DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: PSIKOLOGJIA
*****************************************************
#Post#: 4747--------------------------------------------------
Sekretet e vullnetit
DIR By: LoveR
Date: November 23, 2012, 3:28 am
---------------------------------------------------------
SHKURAJIMI
"Fati ynė nuk ėshtė jashtė nesh, por brenda nesh: tek vullneti
ynė"
Confucio
Dua - duke folur pėr kėtė krizė tė vullnetit - tė vė nė dukje
njė fenomen tė cilin tė gjithė, pak a shumė, e takojnė nė jetėn
e tyre: njė fenomen depresioni qė ushtron nė disa periudha tė
ekzistencės, ndonjėherė tepėr tė gjata, njė ndikim shkatėrrues.
Edhe ti do tė kesh kaluar tė paktėn njė nga kėto periudha tė
errėta, tė zymta, tė tmerrshme, gjatė sė cilės duket se njė
ankth torturon trurin, paralizon vullnetin, ashpėrson shumė
nervat. Vetėm ata qė nuk kanė bėrė kurrė asgjė, qė nuk kanė
ndėr*marrė kurrė asgjė, qė kanė ndjekur me pasivitet rutinėn e
jetės sė tyre monotone, tė zakonshme, tė lehtė, nuk e njohin
shkurajimin. Ata qė, si ty, pėrpiqen tė shmangen nga
automatizimi i karrierės sė tyre tė vogėl, pėr tė krijuar njė
jetė mė tė denjė, janė vazhdimisht tė ekspozuar ndaj kėtyre
periudhave tė zymta tė depresionit moral, sepse, jo tė gjitha
pėrpjekjet janė tė prirura tė realizohen pa kontraste tė rėnda;
e ēdo vėshtirėsi me njė farė mase, ēdo mossukses, ēdo rezultat
negativ, krijon nė vetvete njė reagim shkurajimi, qė nėse nuk
pėrballohet e mbytet para se tė jetė thelluar e zhvilluar - mund
tė paragjykojė fatkeqėsisht tėrė tė ardhmen. Njė nga karakteret
mė tė dėmshme e tė rrezikshme tė shkurajimit qėndron pikėrisht
nė kėtė prirje tė tij pėr t'u zmadhuar, pėr t'u intensifikuar,
pėr t'u thelluar e pėr tė pėrmbysur me njė goditje tė vetme -
tėrė energjitė e njė njeriu: kurajėn, vullnetin, shpirtin e
besimin nė vetvete, besimin nė sistemin e vetė nervor.
Pėrplasjet e jetės krijojnė me mijėra nga kėto "kufoma tė
gjalla". Klinikat janė mbushur me persona tė infektuar nga kjo
sėmundje, pėr tė cilėn janė gjetur - pėr tė pakėsuar shqetėsimet
e tė vuajtu*rve - emrat mė tė ndryshėm: nevralgji, ipokondri,
depresion psikik: por nė realitet ėshtė gjithmonė e njėjta dhe e
vetmja sėmundje: shkurajimi! E jo vetėm klinikat: por bota ėshtė
plot me fatkeq qė zvarriten si nėn peshėn e njė dėnimi tė
pariparueshėm, tė njė sėmundje tė pashėrueshme, njė fati tė keq:
me individė qė ecin nė jetė si hije: tė pakėnaqur, tė nervozuar,
gati pėr t'u nxehur, shkėputur nga realiteti: me njė fjalė, tė
mundur.
Ēdo riparim fizik, ēdo kurė dietike, ēdo terapi mjekėsore
tregohet absolutisht e paefektshme, mbi kėta tė sėmurė nga
nervat. Ilaēin, secili e ka brenda vetes; por tė pakėt, shumė tė
pakėt, janė ata qė dinė tė arrijnė kėtė zbulim e tė ndėrmarrin
kurėn qė do tė mund shėronte; njė kurė; me karakter thelbsisht
moral.
