URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: KURIOZITETE
       *****************************************************
       #Post#: 4497--------------------------------------------------
       Dhjetė gjėrat qė ndryshuan papritmas botėn (Foto)
   DIR By: LoveR
       Date: October 22, 2012, 6:06 am
       ---------------------------------------------------------
       Njeriu modern ėshtė bėrė i lazdruar: shumė nga arritjet mė tė
       rėndėsishme tė qytetėrimit i ka harruar, nė veēanti ato qė janė
       zhvilluar para mė shumė se 30 viteve. Ndėrsa, e vėrteta ėshtė se
       kėto zbulime ia kanė bėrė jetėn mė tė lehtė...
       Portali amerikan Io9 sjellė 10 pėrparimet teknologjike qė janė
       zhvilluar gjatė shekullit tė kaluar, e qė vazhdojnė ta
       ndryshojnė botėn, ndonėse nga kėto zbulime nė fillim nuk pritej
       gjė me rėndėsi.
       1. Procesi Haber-Bosch
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/2010/01zb.gif
       Nė fillim tė shekullit XX, kimisti gjerman Fritz Haber ishte
       jashtėzakonisht i shqetėsuar nė lidhje me rritjen e numrit tė
       njerėzve nė botė, e po ashtu me nevojėn e prodhimit tė sasisė mė
       tė madhe tė ushqimit. Sė shpejti ai erdhi tek njė zbulim
       revolucionar: amoniaku qė pėrdoret pėr tė prodhuar plehra mund
       tė bėhet nga pėrzierja e azotit dhe ujit. Kėshtu u krijua
       mundėsia pėr tė prodhuar sasi mė tė madhe tė plehrave.
       Vlerėsohet se zbulimi i tij ka mundėsuar tė ushqyerit e njė tė
       tretės sė popullatės sė botės. Fjala ėshtė pėr njė zbulim tė
       madh tė cilin pak kush e pėrmend.
       2. Vaksinat
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/2010/02zb.gif
       Mbi 85 mijė raste tė sėmundjeve qė mund tė parandalohen nga
       vaksinat, regjistrohen ēdo vit tė gjithė Amerikėn. Globalisht,
       ēdo vit mbi tre milionė njerėz vdesin kryesisht pėr shkak se nuk
       kanė qasje tek vaksinat. Pėrkundėr kėsaj, harrohet nga ēka na
       mbrojnė ato: paraliza e fėmijėve, difteria, kolla e mirė,
       fruthi, shytat, rubeola, fruthi, hepatiti A dhe B, si dhe shumė
       sėmundje tė tjera. Mos harroni kėtu as antibiotikėt qė zbatohen
       nga viti 1945, e tė cilat kanė penguar vdekjet e panumėrta.
       3. Pilulat kontraceptive
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/2010/03zb.gif
       Zbulimi i pilulave kontraceptive mė 1960 ka paraqitur njė
       revolucion biologjik dhe sociologjik. Pėr herė tė parė nė
       historinė e grave ato ishin nė gjendje qė pėrkohėsisht "tė
       fikin" fertilitetin e tyre. Pėr mė shumė, pėrdorimi i tyre ka
       ndryshuar aspektet sociale dhe ekonomike nė shtetet ku ato
       pėrdoren. Ndikimi i tyre nuk mund tė injorohet: pilula
       kontraceptive i ka dhėnė rol tė ri gruas nė ekonomi dhe nė
       dituri, duke prolonguar kohėn kur ajo vendosė tė bėhet nėnė. Kjo
       ndryshoi rregullat e roleve gjinore, duke ua lejuar grave tė
       investojnė nė arsimimin dhe karrierėn e tyre.
       4. Fibrat optikė
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/2010/04zb.gif
       Zakonisht tė punuara nga qelqi dhe plastika, fibrat optikė
       shėrbejnė pėr transmetimin e informacionit duke pėrdorur dritėn.
       Fibrat optikė janė vendosur nė kabllo optike dhe edhe pse janė
       zhvilluar nė fund tė shekulli XIX, tek nė vitet '70 tė shekulli
       XX kanė gjetur zbatim tė madh. Kėto kabllo janė bėrė superior
       ndaj atyre tė mėparshėm, pėrfshirė kėtu rezistencėn ndaj
       ndėrhyrjeve elektromagnetike, siguri tė tė dhėnave,
       pėrēueshmėri, rezistencė ndaj shkėndijave tė rrezikshme, lehtėsi
       e instalimit dhe depėrtueshmėri nė distanca tė gjata. Fibrat
       optikė kanė hapur rrugėn pėr revolucionin nė internet.
       5. Mbarėshtimi nė fabrika
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/2010/05zb.gif
       Kėtė arritje teknologjike vėshtirė se dikush e pėlqen.
