URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: KRONIKA E ZEZĖ
       *****************************************************
       #Post#: 4739--------------------------------------------------
       Vrasje horror nė Klos. Babai: Mė vranė djalin pse kapi nė
       flagrancė njė ēift
   DIR By: LoveR
       Date: November 21, 2012, 6:34 am
       ---------------------------------------------------------
       Njė ngjarje e rėndė ka ndodhur nė Klos tė Matit. Njė 23 vjeēar,
       i deklaruar i zhdukur prej ditės sė shtunė, ėshtė gjetur mbrėmė
       i ekzekutuar nė mėnyrė makabre.
       Fatjon Barmetaj, kamarier nė njė prej lokaleve nė Klos, ėshtė
       bėrė dėshmitar i njė marrėdhėnie jashtėmartesore tė pronares sė
       lokalit ku ai punonte.
       “Im bir ėshtė bėrė dėshmitar i njė marrėdhėnie intime, i njė
       marrėdhėnie jashtėmartesore. Fati i keq i tij. Ai ka kapur nė
       flagrancė bashkėshorten e pronarit (grua e martuar me dy fėmijė)
       me tė dashurin e saj, i cili ėshtė banor i qytezės sė Klosit”,
       ka pohuar Limani, babai i viktimės.
       Ai tregon se djalit pėr t’i mbyllur gojėn gruaja e pronarit i
       kishte dhėnė 125 mijė lekė.
       “Duke qenė se ishte histori e keqe, djali, pėr tė treguar
       besueshmėri, i kishte marrė lekėt”, tregon Limani pėr “GSH”-nė.
       10 muaj pas kėtij episodi Fatjoni, djali i vetėm i familjes,
       ėshtė rrėmbyer nė rrugė, ėshtė vrarė dhe mė pas ėshtė groposur
       rreth 2 km larg qytezės ku banon.
       “Vrasėsit tė ndėshkohen nga drejtėsia! E pėrsėris, e kisha djalė
       tė vetėm. Mė lanė pa djalė, mė thanė krahėt”, ka apeluar i ati
       mes lotėve.
       Ai akuzon pėr kėtė ngjarje barbare pronarin e lokalit Pėrparim
       Bojaj dhe dashnorin e gruas sė tij, Fatjon Cami.
       Ndėrkohė qė burime pranė policisė pohojnė se pėr vrasjen e tė
       riut ėshtė arrestuar Astrit Bojaj, vėllai i
       Pėrparimit./gazetatema.net/
       #Post#: 4741--------------------------------------------------
       I akuzuari: Mė ngacmonte nusen e vėllait, ndaj e vramė
   DIR By: LoveR
       Date: November 22, 2012, 5:29 am
       ---------------------------------------------------------
       “Fatjoni ka kanosur dhe ka tentuar tė pėrdhunonte nė disa raste
       Flora Bojėn, nusen e vėllait tim, Pėrparimit”.
       Kėshtu ka deklaruar i arrestuari Astrit Boja, i dyshuar si
       vrasėsi i Fatjon Barmetės nė Klos tė Matit.
       Njė ditė mė parė, babai i viktimės 23 vjeēare ka deklaruar se i
       biri ėshtė eliminuar fizikisht pasi ishte bėrė dėshmitar i njė
       skene, ku gruaja e pronarit nė tė cilin punonte si kamarier,
       tradhtonte me personin e arrestuar si autor tė krimit.
       Burime nga ana e policisė kanė deklaruar se Astrit Boja dhe
       bashkėpunėtori i tij, Fatjon Cani janė arrestuar, por as kėta
       dhe as gruaja nuk e pohojnė kėtė fakt.
       Sipas tė dhėnave zyrtare tė cituara nė gazetėn Panorama, pohohet
       se Liman Barmeta ishte njoftuar dy- tri herė nga motrat e
       Pėrparimit dhe Astrit Bojės se djali i tij u ngacmonte kunatėn
       dhe duhej tė bėnte kujdes. Edhe vetė Flora Boja ėshtė shprehur
       pėr grupin hetimor se Fatjon Barmeta e kishte ngacmuar
       seksualisht disa herė, por ajo kishte bėrė rezistencė.
