtarėve. ēdo zejtar kishte punishten e vet tė vogėl. Masėn mė
tė madhe e pėrbėnin zejtarėt, tė cilėt kishin tė angazhuar nė
punishten e tyre njė kallfė dhe njė ēirak. Punishtet me dy a mė
tepėr kallfė ishin tė pakta.
Nė qytetet kryesore tė vendit ekzistonin pak a shumė po ato degė
prodhimi qė ishin zhvilluar gjatė shekujve tė kaluar dhe nė
mėnyrė tė veēantė gjatė shek. XVIII. Tė tilla ishin zejtaritė qė
merreshim me pėrpunimin e metaleve (armėtarė, farkėtarė, kovaēė,
bakėrxhinj, kazanxhinj, teneqexhinj etj.). Shkodra, Prizreni,
Elbasani dhe Peja ishin gjithnjė tė pėrmendura pėr prodhimin e
stolive prej ari e argjendi. Njė masė e konsiderueshme e
zejtarėve merrej me prodhimin dhe zbukurimin e artikujve tė
veshmbathjes (tabakėt, shajakxhinjtė, rrobaqepėsit,
xhokaxhinjtė, opingarėt etj.). Kishte pastaj njė numėr tė madh
zejtarėsh tė degėve tė ndryshme, tė cilėt prodhonin artikuj
ushqimorė (furrxhinj, sheqerxhinj, gjellbėrės, kafexhinj,
vajxhinj) ose merreshin me pėrpunimin e lėndės sė drurit
(marangozė, tavanxhinj, sėndukxhinj, vozaxhinj, ēibukxhinj,
drugdhendės, qerrexhinj etj.). Dyqanet ose punishtet e
zejtarėve, ishin gjithnjė tė grumbulluara nė njė lagje mė vete -
nė ēarshi a nė pazar - tė veēuara nga lagjet e banuara tė
qytetarėve. Gjithashtu ēarshitė ose pazaret ruanin akoma tiparet
e mėparshme. Brenda tyre, dyqanet dhe punishtet zejtare tė njė
dege prodhimi ishin tė rreshtuara nė tė njėjtėn rrugė.
Nė vitet 30-40 qėndronin gjithnjė nė kėmbė organizatat esnafore
tė zejtarėve. Formalisht ēdo esnaf e ruante ende monopolin e
prodhimit tė vet. Askush nuk kishte tė drejtė tė hapte njė
punishte tė re zejtare pa lejen e kėshillit tė esnafit. Nė
pėrgjithėsi, esnafėt vazhdonin sipas traditės tė caktonin ēmimin
e shitjes sė artikujve qė prodhonin zejtarėt e tyre. Megjithatė
disiplina e vjetėr esnafore kishte filluar prej kohėsh tė
shkelej. Ku mė shumė e ku mė pak, zejtarėt nuk i respektonin mė
rregullat e dikurshme nė lidhje me sasinė, cilėsinė dhe ēmimin e
artikujve qė prodhonin pėr treg. Monopoli esnafor i prodhimit
kishte pėsuar njė goditje tė rėndė dhe nė njė drejtim tjetėr. Nė
disa lloje zejesh, zejtarėt kishin fituar tė drejtėn tė shisnin
prodhimet e tyre edhe nė viset e tjera. Madje, nė disa raste,
nėn presionin e zejtarėve, Porta e Lartė kishte filluar ta hiqte
krejtėsisht monopolin esfanor pėr njė varg prodhimesh. Qysh nė
vitin 1841, sulltan Abdyl Mexhiti, me njė ferman perandorak
drejtuar gjithė ejaleteve, hidhte poshtė lutjen e esnafit tė
opingarėve tė zonės sė Pėrmetit, tė cilėt kėrkonin ta ruanin mė
tej monopolin e prodhimit tė tyre, mbasi ky pretendim, siē
thuhej nė ferman, ishte nė kundėrshtim me sistemin e Tanzimatit.
Pasojat e zhvillimit tė ekonomisė monetare ishin ndier nė mėnyrė
tė veēantė nė radhėt e esnafėve, tė tregtarėve apo tė tyxharėve,
siē quheshin nė atė kohė. Disiplina esnafore nė gjirin e tyre
ishte shthurur qysh nė shek. XVIII. Reshperėt e mėdhenj, tė
cilėt kishin dalė nga radhėt e borgjezisė tregtare, ishin
pasuruar sidomos me veprimtarinė tregtare qė zhvillonin me
tregun e huaj. Rreth mesit tė shek. XIX, reshperėt e mėdhenj, si
pronarė tė kapitalit tregtar monetar, mund tė mateshin, pėr nga
fuqia ekonomike, me ēifligarėt e vendit. Tė tillė reshperė
kishte nė tė gjitha qytetet e rėndėsishme, por masa e tyre
kryesore ishte pėrqendruar nė Shkodėr, ku disa firma tregtare e
vazhdonin veprimtarinė e tyre qysh nga shekulli i kaluar. Firmat
e mėdha shkodrane shquheshin pėr rrezen e gjerė tė veprimtarisė
tregtare nė tė cilėn hynin jo vetėm Shqipėria Veriore, Qendrore
dhe Verilindore (Kosova), por edhe treva e Malit tė Zi, madje
edhe pjesa veriore e Maqedonisė. Reshperėt e Shkodrės kishin
agjenci tregtare nė Durrės, Tiranė, Prizren, Pejė, Ulqin, Tivar,
Shkup, kurse rreth 60 firma shkodrane kishin agjentė ose
korrespondentė tregtarė nė Trieste, prej nga ata lidheshin me
tregun evropian. Nė radhė tė dytė vinin tregtarėt e Beratit, tė
cilėt kishin agjensi ose korrespondentė tė tyre nė Durrės e
Vlorė, kurse jashtė vendit nė Trieste, Korfuz e Maltė. Reshperėt
ushtronin edhe veprimtarinė kamatare dhe valutore (kambiste).
Megjithatė, si kudo nė Perandorinė Osmane, edhe nė viset
shqiptare funksionin ekonomik kryesor borgjezia reshpere e
kryente si ndėrmjetėse midis tregut tė brendshėm dhe tregut tė
jashtėm, duke u varur kryesisht nga tregu i huaj.
Zhvillimi i pandėrprerė i ekonomisė monetare, i cili mori njė
hov tė madh sidomos gjatė viteve 40 e 50, e shpejtoi ritmin e
shthurjes sė esnafėve. Nėn nxitjen e kėrkesave tė qytetarėve e
tė fshatarėve pėr prodhimin e qytetit, regjimi i vjetėr esnafor
mori nga vetė zejtarėt dhe tregtarėt vendas goditjen
pėrfundimtare. Komisionet lokale, tė cilat pėr hir tė traditės
vazhdonin nė ēdo kaza tė caktonin akoma ēmimet javore tė
prodhimeve qytetare e fshatare, u suprimuan pėrfundimisht gjatė
viteve 50. Mė 1861 u hoq zyrtarish me dekret perandorak edhe
privilegji i fundit qė u kishte mbetur organizatave esnafore, e
drejta e lejes pėr ushtrimin e zejeve, e cila tani kaloi nė
kompetencė tė organeve shtetėrore lokale. Organizatat esnafore
vazhduan tė ekzistonin edhe mė vonė, por tani ato nuk e kryenin
mė funksionin ekonomik qė kishin gėzuar, si institucione tė
rendit feudal, gjatė shekujve tė kaluar. Tani esnafėt morėn
pamjen e organizatave shoqėrore dhe ndikimi tradicional, qė ato
ushtronin akoma mbi zejtarėt dhe tregtarėt, erdhi pėrherė e mė
tepėr duke u dobėsuar.
Si pėrfundim, qysh gjatė viteve 40 punishtet zejtare u kthyen nė
njėsi ekonomike nė pronėsi tė plotė tė mjeshtrave zejtarė, tė
pavarura nga disiplina esnafore. Me shthurjen dhe pastaj me
heqjen e esnafeve u hap pėrfundimisht rruga e konkurrencės sė
zejtarėve dhe e tregtarėve nė fushėn e ēmimeve. Mė parė nė
qytetet kryesore, dhe pastaj nė tregjet e vogla, filloi tė
vepronte lirisht ligji i vlerės, lėvizja e ēmimeve sipas ofertės
dhe kėrkesės, lufta pėr tė ulur koston dhe pėr tė shtuar
prodhimin. Kėshtu nė tregun shqiptar filluan dalngadalė tė
vepronin ligjet e ekonomisė sė tregut.
#Post#: 250--------------------------------------------------
Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:13 am
---------------------------------------------------------
Zhvillimi i mėtejshėm i tregut tė brendshėm
Mbisundimi pėr njė kohė tė gjatė i ekonomisė natyrore dhe i
regjimit tė timareve qė mbėshtetej nė tė e kishte vonuar sė
tepėrmi zhvillimin e tregut tė brendshėm shqiptar. Deri njė
shekull mė parė lidhjet e fshatit me qytetin ishin shumė tė
dobėta.
Nė treg shkonin kryesisht prodhimet fshatare, tė grumbulluara nė
formėn e rentės feudale nga ana e spahinjve. Gjithashtu nevojat
e fshatarėve pėr prodhimet zejtare tė qytetit ishin tė pakėta,
sepse kėto nevoja ata i plotėsonin brenda ekonomisė sė tyre
individuale. Veē kėsaj, sa kohė sundonte regjimi i timareve,
nevojat, qė u lindnin herė pas here fshatarėve pėr tokė
suplementare, ata i siguronin me anėn e tokave "vakante" qė
ndodheshin brenda timarit, tė cilat spahiu i dikurshėm ua jepte
pa ndonjė vėshtirėsi me tapi, mbasi kėto sillnin rritjen e tė
ardhurave edhe pėr vetė spahiun.
