URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: HISTORIA
       *****************************************************
       #Post#: 236--------------------------------------------------
       HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE 
   DIR By: Mondi
       Date: February 9, 2012, 3:02 am
       ---------------------------------------------------------
       PARATHĖNIE
       Rilindja Kombėtare Shqiptare, sė cilės i kushtohet vėllimi i
       dytė i Historisė sė Popullit Shqiptar, ėshtė shkruar nga kėta
       autorė:
       Kreu I ėshtė shkruar nga prof. Stefanaq Pollo dhe ėshtė ripunuar
       e ėshtė plotėsuar nga prof. dr. Kristaq Prifti.
       Kreu II ėshtė shkruar nga prof. dr. Kristo Frashėri.
       Kreu III/1 e 2 janė shkruar nga prof. dr. Petrika Thėngjilli.
       Pjesa Kryengritja e vitit 1847 nė Shqipėrinė e Jugut e Kreut
       III/2 ėshtė shkruar nga prof. Aleks Buda.
       Kreu III/3, 4 e 5 dhe Kreu IV janė shkruar nga prof. Aleks Buda.
       Kreu V ėshtė shkruar nga prof. dr. Kristo Frashėri.
       Kreu VI ėshtė shkruar nga prof. dr. Hysni Myzyri.
       Krerėt VII e VIII janė shkruar nga prof. dr. Kristaq Prifti.
       Kreu IX/1 ėshtė shkruar nga kėta autorė: Pashko Vasa (1825-1892)
       nga prof. dr. Jorgo Bulo; Sami Frashėri (1850-1904) nga prof.
       Zija Xholi; Shtypi nga prof. dr. Kristaq Prifti; Lėvrimi i
       gjuhės shqipe dhe pėrhapja e shkrimit shqip nga prof. Shaban
       Demiraj dhe prof. dr. Kristaq Prifti.
       Kreu IX/2 ėshtė shkruar nga kėta autorė: Letėrsia nga prof. dr.
       Jorgo Bulo; Folklori dhe folkloristika nga prof. dr. Agron
       Xhangolli; Artet figurative nga prof. dr. Dhorka Dhamo; Teatri
       dhe muzika nga prof. dr. Josif Papagjoni.
       Kreu X ėshtė shkruar nga prof. dr. Kristaq Prifti.
       Krerėt XI, XII e XIII janė shkruar nga prof. dr. Gazmend Shpuza.
       Kreu XIV ėshtė shkruar nga prof. Stefanaq Pollo dhe ėshtė
       plotėsuar nga prof. dr. Kristaq Prifti.
       Redaktimi shkencor i vėllimit tė dytė ėshtė bėrė nga prof. dr.
       Kristaq Prifti.
       Nė hartimin e kėtij vėllimi ėshtė pasur parasysh botimi Historia
       e Shqipėrisė, vėllimi i dytė, Tiranė, 1984.
       #Post#: 237--------------------------------------------------
       Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE 
   DIR By: Mondi
       Date: February 9, 2012, 3:03 am
       ---------------------------------------------------------
       K R E U I
       RILINDJA KOMBĖTARE SHQIPTARE DHE
       VEĒORITĖ E SAJ DALLUESE
       Rilindja Kombėtare Shqiptare“ njė epokė e re historike
       Shek. XIX shėnoi pėr popullin shqiptar, ashtu si pėr popujt e
       tjerė tė Ballkanit, njė epokė tė re, atė tė Rilindjes. Ai ka
       hyrė nė historinė moderne tė vendeve tė Ballkanit si shekulli i
       lėvizjeve dhe i revolucioneve kombėtare, qė ndoqėn njėri-tjetrin
       dhe qė ēuan nė ēlirimin e shumicės sė popujve tė kėtij
       gadishulli nga zgjedha e Perandorisė Osmane dhe nė formimin e
       shteteve tė pavarura. Kėto lėvizje u zhvilluan nė kushtet e
       rėnies sė Perandorisė Osmane, tė shthurjes sė marrėdhėnieve tė
       vjetra feudale dhe tė lindjes sė ekonomisė sė tregut, tė zgjimit
       tė mėtejshėm tė ndėrgjegjes kombėtare tė popujve tė kėtij
       gadishulli dhe tė zgjerimit tė ndėrhyrjeve tė Fuqive tė Mėdha nė
       kėtė Perandori.
       Megjithėse, pėr njė varg rrethanash tė brendshme e tė jashtme,
       Shqipėria ishte vendi i fundit nė Ballkan qė u shkėput nga
       Perandoria Osmane dhe qė shpalli pavarėsinė kombėtare, krahasuar
       me vendet e tjera ballkanike, ajo, qė nė fundin e shek. XVIII
       dhe nė fillimin e shek. XIX, nisi tė zhvillohej nga pikėpamja
       ekonomiko-shoqėrore e politike nė po ato drejtime si edhe
       fqinjėt e saj ballkanikė, Serbia, Greqia, Bullgaria e Rumania.
       Vėshtirėsitė e ritmet e ngadalshme tė kėtij zhvillimi tė
       Shqipėrisė, tė diktuara nga kushtet e rėnda e tė ndėrlikuara, qė
       ishin karakteristike pėr vendet nėn sundimin osman, nuk e
       penguan shoqėrinė shqiptare qė nė agimin e shek. XIX tė kishte,
       krahas ndryshimeve, edhe mjaft gjėra tė pėrbashkėta me shtetet
       fqinje, tė krijonte premisat qė ēuan nė konsolidimin e
       shqiptarėve si komb, nė ngritjen e mėtejshme tė ndėrgjegjes
       kombėtare dhe nė zhvillimin e lėvizjes kombėtare.
       Proceset e reja, qė u shfaqėn nė jetėn politike e kulturore tė
       Shqipėrisė nė dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. XIX, shėnuan
       fillimin e epokės sė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, e cila zė
       njė periudhė tė tėrė historike, shtrihet nga vitet 30-40 tė atij
       shekulli dhe deri nė Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė
       1912.
       Rilindja Shqiptare pėrbėn njė lėvizje tė gjithanshme kombėtare,
       me njė pėrmbajtje tė re ideologjike, politike, kulturore,
       ekonomiko-shoqėrore dhe organizative. Ajo synonte tė zgjidhte
       detyrat qė i takonin revolucionit kombėtar, tė ēlironte vendin
       nga sundimtarėt e huaj osmanė, tė bashkonte trojet shqiptare nė
       njė shtet tė vetėm e tė pavarur, t'u hapte rrugėn zhvillimit e
       pėrparimit ekonomiko-shoqėror, politik e kulturor tė Shqipėrisė.
       Rilindja ishte e lidhur me njė shkallė mė tė lartė tė zhvillimit
       tė kombit shqiptar, me konsolidimin e tij, qė ēoi nė lindjen e
       njė lėvizjeje tė re nga pėrmbajtja dhe objektivat e saj, tė
       nacionalizmit, qė ishte njė lėvizje karakteristike pėr historinė
       moderne tė tė gjithė popujve, e cila, si nė ēdo vend edhe nė
       Shqipėri, kishte si synim tė formonte shtetin kombėtar, qė do tė
       pėrmbushte aspiratat politike, shoqėrore, ekonomike e kulturore
       tė popullit shqiptar. Ashtu si te popujt e tjerė, edhe te
       shqiptarėt nacionalizmi u karakterizua nga ndjenja e
       pėrbashkėsisė, e komunitetit ndėrmjet shqiptarėve, si pjesėtarė
       tė tė njėjtit komb. Kjo lėvizje ishte e lidhur me ndryshimet dhe
       me pėrparimet qė u bėnė nė shek. XIX nė fushėn kulturore,
       ekonomike, ideore e politike.
       Gjuha dhe kultura materiale e shpirtėrore e shqiptarėve, tė
       formuara gjatė shekujve tė parė tė historisė sė tyre e tė
       konsoliduara veēanėrisht nė shekujt e mesjetės, mbetėn njė
       faktor i rėndėsishėm, qė shprehte njėsinė etnike tė popullit
       shqiptar, qė shtrihej nė njė territor kompakt, dikur mė tė
       gjerė, por tashmė i rrudhur gjatė dyndjeve tė popujve nė
       Ballkan. Ky territor pėrputhej pėrafėrsisht me truallin e banuar
       nė lashtėsi nga paraardhėsit e tyre, ilirėt e Jugut. Epoka e
       Rilindjes solli pėrparime tė mėdha nė kulturėn e shqiptarėve e
       nė radhė tė parė nė lėvrimin e gjuhės shqipe, e cila ishte
       dėshmi e bashkėsisė sė shqiptarėve, tipari themelor i kombit
       shqiptar, nyja qendrore qė bashkonte gjithė shqiptarėt, pa
       dallim krahine e feje. Nė gjuhėn shqipe u theksuan prirjet pėr
       afrimin e varianteve letrare tė dy dialekteve (tė veriut e tė
       jugut) dhe u hodhėn themelet e gjuhės letrare shqipe.
       Konsolidimi i shqiptarėve si komb i bashkuar shtroi si kėrkesė
       tė domosdoshme lėvrimin e mėtejshėm tė gjuhės shqipe, kapėrcimin
       e prapambetjes nė shkrimin e shqipes, tė trashėguar nga shekujt
       e sundimit osman, qė u shpreh nė pėrpjekjet pėr vendosjen e njė
       alfabeti tė njėjtė dhe nė zhvillimin gjatė shek. XIX tė njė
       letėrsie tė gjerė artistike, didaktike e publicistike. Gjatė
       Rilindjes u hodhėn themelet e letėrsisė dhe tė kulturės sė sotme
       shqiptare nė tėrėsi. Nė fundin e atij shekulli kultura e re
       kombėtare nuk ishte mė aspiratė, por pėrbėnte, me breza tė tėrė
       shkrimtarėsh, mendimtarėsh, publicistėsh e dijetarėsh tė fushave
       tė ndryshme, njė realitet, i cili kishte provuar katėrcipėrisht
       identitetin e pėrveēėm kulturor tė popullit shqiptar, si edhe
       vitalitetin e forcėn e tij krijuese kulturore.
       Pėrveē kėsaj, mbi bazėn e kulturės popullore, me variantet e
       nėnvariantet e shumta, morėn shtrirje tė gjerė mbarėshqiptare
       elemente tė rėndėsishme tė fushės materiale e shpirtėrore, tė
       mėnyrės sė jetesės, tė veshjeve, tė veglave tė prodhimit, tė
       ndėrtimeve, tė krijimtarisė artistike (tė folklorit etj.), tė
       cilat u bėnė pronė e pėrbashkėt e gjithė popullit.
