DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: FUTBOLL
*****************************************************
#Post#: 3753--------------------------------------------------
Naiviteti i Shqipėrisė, dhuratė pėr Zvicrėn
DIR By: LoveR
Date: September 12, 2012, 3:58 am
---------------------------------------------------------
Ashtu siē pritej shqiptarėt ishin nė qendėr tė vėmendjes nė
ndeshjen Zvicra Shqipėria e cila mbrėmė u zhvillua nė Luzern
nė kuadėr tė eliminatorėve pėr botėrorin 2014 qė do tė mbahet nė
Brazil.
Megjithatė vetėm, njė pjesė e tyre u ndan tė kėnaqur me epilogun
e ndeshjes, pasi Shqipėria pėsoi humbje me rezultat 2:0 me dy
gola qė mė shumė ishin pjellė e gabimeve tė mbrojtjes kuqezi
sesa e veprimeve tė rrjedhshme tė futbollistėve tė Zvicrės.
Se Shqipėria kishte udhėtuar pėr njė pikė, kjo ishte e qartė qė
nė minutat e parė kur Cana me shokė ishin pėrqendruar kryesisht
nė mbrojtje dhe rrallė e kalonin mesin e fushės. Mirėpo, nė
minutėn 18, Meha ka mundur tė shėnoi pasi gjuajtjen e tij tė
furishme nga 30 metra portieri i Zvicrės me mund e dėboi jashtė
fushe.
Nė minutėn 23 Shaqiri shfrytėzoi gabimin e Canės dhe tė Mavrajt,
tė cilėt ia dhuruan topi gjilanasit i cili pas doli para Ujkanit
pa telashe e rehatoi topin nė rrjetėn e tij - 1:0.
Nė minutėn 27 Meha bukur harkoi, por Bogdani nuk e arriti topin,
kurse nė minutėn 29, Bulku gjuan furishėm nga 25 metra, por
portieri Benaglio edhe kėsaj radhe e dėbon topin nė korner. Rast
tė mirė pėr ta shtuar epėrsinė e Zvicrės pati Granit Xhaka i
cili nė minutėn 38 veproi si duhet dhe gjuan bukur, por topi
kaloi afėr shtyllės sė Ujkanit.
Nė pjesėn e dytė Shqipėria sulmoi diēka mė shumė, por ishte
vėshtirė tė krijohen raste, pasi mbrojtja e Zvicrės pa
vėshtirėsi shmangte ēdo rrezik.
Naiviteti i mbrojtjes sė Shqipėrisė u pa edhe nė minutėn 67 kur
njė top tė dėrguar nė afėrsi tė portės sė Ujkanit asnjėri nga
mbrojtėsit nuk arriti ta dėboi e kur kėtė tentoi ta bėjė Dallku,
ai nuk e qėlloi topin por kėmbėn e Stocrer dhe gjyqtari tregoi
pikėn e bardhė prej nga Inler ishte i pagabueshėm 2:0.
Deri nė fund tė kėtij ballafaqimi, futbollistėt e Shqipėrisė
ndonėse u pėrpoqėn shumė dhe patėn pėrkrahjen e madhe tė
shikuesve nuk arritėn qė tė shėnojnė tė paktėn golin e nderit. E
tėra qė vlen tė pėrmenden janė gjuajtjet e Canės e Bulkut, tė
cilat nuk e gjetėn rrugėn e rrjetės.
Nė anėn tjetėr Xhaka pati rastin mė tė mirė por nuk u tregua sa
duhet i vėmendshėm, sikur edhe Mehmedi i cili nga afėrsi nuk
shėnoi ndonėse fajtor ishte Ujkani i cili me kohė ndėrhyri
duke shpėtuar rrjetėn e vet.
Para dhe pas ndeshje pati pėrqafime ndėrmjet shqiptarėve,
ndėrkohė qė nė fund edhe u ndėrruan fanellat nė mes tyre.
Zvicra Shqipėria 2:0
Stadiumi Luzern. Shikues: 16.000. Shėnues: Shaqiri 23′,
Inler 68′ nga penalltia. Gjyqtarė: O.Hațegan,
Z.Szekely, O.Șovre (Rumani). Kartonė tė verdhė: Behrami,
Derdiyok, Stocker, Inler - Dallku
Zvicra: Benaglio, Lichtsteiner, Djourou, Von Bergen, Rodriguez;
Behrami (Xhemaili ), Inler; Shaqiri, Xhaka (Drmiē), Stocker
(Mehmedi) Derdiyok.
Shqipėria: Ujkani, Lila, Dallku, Cana, Mavraj, Kukeli (Hyka ),
Agolli, Bulku, Vila (Roshi ), Meha, Bodgani (Ēani). /Zėri/
*****************************************************
Page 1 of 1