URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: LAJME NGA KOSOVA
       *****************************************************
       #Post#: 4494--------------------------------------------------
       Protesta e Lėvizjes Vetėvendosje : Disa tė lėnduar, tre prej
       tyre mė rėndė
   DIR By: LoveR
       Date: October 22, 2012, 4:14 am
       ---------------------------------------------------------
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.1022095343568_m.jpg
       Lėvizja Vetėvendosje njoftoi se protesta po vazhdon, ndėrkaq
       janė liruar lideri i kėsaj Lėvizjeje, Albin Kurti, dhe deputetėt
       Librun Aliu e Albana Fetoshi, janė liruar. Vetėvendosje njoftoi
       se ka disa tė lėnduar, nė mesin e tyre tre janė mė rėndė, Liburn
       Aliu, Glauk Konjufca dhe Anita Shabani.
       Vetėvendosje konfirmoi se Anita Shabani ėshtė shkelur nė bark,
       Liburn Aliu ėshtė i lėnduar nė fytyrė, ndėrsa Glauk Konjufca ka
       qenė nė gjendje mė tė rėndė pėr shkak tė gazlotsjellėsit. Pėrveē
       gazlotsjellėsit, Policia ka pėrdorur edhe sprej.
       Erzen Vraniqi nga Vetėvendosje konfirmoi pėr Telegrafin se janė
       rreth 22 tė arrestuar, ndėrsa momentalisht protestuesit nuk janė
       duke u lėnė tė ecin mė tutje nga Njėsia Speciale e Kosovės.
       Ai sqaroi pėr Telegrafin se qėllimi i aksionit ka qenė qė
       simbolikisht tė bllokohet hyrja e Qeverisė pėr shkak tė takimit
       Thaēi–Dacic dhe bisedimeve me Serbinė.
       Vraniqi tha se nuk kanė arritur as t’i ofrohen objektit tė
       Qeverisė pėr shkak tė intervenimit tė Policisė.
       E plotėsuar: Derisa protesta e Vetėvendosjes po vazhdon,
       njoftohet se lideri i kėsaj Lėvizjeje, Albin Kurti, dhe
       deputetėt Librun Aliu e Albana Fetoshi, janė liruar. Ata u
       arrestuan gjatė pėrleshjes sė policisė me protestuesit.
       E plotėsuar: Protestuesit nė kėto momente janė duke qėndruar nė
       shesh, gjegjėsisht para Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe
       Sporteve. Nė mesin e protestuesve janė edhe deputetėt, Albin
       Kurti dhe Visar Ymeri, ndėrsa Kordoni i Njėsisė Speciale ndodhet
       te Ministria e Kulturės, pėrballė protestuesve tė cilėt
       brohorasin parullėn “Bashkim me Shqipėrinė, jo pazare me
       Serbinė”.
       Lirohet Kurti, Liburn Aliu dhe Xhelal Sveēla tė arrestuar
       E plotėsuar: Aktivistė tė lėvizjes Vetėvendosje tė hėnėn nė orėt
       e mėngjesit kanė ndėrmarrė njė aksion kundėr takimit Thaēi–Dacic
       dhe bisedimeve me Serbinė, ndėrsa njoftohet se ėshtė arrestuar
       deputeti i Lėvizjes Vetėvendosje, Liburn Aliu dhe Xhelal Sveēla.
       Nė raportin e Vetėvendosjes bėhet e ditur se 1000 forca policore
       kanė rrethuar gjithė sheshin, po hedhin gaz lotsjellės deri te
       Teatri Kombėtar si dhe kanė rrethuar tė gjitha hyrjen pėr nė
       sheshin “Nėnė Tereza". I arrestuar ka qenė edhe Albin Kurti, por
       ėshtė liruar.
       E pranishme ėshtė edhe ndihma e shpejtė, ndėrsa gazetarėt nė
       terren informojnė se ka pasur nė tokė edhe qepė pėr shkak tė
       gazlotsjellėsit.
       Pasi qė Policia ka arrestuar aktivistė e Vetėvendosjes, larg
       syve tė publikut, persona tė ndryshėm kanė arritur tė shohin
       edhe dhunė ndaj tyre.
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/2010/liburni.jpg
       Aktivistėt e Vetėvendosjes nė sheshin “Nėna Terezė” po
       brohorisin parullėn “Bashkim me Shqipėrinė, jo pazare me
       Serbinė”. /Telegrafi/
       
       *****************************************************
       Page 1 of 1