URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: HISTORIA
       *****************************************************
       #Post#: 2399--------------------------------------------------
       Kryengritja e Pėrgjithshme e vitit 1912
   DIR By: Mondi
       Date: May 7, 2012, 3:10 am
       ---------------------------------------------------------
       Kryengritja e Pėrgjithshme e vitit 1912
       Pėrgatitja e kryengritjes
       Edhe pas marrėveshjeve qė pėrfundoi me udhėheqėsit e
       kryengritėsve nė vitin 1911, Porta e Lartė nuk ndėrmori asnjė
       masė qė do ta pėrmirėsonte gjendjen ekonomike e arsimore tė
       vilajeteve shqiptare, qė vinte duke u rėnduar. Ndihej mungesa e
       ushqimeve. Ēmimi i drithit ishte 2-3-fishuar. Edhe artikujt e
       tjerė tė konsumit tė gjerė qenė shtrenjtuar. Shtimi i taksave e
       mbledhja me dhunė e detyrimeve shtetėrore e pėrkeqėsuan edhe mė
       tej gjendjen. Nga ana tjetėr, shqiptarėt i shqetėsonte edhe
       pėrgatitja pėr krijimin e aleancės ballkanike, konturet e sė
       cilės po ravijėzoheshin nė horizontin ballkanik.
       Nė kėto rrethana qarqet e gjera atdhetare brenda dhe jashtė
       vendit filluan tė mendonin pėr organizimin e njė kryengritjeje
       tė re, qė duhej tė fillonte nė pranverėn e ardhshme. Fillimi i
       luftės italo-turke (shtator 1911) qė do tė angazhonte njė pjesė
       tė madhe tė forcave turke, krijonte kushte tė favorshme pėr njė
       kryengritje tė pėrgjithshme shqiptare. Pėrveē kėsaj, po bėhej
       gjithnjė e mė e qartė se lufta italo-turke do tė pasohej nga njė
       luftė ballkanike, e cila do tė ēonte nė shembjen e Perandorisė
       Osmane dhe do ta vinte Shqipėrinė para rrezikut tė copėtimit.
       “Aneksimi italian i Tripolit, - theksonte Ismail Qemali, -
       tregoi se parimi i tėrėsisė tokėsore tė Perandorisė Osmane nuk
       respektohej mė. Tani ishte pėr t’u dyshuar nėse shtetet
       ballkanike do tė qėndronin tė qeta”.
       Gjatė njė udhėtimi qė ndėrmori nė Evropė, nė tetor tė vitit
       1911, Ismail Qemali, nė takimet qė pati nė kancelaritė
       diplomatike tė Francės, tė Anglisė e sidomos tė
       Austro-Hungarisė, u pėrpoq t’i bindte ato qė tė rishikonin
       politikėn e ruajtjes sė status quo-sė nė Ballkan, t’u provonte
       se ishte nė interesin e tyre tė ndiqnin njė politike tė re
       ballkanike, pjesė pėrbėrėse e sė cilės duhej tė ishte edhe
       autonomia ose edhe pavarėsia e Shqipėrisė. Gjatė takimit me
       ambasadorin austro-hungarez nė Paris, Ismail Qemali i foli pėr
       rrezikun qė i kėrcėnohej Shqipėrisė nga monarkitė fqinje.
       Shembja e sundimit osman nė Ballkan, kur shqiptarėt ende nuk
       njiheshin si komb mė vete, i linte ata tė pambrojtur pėrballė
       agresorėve tė rinj. Njė fat i tillė i shqiptarėve, theksoi ai,
       nuk ishte as nė interesin e Vjenės. Ismail Qemali i propozoi
       Ballplacit tė ndėrhynte pranė Portės sė Lartė dhe tė kėrkonte
       prej saj qė ta njihte popullin shqiptar si “entitet etnik”.
       Ambasadori austro-hungarez nė Paris, Sheēen, iu pėrgjigj Ismail
       Qemalit se Vjena “i jepte rėndėsi tė madhe ruajtjes sė status
       quo-sė territoriale nė Ballkan dhe se nuk ndėrhynte nė punėt e
       brendshme tė Turqisė”.
       Ndėrkohė gjendja politike nė Shqipėri vinte duke u acaruar.
       Gjatė vjeshtės u dendėsuan kontaktet ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė
       viseve tė ndryshme, qė kishin si objekt diskutimi organizimin e
       kryengritjes, pėr sendėrtimin e programit politik tė Lėvizjes
       Kombėtare Shqiptare, tė autonomisė sė vendit.
       Nė dhjetor tė vitit 1911 deputetėt shqiptarė, midis tė cilėve u
       dalluan Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina, duke pėrfituar nga
       kriza qė kishte mbėrthyer Perandorinė Osmane dhe qeverisjen e
       xhonturqve, kėrkuan edhe njėherė zbatimin e reformave politike,
       ekonomike e kulturore nė Shqipėri, tė cilat kishin si qėllim tė
       fundit ta shtynin Portėn e Lartė tė njihte kombėsinė shqiptare
       dhe tė drejtėn e saj pėr t’u vetėqeverisur. Nė muajin janar tė
       vitit 1912 Hasan Prishtina u pėrpoq tė bindte Asim Beun,
       ministrin e Jashtėm tė Perandorisė Osmane, se ishte nė interesin
       e shtetit osman qė qeveria tė deklaronte zyrtarisht kufijtė e
       Shqipėrisė. Por xhonturqit, duke menduar se kjo kėrkesė do tė
       ēonte nė shkėputjen e Shqipėrisė nga Perandoria, e hodhėn poshtė
       atė. Pėrballė kėtij qėndrimi tė qeverisė xhonturke, deputeti i
       Kosovės, Hasan Prishtina, mė 11 janar 1912 shpalosi dhe njėherė
       nė parlament kėrkesat kombėtare tė shqiptarėve. Pasi foli pėr
       mohimin e tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve, shkeljen e tė
       drejtave kushtetuese dhe pėr terrorin e pashembullt tė ushtruar
       mbi popullsinė shqiptare, ai dėnoi ashpėr politikėn e egėr
       shoviniste qė po ndiqte qeveria nė trevat shqiptare. Hasan
       Prishtina e kėrcėnoi qeverinė me njė kryengritje tė re nėse nuk
       plotėsoheshin kėrkesat kombėtare tė shqiptarėve.
       Fjalimi i guximshėm i Hasan Prishtinės e detyroi vezirin e madh
       qė tė replikonte ashpėr me tė, duke e akuzuar si rebel qė
       kėrkonte t’i vinte zjarrin Perandorisė. Nė rrethet mė tė
       pėrparuara patriotike shqiptare po pėrforcohej gjithnjė e mė
       shumė bindja se tė drejtat kombėtare dhe pėrparimi ekonomik e
       kulturor i popullit shqiptar nuk mund tė siguroheshin tashmė me
       anėn e luftės parlamentare. Pėrvoja e luftės trivjeēare
       (1909-1911) e shqiptarėve kundėr regjimit xhonturk kishte
       provuar domosdoshmėrinė e krijimit tė njė qendre tė vetme
       drejtuese dhe udhėheqėse tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare.
       Pėrpjekja e parė pėr bashkėrendimin e luftės sė tė gjitha
       trevave shqiptare kundėr zgjedhės xhonturke u bė nė Stamboll.
       Pas kėshillimeve, qė u zhvilluan ndėrmjet Ismail Qemalit dhe
       Hasan Prishtinės mė 12 janar 1912, u vendos tė mbahej njė takim
       i njė grupi personalitetesh tė jetės politike shqiptare. Takimi
       u bė nė mesin e muajit janar, nėn kryesinė e Ismail Qemalit, nė
       shtėpinė e Syrja Vlorės, nė lagjen Taksim tė Stambollit. Nė tė
       morėn pjesė, pėrveē Ismail Qemalit, Hasan Prishtinės e Syrja
       Vlorės, edhe Myfid Libohova, Esat Toptani, Aziz Vrioni, Bedri
       Pejani, Mustafa Kruja e tė tjerė. Mbledhja e Taksimit ripohoi
       pėrfundimin se shqiptarėve, pėr tė siguruar tė drejtat kombėtare
       e politike, nuk u kishte mbetur rrugė tjetėr pėrveē organizimit
       tė njė kryengritjeje tė pėrgjithshme. Aty u diskutua gjithashtu
       pėr aspektet organizative tė lėvizjes sė armatosur nė Shqipėri.
       Rol i veēantė, sidomos nė fillim tė veprimeve luftarake qė do tė
       ndėrmerreshin nė pranverėn e ardhshme, iu caktua Kosovės.
       Kryengritja do tė shtrihej edhe nė viset e tjera tė vendit,
       megjithatė, do tė ishte Kosova ajo qė do tė mbante peshėn
       kryesore nė rrafsh ushtarak. Organizimin e forcave kryengritėse
       nė verilindje tė Shqipėrisė e mori pėrsipėr Hasan Prishtina.
       Esat Toptani premtoi tė merrej me organizimin e kryengritjes nė
       Shqipėrinė e Mesme dhe nė Mirditė. Myfit Libohova, Aziz Vrioni e
       Syrja Vlora u zotuan tė ngrinin nė luftė ēetat e Jugut.
       Ismail Qemali mori pėrsipėr tė siguronte, me ndihmėn materiale
       tė kolonive shqiptare tė mėrgimit, armė dhe tė holla (15 mijė
       pushkė tė tipit tė ri mauzer dhe 10 mijė napolona ar). Ai do tė
       vijonte njėkohėsisht pėrpjekjet pėr tė siguruar mbėshtetjen e
       diplomacisė evropiane dhe tė opinionit publik tė jashtėm.Nga tė
       gjithė pjesėmarrėsit e mbledhjes sė Taksimit vetėm Ismail
       Qemali, Hasan Prishtina e ndonjė tjetėr u pėrpoqėn tė
       pėrmbushnin detyrimet e tyre.
       Pėrpjekjet pėr sigurimin e aleatėve
       Njė nga detyrat parėsore tė kryengritjes sė armatosur qė po
       pėrgatitej mbetej sigurimi i aleatėve ose tė paktėn sigurimi i
       krahėve tė forcave kryengritėse gjatė ndeshjes me forcat
       ushtarake osmane. Hasan Prishtina, pas shpėrndarjes sė
       parlamentit, hyri nė bisedime me deputetė arabė e kurdė dhe u
       bėri thirrje atyre qė t’i kundėrviheshin me kryengritjen e
       armatosur politikės nacionaliste dhe asimiluese tė xhonturqve.
