DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: LAJME NGA BOTA
*****************************************************
#Post#: 4651--------------------------------------------------
SĖRISH OBAMA, EDHE 4 VJET
DIR By: LoveR
Date: November 7, 2012, 2:26 am
---------------------------------------------------------
HTML http://www.gazetaexpress.com/repository/images/thumb_670x357/Obama3_421692.jpg
Amerikanėt votuan dhe rizgjodhėn president tė vendit tė tyre
Barack Obaman, duke i dhėnė atij tė drejtėn pėr njė mandat tė
dytė nė krye tė Shtėpisė sė Bardhė. Obama arriti njė fitore tė
pastėr, duke mundur kandidatin republikan Mitt Romney. Menjėherė
pas marrjes sė rezultateve paraprake nga shtetet e lėkundura,
Obama publikoi nė Twitter lajmin pėr fitoren dhe mesazhin e
falėnderimit pėr zgjedhėsit.
"Kjo ndodhi falė jush, ju falenderoj", shkruante Obama nė
rrjetin social Twitter, vetėm pak ēaste pas marrjes sė lajmit tė
fitores.
"E arritėm kėtė bashkė, duke bėrė fushatėn elektorale dhe tani
ja ku jemi".
Vetėm pas ēaste mė vonė Barack publikoi nė Twitter njė foto ku
ka pėrqafuar bashkėshorten e tij Michelle, duke e shoqėruar me
fjalėt: "Edhe katėr vite tė tjera".
Ndėrkohė me anė tė njė e-maili, Obama u ka premtuar mbėshtetėsve
tė tij se do tė bėjė gjithēka ėshtė e mundur pėr tė pėrfunduar
atė qė ka nisur.
Obama veē votave elektorale ka marrė edhe mė shumė vota
popullore se sa rivali i tij, Mitt Romney.
Romney pranoi humbjen nė zgjedhje dhe doli pėrpara mbėshtetėsve
tė tij nė Boston, duke i falėnderuar ata pėr gjithēka kanė bėrė
nė kėtė fushatė elektorale.
"Ju falėnderoj tė gjithėve pėr mbėshtetjen. I kam telefonuar
Presidentit Obama pėr ta uruar, familjen dhe zgjedhėsit e tij.
Kjo ėshtė njė kohė sfidash pėr Amerikėn dhe unė lutem qė
Presidenti tė ketė sukses nė rrugėn e tij nė drejtim tė vendit
tonė", tha Romney.
Sfidanti i Obamas, tha se shpresonte qė tė mos i kishte
zhgenjyer mbėshtetėsit e tij, nė njė fjalim tė shkurtėr publik
nė Boston, ku pranoi humbjen pėrpara mijėra njerėzve.
"Kombi ynė, jeton njė moment kritike dhe ne nuk mund tė
rrezikojmė duke mbajtur qėndrimin e gabuar. Unė besoj tek
Amerika dhe tek populli amerikan", tha Romney.
Imazhet e festės nė zonėn e Obama-s nė Chicago u transmetohen nė
ekrane gjigantė edhe nė selinė e Romney-t nė Boston, ku
atmosfera ishte aspak e kėndshme. Dukeshin fytyra tė trishtuara
dhe nė atė park mbizotėronte njė heshtje varri.
Avik Roy, njė prej kėshilltarėve tė jashtėm tė Mitt Romneyt pėr
shėndetėsinė, uron demokratėt nė njė mesazh nė Twitter. Mesazhi,
i cili citohet nga Washington Post online,thotė: "Urime miqve tė
mi demokratė. Urimet e mia mė tė mira pėr administratėn e re.
Unė do tė vazhdoj tė bėj opozitė tė ndrshme".
Nga ana tjetėr mbėshtetėsit e Barack Obamas kanė nisur tė
festojnė nė Qendrėn e Kongreseve nė Chicago McCormick Place,
vend nė tė cilin kaluan gjithė mbrėmjen, nė pritje tė
rezultateve. Festime ka edhe nė New York dhe nė seli tė tjera ku
janė grumbulluar komitetet mbėshtetėse tė Obamas. /Telegrafi/
*****************************************************
Page 1 of 1