DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: <B>NĖNA DHE FĖMIJA</B>
*****************************************************
#Post#: 4527--------------------------------------------------
60 sėmundjet qė rrezikojnė fėmijėt nga lindja deri ne
adoleshencė
DIR By: LoveR
Date: October 24, 2012, 5:07 am
---------------------------------------------------------
Kujdesi pėr parandalimin e sėmundjeve fillon qė nė fėmijėri.
Kėshtu, nėse ju do tė jeni tė kujdesshėm me fėmijėn tuaj qė nė
moshė tė vogėl me siguri qė do tė keni njė fėmijė tė
shėndetshėm. Mos harroni se nėse kėto sėmundje nuk parandalohen
dhe trajtohen qė nė moshė tė vogėl, rreziku qė ato tė shfaqen
sėrish gjatė gjithė jetės ėshtė tepėr i madh. Nė suplementin e
sotėm tė gazetės Albania, ju do tė njiheni me 60 sėmundjet
kryesore nga tė cilat rrezikohen fėmijėt nga lindja e tyre deri
nė moshėn e adoleshencės. Ēdo sėmundje ka specifikat e veta si
mėnyra e shfaqjes, transmetimit, parandalimit etj. Qė tia dilni
mbanė me sukses nė pėrballimin e tyre, nė kėtė suplement ju do
tė gjeni gjithēka qė duhet tė dini pėr to. Ndėrkohė qė pėr ēdo
pyetje ju mund tė na shkruani nė adresėn tonė tė
e_mailit:albania.shėndetėsia@gamil.com. Ngritja e fėmijės
paraqet pėrgjegjėsi tė madhe, tė cilėn zakonisht e pranojmė si
dhuratė dhe pėr tė nuk ka nevojė pėr trajnim. Shumica e
prindėrve mėsojnė sipas mėnyrės qė vijnė problemet, ndikimin e
mėnyrės nė tė cilėn ata kanė qenė tė kultivuara ose duke u
udhėhequr nga ajo qė kanė parė ose kanė lexuar. Prindėrit mund
tė kenė stil tė ndryshėm, por caku i tyre ėshtė i pėrbashkėt. Tė
gjithė prindėrit duan fėmijėt e tyre tė rriten tė shėndetshėm,
tė gėzuar, mirė tė pėrshtatur, tė suksesshėm, dhe nė persona tė
rritur tė pėrgjegjshėm tė cilėt do tė mund ti respektojnė
ndjenjat e huaja, do tė jenė tė aftė tė bashkėpunojnė me tė
tjerėt dhe me sukses tė ballafaqohet me vėshtirėsitė e jetės.
Jashtėzakonisht ėshtė i rėndėsishėm tė motivuarit e prindėrve. A
duan ata me tė vėrtetė tė bėhen prindėr ose ndjehen tė pa
pėrgatitur dhe tė frikėsuar. Mund tė jenė tė dobishme kėshillat
qė vijojnė:
Duhet tė jeni tė pėrgatitur pėr atė se si prind do tė pėrjetoni
ndjenja tė ndryshme. Do tė ketė periudha kur do tė ndjeni
dashuri, gėzim dhe krenari, por gjithashtu edhe me emocione
negative sikurse tė hidhėruarit, frika, dhe dėshpėrimi.
Emocionet e kėtilla mund tė shkaktojnė ndjenjė tė fajit ose tė
mendoni se nuk jeni prindėr i mirė. Ėshtė me rėndėsi tė kuptoni
se nuk pritet tė jeni i pa gabueshėm dhe se secili (madje edhe
prindėrit) ndonjėherė bėjnė gabime. Informohuni pėr atė qė nuk e
njihni. Lexoni letėrsi pėr rritjen dhe zhvillimin e fėmijėve,
ashtu qė do tė dini se ēfarė tė pritni.
#Post#: 4528--------------------------------------------------
Re: 60 sėmundjet qė rrezikojnė fėmijėt nga lindja deri ne
adoleshencė
DIR By: LoveR
Date: October 24, 2012, 5:08 am
---------------------------------------------------------
Ēfarė ndodh me fėmijėn tuaj nga 1-36 muajsh
1 deri 3 muajsh
Muaji i parė i jetės ėshtė njė periudhė pėrshtatjeje me
realitetin e tyre tė ri. Bebet shikojnė fytyrat e prindėrve dhe
i vėshtrojnė nė sy. Kjo periudhė fillon me tė ashtuquajturėn
buzėqeshje shoqėrore, tė cilėn e lėshojnė kur shohin prindėrit
apo kur prindėrit u flasin atyre. Nėse u vihet gishti nė dorė,
bebet do ta shtrėngojnė dhe nuk do ta lėshojnė pa vullnetin e
tyre. Gjatė muajit tė dytė dhe tė tretė, fillojnė tė grenė
kokėn, qė e mbajnė lart tė palėkundur. Ato fillojnė tė
belbėzojnė apo tė artikulojnė tinguj. Mund tė mbajnė objekte me
tė dyja duart apo tė ndjekin me sy objekte qė lėvizin.
Gjithashtu mund tė shohin duart e tyre.
4 muajsh
Bebet ka shumė tė ngjarė tė ndjekin objekte me sy, tė pėrpiqen
ti kapin dhe ti fusin nė gojė. Gjithashtu belbėzojnė
vazhdimisht dhe me gėzim. Ato mund tė kontrollojnė lėvizjen e
kokės. Nėse janė shtrirė me shpinė, pėrpiqen tė ndėrrojnė
pozicion duke u rrotulluar dhe nėse janė shtrirė me bark, do tė
mbėshteten me krahė pėr tė ngritur kokėn. Nė fund tė muajit,
mund tė stimulohen duke i mbėshtetur nė njė jastėk, nė mėnyrė qė
muskujt e shpinės tė forcohen dhe mė nė fund tė qėndrojnė vetė.