       Ndėrkohė, Ismail Qemali vazhdoi pėrēapjet diplomatike pranė
       kancelarive tė Fuqive tė Mėdha nė disa prej kryeqyteteve
       evropiane. Duke njohur qėndrimin e shteteve fqinje ndaj ēėshtjes
       shqiptare, ai iu shmang vizitės nė kryeqytetet ballkanike. Edhe
       Hasan Prishtina, me t’u kthyer nga Stambolli nė Kosovė, u pėrpoq
       tė siguronte bashkėpunimin me lėvizjen bullgaro-maqedone nė
       Shqipėrinė Lindore. Pėr kėtė qėllim pati njė takim me
       ish-deputetin e Shkupit nė parlamentin osman, Pavllov, tė cilit
       i kumtoi se pėr tė shpėtuar nga politika panturke e xhonturqve,
       qė po u sillte pasoja shumė tė rėnda si shqiptarėve, ashtu edhe
       maqedonėve, ishte e domosdoshme tė organizohej njė kryengritje e
       pėrbashkėt, pėr tė arritur krijimin e njė shteti autonom
       shqiptaro-maqedon. I sigurt nė fitoren e forcave kryengritėse
       shqiptare, Hasan Prishtina nuk kėrkoi angazhimin e menjėhershėm
       tė palės maqedone. Ajo mund tė bashkohej me kryengritjen pasi tė
       shihte frytet e para tė luftės sė shqiptarėve. Por Pavllovi,
       pasi u kėshillua me qendrėn e lėvizjes bullgaro-maqedone (me
       verhovistėt) nė Sofje, u pėrgjigj se “bullgarėt nuk mundeshin
       kurrsesi tė merrnin pjesė nė kryengritje”. Kjo pėrgjigje
       diktohej nga angazhimi i Sofjes nė aleancėn ballkanike qė po
       pėrgatitej, me tė cilėn Bullgaria shpresonte tė pėrmbushte
       planet e saj aneksioniste ndaj trojeve shqiptare.
       Beogradi mbajti qėndrim tė ndryshėm nga ai i Sofjes. Duke
       parashikuar shpėrthimin e afėrt tė njė lufte ballkanike kundėr
       Perandorisė Osmane, kur edhe aleanca ballkanike ishte duke
       pėrfunduar, Serbia mendonte se ishte nė interesin e saj qė
       shqiptarėt tė hidheshin sėrish nė luftė kundėr sundimit osman.
       Beogradi parashikonte qė gjatė konfrontimit shqiptaro-turk do tė
       dobėsoheshin tė dyja palėt dhe kėshtu do t’i lehtėsohej atij
       realizimi i planeve aneksioniste ndaj trevave shqiptare. Por
       Beogradi donte qė kryengritja nė Shqipėri tė shpėrthente kur
       Serbia ta ndjente veten tė gatshme pėr t’u ndeshur me Turqinė.
       Serbia u lidh me krerė tė lėvizjes shqiptare nė Kosovė dhe u
       premtoi atyre t’i furnizonte me armė, por me kusht qė tė mos
       nguteshin pėr tė filluar kryengritjen dhe tė mos kėrkonin
       autonominė e Shqipėrisė.
       Rėndėsi tė posaēme pėr fatin e kryengritjes do tė kishte
       qėndrimi qė do tė mbanin ndaj saj Fuqitė e Mėdha tė Evropės dhe
       nė radhė tė parė ato tė Adriatikut. Duke shpresuar tė gjente
       mbėshtetje nė Londėr, Hasan Prishtina iu drejtua sė pari
       konsullit britanik nė Shkup. Hasan Prishtina i deklaroi atij se
       shqiptarėt kishin zgjedhur tani si mjet pėr tė shpėtuar nga
       dhuna xhonturke dhe nga ndjekjet qė i bėheshin kulturės sė tyre
       kombėtare luftėn e armatosur, se kishin vendosur “me ba nji
       lėvizje t’armatosun kundra sundimit turk”. Pėr kėtė kėrkonin
       pėrkrahjen e Anglisė. Konsulli u shpreh i gatshėm t’ia pėrcillte
       menjėherė kėtė kėrkesė Londrės. Pas disa ditėsh ai i njoftoi
       Hasan Prishtinės se vendi i tij nuk kishte interesa nė Ballkan,
       prandaj as nuk do ta kundėrshtonte dhe as nuk do ta pėrkrahte
       kryengritjen kundėrosmane tė shqiptarėve.
       Kujdes tė veēantė udhėheqėsit e kryengritjes i kushtuan
       qėndrimit tė Perandorisė Dualiste. Hasan Prishtina hyri nė
       lidhje edhe me kryekonsullin austro-hungarez nė Selanik, Kral.
       Edhe Vjena nuk premtoi ta ndihmonte kryengritjen shqiptare. Me
       kėtė rast, Krali kėrkoi qė Lėvizja Kombėtare Shqiptare tė mbetej
       nė kuadėr tė njė lėvizjeje paqėsore e kufizuar me kėrkesa
       kulturore, arsimore dhe ekonomike. Ai u mundua t’i mbushte
       mendjen Hasan Prishtinės se “mirėqenia e shqiptarėve nuk
       realizohej me revolucion, por me evolucion”. Edhe pėrfaqėsuesit
       konsullorė tė Vjenės nė Shkodėr, nė Manastir e nė Prizren u bėnė
       tė ditur krerėve shqiptarė dhe komiteteve tė fshehta se qeveria
       e tyre ishte e interesuar pėr ruajtjen e gjendjes ekzistuese nė
       Ballkan dhe tė tėrėsisė territoriale tė Perandorisė Osmane. Si
       rrjedhim, nė rast se do tė shpėrthente kryengritja nė Shqipėri,
       ata nuk do ta ndihmonin. Pėrveē kėsaj, kryengritėsit do tė
       quheshin nga Fuqitė e Mėdha fajtorė pėr prishjen e paqes.
       Nė kėto rrethana atdhetarėt, deri nė prag tė kryengritjes, nuk
       arritėn tė siguronin nė Evropė armėt e nevojshme. Kjo i detyroi
       krerėt e lėvizjes nė Kosovė qė t’i drejtonin sytė nga vendet
       fqinje. Mali i Zi, ndryshe nga viti i kaluar, duke qenė edhe nėn
       trysninė e Austro-Hungarisė, mbajti njė qėndrim tė rezervuar
       ndaj pėrpjekjeve tė shqiptarėve pėr organizimin e kryengritjes.
       Cetina u deklaroi krerėve tė Gjakovės dhe tė Pejės, qė u orvatėn
       tė hynin nė lidhje me tė, se nuk do tė pranonte tė zhvillonte
       bisedime me ta.
       Ndryshe nga Mali i Zi, Serbia u tregua e gatshme qė t’i
       furnizonte shqiptarėt me armė. Qysh nė vitin 1911 dhe sidomos nė
       fillim tė vitit 1912 autoritetet serbe hynė nė lidhje me krerė
       tė Kosovės, me Hasan Hysen Budakovėn, Iljaz Agushin, Mahmut
       Zajmin, Bajram Daklanin, Sadik Ramėn e Gjurgjevikut dhe me
       Ramadan Shabanin e mė pas edhe me Isa Boletinin. Disa shkuan
       deri nė Beograd, ku u takuan me funksionarė tė Ministrisė sė
       Jashtme dhe me Nikolla Pashiqin. Beogradi vuri pėrsėri si kusht
       tė parė, pėr tė siguruar ndihmėn e Serbisė, dorėheqjen nga ēdo
       synim pėr tė fituar autonominė administrative tė Shqipėrisė.
       Edhe koha kur do tė fillonte kryengritja, sipas Serbisė duhej
       pėrcaktuar nė marrėveshje me autoritetet serbe. Prandaj edhe
       sasia e armėve tė siguruara nė Serbi ishte tejet e kufizuar.
       Megjithatė, Beogradi nuk nxori pengesa pėr kalimin e armėve nė
       Shqipėri pėrmes kontrabandės, e cila, nė pragun e shpėrthimit tė
       kryengritjes mori pėrmasa tė mėdha.
       Pėrballė kėtyre rrethanave udhėheqėsit e Lėvizjes Kombėtare
       Shqiptare bėnė tė gjitha pėrpjekjet qė kryengritja tė fillonte
       sa mė parė, duke pasur si kėrkesė kryesore formimin e njė shteti
       autonom shqiptar. Pėrgatitjet pėr kryengritjen e pėrgjithshme
       pėrkuan me zgjedhjet parlamentare. Mė 18 janar 1912 xhonturqit
       shpallėn shpėrndarjen e parlamentit. Sipas kushtetutės,
       zgjedhjet e reja duhej tė bėheshin nė vjeshtė, por, pėr tė mos i
       dhėnė kohė opozitės tė shtonte ndikimin nė provinca, xhonturqit
       vendosėn qė ato tė zhvilloheshin menjėherė, qė nė muajin shkurt.
       Ata synonin tė fitonin shumicėn absolute nė parlamentin e ri.
       Ligji i zgjedhjeve, veē tė tjerave, i kufizonte shumė tė drejtat
       e kombėsive joturke tė Perandorisė dhe lejonte hapėsira tė gjera
       pėr manipulimin e listave tė zgjedhėsve nga autoritetet
       qeveritare.
       Shtypi patriotik dhe nė mėnyrė tė veēantė gazeta “Liri e
       Shqipėrisė”, si edhe shoqėritė e komitetet atdhetare brenda e
       jashtė vendit, duke u pėrfshirė nė fushatėn elektorale, i bėnin
       thirrje popullit qė tė mos votonte pėr ata kandidatė qė kishin
       braktisur interesat e atdheut dhe qė ishin propozuar nga
       xhonturqit, por tė zgjidhnin deputetė atdhetarė tė sprovuar, si
       Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Bajram Topulli,
       Ismail Haki Strazimiri, Ibrahim Temo, Aqif pashė Elbasani, dr.
       Haki Mborja etj. Xhonturqit, nga ana e vet, mobilizuan njerėzit
       e tyre pėr tė penguar zgjedhjen e atdhetarėve shqiptarė nė
       parlament. Organet e xhandarmėrisė bėnin presion mbi zgjedhėsit
       e dytė pėr t’i detyruar qė tė miratonin kandidatėt e Komitetit
       “Bashkim e Pėrparim”. Malėsorėt e Mbishkodrės, tė zhgėnjyer nga
       premtimet e xhonturqve, qė nuk zbatuan marrėveshjen e gushtit tė
       vitit 1911, nuk morėn pjesė nė votime. Shpėrdorimet e qeverisė
       xhonturke gjatė fushatės sė zgjedhjeve e acaruan edhe mė shumė
       situatėn nė vend. Ministri i Jashtėm turk, Asim Beu, pranoi para
       ambasadorit austro-hungarez nė Stamboll se “shkaku i
       kryengritjes nė Shqipėri janė gabimet e bėra nė zgjedhjet”.
       Shpėrthimi i kryengritjes dhe veprimet e para tė armatosura
       (mars - maj 1912)
       Gjendja e vėshtirė e krijuar nė Shqipėri i shtyu autoritetet
       xhonturke tė dėrgonin nė Shqipėri njė komision qeveritar tė
       kryesuar nga ministri i Brendshėm Haxhi Adil beu. Me pretekstin
       se do tė hetonte nė vend nevojat e administratės dhe tė
       popullsisė, kinse pėr tė pėrgatitur reforma administrative,
       Komisioni u pėrpoq tė forconte pushtetin e tronditur tė
       xhonturqve, posaēėrisht aparatin administrativ, ushtarak e
       gjyqėsor. Por detyra e tij kryesore ishte t’i largonte
       shqiptarėt nga lėvizja kryengritėse. Jo rastėsisht ai e filloi
       veprimtarinė e tij nė vilajetin e Kosovės e mė pas nė atė tė
       Shkodrės, tė cilat kishin qenė vatrat e kryengritjeve tė mėdha
       kundėrosmane.
