URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: LAJME NGA SHQIPĖRIA
       *****************************************************
       #Post#: 2975--------------------------------------------------
       Bujar Nishani ėshtė zgjedhur President i ri i Shqipėrisė, me 73
       vota.
   DIR By: Mondi
       Date: June 11, 2012, 12:09 pm
       ---------------------------------------------------------
       Bujar Nishani ėshtė zgjedhur President i ri i Shqipėrisė, me 73
       vota.
       Ka marrė fund pa konsensus dhe vetėm me votat e mazhorancės
       odiseja e zgjedhjes sė presidentit tė gjashtė tė Republikės. Ai
       ėshtė Bujar Nishani. Kandidatura Partisė Demokratike mori 73
       vota pro dhe vetėm njė kundėr, ndėrsa dy fletė u shpallėn tė
       pavlefshme.
       Procesi i votimit nisi pas orės 17:00. Nė sallė ndodheshin edhe
       deputetėt socialistė, tė cilėt kishin paralajmėruar bojkotimin e
       procesit tė votimit. Nė votimin e fshehtė nga opozita mori pjesė
       vetėm deputeti dhe kreu i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, i cili nė
       mėnyrė demostrative hodhi bosh - pa e plotėsuar nė kėndin sekret
       - fletėn e tij. Votoi edhe deputeti i pėrjashtuar nga grupi
       parlamentar socialist, Kastriot Islami, dhe kreu i Frymės sė Re
       Demokratike, Gazmend Oketa.
       Nė pėrfundim tė procesit, deputetėt e mazhorancės uruan Bujar
       Nishanin pėr detyrėn e tij tė re, qė do tė nisė nė ditėt e
       fundit tė korrikut, kur edhe pėrfundon mandati i presidentit
       Topi. Nishani do tė jetė President i Republikės pėr mandatin
       pesėvjeēar, deri nė vitin 2017.
       Nishani ishte kandidatura e vetme nė raundin e katėrt tė votimit
       pėr zgjedhjen e presidentit. Ai u propozua gjatė pasdites sė
       sotme, pas tėrheqjes sė Artan Hoxhės, i cili u largua nga gara
       pak minuta para se tė niste votimi gjatė paradites, raporton
       “Top Channel”.
       Ai ishte njė ndėr katėr emrat qė maxhoranca propozoi njė natė mė
       parė, nė tryezėn me liderin e opozitės.
       Nishani ėshtė tashmė Presidenti i gjashtė, i cili u zgjodh pa
       konsensusin e opozitės. Gjatė orėve tė pasdites pati debate nėse
       kjo kandidaturė ishte apo jo kushtetuese, pėr shkak se ai mban
       detyrėn e ministrit tė Brendshėm.
  HTML http://www.lajmeshqip.com/wp-content/uploads/2011/shqip/bujar_nishani877.jpg
       *****************************************************
       Page 1 of 1