5 deri 7 muajsh
Gjatė muajit tė pestė, bebet fillojnė tė qėndrojnė ndenjur jo
vetėm duke pushuar me kėrdhokull, por edhe me krahė, njė
pozicion i njohur si trekėmbėsh. Ndėrsa mėsojnė tė kenė
vetėbesim dhe muskujt e tyre forcohen, dalėngadalė do tė ulen nė
pozicionin vertikal. Kjo ėshtė gjithashtu periudha kur fillojnė
tė hanė ushqim tė butė, jogurt etj. Mes muajit tė gjashtė dhe tė
tetė, u dalin dhėmbėt qendrorė tė poshtėm. Pėrgjatė muajit tė
shtatė bebet kanė fituar aftėsinė tė kalojnė njė objekt nga
njėra dorė nė tjetrėn dhe fillojnė tė imitojnė tinguj. Pėr sa i
pėrket gjuhės, ata flasin dyrrokėsha (ba-ba).
8 muajsh
Gjatė kėtij muaji, bebet tregojnė se janė tė aftė t'i lėvizin
duart mė lirshėm. Fillojnė tė godasin objekte nė tryezė dhe
pėlqejnė ti hedhin ato nė dysheme. Kur objektin e kanė larg, do
tė zgjaten ta kapin. Ato qėndrojnė ndenjur pa mbėshtetje dhe
mund tė mbajnė shishen e qumėshtit. Pėrgjigjen kur i thėrrasin
me emėr dhe thonė ma dhe ba. Gjatė kėtij muaji bebet mund tė mos
duan tė ndahen nga nėna. Edhe ato qė janė mėsuar tė qėndrojnė pa
nėnat pėr pak kohė, tregojnė ndjenja tė forta pakėnaqėsie nė
praninė e tė huajve (babai dhe nėna janė tė vetmit njerėz qė
njohin). Kjo mund tė rezultojė nė njė gjendje tė fortė angėshtie
dhe parehatie. Dhėmbėt e sipėrm qendrorė u dalin mes muajit tė
8-tė dhe tė 10-tė.
9 dhe 10 muajsh
Bebet fillojnė tė fitojnė lėvizshmėri. Fitojnė siguri tė
zvarriten lirshėm dhe kėrkojnė zona ku tė gjejnė mbėshtetjen pėr
tu ngritur. Fillojnė tė bėjnė gjeste dhe pėrdorin duart pėr ti
pėrplasur dhe pėr tė pėrshėndetur. Aftėsia e tyre e re ėshtė
mbajtja e objekteve tė vogla me tė ashtuquajturat piskatore,
qė formohen me gishtin e madh dhe gishtin tregues. Ato shkojnė
pas objekteve qė kanė hedhur vetė, edhe nėse ato janė prapa
tyre. Mund tė njohin persona jashtė familjes dhe tė kujtojnė
situata me ta. Mėnyra si reagojnė ndaj ēdo situate varet nga
kėnaqėsia qė kanė marrė (apo nuk kanė marrė) nga ajo situatė.
Gjatė muajit tė 10-tė fillojnė tu dalin dhėmbėt e sipėrm
anėsorė. Bebet mund ta njohin veten para pasqyrės dhe vazhdojnė
tė pėrsėrisin fjalė tė thjeshta si ma, ba, tata.
#Post#: 4529--------------------------------------------------
Re: 60 sėmundjet qė rrezikojnė fėmijėt nga lindja deri ne
adoleshencė
DIR By: LoveR
Date: October 24, 2012, 5:08 am
---------------------------------------------------------
12 muajsh
Bebet ecin me pak ndihmė, duke pėrdorur duart e tė rriturve pėr
tė ruajtur ekuilibrin. Ata fillojnė tė ndihmojnė nėnat e tyre,
kur ato i veshin, dhe fillojnė tė ndjekin urdhra tė thjeshta.
Gjithashtu mund tė pėrdorin gishtat pėr tė treguar objektet qė
duan. Nėse u jepen dy kuba, ato mund ti ngrenė njėri pas
tjetrit. Ato pėlqejnė tė kapin njė objekt qė ka rėnė pėrtokė apo
tė kėrkojnė njė qė u ka humbur nga sytė. Kanė mė shumė
parapėlqime dhe mospėlqime dhe e dinė se ēfarė duan dhe ēfarė
nuk duan, si dhe ēfarė qėndrimi tė mbajnė nė varėsi tė situatės.
Po ashtu, mund tė njohin tė afėrmit nė fotot qė shohin. Nė
moshėn 1-vjeēare bebet do tė kenė tetė prej njėzet dhėmbėve tė
qumėshtit, meqė gjatė muajit tė dymbėdhjetė do tu dalin dhėmbėt
e poshtėm anėsorė.
Mes muajit tė 13-tė dhe 15-tė
Bebet tashmė ecin pa ndihmė. Fjalori i tyre ėshtė zgjeruar dhe
pėrdorin shumė fjalė, edhe pse njė e nga njė; ato ende nuk dinė
si tė formulojnė njė fjali, por edhe nėse e bėjnė, fjalia nuk
pėrmban mė shumė se dy fjalė. Ato mbledhin sė bashku tė gjitha
objektet me tė cilat luajnė dhe i bėjnė grumbull. Nėse u jepet
njė laps dhe njė copė letėr, fillojnė tė vizatojnė viza. Duket
se janė tė interesuara nė atė qė hanė, duke treguar kėnaqėsi nė
fytyrė dhe
duke bėrė shenja kundrejt asaj qė pėlqejnė dhe duke refuzuar
fuqishėm ato qė nuk pėlqejnė. Mund tė tregojnė dhe mund tė
emėrtojnė shumė pjesė tė trupit. Gjatė kėsaj kohe, goja e tyre
do tė forcohet me 4 dhėmbė tė rinj: paradhėmballėt e paraē.
#Post#: 4530--------------------------------------------------
Re: 60 sėmundjet qė rrezikojnė fėmijėt nga lindja deri ne
adoleshencė
DIR By: LoveR
Date: October 24, 2012, 5:08 am
---------------------------------------------------------
18 muajsh
Fėmijėt fillojnė tė flasin mė rrjedhshėm. Tashmė dinė mes
pesėmbėdhjetė dhe njėzet fjalėve dhe formojnė fjali jo mė tė
gjata se dy fjalė Po ashtu, fillojnė tė hanė vetė dhe ndihmojnė
kur i veshin. Nėse u jepen kube pėr tė luajtur, ato ngrenė njėri
pas tjetrit vetėm tre apo katėr prej tyre. Gjithashtu fillojnė
tė kėrkojnė gjėra duke pėrdorur emrat pėrkatės. Njėra prej
lodrave me tė cilėn luajnė bėhet mė e parapėlqyera dhe ato
tregojnė pėrkujdesjen dhe pėlqimin e tyre ndaj saj. Nė tė
njėjtėn kohė fillojnė tė tregojnė dashurinė e tyre ndaj njerėzve
qė u qėndrojnė afėr. Ndėrkaq mund tė ecin sė prapthi dhe tė
hedhin njė top. Mes moshės 1 vjeē e gjysmė dhe 2-vjeēare, atyre
do tu kenė dalė tė gjithė dhėmbėt e qumėshtit, meqė tani janė
shfaqur edhe katėr dhėmbėt e qenit.