Por qysh gjatė shek. XVIII, me shthurjen e vazhdueshme tė
regjimit tė timareve, mundėsia pėr tė zgjeruar bashtinėn
individuale mori fund pėr fshatarėt, sepse tokat "vakante"
filluan tė binin nė duart e bejlerėve ēifligarė. Fshatarėt e
vegjėl, qė mbetėn me toka tė pakėta, u detyruan ose tė
vendoseshin nė ēifligjet e bejlerėve feudalė, ose tė kėrkonin
burime jetese suplementare. Meqenėse zgjedhja feudale nė
ēifligje ishte shumė e rėndė, fshatarėt e varfėr pėrpiqeshin me
ēdo kusht t'i shmangeshin kthimit tė tyre nė bujq-ēifēinj. Por
edhe nėpėr qytete, fronti i punės ishte shumė i kufizuar qoftė
pėr nivelin jo aq tė zhvilluar tė ekonomisė monetare, qoftė pėr
pengesat qė vinin nga regjimi feudal esnafor. Pėr kėto arsye,
deri nė vitet 40, burimet suplementare tė jetesės fshatarėt e
vegjėl i siguronin, nė njė masė tė kufizuar, me anėn e
mercenarizmit, kurse shumica e tyre dėrrmuese me anėn e njė
veprimtarie tė dytė ekonomike. Kėtė veprimtari suplementare
ekonomike ata e zhvillonin brenda ose jashtė fshatit, brenda ose
jashtė sferės bujqėsore. Pėr fshatarėt e vegjėl qė zotėronin pak
dynymė tokė shpeshherė tė ardhurat nga veprimtaria suplementare
zinin vendin e parė nė buxhetin e varfėr tė familjes. Sipas
veprimtarisė sė dytė qė zhvillonin, fshatarėt e varfėr kishin
fituar tiparet e reja social-ekonomike. Njė pjesė e tyre ishte
kthyer nė paraqendarė - fshatarė, tė cilėt pjesėn e tokės qė u
nevojitej e merrnin me qira nga pronarėt ēifligarė duke u kthyer
kėshtu nė gjysmėpronarė dhe gjysmėbujq. Njė pjesė tjetėr qe
kthyer nė argatė (fshatarė gjysmėpronarė e gjysmėpunėtorė), tė
cilėt largoheshin gjatė disa muajve tė vitit nga toka e tyre e
pamjaftueshme dhe punonin me mėditje pranė ekonomive tė tjera
bujqėsore, si druvarė, shataxhinj, lamaxhinj, kosaxhinj,
belaxhinj, kazmaxhinj, sharrėxhinj etj. Krahas tyre nė fshatin
shqiptar kishte edhe fshatarė-zejtarė, tė cilėt pranė ekonomisė
sė vogėl bujqėsore organizonin brenda nė familje njė punishte tė
vogėl zejtare pėr prodhime artikujsh tė caktuar tė destinuar pėr
treg?. Kishte mė nė fund edhe njė kategori tjetėr banorėsh tė
fshatit, fshatarėt-kurbetlinj, tė cilėt nevojat e tyre i
plotėsonin me tė ardhurat qė njė ose dy nga anėtarėt e familjes
u dėrgonin nga kurbeti qytetar, brenda ose jashtė vendit, ku ata
qėndronin pėr periudha tė gjata dhe punonin si punėtorė, si
zejtarė ose si tregtarė.
Diferencimi i radhėve tė fshatarėsisė tregonte se ekonomia
natyrore, mbėshtetja e rendit feudal, tashmė kishte hyrė nė
rrugėn e shthurjes sė shpejtė. Masa tė konsiderueshme fshatarėsh
kishin filluar tė shisnin nė treg jo vetėm prodhimet e tyre
bujqėsore, blegtorale, zejtare, por nė mjaft raste, siē ndodhte
me argatėt ose kurbetlinjtė, edhe fuqinė e tyre tė punės.
Heqja e regjimit feudal-ushtarak, sanksionimi i pronėsisė
tokėsore ēifligare, lėnia e lirė e ēmimeve tė tregut, rritja e
vazhdueshme e peshės sė taksave dhe vendosja e shėrbimit tė
gjatė ushtarak e shpejtuan mė tej procesin e varfėrimit tė
fshatarėve. Ky varfėrim e rriti numrin e prodhuesve tė vegjėl,
tė cilėt, pėr tė siguruar burime tė tjera jetese, ishin gati tė
shisnin kudo fuqinė e tyre tė punės. Si rrjedhim, pas viteve 40,
zhvillimi i tregut tė brendshėm tė fuqisė punėtore u krye me
ritme mė tė shpejta.
Tani qė mundėsitė pėr tė rritur tokėn pa blerje u prenė dhe
kėrkesat fiskale shtetėrore u shtuan, fshatarėt u detyruan t'i
kushtonin mė tepėr kujdes edhe shfrytėzimit tė ekonomisė sė
tyre. Kjo solli rritjen, ndonėse me ritme tė ngadalshme, tė
prodhimit bujqėsor dhe tė kontaktit tė fshatarėve me tregun. Pas
viteve 40 fshatarėt filluan tė vinin gjithnjė e mė shpesh nė
qytet pėr tė shitur prodhimet e tyre. Tani atyre u nevojiteshin
tė holla mė tepėr se mė parė pėr tė paguar taksat shtetėrore qė
erdhėn duke u shtuar, qoftė pėr tė blerė artikuj industrialė pėr
tė cilat tani kishin nevojė mė tepėr se mė parė.
Zgjerimi i lidhjeve tė fshatit me qytetin i dha gjithashtu hov
prodhimit zejtar. Hov morėn sidomos zejtaritė qė pėrpunonin
prodhimet e fshatarėve (lėkurė, lesh, li, pambuk, mėndafsh,
ullinj, duhan), po edhe zejtaritė qė prodhonin artikuj pėr
fshatin (vegla, enė, veshje, mbathje, pajime tė ndryshme). Kjo
solli rritjen e numrit tė zejtarėve dhe tė tregtarėve. Nga viti
1842 nė vitin 1888 numri i punishteve zejtare dhe i dyqaneve
tregtare nė qytet u rrit: nė Shkodėr nga 2 600 nė 3 500, nė
Prizren nga 950 nė 1 560, nė Korēė nga 480 nė 840, nė Berat nga
680 nė 820, nė Elbasan nga 580 nė 730, nė Tiranė nga 610 nė 720,
nė Tetovė nga 450 nė 610, nė Prishtinė nga 380 nė 530 etj. Njė
rritje tė tillė patėn tė gjitha qytetet e vendit duke pėrfshirė
kėtu edhe qytetet e vogla (pėr shembull, brenda tė njėjtės
periudhė numri i dyqaneve u rrit nė Pėrmet nga 84 nė 188, nė
Gostivar nga 40 nė 97, nė Starovė nga 45 nė 85, nė Peqin nga 48
nė 96, nė Tepelenė nga 15 nė 45 etj.). Veē kėsaj, nė ēdo krahinė
fushore ose malore lindi tregu lokal ku fshatarėt vinin ēdo
javė, ditėn e pazarit, pėr tė shitur prodhimet e tyre dhe pėr tė
blerė sendet e nevojshme. Disa nga kėto qendra tė vogla, tė
cilat nė vitet 40 e ruanin akoma karakterin e fshatit, si Fieri,
Lushnja, Ballshi, Kėlcyra, Frashėri, Kukėsi, Shijaku, tani
kishin me dhjetėra dyqane zejtarie e tregtie.
Depėrtimi me ritme mė tė shpejta i ekonomisė monetare nė fshat u
pasqyrua gjithashtu me rritjen e marrėdhėnieve tė shkėmbimit me
vendet e huaja. Brenda 50 vjetėve (qė nga viti 1842 deri nė
vitin 1892) lėvizja tregtare u rrit afėrsisht katėr herė. Si dhe
mė parė, ajo filloi tė zhvillohej kryesisht me anėn e detit.
Numri i anijeve qė preknin skelat shqiptare erdhi gjithnjė duke
u rritur. Nga rreth 160 ngarkesa e shkarkesa anijesh nė vit qė
kryheshin nė mesin e shekullit, numri i tyre arriti, nė fund tė
shekullit, nė rreth 400. Nga interesi qė paraqisnin tani viset
shqiptare pėr tregun evropian, anijet e shoqėrive tė mėdha tė
lundrimit tė Austrisė e tė Italisė, siē ishin "Llojdi", "Pulia"
(Puglia), "Adria" filluan tė frekuentonin rregullisht, njė herė,
pastaj dy herė dhe mė tutje tri herė nė javė skelat e
Shėngjinit, tė Durrėsit, tė Vlorės e tė Sarandės. Madje qysh nė
vitet 50 e 60 edhe familjet reshpere shkodrane Daragjati, Bianki
dhe Muzhani blenė me fondet e tyre anije me avull, me tė cilat
kryenin lundrime tregtare tė rregullta midis skelave shqiptare
dhe skelave tė Adriatikut.
Njė zhvillim relativisht tė madh mori gjatė kėsaj periudhe edhe
lėvizja tregtare me viset e brendshme tė Gadishullit Ballkanik,
e cila, edhe pse kryhej gjithnjė me karvane kuajsh, kishte
pėrsėri leverdi pėr tregun e brendshėm shqiptar. Lidhjet
gjithnjė e mė tė shpeshta tė fshatit me tregun i tregon sidomos
rritja e vėllimit tė artikujve bujqėsorė e blegtoralė, nga rreth
6 milionė franga ari mė 1850 nė afėrsisht 12 milionė franga ari
mė 1898, qė eksportoheshin nga skelat shqiptare nė tregjet
evropiane. Atė e tregon gjithashtu lista gjithnjė nė rritje e
artikujve qė importoheshin nga tregjet e huaja, tė cilat vinin
nga jashtė ose nė gjendje tė gatshme (vajguri, sheqer, kafe,
pėlhura, vegla, armė, llamba, sapunė, kinkaleri etj.) ose si
lėndė e parė dhe pėrpunoheshin nga zejtarėt vendas (hekur,
ēelik, plumb, kallaj, zink, lėkurė, stofė etj).
Zhvillimi i tregut tė brendshėm solli si kudo edhe nė Shqipėri
nevojėn e veprimeve mė tė lehta financiare dhe tė lėvizjes mė tė
shpejtė tė mallrave. Nėn ndikimin e kėtyre nevojave, filluan tė
ngrihen dhoma e tregtisė, gjykata tregtare, zyra postare dhe
agjenci lundrimi. Qysh nė vitet 80, Banka Perandorake Osmane
ēeli degė tė saj nė qendrat e katėr vilajeteve, tė cilat nga ana
e tyre krijuan korrespondentė bankarė nė qytetet e tjera tė
vendit. Nė tė njėjtėn kohė u ngritėn nė tė gjitha qendrat e
sanxhakėve dhe tė kazave degė ose arka tė Bankės Bujqėsore
osmane (Ziraat Bankasi), tė cilat kryenin edhe veprime krediti.
Gjithashtu krijuan agjenci nė Shkodėr, nė Durrės e nė Vlorė edhe
disa nga shoqėritė e mėdha tė sigurimeve tė Triestes e tė
Venedikut. Nga 2 shtete tė huaja qė kishin mė 1840 konsullata nė
viset shqiptare (Franca, Anglia), nė fund tė shek. XIX kishin
konsullatat e tyre nė kėto vise 9 shtete (Franca, Anglia,
Austria, Italia, Rusia, Greqia, Serbia, Rumania, Mali i Zi). Qė
nga pjesa e fundit e shek. XIX, nėn presionin e kėrkesave tė
reshperėve shqiptarė, u dukėn edhe hapat e parė nė ndėrtimin e
rrugėve tė komunikacionit, nga tė cilat patėn njė farė interesi
rrugėt e qerreve qė lidhėn Shkodrėn me Lezhėn e Shėngjinin,
Tiranėn me Durrėsin e Kavajėn, Sarandėn dhe Gjirokastrėn me
Janinėn, Manastirin me Korēėn dhe Janinėn, Elbasanin me Kavajėn
e Durrėsin. Gjatė viteve 70 u ndėrtua gjithashtu hekurudha
Selanik-Shkup-Mitrovicė, e cila kalonte pėrmes viseve tė
Kosovės.
Shthurjen gjatė kėsaj periudhe me ritme mė tė shpejta tė
ekonomisė natyrore dhe zhvillimin e mėtejshėm tė tregut tė
brendshėm e tregon mė nė fund ngritja e dyqaneve tregtare dhe e
punishteve zejtare nėpėr fshatrat e vendit. Nė vitet 40 tė tilla
dyqane jashtė qyteteve ishin shumė tė rralla, gjė qė ndodhte
pjesėrisht edhe nga pasiguria qė sundonte nė kėto vise.
Gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX, edhe pse pasiguria nuk u
likuidua plotėsisht, numri i tyre erdhi vazhdimisht duke u
rritur, nė mėnyrė tė veēantė nė ato krahina tė Shqipėrisė sė
Jugut ku ekonomia monetare kishte depėrtuar me ritme mė tė
shpejta se gjetkė. Sipas njoftimeve zyrtare turke, nė vitet 80
kishte jashtė qyteteve: nė kazanė e Korēės me 168 fshatra 1 175
dyqane, nė atė tė Beratit me 175 fshatra 360 dyqane, nė kazanė e
Pėrmetit me 140 fshatra 340 dyqane, nė atė tė Gjirokastrės me 62
fshatra 240 dyqane, nė atė tė Delvinės me 130 fshatra 140
dyqane, nė kazanė e Vlorės me 64 fshatra 45 dyqane, nė atė tė
Tepelenės me 61 fshatra 35 dyqane. Rrjeti i dyqaneve u ngrit,
ndonėse me pėrpjestime mė tė vogla, edhe nė vise tė tjera tė
vendit. Pėr shembull, po atė vit kishte: nė kazanė e Peqinit me
97 fshatra 80 dyqane, nė atė tė Dibrės sė Epėrme me 142 fshatra
76 dyqane, nė kazanė e Dibrės sė Poshtme me 38 fshatra 25
dyqane, nė kazanė e Elbasanit me 97 fshatra 20 dyqane, nė atė tė
Matit me 33 fshatra 15 dyqane, nė atė tė Gramshit me 66 fshatra
5 dyqane etj.
Shtrirja e rrjetit tė tregtisė nė fshat i dha njė shtytje tė
madhe forcimit tė lidhjeve ekonomike midis tregjeve lokale dhe
qyteteve kryesore, njėkohėsisht edhe midis vetė qyteteve
kryesore tė vendit. Me gjithė pengesat qė vinin nga vėshtirėsitė
e komunikacionit dhe nga pasiguria e qarkullimit, qendrat
kryesore ekonomike tė vendit tashmė u lidhėn me njėra-tjetrėn
ose drejtpėrdrejt, ose tėrthorazi, duke u kthyer nė hallka tė
veēanta tė tregut tė brendshėm kombėtar. Si rezultat i kėtij
zhvillimi, gjatė kėsaj periudhe u formua bashkėsia e jetesės
ekonomike nė viset shqiptare.
#Post#: 251--------------------------------------------------
Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:13 am
---------------------------------------------------------
Punishtet manifakturore dhe fabrikat e para
Zhvillimi i ekonomisė monetare dhe shthurja e disiplinės
esnafore i dhanė njė shtytje shtimit tė prodhimit tė punishteve
zejtare. Ky proces pushtoi sidomos punishtet zejtare tė
kėpucėve, tė opingave, tė lėkurėve, tė shajakėve, tė qilimave,
tė armėve, tė argjendarisė, tė qėndistarisė etj. Rreth mesit tė
shek. XIX nė Shkodėr, Prizren, Berat, Elbasan, Korēė e gjetkė
kishte mjaft punishte ku punonin 5 deri 10 krahė pune, madje nė
disa prej tyre deri nė 15 krahė pune. Nė kėto punishte procesi i
prodhimit vijoi tė kryhej, si edhe mė parė, me po ato vegla
dore, por tani mori njė pėrmbajtje tė re social-ekonomike. Si
trajtimi i krahėve tė punės, ashtu dhe shitja e prodhimeve tė
tyre, nuk vareshin mė nga disiplina esnafore, por nga ligjet e
tregut tė lirė. Kallfa dhe ēiraku i djeshėm u kthyen nė njė
shitės tė "lirė" tė krahut tė tyre tė punės, kurse mjeshtri
zejtar nė njė pronar i plotė i mjeteve tė prodhimit. Si
rrjedhim, pas viteve 40 nė gjirin e punishteve tė mėdha zejtare
filluan tė lindnin, ku mė parė e ku mė pas, elementet e para tė
marrėdhėnieve tė ekonomisė sė tregut.
Por nė punishtet e mėdha zejtare tė kėsaj periudhe mbeti pėr
disa kohė nė fuqi ndarja e mėparshme e punės. Procesi i
kooperimit tė thjeshtė hyri me vėshtirėsi nė gjirin e tyre.
Megjithatė, nėn nxitjen e konkurrencės sė lirė, qė u zhvillua
gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX, qoftė midis prodhimeve tė
zejtarėve lokalė, qoftė midis tyre dhe prodhimeve evropiane, nga
radhėt e borgjezisė tregtare dolėn nisma pėr tė ngritur punishte
manifakturore me njė bazė teknike mė tė pėrparuar se ajo e
punishteve zejtare. Filluan tė duken makineritė e para tė sjella
nga jashtė pėr punimin e lėndės sė parė vendase. Nga vitet 70 tė
shek. XIX lindėn elementet e para tė industrisė me motor, u
ngritėn ndėrmarrjet industriale tė mekanizuara (fabrikat), qė
punonin me fuqi motorike. Por kėto ndėrmarrje kishin mė shumė
pamjen e punishteve tė zgjeruara me disa makina. Tė tilla qenė
pėr shembull flandrat pėr pėrpunimin dhe endjen e mėndafshit, qė
tregtari shkodran Filip Parruca solli qysh nė vitin 1860 nga
Italia, filatura mekanike me avull qė sollėn nga jashtė
afėrsisht nė atė kohė vėllezėrit Bianki nė Shkodėr, makinat e
dorės pėr pėrpunimin e gajtanėve ose ēarqet pėr prodhimin e
shiritave, qė disa pronarė punishtesh sollėn gjithashtu nga
jashtė pak vite mė vonė. Por ndėrmarrjet mė tė rėndėsishme tė
industrisė nė Shkodėr ishin fabrika e sapunit (e ndėrtuar nga
Stefan Bianki dhe Engjėll ēoba, e cila prodhonte afėr 180 tonė
sapun nė vit), fabrika e makaronave, ajo e brezave, e tisazhit,
e cigareve (ku punonin mbi 100 punėtore), fabrika e tullave,
mullinjtė e blojes me fuqi motorike, shtypshkronja, fabrika e
uthullės dhe e verės, njė kantier i vogėl pėr ndėrtimin e
riparimin e barkave, furra moderne Hofman etj. Nė Ulqin ishin
ngritur kantieret e ndėrtimit tė anijeve, nė njėrin prej tė
cilėve punonin deri nė 50 punėtorė.
Nė qendrat e tjera tė vendit lindėn gjithashtu ndėrmarrjet e
para industriale pėr pėrpunimin e artikujve tė konsumit, si
fabrika mielli, vaji, sapuni, tė pėlhurave, tė cigareve, tė
lėkurės, tė tisazhit etj. Mė 1870 u ndėrtuan nė Korēė dy furra
moderne pėr prodhimin e gėlqeres, njė mulli drithi me kapacitet
bluarjeje 150 kv nė 24 orė, njė fabrikė miellit etj. Nė fundin e
shek. XIX u ndėrtuan nė Prishtinė dy fabrika mielli dhe disa
mullinj me motorė, ndėrsa nė viset e tjera tė vilajetit tė
Kosovės u ngritėn njė fabrikė sapuni, njė sharrė mekanike pėr
pėrpunimin e drurit (me kapital shqiptaro-gjerman), fabrika e
birrės, e miellit, e tullave dhe e tjegullave; nė Tetovė ishte
ngritur fabrika e gajtanit, 15 punishte pėr prodhimin e
pėlhurave dhe fabrika e miellit (e ndėrtuar nga njė firmė
hungareze); nė Prizren dhe nė Plevlje kishte dy fabrika tė tjera
gajtani. Nė Durrės ishte ngritur njė sharrė mekanike (qė i
pėrkiste njė shoqėrie franceze) dhe disa mullinj me fuqi
motorike; nė Vlorė ishte ngritur industria nxjerrėse e bitumit
tė Selenicės, kriporja, njė poēeri (ku punonin mė shumė se 100
punėtorė), disa fabrika tė kohės pėr prodhimin e vajit; nė
Elbasan ishin ndėrtuar dy presa moderne dhe njė makinė
hidraulike pėr prodhimin e vajit, njė fabrikė sapuni, fabrika e
duhanit dhe ajo e miellit; nė Gjirokastėr ishte ngritur fabrika
e pėrpunimit tė lėkurės; nė Kavajė kishte kripore, punishte tė
qeramikės, dy mullinj me fuqi motorike; nė Prevezė u ngrit njė
fabrikė sapuni etj.
Gjatė kėsaj periudhe u dukėn edhe investimet e huaja, tė cilat u
kufizuan vetėm nė sferėn e shfrytėzimit tė minierave dhe tė
pyjeve. Qysh mė 1875 Shoqėria angleze "Mejers" (Mayers) mori pėr
shfrytėzim minierat e serės nė Selenicė; mė pas (mė 1891) kėtė
koncesion e mori nga Shoqėria "Mejers", njė shoqėri frėnge, e
formuar nė Paris posaēėrisht pėr shfrytėzimin e kėsaj miniere
(SociĆƒ©tĆƒ© des bitumes de Selenitza). Mė 1904
Shoqėria italiane "Firpo e Berberis" mori pėr shfrytėzim pyjet e
Thumanės afėr Durrėsit dhe solli kėtu sharra mekanike moderne.
Mė 1910 Shoqėria tjetėr italiane "Vismara" filloi, gjithashtu,
me anėn e sharrave moderne shfrytėzimin e pyjeve tė Mirditės. Nė
vitet e fundit tė sundimit osman u ngritėn nga investitorė tė
huaj njė fabrikė makaronash nė Shkodėr, njė fabrikė vaji nė
Vlorė etj.
Ngritja e fabrikave, sado qė u krye me ritme tė ngadalshme,
tregonte se Shqipėria kishte hyrė nė rrugėn e lindjes sė
ndėrmarrjeve kapitaliste. Megjithėse me njė teknikė mė tė
pėrparuar, tė gjitha kėto fabrika kishin pa pėrjashtim njė
kapacitet tė vogėl prodhimi dhe secila kishte njė numėr tė
kufizuar punėtorėsh, madje disa prej tyre mė pak se punishtet e
mėdha zejtare. Pesha e prodhimit tė tyre industrial, sė bashku
me atė tė punishteve manifakturore, zinte njė vend fare tė
parėndėsishėm kundrejt prodhimit qė dilte nga duart e zejtarėve
tė vegjėl, tė cilėt mbushnin si edhe mė parė tregjet lokale tė
vendit. Veē kėsaj, megjithėse borgjezia reshpere zotėronte fonde
monetare tė mėdha dhe ndonėse kishte njė treg tė lirė krahėsh
pune, as fabrikat e reja, as punishtet manifakturore nuk e
rritėn mė tej prodhimin dhe nuk u kthyen nė industri moderne.
Pėr mė tepėr, disa prej tyre e pushuan pas disa kohėsh
veprimtarinė ekonomike. Arsyeja kryesore e zhvillimit shumė tė
ulėt tė prodhimit industrial kapitalist nė Shqipėri qe varfėrimi
me ritme shumė tė shpejta qė i shkaktuan tregut tė brendshėm,
nga njėra anė sistemi fiskal parazitar i sunduesit osman, nga
ana tjetėr vėrshimi i pandalshėm i mallrave tė huaja tė vendeve
tė zhvilluara tė Evropės.
