URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: PSIKOLOGJIA
       *****************************************************
       #Post#: 4746--------------------------------------------------
       Katėr burimet e stresit
   DIR By: LoveR
       Date: November 23, 2012, 3:25 am
       ---------------------------------------------------------
       Ankth, stres, presion….. janė fjalėt qė kanė zėnė vėnd tė fortė
       nė fjalorin e pėrditshmėrisė sonė. Pėr fat tė keq nuk janė vetėm
       fjalė, por gjėndje qė i jetojmė pothuajse tė gjithė. Ritmi i
       pandalshėm i jetės, problemet, komunikimi jo rezultativ,
       mosnjohja e vetes tonė, pėrplasjet me njėri tjetrin i zmadhojnė
       kėto gjėndje.
       Por pėrtej zakoneve tė jashtme dhe situatave stresuese tė
       secilit, ekzistojnė dhe burime endogjene stresi, qė do ti quajmė
       nė mėnyrė simbolike “Zėrat e Vegjėl” qė na ēojnė nė sjellje tė
       gabuara dhe tė pakonfirmuara. Por le ti shohim nė mėnyrė mė
       analitikė nė artikullin qė vijon.
       Katėr burimet e stresit : Zėrat e vegjėl dhe tė mėdhenj
       Qė njeriu tė zbulojė veten e tij, veten e tij tė vėrtet, tė
       zbulojė se cila ėshtė esenca e tij nė tė vėrtet, ėshtė njė gjė e
       vėshtirė, edhe pse ėshtė veprimi mė me vlerė dhe mė i
       rėndėsishėm qė mund tė bėjė gjatė jetės sė tij.
       Shumė prej nesh hecim nė botė pa e ditur se kush jemi, nga vijmė
       dhe ku po shkojmė. Nuk e njohim identitetin tonė tė vėrtet, nuk
       e dimė se ēfarė ka vlerė dhe ēfarė nuk ka, ēfarė ėshtė e
       rėndėsishme dhe ēfarė ėshtė e parėndėsishme.
       Prandaj ėshtė e dobishme qė tė merremi me Filozofi. Me Filozofi
       nuk nėnkuptojmė studimin e historisė sė rrymave filozofike, tė
       filozofėve mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave dhe teorive tė
       tyre, por nėnkuptojmė hetimin e tė gjitha atyre vlerave qė janė
       tė vėrteta, tė rėndėsishme dhe tė dobishme pėr ne dhe pėr tė
       gjithė njerėzit.
       Pra, nė njė udhėtim tė tillė kėrkimi ka shumė gjėra mbi tė cilat
       duhet tė kėrkojmė, duke filluar nga vetė vetja jonė dhe nga
       natyra jonė njerėzore.
       Njeriu ėshtė njė qėnie e shumfishtė dhe mė e ndėrlikuara nė
       krahasim me mbretėritė e kaluara tė qėnieve nė natyrė (kafshė,
       bimė, sende). Dallohet pėr formėn e tij, pėr forcėn dhe
       shullojshmėrinė e emocioneve tė tij, aftėsine e tė menduarit dhe
       tė kuptuarit tė ideve, pėr kalitjen e vlerave mė tė larta,
       vetėdijes dhe moralit.
       Pėrgjithėsisht, do tė mund ti gruponim kėto 2 elementė nė dy
       kategori, Personalitetin, qė e formonė forma jonė materiale,
       energjia gjallėruese, ndjenjat dhe mendimet tona, dhe Njesia, qė
       pėrmbanė njė Intelekt mė tė lartė, njė force pėrjetimi tė
       menjėhershėm tė natyrės sė vėrtet tė gjėrave (Parandjenja) dhe
       sė fundmi Vullneti, forca qė lėviz gjithēka nė njė rrugė
       ngjitėse zhvillimi drejt formave mė tė larta. Platoni pėrdorė nė
       dialogjet e tij njė figurė shumė karakteristike pėr kėtė
       strukturė bazike tė njeriut. Paralelizon Personalitetin me njė
       kalė dhe Njėsinė me kalorėsin e kalit, duke theksuar nė kėtė
       mėnyrė se brėnda nėsh ekzistonė njė pjesė mė e lartė dhe mė me
       vlerė qė duhet tė drejtojė dhe tė ngasė mjetin qė kemi nė
       dispozicionė qė tė lėvizim dhe tė “udhėtojmė” nė jetė.
