DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: HISTORIA
*****************************************************
#Post#: 2407--------------------------------------------------
Kryengritja e Kosovės e vitit 1910
DIR By: Mondi
Date: May 7, 2012, 3:18 am
---------------------------------------------------------
Kryengritja e Kosovės e vitit 1910
Fillimi i kryengritjes, Kuvendi i Verrave tė Llukės
Ekspeditat e Xhavit Pashės tė vitit 1909, taksat dhe tatimet e
reja, rekrutimi i detyruar ushtarak, masat pėr ēarmatimin me
dhunė tė popullsisė, ndjekjet policore kundėr klubeve e
atdhetarėve shqiptarė, si edhe reaksioni xhonturk kundėr
shkollės e shkrimit shqip, i acaruan mė tej marrėdhėniet e
shqiptarėve me qeveritarėt xhonturq.
Pėrballė kėsaj gjendjeje politike, rrethet atdhetare shqiptare
bėnė pėrpjekje pėr bashkėrendimin e lėvizjes nė shkallė
kombėtare. Nė fundin e vitit 1909 u themelua nė Stamboll
Komiteti i fshehtė shqiptar Ja Vdekje, ja Liri!, i cili bėri
thirrje pėr formimin e njė qendre tė vetme drejtuese dhe pėr
nxjerrjen e njė organi qendror shtypi pėr tė gjitha organizatat
e shoqėritė atdhetare brenda e jashtė vendit. Komiteti u pėrpoq
ta shtrinte veprimtarinė e tij edhe nė Shqipėri.
Dhuna e egėr qė xhonturqit ushtruan pėr mbledhjen e taksave e tė
tatimeve, pėr grumbullimin e armėve e tė rekrutėve ishte mė e
fuqishme nė Kosovė, ku shpėrtheu hapur pakėnaqėsia e
shqiptarėve. Qysh nė pranverėn e vitit 1910 qėndresa e
shqiptarėve tė Kosovės merr gjithnjė e mė shumė trajtėn e njė
lufte tė armatosur. Tė rinjtė, pėr tiu shmangur shėrbimit
ushtarak, dilnin nė mal dhe formonin ēeta tė armatosura.
Ndėrkohė nisėn pėrgatitjet pėr aksione tė armatosura nė pėrmasa
mė tė gjera. Pranvera e vitit 1910 i gjeti shqiptarėt e Kosovės
tė organizuar nė grupe tė armatosura e tė pėrgatitura pėr luftė
kundėr regjimit xhonturk.
Veprimet e para kundėrqeveritare nisėn nė mars nė Gjakovė, por
qendra e tyre u bė nė fillim Juniku, ku vepronin forcat e
udhėhequra nga Halil Mehmeti.
Nė muajin mars, me nismėn dhe nėn drejtimin e Idriz Seferit, u
mbajt nė Gjilan njė mbledhje e shqiptarėve tė kėtij rrethi ku u
diskutua rreth masave pėr organizimin e kryengritjes sė re.
Nė fund tė muajit mars grupe tė armatosura fshatarėsh e
malėsorėsh tė anės sė Mitrovicės, tė Vuēiternės dhe tė Llapit
marshuan nė drejtim tė Prishtinės pėr tė protestuar kundėr
caktimit arbitrar tė taksave. Ata ndėrprenė rrugėn
Prishtinė-Prepalac. Repartet e garnizonit tė Prishtinės mė 5
prill u ndeshėn me kryengritėsit nė Babin Most. Pas pėrpjekjeve
qė u zhvilluan kėtu dhe qė zgjatėn dy ditė, kryengritėsit
rrethuan njė batalion tė ushtrisė osmane dhe i detyruan forcat
qeveritare tė tėrhiqeshin nė Prishtinė me humbje tė ndjeshme nė
njerėz dhe nė armatime.
Fitorja e kryengritėsve nė Babin Most i vuri nė njė gjendje tė
vėshtirė trupat qeveritare qė mbronin Prishtinėn. Garnizoni i
saj pėrbėhej prej njė regjimenti kavalerie dhe njė batalioni
kėmbėsorie, tė cilėt nuk ishin nė gjendje tė mbanin qytetin dhe
as tė ndėrmerrnin veprime jashtė tij. Mė 7 prill u dėrgua nga
Ferizaj nė Prishtinė njė kolonė e pėrbėrė prej 6-7 batalionesh.
Me gjithė pėrforcimet qė i erdhėn, garnizoni i Prishtinės qe i
detyruar tė qėndronte nė pozita mbrojtėse.
Pas fitoreve tė para tė forcave kryengritėse, gjendja nė
vilajetin e Kosovės u bė e vėshtirė pėr autoritetet xhonturke.
Garnizonet ushtarake tė vilajetit ishin tė pamjaftueshme pėr ta
shtypur menjėherė kryengritjen.
Kryengritja u shtri edhe nė Rrafshin e Dukagjinit. Vrasja e
komandantit tė ushtrisė nė Pejė, e majorit Rushit Beu, dhe
plagosja e mytesarifit tė atjeshėm, Haki Beu, u pasua nga
veprimet qė ēetat e Shalės dhe tė Berishės ndėrmorėn kundėr njė
batalioni ushtarėsh.
Nė tė njėjtėn kohė kryengritėsit e rrethinave tė Prizrenit i
detyruan repartet ushtarake osmane tė mbylleshin nė qytet,
ndėrsa pjesėn tjetėr tė tėrhiqej nė drejtim tė Fushė-Kosovės. Nė
fillim tė prillit kryengritėsit kishin zėnė tė gjitha pikat
strategjike nė afėrsi tė qyteteve tė Prishtinės, tė Pejės e tė
Prizrenit.
E shqetėsuar nga kėto ngjarje, qeveria xhonturke, nė mbledhjen
qė mbajti mė 7 prill, vendosi qė tė merreshin masa tė rrepta
ushtarake kundėr kryengritėsve. Nė mesin e muajit prill nė
trevėn verilindore tė Shqipėrisė qenė pėrqendruar rreth 36-40
batalione kėmbėsorie, qė bėnin pjesė nė korpuset I, II dhe III
tė ushtrisė osmane tė vendosur nė pjesėn evropiane tė
Perandorisė, si dhe gjashtė bateri tė artilerisė malore e
gjashtė bateri tė artilerisė fushore me 50 gryka zjarri.
Pėrballė zhvillimit tė shpejtė tė ngjarjeve nė rrethet e
Prishtinės, tė Pejės e tė Prizrenit, qeveria xhonturke mori masa
pėr tė penguar zgjerimin e kryengritjes. Me dekretin perandorak
tė sulltan Mehmet Reshatit V u shpall nė zonėn e kryengritjes
gjendja e jashtėzakonshme; urdhėrohej tė shpėrndaheshin sa mė
shpejt forcat kryengritėse; tė arrestoheshin dhe tė nxirreshin
para gjykatės ushtarake organizatorėt e kryengritjes; tė bėhej
regjistrimi i popullsisė dhe i pasurisė sė patundshme; tė
zbatohej shėrbimi i detyrueshėm ushtarak; tė mblidheshin me
forcė taksat etj. Porta e Lartė urdhėroi Ministrinė e Luftės qė
tė pėrgatiste sa mė shpejt ekspeditėn ndėshkimore, nė krye tė sė
cilės do tė vihej Shefqet Turgut pasha, njėri nga gjeneralėt mė
tė zotė tė ushtrisė osmane aso kohe.
