DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: <B>NĖNA DHE FĖMIJA</B>
*****************************************************
#Post#: 4537--------------------------------------------------
Re: 60 sėmundjet qė rrezikojnė fėmijėt nga lindja deri ne
adoleshencė
DIR By: LoveR
Date: October 24, 2012, 5:10 am
---------------------------------------------------------
22. Kariesi te foshnja
Kariesi i dhėmbit mund tė shfaqet shumė herėt, edhe nė moshėn e
foshnjėrisė (mes 612 muaj). Te foshnja mė shpesh janė tė
pėrfshira katėr dhėmbėt e sipėrm prerės (dhėmbėt e pėrparmė). Te
ato, karja e dhėmbit mė shpesh ėshtė i shkaktuar me pėrdorimin e
parregullt tė bibironave dhe shisheve. Mund tė mos jetė lehtė qė
tė zbulohet se a ka foshnja karjes tė dhėmbit. Zbulimi do tė
varet prej asaj se sa ka pėrparuar karjes dhe mund tė
manifestohet nė kėtė mėnyrė: Paraqitja e njė vije tė bardhė
pėrgjatė mishit tė dhėmbėve ėshtė njė shenjė fillestare. Tregon
qė ka ndodh demineralizimi i dhėmbit. Zakonisht kjo nuk hetohet
nga prindėrit. Paraqitja e njė kurore tė verdhė apo tė kafenjtė
rreth qafės sė dhėmbit, qė sugjeron se demineralizimi pėrparon
kah kaviteti (zbrazėtirė nė dhėmb). Dhėmb qė ngjason nė njė
mbetje tė kafenjtė nė tė zezė flet pėr njė karje tė pėrparuar me
paraqitje tė kavitetit. Zakonisht janė tė pėrfshirė katėr
prerėsit e pėrparmė (dhėmbėt e pėrparmė). Prerėsit e poshtėm
janė tė pėrfshirė relativisht rrallė.
23. Kolapsi (sinkopa)
Kolapsi (sinkopa, alivanosja) ėshtė humbje e shkurtėr e
vetėdijes me kohėzgjatje prej disa sekondave ose minutave.
Sinkopa ndodh si rezultat i asaj qė truri nuk ka oksigjen tė
mjaftueshėm. Shkaku shpeshherė nuk ėshtė i njohur. Mund tė bėhet
fjalė pėr njėrėn qė vijon: Rėnia e pėrnjėhershme e tensionit tė
gjakut mund tė sjellė gjer te sinkopa. Ajo mund tė jetė e
provokuar gjatė ngritjes sė shpejtė nė pozitė tė drejtė. Punė e
mundimshme ose loja, posaēėrisht nėse koha ėshtė e nxehtė.
Frymėmarrja e shpejtuar (hiperventilacioni). Gjatė gjendjes sė
stresit dhe brengės i cili mund tė veprojė nė tensionin e
gjakut. Si reaksion i ndaj ndonjė ilaēi. Kollitje e shprehur,
dhembje gjatė urinimit ose lėvizje tė dukshme tė zorrėve.
Zgjatjes ose lakimit tė shpejtė tė kokės mėnjanė. Rėnia e
sheqerit nė gjak (i shpeshtė te njerėzit me diabet). Alkool,
marihuanė, kokainė. Shtypje e qafės (psh. Jaka e ashpėr e
ngushtė). Dhembje e fortė gjatė lėndimeve, frika. Probleme tė
zemrės, probleme me shtypjen e gjakut, sėmundje tė ndryshme.
Sinkopa mund tė ndodhė nė cilėn do moshė, por alivanosja pėr
shkak tė rrėnjės sė menjėhershme tė tensionit sė gjakut ėshtė mė
e shpeshtė te personat mė tė moshuar. Te fėmijėt problemi mė sė
shpeshti tejkalohet me rritjen.
Para se tė alivanoset fėmija ndien dobėsim ose dridhje, zbehet
dhe mund tė ankohet nė ndjenjė tė nxehtėsisė, dhembje nė bark
ose ērregullime nė tė shikuarit.Kujdesi pėr parandalimin e
sėmundjeve fillon qė nė fėmijėri. Kėshtu, nėse ju do tė jeni tė
kujdesshėm me fėmijėn tuaj qė nė moshė tė vogėl me siguri qė do
tė keni njė fėmijė tė shėndetshėm. Mos harroni se nėse kėto
sėmundje nuk parandalohen dhe trajtohen qė nė moshė tė vogėl,
rreziku qė ato tė shfaqen sėrish gjatė gjithė jetės ėshtė tepėr
i madh. Nė suplementin e sotėm tė gazetės Albania, ju do tė
njiheni me 60 sėmundjet kryesore nga tė cilat rrezikohen fėmijėt
nga lindja e tyre deri nė moshėn e adoleshencės. Ēdo sėmundje ka
specifikat e veta si mėnyra e shfaqjes, transmetimit,
parandalimit etj. Qė tia dilni mbanė me sukses nė pėrballimin e
tyre, nė kėtė suplement ju do tė gjeni gjithēka qė duhet tė dini
pėr to. Ndėrkohė qė pėr ēdo pyetje ju mund tė na shkruani nė
adresėn tonė tė e_mailit:albania.shėndetėsia@gamil.com. Ngritja
e fėmijės paraqet pėrgjegjėsi tė madhe, tė cilėn zakonisht e
pranojmė si dhuratė dhe pėr tė nuk ka nevojė pėr trajnim.
Shumica e prindėrve mėsojnė sipas mėnyrės qė vijnė problemet,
ndikimin e mėnyrės nė tė cilėn ata kanė qenė tė kultivuara ose
duke u udhėhequr nga ajo qė kanė parė ose kanė lexuar. Prindėrit
mund tė kenė stil tė ndryshėm, por caku i tyre ėshtė i
pėrbashkėt. Tė gjithė prindėrit duan fėmijėt e tyre tė rriten tė
shėndetshėm, tė gėzuar, mirė tė pėrshtatur, tė suksesshėm, dhe
nė persona tė rritur tė pėrgjegjshėm tė cilėt do tė mund ti
respektojnė ndjenjat e huaja, do tė jenė tė aftė tė
bashkėpunojnė me tė tjerėt dhe me sukses tė ballafaqohet me
vėshtirėsitė e jetės. Jashtėzakonisht ėshtė i rėndėsishėm tė
motivuarit e prindėrve. A duan ata me tė vėrtetė tė bėhen
prindėr ose ndjehen tė pa pėrgatitur dhe tė frikėsuar. Mund tė
jenė tė dobishme kėshillat qė vijojnė:
Duhet tė jeni tė pėrgatitur pėr atė se si prind do tė pėrjetoni
ndjenja tė ndryshme. Do tė ketė periudha kur do tė ndjeni
dashuri, gėzim dhe krenari, por gjithashtu edhe me emocione
negative sikurse tė hidhėruarit, frika, dhe dėshpėrimi.
Emocionet e kėtilla mund tė shkaktojnė ndjenjė tė fajit ose tė
mendoni se nuk jeni prindėr i mirė. Ėshtė me rėndėsi tė kuptoni
se nuk pritet tė jeni i pa gabueshėm dhe se secili (madje edhe
prindėrit) ndonjėherė bėjnė gabime. Informohuni pėr atė qė nuk e
njihni. Lexoni letėrsi pėr rritjen dhe zhvillimin e fėmijėve,
ashtu qė do tė dini se ēfarė tė pritni.24. Kolikė infantile
Nė moshėn mes 2 dhe 16 javė disa bebe kalojnė nėpėr periudhėn
kur qajnė rregullisht dhe pa arsye tė qartė. Kėto kriza tė
qarjes zgjasin mė sė paku tre orė dhe zakonisht paraqiten vonė
pasdite ose herėt nė mbrėmje. Duket sikur fėmija vuan nga
dhimbje barku. Kjo dukuri njihet mė emrin kolikė dhe shfaqet
te rreth njė e treta e tė gjithė foshnjave. Zakonisht nuk
ndihmon nėse e merrni fėmijėn nė dorė dhe mundoheni ta qetėsoni
duke e luhatur. Nė rastet mė tė lehta shfaqen vetėm periudha kur
fėmija ėshtė i shqetėsuar. Shkaku pėr paraqitjen e kolikave nuk
dihet, por ato kalojnė-pa tretman-pas disa javėsh. Kolikat
paraqiten prej dy deri katėr javėt e para tė jetės dhe
maksimumin e tyre e arrijnė rreth javės sė gjashtė deri tė
tetėn. Zakonisht foshnja duket e shėndoshė dhe e kėnaqur, deri
vonė pasdite apo herėt nė mbrėmje kur shfaqen simptomat qė
vijojnė: Bebja bėn grimasa qė tregojnė se diēka i dhemb. Fytyra
i skuqet. I shtrin kėmbėt, duke treguar kėshtu se i dhemb barku.