Flas me bindje tė thellė pėr kėtė: unė vet kam pėsuar - si tė
gjithė ata qė bėjnė njė jetė tė ethshme e ripėrtėrijnė, si mund
ta themi ēdo ditė, njė pėrpjekje qė mund tė ketė sukses o mund
tė dėshtojė - goditje shkurajimi. Por, ndryshe nga pjesa mė e
madhe e personave qė bien nė mossukses, nuk i kam lėnė kurrė
kohė goditjes e mundėsisė pėr tė pėrfunduar nė krizė.
Shkurajimi, siē kam thėnė, ėshtė njė sėmundje progresive: fillon
tė shfaqet si njė fenomen i izoluar i jetės tonė e arrin, nėse
nuk mbytet nė kohė, tė thithė tėrė personalitetin tonė, mendimet
tona, botėn tonė tė brendshme. Sekreti i kurės qėndron nė
vetėdijen pėr ta kapur nė kohė.
"Unė nuk e kam lejuar kurrė shkurajimin tė mė sundojė mė shumė
se njė ēerek ore - mė thoshte njė ditė Rockfelleri - Ja pėrse
kam arritur tė ēaj nė situata qė kushdo do t'i kishte pėrcaktuar
tė dėshpėruara, absurde, tė patolerueshme. Nėse i nisur nga
asgjė, kam arritur tė realizoj punėra qė kanė ēuditur Amerikėn,
nuk ka ndodhur vetėm sepse unė jam njė punėtor i madh, njė
inteligjent i madh, o njė fatlum: ia dedikoj suksesin tim, mbi
tė gjitha, se kam pasur besim: se nuk e kam lėnė kurrė veten
gjatė nė krizė shkurajimi, se kam transformuar, me kėmbėngulje e
optimizėm, njė dėshtim nė njė sukses, se kam besuar atje ku tė
tjerėt do tė ishin tė dėshpėruar. Ky besim nė tė ardhmen, tek
fati nė dobinė e pėrpjekjeve tė mija, ka ngulitur nė tėrė qenien
time atė gjurmė dinamizmi, qė e ka bėrė tė pėlqyeshme e
interesante pėr mua, tė admirueshme pėr tė tjerėt".
MOS BESO NĖ PARIPARUESHMĖRI
Lumturia ėshtė "vullnet i kėnaqur". Ai qė nuk ka arritur, nė
ndonjė rrethanė tė jetės, tė realizojė vullnetin e tij e nuk ka
ditur tė fshijė pėrshtypjen e pafuqisė qė i ėshtė krijuar prej
kėsaj, ai qė nuk ka ditur tė frenojė nė kohė ndjenjėn e
shkurajimit, ėshtė i prirur tė mbajė nė jetė njė peshė qė do t'i
prishte ēdo gėzim.
Mjafton njė mossukses pėr tė krijuar njė "tė falimentuar": kur
kėtij mossuksesi i ngjitet njė krizė e papėrcaktuar shkurajimi.
Ja, pėr ty, metoda qė duhet tė pėrdorėsh nė momentet e rėnda e
tė vėshtira tė jetės.
Kur ndjehesh i goditur nga njė fatkeqėsi, nga njė padrejtėsi,
nga njė mossukses, mos krijo nė veten tėnde atė paragjykim tė
tmerrshėm qė quhet: pariparueshmeri. Asgjė nuk ėshtė e
pariparueshme nė botė. Mos i thuaj vetvetes: jeta ime ka
mbaruar. Jeta gjithmonė mund tė rifilloje. Mos mendo: unė nuk
jam i prirur pėr tė pasur sukses. Tė gjithė janė tė prirur pėr
tė arritur sukses.
