URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: <b>FITNES - KUJDESI PĖR TRUPIN</b>
       *****************************************************
       #Post#: 4691--------------------------------------------------
       Ushtrime pėr mėngjes
   DIR By: LoveR
       Date: November 15, 2012, 2:42 am
       ---------------------------------------------------------
       Miti se sa mė shumė tė bėsh ushtrime, ėshtė mė mirė, nuk
       qėndron. Pėrkundrazi, pėrqendrohuni nė kualitetin e ushtrimeve,
       jo nė gjatėsinė e tyre, thonė ekspertėt, tė cilėt trajnojnė yjet
       botėrore.
       Ekspertėt kanė zbuluar se femrat tė cilat ushtrojnė mė pak
       (rreth 15 minuta) kanė pothuajse dyfish shanse tė qėndrojnė nė
       planin e tyre tė ushtrimeve nga ato tė cilat ushtrojnė orė tė
       tėra. Ato njėkohėsisht kanė krijuar mė shumė muskuj tė lėmuar
       dhe kanė humbur sasi tė njėjtė tė yndyrave trupore sesa ato tė
       cilat ushtrojnė edhe mė shumė se njė orė.
       Pra, kėtė herė vendosni tė ushtroni mė pak dhe fillojani
       ushtrimeve tė cilat i kanė krijuar ekspertėt pėr ju. Nga 15
       minuta, sapo tė jeni ngritur nga shtrati, derisa jeni akoma tė
       veshura me pizhame, bėni ushtrime tri herė nė javė dhe pėr afro
       gjashtė javė barku, ijėt dhe kėrdhokullat do t’ju jenė mė tė
       forta.
       1. Ushtrimi i shputave – pėr barkun dhe kėrdhokullat
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/2010/1sivjet.jpg
       Pėr kėtė ushtrim nuk duhet tė ngriheni nga shtrati. Shtrijuni nė
       shpinė, gjunjėt tė ndarė nė distancėn e krahėve dhe afėr
       gjoksit, thembrat tė bashkuara, gishtat tė shtrirė nė formėn e
       shkronjės V. Duart vendosni pas kokės, ndėrsa kėrthizėn
       tėrhiqeni nė drejtim tė boshtit kurrizor. Ngrijeni kokėn, merrni
       frymė dhe largoni kėmbėt nga vetja nė 45 shkallė, siē shihet nė
       fotografinė e parė. Qėndroni shkurt nė kėtė pozitė. Nxirreni
       frymėn dhe kthejini kėmbėt nė pozitėn fillestare. Paramendojeni
       se jeni duke bėrė rezistencė mbi spirale tė ngjitur nė mur para
       jush. Pėrsėriteni kėtė ushtrim 5 deri nė 8 herė.
       2. Frymėmarrje – pėr duar, barkė dhe vithe
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/2010/2sivjet.jpg
       Shtrijuni me shpinė nė dysheme, gjunjėt mbajini lakuar, ndėrsa
       shputat nė dysheme, tė ndara nė distancė tė ijėve. Shtrini duart
       nė drejtim tė tavanit. Shuplakat kthejini nga ju. Tėrhiqeni
       kėrthizėn nė drejtim tė boshtit kurrizor, merrni frymė dhe
       shtrėngoni duart nė dysheme, ndėrsa njėkohėsisht ngrini
       kėrdhokullat. Qėndroni nė kėtė pozitė derisa tė numėroni deri nė
       numrin 5, shtrėngoni vithet, mbani tė shtrėnguar muskujt e
       barkut dhe shtyni shpinėn pėr dysheme. Nxirreni frymėn dhe
       ngadalė kthehuni nė pozitėn fillestare, derisa njėkohėsisht ulni
       unazė pas unaze tė boshtit kurrizor nė dysheme. Kėtė ushtrim
       pėrsėriteni 3 deri nė 5 herė.
       3. Shtrirja e kėmbėve – pėr bark, ije, kėrdhokulla dhe vithe
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/2010/3sivjet.jpg
       Shtrijuni nė shpinė, gjunjėt te gjoksi. Tėrhiqeni kėrthizėn nė
       drejtim tė boshtit kurrizor dhe ngrijeni kokėn nga dyshemeja.
       Merrni frymė, ngrijeni kėmbėn e majtė lart, me duar kapeni
       kėmbėn nėn gju dhe njėkohėsisht shtrijeni kėmbėn e djathtė (sa
       mė afėr dyshemesė, por nuk bėn assesi tė prekė dyshemenė).