Qan zėshėm dhe e shqetėsuar. Tė qarėt zgjat nga tre orė apo mė
shumė dhe nuk qetėsohet. Mė nė fund fiton gazra ose zbrazje, kjo
shfaqet mė shpesh kur do tė ndėrpritet tė qarėt, por mund tė
jetė edhe koincidencė.
Epizodat kalojnė, asgjė e keqe nuk i ndodh bebes.25. Kongjestia
(ėnjtėsira) e sinuseve
Hunda ka shtatė vrima ashtėrore tė mbushura me ajėr(sinuse),
cilat ndihmojnė qė ajri i cili kalon nga kėtu, tė ngrohet dhe
laget. Kur fėmija ka ndezje tė sinuseve ai ndjen se ėshtė i
zėnė, shtypje ose dhembje nė fytyrė, nė anėn e sinusit tė zėnė,
kollitje dhe sekrecion nga hunda. Kongjestia e sinuseve ndodh
kur janė bllokuar vrimat e sinuseve nė zbrazėtirat e hundės. Nė
atė rast sekrecioni normal nga sinuset nuk zbrazet, kėshtu qė
bėhet mbushja e tepėrt dhe ndjenjė shtypėse. Zakonisht kjo
paraqitet gjatė tė ftohurit dhe shpeshherė ėshtė e pėrcjellė me
temperaturė tė lartė. Pa trajtim sinuset zakonisht hapen pas njė
jave. Komplikimi kryesor ėshtė nėse bėhet shumimi i baktereve nė
sinusin e bllokuar, duke shkaktuar infekcion (sinusitis). Nė atė
rast vjen deri te paraqitja e temperaturės sė lartė, kurse
dhembja rritet. Ndonjėherė lėkura mbi sinuset (rreth syrit ose
faqeve) skuqet dhe gufon. Ky tip i sinusit duhet tė mjekohet me
antibiotikė. Infekcionet e pėrsėritura tė sinuseve mund tė
shkaktojnė kollitje kronike. Sinusi kronik karakterizohet me
kokėdhembje, sekrecion nga hunda, kollitje dhe opstrukcion tė
hundės (hunda e zėnė, mbyllur).
#Post#: 4538--------------------------------------------------
Re: 60 sėmundjet qė rrezikojnė fėmijėt nga lindja deri ne
adoleshencė
DIR By: LoveR
Date: October 24, 2012, 5:10 am
---------------------------------------------------------
26. Kontrolli i parė i bebes tuaj
Ju lindėt njė bebe tė mrekullueshme. Numėruat 10 gishta tė
bukur, njė hundė dhe tė tjera. Fėmija duket pa tė meta. Por, a
ėshtė ashtu? Ndonjėherė pas pamjes ideale, prapė se prapė mund
tė fshihet problem shėndetėsor. Para se ta lėshoni spitalin,
mjekėt do ta kontrollojnė beben tuaj dhe do tė bėjnė teste dhe
tretmane tė caktuara. Me ta, do tė sigurohen qė fėmija ėshtė e
shėndoshė dhe do tė ndihmojnė qė tė mbetet ashtu.
27. Shtangimet (sulmet)
Shkaqet e shumta tė cilat sjellin deri te ngacmimi i trurit mund
tė sjellin edhe deri te shtangimet. Pėr shembull, shtangime mund
tė ndodhin si rezultat i sasisė sė ulėt tė sheqerit nė gjak ose
ērregullimi i disa pėrbėrjeve normale nė gjak. Shtangime mund tė
ndodhin si rezultat tė dėmtimit traumatik tė trurit infekcione,
paraliza cerebrale, retardimi mental, tumore tė trurit,
hidrocefalus, anomali tė trurit. Megjithate kur flitet pėr
shtangimet qė kanė burrim nga truri tė ashtuquajtura
konvulzione, mė sė shpeshti mendohet nė sulme epileptike si dhe
sulme tė tjera tė ngjajshme tė epilepsisė. Epilepsia relativisht
ėshtė sėmundje e shpeshtė. Sulmet febrile nuk duhet tė
ngatėrrohen me epilepsinė. Kėto sulme nuk janė tė shkaktuara nga
temperatura. Epilepsia manifestohet me forma tė ndryshme tė
sulmeve, tė cilat ndodhin si rezultat i ndryshimeve tė trurit.
28. Laringobronkitisi
Laringobronkitisi ėshtė ndezja e fytit (laringiti) dhe gypave tė
frymėmarrjes (trakesė dhe bronkeve). Shkaktarėt janė viruse tė
thjeshta, mė sė shpeshti virusi parainfluenca tip 1, e mė rrallė
mikoplazma pneumonie.
Klinikisht karakterizohet me frymėmarrje tė vėshtirėsuar tė
ajrit, kollitje dhe marrje tė zėrit. Te fėmijėt mė tė rritur
mund tė paraqitet humbja e zėrit, dhembje nė fyt dhe kollitje e
cila krahasohet me ulurimė tė qenit. Ekziston mundėsia qė
infekcioni tė lėshohet nė rrugėt e poshtme tė frymėmarrjes dhe
tė paraqitet frymėmarrje fishkėlluese e ndėgjueshme-opstrukcion.
Nė raste tė rėnda ka mundėsi qė tė paraqiten ērregullime tė
sistemit kardiovaskular dhe sistemit nervor dhe dehidratacioni.
Terapia pėrcillet nė kushte spitalore. Me infusion intravenoz
jepen lėngje, fėmija vendoset nė oksigjen, laget ajri dhe jepen
antibiotikė, ndonjėherė kortikosteroide. Antihistaminikėt janė
tė kontraindikuar nė raste mė tė vėshtira fėmija intubohet.29.
Leucemia te fėmijėt
Leuēemia te fėmijėt ėshtė njė lloj kanceri. Ai ėshtė kancer i
qelizave tė bardha. Qelizat e bardha krijohen nė palcėn
ashtėrore (pjesa e butė e e mesit tė ashtit). Roli primar i tyre
ėshtė qė tė luftojnė kundėr infeksioneve. Kur fėmija ėshtė i
sėmurė nga leukemia, palca ashtėrore prodhon njė numėr tė madh
tė qelizave abnormale tė cilat i shtypin qelizat normale tė
gjakut. Kjo i vėshtirėson funksionet e gjakut. Nuk ka numėr
normal tė qelizave tė bardha tė gjakut, pėr tė luftuar me
infeksionin. Pasi qė gjatė leukemisė ėshtė ērregulluar edhe
prodhimi i pllakave tė gjakut (trombociteve) fėmijėt kanė
gjakosje nėpėr lėkurė dhe nė organet e brendshme. Leucemia e
fėmijėve fillon nė palcėn ashtėrore . Prej atje mund tė pėrhapet
edhe nėpėr pjesėt e tjera tė organizmit. Nuk ekziston test
special me anė tė sė cilit mund tė bėhet zbulimi i hershėm i
leucemisė. Ekzistojnė mė tepėr tipe tė leuēemisė: Limfoblaste
dhe jo limfoblaste. Nė marrėdhėnie me fillimin dhe rrjedhjen e
sėmundjes ekzistojnė: Akute dhe Kronike.
Tė gjitha moshat mund ta fitojnė leukeminė. Ky ėshtė lloji mė i
shpeshtė i kancerit, te fėmijet. Te raca e bardhė ėshtė mė e
shpeshtė, nė krahasim me racat e tjera. Njėsoj sėmuren edhe
djemtė edhe vajzat. Mė sė shpeshti paraqitet nė moshėn 2-8
vjeēare.30. Pneumonia
Pneumonia ėshtė ndezje e mushkėrive tė bardha (ėshtė prekur
parenhimi i mushkėrive, alveolet dhe septave interalveolare).
