URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: LAJME NGA KOSOVA
       *****************************************************
       #Post#: 2522--------------------------------------------------
       KFOR-i bllokon rrugėn Zveēan Rudare, serbėt grumbullohen
   DIR By: Mondi
       Date: June 1, 2012, 4:56 am
       ---------------------------------------------------------
       Tė gjitha rrugėt qė shpijnė nga Zveēani pėr nė fshatin Rudare
       dhe te barrikada e ēimentuar nė vendin e quajtur “Dudin krsh”
       janė tė bllokuara, raporton B92.
       Sipas B92-it, pjesėtarėt amerikanė tė KFOR nuk lejojnė kalimin
       as pėr automjete as pėr udhėtarė- kėmbėsorė, ndėrkohė qė numėr i
       madh i qytetarėve serbė ėshtė nisur nė drejtim tė Rudares pas
       rėnies sė sirenave nė Zveēan dhe nė Mitrovicė, transmeton Koha.
       Sipas raportimeve tė medieve serbe edhe te “Dudin Krsh” janė
       vendosur njė numėr i madh i ushtarėve tė KFOR-it dhe i
       qytetarėve , tė cilėve pėr shkak tė bllokimit tė rrugėve nuk ka
       mundėsi t’u dėrgohet pėrforcime.
       Mediat serbe raportojnė se qytetarėt po grumbullohen nė numėr
       gjithnjė e mė tė madh pėr tė penguar KFOR-in qė kishte
       paralajmėruar heqjen e barrikadave. /Telegrafi/
       #Post#: 2523--------------------------------------------------
       Re: KFOR-i bllokon rrugėn Zveēan Rudare, serbėt grumbullohen
   DIR By: Mondi
       Date: June 1, 2012, 4:59 am
       ---------------------------------------------------------
       Janė bllokuar rrugėt qė nga Zveēani shpijnė nė fshatin Rudar,
       nė barrikadėn e betonin nė vendin “Dudin Kėrsh”. Ka tė lėnduar.
       KFOR-i nuk lejon kalimin e automjeteve e as kėmbėsorėve.
       Sipas TV Most, tre vetė janė nė sallėn operative. Fjala ėshtė
       pėr plagosje nga plumbat e gomės. Sidoqoftė, nuk ka konfirmime
       zyrtare pėr kėtė.
       Ekipet e emergjencės dhe vendorėt po u ofrojnė serbėve ndihmė nė
       Rudar, pas lėndimeve qė janė pasuar nga pėrdorimi i gazit
       lotsjellės. Nė vendin e ngjarjes dėgjohen tė shtėna rafalėsh,
       ndėrsa vėrehen edhe helikopterėt e KFOR-it.
       Janė bllokuar tė gjitha rrugėt qė ēojnė nga Zveēani nė fshatin
       Rudar, te barrikada e betonuar nė vendin “Dudin Kėrsh”. Ushtarėt
       e KFOR-it nė urėn e Ibrit, e cila nga Zveēani ēon nė Rudar, kanė
       vendosur tela gjemborė pėr ēka nuk mund tė kalojnė as kėmbėsorėt
       e as makinat.
       Makineria e blinduar KFOR-i qė nė mėngjes largon barrikadat e
       betonuar nė urėn e Rudarit. Largimit i ka paraprirė pėrdorimi i
       gazit lotsjellės. Ndėrsa, TV Most raporton se janė pėrdorė edhe
       plumbat e gomės dhe armėt luftarake.
       Nė Zveēan dhe nė veri tė Mitrovicės janė dėgjuar sirenat, qė
       ishte shenjė pėr mbledhjen e shumė qytetarėve drejtė Rudarit. Te
       “Dudin Kėrshi” janė mbledhur shumė ushtarė tė KFOR-it dhe
       qytetarė serbė.
       Nė njoftimin e KFOR-it, thuhet se kanė ka filluar qė nė mėngjes
       njė operacion pėr eliminimin e barrikadave, me qėllim tė
       realizimit tė lirisė sė qarkullimit.
       "Nga ora 08:40 KFOR-i kryen operacionin e heqjes sė barrikadave
       nė rrethinėn e vendit Rudar. Ky aktivitet synon tė stimulojė
       lėvizjen e lirė jo vetėm pėr KFOR-in, por edhe organizatat
       ndėrkombėtare dhe tė gjithė qytetarėt e Kosovės", thuhet nė
       deklaratėn e KFOR-it.
       KFOR-i ka vendosur pika kontrolli pėr shkaqe tė sigurisė, thuhet
       mė tutje nė deklaratė, pėr tė shtuar se bėhet fjalė pėr masat qė
       lidhen me heqjen e barrikadave dhe se ato do tė jenė tė
       pėrkohshme.
       Deri tani, sipas deklaratės sė KFOR-it, nuk ka informata pėr
       incidente.
       Nė Zveēan janė dy barrikada. Njė ėshtė e vendosur nė Rudar,
       ndėrsa tjetra nė “Dudin Kėrsh”. Gjithsesi, prej mėngjesit
       pengohet edhe veprimi i operatorėve tė telefonisė serbe, kėshtu
       qė edhe mediat serbe kanė probleme tė arrijnė deri tek
       informatat.
       I ashtuquajturi sekretar pėr Kosovėn, Oliver Ivanovic, ka thėnė
       se KFOR-i ka bėrė "njė lėvizje shumė tė rrezikshme", nė
       pėrpjekjen pėr tė hequr barrikadėn nė Rudar.
       "Unė nuk e di se cilat janė motivet pėr kėtė. Mua mė duket se
       Prishtina dhe KFOR-i po e pėrdorin vakuumin institucional nė
       Serbi qė ta ndryshojnė gjendjen nė terren. KFOR-i ka nisur
       menjėherė tė pėrdorė plumba gome dhe gaz lotsjellės, prandaj kam
       frikė se kjo do tė jetė njė ditė e gjatė”, ka thėnė ai pėr Beta,
       i cili “frikohet se konfliktet mund tė jenė mė tė mėdha”.
       /Telegrafi/
       *****************************************************
       Page 1 of 1