       Njėkarakteristikė tjetėr e ketij “kalorėsi” mitik, ėshtė se
       dallohet gjithashtu nga Vetėdija. Vetėdija si kuptim lidhet
       ngushtė me Shkencė e Psikologjisė dhe njė nga pėrcaktimet mė tė
       pastėr qė kemi pėr tė ėshtė se, pėrbėn Diturinė e gjėrave rreth
       nesh dhe tė vetes tonė. Deklarimi “unė kam vetėdije” lidhet
       shumė me frazėn “kam dituri”. Di se kush jamė, si jetojė, si
       sillem, ēfarė nevojash kamė, kam dije tė sė drejtės, tė vėrtetės
       etj.
       Gjithashtu mund ta pėrgjasojmė Vetėdijen me njė llampė. Llampa
       nė realitetin tonė tė pėrditshėm ėshtė njė vegėl shumėe dobishme
       nė rastet kur nuk ka mjaftueshėm dritė pėrreth nesh. Na
       nevojitet llampa qė tė shihim nė errėsirė, qė tė ndriēojmė
       vėndin qė na rrethonė, qė tė perceptojmė se ēfarė ka pėrtej
       nesh, nė mėnyrė qė tė mund tė lėvizim dhe tė bėjmė atė qė kemi
       zgjedhur. Duke e pėrdorur kėshtu llampėn – vetėdije mund ta
       drejtojmė nė botėn tonė brendėsore dhe tė mund tė njohim gjėra,
       objekte, vende tė kėtij “pėrbrėnda” qė nuk ėshtė edhe aq i
       padukshėm, sa i “jashtmi”, por nė esencė ėshtė po aq i
       rėndėsishėm sa edhe bota jonė materiale, qė ndikonė mbi tė dhe
       ndėrhynė nė tė nė njė masė tė madhe.
       Gjithashtu duke patur parasysh se si qėnie kemi njė strukturė tė
       komplikuar, dallohemi pėr njė gamė tė madhe nevojash, qė janė
       ndryshe pėr ēdo element tė vetes tonė. Masloė, ky psikolog i
       rėndėsishėm Amerikanė, studjoi nevojat njerėzore dhe i vendosi
       nė mėnyrė hierarkike nė njė piramidė, duke filluar me bazėn qė
       pėrbėnin nevojat materiale dhe duke arritur nė majė qė zinin
       vėnd ato shpirtėrore. Kėshtu, do tė mund tė njihnim tek vetja
       jonė:
       a) Nevoja biologjike: pėrmbushja e tyre na lejon tė mbijetojmė
       dhe tė jemi tė gjallė.
       b) Nevojat e sigurisė: pėrmbushja e tyre na bėn tė ndihemi tė
       sigurtė nė mjedisin ku jetojmė, tė sigurtė, pa u rrezikuar prej
       tij.
       c) Nevoja pėr dashuri dhe njohje shoqėrore, qė tė bėjmė pjesė nė
       njė grup dhe tė bashkjetojmė me antarėt e tjerė tė kėtij grupi :
       kur ata janė tė kėnaqur ne ndihemi tė dashur dhe tė pranuar nga
       nga antarėt e grupit pėr atė qė ne jemi.
       d) Nevoja pėr vetbesim dhe pavarėsi: kėnaqėsia e tyre na jep
       ndjenjėn e tė qėnit me vlerė si njerėz dhe konfirmimin qė mund
       ta kontrollojmė ambjentin tonė, tė bėjmė zgjedhje dhe ti japim
       drejtim jetės tonė.
       e) Nevoja pėr Vetnjohje dhe Vetrealizim : pėrmbushja e tyre na
       jep ndjenjėn e tė pasurit njė arsye dhe njė qėllim nė jetėn
       tonė, ushqejnė vlerat mė tė bukura dhe mė tė larta tė njeriut, e
       udhėheq njeriun nė jetėn harmonike me veten e tij, me njerėzit
       pėrreth tij dhe Natyrėn.
       Sigurisht qė sot jetojmė nė njė moment historikė tė qytetėrimit
       tonė ku ka shumė injorancė dhe errėsirė dhe, siē pėrmėndin shumė
       historianė dhe studjues tė shoqėrive dhe qytetėrimeve, gjendemi
       nė njė mesjetė tė re. kėto rrethana nė nivelin njerėzorė e bėjnė
       njė ēėshtje tė vėshtirė realizimin e kėtyre nevojave natyrale
       njerėzore. Dhe pasojat e njė gjėndjeje tė kėtillė nuk janė edhe
       aq shumė tė kėnaqėshme, sepse mosrealizimi i tyre ēon nė
       zhvillimin e sjelljeve tė gabuara dhe jorezultative, qė nė thelb
       i ushtrojnė presion njeriut dhe e ēorintojnė.
