DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: KURIOZITETE
*****************************************************
#Post#: 4487--------------------------------------------------
CIA i gjen grua terroristit (pėr ta vrarė)
DIR By: LoveR
Date: October 18, 2012, 8:14 am
---------------------------------------------------------
Shėrbimi sekret amerikan e kishte paguar 250 mijė USD njė spiun
danez qė ta martonte dhe mė pas ta eliminonte
HTML http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2012/10/Anwar-al-Awlaki.-320x206.jpg
Njė spiun danez pohon se ka ndihmuar CIA qė tė eliminonte njė
eksponent tė lartė tė Al Kaeda nė Jemen. 36 vjeēari Morten
Storm, me njė tė kaluar tė errėt dhe mė pas i konvertuar nė
mysliman, pohon se ka kontribuar pėr eliminimin e terroristit nė
shtator 2011. Morten Storm kishte arritur tė bashkohej me
islamikėt radikalė, ku kishte krijuar njohje edhe me terroristin
Anwar al Awlaki. Mė pas, nė vitin 2006, i zhgėnjyer prej tyre,
ai iu bashkua shėrbimit sekret danez, PET.
Nė kėtė moment hyn nė lojė CIA, e cila nisi ta shfrytėzojė pėr
lokalizimin dhe eliminimin e tij, pėr ti dhėnė njė goditje tė
fortė celulės sė Al Kaedas nė Jemen dhe nė gjithė Gadishullin
Arabik.
Storm thotė kur nisi tė kryente rolin e tė infiltruarit tė CIA-s
brenda Al Kaedas krijoi shumė afrimitet me terroristin. Njė ditė
al Awlaki i kėrkoi ti gjente njė grua, e cila sipas tij duhet
tė ishte europiane dhe mundėsisht bionde.
Nė kėtė moment shėrbimi sekret amerikan i ofron 250 mijė dollarė
shpėrblim danezit nė mėnyrė qė tė arrinte tė rekrutonte njė grua
qė plotėsonte kriteret e kėrkuara nga terroristi nė mėnyrė qė
pas martesės me al Awlaki ta vrite atė.
Kėshtu qė hyri nė lojė Aminah, njė 23-vjeēare kroate e
konvertuar nė islam. Storm bashkė me instruksionet pėrkatėse,
vendos nė valixhen e bagazheve tė 23 vjeēares edhe njė pajisje e
sofistikuar elektronike qė do tė shėrbente si lokalizator pėr
vendndodhjen e al Awlakit, por jo gjithēka shkoi sipas planit,
pasi njerėzit e Al Kaedas nuk e lejuan bashkėshorten e ardhshme
tė terroristit tė merrte me vete bagazhet, duke bėrė qė CIA tė
humbte gjurmėt e saj.
Anwar al Awlaki mbeti i vrarė vetėm rreth njė vit mė vonė, gjatė
njė sulmi me avionė pa pilot.
Me gjithė skenarin interesant tė rrėfyer nga spiuni danez,
burime zyrtare e pėrgėnjeshtrojnė rrėfimin e tij, duke e
konsideruar nė mos tė gjithin, pjesėn mė tė madhe tė tij tė
trilluar.(gazeta-Shqip.com)
*****************************************************
Page 1 of 1