Kam parė individė, qė kanė ēuar me kurajo deri nė fund punėra nė
tė cilat kanė qenė penguar nga njė kompleks kundėrshtimesh tė
mėdha. Kam njohur njerėz qė kanė pasur kurajon tė rindėrtojnė
njė jetė tė re mbi rrėnojat e shkatėrrimit moral financiar:
njerėz qė njė ditė kanė vėnė re shembjen e tėrė fatit tė krijuar
me durim nė dhjetėra vjet sakrificė e punė, e qė mėngjesin
tjetėr kanė ditur tė gjejnė nė veten e tyre forcėn pėr tė
rifilluar nga e para: njerėz qė dhjetė herė kanė falimentuar nė
njė pėrpjekje, e nė tė njėmbėdhjetėn kanė arritur suksesin:
njerėz qė dukeshin tė humbur, qė nė gjykimin e njerėzve tė
zakonshėm quheshin tė dėshtuar, e qė kanė ditur tė pėrmbysin
situatėn e dėshpėruar.
Mos u shkurajo kurrė. Sado tė rėnda tė jenė rrethanat nė tė
cilat ti pėrplasesh, sado kritike tė jenė kushtet e tua, gjejė
nė veten tėnde forcėn pėr tė mos u rrėzuar kurrė. Mbi tė gjitha
mos u dėshpėro kur je i detyruar tė luftosh kundėr vėshtirėsive
me karakter financiar. Pesėdhjetė pėrqind e njerėzve aktualisht
mė tė pasur tė botės kanė vuajtur nė rini - e shpesh edhe nė
vitet e pjekurisė - nga uria.
E nė ēdo kohė, nė ēdo vend, ka qenė gjithmonė kėshtu. Tė gjithė
ata qė ia kanė dalė tė bėjnė diēka tė madhe nė botė e qė kanė
pretenduar tė ngrihen mbi masėn, kanė luftuar ashpėr kundėr
varfėrisė e mjerimit.
Karli i VII, mbret i Francės, para se tė dilte fitimtar nga
lufta kundėr kundėrshtarėve tė tij, ndodhej nė njė gjendje tė
keqe. Po kėshtu edhe Luigji i XII.
Aleksandėr Dumas ishte vazhdimisht i ndjekur nga ftuesit e
gjykatės. Kjo kategori nėpunėsish pėr*bėnte pėr tė njė ankth tė
vėrtetė. Njė ditė qe ftuar pėr tė dhėnė njė kartėmonedhė njėzet
frangash pėr varrosjen e njė ftuesi tė vdekur nė mjerim. Dumas
dha dyzet, duke thėnė: Ja 40 franga: varrosni dy.
Gjėja e parė, pra, ruaje nga gjykimi "i paripa*rueshėm" veten
tėnde. Nuk them se ti duhet t'i du*rosh me indiferencė tė plotė
provat e hidhėrimet e jetės: stoicizmi absolut nuk ekziston veē
nė teori, nė realitet ėshtė i parealizueshėm. Por ekziston njė
gjendje e zakonshme shpirtėrore, pikėrisht pėr njeriun qė, duke
marrė parasysh humbjen e pėsuar, di ta durojė mė mirė se njė
tjetėr: ėshtė kalitja morale, qė mund tė arrihet e forcohet duke
e ushtruar pėrditė nė rastet mė me pak rėndėsi. Kush ushtrohet
te notojė nė njė pėrrua, do tė dijė nesėr, tė notojė edhe nė
oqean; ai qė di tė dėgjojė pa u tronditur zhurmėn e njė porte tė
pėrplasur natėn, do tė mundet, nesėr, tė dėgjojė pa frikė
buēi*mėn e njė topi. Kushdo mund, duke u stėrvitur, tė durojė me
indiferencė goditjet e jetės sė pėrditshme, do tė arrijė ta
sundojė veten e tė ruaj njė humor tė tillė tė pandryshueshėm,
njė qetėsi tė tillė, njė gjendje tė tillė sigurie e
superioriteti, sa tė mund tė pėrballojė pa frikė edhe kundėrtitė
mė tė rėnda e mė tė papritura tė jetės.
Njėherė, dy minj ranė nė njė enė plot me qumėsht.
