URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: FILOZOFIA
       *****************************************************
       #Post#: 4744--------------------------------------------------
       Varėsitė qė na sundojnė !!
   DIR By: LoveR
       Date: November 23, 2012, 3:11 am
       ---------------------------------------------------------
       Laureta Miftari
       Varėsia
       Pėr tė thėnė qė nė fillim peshėn e robėrimit nga gėlltitja e
       substancave psikoaktive nė pėrmasa tė shėndruara nė vartėsi: ata
       rijnė tė ngulitura nė tru pėr sa jeta. Asnjėherė nuk mund tė
       themi se shpėtuam pėrgjithmonė. Varėsitė e fituara nga ky lloj
       substancash nė rastin dėrmues nuk janė dėshira tė tepruara ndaj
       ahengut apo ēdo lloj ahengu tjetėr se ata janė prezente edhe pa
       ndihmėn e tyre. Konsumimi ėshtė pasojė e dėshirave shtazarake tė
       subjektit. Por tė shohim se pse nuk ka mundėsi tė shkėputjes sė
       sigurt nga kėto substanca. Shembulli mė i mirė ėshtė se edhe pas
       shum vjetėsh abstenimi, mjafton njė rikėthim i vetėm pėr tė
       filluar konsumin. Mjafton qė ish alkoholiku vetėm ti marr erė
       pijes "sė vet" pėr t’iu rrekur gotės. Njė pėrjashtim shum i
       vogėl bėn ngadisaherė kokaina pėr tė cilėn do tė shohim mė
       tutje. Kur tė flasim pėr duhanxhijt, nuk do tė shėrbehem me
       asnjė statistikė pėr tė vėrtetuar tė vėrtetuarėn nga tė gjitha
       qendrat botėrore pėr shėrim dhe statistikė. Unė do tė ndalem nė
       rastin konkret tė vet bisedave nė mes vete kur flasim mbi ata qė
       lan duhanin me muaj e vite. Sa nga ta qėndruan pėr tėrė jetės
       dhe sa nga ta i u rekėn pėrsėri nikotinit. Disa edhe nė mos mė
       shum herė e lanė dhe prap e ngjitėn duhanin me arsyetimin e
       llojit : « Erdhi tezja nga fshati dhe mė tregoi se i kishte
       ngordhur dhija e mė ra keq… U mėrzita shum pėr te dhe e ndoza
       njė cigare, sebep dhija e ngjita pėrsėri kėtė …. » Ky ėshtė
       vetėm njė ilustrim mes arsyeve banale kur rimirret duhani e pra,
       nėse dini dikend me tė vertetė t’i ketė rrezistuar tentimit, a
       nuk ėshtė ai vallė dikush qė i kanoset rreziku i vdekjes sė
       afėrt nga duhani...?
       Momentet kritike
       Gjatė jetės, ēdo kush pa pėrjashtim, kalon, pėrjeton dhe ndien
       dobėsi nė raste tė ndryshme si qė janė ndarja nga tė dashurit,
       dashuria e humbur, ndjenja e vetmisė, mossuksese shkollore e
       profesionale e shum tė tjera shkaqe tė panumėrta. Nė kėto kohė
       jemi mė tė ekspozuar kanosjes… Mjafton qė njėherė tė kėrkojmė
       ikje nga vuajtja nėpėrmjet ndonjė mrekullije qė na e kėthen
       harenė. Mund tė jetė kjo njė lojė falas nė internet dhe truri
       haron vuajtjen duke u dhėnė pas sensacioneve qė sjellė ky
       aktivitet. Euforia, dopingu, dėshira pėr tė fituar dhe ja,
       mendimet e lodhshme kėthehen dikah tjetėr. Shumė mirė nė fillim,
       dhe pasiqė ēdokush ėshtė i lirė tė « shėrohet » me lehtėsi e pa
       pasoja eventuale anėsore nga ndonjė prodhim farmakologjik, nė
       mėnyre naive i nėnshtrohet vesit qė kalon me furi nė vartėsi.