24 muajsh
Bebet 2-vjeēare janė shumė tė lėvizshme. Meqė kjo ėshtė koha kur
mėsojnė tė koordinojnė kėmbėt pėr ti ngritur lart dhe pėr ti
ulur poshtė, duhet tė tregohet shumė kujdes, sepse pėlqejnė
shumė ta bėjnė kėtė dhe do ta provojnė sa herė qė shohin njė
shkallė. Fjalori i tyre ėshtė mė i gjerė dhe mund tė formulojnė
fjali me deri nė tri fjalė, edhe pse ende nuk pėrdorin shumė
folje; nėse e bėjnė kėtė, do tė ngatėrrojnė kohėt. Ata mund tė
thonė emrin e tyre dhe mund tė njohin, tė tregojnė dhe tė
emėrtojnė shumė pjesė tė trupit. Mund tė ndėrtojnė njė kullė me
6 kuba. Nga ky ēast dhe deri nė 2 vjeē e gjysmė, ata do tė kenė
pėrfunduar procesin e dhėmbėzimit me katėr dhėmballėt e dyta.
Kėta njėzet dhėmbė tė qumėshtit do ti kenė derisa tė mbushin
pesė apo gjashtė vjeē, atėherė kur tė fillon zėvendėsimi me
dhėmbėt e pėrhershėm.
#Post#: 4531--------------------------------------------------
Re: 60 sėmundjet qė rrezikojnė fėmijėt nga lindja deri ne
adoleshencė
DIR By: LoveR
Date: October 24, 2012, 5:08 am
---------------------------------------------------------
30 muajsh
Bebet janė shumė tė afta tė koordinojnė lėvizjet, veēanėrisht me
gjymtyrėt e poshtme. Kjo mund tė shihet kur kėrcejnė me tė dyja
kėmbėt njėherėsh dhe kur godasin njė top qė u pasohet. Kėtė e
bėjnė aq shpesh sa kėto lojėra do tė bėhen tė parapėlqyerat e
tyre. Ndėrkaq fillojnė tė heqin viza nė copa letre me lapsa tė
ndryshėm, qė i zgjedhin vetė, ngaqė tashmė dinė ti dallojnė
ngjyrat e ndryshme. Kjo aftėsi e re pėr tė koordinuar lėvizjet
bėn qė bebet tė hanė dhe tė vishen vetė. Kur i pyesin, ato mund
tė thonė emrin, moshėn dhe mund tė dallojnė gjininė e tyre. Po
ashtu fillojnė tė formojnė fjali tė gjata dhe tė njohin kafshėt
dhe objekte tė ndryshme kur shfletojnė libra, njė tjetėr
veprimtari qė ato e pėlqejnė shumė.
36 muajsh
Nė kėtė kohė, bebet bėhen fjalamanė tė vėrtetė. Formulojnė fjali
me katėr apo pesė fjalė, pasi mund tė thonė mes tridhjetė deri
pesėdhjetė fjalėve, edhe pse mund tė marrin vesh dhe tė dinė
kuptimin e dyqind apo treqind fjalėve. Tanimė fillojnė tė ngasin
njė biēikletė me tri rrota apo edhe njė biēikletė tė vogėl me dy
rrota, pėr sa kohė qė janė nėn vėzhgimin e tė rriturve. Ato
pėrshkruajnė menjėherė vizatimet apo situatat nga librat qė u
lexohen. Kur u jepet njė laps dhe njė copė letėr, mund tė
zbatojnė udhėzime tė thjeshta, si pėr shembull tė vizatojnė
brenda apo jashtė vizave dhe, nėse kanė njė model, mund tė
kopjojnė simbolet e njė rrethi (O) dhe njė kryqi (X).
#Post#: 4532--------------------------------------------------
Re: 60 sėmundjet qė rrezikojnė fėmijėt nga lindja deri ne
adoleshencė
DIR By: LoveR
Date: October 24, 2012, 5:08 am
---------------------------------------------------------
1. Adoleshenca
Adoleshentė llogariten fėmijėt tė moshės nga 12-21 vjet. Nė kėtė
periudhė, ata kalojnė nėpėr shumė ndryshime fizike dhe
emocionale. Ndryshimet shpesh janė tė dhimbshme dhe ndikojnė
duke shkaktuar huti te fėmijėt dhe te prindėrit. Shumica e
fėmijėve gjatė kėsaj periudhe do ta kalojnė pubertetin. Gjatė
pubertetit, trupi i fėmijės rritet dhe zhvillohet, duke u
transformuar nė njė trup burri/gruaje tė moshuar. Adoleshenca
ėshtė koha kur fėmijėt fillojnė tė vendosin vetė. Ata e
hulumtojnė pavarėsinė e tyre. Fillon procesi i ndarjes nga
prindėrit. Ata duan qė tė rrinė vetėm nė dhomėn e tyre (kėrkojnė
intimitet). Duan tė eksperimentojnė me atė qė ėshtė trend
(modė). Duan tė provojnė ide tė reja dhe pėrpiqen me aktivitete
tė reja. Shokėt e tyre pėrbėjnė pjesė tė rėndėsishme nė jetėn e
tyre dhe kanė ndikim tė madh nė vendimet e tyre. Nė kėtė moshė
fillon dhe tėrheqja ndaj seksit tjetėr. Fėmija juaj do mė shumė
liri dhe pavarėsi. I besoni dhe i lejoni qė tė sjellė disa
vendime tė veta individuale. Megjithatė, disa sjellje tė
caktuara, nuk janė nė rregull asnjėherė, pėr cilėndo fėmijė, i
cilėsdo moshė. Fėmija juaj nuk mund tė bėjė zgjedhje pėr gjėra
qė e rrezikojnė shėndetin, sigurinė dhe ardhmėrinė e tij. Si tė
ballafaqoheni me konfliktet? Dėgjojeni fėmijėn tuaj. Tregoni
interes pėr atė ēndodh, mos pritni qė tė ndodhė problem e
pastaj tė komunikoni. Lejoni qė gjėrat e imta tė ndodhin siē do
ai. Ruajeni energjinė pėr gjėra mė tė rėndėsishme. Nėse fėmija
juaj mė shumė do qė tė luaj nė fillim, pastaj ti shkruajė
detyrat e shtėpisė, mos insistoni qė tė fillojė me detyrat
menjėherė pas shkollės. Ēdo natė, lavdėrojeni pėr punėn e kryer.
