DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: KURIOZITETE
*****************************************************
#Post#: 3852--------------------------------------------------
Zbulohet papirusi qė flet pėr bashkėshorten e Jezusit
DIR By: LoveR
Date: September 21, 2012, 7:08 am
---------------------------------------------------------
Pėrkthimi i tekstit tė zbuluar
. jo mua. Nėna ime mė dha je[tė]
. dishepujt i thanė Jezusit
. mohoje. Maria ia vlen
. Jezusi u tha atyre, Gruaja Ime
. Ajo do tė jetė e aftė tė jetė dishepulli im
. Lėrini njerėzit e kėqij tė fryhen
. Sa pėr mua unė do tė rri me tė nė mėnyrė qė
Edhe pse ka shumė pyetje ende pa pėrgjigje, ky zbulim mund tė
rindezė debatin mbi faktin nėse Jezusi qe i martuar, nėse Maria
Magdalena ishte bashkėshortja e tij dhe nėse ai kishte njė
dishepull nga seksi i dobėt
Kėto debate kanė filluar qė nė shekujt e parė tė krishterimit,
por janė shumė tė rėndėsishme sot pėr shkak tė diskutimit mes tė
krishterėve mbi rolin e grave nė kishė dhe kufijtė e martesės
Ideja se Jezusi kishte njė bashkėshorte qe temė themelore e
librit tė shumėshitur Kodi i Da Vinēit nga Dan Brown. Por dr.
King thotė se nuk dėshiron tė ketė tė bėjė fare me kodin apo
autorin: Sė paku, mos thoni se kjo provon qė Dan Brown kishte
tė drejtė, thotė ajo
Krishterimi
Njė copė e vogėl 4 centimetra me 8 centimetra ėshtė dokumenti mė
i hershėm qė flet pėr bashkėshorten LAURIE GOODSTEIN, NYT
Njė historiane e Krishterimit tė Hershėm nė Universitetin e
Harvardit ka identifikuar njė mbetje papirusi, pėr tė cilėn
thotė se ėshtė shkruar nė gjuhėn kopte nė shekullin e katėrt dhe
pėrmban njė frazė tė paparė nė asnjė dokument tjetėr: Jezusi u
tha atyre, Gruaja ime
Fragmenti i papirusit ėshtė mė i vogėl se njė kartė identiteti
me tetė rreshta nė njėrėn anė, tė shkruara me bojė tė zezė dhe
qė lexohen me anė tė njė lenteje. Poshtė rreshtit ku shkruhet se
Jezusi kishte njė bashkėshorte, papirusi pėrfshin njė fragment
tjetėr provokativ ku thuhet ajo do tė jetė e aftė tė jetė
dishepulli im.
Zbulimi u bė publik nė Romė, tė martėn, nė Kongresin
Ndėrkombėtar tė Studimeve Kopte nga Karen L.King, njė historiane
e cila ka botuar shumė libra mbi biblat e zbuluara sė fundmi dhe
qė ėshtė gruaja e parė qė mban njė nga postet e profesoratit mė
tė vjetra tė Amerikės, atė tė profesorit tė ēėshtjeve fetare.
Prejardhja e fragmentit tė papirusit mbetet njė mister dhe
pronari ka dėshiruar tė mbetet i panjohur. Deri tė martėn, dr.
King ia pati treguar fragmentin vetėm njė rrethi tė ngushtė
ekspertėsh nė papirologji dhe nė gjuhėn kopte, tė cilėt dolėn nė
konkluzionin se ka shumė pak gjasa qė ky dokument tė jetė i
falsifikuar. Por ajo thotė se pret qė papirusi tė analizohet nga
mė shumė ekspertė nė mėnyrė qė tė dilet nė njė konkluzion mė tė
gjithėpranuar.
Edhe pse ka shumė pyetje ende pa pėrgjigje, ky zbulim mund tė
rindezė debatin mbi faktin nėse Jezusi ishte i martuar, nėse
Maria Magdalena qe bashkėshortja e tij dhe nėse ai kishte njė
dishepull nga seksi i dobėt. Kėto debate kanė filluar qė nė
shekujt e parė tė krishterimit, por janė shumė tė rėndėsishme
sot, pėr shkak tė diskutimit mes tė krishterėve mbi rolin e
grave nė kishė dhe kufijtė e martesės.
Debati ėshtė veēanėrisht i zjarrtė nė Kishėn Katolike Romane, e
cila ka kėmbėngulur qė mėsuesia dhe roli i priftit nuk mund ti
ngarkohen grave apo burrave tė martuar, pėr shkak tė modelit tė
pėrcaktuar nga Jezusi.