       Nė zhvillimin e mėtejshėm tė kombit dhe tė nacionalizmit
       shqiptar, si nė ēdo vend tjetėr, ndikuan edhe ndryshimet qė
       ndodhėn nė jetėn ekonomike tė Shqipėrisė qysh nė shek. XVIII e
       sidomos nė shek. XIX. Nė kėtė periudhė, kur zhvillohet procesi i
       shthurjes sė mėtejshme tė feudalizmit dhe i lindjes sė ekonomisė
       sė tregut, kur forcohen lidhjet e komunikacionit, ato ekonomike
       e tregtare ndėrmjet qytetit e fshatit dhe ndėrmjet qyteteve, si
       edhe ato ndėrkrahinore, kur formohet njė treg i pėrbashkėt
       kombėtar dhe zgjerohen lidhjet tregtare tė Shqipėrisė me shtetet
       evropiane, vendin e ndjenjave tė izolimit e tė partikularizmit
       tė ngushtė, krahinor e provincial, e zunė ndjenjat e interesave
       tė pėrbashkėt tė tė gjithė kombit e tė territoreve tė banuara
       prej tij. U rrit roli i qyteteve, jo vetėm si qendra tė
       administratės osmane, por edhe si qendra tė jetės ekonomike e
       politike tė Shqipėrisė.
       Kėto zhvillime, qė ndodhėn gjatė Rilindjes, sollėn forcimin e
       ndėrgjegjes kombėtare te shqiptarėt, qė u shpreh me vetėdijen e
       tyre tė pėrbashkėt pėr pėrkatėsinė nė tė njėjtėn etni, nė tė
       njėjtin komb, komb qė jetonte nė njė territor tė pėrbashkėt, qė
       kishte prejardhje, gjuhė, zakone, formim shpirtėror, kulturė e
       histori tė njėjtė dhe qė dallohej nga tė tjerėt. Kėto elemente
       kishin fituar qėndrueshmėri si rrjedhim i qėndresės shekullore
       tė popullit shqiptar pėr t'i mbrojtur nga pushtuesit e huaj e
       sidomos nga ata osmanė; ato u ruajtėn e u trashėguan nga
       shqiptarėt edhe nė epokėn e Rilindjes.
       Gjatė Rilindjes lindi dhe u zhvillua ideologjia e re kombėtare,
       e cila, duke u ngritur mbi ndarjet krahinore e fetare, shprehte
       aspiratat jo mė tė krahinave tė veēanta, por tė tė gjithė
       Shqipėrisė dhe tė tė gjithė shqiptarėve. Thelbin e saj e
       pėrbėnte lufta kundėr shtypjes kombėtare, jo vetėm me mjete
       materiale, tė armatosura, por nė radhė tė parė me ato
       intelektuale, me idetė qė argumentonin tė drejtėn e natyrshme
       njerėzore tė popullit shqiptar pėr tė qenė i lirė e i pavarur
       kombėtarisht. Ashtu si te popujt e tjerė, kjo do tė arrihej
       vetėm me formimin e njė shteti kombėtar e tė veēantė shqiptar.
       Kėto ide, tė pėrhapura gjerėsisht nė rrethet e kulturuara brenda
       e jashtė vendit nėpėrmjet librave e shtypit, u futėn dora-dorės
       edhe nė mendjet e njerėzve tė thjeshtė, ndihmuan nė formimin te
       populli shqiptar tė ndėrgjegjes sė pėrbashkėt kombėtare, e cila
       mishėronte vullnetin e gjithė kombit.
       Rilindja ishte njė lėvizje e gjerė, qė tėrhoqi nė jetėn politike
       tė gjitha forcat shoqėrore tė popullit shqiptar dhe qė kishte
       rrėnjė tė thella historike. Ajo u zhvillua nė njė truall tė
       pėrgatitur nga kryengritjet popullore, qė nuk u ndėrprenė gjatė
       katėr shekujve tė robėrisė osmane dhe qė drejtoheshin kundėr
       kėsaj robėrie. Gjatė kėtyre lėvizjeve ishte formuar te
       shqiptarėt ndjenja e kombėsisė, e identitetit dhe e
       individualitetit tė tyre tė veēantė pėrballė sundimtarėve tė
       huaj. Por kėto lėvizje, edhe pse kishin karakter ēlirimtar,
       mbetėn prej fillimit deri nė fund lėvizje tė veēuara e tė
       palidhura ndėrmjet tyre. Epoka e Rilindjes krijoi kushtet pėr
       bashkimin e tyre, pėr t'i kanalizuar ato nė hullinė e lėvizjes
       kombėtare. Megjithatė, lėvizje organizativisht tė veēuara e pa
       lidhje me njėra-tjetrėn pati edhe gjatė Rilindjes. Ato dėshmonin
       se ndėrgjegjja kombėtare nuk kishte arritur ende kudo pjekurinė
       nė shkallėn e duhur. Konsolidimi i ndėrgjegjes kombėtare kaloi
       pėrmes njė rruge tė vėshtirė, duke kapėrcyer prirjet e
       lokalizmit, tė separatizmit patriarkal feudal, tė trashėguara
       nga e kaluara. Tė zhvilluara nė rrethanat e reja, qė u krijuan
       nė shek. XIX, kėto kryengritje tė shtresave tė ndryshme tė
       popullsisė morėn tipare tė reja, filluan tė karakterizohen nga
       ndjenja e bashkėsisė sė interesave tė tė gjithė shqiptarėve
       kundėr sundimtarėve osmanė. Ato u shkrinė dora-dorės nė lėvizjen
       e pėrgjithshme kombėtare dhe u bėnė pjesė e saj.
       Rilindja solli elemente tė reja edhe nė organizimin e drejtimin
       e lėvizjes ēlirimtare shqiptare, duke e ngritur atė nė njė
       shkallė mė tė lartė. Nga kuvendet e besėlidhjet krahinore e
       ndėrkrahinore, qė drejtonin veprimet e pėrbashkėta luftarake nė
       shkallė tė gjerė, u kalua nė formimin e organizatave udhėheqėse
       mbarėshqiptare, qė drejtonin lėvizjen nė shkallė kombėtare, siē
       qenė Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) e Lidhja Shqiptare
       e Pejės (1899-1900) gjatė shek. XIX, si dhe komitetet kombėtare
       nė fazėn e fundit tė Rilindjes. Themelimi i organizatave tė
       tilla udhėheqėse diktohej si nga shtrirja e njėkohshme e
       lėvizjes nė mbarė trevat shqiptare, ashtu edhe nga karakteri i
       pėrgjithshėm kombėtar i objektivave tė saj gjatė Rilindjes.
       #Post#: 238--------------------------------------------------
       Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE 
   DIR By: Mondi
       Date: February 9, 2012, 3:04 am
       ---------------------------------------------------------
       Programi politik i Rilindjes
       Ideologjia e Rilindjes u konkretizua nė programin e saj politik
       e kombėtar, i cili u pėrpunua gradualisht, duke filluar nga
       vitet 30-40 tė shek. XIX dhe u pasurua gjatė zhvillimit tė
       mėtejshėm tė lėvizjes kombėtare. Thelbin e tij, si tė ēdo
       lėvizjeje tjetėr nacionale, e pėrbėnte formimi i shtetit
       kombėtar shqiptar.
       Pėrpjekjet e para (pas atyre tė periudhės sė Skėnderbeut, nė
       shek. XV) pėr shkėputjen e Shqipėrisė nga sundimi osman dhe pėr
       formimin e njė shteti shqiptar u bėnė nė vigjilje tė epokės sė
       Rilindjes, nė fundin e shek. XVIII dhe nė fillimin e shek. XIX,
       kur u formuan dy pashallėqet shqiptare, ai i Shkodrės nė veri
       (1771-1831) dhe i Ali pashė Tepelenės nė jug (1787-1822).
       Megjithatė, kėto dy pashallėqe, pėr njė varg arsyesh tė
       brendshme e tė jashtme, nuk arritėn tė bashkoheshin (siē bėnė
       Principata e Moldavisė dhe ajo e Vllahisė mė 1859-1861) dhe tė
       themelohej kėshtu, mė herėt se nė vendet e tjera tė Ballkanit,
       njė shtet autonom shqiptar. Shqiptarėt i shfaqėn pėrsėri prirjet
       e tyre pėr t'u shkėputur nga Stambolli dhe, kur krerėt e Jugut
       formuan, mė 1828, Lidhjen Shqiptare, deklaruan se do tė luftonin
       kundėr Greqisė vetėm po tė rrezikohej Shqipėria dhe jo Turqia.
       Kėshtu ata nxorėn pothuajse krejtėsisht Shqipėrinė e Jugut nga
       kontrolli i Portės sė Lartė. Ata kėrkuan tė vendosnin nė
       vilajetin e Janinės njė administratė tė tillė civile, e cila t'u
       njihte tė drejta tė barabarta gjithė banorėve tė kėtij vilajeti,
       shqiptarėve e grekėve, myslimanėve e tė krishterėve.
       Bashkėkohėsit shihnin nė kėto qėndrime tė krerėve shqiptarė tė
       Jugut prirjet nacionaliste, madje edhe synimin e tyre pėr
       pavarėsi dhe pėr t'u shkėputur nga Perandoria Osmane, gjė qė
       mund tė arrihej nėse do tė ishte vendosur njė lidhje e ngushtė
       ndėrmjet tyre dhe Pashallėkut tė Shkodrės, i cili shtrihej nė
       atė kohė pothuajse nė gjithė Shqipėrinė e Veriut. Pėr shkak tė
       pavendosmėrisė sė vetė krerėve feudalė shqiptarė, qė i
       trėmbeshin shkėputjes nga Perandoria Osmane, ky bashkim nuk u
       arrit dhe Shqipėria humbi atėherė mundėsinė pėr tė hedhur poshtė
       robėrinė osmane.
       Programi kombėtar i Rilindjes Shqiptare nuk lindi menjėherė nė
       formėn e tij tė plotė. Fillimet e tij u hodhėn nga mendimtarėt e
       shquar shqiptarė, intelektualėt rilindės nė vitet 30-40 tė shek.
       XIX. Ata pėrpunuan dora-dorės idetė pėr tė drejtat e kombit
       shqiptar, i plotėsuan me ato iluministe pėr shkollėn e gjuhėn
       shqipe dhe nė pėrgjithėsi pėr kulturėn kombėtare, si edhe me
       kėrkesat pėr zhvillimin ekonomik tė Shqipėrisė. Edhe lėvizjet e
       para tė viteve 30-40 tė atij shekulli, qė u shtrinė pothuajse nė
       tė gjitha trevat shqiptare, si dhe idetė e tyre pėr njė
       administrim tė veēantė pėr tokat shqiptare, pėr drejtimin e tyre
       nga vetė shqiptarėt, madje, siē u kėrkua gjatė kryengritjes sė
       viteve 1843-1844, pėr njė organizim tė tillė tė Shqipėrisė si ai
       i shteteve fqinje, kishin karakter ēlirimtar, shėnuan njė hap
       pėrpara drejt programit autonomist. Me rritjen e lėvizjes
       kombėtare nė vitet 70 tė shek. XIX dhe veēanėrisht nė periudhėn
       e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878-1881), u pėrpunua nė
       mėnyrė tė plotė programi kombėtar i Rilindjes Shqiptare pėr
       sigurimin e autonomisė territoriale-administrative dhe tė
       pavarėsisė sė vendit nga sundimi i Perandorisė Osmane, i cili u
       pasurua e u zhvillua mė tej nė fundin e shek. XIX dhe nė
       fillimin e shek. XX nga organizatat e tjera politike
       mbarėshqiptare. Nė kėtė program, ideologėt rilindės, nė
       pėrputhje me kohėn e me rrethanat, pėrcaktuan rrugėt nėpėrmjet
       tė cilave populli shqiptar, ashtu si fqinjėt e tij ballkanas, do
       tė arrinte tė formonte shtetin e vet kombėtar e tė bashkuar.