       Megjithatė, efektet e saj nė shoqėrinė moderne (pėr tė mirė ose
       keq) ėshtė vėshtirė tė injorohen. Kjo ka lejuar migrimin e
       njerėzve nga zonat rurale nė ato urbane, dhe qė nga viti 2007,
       pėr herė tė parė nė historinė e njerėzimit mė shumė njerėz
       jetojnė nė qytet se nė fshat. Si njė mbarėshtim efikas dhe i
       mekanizuar, kjo nuk kėrkon numėr tė madh tė bujqve apo
       blegtorėve. Ana pozitive e kėsaj ėshtė qasja mė e lehtė nė
       ushqim, nė forcėn punėtore dhe treg tė qėndrueshėm tė eksportit.
       Ndėrsa, anėt negative janė ndikimi nė mjedis dhe nė shėndet tė
       njeriut. Pėr shkak tė kėsaj, disa ekspertė e cilėsojnė si njė
       nga zbulimet mė tė kėqija tė shekullit XX.
       6. Sizmologjia
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/2010/06zb.gif
       Ėshtė mjaftė i pabesueshėm fakti se ne e kemi teknologjinė qė na
       lejon tė shohim se ēfarė po ndodh nėn tokė. Testet sizmike na
       lejojnė tė pėrcaktojmė karakteristikat e ndryshme dhe pėrbėrjen
       e zonės sė pėrzgjedhur nėntokėsore me valėt sizmike. Nė fakt,
       kjo na lejon tė dimė se ēka ka nėn tokė para se tė fillojė
       gėrmimi. Paramendoni se sa do t’ju kushtonte gjeologėve tė
       zbulojnė me hamendje se ku ka rezerva nafte? Apo ku mund tė
       ndėrtohen rrokaqiejt nėse nuk do tė ishte e mundur tė vėrtetohet
       baza e mirė? Pos aspektit komercial, analizat sizmike janė
       dėshmuar tė paēmuara edhe pėr studiuesit dhe hulumtuesit e
       detit.
       7. Zinxhiri i furnizimit
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/2010/07zb.gif
       Menaxhimi i zinxhirit tė furnizimit ka revolucionarizuar mėnyrėn
       se si funksionojnė kompanitė. Fjala ėshtė pėr zbulimin qė ka
       rezultuar me mė pak shpenzime pėr konsumatorėt, meqė raftet nė
       dyqane vazhdimisht furnizohen me produkte. Kltl model e ka
       pėrsosur “Wal-Mart” dhe i njėjti ėshtė kopjuar pothuajse nė
       gjithė botėn.
       8. Plastika
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/2010/08zb.gif
       Plastike ėshtė pėrdorur pothuajse kudo dhe pa tė bota do tė
       ishte njė vend krejtėsisht ndryshe. Ajo ėshtė pėrdorur nė
       aeronautikė, nė ndėrtimtari, elektronikė, paketim dhe transport.
       Ajo ėshtė e lirė, e fortė dhe shumė e lehtė. Plastike ka ulur
       nevojėn njerėzore pėr dru dhe burime tė tjera dhe nėse
       riciklohet si duhet, mund tė pėrdoret disa herė. Pėr fat tė keq,
       shpesh pėrfundon nė tokė, gjė qė ka rezultuar me njė “ishull
       plastik” nė Oqeanin Paqėsor (qė mund tė jetė njė mit) dhe
       efektet toksike.
       9. Shpėrndarja me kontejnerė tė anijeve
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/2010/09zb.gif
       Edhe pse kjo gjė tani duket e logjikshme, kontejnerėt e anijeve
       revolucionarizuan industrinė e transportit. Kjo ėshtė arsyeja se
       pse New Yorku dhe Londra kanė pushuar tė jenė porte tė
       rėndėsishme dhe u zėvendėsuan nga Oaklandi dhe tė tjerat. Seria
       e parė e kontejnerėve tė standardizuar ėshtė dėrguar nga Newarku
       nė Houston mė 1956, pas disa viteve tė negociatave dhe shumave
       tė mėdha parash tė nevojshme pėr kėtė punė. Ideja u pranua me
       padurim dhe rezultoi nė tė ashtuquajturin kontejerizimin tė
       anijeve. Futja e kontejnerėve ka rezultuar me rėnie dramatike nė
       kostot e transportit dhe rritjen e efikasitetit.
       10. Operacionet e kėrkimit dhe programimi linear
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/2010/10zb.gif
       Kėto dy teknika na lejojnė tė marrin vendime tė mira dhe
       optimizim tė sistemit. Operacionet kėrkimore u aplikuan gjatė
       Luftės sė Dytė Botėrore pėr tė ndihmuar aleatėt pėr tė zhvilluar
       sisteme pėr strategji mė tė mirė kundėr bombarduesve gjermanė.
       “Vėllai” mė i ri i tij - programimi linear - ėshtė njė mjet qė e
       lejon atė tė punojė mė mirė. Fjala ėshtė pėr teknikėn
       matematikore tė pėrdorur pėr tė llogaritur zgjidhjen mė tė mirė
       tė mundshme me burime tė pakta, qoftė kjo pėr energji, makina,
       materiale, para, staf, hapėsirė, kohė... /Telegrafi/
       *****************************************************
       Page 1 of 1