       Shum mė tė ekspozuar janė adoleshentėt se ata, lojrat i kanė nė
       fillim pėr argėtim qė sė shpejti kėthehet nė katrahurė pėr
       ardhėrinė e vet si edhe pėr prindėrit qė pėrjetojnė zbarpsjen e
       fėmisė nė shkollim dhe dėshirė pėr punė. Por, ky grup moshe,
       ėshtė gjithashtu i ekspozuari i parė ndaj drogave tė ndryshme qė
       shėndrohen nė sėmundje (toksikomania tani konsiderohet sėmundje
       dhe fatmirsisht kjo tendencė e kaplon gradualisht tėrė botėn
       kėshtuqė kurrimi mer pėrmasa serioze pa paragjykime fyese) tė
       gjatė dhe tė mundimshme pėr shėrim.
       Konsumimi i parė kaloi. Pason familiarizimi qė vjen menjėherė
       pas tė dytit apo tė tretit kontakt dhe tani mė flasim pėr
       robėrim ndaj substancės (apo objektit).
       Faktori gjenetik
       Duke konsultuar studime tė ndryshme gjenetike e psikiatrike, nuk
       ėshtė aspak pėr tė lėnė pas dore tė dhėnat se nuk egziston njė
       gjen i vetmuar i familiarizimit me substancat psikoaktive...
       Pėrkundrazi, kėto gjene janė nė numėr tė madh. Nė kėtė kontekst,
       duhet pasur parasyshe se ata qė anojnė gjenetikisht nga njė
       substancė e kur bien nė kontakt me tė shprehin gatishmėri e anim
       tė lidhen mė shpejtė ndaj prodhimit tė "njohur" dhe "drita" e
       gjelbėr ndizet menjėherė pasiqė nga e para sekretojnė dopaminė
       (pėr njė cigare duhan, sekretimi zgjat rreth 20 minuta) kurse ky
       proces te persona tė tjerė zgjat dukshėm mė pak. Nėse kėsaj
       dashurie nė kontakt tė parė ia shtojmė edhe faktorin psikologjik
       e karakterial, atherė robėrimi ėshtė i rrufeshėm.
       Faktori ikje nga vuajtja
       Faktori tjetėr ėshtė ikja (dalja) nga vuajtja. Mungesa e
       aftėsisė pėr tė duruar dhimbjet psiqike apo fizike ēon subjektin
       qė nė ēdo mėnyrė tė kėrkoj lehtėsues tė jashtėm. Shpėtimi,
       sidomos nė kohėt mė tė reja ėshtė para dore, nė ēdo kėnd e
       rrugė...
       Faktori senzacion
       Nė kėtė grup mė sė shumti i gjejmė ata qė kėrkojnė senzacione nė
       ndėrmarrje sportive spektakulare. Nga pamundėsia pėr arritje
       maksimale ose nga kalimi i moshės (plakja sportive), fillon
       mungesa e kėnaqsive tė kėrkuara dhe paraqitet shpraztia
       psikologjike pėr senzacione. Ky grup, mė sė shumti i bėn thirrje
       alkoholit dhe drogės…
       Faktori shum i rėndėsishėm qė ēon shpesh nė greminėn e vartėsisė
       nga substancat psikoaktive ėshtė gjallėria e tepėrt e trurit.
       Kėto personė nuk janė nė gjendje tė pėrqėndrojnė mendimet e veta
       nė njė rradhitje tė rendomtė mbi diēka. Ata mendojnė pa pushim
       mbi qindra e mija gjėra nė tė njėjtėn kohė. Nuk janė asesi nė
       gjendje tė shkėputen nga ku varg i pafund dhe mėnyra pėr
       ngadalsim tė eja-shkove trunore zakonisht kėrkohet nė kokainė…
       Faktorėt e lartėpėrmendur ndihmuan shum nė betejėn e disa
       mjekėve shkencėtarė tė mirėfilltė qė mė nė fund, nė shum shtete
       varėsia nga substancat psikoaktive tė numėrohet sėmundje dhe kjo
       bėn tė mundshme pėrcjelljen mė adekuate pėr ndihmė dhe shėrim tė
       personave tė prekur nga kjo barrė e rėndė psikofizike qė demton
       rėndė edhe shoqėrinė moderne nė mbarė botėn. Sot njihet shkenca
       dhe specializimi mjekėsor nė termin mjek-adiktolog e qė mer mė
       sė miri pėr sipėr kurrimi nga kėto vartėsi).
