DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: <B>NĖNA DHE FĖMIJA</B>
*****************************************************
#Post#: 3781--------------------------------------------------
Muaji i parė rritja dhe zhvillimi i foshnjes
DIR By: LoveR
Date: September 13, 2012, 3:45 am
---------------------------------------------------------
Nė fillim duket sikur fėmija nuk bėn gjė tjetėr, veēse ha, fle,
qan dhe mbush panolinat. Nė fund tė muajit tė parė ai do tė jetė
shumė mė i gjallė dhe komunikues. Gradualisht do fillojė tė
lėvizė trupin e tij mė lehtėsisht, sidomos kur fut duart nė
gojė. Ju tashmė e kuptoni qė ju dėgjon kur I flisni, ju shikon
kur i flisni dhe lėviz trupin pėr tu pėrgjigjur ose pėr tė
tėrhequr vėmendjen. Por pėrpara se tė eksplorojmė aftėsitė e
tij, le tė shohim ndryshimet qė do tė ndodhin nė paraqitjen e
tij fizike gjatė muajit tė parė.
Rritja dhe pamja fizike
Kur fėmija juaj lindi, pesha pėrfshinte dhe tepricat e lėngjeve,
tė cilat humbin nė ditėt e para. Shumė bebe humbin njė tė
dhjetėn e peshės, pastaj e rimarrin nė pesė ditė, kėshtu
afėrsisht mbas dhjetė ditėsh do tė kenė peshėn e lindjes.
Shumė bebe rriten shumė shpejt mbasi rimarrin peshėn e lindjes,
sidomos gjatė shpėrthimeve tė rritjes qė ndodhin rreth ditės sė
7-10-tė dhe pėrsėri midis tre dhe gjashtė javėve. I porsalinduri
nė kohė shton afėrsisht 20-30 gram nė ditė dhe pėr njė muaj
peshon afėrsisht 4 kilogram. Ai rritet 2.5 deri 4 cm gjatė
muajit tė parė.
Djemtė peshojnė pak mė shumė se vajzat, rreth 400 g dhe janė pak
mė tė gjatė rreth 1.25 cm.
Pediatri juaj do ti kushtojė njė vėmendje tė veēantė rritjes sė
kokės, sepse ajo tregon rritjen e trurit. Kafka do tė rritet
shumė gjatė katėr muajve tė parė, mė shumė se kurrė gjatė jetės.
Perimetri i kafkės sė njė tė porsalinduri ėshtė afėrsisht 35 cm
dhe pas njė muaji arrin nė 37.75 cm. Djemtė janė pak mė tė
mėdhenj se vajzat, koka e djemve ėshtė mė e madhe: diferenca
ėshtė mė pak se 1 cm.
Gjatė javėve tė para trupi i tė porsalindurit, i mėsuar gjatė
nėntė muajve tė rrijė mbledhur nė barkun e nėnės, do tė fillojė
tė drejtohet. Ai fillon tė shtrijė kėmbėt dhe duart dhe shpesh
harkon kurrizin. Kėmbėt dhe duart mund tė vazhdojnė tė
rrotullohen, kėmbėt nga brenda. Kėto janė normale deri nė muajin
e 5-6-tė dhe zakonisht korrigjohen gradualisht. Nėqoftėse do tė
vazhdojnė mė gjatė duhen konsultuar me pediatrin, por kėto janė
raste shumė tė rralla.
Nėqoftėse bebi juaj ka lindur me rrugė vaginale, kafka duket e
deformuar mbas lindjes por shpejt do tė marrė formėn normale.
Ēdo deformim i kokės do tė ikė mbas njė ose dy javėve. Njollat e
kuqe rreth syve do tė ikin mbas tri javėve.
Njė problem tjetėr janė aknet e bebit Kėto janė si puērra tė
vogla qė dalin nė fytyrė, zakonisht nė javėn e 4-5 tė jetės.
Mendohet se ato shkaktohen nga stimulimi i gjėndrrave yndyrore
nga hormone e nėnės qė kalojnė nga placenta gjatė shtatzanisė.
Nė kėto kushte duhet patur kujdes nga ilaēet e pėrdorura pėr
larjen e rrobave dhe tė mbeturinave tė qumėshtit nė fytyrė. Nėse
bebi juaj ka akne, pėrdorni njė picetė tė pastėr tė butė nėn
kokė dhe pastrojani njė here nė ditė fytyrėn butėsisht me sapun
tė butė, pėr tė hequr mbetjet e qumėshtit ose tė ilaēit. Lėkura
e fėmijės tuaj ndryshon ngjyrėn nga rozė nė blu.
Duart dhe kėmbėt mund tė kenė njė ngjyrė mė blu se pjesėt e
tjera tė trupit. Kjo ndodh se enėt e gjakut nė kėto zona janė mė
tė ndjeshme nga ndryshimet e temperaturės tė ftohtit. Pra tek
duart dhe kėmbėt qė janė tė zbuluara kalon mė pak gjak, duke
bėrė qė tė duken mė tė zbehta apo blu, por nėse ne do tė
lėviznim duart dhe kėmbėt, do tė shihnim se ato shpejt bėhen
rozė pėrsėri.
Raporti me mjedisin
Tė ushqyerit ėshtė mjeti kryesor i komunikimit me mjedisin.
Po tė preket nė kėndin e buzėve me gishtin e dorės (ose
ēfarėdolloj mjeti tjetėr), koka dhe goja kthehen nga ana qė e
prekim.
Po ti preken buzėt ose ti futet gishti nė gojė, fillon tė
thithė.
Ėshtė ende i paaftė pėr tė pasur njė kontroll tė mirė tė qafės
dhe kokės, e cila bie nė njėrėn ose tjetrėn anė kur mbahet nė
krahė (nė pozicion vertikal, nė kėmbė).
Reagon ndaj zhurmave si pėr shembull pėrplasja e derės,
tingulli i ziles, zhurma e ēelėsave etj.
I dėgjon tingujt qė zgjasin mbi 4 5 sekonda.
Dėgjon kryesisht tingujt ritmikė qė pėrsėriten dhe jo ata tė
veēuarit; kjo ėshtė arsyeja qė fėmijėve u kėndohen ninullat
(tinguj ritmikė e monotonė).
Ende ėshtė i paaftė tė kėrkojė ose tė ndjekė aktivisht me sy
dhe pėr njė kohė tė gjatė objektet, por nėse para syve shfaqet
njė send i ndritshėm, arrin ta fiksojė me sy dhe ta ndjekė me sy
deri diku.
Parapėlqen fytyrėn e njerėzve.
*****************************************************
Page 1 of 1