DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: <b>SHKRIMTAR SHQIPTAR</b>
*****************************************************
#Post#: 3732--------------------------------------------------
Gjon Buzuku
DIR By: LoveR
Date: August 16, 2012, 2:45 am
---------------------------------------------------------
Gjon Buzuku (1555)
Buzuku ėshtė autori i parė i njohur deri mė sot i letėrsisė
shqiptare. Veprat nė gjuhėn shqipe gjatė shekujve tė parė tė
pushtimit osman janė tė pakta. Mė e vjetra prej tyre qė ka
mbėritur deri nė ditėt tona, ėshtė "Meshari" i Gjon Buzukut
(1555). Kush ishte autori, nga ishte, ku punoi, mbi ē'baza
arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janė pyetje qė
ende nuk kanė gjetur njė pėrgjigjje tė plotė. Ndonjė gjė tė
paktė qė dimė pėr jetėn e autorit, pėr vėshtirėsinė qė hasi, pėr
punėn, qėllimin dhe pėr kohėn kur e shkroi ose e botoi veprėn e
vet e mėsojmė vetėm nga pasthėnia e librit.
Gjon Buzuku ishte njė prift katolik, njė famulltar i thjeshtė,
qė, me sa duket, punoi nė Shqipėrinė e Veriut, jo larg vendit ku
e botoi veprėn e tij ndoshta nė trevėn e Ulqinit e tė Tivarit.
Siē na thotė vetė, veprėn e filloi mė 20 mars 1554.
Dhe e mbaroi mė 5 janar tė 1555, koha qė punoi pėr shqipėrimin,
ose pėr botimin e saj nuk del e qartė.
Libri, ashtu siē ėshtė sot, ka 188 faqe, i mungojnė 16 faqet e
para, por edhe disa tė tjera nėpėr mes. Kėshtu qė, duke mos
pasur as kopertinė, as faqen e parė, nuk dimė as titullin e tij
tė vėrtetė dhe as vendin e botimit, etj. Ėshtė kjo njė fatkeqėsi
apo fatmirėsi, s'mund ta themi dot. Ndoshta, po t'a kishte
kopertinėn ose edhe faqen e parė, libri mund tė ishte zhdukur,
sepse, me sa duket, ka qenė nė listėn e atyre librave qė kane
qenė ndaluar nga kisha katolike e Romės.
Kėshtu qė janė zhdukur nga qarkullimi tė gjitha kopjet e tij dhe
mbeti vetėm kjo qė ėshtė e gjymtuar. Kjo, ndoshta ėshtė arsyeja
qė ajo sot gjendet vetėm nė njė kopje, tė fshehur e tė harruar
qė i ka shpėtuar syrit tė inkuizicionit.
Kopja qė gjendet, me sa duket ka qenė pėrdorur shumė. Veē
fletėve tė grisura, nė shumė faqe anash ka shėnime e emra
priftėrinjsh qė, me sa duket, e kanė pasur nėpėr duar.
Pėrmbajtja e librit ėshtė fetare dhe kryesisht me pjesė
liturgjie, pjesė qė lexohen e recitohen vetėm prej klerikėve nė
shėrbesat kishtare. Pėrkthim i njė libri latinisht i shkruar me
alfabetin latin. Pėr disa disa tinguj tė shqipes, si: q, gj, th,
dh, z, x, etj. qė nuk i ka gjuha latine, autori pėrdor pesė
shkronja qė kanė pėrngjasim me disa shkronja tė alfabetit
cirilik. Gjuha e veprės ėshtė ajo e dialektit tė Shqipėrisė
Veriore e Perėndimore. Kėtė alfabet do ta pėrdorin edhe autorėt
pas tij, me ndonjė ndryshim tė vogėl.
Pėrmbajtja e veprės dėshmon pėr pėrdorimin e shqipes nė
shėrbesat fetare. Jemi nė kohėn kur nė Evropė kishte shpėrthyer
lėvizja pėr t'u shkėputur nga kisha katolike e Romės, lėvizja qė
njihet me emrin protestantizėm. Njė nga kėrkesat kryesore tė
kėsaj lėvizje ishte qė shėrbesat kishtare tė bėhen nė gjuhėn
amtare. Edhe Buzuku, me sa duket, ecėn nė kėtė rrugė, edhe pse
kjo ėshtė nė kundėrshtim me urdhėrat e Vatikanit. Nga ato qė
thotė nė pasthėnie, duket se Buzuku nuk hyri rastėsisht nė kėtė
rrugė.
Nė rrethanat qė ishin krijuar nė Shqipėri nga pushtimi osman,
kisha katolike e Romės ishte e detyruar tė bėnte lėshime pėr t'i
vėnė fre islamizmit tė popullsisė shqiptare. Kėtė gjė e kuptoi
dhe e shfrytėzoi Buzuku, i nisur jo vetėm nga qėllime fetare por
edhe atdhetare.