       Organizimin e shtetit shqiptar rilindėsit e mendonin nė tė dyja
       format, tė autonomisė dhe tė pavarėsisė. Autonomia dhe pavarėsia
       janė konceptuar gjithmonė si dy etapa tė zgjidhjes sė ēėshtjes
       shqiptare, tė lidhura ngushtė me njėra-tjetrėn. Por pėr njė varg
       arsyesh, qė kishin tė bėnin mė shumė me rrethanat e jashtme
       ndėrkombėtare, por edhe me raportin e forcave shoqėrore e
       politike brenda vendit, platforma e autonomisė
       territoriale-administrative tė Shqipėrisė mbizotėroi gjatė
       gjithė Rilindjes, deri nė nėntorin e vitit 1912.
       Shteti autonom shqiptar, nėn sovranitetin e Perandorisė Osmane,
       vlerėsohej nga mendimtarėt rilindės si njė organizim i
       pėrkohshėm e kalimtar, pėr tė shkuar, nė kushte mė tė favorshme
       ndėrkombėtare drejt njė shteti plotėsisht tė pavarur. Autonomia
       territoriale-administrative krijonte mundėsitė qė tė ngriheshin
       institucionet juridike-politike dhe strukturat
       ekonomiko-shoqėrore, qė do tė shėrbenin si mbėshtetje pėr rendin
       shtetėror tė pavarur, i cili do tė vendosej sapo tė krijoheshin
       kushtet e pėrshtatshme. Kjo ishte rruga qė kishin ndjekur drejt
       pavarėsisė edhe disa shtete tė tjera ballkanike; ishte e
       natyrshme qė shqiptarėt tė merrnin parasysh edhe pėrvojėn e
       tyre.
       Por nė rastin e shqiptarėve kėrkesa e autonomisė u kushtėzua, nė
       njė shkallė tė konsiderueshme, nga njė varg arsyesh tė
       karakterit ndėrkombėtar. Rilindėsit mendonin se autonomia
       territoriale-administrative e Shqipėrisė, nėn sovranitetin e
       sulltanit, do tė ishte njė zgjidhje mė e pranueshme pėr Portėn e
       Lartė, sesa ajo e pavarėsisė dhe e shkėputjes sė plotė tė
       Shqipėrisė nga Perandoria Osmane. Ata e shikonin autonominė si
       njė masė qė mund tė pajtohej edhe me politikėn e status quo-sė
       sė Perandorisė Osmane, tė ndjekur nga Fuqitė e Mėdha. Njė
       administrim autonom i Shqipėrisė do t'u priste rrugėn lakmive
       pushtuese tė shteteve tė reja ballkanike, tė shfaqura qysh nė
       vitet 40 tė shek. XIX. Duke siguruar njohjen zyrtare nga Porta e
       Lartė dhe nga Fuqitė e Mėdha tė tė drejtave tė shqiptarėve mbi
       trojet e tyre dhe tė pėrkatėsisė sė tyre etnike shqiptare,
       autonomia territoriale-administrative e Shqipėrisė nėn
       sovranitetin e Perandorisė Osmane do tė shmangte, sa tė ishte e
       mundur mė shumė, rrezikun e copėtimit dhe tė aneksimit nga
       shtetet fqinje. Organizimi i Shqipėrisė si njė njėsi e veēantė
       shtetėrore autonome, qoftė edhe brenda Perandorisė Osmane, do tė
       mėnjanonte gjithashtu rrezikun e identifikimit tė saj me kėtė
       Perandori, kur kjo tė shthurej dhe zotėrimet e saj tė ndaheshin
       ndėrmjet shteteve ballkanike.
       Rilindja, edhe pse ishte nė thelb njė lėvizje ideore,
       karakterizohej gjithashtu nga veprime tė armatosura tė shtresave
       mė tė gjera tė popullsisė kundėr sundimtarėve osmanė. Rilindėsit
       mė tė pėrparuar e vlerėsuan lėvizjen e armatosur si njė mjet tė
       domosdoshėm pėr tė siguruar tė drejtat kombėtare dhe pėr
       ēlirimin e vendit. Kėto lėvizje tė armatosura, qė ndoqėn
       njėra-tjetrėn, gjatė shek. XIX dhe fillimit tė shek. XX, nisėn
       me kryengritjet kundėr reformave tė Tanzimatit nė vitet 30-40 e
       vazhduan deri te kryengritjet e mėdha tė viteve 1910-1912, qė
       ēuan nė Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė.
       #Post#: 239--------------------------------------------------
       Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE 
   DIR By: Mondi
       Date: February 9, 2012, 3:05 am
       ---------------------------------------------------------
       Forcat shoqėrore tė lėvizjes kombėtare
       Rilindja Kombėtare ishte njė lėvizje e re, e cila shėnoi njė
       etapė mė tė lartė, nė krahasim me lėvizjet e mėparshme
       ēlirimtare, edhe nga pėrbėrja e forcave shoqėrore qė e udhėhoqėn
       atė. Nė periudhėn e feudalizmit nė krye tė lėvizjeve ēlirimtare
       qėndronin krerė feudalė ose fshatarė. Meqenėse atėherė vendi
       ishte i ndarė nė njėsi politiko-administrative tė veēanta, pa
       lidhje me njėra-tjetrėn dhe ku krerėt hynin shpeshherė nė
       konflikt me njėri-tjetrin, lėvizjet kundėr zgjedhės sė huaj
       bėheshin, si rregull, nė emėr tė njė njėsie
       politiko-administrative tė veēantė dhe synonin ēlirimin e kėsaj
       njėsie e jo tė tė gjitha trojeve shqiptare. Edhe kėrkesat e tyre
       ekonomike e politike ishin tė kufizuara dhe me karakter lokal.
       Ndryshe ndodhi nė epokėn e Rilindjes, kur lėvizja ēlirimtare i
       kapėrceu caqet lokale e krahinore, krijoi tė gjitha kushtet e
       domosdoshme pėr bashkimin e forcave mė tė ndryshme shoqėrore tė
       kombit shqiptar rreth njė programi dhe njė qėllimi tė vetėm.
       Zhvillimi i ekonomisė sė re tė tregut solli ndryshime nė
       strukturėn shoqėrore tė vendit. U formua borgjezia kombėtare si
       njė forcė e re shoqėrore, e cila, nė kushtet e njė zhvillimi tė
       dobėt tė kapitalizmit dhe tė ruajtjes sė mbeturinave tė
       feudalizmit, ishte e lidhur edhe me pronėn mbi tokėn. Ajo
       pėrfaqėsohej kryesisht nga tregtarėt, zejtarėt e pasur dhe
       pronarėt e manifakturave, tė punishteve e tė fabrikave tė para.
       Si njė forcė qė ishte e interesuar si pėr formimin e njė shteti
       tė bashkuar shqiptar, ashtu edhe pėr krijimin e kushteve pėr
       sigurimin e personit e tė pronės dhe pėr zhvillimin e ekonomisė
       sė tregut nė pėrgjithėsi, borgjezia, nė radhė tė parė
       intelektualėt e dalė nga radhėt e saj, luajtėn njė rol tė
       rėndėsishėm si nė pėrpunimin e programit tė lėvizjes kombėtare,
       ashtu edhe nė drejtimin e saj.
       Inteligjencia, e cila vinte jo vetėm nga radhėt e borgjezisė,
       por edhe nga shtresat e tjera tė popullsisė, zuri njė vend tė
       veēantė pėr nga roli i saj nė lėvizjen kombėtare tė periudhės sė
       Rilindjes. Ajo luftoi e punoi pėr ngritjen dhe zhvillimin e
       arsimit kombėtar, pėr pėrhapjen e tij nė popull, pėr lėvrimin e
       gjuhės e tė kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi, pėrpunoi idetė
       nacionale e ideologjinė e Rilindjes, programin kombėtar dhe
       mendimin politik shqiptar nė tė gjitha etapat e Rilindjes. Nga
       radhėt e saj dolėn edhe mjaft nga themeluesit e drejtuesit e
       organizatave kombėtare qė udhėhoqėn lėvizjen nacionale.
       Nė njė vend si Shqipėria, ku bujqėsia vijonte tė mbetej sektori
       kryesor i ekonomisė, forcėn mė tė madhe ekonomike e shoqėrore e
       pėrbėnin pronarėt ēifligarė, tė lidhur me pronėn mbi tokėn, por
       edhe me ekonominė e tregut. Ndryshe nga pronarėt e mėdhenj me
       origjinė feudale, qė pėrfaqėsonin njė shtresė konservatore, e
       cila pėrgjithėsisht mbėshteste sundimtarėt osmanė, ēifligarėt,
       edhe pse nuk kishin njė fizionomi shoqėrore homogjene, as
       pikėpamje politike tė njėjta, ndjenin domosdoshmėrinė e
       shndėrrimeve ekonomike e politike nė vend.
       Pėrveē kėsaj, ēifligarėt e rinj ishin tė pakėnaqur edhe nga
       paaftėsia e Perandorisė Osmane pėr tė mbrojtur tėrėsinė tokėsore
       tė vendit nga rreziku i copėtimit dhe i zhdukjes sė shqiptarėve
       si komb, rrezik qė filloi t'u kanosej, sidomos duke filluar nga
       mesi i shek. XIX. Grupe tė veēanta tė kėsaj force shoqėrore u
       pėrfshinė nė programin kombėtar shqiptar dhe luajtėn njė rol tė
       dukshėm nė lėvizjen nacionale shqiptare nė epokėn e Rilindjes,
       kurse mjaft intelektualė, tė dalė nga gjiri i kėsaj shtrese
       ēifligarėsh, pėrqafuan idetė e reja, u bėnė pionierė e ideologė
       tė Rilindjes.