Paraqitet shpesh te fėmijėt. Sipas OBSH (Organizat Botėrore
Shėndetėsore1988) klasifikimi ėshtė bazuar nė tre kriteriume:
anatomike, etiologjike dhe funkcionale, nė bazė tė pasqyrės
klinike. Forma e butė te tė cilėt ėshtė prezente kollitja ose
frymėmarrja e vėshtirėsuar, numri i respiracioneve ėshtė normal
pėr moshėn. Forma mesatare prezenca e kollitjes, frymėmarrja e
shpejtėsuar (tahipnea), pa tėrheqjen e hapsirave ndėr dhe mes
brinjėve (tirazh). Forma e rėndė kemi kollitje, tahipne,
tirazh, por nuk ka mavijosje (cianozė) fėmija mund tė pijė
lėngje. Forma shumė e rėndė prezenca e kollitjes, frymėmarrja
e vėshtirėsuar (dispnea), tirazh, cianoza, pranimi i lėngjeve
ėshtė i vėshtirėsuar. Pneumonia neonatale pneumonia tek
foshnjet, frekuenca e frymėmarrjes ėshtė mė e madhe se 60/min,
ėshtė i pranishėm tirazhi dhe ekspiracioni i dėgjueshėm
(frymėmarrje e pėrmbledhur). Shpesh shkaktarė janė
virusetvirusi respirator sinciciel (VRS) te fėmijėt 10 muajsh
deri nė 2,5 vjet, te fėmijėt prej 5 muajsh deri 5 vjeē
adenovirusi dhe te fėmijėt mė tė moshuar influenca dhe
parainfluenca.31. Puberteti
Puberteti ėshtė koha kur nėn ndikimin e hormoneve, trupi i
vajzave dhe i djemve ndryshon dhe piqet. Fėmija juaj do piqet
prej fėmije nė grua gjegjėsisht burrė. Zakonisht, te vajzat
fillon mė herėt se sa te meshkujt. Ekziston njė diapazon i gjerė
i moshės kur mund tė fillojė. Te vajzat mė shpesh fillon mes
9-13 vjet. Te djemtė mes 10 dhe 16 vjet. Mė shpesh fillon nė tė
njėjtėn kohė siē ka ndodhur te prindėrit. Puberteti mund tė
zgjas e dhe deri 8 vjet. Te disa njerėz mbaron mė herėt. Te tė
tjerė rrjedh mė ngadalė. Nėse jeni tė brengosur rreth
ndryshimeve nėpėr tė cilat kalon fėmija juaj. Nėse mendoni se
herėt shfaqen kėto ndryshime apo se shfaqen me vonesė.
Cilat ndryshime priten te vajzat?
Zakonisht nė fillim rriten gjinjtė
Pastaj i fiton menstruacionet e para dhe fillon cikli menstrual.
Zakonisht kjo ndodh, gjatė 2 viteve pasi kanė filluar tė rriten
gjinjtė
Paraqiten qime nė pjesėn pubike (pjesėn mes kėmbėve) dhe nėn
sqetulla
Lėkura bėhet mė e yndyrshme. Paraqiten puērra (akne).
Era e trupit bėhet mė e fortė
Fillon tė fitojė nė peshė, sidomos rreth kofshėve.
Fillon me shpejtėsi tė rritet nė lartėsi
Cilat ndryshime priten te djemtė?
Rritet penisi dhe testiset (herdhet). Zakonisht ky ėshtė
ndryshimi i parė
Zėri trashet
Rritet nė lartėsi. I zgjerohen supet
Bėhet leshator nė duar, fytyrė, kėmbė dhe nė pjesėn pubike
(pjesėn mes kėmbėve)
Lėkura bėhet mė e yndyrshme. Mund ti shfaqen puērra (akne)
Era e trupit intensifikohet
Fillon tė fitojė nė peshė32. Refluksi vezikoureteral
Te vajza juaj tre vjeēare ėshtė diagnostikuar infeksion urinar
dhe mjeku juaj dyshon se ka refluks vezikoureteral. Nėpėr kokė
kalojnė mė shumė pyetje, pėr tė cilat kėrkoni pėrgjigje. Pėr
ēfarė anomalie bėhet fjalė, si ėshtė rrjedha dhe tretmani,
ēmund tė bėhet qė tė korigjohet? Urina krijohet nė veshka, dhe
prej atje pėrmes kanaleve tė quajtura ureterė drenazhohet nė
fshikėzėn e urinės. Kur mbushet fshikėza, fitojmė senzacion pėr
urinim: fshikėza kontraktohet, ndėrsa sfinkteri i jashtėm i
uretrės (kanal pėrmes tė cilit urina hudhet jashtė nga fshikėza)
relaksohet dhe urina hudhet jashtė. Refluksi vezikoureteral
shfaqet kur gjatė kontraktimit tė fshikėzės urina nė vend qė tė
hudhet jashtė pėrmes uretrės, kthehet prapa pėrmes ureterėve nė
veshka. Urina shkon nėpėr rrugė tė gabuar.
33. Sindroma nefrotike
Ēndodh me veshkat dhe me organizmin te sindroma nefotrike?
Funksioni kryesor i veshkave ėshtė qė ti filtrojnė produktet
hedhėse pėrfundimtare qė krijohen gjatė metabolizmit, nga gjaku
nė urinė. Kjo realizohet nė atė mėnyrė qė gjaku qarkullon nė
veshka nėpėr njė rrjetė kapilarėsh (enėt mė tė imta tė gjakut),
qė lejojnė filtrim tė ujit dhe molekulave tė imta, por nuk
lejojnė tė humbasin molekulat e mėdha, siē janė proteinat. Mund
tė thuhet se veshkat punojnė si njė sitė. Te sindroma nefrotike,
si rezultat i inflamacionit, vrimat e sitės bėhen mė tė mėdha,
dhe nėpėr to nga gjaku nė urinė kalojnė proteinat, dhe kjo, sė
pari ato me masė molekulare mė tė vogėl, siē janė albuminat.
Albuminat paraqesin pjesė pėrbėrėse tė rėndėsishme tė gjakut.
Njėri nga funksionet e tyre ėshtė ta mbajnė ujin tė mos kalojė
pėrmes kapilarėve nė indet pėrreth. Kur niveli i albuminave nė
gjak ėshtė shumė i ulėt (si rezultat i asaj se humben me urinėn,
siē ėshtė rast te sindroma nefrotike), uji del nga kapilaret,
akumulohet nė indet pėrreth dhe shkakton tė ėnjtura, qė
paraqesin karakteristikė kryesore e sindromės nefrotike. Veshkat
duke u pėrpjekur ta kompensojnė humbjen e albuminave pėrmes
urinės, e mbajnė kripėn mė shumė se zakonisht dhe me kėtė tė
ėnjturat potencohen.
#Post#: 4539--------------------------------------------------
Re: 60 sėmundjet qė rrezikojnė fėmijėt nga lindja deri ne
adoleshencė
DIR By: LoveR
Date: October 24, 2012, 5:11 am
---------------------------------------------------------
34. Cirkumcizioni
Nėn cirkumcizion nėnkuptojmė ndėrhyrje kirurgjike me tė cilėn
hiqet lafsha qė e mbulon majėn e penisit.
Shumica e shoqatave tė pediatėrve duke e pėrfshirė edhe
Akademinė Amerikane pėr Pediatri nuk e rekomandojnė
cirkumcizionin si rutinė. Rekomandimi i tyre ėshtė qė vendimin
pėr cirkumcizion ta sjellin prindėrit. Shkaqet qė vijojnė mund
tė ndikojnė nė vendimin pėr cirkumcizion.
35. Temperatura e lartė
Temperatura e lartė ėshtė simptomė e shpeshtė nė fėmijėri, e
cila te prindėr pa edukatė mjekėsore dhe pa eksperiencė tė
mjaftueshme shpesh shkakton stres dhe reakcion paniku.
Temperatura trupore normale ėshtė 37 0C. Gjatė ditės mund tė
fluktuojė nga 36.10 C nė mėngjes deri 380C vonė pasdite, por
fėmija ėshtė nė gjendje tė mirė shėndetėsore dhe ėshtė i
disponuar. Nė pėrgjithėsi, llogaritet se temperatura ėshtė e
lartė nėse temperatura rektale (nė pasdalje) ėshtė mbi 38°C,
orale (nė gojė) mbi 37.8°C ose aksilare (nėn sqetulla) mbi
37.2°C. Termometri mė i sigurtė ėshtė elektroniku, ai ėshtė mė i
lehtė pėr pėrdorim, por mė i shtrenjtė. Mė shpesh pėrdoret
termomteri prej qelqi me zhivė, i cili ėshtė edhe mė i lirė.
Mund tė pėrdoret pėr matje tė temperaturės aksilare, por edhe
rektale dhe orale. Para ēdo pėrdorimi, ėshtė e rėndėsishme qė tė
shkundet zhiva, ashtu qė vija e zhivės tė bie nėn 370 C. Pas ēdo
pėrdorimi lajeni me ujė dhe e thani. E rruani nė vend tė sigurtė
larg fėmijėve, nė kėllėf qė tė mbrohet nga thyerja.