       Shqiptarėt, duke njohur qėllimet e vėrteta tė Komisionit, i bėnė
       atij kudo njė pritje tė ftohtė, madje edhe armiqėsore. Nė
       Prishtinė ai u bojkotua nga banorėt e qytetit dhe tė rrethinave.
       Komisioni vizitoi qytetet kryesore tė Shqipėrisė i shoqėruar nga
       forca ushtarake. Ai u prit me pushkė nė Kosovė, ku u detyrua tė
       ēante rrugėn me anėn e artilerisė. Mė 7 mars, kur ministri turk
       po kalonte nga Peja nė Gjakovė, i shoqėruar nga dy batalione, u
       sulmua nga forcat kryengritėse tė komanduara nga Mahmut Zajmi nė
       rrugėn Pejė-Gjakovė, nė afėrsi tė fshatit Strellc. Kėtu u
       zhvilluan luftime tė ashpra qė zgjatėn disa orė. Komisioni mundi
       tė hynte nė Gjakovė vetėm pasi siguroi besėn e bajraktarėve tė
       atjeshėm, ndėrsa eskorta qė e shoqėronte ndeshi pėrsėri nė
       pritėn e shqiptarėve, nė rrugėn e kthimit pėr nė Pejė, afėr
       fshatit Strellc ku, sipas burimeve konsullore austro-hungareze,
       la 30 tė vrarė dhe 50 tė plagosur.
       Edhe forcat qė u dėrguan nė drejtim tė Prizrenit pėr t’i hapur
       rrugėn Komisionit u sulmuan nga kryengritėsit mė 11 mars midis
       fshatrave Racė e Moglicė. Pas tri ditė luftimesh ushtritė turke
       i sprapsėn kryengritėsit vetėm pasi pėrdorėn forcat e
       artilerisė. Njė sulm tjetėr po aq i fuqishėm u ndėrmor nga
       forcat kryengritėse, tė komanduara nga Ramadan Zaskoci, kundėr
       Komisionit dhe trupave qė e shoqėronin nė bregun e djathtė tė
       Drinit, gjatė udhėtimit tė tyre nga Prizreni nė Shkodėr.
       Pėrpjekjet mė tė ashpra gjatė kohės qė ministri i Brendshėm
       qėndroi nė Kosovė u bėnė nė Krumė tė Hasit. Mė 21 mars 1912, 800
       ushtarė dhe 60 xhandarė tė pajisur me topa u drejtuan kundėr 200
       kryengritėsve, tė prirė nga Mahmut Zajmi, qė kishin mbėshtetjen
       e popullsisė sė Gjakovės dhe tė rrethinave tė saj. Sipas
       udhėzimeve tė autoriteteve xhonturke, shkoi nė Has pranė
       kryengritėsve katolikė, fandė e mirditas imzot Ndre Mjeda pėr
       t’i bindur qė tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre. Por ata i thanė
       se tė gjithė shqiptarėt ishin vėllezėr, myslimanė e tė
       krishterė, prandaj nuk do tė veēoheshin si katolikė, por tė
       gjithė sė bashku, pa dallim feje, do tė kėrkonin zbatimin e 12
       pikave qė iu dhanė malėsorėve disa muaj mė parė, si dhe
       shpalljen e njė faljeje tė pėrgjithshme.
       Nė fillim tė prillit kryengritėsit e Pejės i dėrguan njė
       ultimatum qeverisė, nė tė cilin kėrkonin si masa mė tė para
       hapjen e shkollave shqipe nė Shqipėri me shkronjat kombėtare,
       caktimin e nėpunėsve shqiptarė dhe kryerjen e shėrbimit ushtarak
       brenda kufijve tė Shqipėrisė. Kėto kėrkesa nuk pėrfshinin ende
       idenė e njė autonomie tė plotė tė Shqipėrisė. Megjithatė,
       kryengritėsit e Kosovės, siē shkruante shtypi, duke u bėrė
       jehonė ngjarjeve nė kėtė trevė, ishin tė gatshėm tė paraqisnin
       kėrkesa mė tė pėrparuara politike, tė kėrkonin “autonomi tė
       plotė ose vetėqeverisje”.
       Sulmet e forcave kryengritėse kundėr ushtrisė osmane, vazhduan
       edhe gjatė udhėtimit tė ministrit tė Brendshėm, Haxhi Adil beu,
       nė Shqipėrinė e Mesme e tė Jugut, deri nė Manastir e nė Janinė.
       Kudo qė shkoi komisioni i reformave, i kryesuar nga Haxhi Adil
       beu, ndėrhyri nė fushatėn elektorale pėr tė pėrkrahur kandidatėt
       e Komitetit “Bashkim e Pėrparim”. Pėr kėtė Adil Beu pėrdori
       gjithfarė formash, duke filluar nga ndėrrimi arbitrar i
       vendvotimeve, ryshfetet, kėrcėnimet e shantazhet e ndryshme,
       burgosjen e ithtarėve tė opozitės dhe deri te mjetet e dhunės e
       forca e armėve. Vetėm nė kėtė mėnyrė xhonturqit arritėn tė
       siguronin shumicėn absolute nė parlament. Tė gjitha masat qė
       ndėrmori Komisioni, si shtimi i xhandarmėrisė, ngritja e
       burgjeve, forcimi i aparatit burokratik-administrativ osman,
       hapja e rrugėve tė reja pėr lehtėsimin e lėvizshmėrisė sė
       forcave ushtarake osmane, nė vend qė ta qetėsonin gjendjen, i
       ashpėrsuan mė tej kontradiktat ndėrmjet popullit shqiptar dhe
       sundimtarėve osmanė. Prandaj Luigj Gurakuqi i quajti kėto
       reforma “shtypje dhe shtrėngime tė reja qė ndezėn njė zjarr tė
       ri”. Pra, misioni i Haxhi Adil beut nuk bėri gjė tjetėr veēse
       pėrshpejtoi shpėrthimin nė mbarė Shqipėrinė tė kryengritjes sė
       pėrgjithshme, qė ishte duke u pėrgatitur prej kohėsh.
       Shpėrthimi i kryengritjes
       Pas pėrgatitjeve tė para pėr kryengritjen e pėrgjithshme u
       shtuan veprimet e armatosura dhe u kalua nė krijimin e ēetave,
       tė cilat vepronin veēanėrisht nė Kosovė, ku u ndėrmorėn, siē u
       pa, edhe sulme kundėr Komisionit tė reformave. Moszbatimi i
       marrėveshjeve tė gushtit tė vitit 1911, vėnia e taksave tė reja
       dhe keqėsimi i gjendjes ekonomike nė vend e shtuan pakėnaqėsinė
       e popullit nė fillim tė vitit 1912. Gjendja u acarua mė tej pėr
       shkak tė pėrpjekjeve tė autoriteteve xhonturke pėr manipulimin e
       zgjedhjeve, pėr tė penguar ēeljen e shkollave shqipe, si dhe pėr
       tė imponuar alfabetin arab nė shkolla. Veprimtarėt mė tė
       pėrkushtuar tė komiteteve tė fshehta e tė shoqėrive atdhetare tė
       mėrgimit iu vunė organizimit tė kryengritjes dhe furnizimit tė
       luftėtarėve me armė e me municione. Brenda vendit, pėrveē
       komiteteve qė vepronin nė Kosovė, me organizimin e ēetave
       merreshin edhe komitetet e Manastirit, tė Korēės, tė Ēamėrisė,
       tė Vlorės, tė Elbasanit, tė Dibrės etj., ndėrsa jashtė vijonte
       veprimtarinė e tij Komiteti italo-shqiptar me Nikollė Ivanajn nė
       krye. Nė muajin prill Ismail Qemali rikrijoi nė Korfuz njė
       komitet tė ri. Nė dyjavorin e dytė tė muajit prill ai, sė bashku
       me Luigj Gurakuqin, u hodhėn nė Shqipėri pėr tė organizuar
       kryengritjen, ku qėndruan afro tri javė, i pari nė Shqipėrinė e
       Jugut dhe i dyti nė atė tė Veriut.
       Njė kontribut tė veēantė pėr blerjen e armėve dhe futjen e tyre
       nė Shqipėri dhanė mėrgimtarėt e Rumanisė. Pėr pėrgatitjen e
       kryengritjes ndihmuan gjithashtu kolonitė shqiptare nė ShBA,
       sidomos Federata “Vatra” dhe gazeta e saj “Dielli”. Njė
       propagandė tė gjerė pėr kryengritjen bėri shtypi i kolonive dhe
       veēanėrisht gazeta “Liri e Shqipėrisė” (Sofje), e drejtuar nga
       Kristo Luarasi. Qendėr e gjithė kėsaj veprimtarie organizative e
       politike vijoi tė ishte vilajeti i Kosovės. Me organizimin e
       forcave tė kryengritjes sė pėrgjithshme merreshin Hasan
       Prishtina dhe komandantėt e ēetave, si Mahmut Zajmi, Zefi i
       Vogėl e tė tjerė. Pėr shkak tė rolit tė veēantė qė luante nė
       pėrgatitjen e kryengritjes shqiptare, xhonturqit u orvatėn ta
       zhduknin Hasan Prishtinėn me anėn e njė atentati, i cili mbeti
       njė tentativė e dėshtuar. Ndėrkaq u shtuan aksionet e armatosura
       tė shqiptarėve kundėr autoriteteve turke. Nė mesin e muajit
       prill nė Prizren u vra kryetari i komitetit xhonturk, u sulmua
       burgu dhe u liruan tė gjithė tė burgosurit. Autoritetet vendore
       tė Gjakovės bėnė njė pėrpjekje pėr ta shtypur kėtė revoltė para
       se ajo tė merrte pėrpjesėtime tė gjera. Nė mesin e muajit prill
       dy batalione qeveritare sulmuan kryengritėsit e pėrqendruar nė
       Has, por u thyen keq dhe u tėrhoqėn nė Gjakovė.
       Pėr tė vendosur njė bashkėrendim tė veprimeve tė forcave
       kryengritėse nė rrafsh krahinor, mė 21 prill 1912 u mblodhėn nė
       Krasniqe nė “Kuvendin e katėr bajraqeve” krerėt e Malėsisė sė
       Gjakovės, tė Krasniqes, tė Hasit, tė Gashit e tė Rekės, tė cilėt
       i parashtruan njė varg kėrkesash valiut tė Shkupit. Duke e ndier
       veten tė pafuqishėm pėrballė kryengritėsve, kajmekami
       (nėnprefekti) i Gjakovės pėr tė fituar kohė, u premtoi atyre se
       brenda 15 ditėve do tė vinte njė pėrgjigje pozitive nga qendra e
       vilajetit pėr kėrkesat e tyre. Ndėrkaq, nė drejtim tė Gjakovės u
       dėrguan nga Korpusi i 7-tė i Shkupit dy batalione ushtarėsh.