       Pėr bashkimin politik tė tė gjitha forcave shoqėrore tė kombit,
       krahas rrezikut tė jashtėm, ndikoi edhe njė faktor tjetėr, me
       karakter politik dhe ekonomik, siē ishte zbatimi i reformave (i
       Tanzimatit) nė vitet 30-40 tė shek. XIX. Tanzimati, krahas
       ndryshimeve nė marrėdhėniet agrare, nė administratė dhe nė
       legjislacionin e Perandorisė Osmane, solli pėr shqiptarėt dy
       rrjedhoja: zėvendėsimin e drejtuesve tė administratės lokale (qė
       vinin nga paria shqiptare) me funksionarė turq, tė cilėt u
       vendosėn nė krye tė administratės civile e ushtarake tė
       Shqipėrisė, dhe shtimin e shtypjes ekonomike e kombėtare mbi
       popullsinė. Tė dy kėta faktorė e zgjeruan bazėn shoqėrore tė
       lėvizjes kombėtare.
       Forcėn kryesore njerėzore e luftarake tė lėvizjes kombėtare tė
       periudhės sė Rilindjes e pėrbėnin, si edhe nė lėvizjet e
       mėparshme ēlirimtare, fshatarėsia dhe vegjėlia qytetare, tė
       cilat pėrfaqėsonin shumicėn dėrrmuese tė popullsisė. Njė vend tė
       veēantė zinin nė kėtė lėvizje fshatarėt pronarė e malėsorėt, qė
       ishin edhe forca kryesore mė e gjerė e lėvizjes kombėtare.
       Fshatarėt pronarė, qė pėrfaqėsonin 5/6 e popullsisė agrare, i
       ndien mė tepėr se ēdo shtresė tjetėr pasojat rrėnimtare tė
       centralizimit tė pushtetit perandorak osman dhe, njėlloj si
       forcat e tjera shoqėrore, rrezikun e pushtimit tė tokave tė tyre
       nga shtetet fqinje dhe pasojat e politikės sė kėtyre shteteve
       pėr copėtimin e atdheut. Prandaj ata morėn pjesė aktive nė
       luftėn kundėr sundimtarėve tė huaj osmanė, si edhe pėr mbrojtjen
       e tėrėsisė territoriale tė vendit.
       Prej tyre doli edhe pjesa mė e madhe e kurbetlinjve, tė cilėt,
       duke u kthyer nga vendet e mėrgimit, ku kishin qenė nė kontakt
       me idetė e pėrparuara tė kohės, luajtėn njė rol tė rėndėsishėm
       nė formimin mė tė shpejtė politik tė bashkatdhetarėve, si
       nėpėrmjet shoqėrive tė shtypit patriotik tė mėrgimit, ashtu edhe
       me qėndrimet e tyre tė herėpashershme nė atdhe. Me fshatarėt
       bashkoheshin zejtarėt e tregtarėt e vegjėl tė qyteteve, qė ishin
       tė afėrt nga gjendja ekonomike me ta.
       Lėvizja kombėtare, me objektivat e saj themelorė, me luftėn pėr
       ēlirimin e Shqipėrisė nga robėria e huaj dhe pėr ruajtjen e
       tėrėsisė sė territoreve tė saj, ishte njė front i gjerė, i cili
       bashkoi shumicėn dėrrmuese tė forcave shoqėrore tė vendit. Edhe
       udhėheqja e lėvizjes kombėtare nuk i takoi njė force tė vetme
       shoqėrore. Nė krye tė saj dolėn pėrfaqėsues tė borgjezisė, tė
       inteligjencies, tė ēifligarėve (tė bejlerėve) me prirje
       atdhetare, elementė tė veēantė tė parisė, klerikė atdhetarė,
       pėrfaqėsues tė fshatarėsisė etj. Nga radhėt e gjithė kėtyre
       forcave dolėn njė varg i tėrė mendimtarėsh (qė vinin sidomos nga
       inteligjencia), qė u bėnė udhėheqės ideologjikė, kulturorė e
       politikė, ndėrsa nga grupet e tjera shoqėrore dolėn organizatorė
       dhe drejtues politikė e ushtarakė tė lėvizjes kombėtare.
       #Post#: 240--------------------------------------------------
       Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE 
   DIR By: Mondi
       Date: February 9, 2012, 3:06 am
       ---------------------------------------------------------
       Karakteri demokratik dhe antifeudal i Rilindjes
       Lėvizja Kombėtare Shqiptare e periudhės sė Rilindjes pati
       pėrgjithėsisht tipare demokratike e antifeudale, sepse drejtohej
       kundėr ideologjisė sė prapambetur mesjetare tė sundimtarėve
       osmanė dhe kundėr administratės sė tyre shtypėse. Pėrgjithėsisht
       programi politik i Rilindjes frymėzohej nga parimet demokratike
       tė revolucioneve tė Evropės Perėndimore, nė tė cilat disa nga
       mendimtarėt rilindės kishin qenė pjesėmarrės tė drejtpėrdrejtė.
       Lufta kundėr zgjedhės nacionale osmane pėr krijimin e njė shteti
       tė pavarur, qė pėrbėnte synimin themelor tė Lėvizjes Kombėtare
       Shqiptare, ishte nė vetvete njė masė demokratike, e cila i dha
       asaj njė pėrmbajtje tė pėrgjithshme demokratike. Pėrmbushja e
       kėtij objektivi do t'i hapte rrugėn zhvillimit ekonomik e
       kulturor tė vendit. Pėrveē kėsaj, lėvizja kombėtare drejtohej
       kundėr njė force tė caktuar shoqėrore, kundėr parisė
       gjysmėfeudale turko-osmane (me sulltanin nė krye), qė kishte
       pushtetin politik dhe shtypte e mbante tė robėruar popullin
       shqiptar e ata joturq nė tėrėsi. Kjo luftė, qė i shkaktoi
       goditje tė njėpasnjėshme gjithė sistemit ekonomik e politik
       gjysmėfeudal osman, e dobėsoi atė dhe sundimin e tij nė Ballkan,
       i dha lėvizjes sė Rilindjes Shqiptare njė karakter antifeudal.
       Por, nė njė kuptim mė tė gjerė, fryma antifeudale e demokratike
       shfaqet nė gjithė pėrmbajtjen e Rilindjes Shqiptare, nė
       ideologjinė dhe nė programin e saj, nė lėvizjen kulturore, nė
       luftėn pėr lirinė e shkollės e tė shkrimit shqip dhe nė kėrkesat
       programatike tė organizatave kombėtare e tė kryengritjeve
       shqiptare, qė synonin ta fusnin vendin nė rrugėn e pėrparimit
       ekonomik e kulturor.
       Megjithatė, Rilindja Shqiptare nuk doli nga suazat e lėvizjes
       kombėtare, ajo synonte tė zgjidhte nė radhė tė parė ēėshtjen
       nacionale dhe nuk arriti tė merrte, si nė vendet e tjera tė
       Ballkanit, karakter agrar, tė shtronte pėr zgjidhje edhe
       ēėshtjen e tokės. Pėr kėtė ndikuan njė varg faktorėsh, tė cilėt
       nuk ishin tė pranishėm nė vendet fqinje tė Ballkanit. Nė kėto
       vende (nė Serbi, nė Greqi e nė Bullgari) klasa e ēifligarėve
       feudalė osmanė shtypte ekonomikisht e politikisht popujt e tyre,
       jo vetėm me anėn e pushtetit politik, por edhe si pronare e
       pjesės mė tė madhe tė tokave. Pėr mė tepėr, ajo ishte me fe
       myslimane, ndėrsa popujt e shtypur ishin tė krishterė. Kėshtu qė
       nė kėto vende konflikti nacional ndėrmjet sunduesve osmanė dhe
       popujve tė robėruar u mpleks edhe me atė shoqėror ndėrmjet
       fshatarėsisė sė shtypur e ēifligarėve turq, si edhe me
       kontradiktėn fetare ndėrmjet fshatarit tė krishterė e ēifligarit
       mysliman. Tė tria kėto kontradikta u shkrinė nė lėvizjen
       kombėtare tė kėtyre popujve nė njė tė vetme dhe i dhanė asaj nė
       tė vėrtetė, megjithėse jo nė mėnyrė tė shprehur, edhe karakter
       agrar.
       Lėvizja Kombėtare Shqiptare u zhvillua nė rrethana tė tjera
       shoqėrore dhe nė njė kuadėr tjetėr fetar. Nė Shqipėri ēifligarėt
       ishin me kombėsi shqiptare dhe nė pjesėn mė tė madhe me fe
       myslimane, pra me tė njėjtėn fe qė kishte shumica e popullsisė
       sė vendit. Pėr mė tepėr, njė pjesė e tyre u pėrfshi nė lėvizjen
       kombėtare. Pėrveē kėsaj, edhe rrethet borgjeze, qė morėn pjesė
       nė lėvizje, pjesėrisht ishin vetė pronarė tokash dhe si rrjedhim
       bashkėpunuan me ēifligarėt. Nga ana tjetėr, shumica e
       fshatarėve, qė u rreshtuan nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar,
       ishin fshatarė tė lirė individualė tė zonave malore e kodrinore.
       Ata nuk ishin nėn varėsinė social-ekonomike tė pronarėve
       ēifligarė, por vuanin nga shtypja e shtetit osman. Prandaj, kėta
       fshatarė individualė u ngritėn kundėr kėsaj shtypjeje tė rėndė
       ekonomike e politike tė Portės sė Lartė, kundėr politikės sė
       egėr fiskale, kundėr shėrbimit tė detyrueshėm e tė gjatė
       ushtarak, kundėr shpėrdorimeve tė qeveritarėve dhe tė derebejve
       qė bashkėpunonin me ta pėr ēlirimin e vendit. Fshatarėsia, nė
       pėrgjithėsi, i drejtoi armėt edhe kundėr ēifligarėve e parisė
       gjysmėfeudale, por nė ato raste kur kėta bashkėpunuan hapur me
       sunduesit osmanė dhe me ushtrinė e tyre qė dėrgohej pėr shtypjen
       e kryengritjeve.
       Nė zbehjen e konflikteve sociale dhe tė luftės pėr tokėn ndikoi
       edhe njė faktor tjetėr i natyrės politike. Nė kushtet kur nė
       Shqipėri sundonte njė regjim mesjetar e despotik pushtues, me
       tiparet mė tė shėmtuara tė dhunės ekonomike e politike (siē
       ishin taksat e rėnda, diskriminimi politik, qė arrinte deri nė
       mohimin e vetėqenies sė kombit shqiptar, ndalimi i mėsimit tė
       gjuhės amtare shqipe nė shkolla, mungesa e tė drejtave mė
       elementare njerėzore, madje edhe masakrimi i popullsisė
       shqiptare me anėn e ekspeditave ndėshkimore), dilnin nė plan tė
       parė kontradiktat nacionale midis popullit shqiptar dhe
       sundimtarėve osmanė. Nė kėto rrethana nuk mund tė shtroheshin
       pėr zgjidhje problemet ekonomiko-shoqėrore tė luftės kundėr
       shtypjes gjysmėfeudale, duke pėrfshirė edhe ēėshtjen agrare, tė
       tokės; kėshtu Rilindja mori tėrėsisht karakterin e njė lėvizjeje
       qė duhej tė zgjidhte, nė radhė tė parė, ēėshtjen mė tė mprehtė
       politike, atė kombėtare, tė zhdukte robėrinė osmane, duke
       krijuar njė shtet autonom ose tė pavarur shqiptar. Si rrjedhim,
       aspiratat ekonomiko-shoqėrore tė fshatarėve dhe posaēėrisht ato
       pėr tokėn nuk u pėrfshinė nė programet e Rilindjes.
