DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: <B>NĖNA DHE FĖMIJA</B>
*****************************************************
#Post#: 3780--------------------------------------------------
Dhembjet e shpinės gjatė shtatzanisė
DIR By: LoveR
Date: September 13, 2012, 3:44 am
---------------------------------------------------------
Sipas disa hulumtimeve, gati 50 % tė shtatzėnave vuajnė nga
dhembjet e shpinės. Kėto probleme zakonisht paraqiten pėr shkak
tė ndryshimeve nė konturat e trupit tė femrės, duke u rritur
fėmija dhe duke shtuar nė peshė, nga muaji nė muaj nė barkun e
nėnės. Kjo peshė e shtuar shkakton ndryshim nė qendrėn e
gravitetit tė trupit tė femrės. Ndryshimet e mėdha hormonale tė
cilat ndodhin gjatė periudhės sė hershme tė shtatzanisė, poashtu
janė njė nga shkaqet e dhembjes sė shpinės.
Qendra e gravitetit tė trupit tė femrės lėviz pėrpara, pėrderisa
mitra rritet. Ndėrrohen pozitat dhe mėnyrat e lėvizjes, gjė qė
paraqet pėrpjekje shtesė pėr kurrizin dhe shpinėn, dhe si
rezultat paraqiten dhembjet nė atė pjesė tė trupit.
Nė raste tė caktuara, infeksionet urinare, tė cilat janė shumė
tė shpeshta gjatė shtatzanisė, mund tė jenė shkaktar tė dhembjes
sė shpinės. Nėse keni dhembje akute nė fazėn e hershme tė
shtatzanisė, menjėherė kėrkoni ndihmėn e mjekut. Dhembjet e
shpinės gjatė shtatzanisė mund tė lajmėrohen shkaku i shumė
faktorėve tė cilėt kėrkojnė vėmendjen momentale tė mjekut.
Nė asnjė mėnyrė mos pėrdorni ilaēe pa konsultim tė mjekut.
Ushtrimet janė ilaē i sigurte i cili mund ti ndihmojė
shtatzėnave. Ecja ėshtė ushtrimi mė i miri. Por mos ecni shpejtė
dhe nė mėnyrė agresive.
Keni kujdes nė mirėmbajtjen e trupit. Mbani shpinėn drejtė dhe
mundohuni qė ta mbani atė pozitė dhe pėrdorni jastėk dhe shtresa
tė ndryshme pėr pjesėn e mesit tė shpinės. Kujdesuni mirė pėr
mekanizmin trupor. Shmangni ushtrimet pėr muskuj sepse mund tė
pėrkeqsojnė dhembjet e shpinės.
Shtatzėnat nuk duhet tė qėndrojnė gjatė nė kėmbė, gjatė
udhėtimeve apo pėr shkaqe tė ndryshme. Mos ndėrroni shumė shpesh
pozitat e qėndrimit ulur. Nė periudhėn e hershme tė shtatzanisė
ėshtė e domosdoshme qė tė pushoni dhe tė fleni mjaftueshėm.
Shmangni gjithsesi ecjen me kėpucė me take tė larta. Kjo ėshtė e
rezikshme sepse shpina tendoset. Pėr ulje pėrdorni karrige tė
ulėt dhe tė rrafshėt. Gjithashtu, shmangni kohėzgjatjen e madhe
tė punėve tė shtėpisė.
Rrobet duhet tė jenė tė rehatshme, andaj shmangni rrobet e
ngushta.
Shoqet apo nėna/gjyshja juaj me pėrvojė mund tė ju kėshillojė nė
lidhje me dhembjet e shpinės. Ndonjėherė ato kėshilla janė mė tė
dobishme se sa ato tė mjekėve.
*****************************************************
Page 1 of 1