       Derisa tė numėroni deri nė numrin 2, tėrhiqeni kėmbėn e majtė
       nga vetja, nxirreni frymėn dhe shpejt ndėrrojeni kėmbėn duke e
       shtrirė njėsoj kėmbėn e djathtė (kokėn mos e ulni). Menjėherė
       pėrsėriteni, nė mėnyrė qė secilėn kėmbė ta ngrini nga 10 herė.
       4. Lundrimi – pėr krahė, duar, bark, shpinė dhe kėrdhokulla
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/2010/4sivjet.jpg
       Uluni nė dysheme dhe mbajeni shpinėn drejt. Kėmbėt tė jenė tė
       shtrira, tabanėt tė larguar nė formė tė shkronjės V, thembrat tė
       bashkuara, gishtat ngadalė tė larguar. Duart vendosni nė
       shuplaka, ndėrsa bėrrylat largojini anash, kurse shuplakat para
       gjoksit.
       Tėrhiqeni kėrthizėn nė drejtim tė boshtit kurrizor, merrni frymė
       dhe ngadalė pėrkuleni boshtin kurrizor nė drejtim tė dyshemesė.
       Njėkohėsisht shtrėngojini vithet dhe kėrdhokullat pėr
       njėra-tjetrėn nė mėnyrė qė pjesa e poshtme e trupit tė mbetet e
       ankoruar nė dysheme. (uluni vetėm deri ku mund ta mbani
       ekuilibrin).
       Nga kjo pozitė hapni duart anash, ndėrsa shuplakat kthejini
       prapa. Nxirreni frymėn dhe pėrkuluni mbi kėmbė derisa
       njėkohėsisht ēoni duart pas vetes, me mollėza prekeni dyshemenė.
       Duke e mbyllur pozitėn e pjesės sė epėrme tė trupit merrni frymė
       dhe rrotulloni duart nė drejtim tė gishtave tė kėmbėve. (Gjatė
       lėvizjes sė kėtillė kini kujdes qė krahėt tė mos ngrihen nė
       drejtim tė veshėve). Kthehuni nė pozitėn fillestare dhe
       pėrsėriten kėtė ushtrim 3 deri nė 5 herė.
       5. Sharra – pėr krahė, duar dhe bark
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/2010/5sivjet.jpg
       Uluni nė dysheme me shpinė tė drejtuar. Kėmbėt tė jenė tė hapura
       mė shumė se distanca e ijėve. Shputat nė kėnd tė drejtė. Duart
       tė shtrira anash nė nivel tė krahėve, ndėrsa shuplakat nė
       dysheme. Tėrhiqeni kėrthizėn nė drejtim tė boshtit kurrizor,
       nxirreni frymėn dhe lakojuni nė bel, duke e shtrirė dorėn e
       majtė nė drejtim tė skajit tė jashtėm tė shputės sė kėmbės sė
       majtė derisa e ngrini dorėn e djathtė ashtu siē ėshtė nė
       fotografi.
       Qė barkun ta mbani tė ngritur, paramendoni qė pėrreth belit kini
       tė lidhur litarin i cili ju tėrheq nga prapa. Dhe mos lejoni qė
       kėrdhokulla e djathtė tė ngrihet nga dyshemeja.) Kthehuni nė
       pozitėn fillestare dhe pėrsėriteni nė anėn tjetėr. Pėrsėriteni 4
       herė nė secilėn anė.
       6. Shtrirja e gjatė – pėr krahė, duar, pjesėn e poshtme tė
       barkut, pjesėn e brendshme tė kėrdhokullave, tejzave pas
       gjunjėve dhe pulpave tė kėmbėve
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/2010/6sivjet.jpg
       Qėndroni nė tė katra, duart nė dysheme nėn krahė, gishtat tė
       drejtuar pėrpara, tėrhiqeni kėrthizėn nė drejtim tė boshtit
       kurrizor, shputat tė shtrėnguara nė atė mėnyrė qė tė jeni nė
       pozitėn e pompave (shtrėngojini vithet, barkun dhe pjesėn e
       brendshme tė kėrdhokullave, kėshtu qė trupi tė jetė nė linjė tė
       rrafshėt.) Merrni frymė dhe pėrkuluni pėrpara nė gishta, siē po
       e shihnin fotografi, pushoni, nxirreni frymėn dhe hidheni peshėn
       prapa duke shtrėnguar thembrat pėr dysheme. Pėrsėriteni 5 herė.