       Megjithatė, lufta e fshatarėsisė dhe e vegjėlisė sė qytetit
       kundėr sistemit tė rėndė shtypės ekonomik e politik osman dhe nė
       radhė tė parė kundėr taksave e detyrimeve tė tjera, kundėr
       diskriminimit nė lėmin politik, tė arsimit e tė kulturės, kishte
       karakter shoqėror e antifeudal. Kjo e pėrforcoi edhe mė shumė
       kontradiktėn kombėtare dhe i dha pėrmasa tė gjera bazės sociale
       tė lėvizjes rilindėse.
       #Post#: 241--------------------------------------------------
       Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE 
   DIR By: Mondi
       Date: February 9, 2012, 3:06 am
       ---------------------------------------------------------
       Iluminizmi
       Iluminizmi ka qenė njė lėvizje e borgjezisė evropiane nė
       periudhėn e pėrgatitjes dhe tė kryerjes sė revolucioneve tė
       shek. XVIII-XIX. Ai drejtohej kundėr rendit feudal dhe kulturės
       sė tij, kundėr obskurantizmit mesjetar e tė gjitha formave tė
       ideologjisė sė prapambetur dhe pėrpiqej pėr pėrhapjen e arsimit
       e tė diturisė. Jehona e kėtij iluminizmi tė vendeve evropiane,
       ashtu si ajo e ideve tė mėdha tė Revolucionit francez tė 1789-s
       dhe tė revolucioneve tė 1848-s qė tronditėn Evropėn, u ndie edhe
       nė Shqipėrinė e atėhershme, u pasqyrua nė ideologjinė dhe nė
       programin e Rilindjes Shqiptare. Shumė nga udhėheqėsit e
       Lėvizjes Kombėtare Shqiptare (nė mėnyrė tė veēantė ideologėt e
       Rilindjes) ishin frymėzuar nga kėto ide pėrparimtare tė
       revolucioneve evropiane dhe patėn nxjerrė mėsime prej tyre. Tė
       panumėrt ishin gjithashtu shqiptarėt, madje edhe disa nga
       rilindėsit e njohur, qė kishin marrė pjesė nė revolucionet
       kombėtare tė shteteve fqinje, nė ato grek, rumun e serb, si edhe
       nė revolucionet e vendeve tė Evropės. Kėta u bėnė tė
       ndėrgjegjshėm se idetė e kėtyre revolucioneve duhej tė
       pėrhapeshin e tė pėrqafoheshin edhe nga shqiptarėt.
       Rilindja shėnoi njė hapje ndaj kulturės pėrparimtare botėrore
       nga mė tė mėdhatė qė kishte njohur kultura shqiptare deri
       atėherė. Ishte koha kur kombi shqiptar vendosi lidhje mė tė
       dendura me idetė dhe kulturėn pėrparimtare tė popujve tė tjerė,
       pėrfitoi nga thesari i kulturės sė Perėndimit dhe sidomos nga
       Rilindja Evropiane, nga iluminizmi i saj. Pikėrisht nėn ndikimin
       e kėtyre faktorėve tė rinj u formuan mendimtarėt, ideologėt dhe
       iluministėt shqiptarė tė epokės sė Rilindjes.
       Pėrhapja e dijeve, e arsimit dhe e kulturės kombėtare, qė
       pėrbėnte njė nga drejtimet kryesore tė Rilindjes e tė
       iluminizmit shqiptar, vlerėsohej nga mendimtarėt rilindės si njė
       nevojė qė shtronte zhvillimi ekonomik, shoqėror e kulturor i
       vendit, si njė kusht i domosdoshėm i pėrparimit material e
       shpirtėror tė kombit shqiptar. Rilindėsit e kuptuan kėtė nevojė
       historike dhe iluminizmi i tyre i shėrbente plotėsimit tė kėsaj
       kėrkese tė shoqėrisė shqiptare. Pėrhapja e kulturės dhe e
       arsimit kombėtar do tė ndihmonin nė emancipimin e popullit
       shqiptar nga fanatizmi, prapambetja, intoleranca e nga dasitė
       fetare, tė mbjella nga sundimtarėt osmanė.
       Por iluminizmi shqiptar kishte disa tipare dalluese nė krahasim
       me atė tė vendeve tė tjera, duke pėrfshirė kėtu edhe vendet
       fqinje, qė diktoheshin nga gjendja e kombit shqiptar nė
       Perandorinė Osmane dhe nga politika e saj diskriminuese. Duke
       zbatuar parimin fetar nė pėrcaktimin e pėrkatėsisė etnike tė
       popullsisė, qeveria osmane nuk e njihte kombėsinė shqiptare, tė
       cilėn e ndante, sipas besimit fetar, nė tri pjesė, qė ajo i
       quante tė ndryshme: myslimane, ortodokse dhe katolike. Si
       pasojė, sipas sistemit mesjetar e obskurantist tė "miletit" (tė
       kombėsisė), tė vendosur nga sulltanėt osmanė, pėr turqit
       myslimani shqiptar, si i ēdo kombi tjetėr, ishte turk, ortodoksi
       grek e katoliku latin (italian).
       Nė pėrputhje me kėtė parim, qė mohonte qenien e shqiptarėve si
       njė komb i vetėm, Porta e Lartė nuk lejoi tė hapeshin nė
       Shqipėri shkolla shqipe, por vetėm shkolla turke, greke,
       italiane ose austriake. Nė qoftė se Turqia pranoi tė hapej
       ndonjė shkollė e veēantė shqipe, kėtė e bėri kur ishte e
       detyruar ose kur ia kėrkonte interesi i ēastit, madje priste
       rastin qė t'i mbyllte ato. Prandaj, pėrhapja e arsimit dhe e
       kulturės kombėtare u bė njė nga ēėshtjet themelore tė Rilindjes
       ndryshe nga ē'ndodhi, p.sh., nė tokat greke e tė kombeve tė
       tjera ballkanike tė Perandorisė Osmane, ku popullsisė i njihej e
       drejta tė arsimohej nė gjuhėn e vet. Nė kėto kushte iluminizmi
       shqiptar nuk mund tė mbetej thjesht njė lėvizje kulturore.
       Iluminizmi e veēanėrisht lėvizja pėr shkollėn e pėr kulturėn
       shqiptare mori karakter politik, sepse drejtohej kundėr
       ideologjisė sė prapambetur obskurantiste, ku pėrfshiheshin edhe
       ato ide konservatore klerikale, qė mbėshteteshin nė
       interpretimin qėllimkeq tė dogmave tė veēanta tė doktrinave
       fetare tė tė gjitha besimeve. Ajo drejtohej edhe kundėr
       politikės tradicionale tė asimilimit e tė turqizimit tė
       shqiptarėve, qė ndiqte prej shekujsh Perandoria Osmane. Me
       karakterin e saj kombėtar shkolla dhe pėrgjithėsisht kultura e
       Rilindjes u mbyllte dyert rrymave ideologjike shkombėtarizuese
       ngado qė tė vinin.
       Shkolla kombėtare qė kėrkonin rilindėsit e qė kishte pėr qėllim
       arsimimin nė gjuhėn shqipe, duhej tė ishte laike, tė bėhej njė
       vatėr kulture, qė tė plotėsonte nevojat e zhvillimit ekonomik e
       shoqėror tė vendit dhe, njėherazi, njė vatėr e atdhetarisė dhe e
       bashkimit kombėtar tė shqiptarėve. Rrjedhimisht, kėrkesat pėr
       shkollėn dhe pėr letėrsinė shqipe nuk kishin karakter thjesht
       kulturor. Iluminizmi shqiptar kishte edhe njė karakter politik,
       u bė armė e fuqishme e luftės ēlirimtare. Gėrshetimi i
       shumanshėm i veprimtarisė kulturore-arsimore me veprimtarinė
       politike pėrbėn njė nga veēoritė e iluminizmit tė Rilindjes
       Shqiptare dhe tė lėvizjes kombėtare tė asaj periudhe. Nė fazėn e
       fundit tė saj, nga gjithė pjesėt pėrbėrėse tė kulturės
       shqiptare, mori pėrparėsi zhvillimi i kulturės politike, qė u
       dha tonin dhe frymėn patriotike gjithė pėrbėrėsve tė tjerė. Me
       rritjen e ngarkesės politike tė kulturės nė fundin e shek. XIX
       dhe nė fillimin e shek. XX u forcua roli i shtypit dhe sidomos i
       publicistikės, jo vetėm me numrin e madh tė botimeve brenda e
       jashtė vendit, por edhe me pėrmbajtjen kryesisht atdhetare.
       Fryma patriotike u ndje edhe nė letėrsinė artistike, duke i
       dhėnė asaj njė angazhim mė tė madh e mė tė drejtpėrdrejtė nė
       lėvizjet e mėdha politike tė kohės, nė luftėn pėr ēlirimin
       kombėtar.
       Duke pėrhapur nė popull arsimin dhe pėrgjithėsisht kulturėn nė
       gjuhėn shqipe e me frymė atdhetare, rilindėsit synonin tė
       shpejtonin zgjimin e tij kombėtar, tė ndihmonin nė ngritjen e
       mėtejshme tė ndėrgjegjes politike dhe tė arrinin aftėsimin e
       shqiptarėve pėr njė jetė shtetėrore tė pavarur. Kjo lėvizje u bė
       pjesė e pandarė e luftės pėr ēlirimin kombėtar dhe pati jo vetėm
       ushtarėt, por edhe dėshmorėt e saj. Me kėtė mision tė shkollės e
       tė kulturės shqiptare shpjegohet edhe lufta qė u bėnė atyre dhe
       atdhetarėve rilindės Porta e Lartė, Patrikana greke e qarqet
       shoviniste tė shteteve fqinje, tė cilat shihnin tek ato njė
       pengesė tė fortė pėr politikėn dhe pėr planet e tyre
       aneksioniste ndaj trojeve shqiptare.
       #Post#: 242--------------------------------------------------
       Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE 
   DIR By: Mondi
       Date: February 9, 2012, 3:07 am
       ---------------------------------------------------------
       Ēėshtja fetare
       Si rrjedhojė e pushtimit dhe e sundimit katėrshekullor osman,
       shqiptarėt hynė nė historinė moderne tė ndarė nė tri besime tė
       ndryshme fetare: krahas feve tė mėparshme ortodokse e katolike,
       tė cilat i ruajti njė pjesė e popullsisė, u shtua edhe ajo
       myslimane, sė cilės i pėrkiste tashmė shumica e shqiptarėve.
