DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: LAJME NGA KOSOVA
*****************************************************
#Post#: 3754--------------------------------------------------
Sparks kėrkon largimin e MUP-it serb nga Kosova
DIR By: LoveR
Date: September 12, 2012, 4:02 am
---------------------------------------------------------
Zėvendėsshefi i EULEX-it, Andy Sparks, tha se misioni i BE-sė nė
Kosovė nuk mundet ta pėrmbushė mandatin nė tėrė Kosovėn, pėr
shkak tė operativėve ilegalė tė Ministrisė sė Brendshme tė
Serbisė (MUP) qė janė tė vendosur nė veri.
Duhet tė largohen nga Kosova qindra pjesėtarė tė MUP-it. E dimė
se janė atje nė kundėrshtim me Rezolutėn 1244, ka thėnė Sparks
gjatė njė bisede me gazetarėt serbė, duke shtuar se Beogradi
ėshtė i detyruar tė respektojė Rezolutėn 1244, sipas sė cilės
asnjė operativė i Serbisė nuk duhet tė jetė nė tokėn e Kosovės.
Ne kemi shumė informacione pėr kėtė, tė cilat mund ti ndajmė
me autoritetet serbe, natyrisht nėse kėtė ata e duan, ka shtuar
ai, transmeton Telegrafi.
Nė lidhje me vizitėn e fundit tė drejtorit tė Zyrės sė Qeverisė
pėr Kosovėn, Alleksandar Vullin, i cili nė fund tė qėndrimit u
dėbua me pėrcjellje tė Policisė sė Kosovės, Sparks ka rikujtuar
se ekzistojnė mekanizmat pėr vizitat zyrtare tė autoriteteve
serbe nė Kosovė, tė cilat shkojnė nėpėrmjet Zyrės sė
Pėrfaqėsuesit Special tė BE-sė.
Sipas tij, vizitori duhet tė tregojė qartė se ku shkon, ndėrsa
autoritetet e Kosovės e pranojnė vizitėn sipas agjendės sė
dorėzuar. Nė kėtė aspekt, autoritetet kosovare kanė thėnė se
Vullini nuk e ka respektuar agjendėn e tij.
Ekziston marrėveshja dhe EULEX-i nuk pėrzihet kėtu, porositi
Sparks, duke shtuar se situata nuk ėshtė e pėrsosur dhe se ėshtė
nė interesin e tė gjithėve qė tė normalizohen raportet pėrmes
bisedimeve.
Tash pėr tash, nė shumė zona situata ėshtė e komplikuar, por
duhet tė pėrdoren mekanizmat qė ekzistojnė, thekson
zėvendėsshefi i EULEX-it.
EULEX-i, sipas tij, ka marrėdhėnie tė mira me organet e Serbisė,
qė mundėsojnė konsultime nė lidhje me sundimin e ligjit.
EULEX-i shpesh ėshtė edhe lidhja nė mes tė Beogradit e
Prishtinės, pėrkitazi me statusin, shton Sparks. Kėto
marrėdhėnie nuk kanė ndryshuar as pas ardhjes sė qeverisė sė re
serbe, meqė kanė vazhduar bisedimet e punės.
Sparks shton se shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac, e ka
ndėrmend qė sė shpejti ta vizitojė Beogradin, ku do tė takohet
me autoritetet e qeverisė sė re serbe.
Kur ėshtė fjala pėr veriun e Kosovės, Sparks tha se niveli i
krimit tė organizuar atje ėshtė shumė mė i lartė se nė viset
tjera tė Kosovės.
Ėshtė e vėrtetė se nė veri kriminelėt e kanė mė tė lehtė tė
veprojnė, pėr shkak tė sundimit tė limituar tė zbatimit tė
ligjit, pėr shkak tė situatės politike. Por, ne e dimė se krimi
i organizuar, qė ne kemi parė nė pjesėn veriore, ėshtė i lidhur
me kriminelėt e Kosovės. Bashkėpunimi i tyre lulėzon , theksoi
njeriu i dytė i EULEX-it.
I pyetur nėse EULEX-i ėshtė i kėnaqur me funksionimin e
institucioneve tė Kosovės nė zgjidhjen e krimeve etnike, ai
tha se ka progres, por se duhet bėrė njė hap para. Qėllimi i
autoriteteve tė Kosovės, sipas tij, duhet tė jetė puna e
paanshme, siē do tė duhej tė ishte nė njė shtet multietnik.
Ai theksoi se duhen shumė vite pėr hetimin e rasteve tė
ndėrlikuara, ndėrsa beson se nė tė ardhmen e afėrt ato do tė
zgjidhen. /Zėri/
*****************************************************
Page 1 of 1