Pėr tė pėrballuar ekspeditėn e madhe ushtarake qė Porta po
pėrgatiste kundėr Kosovės, u pa e nevojshme tė merreshin masa
organizative e ushtarake, tė cilat do tė vendoseshin nė tubimet
e udhėheqėsve shqiptarė. Njė tubim i tillė u mbajt nė mesin e
prillit nė vendin e quajtur Verrat e Llukės, nė afėrsi tė
Deēanit. Autoritetet xhonturke, me gjithė pėrpjekjet qė bėnė,
nuk arritėn ta pengonin mbledhjen e kėtij kuvendi. Agjentura e
tyre, e kryesuar nga disa bejlerė tė Pejės, nuk arriti
gjithashtu tė qetėsonte dhe tė shpėrndante turmat e armatosura.
Tubimi u zhvillua nėn drejtimin e Shaban Binakut, tė Isa
Boletinit, tė Sulejman Batushės dhe tė krerėve tė tjerė.
Nė Kuvend u vendos pajtimi i tė gjitha gjaqeve deri nė Shėn
Mitėr. Mė pas pjesėmarrėsit lidhėn besėn e vendosėn qė tė gjitha
viset e pėrfaqėsuara prej tyre tė bashkoheshin me kryengritjen.
U pėrcaktuan gjithashtu me hollėsi masat organizative dhe
ushtarake pėr pėrballimin e ekspeditės sė Shefqet Turgut pashės.
Kuvendi parashikonte edhe masa ndėshkuese pėr ata qė do ti
kundėrviheshin besės sė lidhur.
Kuvendi i Verrave tė Llukės nuk mori vendime me karakter
politik, nuk doli me kėrkesa nė rrafsh kombėtar. Me sa duket,
organizatorėt e tij mendonin se kėto do tė ishin objekt i njė
mbledhjeje shumė mė tė gjerė dhe me pėrfaqėsues nė shkallė
kombėtare. Megjithatė, tubimi pati rėndėsi pėr zhvillimin e
mėtejshėm tė kryengritjes, pėr organizimin dhe pėr
bashkėrendimin e veprimeve tė saj tė armatosura. Aty u hodhėn
themelet e bashkimit luftarak tė shumicės sė krahinave tė
vilajetit tė Kosovės, kryesisht tė pjesės perėndimore e
qendrore.
Pėrkrahja e kryengritjes nga grupi parlamentar shqiptar.
Sapo filloi kryengritja, grupi i deputetėve shqiptarė nė
parlament u vu nė mbrojtje tė saj. Mė 9 prill 1910, 13 prej tyre
(nga gjithsej 26 qė pėrfaqėsonin popullsinė shqiptare nė atė
organ) i paraqitėn parlamentit njė relacion pėr gjendjen e
vėshtirė tė krijuar nė Shqipėri si rrjedhim i politikės
nacionaliste tė Komitetit Bashkim e Pėrparim.
Nė deklaratėn qė deputeti i Kosovės, Nexhip Draga, bėri mė 10
prill nė emėr tė grupit tė deputetėve shqiptarė e quajti tė
padrejtė dhe e dėnoi vendimin e qeverisė pėr shpalljen e
gjendjes sė jashtėzakonshme nė vilajetin e Kosovės. Ismail
Qemali, Myfid Libohova dhe deputetė tė tjerė shqiptarė sollėn
prova qė dėshmonin se ngjarjet e Prishtinės ishin pasojė e
administrimit tė keq tė vendit, e sjelljeve arbitrare tė
nėpunėsve vendorė, si dhe e karakterit anakronik tė mėnyrės sė
qeverisjes qė zbatonin xhonturqit.
Deputetėt shqiptarė folėn posaēėrisht pėr arbitraritetin nė
vjeljen e detyrimeve shtetėrore nga autoritetet vendore. Nė kėtė
ndikonte mungesa e legjislacionit pėrkatės, si edhe formulimet e
errėta e tė papėrcaktuara mirė tė ligjeve ekzistuese. Nė
Shqipėri filluan tė vileshin edhe tatime tė tilla, siē ishte ajo
e oktrovės, njė taksė doganore, e cila nuk vilej ende as nė
rajonet mė tė zhvilluara tė Perandorisė, si nė Stamboll, nė
Izmir, nė Selanik.
Deputetėt shqiptarė deklaruan se do tė ishte mė e udhės dhe mė
dobiprurėse qė nė Shqipėri nė vend tė ekspeditave ushtarake tė
dėrgohej njė komision parlamentar. Ata kėrkuan qė nė Shqipėri tė
sendėrtoheshin hap pas hapi reforma rrėnjėsore, tė caktoheshin
nėpunės tė aftė e tė ndershėm, tė cilėt tė njihnin ligjet dhe
drejtėsinė. Hasan Prishtina nguli kėmbė qė ky komision tė
hetonte nė vend shkaqet e kryengritjes.
Duke iu pėrgjigjur deklaratave tė deputetėve shqiptarė nė
parlament, kryeministri turk u pėrpoq ti pėrligjte e ti
motivonte masat ushtarake tė qeverisė nė Kosovė me pozitėn e
veēantė strategjike tė kėsaj treve dhe tė mbulonte shkaqet e
vėrteta tė lėvizjes kryengritėse nė Shqipėri, tė cilėn e quante
vepėr tė disa ngatėrrestarėve.
Ismail Qemali, nga ana e tij, kėrkoi nga qeveria qė tė
nxirreshin nė shesh shkaktarėt e vėrtetė tė gjendjes sė krijuar
nė Shqipėri. Nė njė takim tė veēantė me ministrin e Luftės tė
Perandorisė ai kėrkoi qė tė ndėrpriteshin veprimet ushtarake
kundėr shqiptarėve. Por kėto kėrkesa ranė nė vesh tė shurdhėr.
Qeveria pranoi se ishin bėrė disa gabime nga administrimi i keq
prej disa nėpunėsve vendorė dhe premtoi se do tė merrte masa pėr
riparimin e tyre. Nė tė njėjtėn kohė ajo siguroi miratimin nga
parlamenti tė kėrkesės sė saj pėr dėrgimin e trupave ushtarake
plotėsuese nė Kosovė.
Orvatjet e deputetėve shqiptarė pėr tė penguar dėrgimin e
ekspeditės ushtarake tė komanduar nga Shefqet Turgut pasha nė
Kosovė nuk dhanė fryt. Edhe propozimet e tyre pėr tė dėrguar nė
Shqipėri njė komision parlamentar pėr hetimin e gjendjes nė
terren dhe nė mėnyrė tė veēantė tė shkaqeve tė kryengritjes u
hodhėn poshtė. Qeveria xhonturke ishte tashmė e vetėdijshme se
ngjarjet nė Shqipėri ishin shenjė e njė konflikti politik
shqiptaro-turk, pas tė cilit fshiheshin aspiratat autonomiste tė
shqiptarėve.
Kėtė realitet u pėrpoq tua bėnte tė qartė Ismail Qemali edhe
diplomatėve tė huaj nė Stamboll. Duke i pėrcjellė ambasadorit
austro-hungarez, Pallaviēinit, kėrkesėn qė deputetėt shqiptarė
parashtruan nė parlamentin osman, ai theksoi se shqiptarėt
kėrkonin zbatimin e reformave, tė cilat do tu pėrshtateshin
rrethanave tė veēanta tė vendit dhe nevojave tė tij.