       Shek. XIX bashkė me kėtė ndarje fetare tė popullsisė trashėgoi
       edhe peshėn e rėndė tė politikės teokratike tė sulltanėve
       osmanė, qė vinte shenjėn e barazimit midis fesė e kombėsisė dhe
       e trajtonte popullin shqiptar, me tri besime, tė ndarė nė tri
       kombėsi tė ndryshme. Kėsaj politike i bėnė jehonė Patrikana
       greke e Stambollit, si dhe qarqet drejtuese tė shteteve fqinje e
       kishat e tyre respektive. Jeta shpirtėrore (ndėrgjegjja fetare)
       e besimtarėve shqiptarė sundohej nga tri institucione fetare,
       tri shkolla dhe tri kultura tė huaja. Kėto institucione
       klerikale vareshin nga tri qendra universale tė huaja, nga
       Halifati sulltanor, Patrikana fanariote dhe Papati roman, prej
       tė cilave asnjėra nuk e pėrkrahte idenė e njė shteti kombėtar
       shqiptar.
       Por ndryshe nga disa vende tė tjera ballkanike, popullsia
       shqiptare nuk u nda nė aq kombėsi sa edhe fe. Ndėrgjegjja fetare
       nuk e errėsoi dhe nuk e mbuloi asnjėherė ndėrgjegjen e kombėsisė
       shqiptare. Udhėtarėt e huaj tė shek. XIX kanė vėnė nė dukje se,
       ndėrsa nga pikėpamja fetare nė pėrgjithėsi ishte hapur njė
       hendek midis ortodoksit, katolikut e myslimanit tė tė njėjtit
       komb, te popullsia e Shqipėrisė mbizotėronte ndjenja e
       kombėsisė. Ndėrmjet elementėve tė feve tė ndryshme tė vendit u
       ruajtėn lidhjet shpirtėrore, ekonomike e shoqėrore, madje edhe
       lidhjet familjare. Me kėtė shpjegohet prania e sinkretizmit
       fetar tė pėrfaqėsuar nga "laramanėt" (tė krishterėt e fshehtė),
       pėrhapja e gjerė e bektashizmit me doktrinat e tij liberale dhe
       fakti qė Shqipėria nuk njohu asnjėherė grindje e luftėra fetare.
       Megjithėse popullsia shqiptare i pati bėrė ballė kėsaj trysnie
       qindravjeēare dhe, siē shkruante udhėtari anglez Th. S. Hjugs
       (Th. S. Hughes) nė vitin 1820, e ruajti tė paprekur ndjenjėn e
       kombėsisė sė vet, ndarja nė tri fe tė ndryshme e sidomos varėsia
       e tyre nga institucione tė huaja klerikale dhe politika e
       pėrēarjes fetare, e ndjekur ndaj shqiptarėve, e vėshtirėsuan
       bashkimin e popullit shqiptar dhe u bėnė pengesė nė luftėn e tij
       kundėr zgjedhės sė huaj pėr ēlirimin kombėtar. Pėrveē kėsaj,
       Porta e Lartė, Patrikana greke prej nga vareshin kishat
       ortodokse tė Shqipėrisė, si dhe fuqitė e tjera tė huaja u
       pėrpoqėn t'i pėrdornin fetė nė Shqipėri si njė mjet qė i
       shėrbente politikės sė tyre. Rrjedhojat negative, qė vinin nga
       kjo ndarje fetare e shqiptarėve, mund tė shihen si njė nga
       faktorėt (pas atyre ekonomiko-shoqėrorė), qė pėrcaktuan ritmet
       disi tė ngadalshme tė procesit tė emancipimit politik dhe tė
       zgjimit kombėtar tė shqiptarėve.
       Ndarja e popullsisė nė tri besime dhe politika e pėrēarjes
       fetare qė ndiqej ndaj saj, nuk mund tė mos shtronte pėrpara
       Lėvizjes Kombėtare Shqiptare disa detyra tė veēanta, qė nuk i ka
       njohur ajo e vendeve tė krishtere ballkanike. Feja e pėrbashkėt,
       krahas ideve kombėtare, ishte njė faktor qė i afronte
       shpirtėrisht elementėt pėrbėrės tė kėtyre popujve ballkanikė dhe
       qė shpejtoi bashkimin e tyre kombėtar nė luftėn ēlirimtare
       kundėr sundimtarėve osmanė, tė cilėt ishin myslimanė. Meqė
       popullsia e kėtyre vendeve i pėrkiste tė njėjtit besim fetar,
       udhėheqja e lėvizjes sė tyre pėrfitoi nga antagonizmi fetar me
       sundimtarėt osmanė pėr ta pėrdorur kishėn si forcė ideologjike
       dhe agjitatore nė lėvizjen ēlirimtare. Ndėrsa nė Shqipėrinė e
       shek. XIX, kur popullsia ishte e ndarė nė tri besime tė ndryshme
       fetare dhe kur 3/4 e saj ishte myslimane, domethėnė kishte tė
       njėjtėn fe me sundimtarėt osmanė, nuk mund tė bėhej fjalė pėr
       kėtė antagonizėm, tė shtruar nė rrafsh fetar.
       Nė kėto kushte bashkimi i shqiptarėve nė luftėn ēlirimtare do tė
       arrihej jashtė fesė, mbi fenė dhe vetėm i mbėshtetur nė parimin
       e kombėsisė. Rrjedhimisht lufta pėr afirmimin e parimit tė
       kombėsisė, qė ishte e pėrbashkėt pėr tė gjitha lėvizjet
       kombėtare ballkanike, pati nė Shqipėri veēoritė e saj, u ngrit
       jo vetėm jashtė fesė, por u drejtua njėherazi kundėr
       identifikimit tė pėrkatėsisė fetare tė elementėve tė ndryshėm tė
       popullsisė shqiptare me atė kombėtare dhe e zhveshi ndarjen
       fetare nga petku politik. Rilindėsit bėnė njė punė kėmbėngulėse
       e tė vėshtirė pėr tė kapėrcyer dasitė fetare dhe politikėn
       pėrēarėse tė sundimtarėve osmanė e tė Patrikanės sė Stambollit,
       qė identifikonin fenė me kombėsinė. Ata luftuan gjithashtu
       kundėr ēdo orvatjeje pėr ta shndėrruar ndarjen fetare nė
       pėrēarje politike-fetare.
       Rilindja Kombėtare u ndesh edhe me konceptet fetare mbi kombin.
       Ideologjisė sė panislamizmit, tė panortodoksizmit etj., qė
       kishte gjetur mbėshtetje edhe nė disa qarqe ēifligare e borgjeze
       turkomane e grekomane shqiptare dhe qė identifikonte fenė me
       kombėsinė, ajo i kundėrvuri iluminizmin e racionalizmin e vet e,
       nė radhė tė parė, konceptin mbi kombin shqiptar si njė kategori
       e veēantė historike, qė ishte njė dhe i pandarė, megjithėse u
       takonte tri besimeve fetare, e qė dallohej nga kombet e tjera.
       Iluministėt e vendosėn Rilindjen Kombėtare nė njė platformė tė
       pėrparuar, bashkėkohėse dhe jashtėfetare, nė parimin e
       kombėsisė, tė shqiptarisė. Parimi "Feja e shqiptarit ėshtė
       shqiptaria", qė pėrshkon njė literaturė tė tėrė politike e
       artistike tė periudhės sė Rilindjes, ishte pa dyshim afetar, por
       jo antifetar, njė parim politik, qė synonte bashkimin e
       shqiptarėve, pavarėsisht nga pėrkatėsia e tyre fetare. Ky
       koncept i shqiptarisė si feja e shqiptarėve pushtoi gjatė epokės
       sė Rilindjes mendjet e zemrat e shqiptarėve, duke u bėrė njė
       forcė ideore, qė bashkoi shpirtėrisht e mendėrisht shqiptarėt nė
       luftėn pėr ēlirimin kombėtar.
       #Post#: 243--------------------------------------------------
       Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE 
   DIR By: Mondi
       Date: February 9, 2012, 3:08 am
       ---------------------------------------------------------
       Tradita historike
       Rilindja trashėgoi nga shekujt e mėparshėm njė pasuri tė ēmuar
       historiko-kulturore, me vlera morale e politike, mbi tė cilėn
       ajo u mbėshtet dhe tė cilėn e zhvilloi mė tej nė njė rrafsh tė
       ri, me njė platformė tė re ideologjike e politike. Ajo iu
       drejtua historisė dhe e pėrdori kėtė trashėgimi pėr tė afirmuar
       tė drejtėn e popullit shqiptar pėr tė jetuar i lirė e i pavarur.
       Rilindėsit i kthyen sytė nga e kaluara historike, jo vetėm pse
       kombi shqiptar, ashtu si kombet e tjera, merr prej andej burimin
       e tij, por edhe pėr t'i vėnė provat e lashtėsisė sė tij nė
       shėrbim tė detyrave qė qėndronin para lėvizjes kombėtare: pėr tė
       rritur krenarinė e bashkatdhetarėve nė luftėn e vėshtirė pėr
       ēlirimin kombėtar, pėr tė ndihmuar nė ngritjen e ndėrgjegjes sė
       tyre kombėtare, pėr tė forcuar mė tej individualitetin e
       shqiptarėve si komb dhe bashkimin e tyre pėrballė sundimtarėve
       osmanė, pėr t'u dhėnė njė mbėshtetje historiko-shoqėrore
       kėrkesave kombėtare dhe pėr tė tėrhequr vėmendjen e opinionit
       publik tė huaj ndaj ēėshtjes shqiptare.
       Rilindėsit e pėrdorėn historinė si njė mjet tė fuqishėm nė
       shėrbim tė kėsaj ēėshtjeje, si edhe pėr tė hedhur poshtė pohimet
       e atyre shteteve, tė cilėt, pėr tė arritur mė lehtė synimet e
       tyre ekspansioniste ndaj Shqipėrisė, ua mohuan shqiptarėve
       historinė. Rilindėsit u kapėn sidomos pas origjinės sė lashtė tė
       shqiptarėve dhe pas epokės sė Skėnderbeut. Nė rastin e parė ata
       u pėrpoqėn tė argumentonin e tė pėrhapnin tezėn mbi origjinėn
       pellazgjike ose ilire tė popullit shqiptar dhe tė provonin me
       kėtė se shqiptarėt janė ndėr banorėt mė tė vjetėr tė Ballkanit,
       autoktonė dhe zotėr tė ligjshėm tė truallit tė vet, tė cilin
       askush nuk kishte tė drejtė ta prekte. Nė rastin e dytė, duke
       evokuar e duke pasqyruar gjerėsisht nė letėrsi epokėn e
       Skėnderbeut, luftėn e tij ngadhnjimtare kundėr ushtrive tė
       Perandorisė sė fuqishme Osmane, rilindėsit synonin tė afirmonin
       vitalitetin e popullit shqiptar, aftėsinė e tij pėr t'u bashkuar
       politikisht dhe tė drejtėn pėr tė formuar shtetin e vet
       kombėtar.
