URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: <B>NĖNA DHE FĖMIJA</B>
       *****************************************************
       #Post#: 4331--------------------------------------------------
       Si tė kuroni lėkurėn e bebes
   DIR By: LoveR
       Date: October 10, 2012, 2:32 am
       ---------------------------------------------------------
  HTML http://www.telegrafi.com/fo/lifestyle/f.1006130454496_m.jpg
       Pėrpiquni qė faqet e bebes t’i lyeni me sa mė pak krem.
       Cilat produkte mė nevojiten pėr tė kuruar lėkurėn e bebes?
       Pa marrė parasysh se pėr cilėt prodhues tė produkteve do tė
       pėrcaktoheni, me rėndėsi ėshtė qė, para se t’i blini, tė shikoni
       se ai koleksion a i ėshtė dedikuar lėkurės sė ndjeshme tė
       bebeve. Ju nevojitet sapuni pėr larje, shamponi tepėr i butė,
       kremi tepėr i yndyrshėm pėr bebe pėr pjesėn nė tė cilėn i vihen
       pelenat dhe eventualisht pudra.
       A e dėmton sapuni lėkurėn e bebes sime?
       Jo, por mund ta thajė. Nėse vėreni se i ėshtė tharė lėkura bebes
       suaj, lyeni pas larjes nga koka deri te thembrat me ndonjė
       losion bebesh apo me kremin tė cilin e pėrdorni pėr pjesėn nė tė
       cilėn i vihen pelenat.
       A bėn t’i pėrdor facoletat e njomura, nėse e irritojnė lėkurėn e
       bebes sime?
       Nėse keni vėrejtur qė facoletat e njomura irritojnė lėkurėn e
       bebes suaj, reduktojeni deri nė minimum pėrdorimin e tyre.
       Pėrdorini vetėm kur nuk keni mundėsi t’ia lani prapanicėn bebes
       suaj me sapun dhe me ujė: kur jeni nė udhėtim apo jashtė
       shtėpisė. Mund tė provomi facoletat e thara, por qė kanė vaj
       bebeje brenda tyre, me tė cilat shumė mirė pastrohet dhe kurohet
       lėkura e bebes.
       A bėn t’ia lyej bebes faqet?
       Pėrpiquni qė faqet e bebes t’i lyeni me sa mė pak krem. Lyejani
       faqet pasi ta keni larė, por edhe para se ta vini nė gjumė.
       Faqet e bebes duhet tė mbrohen me krem nga ajri i ftohtė dhe i
       thatė dhe nga rrezet e forta tė diellit.
       /Telegrafi/
       *****************************************************
       Page 1 of 1