       Kryengritėsit mbajtėn nė afėrsi tė Gjakovės sė rrethuar njė
       miting tė jashtėzakonshėm, nga i cili iu dėrgua njė ultimatum
       nėnprefektit tė Gjakovės dhe komandantit tė ushtrisė, Xhavit
       Pashės, ku u parashtruan edhe njėherė kėrkesat e tyre: kthimi i
       armėve, hapja e shkollave shqipe, kryerja e shėrbimit ushtarak
       brenda vilajeteve shqiptare, zgjedhja e mydyrėve (e krahinarėve)
       nga paria e vendit, caktimi i nėpunėsve shqiptarė, ulja e taksės
       sė bagėtisė, ndreqja e rrugėve etj. Nė tė njėjtėn kohė
       kryengritėsit vendosėn tė hynin nė qytet dhe tė shtinin nė dorė
       depon e armatimit e tė municionit.
       Pas vendimit qė komandantėt e forcave kryengritėse morėn nė
       Rekė, nisi sulmi mbi Gjakovė. Forcat e Rekės dhe tė Krasniqes,
       tė prirė nga Bajram Daklani, Zefi i Vogėl, Ali Binaku, Qerim
       Binaku, Bajram Mani dhe Zog Abdyli, pėrparuan nė drejtim tė
       Ēabratit. Forcat e Hasit, nėn komandėn e Miftar Sylės, sulmuan
       nga ana e Urės sė Tabakėve. Sulmi mbi qytet filloi nė mėngjesin
       e 11 majit. U zhvilluan luftime tė pėrgjakshme qė zgjatėn tri
       ditė. Edhe pse u vunė nėn zjarrin e dendur tė mitralozave dhe tė
       artilerisė, kryengritėsit luftuan me vendosmėri. Por pėr mungesė
       tė municioneve, u detyruan tė pranonin njė armėpushim
       dhjetėditor qė u arrit me ndėrmjetėsinė e Riza bej Kryeziut.
       Megjithatė sulmi mbi Gjakovė pati jehonė nė trevat e tjera dhe
       pėrshpejtoi pėrfshirjen e popullsisė sė tyre nė luftėn e
       armatosur. Udhėheqėsit shqiptarė vijuan punėn pėr zgjerimin e
       kryengritjes. Mė 5 maj 1912 mbėrriti nga Shkupi nė Drenicė Hasan
       Prishtina, qė iu kushtua bashkimit e organizimit tė forcave
       shqiptare. Ai u mbėshtet tek Ahmet Delia nė Prekaz dhe Sadik
       Ramė Gjurgjeviku nė rrethinat e Pejės.
       Mė 6 maj u mbajt nėn kryesinė e Nexhip Dragės mbledhja e Shalės,
       nė tė cilėn u vendos qė edhe kjo krahinė tė bashkohej me
       kryengritjen. Ndėrkohė, forcat kryengritėse shtuan goditjet
       kundėr trupave armike nė rrethinat e Pejės, afėr Istogut.
       Popullsia e Pejės, mė 6 maj 1912, ngriti krye. Komanda osmane
       nisi me shpejtėsi nė drejtim tė Pejės dy batalione. Por ēetat e
       Mahmut Zajmit, me tė cilin tani qe bashkuar atdhetari dibran
       Hasan Ballanca, dhe ato tė Zefit tė Vogėl, tė mbėshtetura edhe
       nga 500 kryengritės tė Prekorupės, i goditėn kėto batalione
       gjatė rrugės dhe i shpartalluan. Luftimet vijuan gjatė 11-14
       majit edhe pasi Istogu qe rrafshuar nga artileria osmane. Sulmet
       e kryengritėsve kundėr ushtrive osmane vijuan nė Pejė edhe
       dhjetė ditė tė tjera. Gjatė kėtyre luftimeve u vranė 400 ushtarė
       osmanė. Mė 20 maj repartet ushtarake ndihmėse tė nisura nga
       Mitrovica hynė nė Pejėn e rrethuar, ku u bashkuan me garnizonin
       e ngujuar atje. Edhe kėtu, ashtu si nė Gjakovė, u vendos njė
       armėpushim ndėrmjet kryengritėsve dhe autoriteteve tė Pejės.
       Vetė valiu qė ndodhej atėherė nė Pejė pranoi njė pjesė tė
       kėrkesave tė kryengritėsve dhe pikėrisht qė forcat osmane tė
       nėnprefekturės tė ndryheshin nė qytet dhe qė kadiu e komandanti
       i xhandarmėrisė tė largoheshin nga postet e tyre zyrtare, por
       nuk pranoi kėrkesėn pėr largimin e mytesarifit tė Pejės.
       Autoritetet lokale premtuan gjithashtu se do tė kėrkonin nga
       Porta e Lartė qė t’u jepte pėrgjigje pozitive tė gjitha
       kėrkesave tė parashtruara nga kryengritėsit.
       Lėvizja kryengritėse u shtri edhe nė sanxhakun e Prishtinės. Mė
       9 maj 1912 njė ēetė shqiptare u pėrlesh me repartin e
       xhandarmėrisė nė Llap e nė Koshutovė dhe u ndėrmor njė sulm mbi
       depon e armėve e mbi postėn e xhandarmėrisė nė Vuēiternė.
       Prefekti i Prishtinės kėrkoi tė shpallej gjendja e
       jashtėzakonshme, por popullsia e kėtij qyteti, ajo e Prizrenit,
       e Vuēiternės, e Mitrovicės, e Gjilanit dhe e Gjakovės i bėnė tė
       ditur valiut se, po tė merrej kjo masė, ata tė gjithė do tė
       dilnin nė mal. Kjo i detyroi autoritetet ta pezullonin vendimin
       pėr tė shpallur gjendjen e jashtėzakonshme. Ndėrkaq krerėt e
       lėvizjes nė Prishtinė kėrkuan nga valiu anulimin e zgjedhjeve
       parlamentare tė manipuluara nga qeveritarėt xhonturq, mbylljen e
       shkollave turke dhe kthimin e armėve tė grumbulluara njė vit mė
       parė.
       Porta e Lartė vazhdonte tė pėrqendronte nė Kosovė forca tė reja
       ushtarake qė dėrgoheshin nga provincat e tjera tė Perandorisė.
       Mė 23 maj arriti nė Ferizaj divizioni i nizamėve nga Stambolli,
       i specializuar pėr kryerjen e detyrave tė veēanta dhe i pajisur
       me armatime e mjete moderne luftarake. Nė fundin e majit 1912
       ishin angazhuar drejtpėrsėdrejti nė luftime 19 mijė ushtarė, tė
       pajisur me mitroloza e topa dhe 700 kalorės, qė drejtoheshin nga
       komandanti i Korpusit tė 7-tė tė Shkupit, gjeneral Ismail Fadil
       pasha, ndėrsa forcat osmane tė pėrqendruara nė Kosovė ishin
       shumė mė tė mėdha.
       Me gjithė mungesat nė tė holla, nė armatime e nė materiale
       luftarake, numri i kryengritėsve rritej ēdo ditė. Sipas shtypit
       tė kohės ai kishte arritur nė maj 1912 nė 15 mijė veta.
       #Post#: 2400--------------------------------------------------
       Re: Kryengritja e Pėrgjithshme e vitit 1912
   DIR By: Mondi
       Date: May 7, 2012, 3:11 am
       ---------------------------------------------------------
       Kuvendi i Junikut (21-25 maj 1912)
       Zgjerimi i veprimeve luftarake tė kryengritėsve shtroi si njė
       detyrė tė ngutshme bashkėrendimin dhe organizimin e kryengritjes
       nė shkallė kombėtare. Tė parėt qė e ndjenė kėtė nevojė tė
       organizimit ishin udhėheqėsit e forcave kryengritėse tė Kosovės.
       Nė thirrjen drejtuar popullit shqiptar nė fillim tė muajit maj
       nga Malėsia e Gjakovės shtrohej kėrkesa e bashkimit tė
       kryengritėsve nėn drejtimin e njė komiteti tė vetėm kombėtar, i
       cili, duke pasur edhe njė organ shtypi nė gjuhė tė huaj, tė
       propagandonte programin e luftės sė armatosur tė popullit
       shqiptar: “Lirinė administratore tė Shqypėniės”. Thirrja ishte
       nėnshkruar nga Mahmut Zajmi, Bajram Daklani, Zefi i Vogėl,
       Pjetėr Ēeli, Halil Mehmeti, Idriz Jaha, Hasan Ballanca dhe nga
       Sali Hoxhė Elbasani, si sekretar i pėrgjithshėm.
       Pėrmasat qė po merrte lėvizja kryengritėse nė trevat verilindore
       tė vendit bėnė tė mundur organizimin e shtrirjen e kryengritjes
       nė tė gjithė Shqipėrinė dhe bashkimin e tė gjitha forcave rreth
       njė programi politik kombėtar. Pėr kėto qėllime u vendos tė
       thirrej nė Junik njė kuvend shqiptar.
       Sulmi i kryengritėsve mbi Gjakovė krijoi kushte tė volitshme pėr
       mbajtjen e kuvendit, sepse forcat e Korparmatės sė 7-tė osmane
       (me qendėr nė Ferizaj) u detyruan tė pėrqendroheshin atje.
       Ministri i Brendshėm turk deklaroi atėherė nė parlament se
       “kryengritėsit shqiptarė po u krijonin udhėheqėsve tė tyre
       mundėsitė pėr tė mbajtur lirisht kuvendin nė Junik”.
       Kuvendi u mblodh nė Junik mė 21-25 maj 1912, me nismėn e Hasan
       Prishtinės. Nė tė morėn pjesė 250 delegatė nga vilajeti i
       Kosovės, si dhe nga sanxhakėt e Dibrės, tė Shkodrės dhe tė
       Elbasanit; ishin gjithashtu disa pėrfaqėsues nga krahinat e
       Jugut. Me pėrpjekjet e Hasan Prishtinės, qė u mbėshtet nga
       Bajram Curri, Isa Boletini e tė tjerė, Kuvendi arriti tė
       paralizonte qėndrimet e elementėve turkomanė, tė cilėt kishin
       depėrtuar nė radhėt e pjesėmarrėsve, dhe tė neutralizonte
       lėkundjet e krahut tė moderuar. Me vendimet e Junikut do tė
       bashkohej edhe Riza bej Kryeziu. Misioni “i paqes” i dėrguar nė
       Junik nga mytesarifi i Pejės nuk arriti t’i bindte pjesėmarrėsit
       e Kuvendit tė hiqnin dorė nga kryengritja e armatosur. Madje,
       anėtarėt e tij u mbajtėn peng nė Junik pėr disa ditė. Shumica e
       pjesėmarrėsve tė Kuvendit u treguan tė vendosur pėr vazhdimin e
       kryengritjes. Nė Kuvend u lidh besa dhe u vendos tė ndėrmerrej
       njė kryengritje e pėrgjithshme kundėr sundimit tė huaj. Krerėt
       autonomistė, nė kundėrshtim me parinė turkomane tė Kuvendit,
       shpallėn kėtu programin politik tė kryengritjes, i cili u
       miratua nga Kuvendi dhe iu dorėzua qeverisė sė Stambollit.
       Programi pėrmbante kėto kėrkesa: njohjen e autonomisė sė
       Shqipėrisė, vendosjen e administratės shqiptare, caktimin e
       gjuhės shqipe me alfabetin kombėtar si gjuhė zyrtare, ngritjen e
       flamurit shqiptar nė tė gjithė vendin, emėrimin e njė stėrnipi
       tė familjeve “princore” shqiptare si guvernator tė pėrgjithshėm
       dhe garancinė e Fuqive tė Mėdha pėr plotėsimin e kėtyre
       kėrkesave.