       Duke ju rikthyer pamjes sė parė tė Vetėdijes, si njė llampė dhe
       duke e pėrngjasuar Personalitetin me njė dhomė tė errėt, do tė
       mund tė thoshim se pėr shkak se ka errėsirė dhe drita e llampės
       nuk ėshtė aq e fortė sa pėr ta ndriēuar tė gjithė dhomėn,
       krijohen pika, vėnde, cepa qė mbeten tė panjohura, tė padukshme
       dhe tė pakontrolluara. Dhe pėr shkak se nuk ndriēohen nga
       Vetėdija., veprojnė brėnda nesh nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme
       domethėnė pa qėnė tė vetėdijshėm tė ekzistencės dhe tė
       funksionit tė tyre. Do ti quajmėnė mėnyrė simbolike kėto sjellje
       tė gabuara “Zėra tė Vegjėl”, sepse pa e kuptuar na bėjnė qė tė
       veprojmė nė mėnyrė tė pakonfirmuar.
       Kėshtu nga cepi i nivelit fizik/material tė personalitetit tonė,
       delė “zėri i vogėl” “Tė jesh i Fortė”. Njeriu qė zotėrohet nga
       ky zė, ėshtė i shkėputur nga ndjenjat e tij dhe mendon se tė
       gjitha duhet ti bėjė vet. Bėhet i ashpėr. Nuk i shpreh lehtė
       ndjenjat e tij. Nuk kėrkon ndihmė, kjo pėr shkak se mendonė se
       vetėm tė dobtit kanė nevojė pėr ndihmė e tė tjerėve, ndėrsa ai
       vetė ėshtė i fortė, ose edhe sepse mendonė se vetėm ai mund ti
       bejė gjėrat mirė dhe nė rregull. Qė kjo gjėndje tė vij nė
       baraznivel, ėshtė thelbėsore qė njeriu ta ndriēojė kėtė sjellje
       tė pavetėdijshme me Vetėdije. Nėqoftėse e kuptonėsaktėsisht se
       ēfarė po bėn dhe pse po e bėn, nėqoftėse kuptonė motorrėt e
       fshehtė dhe shkaqet, nėqoftėse e kuptonė qėndrimin e tij tė
       gabuar, atėhere do tė ket mundėsinė tė zgjedhė nėqoftėse do tė
       vazhdojė tė sillet nė atė mėnyrė ose tė ndryshoje dhe ta
       shėndėrrojė kėtė “zė tė vogėl” nė tė kundėrtėn e saj nė “zė tė
       madh” “Tė jesh i qetė”. Tė qėnurit i qetė do ti lejojė qė tė
       pranojė se ka mangėsi, qė nuk mund ti bėjė tė gjitha vetėm dhe
       qė pėrfundimisht ėshtė qė e bukur tė pranosh ndihmė e tė
       tjerėve.
       Nga cepi i errėt i personalitetit tonė qė lidhet me energjinė
       tonė jetėdhėnėse dėgjohet zėri i vogėl “Rraskapitu”. Njeriu qė
       zotėrohet nga ky zė nuk e njeh kuptimin e ritmit nė veprimtaritė
       e tij. Ndien se ėshtė i frytshėm nėse ato qė arrin, i arrin me
       stėrmundim, sepse punoi shumė pėr atė. Ėshtė njė tip manjaku
       pune qė do tu tregojė tė tjerėve se punon shumė, edhe pse disa
       herė mundimi qė ai derdh ėshtė i panevojshėm, sepse jo tė gjitha
       gjėrat kanė nevojė pėr njė stėrmundim. Pasiguria brendėsori mund
       ta ēojė drejt teprimit tė gjėrave, nė mėnyrė qė vetėdija e tij
       tė jet e zėnė qė tė mos shohė ato qė duhet tė shikojė, domethėnė
       disa tė vėrteta pėr veten e tij qė me shumė mundėsi janė tė
       dhimbėshme. Ndonjėherė tė jep pėrshtypjen se ka lindur pėr tė
       punuar.
       Shmangja nga ky qėndrim me anė tė vetėdijes dhe vullnetit, na
       ēon tek zėri i madh “Gjej ritmin tėnd”. Jo tė gjitha gjėrat kanė
       nevojė qė tė stėrmundohemi pėr ti realizuar dhe gjithashtu nė
       kuptimin ritmit nuk ėshtė vetėm puna por edhe pushimi.
