URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: <b>FITNES - KUJDESI PĖR TRUPIN</b>
       *****************************************************
       #Post#: 4708--------------------------------------------------
       Ushtrimet e tepėrta dhe pasojat e tyre nė organizėm
   DIR By: LoveR
       Date: November 16, 2012, 5:22 am
       ---------------------------------------------------------
       Tė ushtrosh do tė thotė tė nxisėsh aktivitetin trupor pėr tė
       mirėn e tij, por ēka nėse tejkalohet niveli i ushtrimeve? Ēka
       nėse lloji i ushtrimeve qė aplikohen, apo sasia e kėtyre
       ushtrimeve e tejkalon fuqitė dhe kapacitetet e organizmit?
       Ass. Arben Boshnjaku
       Fizioterapeut
       tel. 044 477 337
       Ordinanca ‘Fixoterapia’
       Rr. Su 1/2, Platoja e Postės Kryesore, Dardani
       Prishtinė
       Ushtrimet nėnkuptojnė nxitjen e trupit pėr aktivizim tė shtuar
       apo tendosjen e tij me qėllim tė trajnimit apo pėrmirėsimit tė
       shėndetit. Ushtrimet janė shumė tė dobishme pėr trupin e njeriut
       pasi qė mund tė shėrbejnė si pėr qėllime rekreative, ashtu edhe
       pėr qėllime mjekėsore.
       Ushtrimet rekreative ndihmojnė nė pėrmirėsimin dhe ngritjen e
       gjendjes sė pėrgjithshme psiko-motorike tė njeriut, ndėrsa
       ushtrimet mjekėsore terapeutike ndihmojnė nė parandalimin,
       trajtimin dhe rehabilitimin e sėmundjes, problemit apo gjendjeve
       paaftėsuese. Aplikimi i ushtrimeve, pavarėsisht qėllimit, daton
       qė nė kohėrat e lashta. Qė nė lashtėsi i hasim format e
       argėtimeve dhe sporteve tė para, ushtrimet me qėllim tė
       trajtimit tė lėndimeve sportive te kulturat hindu dhe kineze
       qysh nė vitet 1000 PK, ushtrimet qė pėrdorte babai i mjekėsisė
       Hipokrati, etj.
       Fakt me rėndėsi ėshtė qė ushtrimet pa marrė parasysh formėn e
       tyre, qofshin tė intensitetit tė ulėt pėr njė kohė mė tė gjatė,
       qofshin tė njė intensiteti mė tė lartė pėr periudhė mė tė
       shkurtėr kohore, nxisin lirimin e disa kemikaleve specifike nė
       tru (endorfina, adrenalina, serotonina dhe dopamina), tė cilat e
       rrisin ndjenjėn e satisfaksionit tė pėrgjithshėm tė individit.
       Kjo njėherazi tregon edhe vullnetin e madh dhe vetėmohimin qė
       japin sportistėt gjatė aktivitetit fizik, gjatė lojėrave e
       manifestimeve tė ndryshme.
       Pėr tė kondicionuar maksimalisht njė individ pėr pjesėmarrje sa
       mė dinjitoze nė njė aktivitet fizik apo sport specifik, duhet
       hartuar njė program ushtrimesh me qėllim tė rritjes sė
       kapacitetit fiziologjik tė sistemeve energjetike tė rėndėsishme
       pėr atė aktivitet, gjithmonė duke qenė nė pėrputhje me
       kapacitete specifike tė organizmit tė tij.
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/2010/arben1.gif
       Pra, tė ushtrosh do tė thotė tė nxisėsh aktivitetin trupor pėr
       tė mirėn e tij, por ēka nėse tejkalohet niveli i ushtrimeve? Ēka
       nėse lloji i ushtrimeve qė aplikohen, apo sasia e kėtyre
       ushtrimeve e tejkalon fuqitė dhe kapacitetet e organizmit?