Kundėrshtimi i tyre, theksonte ai, do tė ēonte nė thellimin e
mėtejshėm tė kryengritjes popullore. Ismail Qemali i bėnte tė
ditur pėrfaqėsuesit tė Vjenės nė Stamboll, se me kėrkesat e tyre
shqiptarėt synonin tė siguronin njė ndėrtesė mė vete, ēka
nėnkuptonte autonominė e Shqipėrisė.
#Post#: 2408--------------------------------------------------
Re: Kryengritja e Kosovės e vitit 1910
DIR By: Mondi
Date: May 7, 2012, 3:19 am
---------------------------------------------------------
Veprimet luftarake
Nė mesin e prillit 1910 Turgut Pasha mbėrriti nė krye tė njė
ushtrie prej 16 mijė forcash nė kryeqendrėn e vilajetit tė
Kosovės, nė Shkup.
Nė proklamatėn qė i drejtoi popullsisė sė Kosovės para se tė
fillonte operacionin ushtarak, Shefqet Turgut pasha u orvat ta
pėrligjte atė nė sytė e popullsisė sė revoltuar dhe tė bindte
kosovarėt se qeveria ishte shtrėnguar tė dėrgonte ushtrinė nė
kėtė vilajet. Ai theksonte se forcat ushtarake tė komanduara
prej tij nuk qenė dėrguar pėr tė shkaktuar gjakderdhje, por pėr
tė vendosur rregullin e qetėsinė dhe pėr tė ndėshkuar tė gjithė
ata qė mbillnin pėrēarjen. Ai deklaronte gjithashtu se qeveria
dėshironte ti siguronte popullit shqiptar tė mirat e rendit
kushtetues, prandaj ishte nė interesin e tij dhe tė shtetit qė
tė gjithė kryengritėsit tė dorėzoheshin.
I pėrforcuar me trupa tė rinj, numri i forcave osmane qė u vunė
pėrballė kryengritėsve shqiptarė, arriti nė rreth 40 mijė veta.
Me kėtė ushtri Shefqet Turgut pasha filloi nė mesin e muajit
prill 1910 sulmin e pėrgjithshėm kundėr forcave kryengritėse.
Ndėrkohė kryengritėsit vazhduan veprimet e tyre, tė cilat tani i
zhvilluan nė tri zona. Luftėtarėt e Shalės, tė Llapit e tė
Drenicės, nėn komandėn e Isa Boletinit, u pėrqendruan nė Grykėn
e Carralevės dhe vunė nėn kontroll vijėn Ferizaj-Shtime-Prizren.
Hasan Hysen Budakova me forcat e tij u pėrqendrua nė rajonin
malor nė perėndim tė Ferizajt deri nė anėn jugore tė Carralevės.
Grupimi tjetėr, i tretė, i kryengritėsve, qė pėrbėhej nga
luftėtarė tė Gjilanit e tė Preshevės, nėn komandėn e Idriz
Seferit, mori pėrsipėr tė zotėronte e tė mbronte Grykėn e
Kaēanikut dhe rrugėn Tetovė-Shkup pėr tė mos lejuar depėrtimin e
ushtrisė osmane, qė vinte nga qendra e vilajetit nė drejtim tė
pjesės sė brendshme tė Kosovės. Emisarė tė posaēėm u dėrguan nė
Shkodėr, nė Dibėr e nė Mat me thirrjen pėr tu bashkuar me
kryengritjen, ndėrsa agjitatorė tė tjerė filluan tė vepronin nė
radhėt e reparteve turke pėr ti bindur ushtarėt shqiptarė tė
dezertonin.
Nė fazėn e parė tė operacioneve ushtria osmane pėsoi disfatė.
Kolona verilindore e saj, e cila kishte pėr detyrė tė dilte nė
fshatin Pozharan dhe me njė veprim tė shpejtė ti rrethonte
forcat kryengritėse tė grupuara nė kėtė rajon, ndeshi nė njė
qėndresė tė ashpėr dhe e ndėrpreu pėrkohėsisht marshimin e
mėtejshėm.
Luftime mė tė ashpra u zhvilluan nė anėn perėndimore tė zonės
kryengritėse. Forcat osmane tė pėrqendruara kėtu, mė 21 prill,
pas luftimesh tė rrepta, arritėn ti afroheshin Shtimes qė
mbrohej nga kryengritėsit. U ndėrpre lidhja telegrafike e kėsaj
qendre me Prizrenin. Luftimet vijuan nė Shtime gjithė ditėn, me
humbje tė mėdha nga tė dyja palėt. Tė nesėrmen ushtria osmane, e
komanduar nga Osman Pasha, me gjithė mbėshtetjen e zjarrit tė
artilerisė, nuk mundi ta merrte Grykėn e Shtimes. Nė pritje tė
pėrforcimeve tė reja nga Ferizaj, ushtria u detyrua tė tėrhiqej
nėn goditjet e vazhdueshme tė kryengritėsve.
Lajmi rreth fillimit tė luftimeve nė Shtime pėrshpejtoi veprimet
e kryengritėsve tė Gjilanit, tė Preshevės dhe tė viseve pėrreth,
qė u hodhėn drejt Kaēanikut. Mė 24 prill 3 000 kryengritės, nėn
udhėheqjen e Idriz Seferit, shtinė nė dorė Grykėn e Kaēanikut
dhe dolėn nė shpinė tė ushtrisė turke, duke e vėnė atė nė njė
pozitė kritike. Kryengritėsit vunė nėn kontroll tė plotė
hekurudhėn Shkup-Mitrovicė dhe ndėrprenė lidhjen hekurudhore me
kryeqendrėn e vilajetit, Shkupin. Si rrjedhim i kėtyre
veprimeve, forcat ushtarake osmane, tė vendosura nė Ferizaj, u
vunė nė njė gjendje tė vėshtirė.
Sukseset e kryengritėsve nė Grykėn e Carralevės dhe shtėnia nė
dorė e Shkallės sė Kaēanikut pėrbėnin njė fitore ushtarake tė
rėndėsishme, e cila ndikoi nė zhvillimin e mėtejshėm tė
kryengritjes nė Kosovė. Forcat kryengritėse zotėronin tani njė
pjesė tė mirė tė territoreve tė vilajetit tė Kosovės, si dhe
disa pika strategjike qė u lejonin tė kontrollonin vijat
kryesore tė komunikacionit. Ata paralizuan pushtetin civil tė
administratės xhonturke. Ndėrkaq, ushtria osmane mbeti e
bllokuar nė qytetet kryesore tė Fushė-Kosovės dhe tė Rrafshit tė
Dukagjinit. E pafuqishme pėr tė ndėrmarrė ndonjė veprim luftarak
jashtė tyre, ushtria osmane priste ardhjen e forcave tė reja.