       Vendimet e Kuvendit tė Junikut i dhanė njė shtytje tė mėtejshme
       kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare. Ato u pėrkrahėn edhe nga
       kuvendet dhe komitetet e viseve tė tjera tė Shqipėrisė. Pas
       kėtij Kuvendi qeveria turke mori masa tė reja ushtarake pėr tė
       penguar shtrirjen e mėtejshme tė kryengritjes. Krahas saj,
       xhonturqit, duke u mbėshtetur edhe nė parinė turkomane,
       ndėrmorėn njė fushatė shpifjesh kundėr vendimeve tė Junikut,
       kundėr kryengritėsve dhe udhėheqėsve tė tyre, tė cilėt i quajtėn
       vegla tė tė huajve. Xhonturqit pėr t’iu kundėrvėnė kėtyre
       vendimeve u pėrpoqėn tė organizonin edhe tubime tė veēanta, por
       kėto tubime u bojkotuan nga shqiptarėt. Menjėherė pas Kuvendit u
       trilluan telegrame drejtuar qeverisė, si ai i bėrė gjoja nė emėr
       tė popullsisė sė Prizrenit, nė tė cilin dėnoheshin
       “kryengritėsit dhe ngatėrrestarėt” e rrethinave tė Gjakovės e tė
       Pejės, shprehej besnikėria e parisė turkomane ndaj sunduesve
       osmanė, si edhe kundėrshtimi i tyre ndaj alfabetit latin.
       Xhonturqit nxitėn gjithashtu parinė turkomane tė Tetovės tė
       ngrihej kundėr disa “rebelėve qėllimkėqinj tė rajoneve tė Pejės
       e tė Gjakovės, (tė cilėt) nė kuvendet e mbledhur nė emėr tė
       Shqipėrisė, kanė shfaqur haptazi kėrkesa tė jashtėligjshme”. Me
       protesta tė tilla tė sajuara u bashkuan edhe pėrfaqėsues tė
       parisė sė Prishtinės. Nė telegramet e elementėve turkomanė tė
       Tiranės e tė Durrėsit vendimet e Junikut paraqiteshin si kėrkesa
       tė individėve a tė njė pakice njerėzish. Telegrame me pėrmbajtje
       tė njėjtė iu dėrguan Stambollit edhe nga paria turkomane e
       Dibrės, e Shkodrės dhe e Shkupit.
       Hasan Prishtina dhe atdhetarė tė tjerė iu vunė punės pėr tė vėnė
       nė jetė vendimet e Kuvendit tė Junikut. Ai lėshoi njė shpallje
       nė gjuhėn turke dhe nė gjuhė tė tjera, drejtuar “Shqiptarėve
       liridashės dhe botės sė qytetėruar”, nė tė cilėn theksonte se
       “pas pėrpjekjesh tė pafrytshme pėr sigurimin e tė drejtave
       kombėtare me mjete ligjore, pėrmes zbatimit tė kushtetutės,
       shqiptarėve nuk u mbeti rrugė tjetėr veē asaj tė rrėmbimit tė
       armėve. Ėshtė momenti kur vendoset fati i Shqipėrisė: vdekja ose
       liria e saj”, pėrfundonte thirrja e Hasan Prishtinės. Pasi kaloi
       afati i armėpushimit me autoritetet turke, kryengritėsit vijuan
       luftėn pėr tė vėnė nė jetė vendimet e Kuvendit tė Junikut.
       Drejt kryengritjes sė pėrgjithshme (31 maj - qershor 1912)
       Pėrballė njė kryengritjeje tė re shqiptare tė fuqishme dhe tė
       organizuar, me njė program politik qė u shpall botėrisht nė
       Kuvendin e Junikut, xhonturqit pėrqendruan forca tė shumta
       ushtarake nė Kosovė. Nė Ferizaj u sollėn tri regjimente tė
       Divizionit I tė Stambollit. Nė Mitrovicė ishin pėrqendruar njė
       regjiment i plotė, njė batalion pushkatarėsh dhe dy bateri
       artilerie; nė Prishtinė njė regjiment kalorėsie dhe njė bateri
       artilerie; nė Prizren njė regjiment kalorėsie dhe nė Pejė njė
       regjiment tjetėr kėmbėsorie. Nė Gjakovė ndodheshin nė gatishmėri
       njė regjiment kėmbėsorie, njė regjiment artilerie fushore dhe
       njė batalion pushkatarėsh. Nė Pazar tė Ri, nė Senicė, nė Beranė
       e nė Guci kishte nga dy batalione dhe nė Plavė njė regjiment
       nizamėsh e njė kompani mitralozash.
       Pėrballė tyre qėndronin forcat e kryengritėsve, qė ishin gjysmė
       tė armatosur, por tė vendosur pėr tė luftuar pėr ēlirimin e
       vendit. Nė fundin e majit kryengritėsit filluan veprimet e
       organizuara luftarake kundėr trupave turke. Tė parėt u hodhėn nė
       luftė, pas Kuvendit tė Junikut, kryengritėsit qė vepronin nė
       Rrafshin e Dukagjinit dhe qė udhėhiqeshin nga Hasan Prishtina e
       nga Bajram Curri.
       Njė pjesė e kėtyre forcave, rreth 2 000 veta, tė pėrqendruara nė
       fshatin Strellc, nėn drejtimin e Isa Boletinit, tė Bajram
       Daklanit, tė Sadik Ramės, tė Mahmut Zajmit, tė Zefit tė Vogėl
       etj., filluan mė 31 maj sulmin mbi Pejė, ku asgjėsuan pozicionet
       ushtarake dhe postat e xhandarmėrisė tė rrethinave tė saj.
       Luftimet ishin tė rrepta dhe zgjatėn disa ditė. Garnizoni i
       qytetit ishte nė prag tė kapitullimit. Por nė ndihmė tė tij
       erdhėn forca tė reja ushtarake. Divizioni XIX i nizamėve, qė
       mbėrriti nga Mitrovica, pas pėrleshjes me forcat kryengritėse nė
       fshatin Strellc arriti tė futet nė qytet. Kryengritėsve
       shqiptarė iu desh tė pėrballonin pėr dy ditė e dy netė
       kundėrsulmin e kėtyre formacioneve tė mėdha ushtarake, tė
       pajisura me teknikėn luftarake tė kohės. Mė 6 qershor 1912, pėr
       mungesė armėsh e municionesh, kryengritėsit u detyruan tė
       tėrhiqeshin nė drejtim tė Gucisė dhe tė Beranės. Grupi i parė
       sulmoi nė Guci kazermat e ushtrisė dhe pastaj vijoi rrugėn pėr
       t’u bashkuar nė Krasniqe me grupin tjetėr, qė kishte marrė
       drejtimin e Beranės. Autoritetet malazeze kishin marrė masa tė
       mos u lejonin kryengritėsve tė kalonin kufirin dhe tė hynin nė
       Mal tė Zi. Pėrgjithėsisht, gjendja e kryengritėsve nė kėtė zonė
       ishte mjaft e vėshtirė.
       Megjithatė kryengritėsit vazhduan tė vepronin me sukses nė
       drejtime tė tjera. 2 000 kryengritės sulmuan mė 9-10 qershor
       kazermat ushtarake tė Gucisė, shtinė nė dorė njė sasi tė madhe
       armėsh e municionesh. Prej andej iu drejtuan Krasniqes pėr t’u
       bashkuar me forcat e atjeshme shqiptare. Njė grup tjetėr, i
       pėrbėrė nga 2 300 kryengritės, qe tėrhequr nė anėt e Rugovės.
       Kėto veprime luftarake, qė u zhvilluan nė pjesėn perėndimore tė
       vilajetit tė Kosovės, shėnuan njė kthesė tė rėndėsishme nė
       ecurinė e mėtejshme tė kryengritjes.
       Kryengritės tė tjerė tė viseve tė Hasit, tė Gashit dhe tė
       Bytyēit, nėn drejtimin e Bajram Currit, goditėn katėr batalione
       tė pėrqendruara nė Qafėn e Prushit. Forcat qeveritare u thyen
       keq, duke lėnė nė duart e shqiptarėve municione, armė, mitraloza
       e topa, qė u pėrdorėn pėr armatosjen e kryengritėsve. Ata lanė
       gjatė kėtij luftimi 300 tė vrarė, tė plagosur e robėr lufte.
       Suksesi i kryengritėsve nė Qafė tė Prushit ushtroi ndikim nė
       popull dhe, siē theksonte Hasan Prishtina, i dha njė shtytje tė
       fuqishme lėvizjes sė armatosur edhe nė viset e tjera. Kjo fitore
       bėri tė aktivizoheshin edhe elementėt opozitarė nė radhėt e
       oficerėve tė garnizoneve ushtarake nė viset verilindore e
       lindore tė Shqipėrisė.
       Ndėrkohė, 4 000 ushtarė osmanė rrethuan mė 30 qershor 1912
       Boletinin, ku gjendeshin 1 500 kryengritės nėn komandėn e Isa
       Boletinit. Kėtu u zhvilluan luftime tė rrepta, gjatė tė cilave
       turqit lanė rreth 100 ushtarė tė vrarė. Artileria turke hodhi
       mbi fshatin Boletin mė shumė se 1 mijė 200 predha. Pas dy javė
       luftimesh, kryengritėsit u detyruan tė tėrhiqeshin nga Boletini
       nė drejtim tė Pazarit tė Ri.
       Pėrkundrejt goditjeve qė kryengritėsit u dhanė forcave
       qeveritare nė Rrafshin e Dukagjinit, xhonturqit ushtruan njė
       terror tė pashembullt mbi popullsinė shqiptare. Valiu i Kosovės,
       Masar Beu, njoftonte mė 30 qershor telegrafisht Adil Beun,
       ministrin e Punėve tė Brendshme, se “burgosja dhe internimi i
       familjeve tė kryengritėsve nuk i tremb shqiptarėt, por i ka
       nxitur edhe mė shumė; nė ēdo ēast pritej qė ata tė sulmonin nga
       tė gjitha anėt”.
       Kryengritja shqiptare po merrte pėrpjesėtime gjithnjė e mė tė
       mėdha dhe po shndėrrohej gradualisht nė njė kryengritje tė
       pėrgjithshme, nė tė cilėn merrnin pjesė shtresa tė ndryshme
       shoqėrore, fshatarė, qytetarė, oficerė dhe ushtarė shqiptarė, qė
       kishin dezertuar nga ushtria osmane. Si rrjedhim, kryengritja
       mori karakter tė gjerė popullor. Kryengritja shqiptare shpėrtheu
       nė kushtet e thellimit tė krizės sė Perandorisė Osmane dhe tė
       acarimit tė gjendjes ndėrkombėtare nė Ballkan, kur shtetet
       ballkanike po bėnin pėrpjekje pėr njė aleancė ndėrmjet tyre. Mė
       13 mars 1912 u nėnshkrua Traktati i miqėsisė dhe i aleancės
       ndėrmjet Serbisė e Bullgarisė. Nė “Aneksin e fshehtė” tė tij
       bėhej fjalė edhe pėr ndarjen e tokave shqiptare midis aleatėve.
