DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: <B>KĖSHILLA MJEKĖSORE</B>
*****************************************************
#Post#: 3789--------------------------------------------------
Epilepsia, shkaqet e krizave dhe cfare i shkakton
DIR By: LoveR
Date: September 13, 2012, 8:33 am
---------------------------------------------------------
Epilepsi eshte termi qe identifikon nje person qe ka kriza te
shpeshta, zakonisht me epilepsi diagnostifikohen pacientet qe
kane patur me shume se 1 krize.
Ne disa raste te identifikuara. burimi i krizave epileptike
eshte demtimi i trurit ne forma te ndryshme, megjithate per
shume veta, shkaqet e saj jane te panjohura.
Krizat dhe Epilepsia
Krizat ndodhin kur tufe impulsesh elektrike nga truri tejkalojne
limitet e tyre. Ato perhapen ne zonat fqinje dhe krijojne nje
stuhi te pakontrollueshme impulsesh elektrike. Keto impluse
transmetohen tek muskujt dhe krijojne dridhje apo kontraktime te
pakontrollueshme.
Shkaqet e epilepsise
30% e rasteve me epilepsi jane tek femijet. Zakonisht femijet
dhe te moshuarit jane me te prekur. Ne nje pjese te vogel te
rasteve me epilepsi mund te spekulohet per shkakun e saj si psh:
nivele te ulta oksigjeni gjate lindjes
demtime ne koke, gjate lindjes, apo gjate jetes
tumore ne koke
kushte gjenetike qe shkaktojne demtim te trurit, si psh skleroza
infeksione si psh meningjiti
tromboze ose ndonje lloj demtimi tjeter te trurit
nivel i larte i disa substancave ne trup si psh i Natriumit apo
sheqerit ne gjak
70% e rasteve me epilepsi mbeten mister dhe nuk u dihet shkaku.
Shkaqet e Krizave
mosmarrja rregullisht e ilaceve
perdorimi pa kriter i alkolit
perdorimi i drogave te ndryshme, kokaine ekstazi etj.
mos-ngopja me gjume
ilacet qe mund te nderhyjne me efektin e ilaceve per epilepsine.
Per femrat, ka nje ne dy shance qe krizat te shfaqen gjate
periodes. Eshte e rendesishme qe te shtohet ose te ndryshohet
medikimi gjate ketyre diteve.
*****************************************************
Page 1 of 1