Mos bėni presion mbi tė. Nėse bėni presion, mund tė ndodh qė
tju injorojė e mė vonė tju injorojė pėr gjėra shumė mė tė
rėndėsishme.
2. Anomalitė e lindura tė sistemit nervor qendror
Sistemin nervor qendror e pėrbėjnė truri dhe palca kurrizore.
Ato mbėshtillen me njė cipė e quajtur membranė meningjeale dhe
janė tė zhytur nė lėngun truroshpinor. Truri bashkohet me palcėn
kurrizore pėrmes palcės sė zgjatur, e locuar nė bazėn e kafkės.
Palca kurrizore ėshtė e vendosur pėrgjatė shtyllės kurrizore dhe
ėshtė e mbrojtur nga jashtė me unazat e saj. Nga palca kurrizore
dalin nervat tė cilat mė tutje degėzohen kah duart, kėmbėt dhe
trupi. Gjatė zhvillimit tė fetusit nė mitrėn e gruas shtatzėnė,
truri dhe palca kurrizore formohen nga njė strukturė e thjeshtė
e quajtur tubė neurale. Normalisht tuba neurale duhet tė mbyllet
deri ditėn e 28 tė shtatzėnisė. Nėse kjo nuk ndodh rezultati
ėshtė defekt i tubės neurale. Nė shumė raste kėto defekte mund
tė diagnostikohen qysh nė mitėr me ndihmėn e ekzaminimit me
ultra zė dhe me ekzaminime tjera, si amniocenteza (analizė e
lėngut amniotik). Njihen disa lloje tė defekteve tė tubės
neurale, si spina bifida, anencefalia dhe encefalocela.
#Post#: 4533--------------------------------------------------
Re: 60 sėmundjet qė rrezikojnė fėmijėt nga lindja deri ne
adoleshencė
DIR By: LoveR
Date: October 24, 2012, 5:09 am
---------------------------------------------------------
3. Anomalitė e lindura tė zemrės
Zemra funksionon si pompė e formuar nga dy treme dhe dy
barkushe. Te tremi (atriumi) i djathtė derdhet gjak i
paoksigjenuar nga i gjithė organizmi dhe prej kėtu nė barkushėn
e djathtė (ventrikull). Nga barkusha e djathtė gjaku pompohet
nėpėr arterien mushkėrore nė mushkėri ku gjaku oksigjenohet. Nga
mushkėritė, gjaku i oksigjenuar derdhet nė tremin (atriumin) e
majtė prej ku pompohet nė barkushen e majtė (ventrikul) e prej
kėtu nė aortė, ku sėrish e fillon rrugėn e tij nėpėr organizėm
duke e transportuar O2 gjer te qelizat. Pėrgjithėsisht, gjaku i
oksigjenuar pompohet nė arterie kurse gjaku i paoksigjenuar
kthehet pėrmes venave. Tė dy anėt e zemrės (e djathta dhe e
majta) nė mes vete janė tė ndara me mure dhe nuk kanė
komunikacion tė drejtpėrdrejtė. Arteria mushkėrore dhe aorta
gjithashtu janė tė ndara dhe nuk komunikojnė. Para lindjes (dhe
shkurt pas lindjes) janė prezente dy komunikime - njėra mes
tremeve dhe tjetra mes aortės dhe arteries mushkėrore tė cilat
pastaj mbyllen spontanisht.
4. Anomalitė e lindura tė sistemit urinar
Sistemi urinar pėrbėhet nga veshkat, ureterėt, fshikėzėn e
urinės dhe uretra. Trupi i njeriut ka dy veshka (nga njė nga
secila anė e shtyllės kurrizore nė regjionin e mesit) pėrmes tė
cilave filtrohen produktet hedhėse (produktet e fundit tė
metabolizmit) nga gjaku dhe krijohet urina. Secila veshkė ka
kanal i cili quhet ureter. Urina del nga veshkat pėrmes
ureterėve dhe vjen gjer te fshikėza e urinės ku ruhet njė kohė
tė caktuar. Prej kėtu ajo nxiret jashtė pėrmes uretrės (kanal i
cili e lidh fshikėzėn me pjesėn e jashtme tė trupit). Anomalitė
mė tė shpeshta tė sistemit urinar janė hipospadia, anomalitė
opstruktive dhe ageneza e veshkave.
#Post#: 4534--------------------------------------------------
Re: 60 sėmundjet qė rrezikojnė fėmijėt nga lindja deri ne
adoleshencė
DIR By: LoveR
Date: October 24, 2012, 5:09 am
---------------------------------------------------------
5. Pėrdorimi i drejtė i antibiotikėve
Zbulimi i antibiotikėve kah mesi i shekullit tė kaluar,
kontribuoi pėr shėrimin e suksesshėm tė mė shumė sėmundjeve, tė
cilat mė parė kanė qenė mė fund fatal. Pėr fat tė keq, nė tė
njejtėn kohė pėrdorimi i tepėrt dhe i parregullt i kėtyre
barėrave e diskrediton suksesin e arritur, duke sjell dėme dhe
rreziqe tė shumta. Prandaj ēdokush, e sidomos prindėrit, qė
vendosin nė emrin e fėmijėve tė tyre duhet tė kenė dijeni
elementare rreth pėrdorimit dhe keqpėrdorimit tė antibiotikėve.