#Post#: 2409--------------------------------------------------
Re: Kryengritja e Kosovės e vitit 1910
DIR By: Mondi
Date: May 7, 2012, 3:19 am
---------------------------------------------------------
Beteja e Kaēanikut
Mė 30 prill 1910 ushtria osmane, e komanduar nga Shefqet Turgut
pasha dhe e pėrbėrė nė fillim nga 9 000-10 000 veta, e
pėrforcuar me reparte kalorėsie dhe e mbėshtetur nga zjarri i
artilerisė, filloi mėsymjen kundėr 3 000-4 000 kryengritėsve
shqiptarė tė pėrqendruar nė Shkallėn e Kaēanikut tė udhėhequr
nga Idriz Seferi. Para sulmit tė pėrgjithshėm ushtria osmane
goditi me artileri fshatrat pėrreth. Masakrimi i grave, i
fėmijėve dhe i pleqve qė kishin mbetur atje, nuk solli, ashtu
siē e kishte parashikuar Shefqet Turgut pasha, dekurajimin e
mbrojtėsve shqiptarė tė Grykės sė Kaēanikut. Pėrkundrazi, me
gjithė epėrsinė e madhe numerike tė forcave armike,
kryengritėsit i thyen sulmet e tyre. Pėr dy ditė rresht (mė 30
prill-1 maj) divizioni osman nuk mundi tė mposhtte qėndresėn e
kryengritėsve shqiptarė, tė cilėt treguan aftėsi tė veēanta
luftarake.
Forcat osmane tė pėrfshira drejtpėrsėdrejti nė luftime kundėr
kryengritėsve nė Kosovė arritėn nė afro 30. 000 veta. Njė pjesė
e madhe e tyre u angazhuan nė betejėn e Kaēanikut. Megjithėse
ushtria turke kishte epėrsi tė ndjeshme mbi forcat kryengritėse,
kėto i pėrballuan sulmet e tyre pėr shtatė orė rresht, duke
kaluar edhe nė luftime trup me trup. Udhėheqėsit e kryengritjes
treguan aftėsi drejtuese si nė sulm, ashtu edhe nė mbrojtje e nė
tėrheqje. Ata mundėn tė dilnin nga rrethimi nė mėnyrė tė
organizuar dhe, duke u tėrhequr nė drejtim tė Gjilanit, vijuan
ta godisnin armikun.
Nė betejėn e Kaēanikut ushtria osmane pėsoi humbje tė mėdha.
Sipas tė dhėnave tė ndryshme u vranė disa mijėra ushtarė dhe 90
oficerė osmanė. Shefqet Turgut pasha humbi nė Kaēanik mė shumė
se njė tė katėrtėn e forcave, qė kishte nėn komandėn e tij; u
shpartalluan rreth 20 batalione. Pas kėsaj ushtria filloi tė
hakmerrej mbi popullsinė e pambrojtur. Njėsi tė posaēme tė
ushtrisė turke dogjėn fshatrat qė nuk kishte arritur ti
rrafshonte artileria. Gjyqi i jashtėzakonshėm ushtarak dėnoi
kryengritėsit e zėnė robėr dhe pėrkrahėsit e tyre. Ekzekutimi i
tė dėnuarve me vdekje bėhej para popullsisė vendase tė
grumbulluar me forcė dhe nėn gjėmimet e daulleve e tė marsheve
tė bandės ushtarake.
Luftimet qė kryengritėsit shqiptarė zhvilluan nė Kaēanik, patėn
jehonė brenda dhe jashtė vendit. Ato u pėrjetėsuan nė epikėn
popullore.
Pasi mori Grykėn e Kaēanikut, Shefqet Turgut pasha, nė ditėt e
para tė majit, i pėrforcuar edhe me trupa tė tjera qė i erdhėn
nga Selaniku, filloi mėsymjen nė drejtimin Ferizaj-Carralevė.
Njė kolonė e forcave osmane, e nisur nga Shkupi, gjatė marshimit
tė saj nėpėr Kumanovė, pėrgjatė hekurudhės, ndeshi nė tė hyrė tė
Grykės sė Konēullit, nė mes tė Bujanovcit dhe Gjilanit, nė
qėndresėn e forcave kryengritėse tė komanduara nga Idriz Seferi.
Luftėtarėt shqiptarė tė kėsaj ane u rezistuan pėr disa ditė
forcave osmane, derisa atyre u erdhi nė ndihmė njė kolonė
tjetėr. Megjithatė, qėndresa e kryengritėsve vijoi edhe mė pas,
por nė grupe mė tė vogla, tė pėrbėra nga 150-200 veta. Edhe nė
kėto vise ushtria, nė shenjė hakmarrjeje, u vuri zjarrin
fshatrave tė tėra.
Isa Boletini u dallua si udhėheqės i aftė dhe i talentuar
ushtarak
Nė fillim tė muajit maj forcat osmane kaluan nė mėsymje nė
drejtimin Ferizaj-Carralevė. Kėtu u ndeshėn me forcat
kryengritėse qė vepronin nė zonėn Shtime-Carralevė, tė
komanduara nga Isa Boletini, numri i tė cilave nuk i kalonte 4
000 vetat. Pėr dy ditė dhe dy net rresht u zhvilluan atje
luftime tė ashpra. Megjithėse nisi nga Ferizaj reparte tė
garnizoneve tė Prizrenit dhe tė Mitrovicės, qė vepronin anės
Grykės sė Carralevės, komanda osmane nuk arriti ti rrethonte
kryengritėsit. Forcat ushtarake tė Ferizajt u bllokuan midis
Shtimes e Carralevės dhe u detyruan tė kthehen mbrapsht. Pjesa
tjetėr nuk ia arriti tė depėrtonte nė drejtimin Jezercė-Budakovė
pėr tu rėnė prapa krahėve kryengritėsve.
Taktika qė pėrdorėn udhėheqėsit e kryengritėsve, sidomos
shfrytėzimi i terrenit, ndihmoi pėr njė kohė pėr tė pėrballuar
epėrsinė e armikut nė njerėz dhe nė armatime. Gjendja e krijuar
nė Kosovė e detyroi ministrin e Luftės, Mahmut Shefqet pashėn,
qė tė vihej vetė nė krye tė fushatės ushtarake nė Shqipėri.
Pas pushtimit tė Grykės sė Kaēanikut, Mahmut Shefqet pasha, duke
u vėnė nė krye tė operacioneve, urdhėroi tė marshohej nė
drejtimin Shtimje-Carralevė. Ai ndau ushtrinė nė tri kolona, tė
mbėshtetura nga artileria malore.
Grykėn e Carralevės e mbronin tre mijė kryengritės, qė treguan
guxim dhe aftėsi luftarake. Por pozita e tyre u vėshtirėsua kur
u dolėn nė shpinė forca osmane tė prira nga udhėrrėfyes serbė
dhe nga ndonjė turkoman prej parisė shqiptare. Me porosinė e
konsullatės serbe nė Prishtinė, mėsues, klerikė dhe banorė serbė
qenė vėnė nė shėrbim tė ushtrisė turke.
Mėsymjes sė forcave osmane kundėr kryengritėsve u parapriu edhe
kėtu nė Carralevė, sikurse nė Kaēanik, goditja me artileri jo
vetėm e pozicioneve tė luftėtarėve shqiptarė, por edhe e
fshatrave tė pambrojtura.
Mė 7 maj 1910 u zhvilluan pranė Jezercės luftime tė pėrgjakshme.
Forcat osmane mundėn tė ēanin pėrpara vetėm pasi u erdhėn
pėrforcime tė tjera.
Me gjithė trysninė e sulmeve tė pareshtura tė ushtrisė osmane
dhe tė goditjeve tė zjarrit tė fortė tė artilerisė, mbrojtėsit e
Grykės sė Carralevės qėndruan me trimėri. Edhe pse u gjendėn
pėrballė njė armiku qė kishte epėrsi nė njerėz e nė armatime,
shqiptarėt vijuan qėndresėn nė kėtė pikė disa ditė me radhė. Por
mungesa e municionit dhe e ndihmave qė priteshin nga ēasti nė
ēast, e bėnė tė pamundur pėrballimin e mėtejshėm tė sulmeve tė
forcave osmane. Mė 10 maj, pas njė lufte qė zgjati gjithė ditėn,
kryengritėsit, duke pėrfituar nga errėsira e mbrėmjes, ēanė
rrethimin; gjatė tėrheqjes mundėn tė marrin me vete shokėt e
plagosur, midis tė cilėve edhe komandantin e tyre, Isa
Boletinin, qė u dallua nė kėto luftime si udhėheqės e komandant
i aftė dhe i talentuar ushtarak.