I pari, qė ishte pesimist e i prirur lehtė nga shkurajimi,
rėnkoi:
- Jam i humbur, addio!..
- E la veten tė fundosej e u mbyt.
Por i dyti, qė ishte optimist e nuk humbte kurrė gjakftohtėsinė
e tij, i tha vetes:
- Nuk dua tė vdes; jeta ėshtė tepėr e bukur.
E filloi tė lėvizte kėmbėt me tėrė forcėn, saqė qumėshti u
ngurtėsua, duke u kthyer nė gjalpė. Miu u ngjit sipėr, qė aty u
hodh nė tavolinė, e nga tavolina nė strofkėn e tij tė vogėl.
"Jeta ėshtė tepėr e bukur"! Kujtojeni, edhe nė rrethanat mė tė
kėqija tė jetės. Ėshtė fjala vetėm pėr tė thyer rrethin e
dėshpėrimit, pėr tė hequr nga sytė pėlhurėn e zezė tė
shkurajimit, pėr t'i bėrė apel, me tėrė energjitė e brendshme,
vullnetit instiktiv pėr tė rrojtur, qė nuk e braktis individin
as edhe nė momentet e agonisė.
#Post#: 4748--------------------------------------------------
Re: Sekretet e vullnetit
DIR By: LoveR
Date: November 23, 2012, 3:30 am
---------------------------------------------------------
GJAKFTOHTĖSIA
Tristan Bernard shėtiste njė ditė nėpėr Paris me karrocė. Sapo
karrocieri i ra kalit me kamxhik, kafsha e mjerė e trembur nga
befasia e goditjes dhe filloi tė hidhej pėrpjetė, tė turfullonte
e tė bėnte rrėshqitje, derisa, papritur, u lėshua pėrtokė e nuk
lėvizi mė. Atėherė, Tristan Bernard duke zbritur gjakftohtė nga
karroca, pyeti me qetėsi karrocierin, si tė gjendej nė njė rreth
kalorsiak: Vetėm kėtė di tė bėsh?
Pak njerėz dinė tė ruajnė, pėrballė kundėrtive tė vogla tė jetės
sė pėrditshme, njė kthjelltėsi tė tillė tė shpirtit. Nga 10
persona qė do tė gjendeshin nė njė rast tė ngjashėm me atė tė
Tristan Bernardit, tė paktėn 8 persona do tė ishin nxehur, do tė
kishin humbur plotėsisht kontrollin e vetvetes, do tė kishin
bėrtitur, do tė vėrsuleshin kundėr karrocierit o do tė shfrenin
dufin kundėr kafshės. Ē'dobi ka?
Ta zėmė se njė fatkeqėsi e njėjtė, njė mossukses i njėjtė bie
mbi katėr individė tė ndryshėm.
I pari ėshtė njė " maniak depresiv ": njė nga ata njerėz qė
ligėshtohen pėr hiēgjė, qajnė lehtė, rrojnė nė njė gjendje tė
vazhdueshme ankthi, frike e shqetėsimi.
I dyti ėshtė njė tip thellėsisht i ndryshėm nga i pari. Violent,
zemėrak, i pacipė nė fatmirėsi, i dėshpėruar nė fatkeqėsi, kalon
nė ēast nga ekzaltime tė verbėta nė trishtime tė zymta e tė
thella.
I treti ėshtė njė individ moskokėēarės. Nėse shkon mirė, aq mė
mirė; nėse shkon keq, pak rėndėsi ka. Ē'tė bėjmė?
I katėrti ėshtė njė njeri i arsyeshėm, padron i vetvetes, i
ndjenjave tė tij, i nervave tė tij.
Si do tė reagojnė nė disfatėn o nė fatkeqėsinė qė do t'u ndodhė
papritur?