ēdo vit me miliona groshė mblidheshin nė formė taksash nga
Shqipėria dhe merrnin rrugėn e Stambollit, ndėrsa nė vend
shpenzoheshin shuma tepėr tė pakėta vetėm pėr mbajtjen e
administratės shtetėrore. Kėshtu, pėr shembull, nė vitin 1888,
sipas tė dhėnave tė salnamesė osmane pėr vilajetin e Manastirit,
nga tre sanxhakėt shqiptarė tė kėtij vilajeti (sanxhakėt e
Korēės, tė Elbasanit dhe tė Dibrės) shuma e taksave tė vjela
ishte 13,8 milionė groshė, kurse pjesa e shpenzuar nė vend vetėm
3,7 milionė groshė. Po kėshtu ndodhte edhe nė viset e tjera.
Sipas salnamesė turke pėr vilajetin e Janinės, nė vitin 1900 nė
sanxhakėt e Gjirokastrės, tė Beratit e tė Prevezės u grumbulluan
atė vit 16,4 milionė groshė dhe u shpenzuan nė vend vetėm 2,7
milionė groshė. Kjo grabitje e vazhdueshme, e cila bėhej nė
kurriz tė shtresave tė gjera tė popullsisė, qė ishin pothuajse
tė vetmit kontribuesė tė buxhetit turk dhe konsumatorė kryesorė
tė prodhimeve industriale, solli si pasojė dobėsimin e
vazhdueshėm tė tregut tė brendshėm shqiptar.
Faktori tjetėr qė shpuri nė dobėsimin e tregut tė brendshėm
shqiptar ishte konkurrenca e mallrave evropiane, tė cilat nė
bazė tė kapitulacioneve hynin nė Shqipėri me njė tagėr tepėr tė
ulėt doganor. Si rrjedhim i kėtyre faktorėve, prodhimi i
punishteve zejtare e manifakturore lokale, duke mos qenė nė
gjendje t'i bėnte ballė konkurrencės sė prodhimeve industriale
tė huaja, hyri nė njė krizė tė rėndė, e cila e ēoi nė njė rėnie
tė vazhdueshme. Goditjen e parė e pėsuan prodhimet e tekstileve,
siē qenė tekstilet e linjta, tė leshta dhe tė mėndafshta. Me
vėrshimin e mallrave tė huaja, eksportimi i kėtyre prodhimeve
nga Shqipėria u ndėrpre, madje kėto prodhime filluan tė mos
gjenin treg as brenda vendit. Si pasojė, filandrat dhe
makineritė, qė u sollėn nė vitet 60-80 nė Shkodėr, nė Korēė e nė
Berat pėr prodhimin e tekstileve tė leshta e tė mėndafshta
filluan tė mbylleshin njėra pas tjetrės. Nė fillim tė shek. XX
jetonte ende prodhimi i vogėl i grave shtėpiake (shajaku nė
Korēė e nė Berat, mėndafshi nė Tiranė e nė Shkodėr), por edhe
kėtu ky prodhim ishte nė rėnie tė plotė. Pėr tė njėjtat arsye,
rėnia qė ishte shfaqur qysh mė parė nė prodhimin e armėve tė
zjarrit (pushkė, kobure, fishekė) tani u thellua mė tej. Pas
mesit tė shek. XIX zejtarėt armėtarė, qė mbushnin ende pazaret e
Shkodrės, tė Prizrenit dhe tė Elbasanit nuk i prodhonin mė tė
gjitha pjesėt e armėve. Disa prej tyre, siē qenė pėr shembull
tytat e pushkėve e tė kobureve, filluan t'i sillnin nga jashtė.
Por edhe kjo nuk vijoi gjatė. Me vėrshimin nė Shqipėri tė armėve
martina, mė tė lira dhe mė moderne, prodhimi vendas i pushkėve e
i kobureve, me gjithė traditat e lashta, ra pėrfundimisht,
derisa u zhduk fare gjatė ēerekut tė fundit tė shek. XIX. Gjatė
kėsaj periudhe filloi tė binte edhe zejtaria e tabakėve, e cila
gjithashtu nuk qe mė nė gjendje t'i konkurronte nga ēmimi
lėkurėt e regjura nė fabrikat moderne evropiane. Kėtė fat pėsuan
edhe degė tė tjera, siē qenė zejtaritė e argjendarėve, tė
remtarėve, tė drugdhendėsve etj.
Nga ana tjetėr, me vėrshimin e mallrave tė huaja dhe me rrėnimin
e punishteve tė vendit, u pėrmbys raporti qė ekzistonte mė parė
nė bilancin e tregtisė sė jashtme tė viseve shqiptare.
Gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX vėllimi i mallrave tė
importuara nga tregjet evropiane erdhi duke u rritur. Nė listat
e tyre tani bėnin pjesė edhe artikuj tė cilėt mė parė
prodhoheshin nga zejtarėt shqiptarė, madje edhe artikuj tė cilėt
mė parė figuronin nė listat e mallrave qė eksportonte Shqipėria
(fije mėndafshi, fije pambuku, stofra tė leshta, pėlhura
mėndafshi, enė shtėpiake, lėkurė tė punuara, shuall e kėpucė,
armė e barut, brava e gozhdė, feste e breza, kazma e lopata
etj.). Pėr mė tepėr, nė listėn e mallrave qė tani eksportoheshin
nuk figuronin mė si dikur artikuj tė pėrpunuar dhe aq mė pak
mallra tė gatshme, por vetėm bagėti tė imėta e tė trasha, shumė
pak prodhime bujqėsore dhe kryesisht lėndė tė para nė gjendje
natyrore (lesh, lėkurė, duhan, ullinj, dyllė i papunuar etj.).
Diferenca midis importimeve dhe eksportimeve erdhi kėshtu
vazhdimisht duke u rritur. Nė fund tė shek. XIX vlefta e
mallrave tė importuara nga skelat bregdetare ishte tri herė mė e
madhe se ajo e mallrave tė eksportuara (mė 1898 nga skelat e
Shqipėrisė u importuan mallra me njė vleftė prej 34 milionė
franga ari, kurse vlefta e mallrave tė eksportuara ishte rreth
12 milionė franga ari). Ky deficit i theksuar qė vazhdoi me
dhjetėra vjet e varfėroi edhe mė shumė pasurinė monetare tė
vendit. Shterrimin e plotė tė kėsaj pasurie e frenuan deri nė
njė farė shkalle vetėm dėrgesat periodike valutore tė
kurbetlinjve (emigrantėve) shqiptarė, qė punonin nė vise tė
huaja dhe qė i kishin lėnė familjet nė Shqipėri.
Karakteri parazitar i administratės osmane dhe konkurrenca
tregtare e shteteve evropiane, duke varfėruar sistematikisht
pasurinė monetare vendase, e dobėsuan thellėsisht fuqinė blerėse
tė masave popullore dhe krijuan kėshtu njė situatė mbytėse pėr
zhvillimin e industrisė kombėtare shqiptare. Pėr kėtė arsye
trojet shqiptare mbetėn deri nė fund tė sundimit osman pa asnjė
industri tė zhvilluar.
Mė 1912 nė trojet e trungut etnik shqiptar kishte, pėrveē
punishteve manifakturore, shumė pak fabrika tė vogla me motorė:
Mullinj drithi
. 26 njėsi
Fabrika vaji
... 4 "
Fabrika sapuni
.. 2 "
Fabrika lėkurėsh
... 2 "
Fabrikė tisazhi
.. 1 "
Fabrika cigaresh
... 2 "
Fabrikė makaronash
. 1 "
Shtypshkronja
... 5 "
Sharra mekanike
... 7 "
50 "
Tė gjitha kėto fabrika kishin pa pėrjashtim njė kapacitet shumė
tė kufizuar prodhimi. Numri i punėtorėve tė kėtyre njėsive ishte
gjithashtu fare i vogėl. Nė secilėn prej tyre punonin 3-15
punėtorė dhe fare rrallė mbi 16 punėtorė, kurse numri i tyre i
pėrgjithshėm llogaritej nė disa qindra punėtorė. Si pėrfundim,
marrėdhėniet karakteristike pėr ekonominė e tregut nė u dukėn
Shqipėri jo aq nė rritjen e ndėrmarrjeve moderne kapitaliste,
por kryesisht nė veprimin e ligjeve tė ekonomisė sė tregut.
#Post#: 252--------------------------------------------------
Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:14 am
---------------------------------------------------------
Struktura shoqėrore e qyteteve
Ekonomia e re e tregut, qė lindi nė Shqipėri gjatė shek. XIX
solli ndryshime nė strukturėn shoqėrore tė qyteteve. Por pėr
shkak tė ruajtjes sė strukturės shtetėrore feudale tė
Perandorisė Osmane, e cila qėndronte nė fuqi vetėm nė saje tė
dhunės, qytetet shqiptare nuk u ēliruan dot nga zgjedha e
shtresės sė vjetėr feudale sunduese. Pėrfaqėsuesit kryesorė tė
saj, funksionarėt e lartė tė administratės shtetėrore, shtresat
e sipėrme tė klerit islamik dhe feudalėt e fuqishėm derebej, tė
shkėputur si edhe mė parė nga sfera e prodhimit, vijuan tė
grabisnin popullsinė dhe arkėn e shtetit me anėn e dhunės, tė
arbitraritetit, tė mashtrimit dhe tė spekulimeve. Pėr kėtė arsye
ata nuk ishin aspak tė interesuar pėr ta ndryshuar strukturėn
ekonomike, shoqėrore e politike tė Perandorisė Osmane. Nė
kushtet e reja tė krijuara nga veprimi i ligjeve ekonomike
kapitaliste, karakteri parazitar i tyre u bė mė i theksuar.
Nga pjesėtarėt e klasės sė vjetėr sunduese qenė prekur vetėm
krerėt e feudalizuar tė esnafeve, tė cilėt, me heqjen e
monopolit esnafor, humbėn bazėn e tyre ekonomike, si rrjedhim
burimin e pushtetit tė tyre tė dikurshėm. Deri nė vitet 60 ata
vazhduan tė bėnin pjesė nė shtresat e larta tė popullsisė
qytetare, vetėm pėr hir tė traditės shekullore ose pėrkrahjes
politike qė Porta e Lartė u detyrua t'u jepte pėr tė shuar
trazirat e shkaktuara prej tyre.
Borgjezia tregtare, sidomos reshperėt e mėdhenj, me rritjen e
mėtejshme tė tregtisė grosiste, u fuqizuan mė shumė. Me krizėn
qė shkaktoi ndėr prodhuesit shqiptarė vėrshimi i mallrave tė
huaja, edhe burimi tjetėr i fitimit tė tyre, fajdeja, erdhi
gjithashtu duke u rritur (nė vitet 80 nė tregun e Shkodrės
fajdeja kapte normalisht 50-60%). Nė qytetet e pajisura me
garnizone ushtarake reshperėt nxorėn fitime tė mėdha edhe nga
kontratat pėr furnizimin e ushtrisė me ushqime, veshmbathje e
pajime tė ndryshme. Nė tregjet kryesore tė vendit ata futėn nėn
varėsinė e tyre shumė nga zejtarėt e vegjėl dhe nga gratė
shtėpiake, tė cilat tani pėrpunonin lėndėn e parė vendase tė
grumbulluar prej reshperėve dhe tė destinuar pėr eksport (lesh,
lėkurė, mėndafsh, bimė, fruta etj.). Reshperėt u pajisėn me
anije lundrimi (12 anije deri mė 1912) dhe pėrqendruan nė duart
e tyre kapitale tregtare e monetare tė mėdha. Por kjo pjesė e
borgjezisė, nė kushtet e arbitraritetit tė administratės osmane
dhe tė zhvillimit tė dobėt tė tregtisė, nuk arriti tė kalonte
kapitalet e saj nga sfera e qarkullimit nė atė tė prodhimit,
mbeti e lidhur deri nė fund tė sundimit osman me veprimtarinė
tregtare e kamatare, duke i akorduar kredi edhe vetė financės
shtetėrore lokale. Veē kėsaj, me hyrjen gjithnjė e mė shumė tė
tokės nė sferėn e qarkullimit tė mallrave, njė pjesė e
tregtarėve u bėnė njėkohėsisht pronarė ēifligjesh, duke u kthyer
kėshtu nė njė borgjezi reshpero-ēifligare.
