URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: FUTBOLL
       *****************************************************
       #Post#: 4738--------------------------------------------------
       Shakhtari, shembulli i shėmtuar i anti-fair play 
   DIR By: LoveR
       Date: November 21, 2012, 6:28 am
       ---------------------------------------------------------
       Skuadra e Nordsjaelland do tė kėrkojė qė UEFA tė marrė masa ndaj
       sulmuesit tė Shakhtar Donetsk, Luiz Adriano, pėr golin
       anti-sportiv qė ai shėnoi nė fitoren 5-2 tė skuadrės ukrainase
       nė Danimarkė.
       Futbollisti shėnoi golin e barazimit pasi mori topin qė duhej
       t’u kthehej danezėve tė cilėt e kishin ndalur lojėn pėr tė
       ndihmuar njė lojtar tė dėmtuar, e pasi dribloi portierin, shėnoi
       nė portėn e boshatisur, mes protestave tė lojtarėve vendas,
       ndėrsa gjyqtari u detyrua tė akordonte golin.
       “Nuk e di nėse te Shakhtar janė tė gjithė banditė, por disa nga
       lojtarėt, trajnerėt dhe drejtuesit e tyre janė tė pamoralshėm”,
       ishte shpėrthimi i trajnerit danez Kasper Hjulmand nė
       televizionin danez “TV3+” pas ndeshjes. Sipas tij, sulmuesi e
       meritonte tė largohej me karton tė kuq pas asaj qė bėri dhe jo
       tė qėndronte nė fushė e tė shėnonte pastaj edhe 2 gola tė tjerė.
       “Fillimisht, bėhet fjalė pėr zgjedhjen e lojtarit. Si trajnerė,
       ne insistojmė gjithmonė nė respektin pėr lojėn, kundėrshtarin
       dhe rregullat. Nė mėnyrėn se si e shoh unė botėn e futbollit,
       kjo ėshtė njė sjellje antisportive dhe njė karton i kuq pėr Luiz
       Adriano do tė ishte i pėrshtatshėm”.
       Irritimi i vendasve ishte edhe mė i madh kur Shakhtar nuk pranoi
       qė t’i lejonte tė shėnonin si kompensim pėr atė qė kishte bėrė
       sulmuesi i tyre. Njė pjesė e lojtarėve tė ekipit ukrainas u
       nisėn ta bėnin njė gjė tė tillė, por mungesa e njė sinjali nga
       stoli bėri qė aksioni i danezėve tė ndėrpritej dhe tensioni tė
       rritej pėrsėri. Pak minuta mė vonė, kur Nordsjaelland kaloi nė
       avantazh, trajneri Hjulmand festoi si ēmendur para stolit tė
       Mircea Luēeskut.
       “Unė pyeta ēfarė ndodhi dhe Luiz Adriano mė tregoi se ishte
       thjesht instinkt, kishte parė topin, kishte dribluar dhe
       shėnuar”, shpjegoi Luēesku pas ndeshjes nė konferencė pėr shtyp.
       “Ne deshėm t’i linim tė shėnonin, u krijua njė konfuzion i madh
       nė skuadėr dhe kjo ėshtė arsyeja pse ata shėnuan golin e 2-1.
       Ata e meritonin golin, ne luajtėm futboll vetėm pasi ata gjetėn
       rrjetėn pėrsėri. Mė vjen keq qė gjėrat shkuan kėshtu”, tha
       trajneri i Shakhtar.
  HTML http://www.youtube.com/watch?v=7RpRKIzLCTE
       *****************************************************
       Page 1 of 1