       #Post#: 4745--------------------------------------------------
       Re: Varėsitė qė na sundojnė !!
   DIR By: LoveR
       Date: November 23, 2012, 3:13 am
       ---------------------------------------------------------
       Familjarizimi dhe skllavėrimi nga droga
       Alkoholi
       Ndėr vrasėsit e ngadalshėm shum tė pėrhapur ėshtė alkoholi dhe
       besoj se rradhitja e tij nė rangun e drogės ėshtė mė se i saktė.
       Si edhe duhani, ai vret ngadal dhe shum shpejt. Numri i
       viktimave ėshtė shum mė i lartė edhe se nga drogat e quajtura tė
       forta - tė ngurta. Pėrpos rrezikut tė pakundėrshtueshėm nga
       vdekja e parakohshme, qėndron edhe sindromi i rėndė i
       pėrjashtimit nga jeta shoqėrore qė akoma mė tepėr shton oreksin
       (poqese doni, po them etjen) pėr tė pi gjithėnjė mė tepėr pasiqė
       personi e ndjenė thellė kėtė hedhje anash…
       Janė hipokritė ata qė propagandojnė dhe mbrojnė pimjen me masė
       apo "me mend" se ajo nuk qėnka aspak e rrezikshme dhe e dėmshme…
       E ku ėshtė masa ? Cila ėshtė ajo ? Shum fillime bėhen me masė
       dhe vdesin "me masė". Vetėm ai qė ka pi njė, mė sė shumti dy
       herė gjatė dyzet - pesėdhjetė vjetėve thot se ka pi jashtė mase.
       Tė tjerėt, edhe ata mė tė zhytyrit nė vartėsi shumė rrallė thonė
       "u deha pa masė" dhe shtojnė pėr tė treguar se megjithatė nuk e
       tepruan duke thėnė: "... po u ktheva nė kėmbėt e mia nė
       shtėpi...". Po mar edhe njė shembull tejet tė rėndėsishėm nė
       botė kėtyre viteve tė fundit i cili demaskon pėrfundimisht
       pirjen me masė : njė gotė venė prej dy dcl mjafton pėr tė ngrėnė
       njė dėnim tė madh tė qarkullimit rrugor dhe nė rast pėrsėritje
       tėrhjekje tė lejes pėr grahje. Zero presje pesė pėrmijėshi nė
       gjak ėshtė jashtė mase… No comment pėr ata qė pijnė dhe
       propagandojnė "masėn" dhe njėherit le tė urdhėrojnė e zbulojnė
       pse ky kufizim rigoroz i pėrqindjes…
       Kur bisedojmė pėr dėmet e alkoholit, do tė pėrmend faktin se
       vetėm nė Francė evidentohen prej 3 000 gjer mė 7 000 lindje me
       deformime neonatale nė vit. Nuk do tė merrem mė tepėr me
       statistika sepse qėllimi i shkrimit ėshtė i tjetėr natyre…
       Shėrimi nga kjo vartėsi alkoholike ėshtė shum i vėshtirė, gati i
       pakapshėm. Gėlltitja e ilaēeve qė provokojnė tė vjellura nuk
       ndihmon aspak se ata nuk shėrojnė dhe e largojnė nga ditėt e
       para tė kurrimit pacientin nga marja e tij. Nuk ndihmojnė mė
       tepėr as kontrollet rigoroze nėpėr qendrat spitalore tė
       "shpėrlarjes" sepse me tė dalur nga ky "karantin" subjekti i
       rreket gotės dhe varėsia qėndron pa ndėrprerje. Rastet e
       largimit nga gota janė shumė tė rralla gjė qė tė gjithė e dijmė
       nga vet jeta e pėrditėshme. Mundohuni ti numėroni nė gishtat e
       njėrės dorė njerėzit qė i njihni si tė varur nga alkoholi e qė
       kanė arritur tė largohen definitivisht nga konsumimi qofshin ata
       edhe njerėz qė thonė pėr vehte se pijnė me mend.
