DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: KURIOZITETE
*****************************************************
#Post#: 4489--------------------------------------------------
GĖNJESHTRA E QUAJTUR DAVID ROSE
DIR By: LoveR
Date: October 19, 2012, 3:10 am
---------------------------------------------------------
HTML http://www.gazetaexpress.com/repository/images/thumb_670x357/TEMA,_foto1,_18_tetor_12_190478.jpg
Rrėfimi pėr tė riun 24-vjeēar, David Rose, i cili ishte i sėmurė
rėndė, ditėve tė fundit preku shumėkėnd nė botė. Por, tani po
del se tregimi pėr tė nuk ishte fare i tillė.
Kuadriplegjiku i shurdhėr dhe me paralizė cerebrale, nėpėrmjet
postimeve tė tij nė rrjetin Twitter, por edhe me blogun dhe
letrėn e tij pėrshėndetėse, tė cilėn pas vdekjes sė tij e
publikoi e motra, preku shumėkėnd qė i pa dhe lexoi, dhe u bė
lajm kryesor i tė gjitha medieve tė mėdha botėrore.
Bota u mrekullua me David Rose
Shumė shfrytėzues tė rrjetit Twitter nuk hezitonin tė pėrdornin
hashtag #on Wheels pėr tė shprehur mbėshtetjen e tyre pėr tė.
Madje, nė njė moment llogaria @daveonwheels shkoi nė mbi 15,000
pėrkrahės, edhe pse pothuajse nė tė njėjtėn kohė rrėfimi pėr
Rose po bėhej goxha i ēuditshėm.
David Rose shkroi nė Twitter se pėrfundoi nė spital, ndėrkohė qė
The Chive po pėrcillte me vėmendje gjithēka qė postonte qė blog
motra e tij, Nichole Rose. Tė enjten e kaluar, Nichole njoftoi
se David kishte vdekur, ndėrsa fjalėt e tij tė fundit u
transmetuan nga tė gjitha mediat e mėdha botėrore. Nė ndėrkohė,
llogaria e tij nė Twitter shuhet. E njėjta gjė ndodhė edhe me
blogun e tij.
Pas kėsaj, blogerja kanadeze, Kristi-Anne, publikon njė shkrim
pėr njė shok tė saj qė ishte prekur tepėr shumė me rrėfimin e
David, dhe tė njėjtin kishte vendosur tia dėrgonte edhe e-mail
stacionit The Chive. Shkrimi i saj fillon me pyetje tė shumta
rreth asaj se si ėshtė e mundur qė njė njeri, i cili mund tė
shkruante vetėm katėr fjalė nė minutė, tė komunikonte me aq
shumė njerėz pėrnjėherėsh. Kristi-Anne, pra, filloi kėshtu me
zbardhjen graduale tė gjithė tregimit.
Zbulimi qė filloi nga fotografia
Si dėshmi tė dyshimeve tė saj, Krsti-Anne bashkėngjiti edhe njė
fotografi, nė tė cilėn mendohej se ndodhej Dave, duke pohuar se
aty nė fakt bėhej fjalė pėr njėfarė Hunter Dunn, nga Virginia
(SHBA).
Ekipi i The Chive ndėrkohė kishte shprehur dėshirėn qė tė merrte
pjesė nė varrimin e Dave Rose, por kur motra e tij, Nichole
shpiku disa arsyetime, pėr shkak tė tė cilave ajo smund tė
takohej me ta, ekipi angazhoi njė detektiv privat. E ky i fundit
zbuloi se kohėve tė fundit nuk kishte vdekur asnjė person qė
quhej Dave Rose.
Veē kėsaj, Kristi-Anne arrit tė zbulojė se personi qė i kishte
shkruar postimet nė llogarinė e Dave, nė Twitter, pėr publikimin
e tyre pėrdorte TweetDeckun, tė cilin nuk mund ta pėrdor askush
qė pėr tė shkruar shfrytėzon ēfarėdo pajisje pėr pėrcjelljen e
lėvizjeve tė syrit.
Pra, tė gjitha copėzat e mozaikut filluan tė binin nė vend,
megjithėse gjithė gėnjeshtra u zbulua tė hėnėn, kur njė person,
qė u nėnshkrua si Nichole Rose, shkroi disa fjali nė blogun e
KristiAnne.
"Urime pėr hetimin shumė serioz online. Unė e fillova tė tėrėn,
megjithėse ėshtė dashur tė vdisja qetė bashkė me Davidin, kėshtu
qė edhe Nichole, thjesht, do tė zhdukej, thuhej nė postim, nė
tė cilin shkruesi e pranoi se ishte mashkull.
"Rrėfimi ėshtė dashur ti inspironte njerėzit, por tashmė
gjithēka ėshtė shkatėrruar, theksonte tutje ai.
Por, ky mashtrim nuk filloi brenda natės.
"Dave" u shfaq nė rrjetin Facebook nė vitin 2007, ndėrsa nė
Twitter nė vitin 2010. Nganjėherė, "ai" dhe "motra e tij"
shkėmbenin disa dhjetėra mesazhe brenda ditės.
Gėnjeshtari misterioz shkroi se nuk dėshironte tė bėhej i
famshėm, dhe se deri para pak kohėsh kishte shumė pak miq.
Publikimi i fundit ėshtė shkruar pėr ti inspiruar njerėzit qė
tė duhen dhe tė bėjnė jetė mė tė mirė, por zbulimi se e tėra
ishte njė gėnjeshtėr e shkatėrroi tėrė rrėfimin. Shpresoj qė
njerėzit, tė cilėt u prekėn nga ky rrėfim, do tė vazhdojnė tė
jetojnė sipas parimeve qė i nxiti ai, megjithėse kjo mė duket
fare pak e mundur, shkroi ai, derisa sqaroi se kishte pranuar
mesazhe nga njerėz tė rinj qė donin tė bėnin vetėvrasje, por qė
ndėrruan mendje pas letrės pėrshėndetėse tė Dave.
Pas vdekjes s tij, shumė njerėz u lajmėruan dhe ofruan para,
por Dave pohon se i refuzoi tė gjithė.
"Ju kėrkoj falje tė gjithė atyre tek tė cilėt ky rrėfim pati
ndikim; nga ata me tė cilėt kurrė nuk e shkėmbeva asnjė fjalė, e
deri tek ata me tė cilėt, gjatė viteve, pata biseda tė gjata dhe
emocionale, pėrfundoi ai.
Veē kėsaj, Dave kėrkoi falje edhe nga Hunter Dunn. Ky i fundit
ėshtė njė njeri qė vėrtet vuan nga paraliza cerebrale, dhe i
cili sivjet shkroi fjalimin qė u lexua me rastin e dorėzimit tė
dėftesave nė njė shkollė nė Virginia. Fjalimin e lexoi njė shok
i tij. Hunter pėr Dave shėrbeu si motiv i vendosmėrisė, i
pėrcaktimit tė synimeve, dhe i gjetjes sė shtytjes pėr
tejkalimin e vėshtirėsive jetėsore, shkruan portali amerikan
Daily Buzz./Gazetaexpress
*****************************************************
Page 1 of 1