URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: <B>NĖNA DHE FĖMIJA</B>
       *****************************************************
       #Post#: 3779--------------------------------------------------
       Testi i shtatzanisė
   DIR By: LoveR
       Date: September 13, 2012, 3:41 am
       ---------------------------------------------------------
       Kur njė grua ngelet shtatzėnė, trupi i saj fillon tė prodhojė
       njė hormon tė quajtur HCG (Human Chorionic Gonadotropin). Ky
       hormon jep rezultatin pozitiv nė testin e urinės dhe tė gjakut.
       HCG prodhohet nga embrioni nė vendin e implantimit. Implantimi
       ndodh nė ditėn e 6 deri 10 pas konceptimit. Kur embrioni rritet
       niveli i HCG dyfishohet ēdo 2-3 ditė. Qėllimi kryesor i kėtij
       hormoni ėshtė tė mbajė njė balancė tė drejtė midis estrogjenit
       dhe progesteronit deri sa placenta tė filloj ti prodhojė nė sasi
       tė mjaftueshme. HCG e arrin pikun nė javėn 10 deri 12 duke
       arritur nivele deri 300 000 mIU/ml dhe mė pas ky nivel bie.
       Gratė shtatzėna mund tė ndryshojnė, pėrsa i pėrket nivelit tė
       HCG-sė nė periudha tė ndryshme tė shtatzanisė. Por me tu shfaqur
       HCG, niveli i saj nuk bie mė deri nė javėn 10-12 tė shtatzanisė
       (moshė menstruale). Njė rėnie dramatike e nivelit tė HCG mund tė
       jetė indikator i njė ndėrprerjeje shtatzanie. Tabela mė poshtė
       jep njė nivel mesatar tė HCG tė shprehur nė mIU/ml nė gratė
       shtatzėna me moshė 3 deri 26 javė nga menstruacionet e fundit.
       Duhet marrė parasysh qė nė gratė shtatzėna HCG-ja mund tė rritet
       mė shpejtė.
       Njė nivel HCG-je mė i vogėl se 5 mIU/ml tregon se ju nuk jeni
       shtatzėnė.
       
       Javė, qė nga periodat e fundit - (Sasia e HCG mIU/ml)
       3 (5 - 50)
       4 (4 - 426)
       5 
       6 (1,080 - 56,500)
       7-8 (7,650 - 229,000)
       9-12 (25,700 - 288,000)
       13-16 (13,300 - 254,000)
       17-24 (4,060 - 165,400)
       25-40 (3,640 - 117,000)
       
       Gratė shtatzėna zakonisht kanė njė pėrqendrim nė serum tė HCG
       nga 10 deri nė 50 mIU/ml nė javėn qė vjen pas asaj tė
       koncepsionit. Maximumi arrihet midis muajit tė dytė dhe tė tretė
       dhe mė pas pėrqėndrimi bie.
       *****************************************************
       Page 1 of 1