Maniaku depresiv: do tė lėshohet mbi njė kolltuk. Nuk do tė mund
dot tė fshehė ngashėri*min qė e bėn t'i dridhet buza, do tė
shkulė flokėt me dorė. Herė pas here, do tė nxjerrė nga xhepi
shaminė pėr tė fshirė djersėn qė i rrjedh nga balli. Nuk do tė
pushojė sė ankuari.
"Paskam qenė budalla, i paaftė, i mirė pėr asgjė! I kisha tėrė
mundėsitė pėr t'ia dalė mbanė, e i vetmi rast i favorshėm i tėrė
jetės time. Nuk do tė kisha mundur tė gjeja njė kombinim mė tė
sigurt: e megjithatė... bram; Duhej pikėrisht tė bėja
budallallėk nė momentin e fundit! Njė rast i tillė nuk ka pėr
t'u paraqitur kurrė mė. Jam njė njeri i shkatėrruar. Ėshtė
shkatėrrimi, falimentimi me afat tė shkurtėr. Aq mė keq pėr mua.
Vetė e desha! "
Zemėraku: Do tė pėrshkojė me nervozizėm dhomėn e tij nga njė
qoshe tek tjetra. Sytė e tija shkėlqejnė nga njė dritė
armiqėsore, njė ngėrdhesh*je e tmerrshme i shtrembėron gojėn.
Gjestet e tij janė tė vrazhda e tė ērregullta. Mė nė fund,
ndalon para tavolinės, e duke goditur fort me grusht, i mban
vetvetes kėtė diskutim:
"Fatkeq! Ėshtė e treta herė qė gabon kėshtu. Ėshtė faji yt? Jo.
Fati tė ra nė qafė. Nuk arrin tė bėsh as pėrpjekjen mė tė vogėl,
se tė mashtrojnė menjėherė rrethanat. E kur nuk ka rrethana,
janė njerėzit! S'ia vlen tė luftosh, tashmė! Mjaft!....Mė mirė
jo. Do tė ishte budallallėk tė pėrpiqesh pėr njė idiotizėm tė
tillė. Durim! Do tė marrė hak. E atėherė..."
Moskokėēarėsi: Edhe ky do tė ecė gjerė e gjatė nėpėr dhomė, por
hapi i tij do tė jetė luftarak, pothuaj alegro. Me gishtat e
dorės tė futur nėn jelek, poshtė sqetullave, me njė buzėqeshje
tallėse mbi buzė, do tė masė me qetėsi shkallėn e dėmit. Ėshtė
plot respekt pėr vetveten:
"Sigurisht, tani nuk mbetet gjė pėr tė bėrė. Pėr mendimin tim,
nuk do tė kisha mundur tė veproja mė mirė. Ah! Kėshtu e ka jeta.
Fati dhe shkatėrrimi na prekin pa na kujtuar. Unė nuk kam asgjė
qortuese ndaj vetes time: ishte e pamundur tė shmangej
shkatėrrimi. Oh, mos mendo mė pėr tė! Gjithēka do tė
rregullohet. Atje lart, qėndron gjithmonė ylli i fatit. E
shikon? Jo, po fillon tė zbardhet... S' ka rėndėsi, ėshtė
gjithmonė aty, jam i sigurt pėr kėtė..."
Njeriu padron i vetvetes: I ulur pėrpara njė tavoline plot me
libra e letra, mendon thellė. Pa nervozizėm, pa u turbulluar. Me
qetėsi, gjykon pro dhe kundra. Herė pas here, ngrihet, bėn
ndonjė hap tė lehtė me duart mbrapa kurrizit, kokėn pak tė
pėrkulur pėrpara. Nxjerr konkluzione:
"Po tė ishte vepruar ndryshe, do tė kisha mundur padyshim ta
evitoja kėtė dėshtim qė pengon jo pak realizimin e projekteve tė
mia. Por jo pėr fajin tim, duhet pranuar se ishte shumė e
vėshtirė ta parashikoja se do tė kishte shkuar kėshtu. Kur jam
futur kėsaj pune, nuk mundja absolutisht ta llogarisja kėtė tė
papritur. Nga ana tjetėr, fjala e fundit akoma nuk ėshtė thėnė.