Zakonisht temperatura nuk ėshtė e rrezikshme, as qė mund ti bėj
keq fėmijės me pėrjashtim kur ėshtė e lartė (mbi 41.10), kur
mund tė ketė efekte tė padėshirueshme mbi funksionin e trurit.
Nė fakt, temperatura e lartė gjatė infeksioneve ėshtė e dobishme
pėr organizmin. Nė kushte tė temperaturės sė lartė,
mikroorganizmat (shkaktarėt e infeksioneve) shumėzohen mė
ngadalė, dhe krijojnė mė pak produkte toksike.36. Thithja e
gishtit
Thithja e gishtave ėshtė njė gjė normale nėse bėhet fjalė pėr
foshnjė. Shumica e fėmijėve e humbin kėtė shprehi diku mes vitit
tė 2-4. Deri nė shtatė vjet zakonisht nuk ka efekte negative tė
pėrhershme te dhėmbėt, pasi qė bėhet fjalė pėr dhėmbėt e parė,
tė qumėshtit, tė cilėt sidoqoftė do tė ndėrrohen. Nėse thithja
vazhdon edhe pas vitit tė shtatė, pasi do dalin dhėmbėt e
pėrhershėm, do tė shfaqen probleme me dhėmbėt. Lėkura e gishtit
qė thithet, nėn ndikimin e pėshtymės, mund tė lėndohet dhe tė
jetė derė e hapur pėr infektime. Duke i prekur sendet e ndryshme
e pastaj duke e futur gishtin nė gojė mund tė futen
mikroorganizma tė ndryshėm, disa prej tyre tė aftė tė shkaktojnė
sėmundje. Thithja e tepėrt e gishtit tė madh mund tė sjell deri
te deformimi i qiellzės dhe i dhėmbėve, duke e ndryshuar nivelin
e dhėmbėve (kafshimin). Qiellėza bėhet e lartė, kafshimi i
parregullt, pasi qė dhėmbėt e sipėrm dalin pėrpara dhe jashtė.
Te disa fėmijė formulimi i disa tingujve ėshtė i ērregulluar.
37. Shendeti i tepert te fėmijėt
Trashėsia pėrkufizohet si prezencė e tepėrt e dhjamit. Fėmija i
trashė ka mė shumė ind dhjamor, sesa qė pėrputhen pėr moshėn.
Trashėsia shpesh ėshtė karakteristikė familjare. Prindėrit e
trashė ėshtė e mundshme tė kenė fėmijė tė trashė. Kjo ėshtė
rezultat i kombinimit tė faktorėve tė trashėgimisė dhe mėnyrės
jo tė shėndetshėm tė ushqimit dhe tė jetesės, me mungesė tė
aktivitetit fizik. Ndonjėherė trashėsia ėshtė e shkaktuar nga
shkaqe mjekėsore (sėmundje) ose si rezultat i ndikimit tė disa
barėrave. Ēfarė problemesh mund tė shkaktojė trashėsia?
Trashėsia mund tė sjell deri te astma dhe deri nė apne nė gjumė.
Mund tė sjell deri nė sėmundje tė zemrės, sėmundje tė sheqerit,
tension tė lartė, pikė nė tru dhe kancer.
Fėmijėt e trashė mund tė jenė tė pėrqeshur dhe tė larguar nga
shoqėria. Fėmijėt e trashė janė me rrezik mė tė madh pėr
depresion.38. Urinim i pavullnetshėm natėn
(Enuresis nocturna)
Me termin urinim natėn, emėrtohet urinimi i pavullnetshėm
gjatė tė fjeturit. Duhet tė dallohet nga urinimi ditėn, kur
urinimi i pavullnetshėm ndodh gjatė ditės. Urinimi natėn haset
shpesh tek fėmijėt. Llogaritet si problem, nėse paraqitet te
fėmijė meshkuj mė tė mėdhenj se 6 vjet dhe te vajza mė tė mėdha
se 5 vjet. Urinimi i pavullnetshėm natėn ėshtė frustruese edhe
pėr fėmijėn edhe pėr prindėrit, duke shkaktuar ndjenjė tė
nėnēmimit te fėmija. Asnjėherė nuk duhet tė hidhėrohemi e as tė
dėnojmė fėmijė qė urinon natėn, pasi qė ai kėtė nuk e bėn me
vullnet. Sipas njė teorie ėshtė prezent ērregullim i gjumit dhe
i qendrės pėr zgjim nė trurin e madh. Kėta fėmijė flenė shumė
fortė dhe nuk zgjohen kur do tė fitojnė shtytje pėr urinim.
Sipas njė teorie tjetėr bėhet fjalė pėr ērregullim / mungesė e
hormonit tė hipofizės, i cili normal tajitet gjatė natės dhe
shpie deri tek krijimi i njė sasie mė tė vogėl tė urinės gjatė
natės.39. Verdhėza
Verdhėza karakterizohet me ngjyrosje tė verdhė tė lėkurės dhe tė
syve. Shpesh haset te tė porsalindurit (te 6 nga 10 tė
porsalinur shfaqet verdhėza, e shkallės sė ndryshme), te
foshnjat e lindura para kohe ajo ėshtė mė e shpeshtė. Verdhėza
ėshtė e shkaktuar nga teprica e substancės kimike e quajtur
bilirubinė, e cila normal eliminohet pėrmes mėlēisė. Mėlēia e tė
porsalinurit ėshtė e pazhvilluar mjaftueshėm, por mė shpesh pėr
disa ditė ajo aftėsohet qė ta procesojė bilirubinėn. Nėse bėhet
fjalė pėr foshnjė tė lindur nė kohė, verdhėza e shprehur lehtė
nuk ėshtė diēka qė duhet t'ju brengos, ajo do tė tėrhiqet
pėrafėrsisht pėr njė javė. Prapė se prapė, nėse foshnja ka
lindur para kohe ose ėshtė e sėmurė, apo niveli i bilirubinės nė
gjak ėshtė shumė i lartė, e nevojshme ėshtė njė ndjekje e
kujdesshme dhe tretman mjekėsor. Verdhėza mund tė jetė e
shkaktuar dhe nga shkaqe tjera, si prania e kundėrtrupthave ndaj
grupeve tė gjakut (Rezus faktor ose ABO inkompatibili), anemia
hemolitike, hepatiti dhe galaktozemia.40. Veshkat
Normalisht ekzistojnė dy veshka, tė vendosura nė regjionin e
mesit nga tė dy anėt e shtyllės sė kurrizit, nėn anėn e poshtme
tė brinjėve. Pėrmes veshkave nga organizmi juaj nxirren tepricat
e ujit dhe produktet e fundit tė metabolizmit. Funksioni kryesor
i veshkave ėshtė qė nga gjaku tė mėnjanohen produktet e fundit
tė metabolizmit, e gjaku i pastruar tė kthehet nė trup. Ēdo
minutė, pėrmes arterieve tė veshkave, nė veshka hyn rreth njė
litėr gjak (njė e pesta e tėrė gjakut qė pompohet nga zemra).
Pasi tė pastrohet, gjaku kthehet prapa, pėrmes venave tė
veshkave. Veshkat posedojnė sistem tė komplikuar pėr filtrim. Nė
ēdo veshkė ekzistojnė rreth njė milion njėsi, tė quajtura
nefrone. Ēdo nefron pėrmban njė filtėr tė vogėl tė quajtur
glomerul, i cili ėshtė i lidhur me kanalthet. Teprica e ujit sė
bashku me produktet hedhėse ndahet nga gjaku me njė proces tė
quajtur filtrim dhe shkon nė kanalthe. Pjesa mė e madhe e ujit
dhe e materieve tjera tė cilat janė tė rėndėsishme pėr
organizmin kthehen prapė nė gjak pėrmes kanaltheve. Nė kėtė
mėnyrė produktet hedhėse koncentrohen nė urinė. Nga kanalthet
urina mbartet nė kanalin tė quajtur legeni i veshkės, e pastaj
pėrmes ureterėve nė fshikėzėn e urinės, dhe mė nė fund pėrmes
uretrės jashtė. Normalisht, veshkat krijojnė rreth 1-2 litra
urinė ēdo ditė, nė varėsi nga sasia e ujit tė pirė. Veshka
normale ka aftėsi tė lejojė njė mbingarkim. Nėse humbet njėra
veshkė, tjetra veshkė zmadhohet qė ta kompensojė funksionin e
veshkės tjetėr.41. Vjellja
Infeksionet akute tė zorrėve, tė shkaktuara nga bakteret dhe
viruset gjithashtu shkaktojnė vjellje dhe diarre, tė cilat
transmetohen lehtė nga fėmija nė fėmijė. Nė raste tė tilla ėshtė
e rėndėsishme tė izolohen tė sėmurėt. Vjellje dhe diarre mund tė
paraqitet si fenomen shoqėrues gjatė infeksionit tė veshit,
infeksion urinar ose gjatė problemeve tjera. Vjellje
karakteristike haset te stenoza e pilorit (anomali e lindur, te
e cila ėshtė prezent ngushtim te dalja nga lukthi). Paraqitet mė
shpesh te foshnjat meshkuj diku pas ditės sė 15-20 pas lindjes.