       Mbrojtja
       Pėr t’u mbrojtur mė sė miri nga njė robėrim eventual, mėnyra mė
       e mirė dhe efikase ėshtė qė tryezėn tuaj prindėr, ta mbushni me
       pije freskuese natyrore, minerale dhe lėngje tjera pemėsh duke i
       larguar rreptėsisht aperitivet e ndryshme.
       Nėse vėrreni se fėmia i juaj (sidomos nė adoleshencė) pin
       alkohol, dijeni se ai tanimė gjindet ne fazėn e keqpėrdorimit
       dhe kėrkoni ndihmėn e specialistit pėrkatės se si qė pėrmenda,
       shum shpejtė bėhet vonė dhe shėrimi, tejet i pasigurt.
       Kanabis (marihuana, hashishi (hashashi) dhe vaji (ėshtė shum pak
       i njohur)
       Tendencat pėr ta quajtur kėtė drogė tė butė qė nėnkupton tė
       parrezikshme, krijon njė mundėsi mė tepėr pėr t’u kapur pas saj.
       Harohet se kėtė "kullosė" e pėrdorėn me shumicė rinia dhe
       fėmijtė. Them fėmijtė se fillohet aty nga mosha 13 vjeēe dhe
       kėshtu shkatėrron pa mėshirė ardhmėrine e brezit mė tė njomė.
       Kjo drogė pėrdoret apo nisė tė pėrdorėt mė me pakicė mbi moshėn
       30vjeēe kurse nga mosha 50 vjeēare e mė lartė ajo nuk gjen
       pėrdorim gati fare.
       Pėrndryshe dihet se nė botė, vendin nė e parė qėndron Zelanda e
       Re me 75% konsumatorė dhe pas saj vijojnė ShBA etj.
       Varėsia nga kjo drogė shkaktohet se ajo liron dopaminė qė sjellė
       ndjenja tė kėnaqsisė e mu kjo ėshtė karakteristika kryesore e tė
       gjitha substancave qė mbjellin kėtė veti. Nė rastin konkret,
       kalimi nga pėrdorues i herpėrhershėm nė kronik bėhet nga ai
       moment kur subjekti konstaton apo ka ndjenjėn se kjo i ndihmon
       tė jetoj mė mirė. Qė nga ky moment, flasim pėr vartėsi tė
       vėrtetė. Rreziku tjetėr qėndron edhe aty se muajtė e parė kjo
       drogė nuk shkakton njė vartėsi. Vetėm pas muajėve tė parė
       personi fillon tė mos mundet pa tė. Tani shpresat se njė ditė
       jeta do tė vaj mbarė dhe se mė nuk do tė ketė nevojė pėr kėtė
       substancė e do tė shkėputet vetėm me njė tė thėnė "ndal" ose me
       njė kurrim tė thjeshtė ėshtė njė utopi e mbjellė nė tru si
       pėrgjigje shpresės se njė ditė do tė largohemi nga kjo vartėsi…
       Kokaina
       Kjo drogė njihet me famėn se tė ēmend. Eh po. Ajo tė bėn zot tė
       botės dhe tė qiejve… Kėnaqsia mė e madhe qėndron se zbritja nga
       qielli nuk ėshtė e shpejtė si me substantcat tjera psikoaktive.
       Zbritja nė fer vjen vetėm pas 3-5 ditėsh. Ja pra pse disa
       mendojnė se kokaina nuk na skllavėron. Por nuk duhet haruar se
       me tė vėrtetė nė fillim konsumohet vetėm nė fund tė javės. Ani
       mirė pra, e nėse kėtu nuk shofim njė vartėsi atėherė pse nevoja
       e pakalueshme qė tė konsumojmė pėrsėri nė fund tė javės tjetėr?
