URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: LAJME NGA SHQIPĖRIA
       *****************************************************
       #Post#: 3751--------------------------------------------------
       Gjykata e Lartė shpall tė papėrdorshme videon Prifti-Beqiraj
   DIR By: LoveR
       Date: September 12, 2012, 3:55 am
       ---------------------------------------------------------
       Gjykata e Lartė e shpalli sot tė papėrdorshme videon e xhiruar
       nga ish-ministri i Ekonomisė, Dritan Prifti, ku shfaqej vetė ai
       me vartėsin e tij Leonard Beqiraj duke ndarė para mes tyre.
       Vendimi ėshtė marrė me shumicė votash nga Kolegji Penal nė
       Gjykatėn e Lartė.
       Nė seancėn e zhvilluar paraditen e sė hėnės, prokurori i
       ēėshtjes, Bujar Sheshi, kėrkoi qė video kundėr dy- ish
       zyrtareve, tė shfaqej me cilėsinė e provės para Gjykatės.
       Ndėrkohė qė pala mbrojtėse, duke kundėrshtuar prokurorinė, i
       kėrkoi Gjykatės deklarimin e videos tė papėrdorshme, me
       pretendimin se ajo ishte administruar nė shkelje tė ligjit nga
       akuza.
       Pasi dėgjoi palėt, trupi gjykues, i pėrbėrė nga pesė gjyqtarė,
       me shumicė votash vendosi qė tė shpallė videon tė papėrdorshme
       nė kėtė proces, duke rrėzuar nė kėtė mėnyrė provėn e vetme tė
       prokurorisė. Nė kushtet e reja tė krijuara pas vendimit tė
       Gjykatės, prokurori Sheshi kėrkoi kohė pėr tė pėrgatitur hapat
       ligjore qė do tė ndėrmarrė lidhur me procesin.
       Nga ana tjeter, pėr avokatin e Dritan Priftit, Fatmir Braka, me
       rrėzimin e provės sė prokurorisė, ky proces duhet tė pushohet.
       Seanca gjyqėsore e radhės ndaj ēėshtjes Prifti-Beqiraj pritet tė
       mbahet mė 14 shtator.
       Ish- ministri i Ekonomisė, Dritan Prifti dhe ish zv/ministri i
       kėsaj ministrie, Leonard Beqiraj, akuzohen pėr korrupsion pas
       publikimit nė media tė njė videoje tė fshehtė, ku ata shfaqeshin
       duke ndarė njė sasi te konsiderueshme parash me njėri-tjetrin,
       transmeton BalkanWeb.
       Videoja mes Dritan Priftit dhe Leonard Beqirajt u zbulua nė
       shkurt tė vitit 2011 nga eksperti amerikan qė mori nė dorėzim
       kompjuterin e ish-ministrit tė Ekonomisė, ndėrsa kryente
       ekspertizėn pėr origjinėn e videos Meta-Prifti. /Telegrafi/
       *****************************************************
       Page 1 of 1