Forca e re shoqėrore qė lindi nė kėtė kohė, borgjezia
industriale, pėr shkak tė klimės mbytėse qė sundoi pėr
zhvillimin e ekonomisė sė tregut, sidomos pas viteve 70, pati
deri nė fund tė sundimit osman njė peshė tė parėndėsishme.
Me zhvillimin e ekonomisė sė tregut filloi tė shfaqej nė viset
shqiptare edhe njė shtresė tjetėr shoqėrore, punėtorėt,
bėrthamėn e sė cilės e pėrbėnin mėditėsit e thjeshtė qė punonin
nė fabrikat, minierat, kriporet, anijet, sharrat dhe punishtet e
ndryshme. Por nė radhėt e kėsaj shtrese shoqėrore hynin edhe
prodhuesit e tjerė tė qytetit, siē ishin kallfėt, ēirakėt,
shegertėt, muratorėt, qiraxhinjtė, hamejtė, druvarėt, prodhuesit
e vegjėl tė pazarit e tė shtėpisė qė punonin pėr reshperėt e
mėdhenj dhe, sė bashku me ta, shtresa e tė papunėve. Punėtorėt e
tė gjitha kategorive punonin pa pėrjashtim deri 14 orė nė ditė
dhe merrnin njė pagė shumė tė ulėt, qė shpesh jepej nė formėn e
qesimit. Deri nė fund tė sundimit osman nuk doli asnjė
legjislacion qė tė mbronte tė drejtat mė elementare tė
punėtorėve.
Me gjithė pasojat qė pati pėr prodhimim e vogėl vėrshimi i
mallrave tė huaja, masėn dėrrmuese tė popullsisė sė qyteteve e
formonin, si edhe mė parė, zejtarėt e tregtarėt e vegjėl. Edhe
pse disa nga zejtaritė e vjetra u zhdukėn nga pazaret e qyteteve
ose ishin nė rėnie tė plotė, forcimi i vazhdueshėm i lidhjeve tė
fshatit me qytetin u dha mundėsi zejtarėve qė merreshin me
veshmbathjet fshatare t'i shpėtonin rrėnimit ekonomik (zejtarėt
qė prodhonin tirqe, shallvare, poture, kallca, opinga, breza,
qeleshe etj.). Veē kėsaj, nė disa degė tė prodhimit zejtar
artikujt evropianė nuk arritėn ta konkurronin prodhimin vendas,
i cili shitej mė lirė se prodhimi i huaj (prodhimet e remtarėve,
tė farkėtarėve, tė poēarėve, tė saraēėve, tė kėpucėtarėve etj.).
Mė nė fund, rritja e kėrkesave tė vetė popullsisė qytetare solli
nė disa fusha shtimin e numrit tė zejtarėve (rrobaqepės,
marangozė, furrxhinj, sheqerxhinj, sahatēinj etj.). Zhvillimi i
tregut tė brendshėm, vėrshimi i mallrave tė huaja dhe zhvillimi
i jetės qytetare sollėn nga ana e tyre rritjen e mėtejshme tė
dyqaneve tė tregtarėve tė vegjėl dhe tė lokaleve tė shėrbimit
social (hotele, hane, restorante, pijetore etj.). Por rritja e
numrit tė zejtarėve tė vegjėl nuk tregonte aspak lulėzimin e
tyre ekonomik. Sikurse shėnonte njė udhėtar i huaj, qė kaloi nė
Shqipėri mė 1910, shumica e zejtarėve ishte e zhytur nė varfėri
tė thellė dhe qėndronte nė dyqanet e veta vetėm sepse nuk gjente
punė tjetėr.
Megjithėse ekonomia feudale ishte shthurur, sundimtari osman
vijonte ta ruante tė paprekur sistemin politik e shtetėror
feudal. Ndėrsa zhvillimi ekonomik e shoqėror i vendit kėrkonte
shkėputjen e viseve shqiptare nga grabitja sistematike e huaj,
sundimtari osman pėrpiqej ta forconte mė tej shtypjen e vet
shekullore nė Shqipėri.
#Post#: 253--------------------------------------------------
Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:14 am
---------------------------------------------------------
3. DEPĖRTIMI I EKONOMISĖ SĖ TREGUT NĖ FSHAT
Rritja dhe copėzimi i pronės ēifligare
Nė fillim tė viteve 40 timari feudal turk zyrtarisht nuk
ekzistonte mė nė Perandorinė Osmane. Ai ishte suprimuar me ligj
nga Porta e Lartė qysh nė vitin 1834. Nė tė vėrtetė, timari
ishte zhdukur nga tokat mė pjellore tė viseve shqiptare, tė
cilat kishin hyrė nė sistemin e ēifligut, pėrpara se tė hiqej
zyrtarisht. Timari qėndronte ende vetėm nė fshatrat me toka buke
tė pakėta, por edhe kėtu zotėruesit e tyre, spahinjtė, nė
shumicėn e rasteve ishin kthyer prej kohėsh nė feudalė-derebej.
Si tė tillė ata i ruanin pozitat sunduese vetėm nė saje tė
pėrkrahjes qė u detyrua t'u jepte sulltani me anėn e sistemit tė
"harxheve". Sipas kėtij sistemi, feudalėt spahinj gėzonin tė
drejtėn nė kohė lufte tė rekrutonin kundrejt "harxheve"
(shpėrblimeve) mercenarė pėr nė luftė dhe nė kohė paqeje tė
vilnin, kundrejt njė shume tė caktuar, taksat shtetėrore brenda
timarit tė tyre.
Megjithatė, pas vitit 1834 spahinjtė nuk u ngjanin atyre tė
shekujve tė kaluar, pasi tani nuk e gėzonin tesarrufin
(zotėrimin) mbi tokat e fshatarit. Si rrjedhim ata e kishin
humbur zotėrimin feudal mbi tokėn. Por edhe pse e humbėn
tesarrufin, spahinjtė derebej, duke u mbėshtetur nė forcat e
tyre tė armatosura dhe nė pėrkrahjen e Portės sė Lartė, vijuan
tė ushtronin pushtet mbi fshatarėt e zonės sė tyre.
Pėr tė njėjtat arsye Porta e Lartė nuk preku as bajraktarėt e
krahinave malore tė veriut. Ata vijuan tė gėzonin si nė kohė
lufte, ashtu edhe nė kohė paqeje po ato detyra dhe po ato tė
drejta qė kishin pasur gjatė shekullit tė kaluar. Megjithatė, nė
viset malore tė Veriut, pėr shkak tė mbeturinave ende tė gjalla
tė normave fisnore, dhuna dhe arbitrariteti i bajraktarėve nuk
morėn pėrpjesėtime aq tė mėdha, sa ato tė derebejve nė viset e
tjera tė vendit.
Me heqjen e sistemit tė timarit dhe me njohjen zyrtarisht tė
pronėsisė private mbi tokėn, pronėsia ēifligare u njoh
ligjėrisht nga shteti osman. Bejlerėt ēifligarė fituan tė
drejtėn jo vetėm ta administronin, por edhe ta zgjeronin lirisht
pronėn e tyre, e cila pėr mė tepėr hyri nėn mbrojtjen e
dretpėrdrejtė tė Perandorisė Osmane. Madje Porta e Lartė,
shumicėn e ēifligjeve qė ua kishte konfiskuar dikur feudalėve tė
dėnuar si kryengritės, nė radhė tė parė Ali pashė Tepelenės,
Ibrahim pashė Vėrlacit, Ibrahim bej Alltunit, Osman bej
Kryekuqit, i shpalli pronėsi private shtetėrore, duke e kthyer
kėshtu vetė Perandorinė Osmane nė njė pronare tė madhe
ēifligare. Tė drejtėn e pronėsisė e fituan edhe institucionet
fetare islamike e tė krishtera. Si rrjedhim, me likuidimin e
pronėsisė feudale-ushtarake, ajo feudale-ēifligare u bė forma
kryesore e pronėsisė tokėsore, mbi tė cilėn tani mbėshtetej
shteti feudal turk.
Nė vitet 40 ēifligjet kapnin nė viset e katėr vilajeteve rreth
700 mijė hektarė ose rreth 55 pėr qind tė tokave tė punueshme.
Por shpėrndarja e tyre nuk ishte e njėjtė kudo. Nė krahinat e
vilajetit tė Janinės ēifligjet zinin rreth 70 pėr qind tė tokave
tė punueshme, nė viset e vilajetit tė Shkodrės rreth 60 pėr
qind, nė tė Manastirit rreth 52 pėr qind dhe nė viset e Kosovės
rreth 40 pėr qind.
Pronėsia ēifligare nuk ishte rritur njėsoj as brenda secilit
vilajet. Ajo ishte shtrirė kryesisht nė viset fushore, aty ku
ndodhej pjesa mė e madhe e tokave tė punueshme. Nga tė dhėnat
pėr ejaletin e Janinės del, se mė 1850 nė rrethet e sotme tė
Fierit dhe tė Lushnjės tė gjitha fshatrat pa pėrjashtim (184
fshatra) ishin kthyer nė ēifligje. Nė disa vise tė tjera tė
ejaletit, si nė rrethin e Pogonit, pronėsia ēifligare zinte 93
pėr qind tė fshatrave, nė atė tė Paramithisė 91 pėr qind, nė atė
tė Filatit 64 pėr qind, nė kazanė e Delvinės 58 pėr qind, nė atė
tė Gjirokastrės 35 pėr qind, nė atė tė Vlorės 29 pėr qind, nė
krahinėn e Mallakastrės 20 pėr qind, nė kazanė e Pėrmetit 12 pėr
qind, kurse nė kazanė e Tepelenės 9 pėr qind. Brenda ejaletit tė
Janinės kishte gjithashtu vise, siē ishte kazaja e Skraparit dhe
ajo e Tomoricės me 43 fshatra, tė cilat nuk e njihnin fare
institucionin e ēifligut.
Shumica dėrrmuese e pronės ēifligare, rreth 76 pėr qind e
sipėrfaqes sė saj, ishte nė pronėsi private tė bejlerėve
feudalė, mjaft nga tė cilėt e kishin grumbulluar me grabitje
gjatė dyqind vjetėve tė kaluar. Gjatė viteve 40 ajo ndodhej e
pėrqendruar ende nė duart e pak familjeve feudale, qė tė gjitha
me origjinė shqiptare. Disa prej tyre zotėronin sipėrfaqe tė
mėdha jo vetėm nė viset shqiptare, por edhe nė krahinat e tjera
tė Turqisė Evropiane: p.sh., familja e Skyfterajve tė Libohovės
zotėronte rreth 28 000 ha tokė nė Toskėri, nė ēamėri e nė
Thesali, kurse ajo e Begollajve tė Pejės rreth 22 mijė ha nė
Kosovė, nė Bosnjė e nė Serbi. Pronarė tė mėdhenj feudalė, tė
cilėt zotėronin ēifligje nė viset shqiptare, ishin Kokatėt e
Delvinės (rreth 18 000 ha), Gjinollėt e Prishtinės (rreth 16 000
ha), Toptanėt e Tiranės (rreth 15 000 ha), Dėrrallat e Tetovės
(rreth 12 000 ha), Rrotullat e Prizrenit (rreth 10 000 ha),
Bushatllinjtė e Shkodrės (rreth 8 500 ha), Okllapajt e Gjilanit
(rreth 8 000 ha), Alizotėt e Gjirokastrės (rreth 7 500 ha) etj.