       Kur zbritja fillon, e ajo ėshtė ramje e lirė nga lartėsia,
       shumica e kokainomanėve pėrdor parashutėn pėr ngadalsim,
       parashutėn alkohol. Megjithatė, ēdo gjė ngatėrohet : puna e
       zemrės, shtypja, fėlēijtė nguren e dhėmbėt kėrcėllojnė edhe pse
       personi nuk e dėshiron kėtė, muskujtė iritohen e nuk lėnė tė
       qetė. Kulminacioni i ferrit : dėshira e dhetėfishtė pėr dashuri
       shėndrohet nė hī. Ēfar debakli i paparė ! Po paranoja ? Ēka t’i
       bėjmė asaj ? Friga nga vdekja, friga nga pėrcjellja e agjentėve
       tė ndryshėm ?! Krejtė kėto uragane shpirtėrore ēojnė drejtė
       vetėvrasjes.
       Ėshtė e njohur se kokaina shėndron personin nė megaloman dhe ēdo
       zbritje nė dinamikėn e jetės reale bėhet fer. Duhet pėrsėri
       produkti qė liron dopaminė pėr tu ngritur nė lartėsi mbretėrore
       tė botėrave…
       Pėrpos kėsaj, si kulminacion, kokaina e ka njė veti tjetėr shum
       tė keqe : rėzon shpejtė. Shpesh brenda disa muajve, por e ka
       njė, mė lejoni ta quaj, tė mirė ndaj drogave tjera. Ajo pas njė
       kurrimi korekt disa mujorė, ka gjasa shumė mė tė mira mbi tė
       gjitha prodhimet tjera psikoaktive, tė harohet pėrgjithmonė. Mė
       njė fjalė, mjekimi nga varėsia me kokainė ėshtė mė i suksesshėm…
       Heroina, kjo "heroinė" mbrojtėse e jonė
       Kjo substancė ka famėn tė jetė prind, shok besnik qė na mbron…
       Ditėn na e bėnė tė bukur, natėn na e bėnė tė bukur.
       Por kur mungon ? Por para se tė mungoj ?
       Para se tė mungoj dashurohet aq shum sa qė shpesh e konsumohet
       me tepricėfatale, vdekjeprurėse. Nuk ka aspak ironi es as humor
       tė zi dhe as qė ėshtė qėllimi tė arrij njė efekt tė tillė.
       Shprehem nė kėtė mėnyrė vetėm pėr tė vėnė nė pah sa mė dukshėm
       rrezikun qė bartė me vehte ky prodhim morfik e qė ofron njė
       rehati shpirtėrore, eufori dhe ekstazė. Ndikon nė formė tė
       anksiolitikut dhe antidepresor. Mirėpo kjo nuk zgjat vetėm disa
       muaj tė vegjėl dhe pastaj fillon koha e nevojės sė pashtershme
       (craving). Kėto kohė shpesh fillon epopeja e shtimit tė dozės.
       Mungesa qė paraqitet pėrcillet me djersitje, dridhje tė trupit,
       pagjumėsi, vjellje dhe shtrembėrim psiqik. Pėr mė tepėr, kjo
       drogė nė sytė e masės ėshtė njė nga mė tė kėqijat. Ajo
       simbolizon stėrngarkimin dhe vdekjen. Mos tė flasim pėr vitet
       AIDS kur pėrdoruesit e heroinės ishin grupi mė i kanosur se
       huazonin gjylpėrat nga njėri tjetri kėshtu pėrhapnin epideminė.
       Dhe ky rrezik nuk ėshtė ēranjosur akoma, sidomos nė vendet
       ekonomikisht tė dobta ku mundėsitė pėr preventivė janė mizerje e
       vėrtetė.