       Mė 29 maj u nėnshkrua Traktati greko-bullgar dhe nė korrik Mali
       i Zi e Bullgaria pėrfunduan njė marrėveshje verbale. Tė gjitha
       kėto zhvillime politike e diplomatike nė Gadishullin Ballkanik
       nuk mund tė mos ndikonin nė veprimet dhe nė taktikėn e
       udhėheqjes sė kryengritjes shqiptare.
       #Post#: 2401--------------------------------------------------
       Re: Kryengritja e Pėrgjithshme e vitit 1912
   DIR By: Mondi
       Date: May 7, 2012, 3:12 am
       ---------------------------------------------------------
       Revolta antiqeveritare nė ushtri
       Nė kushtet kur pėrpjekjet e qarqeve patriotike shqiptare pėr tė
       siguruar aleatė nė grupin e shteteve evropiane dhe tė atyre
       ballkanike nuk dhanė fryt, kur edhe pėrēapjet pėr njė aleancė me
       lėvizjen bullgaro-maqedone (verhoviste) nuk gjetėn mbėshtetje nė
       Sofje, udhėheqėsit e kryengritjes u pėrpoqėn tė shfrytėzonin, jo
       pa sukses, luftėn politike pėr pushtet ndėrmjet xhonturqve e
       kundėrshtarėve tė tyre politikė. Kjo nuk ishte e lehtė tė
       arrihej dhe pėrbėnte njė ēėshtje mjaft delikate, sepse mbartte
       pasoja komprometuese, tė rrezikshme pėr Lėvizjen Kombėtare
       Shqiptare. Komitetet shqiptare zhvilluan midis ushtarėve dhe
       sidomos midis oficerėve tė trupave osmane njė agjitacion tė
       dendur kundėr Komitetit “Bashkim e Pėrparim”. Nė kėto kushte
       nisi bashkėpunimi me shoqėritė e fshehta, qė vepronin nė radhėt
       e ushtrisė osmane dhe qė drejtoheshin nga “Grupi i oficerėve
       shpėtimtarė” (“Halasqar zabitan gurubu”), si dhe me partinė
       opozitare “Hyrriet ve Ittilaf” (“Liri dhe marrėveshje”). Nė
       Rumeli pothuajse tė gjithė oficerėt shqiptarė ishin pjesėtarė
       ose simpatizantė tė “Grupit tė oficerėve shpėtimtarė”.
       Kryengritja shqiptare ndikoi, nga ana e saj, nė ēorientimin e
       paralizimin e ushtrisė, qė u shoqėrua me dezertimin e ushtarėve
       dhe tė oficerėve, madje edhe me revoltat e tyre kundėr qeverisė
       xhonturke.Mė 21 qershor tė vitit 1912 njė grup oficerėsh e
       ushtarėsh (8 oficerė dhe 140 ushtarė) tė batalionit tė parė tė
       regjimentit tė 49-tė tė kėmbėsorisė, tė udhėhequr nga oficeri
       shqiptar Tajar Tetova, i njohur pėr ndihmesėn e madhe qė kishte
       dhėnė nė fitoren e Revolucionit xhonturk (1908), lanė kampin
       pranė Manastirit dhe dolėn nė mal. Sė bashku me Tajar Tetovėn
       dolėn nė mal edhe oficerė tė tjerė shqiptarė, si Xhelal Preveza,
       Kasem Kolonja, Melek Kolonja (Frashėri), Ahmet Bejtaga (Kavaja)
       e tė tjerė. Mė pas me kryengritjen u bashkuan reparte tė tėra,
       si batalioni qė komandohej nga major Xhenabi Adili nga Gjakova.
       Nė Dibėr pati gjithashtu ushtarakė qė u bashkuan me
       kryengritjen. Nė kėtė ndikoi shtrirja e kryengritjes nė kėtė
       sanxhak. Komiteti i fshehtė i klubit tė Dibrės, sipas udhėzimeve
       qė pati marrė nga Klubi qendror i Manastirit, vendosi tė hidhej
       nė kryengritje, jo vetėm “pėr me kėrkue lirinė e mėsimit tė
       gjuhės sonė, por, - siē shprehej Ismail Haki Peqini qė ishte
       atje me shėrbim, - pėr me ngritė flamurin kuq e zi”. Rreth 50
       veta nga qyteti e rrethinat, nėn komandėn e Dan Camit, u tubuan
       tek Ura e Spilės. Me ta u bashkuan edhe oficerėt Ismail Haki
       Deveja, Ismail Haki Libohova dhe Ibrahim Gjakova.
       Tė arratisurit, qė i takonin Korpusit tė 7-tė, ishin, sipas
       burimeve diplomatike e konsullore tė kohės, “tė gjithė
       shqiptarė”. Lėvizja kundėrqeveritare pėrfshiu edhe forcat e
       xhandarmėrisė. Kėshtu nisi nė pjesėn evropiane tė Perandorisė
       Osmane ai qė u quajt “revolucioni ushtarak”. Shtabi i
       Korparmatės sė Manastirit formoi reparte tė veēanta pėr ndjekjen
       e tė arratisurve. Ndėrkaq autoritetet e vilajetit u detyruan tė
       kėrkonin zėvendėsimin e oficerėve dhe sjelljen e forcave tė reja
       ushtarake nga Anadolli. Mė 1 korrik arriti nė Manastir nga
       Dardanelet Divizoni IV i nizamėve.
       Nė shpalljen qė oficerėt e arratisur publikuan mė 21-22 qershor,
       demaskonin regjimin antikushtetues e ēnjerėzor tė xhonturqve qė
       po shkatėrronte Perandorinė, si dhe “zullumin”, politikėn e
       padrejtėsive dhe tė terrorit, qė ata po ushtronin prej vitesh nė
       Shqipėri. Kėto ishin arsyet qė ushtarakėt e arratisur u
       solidarizuan me bashkatdhetarėt shqiptarė, “tė cilėt, - siē
       thuhej nė shpallje, - kanė ngritur krye pėr tė treguar
       atdhetarizmin e tyre dhe vetėmohimin patriotik kundėr tė gjithė
       atyre qė i kanė sjellė vendit gjithė ato tė kėqija”. Ushtarakėt
       kėrkonin dorėheqjen e menjėhershme tė qeverisė, shpėrndarjen e
       parlamentit dhe dekretimin e zgjedhjeve tė reja, dėrgimin nė
       gjyq tė personaliteteve mė tė larta qeveritare, ushtarake e
       politike xhonturke, si Ibrahim Hakiu, Mahmut Shefqeti, Said e
       Rifat Pasha, Talat e Xhavit Beu, si edhe shefi i shtabit tė
       pėrgjithshėm. Ata deklaruan se pa u plotėsuar kėto kėrkesa nuk
       do t’i lėshonin armėt.
       Kėto kėrkesa tė ushtarakėve tė arratisur ishin larg programit tė
       kryengritjes shqiptare. Ndryshe nga oficerėt e arratisur,
       kryengritėsit shqiptarė, siē kishin vendosur nė Kuvendin e
       Junikut, nuk luftonin si opozita itilafiste pėr rrėzimin e njė
       “kabineti tė keq” dhe pėr zėvendėsimin e tij me njė “kabinet tė
       mirė”. Por edhe disa oficerė, pjesėmarrės tė lėvizjes opozitare
       nė radhėt e ushtrisė, kishin pranuar tė pėrfshihej nė programin
       e tyre edhe njė nen i veēantė nė tė mirė tė shqiptarėve, qė tė
       parashikonte tė paktėn njohjen e disa privilegjeve pėr ta. Mbi
       kėtė bazė nė radhėt e tyre u bė njė debat i ashpėr rreth njė
       programi tė pėrbashkėt ndėrmjet shqiptarėve dhe opozitės
       ushtarake (ku kishte edhe elementė nacionalistė ekstremė), nė tė
       cilin tė pėrfshiheshin edhe kėrkesa tė tilla si zbatimi i
       decentralizimit administrativ dhe njohja e autonomisė pėr
       shqiptarėt. Por drejtuesit e lėvizjes opozitare ushtarake nuk i
       pranuan kėrkesat kombėtare tė shqiptarėve.
       Ndryshe nga kėta ushtarakėt shqiptarė ndiqnin “qėllime
       thjeshtėsisht nacionaliste”, shqiptare, dhe ishin nė lidhje tė
       ngushtė me krerėt e kryengritjes nė Shqipėrinė e Veriut, si dhe
       me lėvizjen nė krahinat e Toskėrisė. Ndėrkaq, opozita,
       megjithėse synonte ta shpėtonte vendin nga sundimi i Komitetit
       Xhonturk, kėrkonte tė mbante nė kėmbė Perandorinė Osmane dhe nė
       kuadėr tė saj edhe panturkizmin e osmanizmin. Megjithatė, qarqet
       politike e ushtarake opozitare kėrkonin tė pėrfitonin nga
       kryengritja shqiptare pėr tė rrėzuar nga pushteti xhonturqit.
       Edhe qėndrimi i udhėheqjes sė kryengritjes shqiptare kundrejt
       opozitės itilafiste e sidomos ndaj asaj ushtarake ishte nėn
       ndikimin e fuqishėm tė dy faktorėve: tė gjendjes sė keqe
       materialo-ushtarake e financiare tė kryengritėsve dhe tė
       zhvillimit tė ecurisė sė bisedimeve ndėrmjet shteteve ballkanike
       pėr vendosjen e njė aleance politiko-ushtarake qė rrezikonte
       tėrėsinė e trojeve shqiptare. Nė kėto kushte edhe kuadrot
       ushtarakė shqiptarė, nismėtarė tė revoltės nė radhėt e ushtrisė,
       u detyruan tė bashkėpunonin me kundėrshtarėt e tjerė politikė tė
       xhonturqve, sipas njė platforme tė kufizuar. Kėshtu u pranuan
       vetėm disa lėshime pėr shqiptarėt, siē ishin: tė ktheheshin
       armėt e mbledhura; tė shpallej amnisti e pėrgjithshme, e cila do
       tė pėrfshinte tė gjithė tė dėnuarit politikė e ordinerė tė
       rajoneve tė tyre; tė mos dėrgoheshin shqiptarėt nė vende tė
       tjera pėr kryerjen e shėrbimit ushtarak; tė paguheshin paratė
       pėr rregullimin e shtėpive tė shkatėrruara gjatė operacioneve
       ushtarake tė tanishme dhe tė mėparshme; tė merreshin anėtarė tė
       komisioneve tė pajtimit tė gjaqeve edhe vendas; tė hapeshin
       nėpėr vende tė ndryshme rrugė dhe tė ngriheshin shkolla etj.
