DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: <B>NĖNA DHE FĖMIJA</B>
*****************************************************
#Post#: 3787--------------------------------------------------
Thithja e gishtit... A duhet tė ndėrhyjmė?
DIR By: LoveR
Date: September 13, 2012, 8:30 am
---------------------------------------------------------
I porsalinduri, pėrveē nevojės qė ka pėr tu ushqyer, ka edhe
nevoja tė tjera instiktive si ajo e thithjes. Jashtė vakteve dhe
nga ndjenja e urisė, foshnja axhitohet dhe kėrkon gishtat e tij
ose diēka tjetėr rreth tij pėr ti futur nė gojė.
Dr. Msc Olta Shehu, Stomatologe
Estetika Dent
Qendra Tregtare Bregu i Diellit
044-373-279
estetikadent1@gmail.com
olta-shehu80@hotmail.com
Duhet tė dallojmė tė thithurėn ushqyese dhe ato qė nuk ka pėr
qėllim ushqimin. Mė vonė nė periudhėn e daljes sė dhėmbėve tė
parė fėmija ka njė nevojė tė fortė pėr tė thithur dhe kafshuar.
Gishti apo mashtruesja?
Kėto dhjetė vitet e fundit pėrdorimi i mashtrueses ėshtė nė
rritje, por pėrdorimi i saj mund tė jetė mė shumė i dėmshėm sesa
ajo e gishtit. Nė fakt, me mashtruesen fėmijės i duhet tė thithė
mė me forcė, gjė e cila do ta lodhė dhe ndjenja e frikės sė
humbjes sė mashtrueses nė momentin qė ajo i bie nė tokė, bėn qė
fėmija ta dėshirojė mė shumė.
Mashtruesen e lavdėrojnė vetėm nėnat. Shpesh fėmija qė thith
gishtin nuk bėn gjė tjetėr pėrveē se pėrkėdhel gjuhėn e tij.
Ndjenja e vendosjes sė gishtit nė gojė sa herė qė dėshiron, jep
mundėsinė qė ta braktisė mė lehtė kėtė veprim.
Mashtrueset e cilėsuara si ortodontike nuk janė aspak tė tilla,
sepse ato as nuk trajtojnė dhėmbėt dhe as nuk i drejtojnė ata.
Ajo nuk ka as vlerė fiziologjike dhe aq mė pak ortodontike.
Kur thithja e nevojės bėhet ves, si duhet tė ndėrhyjmė?
Mosha e duhur qė tia heqim kėtė zakon fėmijės ėshtė dy deri nė
tre vjeē.
Fėmija nė kėtė moshė zhvillon fushat e tij tė interesit dhe tė
eksplorimit. Ai ecėn, shprehet, ka kontakte me fėmijė tė tjerė
dhe shkon ne kopsht. Gishti dhe mashtruesja i mbyllin rrugėn e
komunikimit fėmijės, i cili nuk mund tė flasė me gojėn plot.
Disa elemente kyē pėr heqjen e vesit
- Zgjedhja e njė periudhe tė favorshme, duke evituar ndryshimet
nė familje si ndėrrimi i vendbanimit, udhėtimi apo lindja e njė
fėmije tjetėr, gjendje te cilat mund tė lindin pasiguri tek
fėmija.
- Parashikimi i njė periudhe pėrgatitjeje dhe informimi dhe jo
ndalja e menjėhershme dhe e dhunshme, por duke ja shpjeguar
ēfarē fiton fėmija, nėse e heq gishtin apo mashtruesen.
- Prezantimi i lėnies sė vesit si njė promovim dhe njė arritje.
Projektojeni fėmijėn nė tė ardhmen.
- Zėvendėsimi me njė kėnaqėsi tjetėr, si leximi i ndonjė
historie apo tė lutjes me tė.
Duhet tė jeni vigjilent sepse fėmija mund ta vazhdojė kėtė zakon
nė momentin qe nuk e sheh njeri, sikur gjatė shikimit tė
televizorit.
Inkurajimi i kėsaj arritjeje
Nė fund duhet ti lini kohė fėmijės tuaj pėr ta kaluar kėtė
etape, e cila duhet tė ndahet nė disa faza si lėnia njėherė
gjatė ditės mė vonė edhe gjatė natės.
Njė premtim i fėmijės ndaj stomatologut mund tė jetė shumė
efikas. /Telegrafi/
*****************************************************
Page 1 of 1