       Trajnimi i tepėrt apo mbitrajnimi ėshtė i mundshėm dhe shfaqet
       atėherė kur aktiviteti e tejkalon kapacitetin rikthyes - pushues
       tė organizmit. Stresi nė trupin e mbiushtruar ėshtė i madh dhe
       kurrsesi i mirė pėr afat tė gjatė. Nė fakt, ka shumė faktorė qė
       ndikojnė nė drejtim tė mbitrajnimit, sikurse kequshqyeshmėria,
       mungesa e kohės sė pushimit, gjumi i pamjaftueshėm, frekuencat e
       larta ushtruese, ngarkesat e mėdha, etj.
       Shembull konkret tė efektit tė mbitrajnimit e kemi fillimin e
       konsumimin e proteinave kontraktile brenda muskujve me qėllim tė
       pėrfitimit tė energjisė, karbohidrateve dhe yndyrave. Kjo ndodh
       kur sasia e ushqimit tė marrė nuk mjafton (qoftė si pasojė e
       aktivitetit tė shtuar e qoftė si pasojė e mungesės qė nė fillim
       tė ushqimit kualitativ), pėrderisa organizmi ka nevojė pėr sasi
       tė mėdha tė energjisė. Prandaj, sigurimi me kohė i sasisė sė
       nevojshme tė karbohidrateve, proteinave, vitaminave, mineraleve
       dhe disa pėrbėrėsve tjerė tė ngjashėm ėshtė krucial dhe varet
       drejtpėrdrejtė nga niveli i ushtrimeve.
       Ushqimin ideal me tė gjithė pėrbėrėsit e nevojshėm e siguron
       vetėm shumėllojshmėria produkteve ushqimore nė tryezat tona.
       Atletėt e sporteve me rezistencė mė tė lartė shpesh ankohen nė
       dhembje abdominale, barkqitje dhe gazra, e nė raste mė tė rralla
       ulcera, vėshtirėsi nė tretje, etj. Mėnyra mė e mirė pėr
       pėrmirėsimin e kėtyre gjendjeve janė ushtrimet e rregullta me
       njė tempo mė tė ulėt se mė parė. Nė anėn tjetėr, personat e
       moshave tė shtyra duhet pasur kujdes tė shtuar ndaj aktiviteteve
       fizike dhe ushtrimeve qė bėjnė pėr shkak se teprimi mundet tė
       qojė nė shfaqje tė gjakderdhjeve nė sistemin e tretjes dhe
       pėsimin e frakturave pėr shkak tė eshtrave tė dobėsuar nga
       osteoporoza.
       Ushtrimet e tepėrta dhe jo tė zakonshme pėr organizmin paraqesin
       rrezik serioz pėr dėmtim tė rėndė tė muskujve, i cili mė vonė
       kėrkon kohė tė gjatė pėr rikuperim e kthim nė normalitet. Kėto
       janė karakteristike te ushtarėt e saporekrutuar nė ushtri dhe
       personat qė marrim vendime dobėsim tė menjėhershėm dhe drastik
       (zakonisht njerėzit me mbipeshė dhe psikologjikisht jostabilė).
       Te gratė shtatzėna, ushtrimet e rėnda mund tė ndikojnė nė
       shfaqje tė njė arome jo tė kėndshme tė qumėshtit tė gjirit pėr
       njė periudhe tė shkurtėr pas ushtrimeve, prandaj rekomandohet qė
       shtatzėnat tė mos rrisin shumė tempon e ushtrimeve, ose nėse e
       bėjnė njė gjė tė tillė, tė presin tė paktėn njė orė pas
       ushtrimeve pėr tė ushqyer tė porsalindurit.
       Sipas studimeve mė tė reja ushtrimet me intensitet tė ulėt
       tregojnė njė efekt mbrojtės apo parandalues ndaj kancerit tė
       kolonit (zorrės sė trashė), pėrderisa ushtrimet aerobike dhe ato
       me rezistencė progresive e ulin forcėn muskulore edhe ashtu tė
       dobėsuar te pacientėt me kancer qė i janė nėnshtruar
       hemoterapisė dhe terapisė sė rrezatimit./Telegrafi/
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/2010/arben2.gif
       *****************************************************
       Page 1 of 1