Pas rėnies sė Grykės sė Carralevės, ushtria osmane marshoi nė
pjesėn perėndimore e qendrore tė vilajetit tė Kosovės. Pas
luftimesh tė rrepta, tė mbėshtetura nga artileria, qė nuk
kursente as fshatrat e pambrojtura, valiu i Kosovės e pas tij
edhe Mahmut Shefqet pasha, i shoqėruar nga Shefqet Turgut pasha
dhe shtabi kryesor i forcave osmane, hynė nė qytetin e
Prizrenit. Mė 1 qershor ato u futėn nė Pejė dhe nė Gjakovė.
Ministri i Luftės u detyrua tė pranonte para parisė sė Prizrenit
se, ndryshe nga kryengritjet e mėparshme, kryengritja e tanishme
ishte e pėrgjithshme edhe mė e organizuar. Ai deklaroi
gjithashtu se tani kishte nėn komandė njė forcė tė pėrbėrė prej
50 mijė ushtarėsh dhe 70 baterish artilerie, e gatshme tė
vijonte operacionet ushtarake pėr nėnshtrimin e plotė tė
shqiptarėve. Ai ndėrmori masa terrori nė Prizren dhe nė
rrethinat e tij. Gjyqet ushtarake dėnuan me vdekje disa dhjetėra
kryengritės. Autoritetet ushtarake xhonturke nuk kursyen as edhe
shqiptarėt qė i kishin bėrė ndonjė shėrbim komandės osmane.
Shtypi socialdemokrat serb shkruante ato ditė se krimet dhe
barbarizmat qė po kryente regjimi xhonturk nė Kosovė, qė ishte
bėrė Vendi i litarit, ishin aq tė mėdha, sa nuk mund tė
pėrfytyroheshin nga opinioni publik evropian.
Qėndresa e kryengritėsve nė Qafė-Morinė dhe nė Qafėn e Agrit
Nė qershor ushtria osmane vijoi veprimet luftarake nė zonėn e
Drenicės dhe pėrreth saj. Por paqėsimi i Kosovės nuk qe i lehtė
e u shoqėrua me humbje tė mėdha. Pėr kėto humbje dėshmon edhe
mbajtja e qindra ushtarėve tė plagosur nėpėr hekurudhėn
Mitrovicė-Selanik. Marshimi i forcave qeveritare nė Kosovė, nėn
drejtimin e ministrit tė Luftės, u shoqėrua me terrorizimin e me
poshtėrimin publik tė kryengritėsve qė nuk iu bindėn
autoriteteve osmane. Sheshet e qyteteve Prizren, Rahovec,
Gjakovė, Pejė e tė tjera u kthyen nė arena tė keqtrajtimeve tė
banorėve tė Kosovės.
Bastisja e shtėpive dhe arrestimet nė masė u bėnė nė bazė tė
urdhrit pėr dorėzimin e armėve brenda 12 orėve. Burgjet u
mbushėn me tė burgosur, qė u nėnshtroheshin torturave. Edhe
krerėt, si Shaban Binaku, qė do ti besonin faljes sė shpallur
nga autoritetet xhonturke, u ekzekutuan me varje.
Pėr tė nėnshtruar pėrfundimisht Lėvizjen Kombėtare Shqiptare dhe
sidomos qėndresėn e armatosur tė shqiptarėve, repartet osmane,
tė riorganizuara nė dy divizione, vijuan, gjatė muajve
qershor-korrik 1910, operacionet edhe nė zona tė tjera, nė
perėndim tė Rrafshit tė Dukagjinit pėr tu hedhur mė pas nė
Shkodėr dhe drejt Lumės dhe Dibrės. Kėto forca dolėn nga Rugova
nė Plavė, bllokuan tė gjitha shtigjet e kufirit malazez, pėr tė
penguar kalimin e kryengritėsve nė Mal tė Zi. Nėntė batalione
ushtarėsh, pasi kaluan Qafėn e Prushit, u hodhėn nė zonėn e
Hasit.
Njė divizion tjetėr Shefqet Turgut pasha e nisi nė drejtim tė
Malėsisė sė Gjakovės, ku ndeshi nė qėndresėn e kryengritėsve tė
kėsaj treve. Malėsorėt e Gashit dhe tė Krasniqes, me rreth 2 000
forca, tė komanduara nga Bajram Curri, Abdulllah Hoxha, Zeqir
Halili e Shaban Binaku, zunė pritė nė Qafė tė Morinės pėr tė
ndalur depėrtimin e ushtrisė nė Malėsi. Ata i bėnė ballė njė
divizioni tė tėrė (prej 15-18 batalionesh kėmbėsorie, disa
skuadrash kalorėsie dhe 5 baterish artilerie), duke i shkaktuar
atij humbje tė rėnda. Kryengritėsit e lėshuan Qafėn e Morinės
pėr ti shpėtuar rrethimit dhe asgjėsimit.
Kryengritėsit u bėnė pritė gjithashtu forcave osmane qė vepronin
nė Rrafshin e Dukagjinit, nė Qafė tė Kolēit, ku 200 malėsorė u
pėrleshėn me to duke u shkaktuar humbje tė mėdha. Malėsorėt
kryengritės, tė komanduar nga Prel Tuli, Mehmet Shpendi e Marash
Delia, u qėndruan ushtrive armike shtatė ditė e shtatė netė. Ata
zunė qafat e shtigjet pėr tė mos lejuar depėrtimin e forcave
turke nė Dukagjin, nė luginėn e Shalės dhe tė Thethit.
E pakalueshme pėr Shefqet Turgut pashėn u bė Qafa e Agrit, ku
ushtria e tij u bllokua pėr disa ditė me radhė, u thye dhe u
detyrua tė tėrhiqej. Megjithatė, Shefqet Turgut pasha nuk arriti
tė futej nė Shkodėr, siē kishte parashikuar, pėrmes Dukagjinit.
Ai hyri nė Shkodėr pėrmes Pukės mė 24 korrik 1910.
Edhe nė Lumė e nė Dibėr trupat turke hynė pasi thyen qėndresėn e
popullsisė vendase, qė ishte mė e fuqishme sidomos nė rrethinat
e Dibrės sė Madhe.
Kudo qė kalonte, ushtria osmane rrafshonte fshatrat ku gjente
njė qėndresė sado tė vogėl, ndiqte e terrorizonte familjet qė
kishin mbėshtetur e kishin pėrkrahur kryengritėsit. Ndėrkohė,
gjyqet e jashtėzakonshme vepronin kudo. Reparte tė veēanta tė
specializuara tė ushtrisė qenė ngarkuar pėr ēarmatimin e
popullsisė. Kėto reparte siguronin gjithashtu veprimtarinė e
komisioneve qeveritare pėr regjistrimin e popullsisė dhe tė
pasurisė, tė shtėpive, tė tokave, tė bagėtisė etj. Sipas kėtij
regjistrimi, mblidheshin detyrimet tatimore, duke pėrfshirė edhe
ato tė prapambetura, dhe bėhej rekrutimi i tė gjithė meshkujve
qė i pėrfshinte detyrimi ushtarak.