Ndoshta unė mund t'ia nis nga e para pėrsėri e ta riparoj
dėshtimin. Megjithatė, ishte njė leksion i mirė pėr tė ardhmen.
Qė kėtej e tutje, do tė jem mė i matur e mė i kujdesshėm"
NJĖ RRUGĖDALJE KA GJITHMONĖ
Tė jesh i bindur se ekziston njė ilaē, cilado qoftė fatkeqėsia o
mossuksesi qė na ka goditur, e qė ilaēi ėshtė nė dorėn tonė,
ėshtė tashmė njė pritė kundėr rrezikut tė shkurajimit.
Por nuk mjafton. Mbasi tė kesh fituar kėtė rezultat tė parė, do
tė duhet tė kryesh njė pėrpjekje tjetėr. Do tė duhet, pra, tė
kalosh nė shqyrtimin e situatės, pėr tė gjetur njė rrugėdalje.
Shqyrtimi qė do t'i bėsh situatės duhet tė jetė i ftohtė,
objektiv, pa pasione. Do tė duhet ta gjykosh rastin tėnd, si tė
ishe thirrur pėr tė gjykuar njė rast qė nuk tė pėrket, si tė
ishte fjala pėr tė dhėnė njė sugjerim njė tė huaji qė gjendet nė
ato rrethana tė caktuara. Gjakftohtėsia ėshtė njė ndėr vetitė mė
tė rėndėsishme e tė nevojshme tė njė njeriu superior.
Historianėt e Napolonit na kanė dhėnė shembuj tė shumtė.
Mbrėmjen e njė beteje tė humbur, nė njoftimin e njė pėrmbysje
ushtarake o tė njė dėshtimi diplomatik, perandori i madh
pėrqendrohej nė studion e tij e me gjakftohtėsi, qetėsisht,
shqyrtonte tė dhėnat e situatės e pėrgatiste planin e njė
kundėrsulmi stra*tegjik o tė njė kundėrofensive diplomatike.
Deri edhe nė rrėmujė e nė eksitim tė ndonjė luftimi vendimtar,
nė tė cilin ishin nė lojė fatet e tija e tė Francės. Napoleoni
ishte i vetmi qė e ruante qetėsinė nė mėnyrė tė pėrkryer e qė
organizonte me vetėpėrmbajtje tė shkėlqyer pėshtjellimin e njė
situate qė dukej shkatėrruese. Ishte kjo pikėrisht forca e tij e
madhe.
Tė arrish tė mbetesh i qetė nė disa fatkeqėsi, tė arrish tė
ballafaqosh me gjakftohtėsi shqyrtimin e disa situatave
dėshpėruese nė mėnyrė tė dukshme, ėshtė njė gjė mė e vėshtirė
sesa duket. Nuk ėshtė e lehtė tė eliminosh tronditjen,
trishtimin, neverinė, qė paraqesin pasojat e natyrshme tė njė
pėrmbysje financiare o ndonjė fatkeqėsi sentimentale.
Megjithatė, duhet t'ia dalim mbanė: e kush pėrpiqet, ia del. I
vetmi preokupim qė duhet ndėrmarrė ėshtė qė tė mos ta lejojmė
atė ndjenjė qė quhet shkurajim tė veprojė nė thellėsi tė
shpirtit tuaj. Janė brejtės tė tmerrshėm. Prekin vullnetin,
depėrtojnė nė thellėsi. dobėsojnė tėrė burimet e brendshme.
