URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: <B>NĖNA DHE FĖMIJA</B>
       *****************************************************
       #Post#: 3782--------------------------------------------------
       Pesha e foshnjes nė lindje
   DIR By: LoveR
       Date: September 13, 2012, 3:46 am
       ---------------------------------------------------------
       Njohja e peshės nė lindje ka rėndėsi tė veēantė. Ėshtė e
       nevojshme qė prindėrit tė dinė peshėn qė ka patur fėmija i tyre
       nė lindje dhe tė jenė nė gjendje t'ia tregojnė mjekut. Pesha e
       fėmijėve nė lindje nė Shqipėri ėshtė nė pėrgjithėsi normale. Ajo
       mesatarisht shkon nė 3400 gr. Meshkujt e kanė peshėn nė lindje
       pak mė tė lartė se femrat. Nuk do tė thotė qė ata fėmijė qė
       lindin nėn 3400 gr nuk janė normalė. Egziston njė kufi pėr
       peshėn nė lindje dhe shkon nė 2500 gr. Pėr fėmijėt qė lindin mbi
       kėtė peshė themi se kanė peshė normale.
       Fėmijėt qė lindin me peshė mė tė ulėt se 2500 gr themi se janė
       tė parakohshėm ose prematurė. Pesha e fėmijės nė lindje ėshtė e
       lidhur me disa shkaqe tė njohura si: zgjatja e shtatzanisė,
       gjendja, ushqyerja, puna, mosha e nėnės. Rėndėsi kanė dhe
       sėmundjet qė nėna mund tė ketė kaluar veēanėrisht gjatė
       shtatzanisė. Pjesėrisht, pesha nė lindje ka lidhje dhe me
       madhėsinė e trupit tė prindėrve. Pesha jo shumė e madhe nuk do
       tė thotė gjithmonė se ėshtė shenjė dobėsie. Nė rastet e
       prematurės fėmija mbahet nė mbikqyrje tė personelit shėndetėsor.
       Shtesat nė peshė gjatė vitit tė parė tė jetės
       Shtesat e rregullta nė peshė gjatė vitit tė parė tė jetės janė
       shenja mė e rėndėsishme qė flasin pėr njė shėndet tė mirė tė
       fėmijės, prandaj prindi duhet tė jetė i informuar mirė nė kėtė
       drejtim. Ēdo qėndrim nė peshė ose humbje nuk ėshtė normale dhe
       duhet gjetur shkaku.
       Rėnia e peshės pas lindjes
       Pas lindjes foshnja ka njė rėnie tė lehtė nė peshė. Kjo rėnie
       zgjat pėr 3-5 ditė. Nga dita e tretė ose e pestė foshnja fillon
       tė fitojė nė peshė dhe arrin peshėn e lindjes. Gjatė ditėve tė
       para ai humbet 150 deri nė 300 gram. Humbja e peshės gjatė
       ditėve tė para ėshtė normale. Ajo ndodh pėr disa arsye qė janė
       spjeguar mė poshtė. Nė rastet kur fėmija humbet mė shumė se 300
       gr dhe kur pesha e lindjes nuk ėshtė rifituar deri nė ditėn e
       10-tė ose tė 12-tė, duhet parė shkaku. Humbjet e tepėrta tė
       peshės mund tė shkaktohen kur fėmija nuk pi dhe nuk ushqehet sa
       duhet ose kur vuan nga ndonjė sėmundje. Nė kėto raste foshnja
       duhet vizituar pa humbur kohė.
       Shtesat e rregullta nė peshė
       Duke marrė parasysh humbjen gjatė ditėve tė para tė jetės,
       shtesa nė peshė gjatė gjithė muajit tė parė ėshtė prej rreth 600
       gram. Nga muaji i parė deri nė tė dytin foshnja shton 800-900
       gram. Pas muajit tė dytė shtesat mujore pakėsohen lehtėsisht.
       Kėshtu njė fėmijė normal nga muaji i 5-tė dhe i 6-tė shton rreth
       500 gram nė muaj, kurse nga muaji i 10-tė dhe i 12-tė shton
       rreth 300 gram nė muaj. Nė pėrgjithėsi pesha e lindjes
       dyfishohet rreth muajit tė 5-tė ose tė 6-tė dhe trefishohet nė
       fund tė vitit tė parė. Prindėrit gjithashtu duhet tė dinė se njė
       fėmijė qė lind nėn peshėn normale e shton mė shpejt peshėn,
       ndėrsa fėmija qė lind me peshė tė madhe, zakonisht e shton mė
       ngadalė.
       Tabelė orientuese
       Muaji 1-rė 600 gram,
       muaji 2-tė 900 gram,
       muaji 3-tė e 4-tė 750 gram,
       muaji 5-tė e 6-tė 600 gram,
       muaji 7-tė - 9-tė 450 gram,
       muaji 10-tė - 12-tė 300 gram.
       *****************************************************
       Page 1 of 1