       Rrethet atdhetare shqiptare brenda e jashtė vendit mbajtėn njė
       qėndrim kritik kundrejt kėsaj marrėveshjeje. Gjithsesi, pika e
       marrėveshjes pėr zbatimin e politikės sė decentralizimit
       administrativ tė Perandorisė Osmane, e pranuar edhe nga opozita
       ushtarake turke, kuptohej nga rrethet atdhetare shqiptare si njė
       hap pėrpara drejt realizimit tė autonomisė shqiptare. Komitetet
       e fshehta shqiptare punuan pėr tė bindur oficerėt turq qė tė
       fusnin nė programin e tyre edhe kėrkesėn e autonomisė sė
       Shqipėrisė, ose, tė paktėn, njohjen e privilegjeve tė tyre tė
       kahershme. Kėto kėrkesa nuk u pranuan nga opozita qė vijoi
       pėrpjekjet pėr t’i dhėnė fund krizės politike nė vend nėpėrmjet
       programit tė saj tė moderuar. Edhe pas kėsaj komitetet shqiptare
       hynė nė bisedime me opozitėn ushtarake pėr tė vendosur njė
       program tė pėrbashkėt. Por edhe opozita ushtarake, ashtu si
       lėvizja opozitare, e kryesuar nga itilafistėt, ishte kundėr
       autonomisė sė Shqipėrisė.
       Pėrballė zgjerimit tė lėvizjes opozitare nė radhėt e ushtrisė
       osmane udhėheqėsit e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė Kosovė dhe
       nė vise tė tjera nuk e patėn tė lehtė qė nė kėto bashkėbisedime
       tė arrinin nė pranimin e programit tė tyre kombėtar tė miratuar
       nė Kuvendin e Junikut.
       Ndėrkohė, qeveria vazhdoi tė merrte masa pėr tė shtypur
       kryengritjen shqiptare dhe revoltėn e ushtarakėve. Emėrimi i
       Xhavit Pashės si komandant i pėrkohshėm i Korparmatės sė 6-tė,
       dėshmonte pėr vazhdimin nga qeveria tė njė politike tė ashpėr.
       Tė ndodhur pėrpara njė ushtrie osmane prej mė shumė se 60 mijė
       vetash dhe pėrballė qėndrimesh intransigjente tė opozitės,
       krerėt e kryengritjes shqiptare, pėr tė arritur bashkėpunimin e
       tė gjitha forcave kundėr qeverisė xhonturke, u tėrhoqėn
       pėrkohėsisht nga platforma e miratuar nė Junik. Nė fund tė
       qershorit ata botuan nė gazetėn “Ikdam” njė deklaratė tė
       nėnshkruar ndėrmjet tė tjerėve edhe nga Riza Gjakova, Hasan
       Prishtina, Jahja Prizreni, Isa Boletini e tė tjerė, e cila ishte
       hartuar nė frymėn e kėrkesave tė opozitės. Pasi theksonin
       lidhjet e tyre me Perandorinė Osmane dhe me Kalifatin, ata
       shpallnin se ishin ngritur pėr tė mbrojtur “konstitucionin e
       vėrtetė”, qė ishte qėllimi i pėrbashkėt i tė gjitha forcave
       opozitare nė Perandorinė Osmane. Nė deklaratėn e krerėve tė
       kryengritjes sė Kosovės thuhej gjithashtu se shqiptarėt qenė tė
       detyruar t’u drejtoheshin armėve pėr shkak tė nevojės qė kishte
       vendi pėr disa ligje, nė pėrputhje me kushtet e veēanta. Me kėto
       ligje nėnkuptohej edhe plotėsimi i tė drejtave kombėtare tė
       shqiptarėve kryengritės. Megjithatė, as ato dhe as kėrkesa e
       autonomisė sė Shqipėrisė nuk pėrmendeshin nė kėtė deklaratė.
       Qėndrime tė tilla, edhe pse tė detyruara nga rrethana e synime
       tė caktuara, mbartnin me vete rrezikun e identifikimit si tė
       lėvizjes opozitare tė ushtarakėve shqiptarė, ashtu edhe tė
       kryengritjes sė armatosur tė shqiptarėve me lėvizjen e
       pėrgjithshme opozitare itilafiste.
       Komitetet e atdhetarėt shqiptarė me tė drejtė shprehėn
       shqetėsimin se bashkėpunimi sipas kėsaj platforme do tė bėnte qė
       programi itilafist tė mbulonte ose tė errėsonte programin
       kombėtar tė kryengritėsve shqiptarė. Pėr kėtė shqetėsim bėnte
       fjalė edhe Luigj Gurakuqi, kur shkruante nė gazetėn “Liri e
       Shqipėrisė” mė 10 korrik 1912, se “Mund ta ndihmojmė, nė qoftė
       se na duket mirė, lėvizjen ushtarake qė tė rrėzojmė armikun e
       pėrbashkėt..., por duke vėnė nė krye ... Shqipėrinė tonė tė
       fortė e tė lirė, me kufi tė shquar e me gjuhė e me zakone tė
       njohura e tė nderuara”. Pas deklaratės sė udhėheqėsve tė
       kryengritjes nė Kosovė opozita ushtarake vendosi t’i pėrkrahte
       ata dhe tė ndikonte mbi repartet ushtarake turke qė edhe kėto tė
       bashkoheshin me kryengritėsit. Por xhonturqit kishin ende forca
       ushtarake besnike, qė u bėnė qėndresė tė ashpėr kryengritėsve
       shqiptarė.
       #Post#: 2402--------------------------------------------------
       Re: Kryengritja e Pėrgjithshme e vitit 1912
   DIR By: Mondi
       Date: May 7, 2012, 3:12 am
       ---------------------------------------------------------
       Shtrirja e kryengritjes nė vilajetet e tjera
       Sukseset e kryengritėsve nė Kosovė i dhanė njė shtytje tė
       mėtejshme lėvizjes kombėtare nė Shqipėrinė e Mesme dhe tė Jugut,
       forcuan gatishmėrinė e popullsisė sė tyre pėr t’u hedhur nė
       kryengritjen e armatosur. Njė nga vatrat e luftės sė armatosur
       tė shqiptarėve kundėr regjimit xhonturk u bėnė krahinat e
       Mirditės e tė Lezhės. Nė Mirditė qė nė fund tė muajit prill
       kishin filluar sulmet kundėr postave tė xhandarmėrisė. Nė fillim
       tė muajit maj zadrimorėt dhe mirditasit u ndeshėn me forcat
       osmane, numri i tė cilave arrinte nė 2 500 veta, qė ishin
       dėrguar pėr zbatimin e reformės nė armėn e xhandarmėrisė nė
       zonėn e Mirditės. Luftimet zgjatėn pesė ditė dhe u zhvilluan nė
       vijėn Vjerdhė-Gomsiqe-Naraē. Ato nuk arritėn t’i thyenin
       kryengritėsit, midis tė cilėve qe radhitur edhe at Shtjefėn
       Gjeēovi, dhe u detyruan tė sprapsen, duke lėnė dhjetėra tė vrarė
       e tė plagosur. Shtimi i radhėve tė kryengritėsve nė kėto treva
       krijoi kushtet pėr tė ndėrmarrė veprime luftarake tė pėrmasave
       mė tė mėdha. Mė 11 maj 1912, nė mbledhjen e organizuar nė
       fshatin Zejmen, 30 pėrfaqėsues tė Bregut tė Matit, tė Kthellės,
       tė Malėsisė sė Lezhės e tė Mirditės lidhėn “Besėn Shqiptare” dhe
       vendosėn tė sulmonin Lezhėn. Por pėrfaqėsuesi konsullor
       austro-hungarez nė Shkodėr, Fon Zambaur, i kėshilloi
       kryengritėsit (me anėn e sekretarit tė peshkopit tė Shkodrės) qė
       tė hiqnin dorė nga sulmi i planifikuar mbi qendrėn e krahinės.
       Ndėrkohė, autoritetet osmane dėrguan pėrforcime nga Shkodra, ēka
       e bėri mė tė vėshtirė ēlirimin e qytetit.
       Mė 15 qershor, nė vendin e quajtur Qafa e Trapit, tė
       besėlidhurit e kėsaj treve u pėrleshėn me forca tė mėdha osmane,
       tė mbėshtetura edhe nga artileria. Kryengritėsit lanė tetė tė
       vrarė, midis tė cilėve edhe dy gra. Forcat armike u tėrhoqėn me
       humbje tė mėdha nė Lezhė, ndėrsa kryengritėsit u pėrqendruan nė
       Pėdhanė. Mė 21-22 qershor malėsorėt e Bregut tė Matės u zunė
       pritė forcave osmane qė po shkonin prej Lezhės nė Tiranė dhe pas
       njė pėrpjekjeje qė zgjati tri orė i thyen ato. Turqit lanė
       dhjetėra ushtarė e xhandarė tė vrarė e tė plagosur, midis tyre
       edhe katėr oficerė. Por edhe nga kryengritėsit pati tė vrarė e
       tė plagosur. Pas sukseseve tė para kryengritja nė kėto anė u
       zgjerua mė shumė. Nė krye tė saj u vu Gjeto Coku e tė tjerė, qė
       tani luftonin nė njė zonė tė gjerė nga Kepi i Muzhlit e deri nė
       Shėngjin. Kryengritėsit vendosėn kontrollin mbi rrugėn
       Tiranė-Shkodėr, ndėrprenė linjat telegrafike, duke rrezikuar
       kėshtu sigurinė e forcave osmane nė veri tė Shqipėrisė. Ndėrkohė
       u pėrfshi nė kryengritje, nė shkallė mė tė gjerė, grupi i
       kryengritėsve nė Shqipėrinė e Mesme, i udhėhequr nga Abdi
       Toptani, qė zhvilloi luftime me njėsitė turke nė Tiranė, nė
       Shijak e nė Krujė.
       Po nė qershor lėvizja e armatosur nisi tė shtrihej nė zonėn e
       Dibrės, ku nėn udhėheqjen e Ismail Strazimirit u ngritėn
       fshatarėt e Ēidhnės, tė Arrasit e tė Muhurit. Malėsorėt e Nėntė
       Maleve tė Dibrės sė Epėrme dhe tė Poshtme thirrėn “Kuvendin e
       Dheut”, te vendi i quajtur Gropa e Ujkut, ku u kėrkua largimi i
       forcave ushtarake dhe i postave tė xhandarmėrisė, hapja e
       shkollave shqipe, anulimi i detyrimeve tė vergjisė dhe kryerja e
       shėrbimit ushtarak nė vend. Ndėrkohė, rreth 300 ushtarė osmanė,
       qė ndėrmorėn njė sulm kundėr kryengritėsve nė zonėn e Gjurasit,
       tė Homeshit, tė Dardhės e tė Reēit, u thyen nga fshatarėt e
       kėtyre anėve dhe tė shpartalluar u detyruan tė ktheheshin nė
       Dibėr prej nga nuk guxuan tė dilnin mė.
       Dalja nė mal e Tajar Tetovės dhe e ushtarakėve tė tjerė tė
       bashkuar me tė, ndikoi nė zgjerimin e lėvizjes kryengritėse nė
       zonėn e Dibrės, sidomos nė atė tė Korēės e tė Kolonjės. U vendos
       njė bashkėpunim i grupit tė Tajar Tetovės me ēetat e Sali Butkės
       e tė Izet Zavalanit dhe u bashkuan me kryengritėsit mjaft krerė
       tė tjerė tė Jugut. Ndėrkaq kishte filluar riorganizimi i ēetave
       kryengritėse, si dhe krijimi i ēetave tė reja nė jug tė vendit,
       ku vepronin Themistokli Gėrmenji?, Sali Butka, Spiro Bellkameni,
       Memduh Zavalani etj. Ato u pėrleshėn me forcat turke nė zonėn e
       Frashėrit e tė Kolonjės. Ēetat merreshin edhe me asgjėsimin e
       elementėve tradhtarė, vegla tė xhonturqve. Por nė kėto treva nuk
       qenė mėnjanuar ende luhatjet e elementėve tė moderuar, ku bėnte
       pjesė edhe Myfit Libohova. Kėta ngurronin tė fillonin luftėn e
       armatosur nė shkallė tė gjerė. Sali Nivica u bėnte thirrje
       shqiptarėve tė Jugut qė tė kapėrcenin qėndrimet pritėse, tė
       bashkoheshin me kryengritjen duke vendosur lidhje me Hasan
       Prishtinėn.