       Ecstasy
       Kjo sintezė daton prej kohės sė para Luftės sė Parė botėrore dhe
       dallon krykėput nga ditėt e sotshme. U zbulua nė Gjermani dhe
       pėrdorej nė rradhėt e ushtrisė pėr tė mposhtur lodhjen, frikėn,
       urinė… Nė vitet e shtatėdhjeta paraqitet pėrsėri nė mjeksi
       (ShBA) me qėllime terapeutike por u pėrjashtua shpejtėsisht nga
       autoritetet dhe u shti nė grupin e narkotikėve tė ndaluar nga
       ana OKB.
       Ajo qė nuk gjeti aplikim nė psikiatri, gjeti vend nė gjeneratat
       mė tė reja poashtu viteve tė shtatėdhjeta nė Kanadė e mė vonė nė
       Evropė dhe vende tjera tė botės.
       Nga pėrdorimi i parė, pėrmenda mė lartė, sot nuk ka mbetur asgjė
       se tani kjo substancė qė duhej ngritur efikasitetin e luftarėve,
       u shėndrua nė "pilulė tė dashurisė". Sot kjo substancė nė hapat
       e para edhe nuk ėshtė aq tėrheqėse se sjellė ankth dhe tharrje
       tė gojės (kanoset njė rrezik i madh nga dezitraimi, ėshtė mjaftė
       me rendėsi qė konsumatori tė mar shpesh ajr tė paster jashtė
       lokalit dhe tė pij me shumicė langje (shih edhe mė poshtė!) dhe
       ngren presionin arterik, mirėpo, kėto efekte kalojnė shpejtė dhe
       fillon faza e hapjes ndaj botės, ndjenja e mirė shpirtėrore dhe
       e lirisė. Dėshira pėr atmosferė tė mrekullushme dhe prekjet
       trupore tė afėrta janė vetia dhe efekti i dėshiruar dhe i korrur
       nė kėto momente. Ja pse ecstasy bėhet pilulė e diskotekave dhe
       mbrėmjeve muzikore (sidomos tekno).
       Efektet zgjasin 4-6 orė pas konsumimit e nė raste tė dozės sė
       shtuar edhe gjer me 10 orė. Mirėpo pas kėsaj kohe paraqiten orėt
       e zbehjes qė mund tė zgjat gjer mė tri ditė e qė mund lehtėsisht
       tė provokoj depresionin psiqik.
       Ėshtė me rėndėsi tė pėrmendet se nė fillim kjo substance
       provokon gjithashtu mungesė tė langjeve, ngren temperaturėn
       trupore dhe vėshtirson pas masė muskujtė dhe veshkėt. Kjo sjellė
       pas vehte epilepsi e nė raste mė tė rralla paraqitet tė verdhit
       (hepatiti) akut dhe helmues qė sjelle vdekje tė shpejtė.
       Ėshtė shum e rėndėsishme qė pėrdoruesit e kėsaj substance qė sė
       paku tė kenė kujdes tė madh gjatė konsumimit sepse nė kėtė grup
       prodhimi bėhen spekulime tė mėdha e duke u zėvendėsuar pėrbėrja
       me elemente mjaftė tė rrekikshme si qė janė psikotropet e llojit
       tė amfetaminėve, barbiturikėt analgjesikėt dhe tė tjera produkte
       qė kėtė pilulė e bėjnė akoma mė tė kanosėse.
       Si pėrfundim them se duhet ndoshta pritur edhe 3-5 vjetė pėr tė
       mundur tė flasim mė mirė e mė qarėt pėr pasojat dhe dėmet e
       kėsajė droge relativisht tė re. Sa prej konsumuesve do tė
       paraqiten me deficite tė ndryshme nė kuptimin relacionel, emotiv
       dhe sindrom tė parkinsonit?
