URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: FUTBOLL
       *****************************************************
       #Post#: 4972--------------------------------------------------
       Lionel Mesi hyn nė histori, fiton “Topin e Artė” pėr tė 4-ėn
       herė radhazi
   DIR By: LoveR
       Date: January 8, 2013, 2:41 am
       ---------------------------------------------------------
  HTML http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2013/01/mesi3-300x176.jpg
       Ashtu siē pritej, Lionel Mesi ka fituar sėrish “Topin e Artė”.
       Ylli argjentinas ka dalė fitues ndaj Andres Iniestas dhe
       Kristiano Ronaldos, qė ishin dy kundėrshtarėt e tij pėr kėtė
       titull.
       Nė ndryshim nga herėt e tjera, talenti argjentinas kėtė radhė
       ėshtė shfaqur mjaft i emocionuar nė momentin e dhėnies sė
       ēmimit, ashtu siē e ka pranuar edhe vetė ai.
       “Jam shumė krenar qė mund tė ngre pėrsėri lart kėtė trofe. Qė tė
       ishte i katėrti radhazi ėshtė e pabesueshme pėr mua. Dua tė
       falėnderoj tė gjithė shokėt e mi te Barcelona dhe mund tė them
       se ėshtė njė nder i madh qė tė stėrvitem dhe tė luaj pėrkrah
       Iniestas. Njė falėnderim edhe pėr tė gjithė shokėt e ekipit
       kombėtar qė mė kanė zgjedhur kapiten. Nė fund, njė pėrshėndetje
       dhe falėnderim pėr familjen time, sidomos pėr gruan dhe djalin
       tim tė vogėl, i cili ėshtė dhurata mė e bukur qė mė ka bėrė
       Zoti. Dua ta pranoj qė jam pak nervoz nė kėto momente”, ishin
       fjalėt e talentit argjentinas.
       Mesi ka hyrė kėshtu nė histori, duke qenė se asnjė lojtar deri
       mė tani nuk ka mundur dot qė ta fitojė katėr herė radhazi “Topin
       e Artė”. Mishel Platini, Johan Krujf dhe  Marko Van Basten ishin
       ndalur nė fitimin e tre trofeve radhazi.
       Ky ėshtė njė ndėr rekordet e shumta qė Mesi thyen, ku njė prej
       mė tė rėndėsishmėve kėtė vit ishte ai i shėnimit tė 91 golave,
       duke thyer rekordin e Gerd Myler.
       *****************************************************
       Page 1 of 1