Dr. King dha njė intervistė dhe tregoi papirusin e mbyllur nė
xham pėr reporterėt e The New York Times, The Boston Globe
dhe Harvard Magazine nė zyrėn e saj nė kullėn e Shkollės sė
Divinitetit tė Harvardit. Nė mėnyrė tė pėrsėritur ajo kėmbėnguli
nė faktin se ky fragment nuk duhet tė interpretohet si njė provė
qė Jezusi, personi historik, ishte me tė vėrtetė i martuar.
Teksti ka shumė gjasa qė ėshtė shkruar disa shekuj pasi Jezusi
jetoi dhe e gjithė literatura e hershme kristiane e besueshme
ėshtė e heshtur mbi kėtė ēėshtje.
Por zbulimi ėshtė gjithsesi shumė joshės, thotė dr. King, sepse
ėshtė dėshmia e parė qė disponojmė nga antikiteti dhe qė
raporton fjalėt e Jezusit qė flet pėr njė bashkėshorte. Kjo
dėshmon gjithashtu se mes tė krishterėve tė hershėm ka pasur njė
debat tė gjerė mbi faktin nėse Jezusi qe beqar apo i martuar dhe
se cilin prej shembujve duhet tė ndjekin besimtarėt e tij.
Ky fragment tregon se tė krishterėt e hershėm kishin njė
traditė e cila fliste pėr Jezusin si njė njeri tė martuar,
thotė ajo. Ne sakaq e dimė se kishte njė debat nė shekullin e
dytė mbi kėtė ēėshtje e ndėrthurur me debatin nėse tė krishterėt
duhet tė martohen dhe tė kryejnė seks.
Dr. King mėsoi fillimisht pėr atė qė ajo e quan Ungjilli i
Gruas sė Jezusit nė vitin 2010, kur mori njė e-mail nga njė
koleksionist privat, i cili i kėrkoi ta pėrkthente papirusin.
Dr. King, 58 vjeēe, ėshtė e specializuar nė literaturėn kopte
dhe ka shkruar libra mbi Ungjillin e Judės, Ungjillin e Maria
Magdalenės, gnosticizmin dhe gratė nė lashtėsi.
Pronari, i cili disponon njė koleksion papirusesh greke, kopte
dhe arabe, nuk ėshtė i gatshėm tė identifikohet me emėr,
nacionalitet apo vendndodhje pėr shkak se, sipas Dr. King, nuk
dėshiron tė pėrndiqet nga njerėz tė gatshėm pėr ta blerė kėtė
dokument.
Kur, ku apo si u zbulua fragmenti nuk dihet. Koleksionisti e
bleu atė sė bashku me njė sasi tjetėr papirusesh mė 1997 nga njė
pronar i mėparshėm, njė gjerman. Ai ishte shoqėruar me njė
shėnim me dorė nė gjermanisht ku pėrmendet njė profesor i
Egjiptologjisė nė Berlin, tashmė i ndarė nga jeta dhe e citon
atė duke thėnė se ky ėshtė teksti i vetėm qė ekziston dhe ku
pėrmendet Jezusi me njė bashkėshorte.
Pronari ia dėrgoi fragmentin Harvardit nė dhjetor 2011 dhe i ia
la dr. King. Nė mars, ajo e mori fragmentin nė ēantėn e saj tė
kuqe nė Nju Jork pėr tia treguar dy papirologėve: Roger
Bagnall, drejtor i Institutit pėr Studimin e Botės sė Lashtė nė
Universitetin e Nju Jorkut dhe AnneMarie Luijendijk, profesore e
asociuar pėr religjionin nė Universitetin Princeton.
Ata e ekzaminuan papirusin, duke pėrdorur njė lente shumė
zmadhuese. Qe njė copė shumė e vogėl 4×8 centimetra. Germat qenė
shkatarraqe dhe tė dobėta, tė shkruara nga dora e njė amatori.
Por kjo nuk ėshtė e pazakontė pėr kėtė periudhė, kur shumė tė
krishterė qenė tė varfėr e tė persekutuar.
Parirusi ishte shkruar nė gjuhėn kopte, njė gjuhė egjiptiane qė
pėrdor germa greke dhe mė saktė, nė gjuhėn Kopte Sahidike, njė
dialekt nga Egjipti i Jugut. Ajo ēfarė i bindi ata pėr
origjinalitetin ndoshta qe boja nė zhdukje mbi fibrat e
papirusit dhe gjurmėt e bojės pėrkonin me fundin e copės. Nė
pjesėn e pasme, boja ishte aq e zbehtė sa vetėm pesė fjalė qenė
tė lexueshme: Nėna im[e], pemė, pra.