Pėr tė pėrforcuar pushtetin e tyre nė vilajetin e Kosovės,
autoritetet xhonturke, krahas tė ashtuquajturave reforma, siē u
quajtėn masat ndėshkuese, vendosėn tė bėnin kėtu edhe disa
ndryshime administrative. Kėshtu, u shndėrrua nė nėnprefekturė
(kaza) krahina (nahija) e Ferizajt dhe u krijuan disa krahina
(nahije) tė reja, si nė Drenicė, nė Llap, nė Malėsi, nė Rekė, nė
Podgor, nė Moravė tė Epėrme dhe tė Poshtme etj.
#Post#: 2410--------------------------------------------------
Re: Kryengritja e Kosovės e vitit 1910
DIR By: Mondi
Date: May 7, 2012, 3:20 am
---------------------------------------------------------
Shtrirja e terrorit xhonturk nė viset e tjera
Pas shtypjes sė kryengritjes sė Kosovės ekspedita ushtarake e
komanduar nga Shefqet Turgut pasha u shtri edhe nė Shqipėrinė e
Veriut dhe tė Mesme.
Synimi i qeverisė xhonturke dhe i qarqeve ushtarake mė tė larta
tė Perandorisė ishte tė shtypte jo vetėm qėndresėn e armatosur
tė shqiptarėve, por edhe vatrat e organizmat e lėvizjes
kombėtare. Klubet e organizatat e tjera kombėtare shqiptare u
fajėsuan si nxitėse tė lėvizjes sė armatosur. Anėtarėt e
klubeve, mėsuesit e gjuhės shqipe, madje edhe ata qė ndiqnin
kurset e gjuhės shqipe, u bėnė objekt i njė terrori tė paparė,
njėlloj si pjesėmarrėsit e kryengritjes sė armatosur tė Kosovės.
Pėrgjithėsisht terrorit iu nėnshtruan gjithė veprimtarėt e
lėvizjes kulturore e arsimore kombėtare, edhe pse kjo ishte njė
veprimtari e ligjshme.
Pre e terrorit xhonturk u bėnė edhe qytetet, si Shkodra, Tirana,
Elbasani e vise tė tjera, qė nuk qenė pėrfshirė nė kryengritje.
Edhe nė kėto treva u arrestuan, u burgosėn dhe u internuan nga
gjyqet speciale qindra atdhetarė. Pėr ti poshtėruar nė sytė e
popullit dhe pėr ta frikėsuar atė, kėta nė fillim i rrihnin
publikisht nėn tingujt e bandės ushtarake. U gjykuan dhe u
dėnuan nė mungesė shumė atdhetarė tė arratisur, tė akuzuar pėr
veprimtari antishtetėrore.
Me vendim tė qeverisė u mbyllėn tė gjitha shkollat shqipe, u
ndalua nxjerrja e gazetave dhe botimi i librave nė gjuhėn
shqipe. U pushuan nga puna mėsuesit e gjuhės shqipe tė shkollave
shtetėrore, si dhe nėpunėsit shqiptarė qė kishin marrė pjesė nė
lėvizjen kulturore e arsimore kombėtare. Ndjekjeve iu nėnshtruan
edhe elementėt e moderuar. Deputetėt shqiptarė u akuzuan si
pėrkrahės tė kryengritjes dhe pėr lidhje tė fshehta me
kryengritėsit.
Veprimtaria e ēetave tė armatosura vijoi edhe pas kalimit tė
forcave osmane, tė komanduara nga Shefqet Turgut pasha, nga
Kosova nė Shqipėrinė e Veriut e tė Mesme, madje edhe kur nė
Kosovė u vendosėn pėrsėri forca tė shumta ushtarake. U bėnė tė
shpeshta pėrleshjet ndėrmjet ēetave shqiptare dhe ushtrisė
osmane. Pėrleshje tė tilla tė armatosura ndodhėn mė 15 shtator
1910 afėr Mitrovicės dhe mė 28 shtator afėr Pejės. Mė 15 tetor
valiu i Manastirit njoftonte Stambollin pėr pėrpjekjet e
ushtrisė me ēetat kryengritėse tė Dibrės. Po nė tetor valiu i
Shkodrės njoftonte qeverinė se ushtria ishte demoralizuar
krejtėsisht dhe se kishte rrezik tė bashkohej me kryengritėsit.
Mė 9 nėntor valiu i Kosovės informonte qeverinė pėr sulmet e
shqiptarėve kundėr postkomandave ushtarake nė nahijen e Beranės.
Kryengritja e Kosovės e vitit 1910 ushtroi ndikim tė fuqishėm nė
zhvillimin e mėtejshėm tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Jehona e
saj u ndje edhe nė lėvizjet ēlirimtare tė popujve tė tjerė, tė
Maqedonisė dhe tė Arabisė.
Qėndrimi i faktorit ndėrkombėtar ndaj kryengritjes shqiptare
Qėndrimi i shteteve ballkanike
Duke qenė se nuk mundėn tė gjenin aleatė tė jashtėm nė luftėn e
tyre kundėr Perandorisė Osmane, krerėt e kryengritjes sė Kosovės
u pėrpoqėn tė siguronin tė paktėn krahėt nga sulmet e pritshme
tė armiqve tė jashtėm. Pėr ta nuk qenė tė panjohura synimet
shoviniste tė qarqeve politike tė shteteve fqinje, qė mund tė
shfrytėzonin luftėn shqiptaro-osmane pėr plotėsimin e qėllimeve
tė tyre. Megjithatė, krerėt e kryengritjes u kėrkuan
autoriteteve shtetėrore tė vendeve fqinje ndihmė ushtarake,
madje u bėnė edhe propozime pėr aleancė.
Kėshtu, krerėt e qėndresės sė armatosur nė Llap e nė Shalė, sapo
nisi kryengritja nė muajin prill, kėrkuan tė mėsonin nga
konsulli i Serbisė nė Prishtinė nėse Beogradi ishte i gatshėm
ti ndihmonte me armatime e municione dhe ti strehonte nė rast
se do tė ishin tė detyruar tė tėrhiqeshin nga lufta kundėr
forcave osmane. Nė pėrputhje me udhėzimet qė kishte marrė nga
ministri i Jashtėm Millovanoviē, konsulli Rakiq u tha
shqiptarėve se nė rast nevoje mund tė gjenin strehim nė Serbi,
ndėrsa kėrkesėn e tyre pėr armatime e kundėrshtoi nė mėnyrė tė
prerė, me pretekstin se shqiptarėt e kishin mbajtur tė fshehtė
nga Serbia pėrgatitjen e kryengritjes.
Qėndrimi negativ i qeverisė serbe ndaj kėrkesave tė shqiptarėve
pėr ndihmė diktohej nga marrėdhėniet e mira qė Serbia kishte nė
atė kohė me Turqinė, tė cilat kushtėzoheshin nga interesat
ekonomikė, politikė dhe ushtarakė tė ēastit. Kryengritja
kundėrosmane nė Kosovė filloi nė kohėn kur mbreti Pjetėr I, N.
Pashiqi dhe Millovanoviēi, pas vizitės sė tyre nė Petrograd,
shkuan edhe nė Stamboll. Qeveritarėt serbė shpresonin atėherė se
do tė mund tė siguronin koncesionin e hekurudhės sė Adriatikut.