       Nga cepi i errėt i nivelit tonė ndjesorė del zėri i vogėl “Bėji
       qejfin”. Njeriu qė zotėrohet nga ky zė nuk di ose nuk mundet tė
       thot jo. Pėrpiqet gjithnjė qė tė pėlqehet dhe tė pranohet nga tė
       tjerėt. Vesh maska qė i konsideron si tė pranueshme nga mjedisi
       i tij. Kėshtu shėndėrrohet nė diēka tė rreme dhe jo autentike,
       duke mos mundur qė tė jet vetvetja. Ky lloj qėndrimi vjen si
       rezultat i frikės se nuk do pranohet nga tė tjerėt. Nga kjo
       gjėndje dalim vetėm nėsė zhvillojmė zėrin e madh “Ki besim”, qė
       do tė thotė ti besosh asaj qė je, rrij i vėrtet pėrballė tė
       tjerėve dhe ki besim se tė tjerėt ėshtė e mundur qė tė pranojnė
       dhe tė duan pa maskat gėnjeshtare dhe tė kėnaqėshme, por me
       fytyrėn tėnde tė vėrtet.
       Nga cepi i errėt i nivelit mendorė del zėri i vogėl “Nxitohu”.
       Ky zė e ēon njeriun nė njė stres tė vazhdueshėm, nė ndjenjėn se
       koha asnjėherė nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė bėrė ato qė do.
       Nuk mundet qė tė qetėsohet fare dhe ėshtė gjithė kohės nė njė
       gjėndje ankthi plot tension. Bėn shumė gjėra njekohėsisht duke
       pasur pėrshtypjen se po bėn diēka tė rėndėsishme, por
       njėkohėsisht i shmanget pyetjeve thelbėsore dhe pėrgjigjes sė
       tyre. E shpėrndan vetėdijen e tij jashtė vetes duke humbur
       kėshtu nė njė nivel tė madh lidhjen me qėndrėn brendėsore tė
       vetvetes.
       Ndryshimi i kėsaj sjelljeje bėhet nėpėrmjet zhvillimit tė zėrit
       tė madh “Shtendosu”. Pra duhet qė ta ulė ankthin dhe tensionin,
       tė pushoj sė bėri kohėn qė ta ndjeki, nė mėnyrė qė tė jet mė
       natyral dhe tė mund ta shijojė jetėn nė njė nivel mė tė lartė.
       Sė fundmi nga qėndra e personalitetit, nga vetė uni jonė, del
       zėri i vogėl “Tė jesh perfekt”. Ky njeri do qė ti di tė gjitha,
       ti kontrollojė tė gjitha. Do qė tė jet mė i miri. Do qė ta
       konsiderojė veten si njeri madh, tė ndihet i pazėvėnsėsueshėm
       dhe i domosdoshėm, bėn me pėrsosmėri ēfarė ka marrė pėrsipėr
       sepse do qė tė duket perfekt nė sytė e tė tjerve. Qė tė
       ēlirohemi nga pesha e kėtij zėri do tė duhet qė tė zhvillojmė
       zėrin e madh “Ji krijues”. Tė jesh krijues do tė thotė tė mos
       jesh perfekt qė tė dukesh si i rėndėsishėm nė sytė e tė tjerve,
       por ti drejtohesh perfeksionit tek gjėrat sepse sepse
       interesohesh pėr to dhe e konsideron si pėrgjegjsinė tėnde qė tė
       gjitha tė bėhen ashtu siē duhen. Ka modesti, pėrkujdesje,
       entuziazėm dhe dashuri kundrejt tė gjithaveprimeve,. Njė qėndrim
       i tillė na bėn pozitivė, tė gėzuar dhe njerėz krijues, qė duan
       qė tu ofrojnė shumė gjėra tė tjerėvė, por edhe vet vetes sė
       tyre.
       Pra siē bėhet e qartė, zhvillimi i tė ahtuquajturve simbolikish
       “Zėrave tė mėdhenj” tek vetja jonė, ėshtė njė proēdurė
       brendėsore ndryshimi dhe vetpėrmirsimi. Shfaqja e tyre i lejonė
       personalitetit tonė tė konfirmohet, tė fortėsohet, tė zgjerojė
       kufijtė e saj dhe tė ndriēojė me ndriēimin e njė Vetėdijeje qė
       udhėheq drejt vetėnjohjes, vetkontrollit dhe zotėrimit tė tė
       metave tona.
       *****************************************************
       Page 1 of 1