DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: LAJME NGA KOSOVA
*****************************************************
#Post#: 3842--------------------------------------------------
Vdes njė paciente nga Virusi i Nilit Perėndimor
DIR By: LoveR
Date: September 20, 2012, 5:38 am
---------------------------------------------------------
Njė paciente kosovare, e shtrirė nė Klinikėn Infektive nė
Prishtinė, ka vdekur pasi ishte prekur nga Virusi i Nilit
Perėndimor (VNP). Kėshtu kanė bėrė tė ditur tė mėrkurėn zyrtarė
tė Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike (IKSHP) dhe tė
Klinikės Infektive tė Qendrės Klinike Universitare tė Kosovės.
Nė Laboratorėt e Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike,
sot mė datė 19 shtator 2012, nė ora 12.30 ėshtė detektuar prania
e antitrupave tė klasės IgM kundėr virusit tė Nilit Perėndimor
te pacientja N. H., e hospitalizuar mė 6 shtator 2012 nė
Klinikėn Infektive, nė Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės.
E njėjta ėshtė e transferuar nga Klinika e Neurologjisė me
gjendje tė rėndė klinike, pa vetėdije, tahikardike, temperaturė
38.4 C, e intoksikuar. Ajo kishte vuajtur disa vite nga
hipertensioni. Gjatė trajtimit tė saj nė QKUK janė ndėrmarrė tė
gjitha masat protokollare, por pacientja fatkeqėsisht ka
pėrfunduar me vdekje mė 14 shtator 2012, ka bėrė tė ditur Naser
Ramadani, drejtor i IKSHP-sė.
Ai dhe infektologia Teuta Doda-Ejupi kanė bėrė tė ditur se janė
edhe dy raste tė dyshimta nė infeksion me Virusin e Nilit
Perėndimor me pėrfundim fatal, tė cilat kanė qenė tė
hospitalizuara nė Klinikėn Infektive tė QKUK, por nė aspektin
diagnostik nuk ėshtė arritur tė jepet rezultati pėrfundimtar pėr
arsye tė pamundėsisė sė marrjes sė mostrave adekuate.
Instituti Kombėtar ėshtė nė vazhdimėsi nė kontakt me Klinikėn
Infektive dhe ėshtė mobilizuar nė tėrė territorin e vendit dhe
ka shtuar masat parandaluese.Duke pasur parasysh rrezikshmėrinė
dhe mundėsinė e pėrhapjes se virusit tė Nilit Perėndimor, IKSHP
ka aktivizuar ekipet e epidemiologjisė tė pėrcjellin situatėn
epidemiologjike dhe entomologjike nė tėrė territorin e vendit.
Nė kėtė konferencė, iu bė thirrje qytetarėve pėr kujdes dhe se
nuk ka vend pėr panik, sepse Virusi i Nilit Perėndimor pėrcillet
nėpėrmjet thumbimit tė mushkonjės sė infektuar, e jo nga njeriu
nė njeri. U bė e ditur po ashtu se IKSHP ėshtė nė kontakte tė
vazhdueshme me zyrėn e OBSH-sė nė Kosovė, e pėrmes saj edhe me
Qendrėn e OBSH-sė nė Kopenhagė dhe Gjenevė pėr tė monitoruar
situatėn epidemiologjike tė pėrhapjes sė sėmundjes. Nė rast tė
ndryshimit tė situatės epidemiologjike me VNP do tė informoheni
nė detaje.
Ethet e Nilit Perėndimor zhvillohen nė 20 pėr qind tė njerėzve
tė infektuar me VNP. Simptomat pėrfshijnė temperaturė, dhembje
koke, lodhje, dhembje tė trupit, tė pėrziera, tė vjella, herė
pas herė skuqje tė lėkurės dhe enjtje tė gjėndrrave limfatike.
/Telegrafi/
*****************************************************
Page 1 of 1