Vjellja ndodh menjėherė pas pirjes gji, dhe ka karakterin e
shadervanit, nga dita nė ditė pėrforcohet ndėrsa fėmija mbetet
i uritur dhe humb nė peshė. Jashtėqitjet janė tė pakta dhe tė
errta. Kjo sėmundje sot pėrcaktohet me ekzanimim ultrasonografik
dhe shėrohet me operacion. Duhet tė bėhet dallim mes vjelljes sė
vėrtetė dhe gromėsirės qė shfaqet te foshnjat pas pirjes gji.
Kjo mund tė jetė e shoqėruar me vjelljen e sasisė sė vogėl tė
qumėshtit. Kjo ėshtė dukuri normale. Ndonjėherė mund tė jenė
ngjitėse, nė varshmėri nga sėmundja qė i ka shkaktuar.
42. Diarreja
Vjellja dhe diarreja janė simptoma tė shpeshta tė cilat mund tė
shfaqen nė suaza tė mė shumė sėmundjeve. Shkaku mė i shpeshtė
janė gabimet kualitative dhe kuantitative nė ushqim. Zvjerdhja e
hershme ose kalimi ne ushqim tė pėrzier mund tė jetė shkaku pėr
vjellje dhe diarre. Nė disa raste vjellja ėshtė si rezultat i
alergjisė ndaj qumėshtit tė lopės. Dhėnia e ushqimit qė nuk
pėrgjigjet pėr moshėn, ushqim i yndyrshėm ose i infektuar
gjithashtu mund tė jetė shkak pėr vjellje e ndjekur me diarre.
Kjo ndodh mė shpesh gjatė muajve tė verės. Nėse fėmija ka
diarre, menjėherė duhet filluar me dhėnien e lėngjeve. Pėr kėtė
sėmundje, mė e rėndėsishme ėshtė sa do tė pijė, se sa do tė ha.
Mė sė miri ėshtė ti jepet tretje orale elektrolite (siē ėshtė
Neliti), i cili ėshtė special i formuluar pėr foshnja dhe fėmijė
tė vegjėl. Nuk duhet tė jepen lėngje frutash ose pije tė ėmbla,
sidomos jo foshnjave tė vogla. Fėmijėve mė tė mėdhenj qė
pranojnė ushqim solid u jepen banane, oriz pilaf, drithėra tė
ziera, molla dhe mish tė zier. Duhet tė vazhdohet me dhėnien gji
ose me qumėshtin nga formula (nėse ėshtė nė ushqim artificial),
me pėrjashtim nėse e ndalon mjeku. Mes ushqimeve duhet tė jepen
lėngje tė kthjella.
#Post#: 4540--------------------------------------------------
Re: 60 sėmundjet qė rrezikojnė fėmijėt nga lindja deri ne
adoleshencė
DIR By: LoveR
Date: October 24, 2012, 5:11 am
---------------------------------------------------------
43. Ftohja
Kjo ėshtė sėmundja mė e shpeshtė pėr shkak tė cilės fėmijėt
dėrgohen nė mjek. Mesatarisht gjatė vitit fėmijėt ftohen mes 6-8
herė. Numri mė i madh i ftohjeve janė tė shkaktuara nga viruset
tė quajtura rinoviruse (nė greqisht rino do tė thotė hundė).
Ekzistojnė mė shumė se 100 lloje tė rinoviruseve me afinitet
ndaj mukozės sė hundės, tė cilėt mund tė inicojnė reakcion
imunologjik qė manifestohet si dhembje fyti, kokėdhembje dhe
pengesė nė frymėmarrjen pėrmes hundės. Si momente predisponuese
janė ajri i thatė dhe duhani (pirja aktive dhe pasive e
duhanit). Pėrkundrejt besimeve tė pėrhapura se do tė ftoheni
nėse nuk visheni mirė, nėse fleni apo rrini nė rrymė ere ose
dilni jashtė me flokė tė lagura, kjo nuk ėshtė e vėrtetuar. Sė
pari shfaqet ndjenjė gėrvishtjeje nė fyt dhe rrjedhje hundėsh
ose hundė tė zėna dhe teshtitje. Pėrveē asaj fėmijėt mund tė
ankohen nė dhembje fyti, kollitje, kokėdhembje, temperaturė
mesatarisht tė lartė, plogėshti, dhembje muskujsh dhe humbje
oreksi. Sekreti nga hundėt fillimisht ėshtė si ujė, pastaj
trashet dhe bėhet i verdhė ose i gjelbėrt. Ftohja ėshtė ngjitėse
nė 2-4 ditėt e para pasi qė shfaqen simptomat. Fėmija juaj mund
tė sėmuret ashtu qė do tė thith pjesėza tė virusit qė pėrhapen
nė ajėr pėrmes teshtitjes dhe kollitjes tė fėmijėve tjerė ose me
kontakt direkt. Fėmija juaj do tė sėmuret nėse e prek gojėn ose
hundėn, pasi qė paraprakisht ka prekur ndonjė sipėrfaqe tė
kontaminuar me rinoviruse.44. Gjiardiazė (Lambliazė)
Gjiardiaza lamblia ėshtė parazit i cili te fėmijėt dhe tek tė
rriturit shpesh shkakton infektim tė zorrėve. Transmetohet
pėrmes jashtėqitjeve ose pėrmes ujit tė kontaminuar dhe
ushqimit. Pėrveē kėsaj, parazitėt e gjiardiazės mund tė kalojnė
te njerėzit nga kafshėt e infektuara (p.sh. qentė). Nė
institucionet me qėndrime ditore infektimi mund tė pėrhapet
pėrmes duarve tė ndotura (fėmijėt ose edukatoret), lodra tė
ndotura, mobilje dhe shtrojeve. Ndonjėherė infektimi me
gjiardiazė ėshtė pa simptoma. Nė raste tjera shkakton diare
(mund tė ndėrrohet me kaps). Fėmijėt e infektuar mund tė ankohen
nė gazra, fryerje tė barkut, humbje tė oreksit dhe humbje nė
peshė. Te fėmijėt e vegjėl paraqitet vjellje. Periudha e
inkubacionit ėshtė nga 1-4 javė. Fėmijėt janė ngjitės (tė aftė
ta pėrhapin infeksionin) deri sa kanė cista tė gjiardiazės nė
jashtėqitjet e tyre. Fėmijėt e infektuar ose personeli qė
tregojnė simptoma tė gjiardiazės, duhet tė largohen deri sa
trajtohen dhe jo mė gjatė se sa kanė diare. Individėt e
infektuar qė nuk kanė simptoma paraqesin rrezik tė vogėl pėr
pėrhapjen e simptomave dhe zakonisht nuk duhet edhe tė trajtohen
e as tė largohen.45. Verdhėza (Hepatiti A)
Hepatiti A paraqet infeksion viral i mėlēisė. Transmetohet nė
mėnyrė oro-fekale domethėnė me duar tė papastėra pas kontaktit
paraprak tė duarve me jashtėqitjet e personit tė infektuar. Mund
tė transmetohet edhe pėrmes ujit dhe ushqimit tė kontaminuar.
Foshnjat dhe fėmijėt e vegjėl shpesh nuk kanė asnjė simptomė.
Gjasat e verdhėsimit tė lėkurės dhe syve (verdhėsia) rriten me
moshėn (shumica e fėmijėve tė vegjėl nuk kanė verdhėsi, shumica
e tė rriturve kanė). Simptoma tjerė qė mund tė paraqiten janė
humbje oreksi, lodhje, pėrzierje, vjellje, dhembje muskujsh,
temperaturė, urinė tė errėt dhe jashtėqitje tė zbehta pa
ngjyrė.Periudha e inkubacionit: zakonisht 15-50 ditė.
