URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: LAJME NGA BOTA
       *****************************************************
       #Post#: 3823--------------------------------------------------
       Kurdėt sulmojnė Turqinė me raketa
   DIR By: LoveR
       Date: September 19, 2012, 5:57 am
       ---------------------------------------------------------
       Rebelėt kurdė vranė tė paktėn katėr ushtarė turq dhe plagosėn tė
       paktėn 50 tė tjerė, nė njė sulm me raketė ndaj njė karvani
       ushtarak nė njė krahinė lindore.
       Lajmi u konfirmua tė martėn nga burime zyrtare. Shumica e tė
       plagosurve ndodheshin nė njė autobus i cili mori flakė, pasi u
       qėllua nė rrugėn midis krahinės sė Bingolit dhe Musit.
       Tė plagosurit u dėrguan me urgjencė nė njė spital tė zonės, por
       disa prej tyre janė nė gjendje kritike, duke bėrė tė mundshėm
       rritjen e bilancit tragjik nė orėt e ardhshme.
       Njė zėdhėnės i qeverisė u tregua i shpejtė pėr tė fajėsuar pėr
       kėtė sulm Partinė e Punėtorėve Kurdė, njė organizatė terroriste
       sipas Ankarasė, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimit
       Europian, transmeton TCH.
       Sulmi ndodhi njė ditė pasi kryeministri i Turqisė, Recep Tayyip
       Erdogan, publikoi tė dhėnat e rreth 500 militantėve kurdė tė
       vrarė nė njė muaj ofensivė tė ushtrisė nė zonat lindore tė
       vendit, ku ėshtė pėrqendruar popullsia kurde.
       Mbi 40 mijė persona kanė humbur jetėn qė prej vitit 1984, kur
       PKK u formua dhe shpalli njė luftė ndaj Ankarasė zyrtare, me
       qėllimin e krijimit tė njė shteti tė pavarur kurd. /Telegrafi/
       *****************************************************
       Page 1 of 1