Ėshtė e pamundur pėr tu falsifikuar, thotė dr. Luijendijk, e
cila ndihmoi studimin e dr. King. Dr. Bagnall argumenton se njė
falsifikues pėr tė realizuar diēka tė tillė duhet tė jetė
ekspert nė gramatikėn kopte, nė shkrimin me dorė dhe nė ide.
Shumica e falsifikimeve qė ai ka parė kanė qenė shumė pak tė
sofistikuara pėr tė mashtruar njė ekspert. Dhe nėse bėhet fjalė
pėr njė falsifikim qė synon tė shkaktojė sensacion apo tė bėjė
dikė tė pasur, pse duhet qė ky dokument tė mbetej nė hije pėr
kaq shumė vjet?
Ėshtė e vėshtirė tė krijosh njė skenar tė logjikshėm pėr tė
dalė nė konkluzionin se dikush e ka falsifikuar kėtė gjė. Nė
botė nuk ėshtė se ka shumė papirologė, thotė dr. Bagnall.
Copa e disponueshme ėshtė e ashpėr nė tė katėr anėt, gjė qė do
tė thotė se dokumenti qė mungon do tė ketė pasur tė dhėna nė tė
majtė dhe nė tė djathtė, lartė dhe poshtė copės sė zbuluar.
Ndoshta kjo mund tė jetė rrjedhojė e ndonjė tregtari qė e ndau
papirusin nė shumė copa pėr ta shitur shumė herė.
Shumica e kontekstit, pėr rrjedhojė, mungon. Por dr. King u
godit nga frazat nė fragment si Nėna mė dha mua jetė, dhe
Maria ėshtė e vlefshme pėr kėtė, tė cilat ngjajnė me fragmente
nga Ungjilli sipas Thomait dhe Marisė. Ekspertėt besojnė se kėto
qenė shkruar vonė nė shekullin e dytė dhe u pėrkthyen nė gjuhėn
kopte. Dr. King supozon se edhe ky tekst duhet tė jetė pėrkthyer
nga ndonjė tekst nė greqisht i shekullit tė dytė.
Kuptimi i fjalėve gruaja ime ėshtė jashtė ēdo diskutimi, thotė
Dr. King. Kėto fjalė nuk mund tė kenė asnjė kuptim tjetėr.
Teksti pėrtej fjalėve gruaja ime mungon. Dr. King nuk e ka
kryer analizėn e moshės sė botės pėrmes testimit tė karbonit.
Ajo thotė se njė procedurė e tillė do tė kėrkojė heqjen e njė
pjese tė madhe tė dokumentit dhe shkatėrrimin e tij. Por thotė
se do tė pėrdorė spektroskopin, i cili mund tė pėrcaktojė me
afėrsi moshėn, duke analizuar kompozicionin kimik tė shprehur te
ngjyrat.
Dr. King ia dha studimin e saj Revistės Teologjike tė Harvardit,
e cila i kėrkoi tre studiuesve ta analizonin atė. Dy prej tyre
vunė nė dyshim autenticitetin e dokumentit, por thanė se kishin
parė vetėm fotografi me rezolucion tė ulėt tė fragmentit dhe
qenė tė painformuar mbi faktin se edhe papirologė ekspertė e
kishin parė dokumentin origjinal dhe e kishin vlerėsuar atė si
autentik. Njė nga tė dy vuri nė diskutim gramatikėn, pėrkthimin
dhe interpretimin.
Ariel Shisha-Halevy, njė linguiste e famshme e gjuhės kopte nė
Universitetin Hebraik tė Jerusalemit tha nė njė e-mail: Besoj
nė bazė tė gjuhės dhe gramatikės se teksti ėshtė autentik.
Pasi dyshimet kryesore u eliminuan, revista pritet ta publikojė
studimin janarin e ardhshėm. Dr. King thotė se do tė nxisė
pronarin tė bėhet publik nė mėnyrė qė teoritė e konspiracionit
tė mos lulėzojnė siē ndodh zakonisht nė kėto lloj rastesh.
Ideja se Jezusi kishte njė bashkėshorte qe temė themelore e
librit tė shumėshitur Kodi i Da Vinēit nga Dan Brown. Por Dr.
King thotė se nuk dėshiron tė ketė tė bėjė fare me kodin apo
autorin: Sė paku, mos thoni se kjo provon qė Dan Brown kishte
tė drejtė, thotė ajo.
HTML http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2012/09/papirusi-300x156.jpg
*****************************************************
Page 1 of 1