Periudha ngjitėse zgjat rreth 2 javė para fillimit tė simptomave
dhe rreth 1 javė pas fillimit tė verdhėsisė. Fėmijėt duhet tė
largohen nga qėndrimi ditor deri 1 javė nga fillimi i simptomave
dhe derisa verdhėsia nuk zhduket.46. HIV
Nė disa pjesė tė botės, shkalla e infektimit me HIV ose AIDS
rritet me shpejtėsi tė madhe dhe AIDS paraqet shkaku kryesor i
sėmundjeve dhe vdekshmėrisė. Nė vendin tonė infektimi me HIV
ende nuk ėshtė i shpeshtė. HIV ėshtė shkurtesė pėr virusin human
tė imunodeficiencės. Ai ėshtė virus qė e atakon sistemin e
imunitetit. Sistemi i imunitetit ndihmon qė tė mbrohemi nga
sėmundjet. Kur imuniteti ynė ėshtė i dobėsuar, organizmi nuk
ėshtė i aftė qė tė luftojė kundėr sėmunjeve. Infektimi me HIV
shpie deri te AIDS (sindromi i imunodeficiencės sė fituar). Nėse
ndonjė person ėshtė HIV pozitiv, kjo do tė thotė se testi i
gjakut tregon qė virusi ėshtė prezent nė organizėm. Deri sa
virusi nuk e atakon sistemin e imunitetit (ndonjė herė pas shumė
viteve), ai person nuk ka AIDS.
47. AIDS
AIDS paraqet sindrom i imunodeficiencės sė fituar kur HIV gjatė
kohė ka luftuar me sistemin e imunitetit dhe ai ėshtė harxhuar
dhe fillon paraqitja e infeksioneve dhe sėmundjeve tjera
(pneumonitė dhe llojet e ndryshme tė kancerit) me pasoja tė
rėnda pėr organizmin dhe mė nė fund me vdekje. Zakonisht kalojnė
shumė vite para se tė ndodh kjo fazė. Me aplikimin e trajtimit
adekuat kjo periudhė mund tė vazhdohet. Emocionet dhe reakcionet
kur personat kuptojnė se janė HIV pozitiv lėvizin prej ndjenjės
sė hutisė, hidhėrimit, shqetėsimit, frikės, panikės,
dėshpėrimit, depresionit, mendimeve pėr vetėvrasje, mosbesimit,
ndjenjės qė nuk ėshtė e drejtė ajo qė u ndodh. Me kalimin e
kohės, shumica e personave bėhen tė aftė ta pranojnė sėmundjen
dhe tė mėsojnė tė jetojnė me tė, duke u bėrė mė tė fortė
shpirtėrisht dhe emotivisht, duke e kuptuar se ēėshtė e
rėndėsishme nė fakt, dhe e jetojnė jetėn nė tėrėsi. Njerėzit tė
cilėt janė HIV pozitiv ballafaqohen me atė se si tu tregojnė
familjarėve, shoqėrisė dhe tė dashurve. Ata shumė shpesh
ballafaqohen me diskriminimin pėrmes injorimit gjė qė ėshtė
pasojė e mungesės sė edukatės.48. Infeksioni i lėkurės
(impetigo)
Me impetigo nėnkuptohet infeksion i lėkurės, i cili shfaqet
shpesh te fėmijėt mė tė vegjėl. Shkaktarė janė bakteret qė mė
shpesh e atakojnė lėkurėn qė paraprakisht ėshtė e lėnduar nga
shkaqe tė ndryshme (plagė, gėrvishtje, djegie). Mė shpesh janė
tė kapura duart dhe fytyra sidomos pjesa rreth hundės dhe gojės.
Infeksioni mė lehtė paraqitet te fėmijė tė cilėt tėrė kohėn kanė
rrjedhje hunde, fėmijė qė i kafshojnė buzėt, e thithin gishtin
ose e kruajnė vendin e pickimit nga insektet dhe me atė
shkaktojnė gėrryerje nė lėkurė. Impetigo ėshtė sėmundje ngjitėse
qė transmetohet pėrmes duarve ose me kontakt direkt me
lezionet-edhe atė nė pjesė tjera tė trupit ose te fėmijė tjerė.
Infeksioni mund tė transmetohet edhe pėrmes teshave tė
kontaminuara ose riza qė kanė qenė nė kontakt me plagė tė
hapura. Sė pari nė lėkurė paraqiten puērra tė kuqe, tė cilat
pastaj mbushen me lėng (tė a.q flluska-blister). Blisterėt lehtė
plasin ndėrsa lėngu derdhet duke formuar korriēkė, me ngjyrė
mjalti. Ndonjėherė blisterėt nuk plasin, ose plasin duke mos u
formuar korriēka dhe nė vendin e tyre formohet regjion me ngjyrė
rozė nė tė kuqe. Impetigo-ja nuk shkakton temperaturė tė lartė.
Periudha e inkubacionit ėshtė nga 4-10 ditė. Periudha ngjitėse
gjatė tė cilės fėmijėt duhet tė largohen nga institucionet me
qėndrim ditor zgjat 24 orė pas fillimit sė terapisė me
antibiotikė. Pas kėsaj periudhe llogaritet qė ndryshimet nuk
janė mė ngjitėse.49. Infeksionet me Hemophillus Influenzae
Bakteri Hemofillus Influenca tipi B gjendet mes shkaktarėve mė
tė shpeshtė tė meningjitit, te fėmijė mė tė vegjėl se 5 vjet.
Fėmijėt e infektuar me kėtė bakter mund ta zhvillojnė njėrėn nga
sėmundjet qė vijojnė: Meningjit - infeksion i cipave qė e
mbulojnė trurin dhe palcėn kurrizore. Shenjat: temperaturė e
lartė, shqetėsim, pėrgjumėsi, plogėshti, humbje oreksi,
kokėdhembje dhe shtangie tė qafės. Bakteremi - infeksion i
gjakut. Shenjat: fėmija duket keq, temperaturė e lartė,
plogėshti, shqetėsim. Epiglotit infeksion i epiglotisit dhe i
strukturave tjera nė pjesėn e pasme tė fytit; ėnjtja i bllokon
rrugėt e frymėmarrjes dhe mund tė shkaktojė vdekje, nėse nuk
aplikohet tretman mjekėsor emergjent. Shenja: fėmija ėshtė i
frikėsuar dhe manifeston frymėmarrje tė vėshtirėsuar, lėshon
tinguj fishkėllor si kėndim gjeli dhe merr njė pozitė tė
pėrkulur qė ta lehtėsojė frymėmarrjen. Celulit infeksion i
lėkurės. Shenjat: regjioni i pėrfshirė (zakonisht rreth syve dhe
mollėzat) ėnjtet, e ėnjtura ėshtė e ngrohtė, me dhembje dhe e
kuqe ose rozė; temperaturė e lartė, pamje e keqe e fėmijės.
Pneumoni- infeksion i mushkėrive. Shenjat: kollė dhe frymėmarrje
e vėshtirėsuar. Artriti septik - infeksion i nyjes (shpesh
kėrdhokulli). Shenjat : temperaturė dhe ēalim.
50. Kolla e bardhė (Pertusis)
Kolla e bardhė ėshtė sėmundje ngjitėse serioze qė shfaqet te
foshnjat gjithashtu edhe tek fėmija mė i madh. Mund tė sjellė
gjer te komplikimet si inflamacioni i mushkėrive, ngėrēet, koma
dhe vdekja, zakonisht te fėmijė mė tė vegjėl se 1 vit. Shkaktar
ėshtė bakteri Bordetella pertussis, ndėrsa transmetohet pėrmes
sekreteve tė rrugėve tė frymėmarrjes. Nė fillim paraqitet
teshtitje, rrjedhje hundėsh dhe kollė. Zakonisht fėmija nuk ka
temperaturė ose ka temperaturė tė ulėt. Pas njė deri dy javė,
fėmija fillon tė fitojė sulme (paroksizma) tė kollės, tė
shoqėruara me tingull fishkėllues ose si kėndimi i gjelit.
Sulmet e kollės janė tė shoqėruara me vjellje tė mukusit.
Zakonisht, mes sulmeve fėmija duket mirė. Periudha e
inkubacionit zgjat nga 6-20 ditė. Fėmijėt janė ngjitės 3 javė
pas fillimit tė kollės paroksizmale, ose 5 ditė pas fillimit tė
tretmanit me antibiotik specifik sipas rekomandimit tė mjekut.
#Post#: 4541--------------------------------------------------
Re: 60 sėmundjet qė rrezikojnė fėmijėt nga lindja deri ne
adoleshencė
DIR By: LoveR
Date: October 24, 2012, 5:11 am
---------------------------------------------------------
51. Konjunktiviti
Me termin konjunktivit nėnkuptohet inflamacion (iritim) i syve.