Dhėnia e antibiotikėve ėshtė e arsyetuar vetėm tek infeksionet
bakteriale. Pjesa mė e madhe e infeksioneve nė moshėn fėmijėrore
janė tė shkaktuara nga viruset, mbi tė cilat antibiotikėt nuk
kanė ndikim dhe prandaj nuk nevojiten. Nuk ėshtė e saktė, se me
dhėnien e antibiotikėve nė fillim tė infeksionit, ai mund tė
pengohet ose tė shkurtohet rrjedha e tij. Ēdo sėmundje ka
kohėzgjatjen e saj. Pėrkundrazi, dhėnia e tepėrt e antibiotikėve
edhe atje ku nuk ka nevojė, sjell deri te adaptimi i baktereve,
tė cilat bėhen tė afta tė shumėzohen dhe tė pėrjetojnė edhe
pėrkundrejt prezencės sė antibiotikut. Antibiotikėt mund tė
shkaktojnė ndjeshmėri alergjike. Kjo mė shpesh paraqitet si
shpėrthim nė lėkurė, i cili mund ta bėjė fėmijėn tė kruhet, por
ndonjėherė kėto reaksione mund tė jenė shumė mė tė rėnda dhe mė
dramatike. Pėrveē kėsaj disa nga antibiotikėt mund tė shfaqin
ndikim toksik, sidomos nėse aplikohen nė doza mė tė mėdha nga se
ėshtė parashikuar ose nė intervale kohore mė tė shkurta ose nėse
jepen shpesh.6. Apandeciti
Zorra qorre e inflamuar ose apandeciti ėshtė ndezja e apendiksit
(shtesės) sė zorrės qorre. Paraqitet nė tė gjitha moshat por
shumė mė rrallė te fėmijėt mė tė vegjėl se tre vjet. Zakonisht
fillon me dhembje tė barkut nė pjesėn e lukthit ose pėrreth
kėrthizės. Pastaj dhembjet lokohen nga ana e djathtė, ata janė
tė njėtrajtshme, nuk janė shumė tė forta, por me kohė rriten. Mė
rrallė sėmundja mund tė paraqitet nė formė tė sulmeve. Fėmija
shpeshherė ka temperaturė, mund tė paraqiten edhe barkqitje si
dhe vjellje. Gjatė kontrollit tė barkut, mjeku do tė konstatojė
dhembje nė pjesėn e zorrės qorre (katrori i poshtėm nė anėn e
djathtė), si dhe defense muskulor (kontraksion i kohėzgjatur i
muskujve) tė murit tė barkut. Gjatė kontrollit tė gjakut do tė
vėrtetohet rritja e elementeve tė bardha tė gjakut
leukocideve. Kontrolli rutinor i urnės ėshtė nė rregull.
Trajtimi i vetėm ėshtė operacioni me tė cilėn largohet shtesa e
inflamuar e zorrės qorre (apendiks). Operacioni duhet tė bėhet
urgjentisht dhe nuk duhet tė prolongohet, sepse nėse apendiksi i
ndezur pėlcet (perforon) qelbi do tė shpėrndahet nė hapėsirėn e
barkut dhe do tė ndodhi peritonitis (ndezja e kėmishės sė
barkut) sepse dhe vdekje e mundshme.
7. Astma
Astma relativisht ėshtė sėmundje e fėmijėrisė. Prindėrit duhet
tė dinė se nuk bėhet fjalė pėr ndonjė sėmundje fatale dhe nėse
shėrohet nė mėnyrė adekuate, rezultati ėshtė i mirė. Pėrvoja
tregon se shumė prindėr, duke mos dashur ta pranojnė diagnozėn
dhe terapinė bashkėkohore tė astmės, drejtohen nė veprime tė
ndryshme alternative, tė cilat ndonjėherė edhe mund ta dėmtojnė
fėmijėn. Shpeshherė simptomat e astmės nuk vėrehen as nga
prindėrit, e ndonjėherė as edhe nga mjekėt. Tipike, astma ėshtė
sėmundje e cila manifestohet me sulme fishkėllima nė gjoks si
dhe frymėmarrje tė vėshtirėsuar. Ndonjėherė ėshtė e pėrcjellė me
mavijosje tė buzėve, kraharori ėshtė i mbushur pėrplot me ajėr,
e nė stadiumet mė tė pėrparuara, pas disa vitesh bėhet deformimi
i kafazit tė kraharorit. Nėse janė prezente sulme tipike tė
frymėmarrjes sė vėshtirėsuar, diagnoza ėshtė e qartė. Atipike,
astma mund tė manifestohet edhe me simptome mė tė buta, sikurse
qė ėshtė kollitja e mėrzitshme gjatė natės si dhe lodhja
kronike. Ndodh qė fėmija me astmė, mė pėrpara me muaj madje edhe
me vite tė jetė nėn diagnozė tė gabuar, mė shpesh si ndezje
virusale e mushkėrive tė bardha. Fėmijėt e kėtillė shpeshherė pa
nevojė traumatizohen me injeksione ose antibiotikė, tė cilėt
praktikisht nuk kanė efekt ndaj sėmundjes, kurse mbajnė rreziqe
tė fshehta pėr shėndetin e fėmijės. Nė raste mė tė buta, astma
manifestohet vetėm me anime tė shpeshta ndaj ftohjeve tė
shpeshta, me komplikime tė sinuseve, tė bajames sė tretė etj. Nė
astmėn duhet tė mendohet edhe nėse fėmija lodhet shpejtė dhe ka
frymėmarrje tė vėshtirėsuar gjatė lodhjes ose nėse ngel prapa me
rritjen.
#Post#: 4535--------------------------------------------------
Re: 60 sėmundjet qė rrezikojnė fėmijėt nga lindja deri ne
adoleshencė
DIR By: LoveR
Date: October 24, 2012, 5:10 am
---------------------------------------------------------
8. Bronkoliti
Kjo ėshtė sėmundje e rėndė ė cila paraqitet te foshnjat (2-24
muaj). Prezente ėshtė ndezja e rrugėve mė tė imėta tė
frymėmarrjes-bronkiolet. Shkaktarė janė viruset, nė 80 pėr qind
tė rasteve shkaktarė ėshtė virusi respirator sinciciel (VRS).
Pasqyra klinike ėshtė mė e vėshtirė se sa te bronkitisi.
Prezente ėshtė frymėmarrja e shpejtuar, tėrheqja e hapėsirave
nėn brinjė dhe mes brinjėve si shprehje e frymėmarrjes sė
vėshtirėsuar (tirazh). Mjeku nė askultacion dėgjon fishkėllima
dhe krepitacione. Fėmija e refuzon ushqimin. Zakonisht nuk ka
temperaturė.