Pas bejlerėve feudalė, vendin e dytė si pronar latifondist e
zinte vetė shteti osman, i cili zotėronte rreth 20 pėr qind tė
pronės ēifligare. Pjesa dėrrmuese e ēifligjeve shtetėrore, rreth
105 000 ha (afėrsisht 75 pėr qind e sipėrfaqes sė tyre), ndodhej
nė vilajetin e Janinės, kurse pjesa tjetėr ishte e shpėrndarė nė
vilajetet e Manastirit, tė Shkodrės dhe tė Kosovės.
Institucionet fetare myslimane, tė cilat zinin vendin e tretė,
zotėronin rreth 4 pėr qind tė sipėrfaqes sė pėrgjithshme
ēifligare. Afėrsisht gjysma e tyre ndodhej nė vilajetin e
Janinės, kurse nė vilajetet e tjera ēifligjet vakėfore ishin
shumė tė copėzuara.
U rritėn edhe zotėrimet tokėsore tė kishave ortodokse e
katolike. Nė vitet 60-70 tė shek. XIX 23 kisha e manastire
zotėronin rreth 1 300 ha tokė tė punueshme dhe pyje.
Me gjithė shtrirjen e madhe tė pronėsisė ēifligare numri i
bujqve tė vendosur nėpėr ēifligje ishte i vogėl nė krahasim me
mundėsitė e shfrytėzimit tė saj. Nė tė vėrtetė, ndėrsa ēifligjet
zinin rreth 55 pėr qind tė tokave tė punueshme, nė kėto toka
punonin rreth 25 pėr qind tė familjeve fshatare. Mė shumė se 2/3
e tokave ēifligare ishin lėnė djerr. Kėshtu nė fushėn e Myzeqesė
nė 184 fshatra qenė vendosur vetėm 2 616 familje bujqish
ēifēinj.
Me pėrfshirjen e tokės nė sferėn e qarkullimit tė mallrave,
vlefta e saj si burim tė ardhurash pėr pronarin erdhi
vazhdimisht duke u rritur. Kjo pati pasoja tė thella nė fushėn e
pronėsisė tokėsore.
Te bejlerėt ēifligarė, tė cilėt nuk iu pėrshtatėn kushteve tė
reja qė u krijuan me zhvillimin e ekonomisė monetare, pėrfshirja
e tokės nė sferėn e tregtisė solli copėzimin e saj nė duart e
trashėgimtarėve tė ndryshėm dhe pastaj shitjen e saj
pjesė-pjesė. Ky proces, i cili vijoi deri nė fund tė sundimit
osman, dobėsoi, si pronarė ēifligarė, mjaft nga familjet e
vjetra feudale tė vendit, siē ishin Kokatėt, Skyfterajt,
Alizotėt, Delvinajt, Toptanėt, Bushatllinjtė etj.?
Pėrkundrazi, familjet feudale, tė cilat u lidhėn me ekonominė
ēifligare, i pushtoi lakmia pėr tė shtėnė nė dorė toka
bujqėsore. Si rrjedhim, ēifligjet e tyre u rritėn me ritme tė
shpejta. Kjo rritje u bė me rrugė tė ndryshme. Njėra prej tyre
ishte rruga e vjetėr e pėrvetėsimit tė tokave shtetėrore
"vakante", siē quheshin tokat e mbetura prej kohėsh tė
papunuara. Kjo ndodhi sidomos nė fushat e Shqipėrisė sė Ulėt, ku
tė ashtuquajturat toka vakante zinin sipėrfaqe tė mėdha. Me anėn
e ryshfeteve mjaft pronarė tė rinj siguruan pa ndonjė
vėshtirėsi, nga administrata e korruptuar osmane, tapitė
pėrkatėse, duke u kthyer kėshtu nė pronarė tė kėtyre tokave.??
Rrugė tjetėr e rritjes sė pronės ēifligare ishte shtėnia nė dorė
e tokave tė fshatarėve tė vegjėl nga ana e bejlerėve tė pasur.
Kjo mėnyrė, e cila ishte zbatuar edhe mė parė, gjatė gjysmės sė
dytė tė shek. XIX mori njė pėrhapje mė tė madhe. Shumė fshatarė
tė vegjėl i humbėn tokat e tyre ngase i shitėn pėr tė shlyer
borxhet e rėnda ose u konfiskuan me anė gjyqi nga kreditorėt.
Ata qė pėrfituan mė shumė nga shitja e kėtyre qenė jo vetėm
bejlerėt e mėdhenj (Toptanėt, Vrionėt, Vlorajt, Vėrlacėt,
Biēakēinjtė), por edhe mjaft bejlerė tė dorės sė dytė, tė cilėt
me kėtė mėnyrė u kthyen nė pronarė tė mėdhenj (Vokopolat,
Bonotėt, Hamzarajt, Resulajt etj.).
Prirja pėr tė grabitur tokat pushtoi edhe feudalėt derebej.
Zakonisht, pasi vinin njėrėn kėmbė nė njė fshat, bejlerėt
derebej e vijonin dhunėn pėrpara syve tė administratės
shtetėrore derisa e kthenin fshatin nė ēiflig, duke u kthyer
kėshtu dhe ata vetė nė pronarė ēifligarė. Me anėn e kėtij
sistemi pronėsia ēifligare u shtri jo vetėm nė viset e ulėta,
por edhe nė krahinat e brendshme, si nė rrethet e Korēės, tė
Kolonjės, tė Dibrės, tė Matit, tė Kukėsit etj., ku mė parė kjo
pronėsi njihej pak ose nuk njihej fare.
Bejlerėt ēifligarė i rritėn pronat e tyre duke blerė gjithashtu
ēifligjet qė vinin nė shitje feudalėt e ndryshėm. Veē kėsaj,
bejlerėt ēifligarė pėrfituan edhe nė kurriz tė ēifligjeve
shtetėrore, tė cilat Porta e Lartė i vinte nė shitje sa herė
ndodhej nė vėshtirėsi financiare, sidomos ēifligjet qė
ndodheshin tė shpėrndara andej-kėtej si ishuj tė rrethuar nga
fshatra tė lira. Tė tilla ishin kryesisht ēifligjet shtetėrore
tė kazave tė Delvinės, tė Pėrmetit, tė Mallakastrės, tė
Tepelenės, tė Korēės, tė Lezhės, tė Shkodrės, tė cilat nė pjesėn
e tyre mė tė madhe fundi i sundimit turk i gjeti ēifligje
private. ēifligjet private u rritėn edhe nė kurriz tė ēifligjeve
sulltanore me anėn e dhuratave qė sulltan Abdyl Hamiti II u
jepte herė pas here bejlerėve shqiptarė ose nė formė shpėrblimi
pėr shėrbime nė favor tė pallatit, ose nė formė prike kur
martoheshin me gratė e haremit perandorak.
Si rrjedhim i kėtij zhvillimi nė krye tė pronarėve tė mėdhenj
ēifligarė qėndronin mė 1912 familjet e Vrionėve me 16 300 ha, e
Toptanėve me 13 500 ha, e Vlorajve me 13 000 ha, e Dėrrallave me
8 500 ha, e Vėrlacėve me 7 500 ha, e Kryezinjve me 7 500 ha, e
Dinove me 6 500 ha, e Dragave me 6 000 ha, e Biēakēinjve me 5
400 ha dhe njė numėr i madh bejlerėsh pak tė njohur nė mesin e
shek. XIX, por qė tani kishin grumbulluar me mijėra hektarė
tokė, si Resulajt nė Lushnjė (4 500 ha), Bonatėt nė Peqin (4 500
ha), Vokopolajt nė Lushnjė (3 000 ha), Risiliajt nė Vlorė (2 000
ha), Shaskat nė Vlorė (2 000 ha) etj. Megjithatė, nė radhėt e
tyre, krahas rritjes sė pronės ēifligare, veproi gjithashtu,
nėpėrmjet sė drejtės sė trashėgimisė, copėzimi i saj. Kėshtu,
pėr shembull, mė 1912 pronat e Vrionėve qenė ndarė, ndonėse nė
mėnyrė jo tė barabartė, nė 9 pronarė, ato tė Toptanėve nė 8, tė
Biēakēinjve nė 8, tė Vlorajve nė 4 e kėshtu me radhė.
Copėzimi i pronėsisė ēifligare me anėn e shitjes dhe tė
trashėgimisė shkaktoi, veē tė tjerave, diferencimin ekonomik tė
ēifligarėve, pasi pranė pronarėve tė mėdhenj u rrit numri i
pronarėve ēifligarė tė mesėm e tė vegjėl. Por radhėt e tyre u
rritėn mė shumė me pronarė tė ndryshėm qė nuk kishin origjinė
feudale, pasi tokat qė shitėn fshatarėt e varfėruar, madje edhe
njė pjesė e tokave qė shitėn vetė feudalėt ēifligarė, ranė ku mė
shumė e ku mė pak, nė duart e tregtarėve tė qyteteve e tė
fshatarėve tė pasur, tė cilėt nė kėtė mėnyrė u kthyen nė
ēifligarė tė vegjėl e tė mesėm. Madje, ndonjėri prej tyre u bė
ēifligar i madh, si Iljaz Qoku (Dibėr), Milto Shallvari
(Durrės), Jaho ēiniu (Gjirokastėr), Muhamet Abazi (Gjirokastėr),
tė cilėt mė 1912 zotėronin rreth 4 000 ha secili. Kjo kategori e
re ēifligarėsh me origjinė jofeudale u shfaq pothuajse nė tė
gjitha krahinat e vendit, nė mėnyrė tė veēantė nė rrethet e
Shkodrės, tė Korēės, tė Gjirokastrės, tė Elbasanit, tė Tiranės e
tė Vlorės.
Gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX u rritėn edhe ēifligjet
vakėfore, kryesisht nė kurriz tė pronės ēifligare shtetėrore (12
fshatra tė Myzeqesė u kthyen nė vitet 80 nga pronėsi shtetėrore
nė pronė ēifligare vakėfore).
Por krahas rritjes sė pronės ēifligare u zhvillua edhe procesi i
kthimit tė saj nė pronė fshatare. Ky proces u krye me anėn e
blerjes sė tokave ēifligje nga ana e fshatarėve, tė cilėt u bėnė
pronarė tė mesėm e tė vegjėl (siē ndodhi, pėr shembull, nė njė
pjesė tė tokave tė Kokatėve, tė Alizotėve, tė Toptanėve, tė
Skyfterajve) ose nga bujqit ēifēinj, tė cilėt me sakrifica tė
mėdha u kthyen nė pronarė tė vegjėl (siē vepruan, pėr shembull,
bujqit e ēifligjeve Drenovė e Boboshticė nė Korēė, Kapinovė e
Vertenik nė Berat, Levan e Visokė nė Mallakastėr, Labovė e Glinė
nė Gjirokastėr, Qilarisht e Bodar nė Pėrmet etj.).