Kjo mund tė jetė si rezultat i infeksioneve virale dhe
bakteriale. Mund tė jetė e shkaktuar prej alergjisė nga
materieve kimike (medikamentet, gazra tė ndryshme, klori nga
pishinat dhe ngjashėm). Konjunktiviti infektiv (viral ose
bakterial) ėshtė ngjitės. Pėrhapet nga njė person te tjetri me
kontakt direkt dhe pėrmes sekretit nga sytė.
Konjunktiviti i qelbėzuar ėshtė i shkaktuar nga infeksioni
bakterial. Pjesa e bardhė e syrit, brenda nėn kapakun bėhet e
kuqe ndėrsa fėmija ankohet nė kruarje dhe dhembje. Prezent ėshtė
njė sekret i dendur i bardhė, i verdhė ose i gjelbėrt, ndėrsa
kapakėt e syve si zakonisht nė mėngjes pas zgjimit, janė tė
ngjitura. Ndonjėherė, fėmijėt me konjunktivit tė qelbėzuar
zhvillojnė edhe infeksion tė veshit. Shenjat qė vijojnė
sugjerojnė nė komplikim tė tillė: temperaturė e lartė,
ngacmueshmėri, gjumė tė keq, humbje oreksi, ose nėse fėmija i
tėrheq apo i qėllon veshėt. Periudha e inkubacionit zakonisht
zgjat 2-7 ditė. Periudha infektive gjatė tė cilės ėshtė e
nevojshme fėmija tė largohet nga qėndrimi ditor zgjat 24 orė pas
fillimit tė terapisė me antibiotikė.
52. Meningjiti
Meningjiti paraqet inflamacion i cipave tė trurit, qė e mbulojnė
trurin dhe palcėn kurrizore. Mund tė jetė i shkaktuar nga
viruset ose nga bakteret. Meningjiti viral zakonisht ėshtė mė i
lehtė, ndėrsa meningjiti bakterial paraqet infeksion serioz qė
mund tė mbarojė me vdekje nėse nuk jepet shpejtė terapi
antibiotike. Nėse fėmija juaj ka qenė nė kontakt mė fėmijė qė ka
meningjit, lexojeni me kujdes informacionin qė vijon. Mund tė
paraqitet temperaturė e lartė, kokėdhembje e fortė, shtangim i
qafės, pėrgjumėsi e shprehur ose shqetėsim, refuzim i ushqimit,
pamundėsi qė tu pėrgjigjet pyetjeve tė parashtruara, nėse bėhet
fjalė pėr foshnjė , ajo nuk qetėsohet kur e merrni nė dorė. Qė
tė diagnostikohet meningjiti mjeku duhet tė bėjė punkcion
lumbal: me gjilpėrė hyn nė shtyllėn kurrizore dhe merr pakėz
lėng. Lėngu ekzaminohet nėn mikroskop, pėr prezencėn e qelbit
dhe baktereve dhe bėhet kulturė, qė tė shihet a ka prezent
bakter dhe tė caktohet lloji i bakterit. Trajtimi bėhet nė
kushte spitalore dhe pėrfshin dhėnien e antibiotikėve dhe terapi
tjetėr suportive.53. Fruthi (Morbilli)
Fruthi-morbili paraqet sėmundje serioze virale nė fėmijėri.
Transmetohet pėrmes sekreteve nga hunda dhe goja e tė sėmurėve
tė hedhura nė ajėr. Simptomat zakonisht paraqiten 10-12 ditė pas
ekspozimit ndaj virusit. Ato pėrfshijnė temperaturė tė lartė,
simptoma qė i ngjajnė ftohjes, konjunktivit (inflamacion i syve)
dhe shpėrthim i kuq i imėt nė lėkurė nė formė tė pikave qė
fillon nga fytyra dhe qafa dhe pėrhapet gradualisht teposhtė
duke e mbuluar tėrė trupin. Komplikime tė mundshme pėrfshijnė
infeksione tė veshit, pneumoni dhe inflamacion i rrallė i
trurit. Periudha e inkubacionit zgjat 10-12 ditė. Fėmijėt
zakonisht janė ngjitės nga 1-2 ditė para fillimit tė simptomave,
ose 3-5 ditė para zhvillimit tė shpėrthimit nė lėkurė, deri
ditėn e katėrt pas shfaqjes sė shpėrthimit. Largimi nga
ēerdheja/qėndrimi ditor/shkolla: fėmijėt nuk duhet tė vijnė deri
nė ditėn e gjashtė pas fillimit tė shpėrthimit nė lėkurė.54.
Pedikuloza (morrat)
Morrat janė parazitė qė ngjasojnė me insektet pa krahė, jetojnė
nė leshrat e trupit. Morrat janė tė shpeshtė nė shkollat, nė
qendrat me qėndrim ditor dhe sipėrfaqet tjera, tė cilat janė tė
mbingarkuara dhe ku fėmijėt janė nė kontakt tė afėrt mes tyre.
Nėse fėmija juaj ka qenė nė kontakt me fėmijė tjetėr qė ka
morra, lexojeni me vėmendje kėtė informacion. Morrat nuk mund as
tė kėrcejnė e as tė fluturojnė. Transmetohen me kontakt direkt
ose nė mėnyrė indirekte, me pėrdorim tė pėrbashkėt tė kapelave,
kėsulave dhe krehrave. Femrat i deponojnė vezėt nė flokė edhe
atė nė afėrsi tė rrėnjės sė qimes (afėrsia e skalpit) ku ėshtė
mė ngrohtė. Vezėt ngjasojnė nė grimca me ngjyrė tė bardhė nė tė
pėrhimtė qė janė tė fiksuara pėr rrėnjėn e qimes dhe nuk mund tė
hiqen lehtė si zbokthi. Mė shpesh janė tė vendosura nė pjesėn e
pasme tė kokės (zverkun) ose pas veshėve dhe mund tė shihen me
sy. Morrat e vjetėr janė me ngjyrė mė tė errėt dhe shihen kur
lėvizin nėpėr flokė. Te infestimet e rėnda ėshtė prezente njė
kruajrje intenzive e skalpit. Fėmijėt me morra shpesh
etiketohen, por kjo ėshtė e gabuar pasi qė praktikisht ēdo kush
mund tė zėrė morra. Morrat preferojnė lėkurė tė pastėr dhe tė
shėndoshė tė skalpit. Higjiena e mirė nuk mund ta mbrojė fėmijėn
tuaj nga morrat. Nuk ėshtė e pėlqyeshme dikush tė fitojė morra
por sidoqoftė nuk ėshtė diēka fatale. Mėnyra e vetme me tė cilėn
morrat vėrtetė mund tju dėmtojnė ėshtė nėse pėr shkak tė
kruarjes plagėt sekondarisht infektohen.Kur dikush do tė zėrė
morra duhet tė trajtohet e tėrė familja. Morrat fshihen nė
krehėrat pėr flokė, nė krevatin dhe nė mobiljet e shtėpisė dhe
pėrhapen lehtė. mNė tė kaluarėn, por te ne ende ėshtė dukuri e
shfaqur qė tė qethen flokėt e kokės dhe tė lyhet me vajgur. Kjo
nuk duhet bėrė, pasi qė sot ekzistojnė shampona efikasė qė mund
tė gjenden nė barnatoret lokale.55. Shytat (Parotiti)
Shytat janė sėmundje virale e shkaktuar na virusi mumps, qė
shpėrndahet pėrmes sekreteve tė traktit respirator (mukus nga
hunda dhe goja). Fėmija juaj ka qenė nė kontakt mė fėmijė qė ka
shyta. Fillimisht shfaqet temperaturė e lartė, dhembje koke dhe
ėnjtje me ndjeshmėri (mė shpesh nga njėra anė) e gjėndrave
pėshtymore pranėveshore tė vendosura nė kėndin e nofullės (para,
nėn dhe pas veshėve). Mė rrallė mund tė jenė tė kapura edhe
gjėndrat nėnnofullore dhe nėngjuhore (nga njėra anė ose nga tė
dyja anėt). Te djemtė pas pubertetit shytat mund tė sjellin deri
te inflamacioni i testisėve. Komplikime tjera tė mundshme janė
humbja e tė dėgjuarit dhe inflamacion i trurit dhe cipave tė
trurit (meningoencefalit). Periudha e inkubacionit zgjat 12-25
ditė pas ekspozimit. Fėmija ėshtė ngjitės pėr tė tjerėt shtatė
ditė para fillimit tė ėnjtjes sė gjėndrave dhe nėntė ditė pasi
qė tė shfaqet ėnjtja. Largimi nga institucionet me qėndrim
ditor: deri 9 ditė pasi qė tė shfaqet ėnjtja e gjėndrave
parotide (pranėveshore).56. Rubeola
Rubeola ėshtė sėmundje virale qė paraqitet nė fėmijėri.