       Historisė i janė drejtuar edhe rrethet politike tė vendeve
       fqinje, sidomos pas formimit tė shteteve kombėtare. Qarqet
       politike serbe evokuan Perandorinė e Stefan Dushanit tė shek.
       XIV, ato greke Perandorinė Bizantine dhe ato bullgare
       Perandorinė Mesjetare tė Borisit e tė Simeonit. Sipas tyre,
       shtetet serb, grek e bullgar ishin trashėgimtarė tė perandorive
       pėrkatėse mesjetare dhe rrjedhimisht kishin "tė drejtėn
       historike" tė shtriheshin nė kufijtė e dikurshėm. Mirėpo asnjė
       nga kėto perandori nuk shtrihej nė gjithė Ballkanin ose nė
       pjesėn mė tė madhe tė tij, tė banuar si nė tė kaluarėn edhe nė
       shek. XIX nga popuj tė ndryshėm, qė ishin zotėr tė trojeve ku
       jetonin. Rrjedhimisht synimi pėr t'i rikrijuar ato, qė ishte
       shprehje e politikės ekspansioniste tė kėtyre shteteve, cenonte
       rėndė interesat e popujve ballkanikė, ndėrsa, nė rastin e
       shqiptarėve, ēonte nė pushtimin e territoreve tė tyre etnike,
       amtare, ose nė copėtimin e tyre. Orvatjet pėr pėrmbushjen e
       kėtyre synimeve u bėnė shkak pėr luftėra ndėrmjet vetė vendeve
       ballkanike.
       Pėrdorimi i traditės historike nga Lėvizja Kombėtare Shqiptare
       nuk kishte prirje tė tilla ekspansioniste. Shqiptarėt nuk kishin
       formuar nė tė kaluarėn ndonjė perandori, sė cilės t'i
       referoheshin mendimtarėt e veprimtarėt rilindės. Epoka mė e
       ndritur, tė cilėn e evokuan rilindėsit, ishte ajo e Skėnderbeut.
       Por kufijtė e shtetit tė lirė e tė pavarur shqiptar, tė krijuar
       prej tij nė shek. XV shtriheshin nė toka shqiptare, madje nuk i
       pėrfshinin tė gjitha kėto toka; ky shtet lindi dhe qėndroi nė
       truallin shqiptar dhe zhvilloi, derisa u shtyp, njė luftė
       mbrojtėse kundėr agresionit osman.
       Ndryshe nga ai i vendeve fqinje ballkanike, historicizmi i
       Rilindjes Shqiptare, argumentimi i karakterit historik tė
       pėrkatėsisė etnike tė trojeve shqiptare, shėrbeu si mbėshtetje
       pėr bashkimin politik tė shqiptarėve dhe tė territoreve tė
       banuara prej tyre jo vetėm nė tė kaluarėn, por edhe nė periudhėn
       mė tė re, nė shek. XIX.
       #Post#: 244--------------------------------------------------
       Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE 
   DIR By: Mondi
       Date: February 9, 2012, 3:08 am
       ---------------------------------------------------------
       Faktori ndėrkombėtar
       Lufta pėr ēlirimin kombėtar, pėr formimin e njė shteti tė
       bashkuar shqiptar, ashtu si nė vendet e tjera tė Ballkanit, edhe
       nė Shqipėri nuk mund tė zhvillohej jashtė ndikimit tė Fuqive tė
       Mėdha dhe tė raporteve ndėrkombėtare tė kohės.
       Nė shek. XIX Fuqitė e Mėdha e kishin vėnė Perandorinė Osmane nėn
       ndikimin e tyre, ishin bėrė tanimė njė faktor i dorės sė parė qė
       pėrcaktonte fatin e saj dhe tė zotėrimeve tė saj duke pėrfshirė
       edhe ato ballkanike. Tė bindura tanimė pėrfundimisht se kjo
       Perandori po shkonte drejt shembjes sė pashmangshme, kėto shtete
       punonin pėr tė forcuar mė tej ndikimin nė zotėrimet e saj dhe
       mbi shtetet qė do tė dilnin pas rrėnimit tė saj. Nė kėto
       rrethana, si lėvizjet kombėtare, ashtu edhe procesi i formimit
       tė shteteve nacionale, nuk mund tė zhvilloheshin nė mėnyrė tė
       pavarur dhe jashtė ndikimit e vullnetit tė Fuqive tė Mėdha.
       Ashtu si kėto lėvizje, edhe ajo kombėtare shqiptare, ishin bėrė
       pjesė e marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Zgjidhja e ēėshtjes
       kombėtare nė kėto vende pėrcaktohej nė njė shkallė tė
       konsiderueshme nga kėto marrėdhėnie ndėrkombėtare.
       Kėshtu, edhe pse patėn shpėrthyer nė Serbi kryengritja e parė mė
       1804 dhe e dyta mė 1815, ndėrsa nė Greqi e nė Rumani mė 1821,
       kėto vende u ēliruan nga robėria osmane vetėm pas disfatės qė
       Turqia pėsoi nė Luftėn ruso-turke tė viteve 1828-1829, kur,
       sipas traktateve tė paqes ndėrmjet Rusisė e Perandorisė Osmane,
       u njoh autonomia e principatės serbe dhe e Malit tė Zi, u
       pėrforcua autonomia e principatave tė Vllahisė e tė Moldavisė
       dhe u njoh pavarėsia e Greqisė, e cila u sanksionua edhe me
       Traktatin e Londrės tė Fuqive tė Mėdha mė 1830. Edhe Bullgaria,
       ndonėse u pėrfshi mė 1876 nga njė lėvizje kryengritėse kundėr
       robėrisė osmane, u shpall si principatė autonome (pjesa veriore
       e saj) dhe si njėsi shtetėrore nėn vasalitetin e sulltanit, me
       emrin Rumelia Lindore (pjesa jugore), pas shpartallimit tė
       Perandorisė Osmane nė Luftėn ruso-turke tė viteve 1877-1878 dhe
       pas Traktatit tė Shėn-Stefanit dhe atij tė Berlinit mė 1878.
       Rol vendimtar ka pasur faktori i jashtėm edhe nė Lėvizjen
       Kombėtare Shqiptare, si dhe nė fatin e ēėshtjes shqiptare nė
       pėrgjithėsi. Por, ndryshe nga vendet e tjera tė Ballkanit,
       ndėrhyrjet e kėtij faktori nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare tė
       periudhės sė Rilindjes kanė qenė, me ndonjė pėrjashtim, me
       rrjedhoja negative pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare.
       Asnjė nga Fuqitė e Mėdha nuk e mori nėn sqetull ēėshtjen
       shqiptare dhe nuk u angazhua pėr zgjidhjen e saj. Ky qėndrim
       mospėrfillės, madje edhe opozitar i shteteve evropiane ndaj
       ēėshtjes kombėtare shqiptare, qė do tė vazhdonte edhe pas
       Rilindjes, ndonėse ka qenė diktuar nga interesat e tyre tė
       njohur politikė dhe strategjikė nė Ballkan dhe veēanėrisht nė
       Shqipėri, si edhe nga synimi pėr tė ruajtur ekuilibrin ndėrmjet
       tyre, ka qenė pėrcaktuar edhe nėn ndikimin e faktorit fetar.
       Dihet se afria e besimit fetar ka nxitur jo vetėm Rusinė, ku
       identifikimi populist i kombit me fenė ishte mė i spikatur
       ("rus" kishte kuptimin "kristian" - i krishterė), por edhe
       Fuqitė e tjera tė Mėdha evropiane tė pėrkrahnin lėvizjen
       kombėtare tė popujve tė krishterė tė Ballkanit. Ndėrkaq, lėvizja
       kombėtare e popullit shqiptar, shumica e tė cilit i pėrkiste
       fesė myslimane, pėrgjithėsisht nuk ka gėzuar njė pėrkrahje tė
       tillė edhe kur ka pėrjetuar kulmet e saj, madje tė atilla qė
       rrallė mund tė ndeshen edhe nė vendet e tjera tė Ballkanit, siē
       kanė qenė periudha e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878-1881)
       dhe ajo e Kryengritjes sė Pėrgjithshme tė vitit 1912.
       Por edhe Fuqitė e Mėdha, ndonėse pėrgjithėsisht i sinkronizonin
       veprimet e tyre kur ndėrhynin nė Perandorinė Osmane dhe
       posaēėrisht nė Shqipėri, nuk kanė mbajtur gjithnjė e tė gjitha
       tė njėjtin qėndrim ndaj ēėshtjes shqiptare. Janė tė njohura
       sidomos qėndrimet e veēanta tė Austro-Hungarisė, e cila, edhe
       pse kur ishte fjala pėr ndėrhyrjet nė Perandorinė Osmane
       vepronte si njė nga gjymtyrėt mė tė rėndėsishme tė koncertit tė
       shteteve evropiane, punonte njėherazi pėr tė nxitur zhvillimin
       kulturor tė shqiptarėve, qė e shihte si njė mjet pėr forcimin
       tek ata tė ndjenjave kombėtare. Kjo politikė diktohej, pa
       dyshim, nga interesat e saj ekonomikė e politikė nė Shqipėri, si
       vend me njė pozicion tė rėndėsishėm nė Adriatik, nga synimi i
       Vjenės pėr tė shfrytėzuar pėr kėta interesa Lėvizjen Kombėtare
       Shqiptare. Nė pragun dhe sidomos gjatė luftėrave ballkanike
       (1912-1913) Austro-Hungaria nisi tė pėrkrahte nė fillim idenė e
       vendosjes sė njė administrimi autonom nė Shqipėri e mė pas, nė
       periudhėn e pėrgatitjes sė Shpalljes sė Pavarėsisė, atė tė njė
       shteti kombėtar shqiptar.
       Ndėrhyrja e faktorit tė jashtėm nė ēėshtjen shqiptare ka qenė e
       shumėfishtė: krahas Fuqive tė Mėdha nė lėvizjen shqiptare
       ndėrhynin jo vetėm me mjete propagandistike e diplomatike, por
       edhe me agresionin e hapur ushtarak, edhe shtetet fqinje
       (Serbia, Greqia dhe Mali i Zi). Duke filluar nga vitet 30 tė
       shek. XIX, kėto shtete ndiqnin njė politikė ekspansioniste pėr
       pushtimin e tokave shqiptare. Nė kėto kushte Rilindja Shqiptare
       u detyrua ta drejtonte tehun e luftės njėherėsh nė dy fronte:
       kundėr sunduesve osmanė pėr ēlirimin kombėtar dhe kundėr lakmive
       shoviniste tė shteteve fqinje, tė cilat pėrkraheshin nga Fuqitė
       e Mėdha, sidomos nga Rusia, pėr mbrojtjen e tėrėsisė
       territoriale tė Shqipėrisė.