I ndikuar nga idetė e lėvizjes protestante, Buzuku iu vu punės
qė besimtarėt shqiptarė shkrimin e shenjtė ta merrnin
drejtpėrdrejtė nė gjuhėn amtare. Nga ana tjetėr, si atdhetar, ai
desh tė bėnte diēka pėr popullin e vet dhe ėshtė i vetėdijshėm
se me punėn e tij, do t'i shėrbente popullit tė vet, jo vetėm
pėr tė dėgjuar e kuptuar pėrmbajtjen e disa ceremonive kishtare,
por edhe se ajo pėrbėn pikėnisjen e shkrimit tė gjuhės shqipe
drejtuar masave shqiptare. Me veprėn e tij ai mundohej tė
afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka
vetėm meritė letrare, por ėshtė edhe njė hap i guximshėm
kulturor, qė bėn pjesė nė luftėn e popullit shqiptar pėr ēlirim
e pėrparim. Kėto probleme e kanė munduar pėr njė kohė tė gjatė
autorin, prandaj ai shkruan nė pasthėnie "...U Dom Gjoni, biri i
Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumė herė se gjuha jonė nukė kish
gjo tė tė ndigluom (qė tė jetė dėgjuar) nse shkruomit shenjtė,
nse dashunit nse botėse, sanė, desha me u dedigune pėrsa mujta
me ditune, me zbritunė (me ndriēue) pak mendetė e atyne qė
ndiglojinė..."
Tė ndriēojmė mendjet e njerėzve, pra ky ka qenė edhe njeri nga
qėllimet, pėr tė cilin e shqipėroi dhe botoi Buzuku veprėn e
tij. Madje Buzuku ecėn edhe mė pėrpara. Nė Mesharin e tij
gjendet dhe kjo lutje qė nuk gjendet nė asnjė meshar tė botės:
Gjithė popullsinė e krishtenė, ndėr Arbanit ata n'mortajet
largo, ty tė lusmė. O Zot. Te Arbėria, pra aty i rreh zemra
Buzukut.
Nga tė gjitha kėto del qartė se me veprėn e Buzukut kemi njė
vazhdimėsi tė kulturės shqipėtare dhe nė kushtet e vėshtira tė
pushtimit osman, kulturė qė te humanistet u pėrfaqėsua me vepra
kryesisht nė gjuhėn latine, qė ishte gjuha e kulturės sė kohės
dhe qė u pasurua mė vonė me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit
etj. nė gjuhėn shqipe.
Qė nga botimi deri mė 1740, gati dy shekuj, "Meshari" ishte njė
vepėr e humbur, njė vepėr e panjohur. Mė 1740, atė e zbuloi nė
Biblotekėn e Propaganda Fides afėr Romės autori gjakovar Gjon
Kazazi. Ky zbulim bėri bujė tė madhe, sepse ėshtė libri i parė
nė gjuhėn shqipe. Pas kėsaj ēėshtja mbeti pėrsėri nė heshtje
edhe pėr mė tepėr se njė shekull deri mė 1900, kur e rizbuloi
arbėreshi Pal Skiroi po jo mė nė Biblotekėn Propagada Fides, por
nė Biblotekėn e Vatikanit, nė Romė, ku gjendet edhe sot. Me 1932
libri u fotokopjua nė tri kopje, njėra nga tė cilat gjendet nė
Biblotekėn tonė Kombėtare. Mė 1968 gjuhėtari ynė i shquar Eqerem
Ēabej, bėri njė botim shkencor tė veprės sė Buzukut, duke e
shoqėruar me njė studim mė tė gjerė pėr gjuhėn dhe meritat e
autorit.
Gjuha e pasur e librit dhe drejtėshkrimi pėrgjithėsisht i
ngulitur dėshmojnė se kjo vepėr duhet te jetė mbėshtetur nė njė
traditė tė mėparshme tė shkrimit tė shqipes kishtare, traditė qė
rrebeshet e kohėrave tė vėshtira qė kaloi vendi ynė, me sa duket
e kanė marrė me vehte. Por edhe libri i Buzukut krijoi padyshim
njė traditė pėr autorė, qė erdhėn pas tij. Tė shkruaje nė shqip
njė libėr fetar nė njė kohė kur kjo gjuhė nuk ishte lėvruar si
gjuhė kulture, nuk ishte e lehtė. Buzuku ia doli mbane veē tė
tjerash edhe pse shfrytėzoi pasurinė e gjuhės pupullore si dhe
mjaft fjalė tė lashta, qė ndoshta, i pėrkisnin traditės sė
shkrimit tė shqipes para tij.
Gjuha e veprės ka nė bazė tė folmen e Shqipėrisė Verilindore,
por tė bie nė sy pėrpjekja pėr ta ngritur atė mbi dialektin nga
ėshtė nisur. Nė veprėn e Buzukut gjejmė ndonjėherė edhe pjesė tė
njė proze tregimtare, tė njė proze me vlera letrare, qė dallohet
pėr mjeshtėrinė e pėrdorimit tė fjalės, dhe sigurinė e
ndėrtimeve gjuhėsore pak a shumė tė qėndrueshme. Meshari i
Buzukut ka rėndėsi shumė tė madhe pėr historinė gjuhės sė
shkruar shqipe. Duke krahasuar gjuhėn e Buzukut me shqipen e
sotme, vėrehen zhvillime tė ndryshme qė ka pasur gjuha jonė qė
nga shekulli XVI e deri mė sot, gati pėr pesė shekuj.
*****************************************************
Page 1 of 1