Nga ana tjetėr, Bullgaria bėnte pėrpjekje tė lidhej me qarqet
politike shqiptare pėr ta pėrdorur luftėn e tyre nė tė mirė tė
synimeve tė veta. Pėr kėtė qėllim qeveria bullgare dhe vetė
mbreti Ferdinand mbanin lidhje me organizatat shqiptare dhe me
disa nga krerėt shqiptarė. Ndėrkaq qarqet politike dhe shtypi i
Sofjes ndiqnin me interesim kryengritjen shqiptare. Disa prej
tyre i shikonin ngjarjet nė Kosovė si fillim i fundit tė
sundimit osman dhe kėrkonin tė pėrfitohej nga gjendja e krijuar
pėr tė ndėrhyrė nė Maqedoni. Grupe tė tjera politike bullgare,
duke i vlerėsuar ngjarjet nė Shqipėri si kalimtare, kėrkonin qė
Bullgaria tė mbante qėndrim korrekt kundrejt Perandorisė Osmane.
Megjithėkėtė, si qarqet oborrtare tė Sofjes tė kryesuara nga
princi Ferdinand, ashtu edhe qeveria bullgare, duke menduar se
kryengritja shqiptare do ti jepte njė goditje tė fortė regjimit
xhonturk, parashikonin tė nxirrnin pėrfitime prej saj. Shtypi
zyrtar bullgar shkruante pas fillimit tė kryengritjes, se
Bullgaria, si fqinjė e mirė e Turqisė, dėshironte qė qeveria
osmane tė vendoste qetėsinė e rregullin nė viset e pėrfshira nga
kryengritja, por nė rast se kjo kryengritje merrte pėrmasa tė
mėdha dhe shndėrrohej nė njė tė keqe qė mund tė cenonte paqen nė
Ballkan e tė sillte pasoja tė rėnda pėr bullgarėt e Maqedonisė,
atėherė qeveria bullgare nuk mund tė rrinte duarkryq.
Pėrfaqėsuesi diplomatik serb nė Sofje u pėrpoq tė bindte kreun e
qeverisė bullgare, se ishte nė interesin e shteteve ballkanike
ti liheshin Turqisė duart tė lira pėr tė shtypur kryengritjen
shqiptare.
Shqetėsimi se kryengritja shqiptare mund tė shfrytėzohej nga
Vjena, si pretekst pėr ndėrhyrje nė Ballkan, pėrbėnte njė arsye
mė shumė qė Serbia tė tregohej e rezervuar ndaj lėvizjes sė
armatosur nė Kosovė. Kėto zhvillime rrezikonin planet e saj tė
kahershme pėr ekspansionin drejt territoreve shqiptare. Synimet
autonomiste tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare e shtynin edhe mė
shumė qeverinė serbe qė tė kėrkonte shtypjen e kryengritjes sė
Kosovės. Sendėrtimi i tyre vlerėsohej nė Beograd si njė pengesė
shumė mė e madhe pėr projektet e Serbisė, sesa pushteti i
Perandorisė Osmane mbi trevat shqiptare. Fati i kėsaj Perandorie
tashmė ishte pėrcaktuar. Ajo po i afrohej me shpejtėsi fundit tė
saj.
Millovanoviēi shprehu mendimin se ishte nė interesin e Serbisė
dhe tė vendeve tė tjera ballkanike qė konflikti i armatosur i
shqiptarėve me xhonturqit tė ishte sa mė i pėrgjakshėm, nė
mėnyrė qė tė dyja palėt tė dobėsoheshin sa mė shumė. Sipas
parashikimeve tė tij, kėshtu do tė arrihej qėllimi i dyfishtė:
nga njėra anė, dobėsimi i Perandorisė Osmane do ta lehtėsonte
luftėn e ardhshme tė Serbisė e tė Bullgarisė kundėr saj; nga ana
tjetėr, shqiptarėt e mposhtur nga ushtria osmane do tė arrinin
nė njė gjendje tė tillė sa tė pranonin tė viheshin nėn Serbinė.
Diplomatėt serbė ndiqnin me kėnaqėsi ēarmatimin e shqiptarėve
nga autoritetet ushtarake osmane. Pėrfaqėsuesi i Beogradit nė
Stamboll e siguronte ministrin e Jashtėm tė Perandorisė Osmane,
se Serbia ishte e gatshme ti bėnte Turqisė shėrbimet e
nevojshme pėr tia lehtėsuar mposhtjen e kryengritjes. Edhe
Porta e Lartė e priti me kėnaqėsi gatishmėrinė e Beogradit pėr
tė ndihmuar nė qetėsimin e Kosovės.
Pas rėnies sė Grykės sė Kaēanikut, kur ushtria osmane filloi
marshimin nė drejtim tė Carralevės, konsulli serb nė Prishtinė
mori udhėzime pėr ti dhėnė ekspeditės turke ēdo pėrkrahje. Me
porosinė e tij fshatarėt e mėsuesit serbė u vunė nė shėrbim tė
Turgut Pashės. Sipas udhėzimeve qė morėn nga oficerėt e shtabit
turk nė Ferizaj, ata mblidhnin tė dhėna pėr gjendjen,
organizimin e vendndodhjen e forcave kryengritėse dhe pėrhapnin
lajme tė rreme rreth marshimit tė forcave tė mėdha osmane pėr tė
shkurajuar shqiptarėt.
Nė kundėrshtim me premtimin qė u kishte bėrė shqiptarėve nė
fillim tė kryengritjes, Serbia nuk pranoi ti strehonte
kryengritėsit. Beogradi pranoi tė strehonte nė Serbi vetėm disa
prej krerėve, si Hasan Hysen Budakovėn, Zejnel Beun nga Gjilani,
Shaqir Ēavdarbashėn nga Peja dhe bajraktarin e Ostrozubit, duke
shpresuar se mund ti pėrdorte nė shėrbim tė politikės serbe.
Qeveria serbe i ofroi strehim edhe Idriz Seferit, por ky nuk e
pranoi dhe qėndroi nė malet e krahinės sė vet, nė Karadak.
Ndryshe nga Serbia, Mali Zi, edhe pse nuk e pėrkrahu
kryengritjen shqiptare, nuk mbajti qėndrim armiqėsor kundrejt
saj dhe u dha strehim kryengritėsve.
Kryengritėsit e anės veriperėndimore tė Kosovės nė fillim u
vendosėn nė Bjeshkėt e Namuna. Por mungesa e ushqimeve dhe
fillimi i tė ftohtit e bėri tė pamundur qėndrimin e tyre tė
mėtejshėm nė ato anė. Nė kėto rrethana, Isa Boletini, nė emėr tė
tė gjithė krerėve tė kryengritjes, kėrkoi nga Cetina qė ti
strehonte nė Mal tė Zi. Kjo kėrkesė u pranua nga qeveria e Malit
tė Zi, e cila formoi njė komision tė posaēėm pėr strehimin e
emigrantėve. Ata u vendosėn nė Cetinė, nė Podgoricė, nė Shpuzė,
nė Nikshiq dhe nė Ulqin.
Por pas deklaratave tė princ Nikollės pėr motivet humanitare qė
e shtynė tė mbante kėtė qėndrim, fshihej synimi i tij pėr tė
bėrė pėr vete krerėt shqiptarė, duke shpresuar se me ndihmėn e
tyre do tė kėnaqte lakmitė territoriale ndaj tokave shqiptare qė
shkonin deri nė Mat e mė gjerė, ndėrsa populli malalez i priti
miqėsisht refugjatėt e ardhur nga territoret shqiptare.