Sapo tė shohėsh se po fillon tė pėsosh njė krizė shkurajimi,
ndaloje menjėherė, nxito ta riparosh, fillo tė reagosh nė bazė
tė besimit nė vetvete e nė tė ardhmen. Pėrsėriti vetes tėnde, pa
pushim, vazhdimisht, dhjetėra herė nė ditė: "S'ka gjė. Dua tė
jem alegro. Do tė dalė shpejt nga kjo situatė". Pėrpiqu ta
harrosh dėmin e pėsuar, me anė tė autosugjestionit. Mbasi ta
kalosh njėherė depresionin fillestar, do tė jetė e lehtė pastaj
tė vazhdosh me shqyrtimin e rastit e tė dalėsh nė fund me idenė
e njė ilaēi. Do tė formulosh pra planin tėnd, do ta pėrgatisėsh
hollėsisht e do tė kalosh me energji tė shpejtė, nė veprim.
Bindu mirė pėr kėtė tė vėrtetė: nuk ekzistojnė situata tė
dėshpėruara: Njė zgjidhje gjithmonė ekziston: pėr atė qė di ta
zbulojė. Ndonjėherė, ilaēi shfaqet atje ku se pret: nga ndonjė
rrethanė me fat, nga ndonjė koinēidenė rastėsore, nga ndonjė
fakt i harruar e i largėt. Jeta ėshtė shumė kapriēoze! Shembuj
tė pėrmbysjeve tė situatave shkaktuar shpesh nga fakte tė
pamenduara, incidente tė paparashikuara, faktorė pa peshė, nga
njė lojė me elemente fare mospėrfillės, ka me bollėk nė
historinė e popujve e nė jetėn e individėve.
Juria e njė gjykate ishte duke gjykuar rastin e njė tė akuzuari
J. Hans, se kishte vrarė mikun e tij mė tė mirė, pėr vjedhje.
Krimi paraqitej qartė nėn formėn e vrasjes me paramendim. Kjo do
tė thoshte, praktikisht, dėnim mė karrigen elektrike. Kėshtu qė
tashmė s'kishte mė asnjė shpresė. Por avokati mbrojtės nuk u
shkurajua edhe pse mbrojtja e tij deri nė atė kohė ishte
absolutisht negative: dėnimi ishte gati pėr t'u shpallur.
Megjithatė, ai u ngrit dhe mbajti kėtė diskutim para jurisė:
"Klienti im dhe gruaja e tij janė shumė tė varfėr. Ju lutem ta
merrni nė konsideratė kėtė fakt. Njė mbrėmje, J. Hans kur
kthehej nga puna i lodhur e i uritur, takoi njė qen, qė filloi
t'i lėpinte kėpucėt. J. Hans e kuptoi se qeni po vdiste nga
uria. E mori nė krahė dhe hyri nė njė dyqan. I bleu bukė, duke
harxhuar ato pak para qė kishte nė xhep. Nuk kam gjė tjetėr pėr
tė thėnė".
Si juria dhe publiku, mbetėn thellėsisht tė prekur nga ky gjest
njerėzor. Prokurori u ngrit e tha: "Pas kėsaj qė na tregoi
avokati mbrojtės, gjyqi nuk e mendon mė tė drejtė ta dėnojė tė
pandehurin nė karrigen elektrike. Askush, nė kėtė kohė kaq tė
mjerė qė po jetojmė, nuk do tė shpenzonte lekėt e fundit pėr tė
ushqyer njė qen tė uritur endacak. Sjellja e J. Hans ėshtė nė
fund tė fundit e lavdėrueshme. Gjyqi e ndėrron pra dėnimin nga
karrigia elektrike nė 20 vjet burgim".
Sapo tė gjesh njė rrugėdalje, sapo tė kesh zbuluar njė
pikėmbėshtetje, sapo tė kesh formuluar njė plan veprimi, mos
humb mė kohė: provo. E nėse pėrpjekja nuk tė ecėn, reago
pėrsėri: mos u shkurajo, mos u pėrul, mos u ligėshto. Provo
pėrsėri. Disa punėra, duhet tė provohen dhjetė herė, derisa tė
arrijmė sukses. Kjo ėshtė bindja ime dhe e tė gjithė atyre qė,
si unė, e kanė krijuar fatin me pėrpjekje e kėmbėngulje. Viktor
Hygo ka thėnė: " Kokėfortėt janė tė madhėrishėm". Nėntėdhjetė
pėrqind e njerėzve qė dominojnė botėn, janė tė pėrbėrė nga
kokėfortė: kokėfortė inteligjent, kuptohet. Fatmirėsitė e mėdha,
karrierat madhėshtore, zbulimet e rėndėsishme realizohen duke
provuar, duke riprovuar e duke provuar nga e para.
