URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: <B>DIETA DHE USHQIMI</B>
       *****************************************************
       #Post#: 3799--------------------------------------------------
       Dhjetė pijet mė tė dobishme pėr organizmin 
   DIR By: LoveR
       Date: September 17, 2012, 4:17 am
       ---------------------------------------------------------
       Pothuajse ēdo kompani me emėr qė prodhon ēajra, lėngje tė
       ndryshme, etj; e konsiderojnė si shumė tė rėndėsishme qė t’i
       etiketojnė produktet e tyre si produkte qė pėrmbajnė
       “antioksidantė” edhe pse shumica e njerėzve nuk e dinė se ēfarė
       do tė thotė kjo nė tė vėrtetė.
       Antioksidanti ėshtė njė emėr pėrmbledhės pėr elementet qė janė
       tė afta tė luftojnė radikalet e lira. Radikalet e lira vetė
       pėrfaqėsojnė molekula speciale tė afta pėr tė shkatėrruar
       molekulat e tjera si madje dhe qelizat e trupit.
       Ato normalisht supozohen se luftojnė viruset dhe bakteret duke
       marrė pjesė nė prodhimin e hormoneve dhe proceseve tė tjera
       jetėsore. Gjithsesi, sasia e radikaleve tė lira rritet dhe sa mė
       shumė vite kalojnė, trupi bėhet mė pak i aftė qė t’i kontrollojė
       ato dhe radikalet fillojnė tė mbysin trupin nga brenda. Shumė
       sėmundje tė rrezikshme qė pėrfshijnė kancerin, artritin,
       sėmundjen e zemrės dhe ulcerės si dhe shumė sėmundje tė tjera,
       duke pėrfshirė kėtu dhe procesin e zhvillimit iu atashohet
       radikaleve tė lira sipas mjekėve. Antioksidantėt mund t’i
       mbrojnė njerėzit nga kėto probleme. Vitaminat A, C, E si dhe
       disa nga elementet si zinku, seleniumi, glutathioni dhe disa tė
       tjera janė tė kategorizura si anti-oksidante. Anti-oksidanti mė
       i fortė, mė potent nga tė gjithė tė pėrmendur deri tashti,
       konsiderohet nicotinamid adenine dinucleotide (nicotinamidi i
       adeninės sė dinucleotidės) nė formėn e reduktuar si koenzim I, i
       njohur si ENADA. Shkencėtarėt e pėrdorin kėtė direktivė pėr
       punėn e tyre pėr tė formuluar edhe listėn e pijeve mė tė
       dobishme nė tė gjithė botėn.
       Lėngu i shegės
       Nga mbledhja e gjithė elementėve tė pėrmendur mė sipėr, ky lloj
       lėngu pėrmban edhe kalcium, fosfor, magnez, hekur dhe natrium.
       Ėshtė njė lėng me dobishmėri shumė tė lartė pėr sistemin
       kardiovaskular. Megjithatė, kjo lloj pijeje nuk rekomandohet pėr
       personat qė vuajnė nga ulcera apo aciditeti. Lėngu i nxjerrė nga
       farat e shegės ėshtė njė antioksidant i fuqishėm. Vetėm 30
       minuta pas marrjes sė lėngut tė shegės, aktiviteti ynė rritet me
       32 pėr qind. Lėngu i shegės shuan etjen, nxit oreksin dhe
       pėrmirėson tretjen e ushqimeve. Ai pėrdoret me sukses edhe nė
       sėmundjet e zorrėve dhe mėnjanon helmet e organizmit. Lėngu i
       shegės jep rezultate nė luftimin e paraziteve qė zhvillohen nė
       zorrė.
       Vera e kuqe
       Kjo pije njihet pėr aftėsitė e saj pėr tė parandaluar zhvillimin
       e sėmundjeve tė kancerit. Shumė specialistė tė dietave
       rekomandojnė marrjen e 30 gramėve verė tė kuqe pėr tė shoqėruar
       ushqimin e pėrditshėm. Vera e kuqe, nė veēanti Kaberneti dhe
       Merloti, kanė veti antimikrobike qė mbrojnė nga intoksikimet
       ushqimore, tė shkaktuara nga agjentė patogjenė qė ndodhen te
       ushqimet si te bimėt ashtu dhe te mishrat, qė shpesh janė
       shkaktarė tė helmimeve gjermane.