Shėrimi bėhet nė spital. Antibiotikėt nuk kanė efekt, jepen nėse
dyshojmė nė infeksion sekondar. Me rėndėsi ėshtė rehidratimi i
cili kryhet nė mėnyrė intravenoze me tė ashtuquajturėn terapia
suportive.
9. Bronkiti akut
Bronkiti akut ėshtė dezja akute e bronkeve (gypave tė
frymėmarrjes). Zakonisht shkaktarė janė viruset. Simptomat janė:
Kollitja, ndonjėherė temperaturė e lartė. Mjeku me dėgjuese (nė
auskultacion) do tė konstatojė prezencėn e grithjeve
respiratore, ndonjėherė frymėmarrja ėshtė fishkėllyese (vizing).
Bronkiti obstruktiv ėshtė shumė i shpeshtė nė vendin tonė,
kryesisht i shkaktuar nga viruset. Mė shpesh paraqitet deri nė
moshėn tre vjeēare. Zakonisht gjatė paraqitjes sė fishkėllimave
iu paraprin infeksioni i rrugėve tė larta tė frymėmarrjes 1-3
ditė, pastaj manifestohet vizingu. Zgjat rreth 10-15 ditė. Te
njė pjesė e kėtyre fėmijėve bėhet fjalė pėr astmėn. Nėse ėshtė
prezent vizingu me opstrukcion jepen bronkodilatatorė (psh.
Salbutamol me inhalime ose si sirup). Antibiotikėt nuk duhet tė
jepen, vetėm nė qoftė se mjeku dyshon nė infekcion bakterial,
mund tė japė antibiotik (mė shpesh amoksicilin ose
ko-trimoksazol.10. Dalja e dhėmbėve
Me daljen e dhėmbėve nėnkuptohet procesi i daljes tė dhėmbėve tė
parė te fėmija. Zakonisht i pari del dhėmbi i pėrparmė i poshtėm
e pastaj i pėrparmi lart. Kur fėmija do tė rritet pak, kėto
dhėmbė tė para do tė zėvendėsohen me dhėmbė tė pėrhershme.
Zakonisht fillon mes muajit 4-7, por disa fėmijė lindin me
dhėmbė, e te tė tjerė dhėmbėt nuk dalin deri nė muajin e
dymbėdhjetė. Tė dy situatat llogariten si normale. Mund tė mos
ketė asnjė simptomė ose dalja e dhėmbėve mund tė jetė me
dhimbje. Mishi i dhėmbėve (gjingjivat) mund tė jetė i ėnjtur dhe
me dhimbje. Prezente ėshtė njė tajitje e zmadhuar e jargės.
Fėmija fut nė gojė ēfarėdo dhe e pėrtyp. Mund tė jetė i
padisponuar dhe i shqetėsuar. Pėrkundrejt bindjes tė pėrhapur,
dalja e dhėmbėve nuk shkakton temperaturė tė lartė e as probleme
me tė fleturin apo diarre. Fėmijės mund ti jepni tė pėrtyp njė
shtojcė speciale pėr dhėmbė (apo diēka tė fortė, qė ėshtė
mjaftueshėm e madhe qė tė mos e gėlltit). Me kėtė mund ti
lehtėsohet dhimbja. Mos i jepni tė pėrtyp unazė pėr gjingjiva me
pėrmbajtje tė lėngėt brenda. Mund tė ndodh qė tė pėlcet a
pėrmbajtja brenda nuk ėshtė e sigurtė. Nėse unazėn speciale pėr
gjingjivat e futni nė frigorifer nxirreni jashtė para se tė
forcohet tepėr. Nėse ėshtė shumė e fortė mund ti gėrvishtė
gjingjivat e ėnjtura tė bebes. Me gishtin tuaj (paraprakisht tė
larė) u bėni masazhė gjingjivave. Asnjėherė mos ia varni unazėn
rreth qafės. Mund tė mbytet. Ia fshini jargat nė fytyrė qė tė
pengoni paraqitjen e rashit. Nėse ėshtė i sėmurė i jepni
acetaminofenė qė tia lehtėsoni. Kulaēe pėr gjingjiva nuk
preferohen pasi pėrmbajnė sheqer dhe mund tė shkaktojnė karies.
Procesi i daljes sė dhėmbėve zgjat zakonisht 20 dhėmbėt e para
dalin deri 2.5-3 vjet.11. Dehidrimi
Nė kushte normale, organizmi pėr ēdo ditė humbet njė sasi tė
caktuar tė ujit pėrmes urinės, lotėve, djersės dhe
jashtėqitjeve. Nėse kėta humbje janė shumė tė mėdha vjen deri te
dehidri mi. Sa mė i vogėl qė ėshtė fėmija (sidomos foshnjė ose
fėmijė i vogėl), aq dehidrimi ėshtė gjendje mė serioze, e cila
ndonjėherė mund ta kėrcėnoj ė edhe jetėn e fėmijės. Mund tė
ndodh si rezultat i zmadhimit tė humbjes sė ujit, i shkaktuar
nga temperatura e lartė, diarre, vjellje ose aktivitet fizik i
tepruar. Nė situata tė tilla kini kujdes pėr shfaqjen eventuale
tė shenjave tė dehidrimit te fėmija juaj. Fėmijėt mė tė vegjėl
dehidrojnė lehtė.