Edhe miku im Zaharoff (tregtar i famshėm armėsh) mė ka treguar
njė herė se kishte pėsuar, nė karrierėn e tij tė mrekullueshme,
goditje tė vazhdueshme shkurajimi: por gjithmonė i kalonte,
sepse dinte tė provonte nė stil tė gjerė.
- Kam pasur shumė kundėrshtarė - mė thoshte njė ditė Zaharoff -
mė ėshtė dashur tė matem, sidomos nė fillimet e afirmimit tim nė
botė, me armiq tė kalitur, me pėrvojė tė organizuar. Konkurrenca
tė zanatit... Njėherė m'u desh tė luftoja me pėrfaqėsuesit e
Skodės. Ishte fjala pėr furnizimin me armė tė ushtrisė ruse,
disa vite para shpėrthimit tė luftės botėrore. Pengesa e
pakapėrcyeshme ishte njė gjeneral i caktuar nė Ministrinė e
Luftės qė - me sa duket i joshur nga agjentėt e Skodės -
ngulmonte vazhdimisht tė mos pranonte ofertat e mia. Po ju them
se shkurajimi qė kam provuar nė ato rrethana qe fatal, saqė
mendova shumė herė se mos ishte rasti qė duhej tė tėrhiqesha.
Por unė nuk jam nga ata qė nėnshtrohem lehtė. I vendosur ta
kryeja kėtė punė nė njė mėnyrė o nė njė tjetėr, tė provoja akoma
derisa tė merrja njė rezultat. Ėshtė mėnyra qė kam ndjekur
gjithmonė nė momentet e vėshtira. Shkova nė Ministri dhjetėra
herė, por gjithmonė dilja me pėrfundim negativ. E mė nė fund mė
lindi ideja gjeniale.
E ftova gjeneralin pėr drekė, nė hotelin tim. Nė njė farė
momenti e luta tė pranonte njė cigare, e i afrova kutinė, nga e
cila dukej, e rrumbullakosur shumė mirė, njė kartėmonedhė
njėmijė rublash. Pastaj u largova pėr njė ēast, duke i kėrkuar
falje pėr kėtė. Kur u ktheva dhe hapa kutinė pėr tė marr pėr
vete njė cigare, kartėmonedha nuk ishte mė. Prova eci. U zhyta
nė kolltukun tim e vazhdova tė pi cigaren me qetėsi.
Atėherė, gjenerali hodhi tutje cigaren me njė ngėrdheshje e
murmuriti:
E kotė: unė dua puro, jo cigare!"
- Prisni - i thashė - Po shkoj ta marrė!!!...
E u ktheva pas pak me njė kuti ku kisha futur nja dhjetė
kartėmonedha si ajo e para. Prova doli me sukses. Tė nesėrmen nė
mėngjes, nė njė nga zyrat e Ministrisė, vura firmėn time, pranė
asaj tė gjeneralit qė i pėlqente shumė cigaret e trasha, nė fund
tė njė kontrate furnizimi pėr qindra mijėra rublash..."
E vetė Zaharoff, i intervistuar nga njė gazetar amerikan mbi
metodėn e tij tė punės, u kufizua me kėtė deklaratė:
-Nuk kam sekrete. Kur mbyllet njė portė, trokas nė portėn
tjetėr. Nuk shkurajohem kurrė. Prandaj, gjithmonė ia dal".
Shkruan: Harry BOX
Pėrktheu: Jetmir SHEHU
*****************************************************
Page 1 of 1