       Lėngu i qitros
       Kjo pije pėrmban shumė grupe tė vitaminės B, tė cilat janė mė se
       tė mira pėr flokėt dhe thonjtė, po ashtu pėrbėhet dhe nga acidi
       askorbik i cili lufton mikrobet. Pėr mė tepėr lėngu i qitros
       lejon forcimin e memories, lufton kancerin e gjirit dhe ndihmon
       nė elasticitetin e lėkurės.
       Lėngu i manaferrave
       Manaferrat njihen pėr aftėsinė e tyre pėr tė zmadhuar shikimin
       dhe pėr tė luftuar diarrenė. Kjo lloj manaferre lufton
       njėkohėsisht edhe diabetin, qelbėzimin e bajameve, si dhe ruan
       rininė e gjithė trupit.
       Lėngu i qershisė
       Ky lėng pėrmban vitaminėn A, njė vitaminė kjo shumė e nevojshme
       pėr dhėmbėt edhe sytė, hekurin si dhe vitaminėn C, e cila lufton
       infeksionet. Ky lloj lėngu gjithashtu lufton edhe rrezikun nga
       sėmundjet e kancerit.
       Lėngu i akacies
       Ky frut pėrmban njė pigment special barishtor qė lubrifikon
       lėkurėn dhe parandalon plakjen. Pėrmbajtjet e tjera tė kėtij
       fruti janė edhe disa lloje acidesh shumė tė dobishme pėr
       normalizimin e sistemit nervor tė trurit.
       Boronica e kuqe
       Ky lėng ndihmon nė uljen e temperaturave tė larta trupore dhe
       ruan atė normale. Ky lloj lėngu gjithashtu lehtėson trupin nga
       toksinat. Boronica e kuqe ėshtė njė aleate e mirė pėr
       parandalimin e cistiteve (infeksioneve urinare) tė shpeshta dhe
       pėr tė pėrmirėsuar terapinė me antibiotikė nė rast se sėmundja
       ėshtė shfaqur. Efektet dobiprurėse i atribuohen pranisė sė
       proantocianidineve (PAC), njė element specifik pėr boronicėn, e
       cila pengon bakteret patogjene tė dėmtojnė mukozėn e rrugėve
       urinare, duke evituar nė kėtė mėnyrė zhvillimin e infeksionit.
       Cistiti ėshtė njė patologji shumė e pėrhapur dhe ėshtė mjaft e
       lartė frekuenca te gratė, sidomos atyre qė janė seksualisht
       aktive. Shkaku kryesor ėshtė njė infeksion i tipit bakterial,
       por ndonjėherė, megjithėse mė rrallė, mund tė shkaktohet nga
       trauma, alergji apo situata tė uljes sė sistemit imunitar.
       Lėngu i portokallit
       Ky lėng rrit rezistencėn e trupit kundrejt gripit, heq lodhjen,
       si dhe aktivizon funksionet e trurit dhe forcon venat e gjakut.
       Lėngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (qė ndalon
       kalbėzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), pėrdoret
       me sukses nė luftimin e sėmundjeve tė veshkave edhe nė rastet
       kur janė formuar gurė nė to, nė sėmundjet e mėlēisė dhe nė ato
       tė zemrės dhe tė enėve tė gjakut.
       Ēaji
       Lloj i tij nuk ka rėndėsi, por nė kėtė klasifikim nuk bėhet
       fjalė pėr ēajin e shisheve qė blihet nė markete. Ēaji i zier
       lufton sėmundjet e zemrės, si dhe njė sėrė infeksionesh tė
       ndryshme. Njė rol tė rėndėsishėm qė luajnė ēajet ėshtė dhe pėr
       lehtėsimin e sėmundjes sė sheqerit. Kjo sėmundje karakterizohet
       nga ērregullimi nė kėmbim tė karbohidrateve, si pasojė e
       pamjaftueshmėrisė sė prodhimit tė insulinės.
       Lėngu i mollės
       Molla ėshtė sinonim i vitalitetit dhe shėndetit. Ky lėng pėr
       kurim mund tė pėrdoret pėr sėmundjet e fshikėzės, sėmundjet e
       veshkave si dhe mėlēisė. Vitamina C dhe betakaroteni qė ky lėng
       pėrmban, kanė shumė ndikim pozitiv nė shėndetin tonė.
       *****************************************************
       Page 1 of 1