Transmetohet pėrmes sekreteve respiratore qė hidhen nė ajėr
(mukus nga hunda dhe goja). Nėse gruaja e paimunizuar infektohet
me rubeolė, fėmija i saj mund tė vdes para lindjes ose mund tė
lind me dėmtime serioze, siē janė katarakta, retardacioni
mendor, shurdhėsia, tė metat e zemrės, shpėrthim nė lėkurė dhe
zmadhim tė mėlēisė dhe shpretkės. Fėmijėt me rubeolė zakonisht
kanė ngritje tė lehtė tė temperaturės, shpėrthim nė lėkurė me
njolla tė kuqe me madhėsi mesatare dhe gjėndra tė zmadhuara dhe
tė ndjeshme, pas veshėve dhe nė qafė. Tė rriturit mund tė kenė
njė ngritje tė lehtė tė temperaturės, kokėdhembje dhe rrjedhje
hundėsh. Ata mund tė ankohen nė dhembje dhe ėnjtura tė nyjeve.
Infeksioni mund tė kalojė edhe duke mos u shfaqur simptoma tė
qarta. Nė raste tė rralla, mund tė vijė deri te inflamacioni i
trurit. Periudha e inkubacionit zgjat nga 14-21 ditė pas
ekspozimit. Periudha ngjitėse dallohet te rubeola postnatale dhe
te ajo kongjenitale. Rubeola postnatale 1 javė para shfaqjes dhe
7 ditė pas shfaqjes sė shpėrthimit nė lėkurė. Rubeola
kongjenitale, kėto foshnja llogariten se janė ngjitėse deri nė
fund tė vitit tė parė ose derisa nuk fitohen kultura negative
nga urina dhe sekretet nazofaringjeale (qė janė marrė pas muajit
tė tretė).57. Sėmundja meningokoksike
(Neiseria meningitidis)
Shkaktar i infektimit tė gjakut (meningokoksemisė) ėshtė bakteri
meningokok. Shenjat dhe simptomat janė: Temperaturė e lartė dhe
shpėrthim nė lėkurė me gjakosje karakteristike nė lėkurė. Pa
tretman, shpejt vjen deri nė shok, komė dhe vdekje; Ky bakter
gjithashtu mund tė shkaktojė inflamacion tė cipave tė trurit
(meningjit), i cili manifestohet me temperaturė, kokėdhembje,
shtangim tė qafės, letargji ekstreme, dhe refuzim tė ushqimit;
Pėrveē asaj, sėmundja meningokoksike mund tė komlikohet edhe me
infeksion tė nyjeve ose me infeksione nė pjesė tjera tė
organizmit.
Periudha e inkubacionit zgjat nga 1-10 ditė. Periudha infektive
ėshtė deri 24 orė pas fillimit tė trajtimit. Fėmija i infektuar
mund tė kthehet nė ēerdhe/shkollė atėherė kur do tė lejojė
mjeku.
Parandalimi dhe trajtimi
Fėmijėt (dhe personeli) qė kanė qenė tė ekspozuar nė infeksionin
(kanė qenė nė kontakt me fėmijė tė infektuar), duhet tė
parambrohen me antibiotik specifik. Antibiotiku do tė ndihmojė
tė eliminohet meningokoku nga hunda dhe nga fyti dhe me atė tė
parandalohet pėrhapja e sėmundjes. Antibiotiku jepet gjatė 24
orėve nga pėrcaktimi i diagnozės te rasti i parė, sipas
udhėzimeve tė sektorit lokal tė ministrisė sė shėndetėsisė.
Derisa ta pranojnė dozėn e parė tė antibiotikut tė gjithė
fėmijėt duhet tė largohen nga shkolla.
Nėse fėmija juaj ka qenė nė kontakt me fėmijė tė sėmurė nga
infeksioni me meningokok, gjatė muajit tė ardhshėm, mbikėqyreni
me vėmendje. Nėse sėmuret ose nėse shfaqet temperaturė e lartė
kontaktoni me mjekun. Nėse ai vėrteton se punohet pėr
menigokoksike, informoni pėrgjegjėsit nė shkollė, qė tė mund tė
ndėrmarrin masa mbrojtėse.58. Krimbat ( Oksiuriaza)
Krimbat paraqesin larva pejėzore, tė vogla (mė tė vogla se ½ cm
nė gjatėsi), tė bardha qė shpesh i investojnė zorrėt. Ata lehtė
transmetohen prej personi nė person pėrmes kontaktit me fecesin
qė pėrmban vezė. Vezėt mund tė mbahen nė duar, roba, krevat,
ushqim etj. Nuk mund tė kalojnė nga kafshėt nė njerėz. Sidomos
janė tė shpeshta mes fėmijėve nė shkollė ose nė qendrat ditore.
Infeksioni zakonisht karakterizohet me kruarje intezive tė
pasdaljes, sidomos i shprehur gjatė natės, kur larvat femra
dalin nga rektumi dhe sjellin deri te irritimi. Shpesh larvat
mund tė shihen me inspekcion tė regjionit rektal gjatė gjumit.
Diagnoza mund tė pėrcaktohet me aplikimin e shiriti nga celofani
nė anus, pasi qė tė zgjohet fėmija nė mėngjes, e pastaj ky
shirit ekzaminohet nėn mikroskop, qė tė pėrdėftohet prezenca e
vezėve.59. Tuberkulozi
Tuberkulozi ėshtė sėmundje e shkaktuar nga infeksioni bakterial
(Mycobacterium tuberculosis). Zakonisht janė tė pėrfshira
mushkėritė, nė tė cilat krijohen nyje tė vogla tė tuberkulozit,
tė cilėt mė tutje do tė sjellin deri te dėmtimi i indit. Nėse
organizmi infektohet pėr herė tė parė-flasim pėr tuberkuloz
primar. Organizmi i shėndoshė zakonisht me sukses e mbizotėron
infeksionin edhe pa barėra. Nėse pėr shkaqe tė ndryshme, sistemi
imunitar nuk arrin ta mbiluftojė infeksionin, organizmi sėmuret
nga tuberkulozi i mushkėrive. Bacilet e TB mbeten gjatė (me
dekada) nė organizėm. Personi mund tė mos ketė simptoma tė
sėmundjes, e mė vonė (pas disa viteve) kėta bacile shkaktojnė
njė infeksion tė ri (reaktivim i TB). Shumica e organizmave tė
shėndoshė janė mjaftueshėm tė fortė qė tė luftojnė me
infeksionin. Me rrezik tė zmadhuar qė tė fitojnė TB janė
kategoritė qė vijojnė: Foshnjat, qė kanė imunitet mė tė dobėt;
Njerėzit mė tė moshuar, personat me AIDS, ata qė marrin
kemoterapi dhe disa barėra tė tjera, sepse gjithashtu kanė
imunitet tė dobėsuar.
60. Vaksinimi
Vaksinimi (imunizimi) ėshtė procedurė me tė cilėn mundėsohet
mbrojtja nga sėmundjet ngjitėse. Imunizimi ėshtė mėnyra mė e
mirė pėr mbrojtjen e fėmijėve nga sėmundjet e rėnda qė mund tė
shkaktojnė edhe vdekje. Fėmijėt duhet tė vaksinohen pa pagesė
kundėr: Hepatitit B, Tuberkulozit, Paralizės sė fėmijėve,
Difterisė, Kollės sė bardhė, Rubeolės. Vaksinat pėrmbajnė
shkaktarė sėmundjesh tė dobėsuar ose tė vrarė. Tė pėrgatitur si
vaksinė, ata nuk mund tė shkaktojnė sėmundje te fėmija. Me
injektimin e vaksinės nė organizmin e fėmijės krijohet mekanizėm
mbrojtės natyral, me krijimin e antitrupthave dhe qelizave
mbrojtėse. Nėse gjatė jetės fėmija infektohet me sėnundjen
kundėr sė cilės ėshtė i vaksinuar, rezistenca e fituar pas
vaksinimit do ta mbrojė nga sėmundja e rėndė dhe komplikimet.
Pėr mbrojtje komplete dhe tė qėndrueshme tė fėmijės, ėshtė e
nevojshme tė jepen njė numėr i ndryshėm i dozave tė vaksinave,
nė intervale kohore tė caktuara dhe nė moshė tė ndryshme tė
fėmijės. Pėr kėtė qėllim ekziston kalendari i vaksinimit./ G
Albania
*****************************************************
Page 2 of 2
DIR Previous Page