URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: SHĖNDETĖSI
       *****************************************************
       #Post#: 78--------------------------------------------------
       Tė gjatėt kanė zemėr mė tė shėndetshme? 
   DIR By: Mondi
       Date: February 3, 2012, 6:03 am
       ---------------------------------------------------------
       Meshkujt, tė cilėt janė mė tė gjatė se 182 cm, kanė pėr 24 pėr
       qind mė pak rrezik pėr dėshtim tė zemrės. Arsyet nuk janė tė
       qarta, por ofrojnė material pėr hulumtime tė ardhshme.
       Hulumtuesit amerikanė pohojnė qė ekziston mundėsia qė ekziston
       dallimi nė biologjinė e njerėzve tė gjatė, siē ėshtė distanca
       mes zemrės dhe arteries, e cila do tė mund tė zvogėlonte
       ngarkesėn e zemrės.
       “Nga dita nė ditė po shqyrtojmė shkaktarėt e sėmundjeve dhe
       dėshtimeve tė zemrės, por gjatėsinė kurrė nuk e marr parasysh”,
       thotė dr. JeffreyTeuteberg pėr Reuters.
       Dr. Teuteberg shtoi po ashtu se “njerėzit e gjatė edhe mė tutje
       duhet tė brengosen pėr shėndetin e zemrės, gjatėsia ėshtė diēka
       qė ndoshta mund tė luajė njė rol tė rėndėsishėm, por kjo nuk
       ėshtė dėshmuar plotėsisht. Po ashtu, njerėzit e shkurtėr nuk
       duhet menjėherė tė dėshpėrohen, sepse shprehitė jetėsore janė
       ato qė janė mė pėrgjegjėset pėr shėndetin e zemrės” .
       Hulumtuesit ritheksojnė qė shtypja e lartė, e gjakut, trashėsia,
       mungesa e aktiviteteve dhe diabeti janė fajtorėt kryesorė pėr
       sėmundjet e zemrės.
       Tė dhėnat kanė ardhur nga 22.000 persona tė cilėt janė pėrcjellė
       si pjesė e njė hulumtimi tė madh pėr sėmundjet e zemrės dhe
       kancerin. Shkencėtarėt kanė filluar t’i pėrcjellin nė tė
       pesėdhjetat e tyre. Hulumtuesit ėshtė dashur tė pėrgjigjen nė
       pyetėsorin i cili ka kontrolluar edhe gjatėsinė e tyre, peshė
       dhe gjendjen e pėrgjithshme shėndetėsore.
       22 vjet pas plotėsimit tė pyetėsorit, raporti pėr dėshtimet e
       zemrės kishte nė regjistėr madje 1444 persona nga fillimi i
       hulumtimit. Deri tek dėshtimi i zemrės vjen kur zemra nuk ėshtė
       mjaft e fuqishme tė pompojė gjak nė pjesėt tjera tė trupit. Duke
       studiuar raportin, u zbulua qė personat e gjatė kanė pėr 24 pėr
       qind rrezik mė tė vogėl nga dėshtimi i zemrės.
       Nė lartėsi, pėrveē predispozitave gjenetike, ndikon edhe mėnyra
       e rritjes. Futja e varfėr e materieve ushqyese, si dhe
       infeksionet, mund tė ngadalėsojnė rritėn, tė ēojnė deri tek
       grumbullimi i pllakėzave nė arterie dhe shtypja e lartė e
       gjakut; tė cilat janė tė lidhura me dėshtimin e zemrės.
       /Telegrafi/
       *****************************************************
       Page 1 of 1