Si rrjedhim, sipėrfaqja e pronės ēifligare filloi tė ulej
vazhdimisht. Mė 1912 ajo ishte nė tė katėr vilajetet bashkėrisht
rreth 620 mijė ha, pra rreth 100 mijė ha mė pak se mė 1840. Ulja
u duk nė tė katėr vilajetet: nė vilajetin e Janinės nga 240 mijė
ha nė 228 mijė ha, nė atė tė Kosovės nga 216 mijė ha nė 184 mijė
ha, nė atė tė Manastirit nga 202 mijė ha nė 160 mijė ha, kurse
nė vilajetin e Shkodrės nga 55 mijė ha nė 48 mijė ha. Mė 1912
prona ēifligare pėrfaqėsonte nė gjithė Shqipėrinė rreth 45 pėr
qind tė tokės sė punueshme*.
Si pasojė e kėtij procesi ndryshoi edhe raporti ndėrmjet tri
kategorive tė pronės ēifligare. Mė 1912 prona private zinte 81
pėr qind, prona shtetėrore 15 pėr qind dhe prona vakėfore 4 pėr
qind tė sipėrfaqes tokėsore ēifligare. Veē kėsaj, prona private
ēifligare tani nuk ishte mė aq e pėrqendruar si nė vitet 40 nė
duart e pak familjeve feudale. Pjesa mė e madhe e saj tani ishte
e pjesėtuar nė duart e disa mijėra pronarėve ēifligarė tė mesėm
e tė vegjėl me origjinė pjesėrisht feudale, pjesėrisht borgjeze.
Si pėrfundim, edhe pse prona ēifligare zinte ende njė sipėrfaqe
tė madhe (rreth 45 pėr qind tė tokės sė punueshme), ajo nuk e
ruante karakterin e pronėsisė feudale. Fakti qė toka kishte hyrė
pėrfundimisht nė sferėn e qarkullimit tė mallrave dhe se
sipėrfaqja ēifligare rritej ose pakėsohej kryesisht me anėn e
parasė, tregonte se prona ēifligare tashmė kishte fituar tiparet
e pronės borgjeze.
#Post#: 254--------------------------------------------------
Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:15 am
---------------------------------------------------------
Marrėdhėniet agrare brenda ēifligjeve
Deri nė vitet 40 ēifligjet e katėr vilajeteve ruanin ende, nė
vijat e tyre tė pėrgjithshme, tiparet themelore tė ēifligjeve
feudale, pak a shumė ashtu siē ishin formuar gjatė shekujve tė
kaluar. Nė gjirin e tyre ekonomia natyrore ishte shthurur me
ritme mė tė ngadalshme se nė fshatrat joēifligje tė vendit.
Pothuajse tė gjitha karakterizoheshin nga prapambetja e theksuar
e teknikės bujqėsore. Secili bujk ishte i pajisur me njė ngastėr
toke, nė tė cilėn ai kishte ngritur ekonominė e vet. Kafshėt e
punės sė bashku me veglat e tjera tė prodhimit ishin pothuajse
kudo pronė e fshatarit ēifēi. Edhe pse juridikisht quhej si
ortak me pronarin, ēifēiu nė tė vėrtetė ndodhej nė vartėsinė e
plotė tė feudalit tė fuqishėm ēifligar. Marrėdhėniet ndėrmjet
ēifēinjve dhe ēifligarit vijonin tė ndėrtoheshin sipas traditės
mbi bazėn e sė tretės, tė gjysmės dhe tė qesimit, tė praktikuara
pothuajse nė tė gjitha pronat ēifligare. Nga mesi i viteve 60 tė
shek. XIX filluan tė pėrpiloheshin edhe kontrata qiraje me
shkrim, dukuri qė erdhi duke u shpeshuar. Kėto marrėdhėnie
mbėshteteshin tani, nė ligjin agrar tė vitit 1858, sipas tė
cilit fshatarėt mbaheshin si qiramarrės tė thjeshtė dhe
juridikisht tė lirė, ndėrsa ndarja e prodhimit vijoi tė bėhej
siē kishte qenė para Tanzimatit. Nga kėto sisteme, mė i
pėrhapuri vijoi tė ishte ai i sė tretės. Madje, krahas tė tretės
sė prodhimit ose tė qesimit nė natyrė qė i jepte pronarit, bujku
ishte ngarkuar prej kohėsh edhe me detyrimin e angarisė, tė
cilin kanunametė e vjetra nuk e kishin lejuar. Si rrjedhim,
detyrimet e fshatarit ēifēi ndaj ēifligarit e ruanin karakterin
e mėparshėm tė detyrimit joekonomik.
Zhvillimi ekonomik e shoqėror qė u duk nė viset shqiptare gjatė
gjysmės sė dytė tė shek. XIX dhe viteve tė para tė shek. XX
preku jo vetėm karakterin e pronėsisė ēifligare, por edhe
regjimin e brendshėm tė ēifligjeve. Zhvillimi i tregut tė
brendshėm, rritja e popullsisė qytetare dhe zgjerimi i
marrėdhėnieve tregtare me viset e huaja e pėrfshiu me ritme tė
shpejta nė sferėn e qarkullimit tė mallrave edhe prodhimin
bujqėsor tė ēifligjeve. Meqenėse nė tregun shqiptar ēmimet e
prodhimeve bujqėsore pėsonin ndryshime tė theksuara nga njė
stinė nė tjetrėn, pronarėt ēifligarė vijonin ta kėrkonin rentėn
nė natyrė dhe jo nė tė holla, sepse, duke e grumbulluar drithin
nė verė pėr ta shitur nė dimėr, ata nxirrnin fitime mė tė mėdha.
Kėshtu bejlerėt pronarė filluan tė ktheheshin edhe nė tregtarė
hambarxhinj. Lidhja e prodhimit tė ēifligut me tregun ndikoi nė
ekonominė e bujkut ēifēi, sepse ky tani filloi tė detyrohej nga
ēifligari qė tė kultivonte ato kultura bujqėsore, tė cilat
kishin leverdi tregtare pėr atė. Nė kėto rrethana, pas mesit tė
shek. XIX ekonomia natyrore u shthur nė gjirin e ēifligjeve me
ritme tė shpejta.
Veē kėsaj, disa ēifligarė filluan tė praktikonin jo sistemin e
sė tretės, por atė tė qesimit (sasi e caktuar drithi qė bujku
detyrohej t'i jepte feudalit pavarėsisht nga prodhimi i korrur).
Sistemi i qesimit ishte nė interes tė ēifligarit, sepse me anėn
e tij renta vjetore ishte e sigurt. Veē kėsaj ai ia linte
pronarit pėrherė shtegun tė hapur pėr t'ia rritur bujkut mė tej
detyrimin. Nė tė vėrtetė, aty ku ky sistem u zbatua, masa e
detyrimit u rrit kohė pas kohe. Nga 2,5 deri nė 3 kv drithė pėr
ha qė ishte mė 1880, ai arriti nė 4 deri 5 kv drithė pėr hektar
mė 1912, sasi kjo e madhe po tė merret parasysh teknika e
prapambetur e bujqėsisė dhe rendimentet e ulėta tė prodhimit.
Veē kėsaj, ky sistem e detyronte bujkun ta dorėzonte sasinė e
caktuar tė drithit edhe nė vitet me korrje tė kėqija, gjė qė
sillte rrėnimin e tij ekonomik. Pėr kėto arsye shumica e bujqve
nuk e pranoi sistemin e qesimit, prandaj ai nuk u shtri nė tė
gjithė vendin, por u kufizua vetėm nė disa ēifligje tė viseve tė
ulėta.
Depėrtimi i vazhdueshėm i ekonomisė sė tregut nė fshat pati edhe
pasoja tė tjera pėr fshatarėt-bujq. Njė pjesė e vogėl e tyre
arriti me sakrifica ta blinte tokėn dhe tė kalonte nė radhėt e
fshatarėsisė pronare. Megjithatė, numri i fshatarėve bujq nuk u
pakėsua, sepse radhėt e tyre shtoheshin vazhdimisht me fshatarė
tė vegjėl, tė cilėt, duke mos i bėrė ballė varfėrimit ekonomik,
shisnin tokat e tyre dhe hynin si bujq nėpėr ēifligje. Si
rrjedhim, nė vitin 1912 fshatarėt bujq pėrfaqėsonin afėrsisht
18% tė popullsisė fshatare.
Duke mos i bėrė dot ballė rritjes sė kėrkesave tė ēifligarit dhe
lėvizjes stinore tė ēmimeve, ekonomia e shumicės sė tyre filloi
tė lėkundej. Bujqit filluan tė merrnin gjithnjė e mė shumė
borxh. Meqė nuk ishin nė gjendje t'i shlyenin ato, bujqit e
varfėruar filluan tė shisnin kafshėt e tyre tė punės. Pėr ta
mbajtur nė kėmbė ekonominė e tyre, u detyruan tė merrnin me qira
nga pronari sė bashku me tokėn e bukės edhe pendėn e qeve?.
Numri i kėtyre bujqve punėtorė (gjysmatarė ose qesimtarė) qė
ishin jo vetėm pa tokė, por edhe pa veglat kryesore tė punės
(qetė), erdhi vazhdimisht duke u rritur. Mė 1912 ēifligjet pa tė
tillė bujq ishin shumė tė rralla. Nė disa raste ata formonin
brenda ēifligut edhe pakicėn (pėr shembull, nė ēifligun Rreth
afėr Durrėsit kishte 15 bujq pa pendėn e qeve dhe 28 bujq me
kafshėt e punės). Po kishte dhe ēifligje ku ata formonin
shumicėn dėrrmuese (nė ēifligun Kullė afėr Shijakut kishte atė
vit 44 bujq pa kafshėt e punės dhe vetėm 6 bujq me pendėn e
qeve).
Nė disa raste varfėrimi i fshatarėve bujq shkoi edhe mė tej.
Disa prej tyre, tė mbetur pa kafshė pune dhe tė zhytur nė
borxhe, nuk qenė nė gjendje ta mbanin nė kėmbė ekonominė e tyre
individuale. Prandaj jo vetėm si individė, por edhe si familje u
kthyen nė argatė tė thjeshtė, punėtorė tė pėrhershėm bujqėsorė.