Kryengritja e Kosovės dhe Fuqitė e Mėdha
Fuqitė e Mėdha, duke respektuar politikėn e ruajtjes sė status
quo-sė nė Turqinė Evropiane dhe nė gjithė Perandorinė Osmane,
nuk e pėrkrahėn kryengritjen shqiptare tė Kosovės. Ata i
trajtuan ngjarjet nė Shqipėri si njė ēėshtje thjesht e brendshme
e Perandorisė Osmane dhe i lanė dorė tė lirė Stambollit pėr
shtypjen e kryengritjes.
Por qėndrimi i Fuqive tė Mėdha kundrejt lėvizjes ēlirimtare tė
shqiptarėve e sidomos ndaj metodave tė dhunės e tė terrorit qė
pėrdori ushtria turke pėr paqtimin e territoreve shqiptare, nuk
ishte i njėjtė. Ndėrsa Rusia kėmbėngulte pranė Portės sė Lartė
pėr ta ēuar deri nė fund ekspeditėn ushtarake nė Shqipėri,
ministri i Punėve tė Jashtme tė Austro-Hungarisė e kėshillonte
Stambollin qė tė mos shkonte shumė larg nė masat e dhunės ndaj
shqiptarėve.
Tė njėjtin qėndrim mbajti nė pėrgjithėsi diplomacia gjermane.
Nėpėrmjet pėrpjekjeve diplomatike qė bėnė pranė qeverisė
xhonturke, Vjena e Berlini i tėrhoqėn vėrejtjen asaj pėr masat e
tepruara shtypėse. Ato i bėnė tė ditur Stambollit se ndjekja e
kėshillave ruse pėr ashpėrsimin deri nė skaj tė konfliktit me
shqiptarėt, do tė sillte dobėsimin e tė dyja palėve dhe do tua
lehtėsonte shteteve ballkanike plotėsimin e pretendimeve
territoriale ndaj trojeve shqiptare, gjė qė nuk e dėshironin as
Berlini, as Vjena.
Po kėshtu ministri i Jashtėm i Italisė, San Xhuliano, nėpėrmjet
ambasadorit tė tij nė Stamboll, ndonėse nė mėnyrė tė kujdesshme
e tė matur, i bėnte tė qartė Portės sė Lartė se edhe Italia nuk
e miratonte aksionin energjik dhe masat e egra tė ushtrisė turke
nė Shqipėri; ndėrsa opinioni publik e shtypi italian shprehėn
simpatinė pėr kryengritjen shqiptare dhe dėnuan politikėn e egėr
tė qeverisė xhonturke kundrejt shqiptarėve. Nė kėto qėndrime tė
dukshme proshqiptare ushtronte ndikimin e vet edhe mjedisi
arbėresh.
Nė pjesėn tjetėr tė kontinentit evropian e tė atij amerikan u
ndje ndikimi i mitingjeve tė protestės, i agjitacionit dhe i
propagandės qė kolonitė shqiptare tė mėrgimit, shoqatat dhe
komitetet bėnė nė tė mirė tė kryengritjes shqiptare. Njė vend tė
veēantė zė kėtu mitingu i organizuar nė Boston.
Kryengritja e Kosovės e vitit 1910 ishte e para lėvizje e
armatosur aq e gjerė e popullit shqiptar nė fillim tė shek. XX,
por qė mbeti nė kufijtė e njė vilajeti tė vetėm. Veprimet e
suksesshme luftarake tė kryengritėsve nė skajin verilindor tė
vilajetit tė Shkodrės nuk ndikuan nė zgjerimin e pėrmasave tė
saj.
Lufta e armatosur e popullit shqiptar kundėr sundimit osman nuk
arriti tė shtrihej nė njė hapėsirė tė gjerė kombėtare as nė
rrafshin organizativ, as nė atė politik e ushtarak. Madje edhe
nė kufijtė e vilajetit tė Kosovės nuk u arrit njė bashkėrendim i
veprimeve luftarake. Ndonėse luftuan pėr tė pėrballuar marshimin
e ushtrisė sė komanduar nga Shefqet Turgut pasha, kryengritėsit
nuk arritėn tė organizonin njė qėndresė tė pėrgjithshme nė
gjithė vilajetin. Vatrat e qėndresės sė shqiptarėve, siē qenė
ato tė Kaēanikut, tė Carralevės etj., mbetėn tė shkėputura nga
njėra-tjetra.
Nė kėto dobėsi ndikoi edhe mungesa e njė qendre tė vetme
drejtuese politike e ushtarake nė shkallė kombėtare ose tė
paktėn ndėrkrahinore. Pėrveē kėsaj, pjesa mė e madhe e vendit
qėndroi mėnjanė ngjarjeve tė Kryengritjes sė vitit 1910 dhe nuk
u pėrfshi nė luftėn e armatosur kundėr regjimit xhonturk.
Shumica e veprimtarėve tė klubeve atdhetare nė vilajetet e
Shkodrės, tė Janinės dhe tė Manastirit nuk ishte ende e bindur
pėr domosdoshmėrinė e luftės sė armatosur. Edhe deputetėt
shqiptarė, duke pėrfshirė edhe ata mė radikalėt (me ndonjė
pėrjashtim), nuk qenė tė prirė nė kėtė kohė pėr tė dalė nga
kuadri i luftės parlamentare, ndėrsa komitetet e fshehta nė Jug
tė vendit, ndonėse ishin pėrkrahės tė kryengritjes sė armatosur,
nuk ishin tė pėrgatitur pėr tė mbėshtetur me veprime tė
armatosura kryengritjen e Kosovės.
Kryengritja u shtyp edhe pėr shkak se shqiptarėt u ndodhėn
pėrballė njė ushtrie tė madhe nė numėr, nė armatime e nė pajisje
luftarake dhe e drejtuar nga oficerė tė zgjedhur, tė stėrvitur
nga instruktorė tė huaj.
Kryengritja nuk pati pėrkrahjen e qarqeve politike tė shteteve
fqinje dhe tė Fuqive tė Mėdha qė vijuan ti pėrmbaheshin
politikės, tashmė tradicionale, tė ruajtjes sė status quo-sė.
Megjithėse Kryengritja e armatosur e vitit 1910 u shtyp, qeveria
turke u detyrua tė bėjė ndonjė lėshim. Nė vjeshtėn e vitit 1910
ajo hoqi ligjin pėr bandat, lejoi hapjen e ndonjė shkolle
shqipe, pa hequr dorė nga pėrpjekjet pėr ti detyruar shqiptarėt
qė tė pėrdornin alfabetin arab, ndėrpreu zbatimin e masave pėr
ēarmatimin, pėr rekrutimin ushtarak e pėr mbledhjen e taksave
dhe premtoi se do tė pėrdorte njė fond tė posaēėm pėr ndėrtimin
e shtėpive tė djegura e tė rrėnuara gjatė fushatave ushtarake tė
vitit 1910. Pėr tė penguar njė shpėrthim tė ri tė kryengritjes
nė Kosovė, Porta e Lartė dėrgoi atje disa komisione qė u
ngarkuan tė qetėsonin vendin duke u marrė vesh me krerėt
shqiptarė./historia.shqiperia.com/
*****************************************************
Page 1 of 1