12. Dhembja
Dhembja paraqet vuajtje fizike dhe psikike, qė krijohet si
rezultat i dėmtimit tė indeve dhe organeve tė ndryshme, i
shkaktuar nga faktorė tė ndryshėm. Mė parė ėshtė menduar se
fėmijėt kanė tolerancė mė tė madhe ndaj dhembjes, pėr shkak tė
mospjekurisė biologjike, se reagojnė mė mirė ndaj anelgjetikėve
dhe se tregojnė prirje mė tė madhe ndaj kėtyre barėrave. Dhembja
mund tė ndodh pėr shkak tė ndonjė intervence ose pas
operacionit. Nė situata tė tilla, zakonisht jepen
analgjetikė-barėra qė i pėrshkruan mjeku, tė cilat ndikojnė pėr
ta zvogėluar dhembjen. Disa gjendje, siē janė sėmundjet malinje
ose disa sindrome tjera me dhembje karakterizohen me dhembje tė
fortė. Tek ata, nė tretmanin e dhembjes, pėrveē mjekut, nė
mėnyrė aktive janė tė inkuadruar edhe prindėrit. Ėshtė e
rėndėsishme tė dihet, se te sėmundjet malinje, barėrat opijate
nuk duhet tė rruhen pėr stadin e fundit, por nėn kontrollin e
mjekut, duhet tė aplikohen mė herėt, atėherė kur dhembja bėhet
intensive.14. Sėmundja e sheqerit te fėmijėt
Sėmundja e sheqerit (diabeti) ndodh kur nė organizėm ėshtė i
pamjaftueshėm hormoni insulinė. Qė tė mundet tė punojė organizmi
i ynė, duhet tė sigurojė energji tė nevojshme, ngjashėm sikurse
pėr tė punuar vetura duhet tė ketė benzinė. Organizmi e pranon
kėtė energji, ashtu qė ushqimin tė cilin e pranon e zbėrthen nė
glikozė, tė cilėn mė tutje kryesisht e pėrdor si energji. Kėto
procese ndodhin nė zorrė dhe nė mėlēi, kurse janė tė ndihmuara
nga enzima tė caktuara. Ekzistojnė dy lloje kryesore tė
diabetit: tipi 1 dhe tipi 2. Fėmijėt dhe tė rinjtė kryesisht
fitojnė diabetin e tipit 1 i cili paraqitet pėr shkak tė
mungesės sė insulinės. Njerėzit tė cilėt fitojnė diabetin nė
mosha mė tė vjetra, zakonisht fitojnė tipin 2 tė diabetit, kur
kanė insulinė, por ai nuk vepron normalisht. Edhe pse rrallė,
edhe nė moshėn fėmijėrore mund tė paraqitet diabeti. Diabeti i
tipit 1 ndodh nėse janė tė shkatėrruara qelizat e pankreasit, tė
cilėt pėr kėtė shkak nuk mund tė prodhojnė insulin tė
mjaftueshėm. Diabeti te fėmijėt mė sė shpeshti fillon nė moshėn
12-15 vjeēe, por disa fėmijė mund ta fitojnė shumė mė herėt,
kurse te tė tjerėt mund tė fillojė mė vonė. Edhe pse sasia e
insulinit zvogėlohet gradualisht, fėmija mė sė shpeshti sėmuret
pėrnjėherė (akute).
15. Displazioni i zhvillimit tė kėrdhokullit (DZhK)
Mė parė njihej me emrin dislokimi i lindur i kėrdhokullit. Nė
fakt nyja e kėrdhokullit te foshnja e lindur ėshtė e dislokuar
ose me tendencė pėr dislokim. Rreth 95 pėr qind prej fėmijėve tė
lindur me DZhK mund tė shėrohen me sukses. Mė shpesh bėhet fjalė
pėr vajza (raporti 1:600 te vajzat krahas 1:3000 te djemtė).
Kėrdhokulli i majtė, tre herė mė shpesh ėshtė i pėrfshirė nė
krahasim me tė djathtin. Nuk ėshtė i rrallė dhe dislokimi i tė
dy kėrdhokullave. DZhK ėshtė mė i shpeshtė te foshnjat tė
lindura me disa sėmundje tė veēanta, siē ėshtė paraliza
cerebrale dhe spina bifida. Nė 1/3 e rasteve ekziston anamnezė
familjare pozitive.
#Post#: 4536--------------------------------------------------
Re: 60 sėmundjet qė rrezikojnė fėmijėt nga lindja deri ne
adoleshencė
DIR By: LoveR
Date: October 24, 2012, 5:10 am
---------------------------------------------------------
16. Dermatiti atopik (ekzema)
Dermatiti atopik (njėlloj ekzemi) ėshtė sėmundje me kohėzgjatje
dhe pėrsėritėse e lėkurės. Fjala dermatitis shėnon reakcion
ndezės tė lėkurės, kurse fjala atopike tregon se nė bazė ėshtė
anim i trashėguar pėr zhvillimin e raste alergjike. Dermatiti
atopik nuk ėshtė sėmundje ngjitėse, nuk bartet prej njėrit tek
personi tjetėr gjatė kontaktit. Shkaku nuk ėshtė i njohur. Ėshtė
vėrtetuar pjesėmarrja e faktorėve gjenetik (faktorėve
trashėgues) si dhe faktorė nga mjedisi. Nėse njėri ose qė tė dy
prindėrit kanė pasur ndryshime nė lėkurė gjatė fėmijėrisė sė
tyre ose /janė tė sėmurė nga rinitisi alergjik dhe astma,
mundėsitė pėr paraqitjen e dermatitit atopik te fėmija ėshtė mė
i madh. Shenjat mė tė shpeshta janė paraqitja e lėkurės sė
thatė, kruarje e shprehur, si dhe dalje tė puērrave nė fytyrė,
nė anėn e brendshme tė bėrrylave, pas gjunjėve, shuplakat dhe
shputave, prapa veshėve. Pamja e ndryshimeve tė lėkurės varet
nga ajo se a ka kruarje fėmija dhe sa ka dhe se sa janė prezente
infeksione sekondare. Lėkura mund tė jetė me luspa, e ngritur
dhe e shkėlqyer, e mbuluar me flluska tė imta, a mundet tė
shtrydhet lėng me paraqitjen e koreve dhe infeksionit me
qelb.17. Probleme me tė fjeturin - mė shumė se njė bebe
Pėr prindėrit e binjakėve, trinjakėve, katėrnjakėve ose tė mė
shumė fėmijėve mund tė paraqitet njė problem i vėrtetė kur duhet
ti venė nė gjumė fėmijėt e tyre. Ata mund tė qajnė dhe tė
luajnė gjatė tėrė natės, ndėrsa prindėrit tė rraskapiten pėr njė
kohė shumė tė shkurtė. Pėr kėtė ndihmojnė dhe problemet shtesė
tė cilat janė tė shpeshta te kėto fėmijė, siē ėshtė pesha e
vogėl trupore dhe nevoja pėr ti ushqyer shpesh (mė shpesh se
fėmijėt tjerė). Qė tu krijoni shprehi pėr gjumė nate, e
rėndėsishme ėshtė qė ēdo natė ti vini nė shtrat nė mėnyrėn e
njėjtė. Me partnerin tuaj apo me ata qė u ndihmojnė merruni vesh
qė ta vendosni rutinėn pėr gjumė nate.