       Nga ana tjetėr banorėt e Klosit thonė se Fatjon Cani, shoku i
       ngushtė i vėllezėrve Boja, ka pasur marrėdhėnie me Flora Bojėn
       dhe, pėr tė mos zbuluar kėtė lidhje jashtėmartesore ėshtė bėrė
       pjesė e grupit kriminal pėr eliminimin fizik tė Barmetės.
       Mėsohet se njė dėshmitar mbrėmjen e 17 nėntorit ka parė skenėn e
       rrėmbimit tė tė riut kamarier deri nė 3 muaj mė parė nė lokalin
       e familjes Boja, por ai ka treguar nė polici vetėm dy ditė mė
       vonė.
       Ata kanė ndaluar para lokalit tė Pėrparim Bojės, nė dalje tė
       Klosit, ku e kanė dhunuar me mjete tė forta deri sa 23 vjeēari
       humbi ndjenjat. Mė tej e kanė futur nė bagazhin e njė makine
       “Volvo”, drejtuar nga Fatjon Cani dhe e kanė ēuar tė riun nė
       breg tė lumit Mat. Cani ka marrė njė ekskavator te vendi i
       quajtur “Karburant Hasa” me anė tė tė cilit ka hapur gropėn ku
       futėn Barmetėn.
       Pas zbulimit tė autorėve tė dyshuar, hetuesit i kanė detyruar tė
       tregojnė vendin ku e groposėn. Dyshohet se ai u gropos i gjallė.
       “Janė thirrur dhe pyetur tė gjithė personat qė mendohej se kanė
       lidhje me ngjarjen, madje edhe shtetasja Flora Boja. Dy autorėt
       e ndaluar janė provokuar me faktin se gruaja mund tė mbetej nė
       burg pėr krimin, ē’ka ka bėrė qė Astrit Boja dhe Fatjon Cani tė
       tregonin vendin ku kishin varrosur viktimėn”./gazetatema.net/
       #Post#: 4749--------------------------------------------------
       “Fatjoni i bėnte presion gruas time, i thoshte ke kėtė dashnor,
       pse jo edhe mua”
   DIR By: LoveR
       Date: November 23, 2012, 7:31 am
       ---------------------------------------------------------
       Pas arrestimit tė Astrit Bojės dhe Fatjon Canit, policia ka vėnė
       nė pranga edhe Pėrparim Bojėn, tė akuzuar pėr vrasjen e
       kamarierit Fatjon Barmetaj nė Klos tė Matit.
       “Fatjon Barmetaj i bėnte presion gruas sime duke i thėnė se ti
       ke tė dashur kėtė dhe atė, pse nuk merresh me mua”, ka deklaruar
       pėrparimi pėr News 24.
       Ai ka pohuar se djali i familjes Barmetaj ishte maniak, ndonėse
       gruaja nuk i ka treguar pėr tė.
       “Ajo nuk mė ka treguar mua nė fillim. Ka pasur frikė se unė edhe
       e vrisja, pasi pėr familjen dhe fėmijėt rroj. Zoti tė ndėshkojė
       ata qė i kanė rėnė nė qafė njėri-tjetrit. I ati i Fatjon
       Barmetajt mė ka borxh derisa vėllai im tė dalė nga burgu. Unė do
       e pres tri ditė tė mbarojnė mortin dhe do i them hajde tė
       shkojmė nė Prokurori dhe tė dalė e vėrteta e kėsaj historie se
       kush i ka fajet. Unė jam tepėr i bindur se djali i tyre ka qenė
       fajtor. Nėse nuk ka qenė kėshtu, Zoti tė mė vrasė mua, nėse
       djali i tij ėshtė fajtor, mė ka gjak borxh”, citohet Boja nė
       GSH.
       Ai pohon se vėllai i tij ka vrarė nė gjaknxehtėsi.
       “Vėllai im mbase ėshtė nxituar. Ai mė ka thėnė njė gjysėm llafi
       dhe unė e kam ndaluar”, pohon ai.
       *****************************************************
       Page 1 of 1