       Para se tė mbyllė punimin, kėshilloj tė gjithė qė konsumojnė
       qoftė dhe vetėm nė raste tė ralla kėtė pilulė tė konsideruar si
       mė e parrezikshmja, tė ju drejtohen specialistėve adekuatė pėr
       konsultime dhe ndihmė qė zvoglon reziqet qė janė pėrpara…
       Duhani
       Mbi pakot e duhanit nė shum vende tė botės tani shkruan se
       duhani shkakton vdekjen. Simbolikisht shprehur, cowboy-i i
       Marlboro-s "vdiq". Po pra duhani sjell vdekjen e parakohshme. Ai
       vret dhe vret me njė "ngadalė" tė shpejtė, por me mundime tė
       gjata. Vrasje mizore… Sėmundje e mushkėrive, eshtrave, mėlēisė,
       trurit. Kėtė e them duke u bazuar nė rezultatet dhe parashikimet
       mjaftė serioze tė realizuara nga qendra tė specializuara si dhe
       nga Qendra Botėrore pėr Shėndetėsi (OBSh) qė vlerėson se mė
       vitin 2020 shkaku kryesor pėr vdekje tė parakohsme do tė jetė
       duhani.
       Pėr tė kuptuar kėtė edhe nuk duhet shum filozofi sepse mjafton
       tė shofim moshėn e atyre qė fillojnė duhanin dhe do tė shohim se
       thithjet e para tė drejtpėrdrejta bėhen nga mosha 11-12vj. Tė
       mos flasim pėr fėmijtė e ekspozuar tymit (sė pari tė prindėrve)
       qė nga fetusi e poqese doni edhe para, pasiqė prindėrit kanė tė
       rrasura qelizat e tyre me nikotinė. Nė vend qė vehten e sidomos
       foshnjen tė ushqehet me frute e bylmet, prindėrit duhanxhi, i
       japin tė gėlltis katran…
       Tė kėthehem rishtazi te mosha e parapėrmendur dhe tė them se
       tanimė nė botė, dihet se nikotini edhe nuk ėshtė dėmi i parė dhe
       shkaktues kyq i vartėsisė !!! Fabrikantėt e cigareve me mjeshtri
       shtuan amoniakun dhe pėrbėrje tjera qė ndihmojnė nė pėrmirsimin
       e shijes sė tymit e sidomos rrisin vartėsinė . Amoniaku vet rit
       shpejtėsinė e lirimit tė nikotinit kėshtuqė ai arrin nė qendrat
       trunore shum mė shpejtė se duhani i dikurshėm i tharrė nė mure
       dhe i thurrur me dorė. Ata pėrdorėn (dhe pėrdorin) metoda tė
       rafinuara reklamuese me llojet e tyre "light" dhe "superlight"
       qė ishin tė dedikuara tregut femėror. Suksesi qe i rrufeshėm.
       Femra nuk u barazua ndoshta me mashkullin por iu afrua dhe tani
       qėndron vetėm njė hap tė shkurtėr pas nė kėtė vartėsi.
       Duhani bėhet edhe psiqikisht i dėmshėm qė nga momenti kur
       paraqitet friga e ngeljes pa tė. Sa herė duhanxhiu i thot sė
       pari vehtes : "Ah jo, nuk mund tė hyj nė shtrat pa cigare
       rezerve se nuk mė mer gjumi pa to. Nėse natėn zgjohem e nuk mund
       tė flej pėrsėsi ēdo tė bėj pa cigare ??  Por kjo ėshtė vetėm
       fillimi i psikozave. E keqja mė e madhe vjen nė momentin kur
       duhanxhiut i paraqitet dėshira pėr ta lėnė cigaren. Me ditėn qė
       abstenon nga tymi, fillon depresioni, nervoza, pagjumsia,
       trashja, vetjaksia (egoizmi) dhe irritime tė rrufeshme pėr ēdo
       imtėsi e nga ēdo imtėsinė. Edhe ndėrprerjet mė tė shkurta
       krijojnė terrorizėm nė tru dhe terorozohen edhe ata qė jetojnė
       nė bashkėsi. Shembulli i besimtarit mysliman gjatė muajit tė
       shejtė tė agjėrimit ėshtė mė se i qartė... Megjithėse agjėrimi
       ėshtė sublim, lumturi pėr kėtė jetė dhė pėr jetėn tjetėr,
       duhanxhiu pak ēan kokėn. Ai ėshtė nervoz nė atė masė sa qė e
       tėrė familja e lusin tė ndėrpresė agjėrimin se ju nxinė jetėn.