18. Pozita e fėmijės gjatė fjetjes
A ėshtė mė mirė foshnja tė flejė nė shpinė apo nė bark?
Shumica e pėrfaqėsuesve tė botės sė kafshėve (pėrveē njeriut)
nuk flenė nė shpinė, por nė bark. Gjatė viteve tetėdhjetė tė
shekullit tė kaluar, ekzistonte tendencė foshnjat tė vendosen tė
flenė nė bark. Si rezultat i pėrvojave tė asaj kohe, qėndrimet e
sotshme janė tė reviduara. Nė vitin 1992 Akademia Amerikane pėr
Pediatri rekomandoi qė foshnjat e shėndetshme me tė vogla se 6
muaj tė flenė nė shpinė. Ky rekomandim bazohej nė dijenitė e
mėparshme se fjetja nė bark mund tė sjell deri te vdekja e
papritur e foshnjės dhe se nė SHBA nga ky shkak vdesin rreth
3000 foshnja nė vit. Edhe pse nuk ėshtė krejtėsisht e qartė se
ēfarė nė tė vėrtetė e shkakton vdekjen e papritur dhe tė
paqartė, ėshtė vėrtetuar se fjetja nė shpinė e zvogėlon kėtė
numėr pėr mė shumė se 40 pėr qind.
19. Gjumi dhe fėmija juaj
Net pa gjumė pas ardhjes tė foshnjės sė re deri kur?
Pėr prindėrit e rinj ėshtė njė sfidė e madhe si tė pranohet njė
situatė e re, nė tė cilėn pėr shkak tė nevojave tė foshnjės, ata
duhet ta prishin gjumin ēdo natė, mandej ndjehen kronik tė
lodhur dhe tė pa fjetur. Fakt ėshtė se foshnjat kanė nevojė pėr
ti ushqyer dhe pėr tua ndėrruar pelenat nė intervale tė
rregullta, gjatė 24 orėve. Por e besueshme ėshtė qė fėmija juaj
sė shpejti do tė koordinohet me rutinėn e rėndomtė familjare dhe
do tė flejė mė shumė gjatė natės. Netėt e pagjumė nuk do tė
zgjasin pa kufi. Por, tė mos e gėnjejmė veten! E sigurt ėshtė qė
prindėrit e rinj do tė duhet tė heqin dorė nga netėt pa brenga
dhe nga fjetja kur u konvenon dhe sa u konvenon atyre siē kanė
bėrė nė periudhėn para ardhjes tė anėtarit tė ri. Tani ai ka
prioritet nė orarin familjar. Disa kėshilla mund tju shėrbejnė
dhe tju ndihmojnė mė lehtė tė ballafaqoheni me situatėn e
re.20. I porsalinduri dhe vitamina K
Vitamina K ėshtė e nevojshme pėr koagulimin e gjakut. Fėmijėt mė
tė mėdhenj dhe tė rriturit zakonisht me vitaminė K furnizohen
nėpėrmjet baktereve nė zorrėt qė e prodhojnė vitaminėn dhe nė
sasi tė caktuar nga ushqimi. Nėse nuk ka mjaftueshėm vitaminė K,
prerje tė vogla mund tė sjellin deri te gjakosje qė do tė gjas
mė shumė se sa duhet dhe nga lėndime tė vogla mund tė krijohen
hematome tė mėdha. Gjakosja mund tė shfaqet nė vende tė ndryshme
tė organizmit. Menjėherė pas lindjes bebet kanė shumė pak
vitaminė K. Vitamina K nuk e kalon placentėn, ndėrsa zorrėt pas
lindjes janė sterile (nuk ka baktere tė cilat do ta prodhojnė
vitaminėn K). Pas lindjes bebet pranojnė pak vitaminė K pėrmes
qumėshtit tė nėnės. Tė porsalindurit, gjatė javėve tė para
derisa bakteret e zorrėve nuk fillojnė ta prodhojnė, mund tė
kenė mungesė tė vitaminės K. Qumėshtit tė adaptuar i shtohet
vitaminė K, kėshtu qė fėmijėt nė ushqim artificial tė kenė mė
shumė. Disa bebe kanė gjakosje tepėr tė rėnda pėr shkak tė
mungesės sė vitaminės K mė tė rėnda janė gjakosjet nė tru, qė
shkaktojnė dėmtim tė pėrhershėm tė trurit. Kėto gjakosje
emėrtohen, sėmundje hemoragjike e tė porsalindurit.21.
Infeksionet e sistemit urinar te fėmijėt
Fėmija juaj ka infeksion tė traktit urinar (ose shkurtimisht
ITU), atėherė nė urinė (e marrur nė mėnyrė korrekte) do tė
pwrfitohet rritje sinjifikante e baktereve. Pėrveē kėsaj, janė
prezent simptoma dhe shenja tė caktuara qė sugjerojnė nė
infeksion urinar. Infeksionet e sistemit urinar janė tė
shkaktuara nga bakteret. Bakteret hyjnė sė pari nė fshikėzėn e
urinės, duke u ngjitur nėpėr uretėr. Nė pėrgjithėsi, uretra
ėshtė e mbrojtur, por nėse vrima e uretrės (ose te vajzat vulva)
ėshtė e inflamuar, bakteret shumėzohen lehtė. Te njė pjesė e
fėmijėve deri tek infeksioni vjen pėr shkak tė prezencės sė
anomalive tė cilat e pengojnė rrjedhjen normale tė urinės:
anomali obstruktive ose refluks. Tek fėmija juaj, infeksioni
mund tė shkaktojė sėmundje dhe tregon tendencė pėr tu
pėrsėritur. Tek njė pjesė e fėmijėve me ITU, tek tė cilėt janė
prezente anomali, ata duhet tė trajtohen nė mėnyrė adekuate, qė
tė pengohet dėmtimi i veshkave. Qė tė shihet a ekzistojnė
anomali te fėmija juaj, ėshtė e nevojshme qė tė bėhet ekzaminim
me tė cilin do tė shihen veshkat dhe trakti urinar siē ėshtė
ultra zėri ose ndoshta edhe inēizime tjera.
*****************************************************
Page 1 of 2
DIR Next Page