Nė kushtet e zhvillimit tė ekonomisė monetare dhe tė vendosjes
sė pronėsisė private tė tokės, detyrimi qė i jepte pronarit
ēifligar jo vetėm bujku i varfėruar (gjysmatari), por edhe ai qė
zotėronte ende veglat kryesore tė prodhimit (tretari) pushoi sė
qeni formė e rentės feudale. Nė tė dy rastet ai mori karakterin
e qirasė sė tokės, kurse fshatari bujk rentar, gjysmatar ose
qesimtar atė tė njė qiramarrėsi tė thjeshtė. Pėr mė tepėr si tė
tillė ata i njohu edhe Ligji i tokės (Eraz-i Kanuni) i vitit
1858, me tė cilin fiksoheshin marrėdhėniet e reja agrare nė
Perandorinė Osmane. Nė tė vėrtetė, nėpėr ēifligjet e Shqipėrisė
filloi tė pėrhapej gjithnjė e mė shumė praktika e
"marrėveshjeve" ndėrmjet bujkut e ēifligarit nė lidhje me
kushtet e punės dhe me format e detyrimit. Sipas vendeve kėto
"marrėveshje" pėrsėriteshin ēdo 1, 2 ose 5 vjet, madje nė vitet
e fundit tė sundimit osman, nė disa raste, ato filluan tė
fiksoheshin me shkrim. Nevoja qė kishte bujku pėr tokė dhe
pozita e tij e ulėt shoqėrore, i jepte mundėsi pronarit ēifligar
t'i diktonte atij kushte tė rėnda, tė kėrkonte, krahas tė tretės
a qesimit, edhe disa ditė pune angari ose dhurata tė ndryshme nė
bagėti, shpendė, vezė etj. Megjithatė, nė kushtet e krijuara pas
mesit tė shek. XIX, nėnshtrimi i bujkut nuk rridhte nga vartėsia
e tij ligjore ndaj feudalit, por nga nevoja e jetės, nga po ajo
nevojė qė e shtynte punėtorin tė pranonte mėditjen qė i diktonte
pronari i fabrikės. Pra, qiraja qė bujku tani i jepte pronarit
filloi tė vishej me karakterin e detyrimit ekonomik.
#Post#: 255--------------------------------------------------
Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE
DIR By: Mondi
Date: February 9, 2012, 3:15 am
---------------------------------------------------------
Lindja e borgjezisė agrare
Tėrheqja e tokės nė sferėn e qarkullimit tė mallrave, lidhja e
prodhimit bujqėsor tė ēifligut me tregun, pjesėmarrja e
ēifligarėve nė veprimet tregtare dhe aspirata e tyre pėr
investime nė fushėn e industrisė i futi pronarėt ēifligarė nė
rrugėn e borgjezimit.
Shprehja mė e thjeshtė e borgjezimit tė pronarėve feudalė ishte
prirja qė pushtoi ēifligarėt pėr tė pėrqendruar nė duart e tyre
sė bashku me tokėn edhe veglat kryesore tė punės. Pėrqendrimi i
qeve, i farės e i banesės sė bujkut nė duart e ēifligarit ishte
njė lloj investimi qė pronari i tokės bėnte nė fushėn e
prodhimit, tė cilin nuk e njihte rendi feudal. Si rrjedhim,
pėrballė bujkut qė zotėronte vetėm krahėt e punės, qėndronte
ēifligari si zotėrues i tokės, i mjetit kryesor tė prodhimit dhe
i veglave kryesore tė punės, qė e bėnin atė tė afėrt me njė
pronar kapitalist.
Borgjezimi i pronarėve ēifligarė u shpreh edhe nė forma mė tė
pėrparuara. Me qėllim qė tė rritnin tė ardhurat nga tė tretat
ose nga qesimi, disa bejlerė ēifligarė filluan tė nxitnin
pėrdorimin nga fshatarėt ēifēinj tė njė teknike mė tė pėrparuar
nė bujqėsi. Interesimi pėr farė dhe pėr fidanė mė tė mirė
filloi, me sa dihet, qysh nė vitet 40. Nė vitet 60 Kahreman bej
Vrioni solli nga jashtė jo vetėm farė tė zgjedhur, por edhe
plugje tė hekurta, kurse nipi i tij, Azis pashė Vrioni, u pėrpoq
tė pėrhapte gjerėsisht nė ēifligjet e veta kulturėn e orizit e
tė duhanit. Po kėto nisma mbetėn nė mes tė rrugės. Shfrytėzimi i
bujqve ishte aq i egėr, sa varfėria e thellė, nė tė cilėn ata
ishin zhytur, nuk u jepte asnjė mundėsi pėr ta ēuar ekonominė e
tyre sadopak pėrpara. Pėr kėtė arsye deri nė fund tė sundimit
osman pėrdorimi i plugut tė hekurt mbeti shumė i kufizuar dhe
rendimentet nė bujqėsi tepėr tė ulėta.
Lakmia pėr tė siguruar fitime sa mė tė mėdha nxiti edhe te
bejlerėt prirjet pėr tė kaluar nė qeverisjen e drejtpėrdrejtė tė
pronave tė tyre. Duke zgjedhur tokėn mė tė mirė tė ēifligjeve,
bejlerėt shpėrngulėn nė toka tė tjera bujq ēifēinj dhe i
zėvendėsuan me familje bujqish argatė, tė cilėt nuk kishin as
ekonomi individuale, as kafshė pune, as shtėpi banimi. Ata
punonin si mėditės tė thjeshtė nė tokėn e pronarit ēifligar me
veglat e punės tė pronarit dhe nėn varėsinė e tij ekonomike.
Lindėn kėshtu mbi truallin e pronėsisė ēifligare fermat
bujqėsore me elementet e marrėdhėnieve kapitaliste.
Tė tilla ferma bujqėsore u dukėn gjatė gjysmės sė dytė tė shek.
XIX pothuajse kudo ku kishte latifunde ēifligare. Madje, nė
ndonjė rast pronarėt e tyre bėnė pėrpjekje tė mėtejshme pėr t'i
kthyer ato nė ferma bujqėsore moderne. Qysh nė vitet 80 Syrja
bej Vlora pruri nė fermėn e vet, qė organizoi nė Skroftinė
(Vlorė), disa bujq arbėreshė nga Italia pėr tė pėrhapur kulturėn
e patates dhe pak mė vonė njė grup teknikėsh hungarezė pėr tė
administruar me sistemin borgjez tė qeverisjes tokat e tre
ēifligjeve (Frakull, ēerven, Ferras, gjithsej 1 600 ha). Por nė
kushtet e regjimit anakronik osman, tė prapambetjes sė theksuar
tė vendit, tė mungesės sė plotė tė rrugėve dhe tė prirjes sė
bejlerėve pronarė pėr tė siguruar fitime sa mė tė mėdha me
investime sa mė tė pakėta, as fermat bujqėsore nuk u zhvilluan
mė tej. Nė tė tilla rrethana bejlerėt pronarė parapėlqyen t'i
depozitonin kapitalet e tyre monetare nėpėr bankat e huaja dhe
tė vijonin t'i administronin ēifligjet, si edhe mė parė, pa bėrė
investime me peshė. Kėshtu, pėr shembull, mė 1912, nė ēifligun e
Mifolit (Vlorė), pronė e Xhemil bej Vlorės, nga 21 familje
bujqish vetėm 2 qenė familje argatėsh; nė ēifligun Rreth
(Durrės), pronė e Esat pashė Toptanit, nga 48 familje bujqėsh
vetėm 5 qenė familje argatėsh etj. Madje disa bejlerė pronarė
nuk merreshin fare me qeverisjen e drejtpėrdrejtė tė ēifligjeve
tė tyre. Si rrjedhim, qeverisja e drejtpėrdrejtė kapitaliste e
ēifligjeve nga bejlerėt pronarė u frenua menjėherė, sapo filloi
tė duket nė truallin e Shqipėrisė. Pavarėsisht nga kjo, pronarėt
ēifligarė filluan tė humbisnin dalėngadalė fizionominė e
mėparshme qė kishin si pronarė feudalė dhe tė pėrvetėsonin,
ndonėse me vėshtirėsi, tiparet e njė borgjezie ēifligare, tė
lidhur me metodat e vjetra tė shfrytėzimit tė fshatarėve bujq.
Nė tė njėjtėn kohė, diferencimi ekonomik qė veproi pas mesit tė
shek. XIX nė gjirin e ēifligjeve, krijoi mundėsinė qė punėn e
ēifēinjve tė kthyer nė argatė ta shfrytėzonin edhe fshatarėt
bujq, tė cilėt pėr hir tė rrethanave tė veēanta kishin njė
ekonomi individuale mė tė konsoliduar. Kėto familje tė veēuara
bujqish filluan tė merrnin me qira nga ēifligari toka tė tepėrta
pėr t'i punuar pjesėrisht me anėtarėt e familjes dhe pjesėrisht
me bujqit argatė. Mė 1912 kjo dukuri vėrehet nė shumė ēifligje,
pėr tė cilat ka njoftime deri diku tė hollėsishme. Sipas tė
dhėnave tė kėtij viti, disa bujq kishin deri 3 nganjėherė edhe
mė shumė argatė tė pėrhershėm tė pajtuar me rrogė vjetore,
pėrveē argatėve stinorė, tė cilėt i pajtonin me pagė ditore
gjatė periudhės sė mbjelljeve e tė korrjeve. Edhe pse nuk ishin
pronarė tė tokės qė qeverisnin, ata pushuan sė qeni fshatarė
ēifēinj, pėrderisa pėrdornin nė ekonominė e tyre individuale
punėn e tė tjerėve dhe siguronin nga puna e tyre tė ardhura tė
mėdha. Si tė tillė kėta qiramarrės tė thjeshtė pėrvetėsuan
dalėngadalė tiparet e fermerit bujk.
I njėjti proces ndodhi gjatė kėsaj kohe edhe nė radhėt e
fshatarėsisė pronare. Tokat qė shitėn fshatarėt e vegjėl tė
rrėnuar ekonomikisht nuk ranė tė gjitha nė duart e bejlerėve
ēifligarė. Pjesėrisht ato u blenė nga elementė tė veēuar qė
dolėn prej radhėve tė fshatarėve, tė cilėt u kthyen nė pronarė
tė pasur. Kėshtu, nga procesi i diferencimit ekonomik qė pushtoi
vendin pas viteve 40 tė shek. XIX, numri i fshatarėve tė pasur
pothuajse u pesėfishua. Nė fillim tokat e tepėrta ata ua jepnin
me qira fshatarėve bujq ose fshatarėve - paraqendarė, duke u
kthyer nė ēifligarė tė vegjėl. Por me kohė disa fshatarė tė
pasur filluan tė praktikonin nė tokat e tyre punėn e argatėve tė
pėrhershėm a stinorė. Kėshtu, nė periudhėn e fundit tė sundimit
osman, krahas qiramarrėsve lindėn nė fshatin shqiptar, si
rrjedhim i zhvillimit tė ekonomisė sė tregut nė bujqėsi, edhe
fshatarėt e pasur.
Fshatarėt e pasur dhe fermerėt bujq sė bashku me pronarėt
ēifligarė tė fermave ishin kategori tė reja shoqėrore, tė cilat
fshati shqiptar nuk i njihte mė parė. Ato lindėn nė kushtet e
shthurjes sė mėtejshme tė ekonomisė feudale dhe tė zhvillimit tė
shpejtė tė ekonomisė monetare. Por, nga ana tjetėr, ato lindėn
nė kushtet e varfėrisė dhe tė prapambetjes sė thellė, ku e
kishte lėnė vendin sundimi i gjatė osman. Pėr kėtė arsye
pronarėt e fermave, fermerėt bujq dhe fshatarėt e pasur mbetėn
tė vjeguar pas formave tė prapambetura tė qeverisjes bujqėsore
dhe nuk patėn asnjė nxitje pėr tė pėrvetėsuar metodat e teknikėn
e pėrparuar tė ekonomisė kapitaliste. Megjithatė ata pėrbėnin
borgjezinė agrare, sepse tipari i tyre themelor ishte pėrdorimi
i punės sė fshatarėve argatė, tė cilėt nė kėtė periudhė
pėrfaqėsonin mėditėsit e fshatit.
*****************************************************
Page 2 of 4
DIR Previous Page
DIR Next Page