       Ai tani i shėndruar nė monstėr, arsyetohet se nuk mund tė
       agjėroj pėr shkak tė duhanit se nuk mund tė rij pa tė dhe bėnė
       dy gabime tė tjera nė besim dhe nė shoqėri.
       Varėsia nga duhani ėshtė sėmundje
       Fėmijtė, adoleshentėt dhe ata tė moshave mė tė shkuara ėshtė
       mirė tė kenė njohuri tė qarta mbi kohėzgjatjen e ahengut tė
       duhanit. Kjo zgjatė disa javė dhe pastaj mė kalon nė vartėsi
       kryeneēe jetėsore. Pėrfundimi im ėshtė se duhani ėshtė varėsi
       fizike, psikologjike, e sjelljes dhe e gjesteve. Ani tė shohim
       edhe pse duhani ėshtė dashuri e pasion i pėrjetshėm. Dashuri se
       nuk mund tė shkėputemi nga varėsia e tij lehtė dhe pasion pasiqė
       pėr ēdo cigare tė ditės (nuk jam duke bėrė ironi, vetėm ju
       pėrkujtoj senzacionet qė rrjedhin nga ky pasion) e njohim me
       emrin e vet pėrkdhelės, ledhatues, hyjnor…Duhet tė them se mes
       kėtyre momentve tė dashurisė me cigaren vetėm ajo qė e quajmė «
       cigare esull » tingėllon pak ftoftė e krejtė ēka vijon pastaj
       ėshtė « njė me kafe – ēaj », « cigarja e pritjes sė autobuzit »,
       « para se ta ndez veturėn » , « e pushimit », « e drekės », « e
       pas ėmbėlsisė » e kėshtu me rradhė deri te ajo e « pas dashurisė
       » (pyete partnerin (partneren) tėnd(e) qė nuk e pi duhanin si e
       quan kėtė cigare !).
       Krejtė kėto emra e sjellje a harrohen lehtė ? Ish duhanxhiu a
       guxon mė ti afrohet cigares, ta ndezė vetėm pėr njė rast dasme
       apo tubimi mes shokėsh. Ai mė nėse don me te tė vertėtė tė
       rezistoj varėsisė nuk guxon as nė njė zi mė tė madhe tė thithė
       tymin... Duhet tė ndalemi nė psenė e kėsaj qė po them ?!
       Tė kėthehem edhe njė moment tek prindėt duhanxhi dhe fėmijtė e
       tyre. Krahas rrezikut pėr shendetin e vet subjekti ndikon shum
       negativisht tek fėmijtė e vet se dihet nga gjithėherė se ata
       identifikohen nė rradhė tė parė me prindėt, dhe… me mėsusesin. O
       fatkeqsi pėr atė fėmi qė njėri nga prindėt e pin duhanin! O
       mjerim mbi mjerime pėr atė fėmi qė tė dy prindėt e pijnė duhanin
       dhe mėsuesi ia vėndon kapakun krejtė kėtij ēulli qė ia
       pėrgatisim fėmisė duke qenė plotėsisht koshientė se bėjmė krim.
       Adiktologėt arrijtėn tė tregojnė se varėsitė nga drogat, pra dhe
       duhani janė sėmundje. Fatmirsisht trajtimi i personave tė prekur
       nga kėto varėsi bėhet nė mėnyrė mė adekuate por kjo njėherit na
       bėn tė ditur se me pirjen e duhanit e sėmujmė fėmiun tonė... Ja
       pse duhanxhiu ėshtė egoist… Gruaja qė ndėrpret duhanin gjatė
       shtatzėnisė por i kthehet tymit ditėn e lindjes sė fėmisė ėshtė
       kulmi i tė gjithė egoizmave… Nuk flas pėr shtatzanėn qė gjakun e
       vet e ka tė lidhur nėpėrmjet kėrthizės sė foshnjes dhe nė vend
       tė ushqimit tė shėndoshė, i dhuron pėr ushqim asortiman helmesh.
       *****************************************************
       Page 1 of 1