DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: ARTI I KUZHINĖS
*****************************************************
#Post#: 4339--------------------------------------------------
Byrek me pule dhe kerpudha
DIR By: LoveR
Date: October 11, 2012, 3:03 am
---------------------------------------------------------
[IMG]
HTML http://i46.tinypic.com/1h5irn.jpg[/img]
Receta
500 gr peta tė njoma
500 gr gjoks pule
300 gr kėrpudha
250 gr djathė pice
Vaj ulliri Altis
Kripė
Piper
Pėrgatitja
Paraprakisht mishin e pulės e kemi zier. I heqim lekurėn dhe
fillojmė ta presim nė copėza.
Pasi kemi hedhur nė tigan vajin e ullirit Altis , shtojmė
mishin e pulės tė prerė nė copėza dhe bashkė me tė dhe
kėrpudhat.
I pėrziejmė 5-7 minuta. Shtojmė njė tabletė Knor pule,
piperin e zi dhe i lemė menjanė.
Hapi i dytė ėshtė shtrimi i petės sė njomė dhe lyerja e tyre njė
herė nė dy petė me vaj Altis ose me pėrzierjen ( vezė,
qumėsht dhe vaj), nėse dėshirojmė qė byreku tė dalė sa mė i butė
dhe jo krokant.
Kur arrijmė nė mesin e shtrimit tė petėve hedhim nė mėnyrė tė
njėtrajtshme mishin e pulės dhe kėrpudhat, duke i mbuluar sipėr
dhe me djathė pice.
Vijojmė shtrimin e petėve duke i spėrkatur si mė parė (lyerja e
tyre njė herė nė dy petė me vaj Altis).
Duhet tė kemi parasysh qė gjatė kthimit tė anės sė petėve, ti
lyejmė si mė parė pėrzierjen e pėrgatitur ( vezė, qumėsht dhe
vaj).
Byrekun e fusim nė furrėn e parangrohur nė temperaturė
maksimale.
Pas 5 minutash nga momenti i futjes sė byrekut nė furrė e ulim
temperaturėn nė 180 gradė celsius.
Mė pas e lemė nė furrė pėr 35 minuta tė piqet dhe byreku ėshtė
gati. (Balkanweb)
*****************************************************
Page 1 of 1