       Lufta nė dy fronte, me dy objektiva, pėrbėnte njė veēori tė
       lėvizjes shqiptare tė epokės sė Rilindjes, e cila e bėnte atė tė
       dallohej nga lufta qė zhvilluan kombet e tjera tė Ballkanit nė
       shek. XIX. Megjithatė, kjo veēori nuk i pėrjashtoi aspak
       shqiptarėt e lėvizjen e tyre kombėtare nga fronti i pėrbashkėt i
       qėndresės sė popujve tė Ballkanit kundėr zgjedhės shekullore
       osmane, gjatė sė cilės u treguan tė gatshėm pėr tė bashkėpunuar
       me popujt fqinj tė Gadishullit Ballkanik dhe dhanė njė kontribut
       tė ēmuar.
       Pasojat e ndėrhyrjeve tė jashtme Shqipėria i ndjeu tepėr rėndė.
       Brenda 40 vjetėve tė fundit para Shpalljes sė Pavarėsisė (1912),
       Fuqitė e Mėdha dhe sidomos shtetet fqinje ballkanike, qė
       pėrkraheshin prej tyre, ndėrhynė, madje edhe me mjete ushtarake,
       dy herė nė ēėshtjen shqiptare: nė vitet 1878-1881, kur iu
       kundėrvunė Lidhjes sė Prizrenit dhe kėrkesave tė vazhdueshme tė
       saj pėr njė shtet autonom shqiptar dhe kur me vendimet e
       Kongresit tė Berlinit gjymtuan rėndė territoret shqiptare, si
       dhe mė 1912-1913, kur edhe pse e njohėn shtetin e pavarur, tė
       porsashpallur shqiptar, i shkėputėn atij mė shumė se gjysmėn e
       territoreve dhe tė popullsisė, qė ua aneksuan shteteve fqinje.
       #Post#: 245--------------------------------------------------
       Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE 
   DIR By: Mondi
       Date: February 9, 2012, 3:09 am
       ---------------------------------------------------------
       Periodizimi i lėvizjes kombėtare
       Epoka e Rilindjes dhe lėvizja kombėtare qė u zhvillua gjatė saj
       pėrbėjnė njė proces unik e tėrėsor. Megjithatė, sikurse ėshtė
       pranuar nė historiografinė shqiptare, ajo ndahet nė disa
       periudha ose faza.
       Faza e parė fillon nė vitet 30 tė shek. XIX dhe vijon deri nė
       vitet e shpėrthimit tė Krizės Lindore, mė 1876-1877. Kjo ėshtė
       periudha e ndryshimeve tė rėndėsishme nė jetėn
       ekonomiko-shoqėrore, politike e kulturore tė vendit, e
       konsolidimit tė procesit tė formimit tė shqiptarėve si komb. Nė
       kėtė fazė nis tė pėrvijohet mendimi politik i Rilindjes, i
       ideologjisė dhe i programit tė saj, qė u pėrpunua nga ideologėt
       e parė tė Rilindjes. Pėrpjekjet pėr afirmimin e kombit shqiptar
       nėpėrmjet lėvrimit e pėrhapjes sė kulturės dhe tė arsimit shqip
       u shoqėruan me njė zhvillim tė tillė tė kulturės kombėtare tė
       paparė deri atėherė, qė nė kushtet, nė tė cilat ndodhej
       Shqipėria asokohe, e pati qendrėn e vet mė shumė nė kolonitė
       shqiptare tė mėrgimit, por edhe brenda vendit. Nė kėtė fazė tė
       lėvizjes kombėtare u formulua, ndonėse jo nė mėnyrė tė plotė,
       edhe kėrkesa e organizimit autonom tė trojeve shqiptare. Kjo
       periudhė karakterizohet gjithashtu nga njė varg kryengritjesh tė
       popullsisė fshatare e qytetare qė shpėrthyen nė vitet 30-40 dhe
       qė vazhduan thuajse pa ndėrprerje deri nė fillimin e Krizės
       Lindore, mė 1876-1877. Epoka e re historike nė tė cilėn u
       zhvilluan u dha atyre tipare tė reja, karakteristike pėr
       lėvizjet ēlirimtare tė Rilindjes.
       Faza e dytė pėrfshin vitet 1878-1881, kur nė kushtet e Krizės
       Lindore, njė element i rėndėsishėm i sė cilės ishte edhe Lėvizja
       Kombėtare Shqiptare, u shėnua njė kthesė e rėndėsishme nė
       zhvillimin e saj, u krijua organizata mbarėshqiptare –
       Lidhja e Prizrenit. Lidhja dhe udhėheqėsit e saj pėrpunuan
       programin mė tė plotė politik tė lėvizjes kombėtare pėr
       mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė qė kėrcėnohej
       nga monarkitė fqinje, pėr bashkimin e tė gjitha trevave
       shqiptare nė njė shtet autonom kombėtar. Nė kėtė fazė, nėn
       drejtimin e Lidhjes sė Prizrenit dhe tė udhėheqėsve tė saj mė tė
       vendosur, u bė pėrpjekja e parė pėr tė sendėrtuar me rrugėn e
       luftės sė armatosur programin e lėvizjes kombėtare, pėr tė
       themeluar shtetin kombėtar shqiptar. Nga kjo fazė ēėshtja
       shqiptare u bė njė realitet objektiv nė politikėn ballkanike tė
       Fuqive tė Mėdha, njė element i pandarė i kombinacioneve tė tyre
       diplomatike nė Ballkan dhe nė Evropė.
       Faza e tretė e lėvizjes kombėtare shtrihet nga vitet 1881 dhe
       mbyllet mė 1908, me revolucionin e turqve tė rinj. Nė kėtė
       periudhė Lėvizja Kombėtare Shqiptare, edhe pse nuk njohu pika tė
       atilla kulmore, siē ishin vitet e Lidhjes sė Prizrenit, erdhi
       duke u rritur, si nga pikėpamja cilėsore, me zhvillimin e
       mėtejshėm tė mendimit politik e tė kulturės, ashtu edhe nga
       organizimi i saj. Nė vitet e para pas shtypjes sė Lidhjes sė
       Prizrenit mori hov lufta pėr shkollėn dhe kulturėn kombėtare, u
       hodhėn themelet e shkollės kombėtare, u zhvillua letėrsia
       shqipe, u zgjerua publicistika shqiptare, zhvilloi veprimtarinė
       e vet njė varg i tėrė shkrimtarėsh, mendimtarėsh e publicistėsh,
       qė krijuan vepra, tė cilat vunė themelet e letėrsisė dhe tė
       kulturės sė sotme shqiptare. Nė kėtė periudhė zgjerohet mė tej
       veprimtaria patriotike e kolonive shqiptare tė mėrgimit, qė
       dhanė njė kontribut tė ēmuar nė lėvizjen kombėtare.
       Vitet e fundit tė shek. XIX shėnuan njė ngritje tė re tė
       lėvizjes pėr autonominė e Shqipėrisė, qė u shpreh nė dy drejtime
       kryesore: sė pari, nė pėrgatitjen e njė vargu memorandumesh,
       peticionesh e traktatesh politike (ku spikat vepra "Shqipėria
       ē'ka qėnė, ē'ėshtė dhe ē'do tė bėhetė?"), me tė cilat u pasurua
       mė tej programi politik i Rilindjes pėr formimin e shtetit
       kombėtar, pėr organizimin e kushtetutėn e tij; sė dyti, nė
       themelimin e njė organizate tė re mbarėshqiptare, tė Lidhjes sė
       Pejės (1899-1900), qė mori pėrsipėr tė vazhdonte, nė kushtet e
       reja, misionin historik tė Lidhjes sė Prizrenit. Themelimi i
       komiteteve "Pėr lirinė e Shqipėrisė" dhe veprimtaria e tyre
       (1905-1908) ishte dėshmi e ngritjes sė mėtejshme tė shkallės sė
       organizimit tė lėvizjes kombėtare nė kėtė fazė. Ndonėse vazhdoi
       tė zhvillohet nė mėnyrė tė pavarur, me interesat e saj tė
       veēanta, Lėvizja Kombėtare Shqiptare u bashkua me atė tė turqve
       tė rinj dhe u bė njė faktor i rėndėsishėm pėr fitoren e
       Revolucionit xhonturk tė vitit 1908.
       Faza e katėrt (1908-1912) hapet me fitoren e Revolucionit
       xhonturk dhe mbaron me Shpalljen e Pavarėsisė tė Shqipėrisė mė
       28 Nėntor 1912. Kjo ėshtė periudha e rritjes sė lėvizjes
       politiko-kulturore (mė 1908-1910) dhe e kryengritjeve tė mėdha
       shqiptare kundėr sundimit osman nė vitet 1910-1912, tė cilat
       dallohen si nga pėrmasat e shkalla mė e lartė e organizimit,
       ashtu edhe nga programi politik autonomist qė parashtruan.
       Lėvizja kombėtare u bė nė kėto rrethana njė faktor i rėndėsishėm
       ndėrkombėtar, ndėrsa kryengritjet shqiptare tė viteve 1910-1912
       e dobėsuan pushtetin osman nė Ballkan dhe i hapėn rrugėn
       shkatėrrimit tė tij pėrfundimtar pas luftėrave ballkanike tė
       viteve 1912-1913.
       Kryengritjet, sidomos ajo e pėrgjithshme e vitit 1912,
       pėrgatitėn truallin pėr Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, qė
       ishte njė fitore e madhe historike me tė cilėn mbyllet epoka e
       Rilindjes Kombėtare. Por, i shpallur nė vitet e luftėrave
       ballkanike dhe pėr shkak tė vendimeve tė padrejta tė Konferencės
       sė Londrės tė Ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha (1912-1913),
       shteti i pavarur shqiptar nuk arriti tė bashkojė, siē ishte
       pėrcaktuar nė platformėn politike tė Rilindjes, tė gjitha trojet
       e Shqipėrisė, pjesa mė e madhe e tė cilave mbeti jashtė kufijve
       tė tij, nėn robėrinė e shteteve fqinje, tė Serbisė, tė Malit tė
       Zi e tė Greqisė. Nė kėto rrethana ēėshtja kombėtare shqiptare
       mbeti e pazgjidhur pėrfundimisht, duke u kthyer nė periudhat mė
       pas nė njė problem i lėvizjes pėr ēlirimin kombėtar tė asaj
       popullsie shqiptare qė mbeti nė ato shtete dhe duke u bėrė
       njėherazi njė faktor qė ndikoi fuqishėm nė marrėdhėniet e
       shtetit shqiptar me kėto vende fqinje.
       *****************************************************
       Page 1 of 4
   DIR Next Page