       7. Ekspansioni i gjoksit – pėr shpinė, krahė dhe duar, si dhe
       pėr drejtimin e qėndrimit
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/2010/7sivjet.jpg
       Uluni me gjunjėt nė distancėn e ijėve. Shtrėngoni muskujt e
       vitheve, ndėrsa duart shtrini para vetes. Shuplakat nga
       dyshemeja, siē shihet nė fotografi. Tėrhiqeni kėrthizėn nė
       drejtim tė boshtit kurrizor, merrni frymė dhe shtrėngoni duart
       pas vetes (paramendoni se po veproni kundėr ndonjė rezistence).
       Njėkohėsisht ngadalė nxirreni gjoksin pėrpara ashtu qė tė ndieni
       njė shtrėngim tė butė.
       Mbajeni frymėn, ngadalė kthejeni kokėn nė tė djathtė, nė mes, nė
       tė majtė dhe sėrish nė mes. Nxirreni frymėn dhe kthehuni nė
       pozitėn fillestare. Pėrsėriteni kėtė ushtrim 4 deri nė 6 herė.
       8. Sirena – pėr duar dhe bark
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/2010/8sivjet.jpg
       Uluni nė kėrdhokullėn e djathtė, me gjunjė tė mbledhur pėr trupi
       nė anėn e majtė. Mbajini nyejt e kėmbėve me dorėn e djathtė.
       Nxirreni frymėn dhe shtrijeni dorėn e djathtė mbi veshė.
       Nxirreni frymėn dhe shtrijuni nė anėn e majtė duke provuar ta
       prekni veshin e majtė mbi kokė dhe anash kokės.
       Merrni frymė dhe kthehuni nė pozitėn fillestare. Vendoseni dorėn
       e djathtė nė dysheme, lėshoni nyejt dhe dorėn e majtė
       shtrėngojeni mbi kokė duke rrėshqitur me dorėn e djathtė pėrpara
       nėpėr dysheme. Pėrsėriteni kėtė ushtrim 3 deri nė 5 herė dhe
       ndėrroni anėt.
       9. Topi – pėr muskujt e barkut
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/2010/9sivjet.jpg
       Uluni nė dysheme me gjunjė tė mbledhur pėr trupi. Pėrqafoni
       gjunjėt, ngrini shputat pak mbi dysheme, duke balancuar vithet.
       Mjekrėn lėshojeni nė gjoks. Tėrhiqeni kėrthizėn nė drejtim tė
       boshtit kurrizor, merrni frymė dhe pėrkuluni nga prapa, duke u
       lėkundur deri te shpatullat. Nxirreni frymėn dhe menjėherė
       kthehuni duke u lėkundur nė pozitėn fillestare. Njėkohėsisht por
       mė fuqishėm shtrėngoni muskujt. Pėrsėriteni kėtė ushtrim 8 deri
       nė 10 herė.
       10. Qėndrimi nė kėmbė – pėr kėrdhokulla dhe vithe
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/2010/10sivjet.jpg
       Qėndroni, kėmbėt tė jenė tė mbledhura, thembrat afėr
       njėra-tjetrės, gishtat pak tė larguar. Ngrini dorėn e majtė,
       krahu tė jetė nė drejtim tė jashtėm, shuplaka nė drejtim tė
       trupit. Me dorėn e djathtė kapuni pėr ndonjė pjesė tė fortė tė
       mobilieve pėr tė mbajtur ekuilibrin. Tėrhiqeni kėrthizėn nė
       drejtim tė boshtit kurrizor dhe drejtohuni. Nxirreni frymėn
       derisa e ngrini kėmbėn e majtė pak para vetes, gishtat tė jenė
       tė shtrirė derisa tė numėroni deri nė 3. Qėndroni pak nė kėtė
       pozitė, nxirreni frymėn dhe derisa tė numėroni deri nė 3
       kthehuni nė pozitėn fillestare. Pėrsėriteni 5 herė.
       Tė njėjtėn teknikė e pėrdorni edhe kur e ngrini kėmbėn e majtė 5
       herė anash. Kthehuni nė pozitėn fillestare, derisa tė numėroni
       deri nė 3 ngrijeni kėmbėn pas vetes, shputat tė jenė nė kėndin e
       drejtė. Kthehuni derisa tė numėroni deri nė 3 dhe pėrsėriteni 5
       herė. Kaloni nė anėn tjetėr dhe pėrsėriteni.
       /Telegrafi/
       *****************************************************
       Page 1 of 1