       Ēlirimi i territoreve tė gjera tė Kosovės
       Porta e Lartė ndėrmori masa tė reja dhune ndaj popullsisė sė
       pambrojtur e sidomos ndaj familjeve tė kryengritėsve. Nė
       shpalljen qė publikoi mė 6 korrik 1912 Fadil Pasha, komandant i
       Korpusit tė 7-tė, i cilėsoi udhėheqėsit e kryengritjes, Hasan
       Prishtinėn, Zejnullah Vuēiternėn, Isa Boletinin, Xhemal
       Prishtinėn, Riza Gjakovėn, Bajram Currin, Ahmet Gjakovėn, Mahmut
       Zajmin nga Peja, Sali Gjilanin etj., si “tradhtarė” dhe deklaroi
       se, po tė mos dorėzoheshin brenda tri ditėve, do t’u digjeshin
       kullat, do t’u internoheshin familjet dhe do t’u konfiskoheshin
       pasuritė.
       Terrori qeveritar ishte mė i egėr sidomos nė vatrat mė tė nxehta
       tė kryengritjes nė Shqipėri, nė rrethet e Prishtinės, tė
       Mitrovicės dhe tė Vuēitėrnės. Autoritetet osmane arrestuan kėtu
       familjet e udhėheqėsve dhe tė pjesėmarrėsve tė thjeshtė tė
       kryengritjes (si atė tė Bajram Currit e tė tjerė) dhe duke i
       mbajtur peng synonin t’i pėrdornin si mjet presioni ndaj tyre.
       Me vendosjen e gjendjes sė jashtėzakonshme dhe ngritjen e
       gjyqeve tė posaēme praktikuan sėrish si mė 1910 rrahjet publike
       tė njerėzve. Kėto masa u bėnė shkak pėr protesta tė popullsisė
       shqiptare sidomos tė asaj tė qyteteve.
       Ndėrkohė vazhduan dezertimet nė ushtrinė osmane. Mė 5 korrik njė
       batalion nuk pranoi tė zbatonte urdhrin e komandantit tė
       ushtrisė nė Ferizaj pėr t’u hedhur nė luftė kundėr Isa
       Boletinit. Tė nesėrmen njė batalion tjetėr nuk pranoi tė shkonte
       nė Gjilan. Ushtarėt i deklaronin komandės sė tyre se ata ishin
       gati ta mbronin Perandorinė nga armiqtė e jashtėm, por jo tė
       luftonin kundėr shqiptarėve.
       Nė fundin e qershorit kryengritėsit, tė udhėhequr nga Hasan
       Prishtina, Isa Boletini, Ahmet Prekazi, Zehnullah Vuēitėrna,
       Xhemal Prishtina etj., u hodhėn nė sulm nė zonėn
       Drenicė-Mitrovicė, Podujevė-Prishtinė. Pas sukseseve tė para nė
       rrugėn Mitrovicė-Pejė dhe Podujevė-Prishtinė kryengritėsit e
       Shalės, tė Llapit e tė Gollakut, tė mbledhur afėr Vuēitėrnės,
       lidhėn besėn pėr ta ēuar luftėn deri nė fund. Mė 28-29 qershor
       kryengritėsit e kėtyre rretheve tė udhėhequr nga Hasan Prishtina
       shpartalluan tek Ura e Sitnicės, pranė Mitrovicės, dy batalione
       ushtarėsh osmanė, qė u detyruan tė tėrhiqeshin nė Mitrovicė.
       Nė tė njėjtėn kohė kryengritėsit pėrballuan nė zonėn e Boletinit
       operacionin qė ndėrmori kundėr tyre komanda osmane. Nga data 30
       qershor deri mė 2 korrik 1912, 4 000 forca turke, tė pajisura me
       artileri, nėn komandėn e Fadil Pashės rrethuan kullėn e Isa
       Boletinit, pėrkrah tė cilit qenė rreshtuar 1 500 kryengritės.
       Sulmi mbi kullėn filloi mė 3 korrik, pas njė bombardimi tė
       dendur me artileri. Luftimet vijuan mė shumė se dymbėdhjetė orė.
       Ushtria turke la kėtu rreth 100 tė vrarė e tė plagosur, ndėrsa
       kryengritėsit u tėrhoqėn, njė pjesė (nėn udhėheqjen e Isa
       Boletinit) drejt Pazarit tė Ri, ndėrsa pjesa tjetėr drejt
       Llapit, nga Podujeva.
       Mė 9 korrik kryengritėsit e Malėsisė sė Gjakovės, tė udhėhequr
       nga Bajram Curri, rrethuan dhe shpartalluan tri batalione. Mė 10
       korrik shqiptarėt e Llapit dėbuan xhandarėt dhe rrethuan 300
       ushtarė e 50 xhandarė tė pėrqendruar nė Podujevė. Autoritetet e
       atjeshme mbetėn tė veēuara pa asnjė lidhje me qendrėn e
       prefekturės. Kryengritėsit zunė gjithashtu pozitat strategjike
       nė drejtim tė Prishtinės, prenė lidhjet telefonike midis
       Ferizajt e Gjakovės, Vuēitėrnės e Mitrovicės, Ferizajt e
       Prishtinės dhe Prishtinės e Podujevės. Njė betejė e rreptė u
       zhvillua mė 12 korrik nė hyrje tė Fushės sė Llapit. Forcat
       osmane u nisėn drejt kėsaj zone nga dy drejtime pėr t’i futur
       kryengritėsit nė mes dy zjarresh. Fadil Pasha nė krye tė tetė
       batalioneve u nis nga Prishtina, ndėrsa njė kolonė tjetėr
       kėmbėsorie e shoqėruar me artileri nga Vuēitėrna. Forcat
       kryengritėse, tė pėrbėra nga 2 000 veta, rezistuan nė hyrje tė
       Fushės sė Llapit pėr gjashtė orė nė njė betejė tė pabarabartė
       dhe tė pėrgjakshme, nė tė cilėn ushtria la 56 tė vrarė e 60 tė
       plagosur. Pas kėsaj artileria osmane filloi tė qėllonte dhe tė
       shkatėrronte fshatrat e pambrojtura.
       Ndėrkohė popullsia shqiptare e qytetit tė Prishtinės u
       grumbullua para prefekturės dhe kėrkoi ndėrprerjen e
       menjėhershme tė veprimeve luftarake. Ajo i paralajmėroi
       autoritetet turke se do tė bashkohej me kryengritėsit nėse, nuk
       ndėrpritej terrori. Edhe banorėt e Mitrovicės, tė Pazarit tė Ri
       e tė Vuēitėrnės i mbyllėn pazaret. Nė telegramet qė popullsia e
       Prishtinės dhe e Mitrovicės i dėrgoi sulltanit e senatit,
       kėrkohej dorėheqja e qeverisė, shpėrndarja e parlamentit dhe
       shpallja e zgjedhjeve tė rregullta. Nė Mitrovicė populli i
       shpalli tė pushuar nga puna zėvendėsprokurorin, komisarin e
       policisė dhe disa punonjės tė tjerė tė urryer. Fitore tė
       rėndėsishme nė luftėn kundėr sunduesve osmanė arriti grupi i
       zonės Gjilan-Prizren dhe Lumė-Tetovė, i udhėhequr nga Idriz
       Seferi, Islam Spahiu, Mehmet pashė Deralla etj. Nė gjysmėn e
       parė tė korrikut, pasi kishin shpartalluar repartet xhonturke tė
       strukura nėpėr qytete, ata kishin ēliruar krahina tė tėra nė
       trevėn juglindore tė Kosovės.
       Ndėrkohė forcat kryengritėse, nėn komandėn e Bajram Currit, i
       shkaktuan ushtrisė turke nė Has humbje tė rėnda, rreth 300 tė
       vrarė e tė plagosur dhe shumė ushtarė tė zėnė robėr. Pas njė
       pėrleshjeje tė shkurtėr nė Qafėn e Prushit, 250 ushtarė e 5
       oficerė u dorėzuan me tė gjitha armatimet. Kryengritėsit shtinė
       nė dorė 800 pushkė. Prej kėtej forcat kryengritėse marshuan
       drejt Gjakovės dhe e rrethuan qytetin pėr herė tė dytė. Mė 13
       korrik kryengritėsit, tė drejtuar nga Bajram Curri, Riza Beu
       (Kryeziu) dhe Mahmut Zajmi, u futėn nė lagjet e jashtme tė
       qytetit tė Gjakovės.
       Sukseset e kryengritėsve, si dhe turbullirat nė Prishtinė, nė
       Mitrovicė, nė Vuēitėrnė, nė Pazar tė Ri dhe nė qytete tė tjera,
       e nxitėn tė vepronte edhe opozitėn ushtarake. Oficerėt e shtabit
       tė Divizionit I tė nizamėve nė Gjakovė hynė nė bisedime me
       kryengritėsit pėr tė ndėrprerė luftimet. Mė 15 korrik, pas
       arritjes sė marrėveshjes, nė emėr tė ushtrisė e tė popullsisė iu
       pėrcoll telegrafisht sulltanit dhe komandės sė lartė kėrkesa pėr
       dorėheqjen pa vonesė tė qeverisė, pėr shpėrndarjen e parlamentit
       e tė Komitetit xhonturk, pėr shpalljen e zgjedhjeve tė reja, si
       dhe pėr ndėrprerjen e operacioneve ushtarake kundėr
       kryengritėsve. Sulltanit iu dėrgua njė telegram tjetėr me po
       kėtė pėrmbajtje dhe me nėnshkrimet e 78 oficerėve e
       pėrfaqėsuesve tė parisė. Me kryengritėsit u bashkuan edhe
       oficerėt e divizioneve tė Mitrovicės, tė Selanikut, tė
       Manastirit, tė Shkupit dhe tė Edrenesė. Nė telegramet me tė
       njėjtėn pėrmbajtje qė i dėrguan Stambollit ata e paralajmėruan
       se, nė rast se nuk plotėsoheshin kėrkesat e tyre, do tė
       marshonin me ushtri drejt kryeqytetit. Mė 17 korrik
       kryengritėsit hynė nė Gjakovė pa ndeshur ndonjė qėndresė. Njė
       pjesė e mirė e oficerėve dhe e ushtarėve u bashkuan me ta pėr
       t’u hedhur mė pas bashkėrisht drejt Prishtinės.
       Prishtina u bė nė ato ditė tė korrikut qendėr e tubimeve tė
       parisė shqiptare nga Gjilani, Presheva, Vuēitėrna dhe nga
       Mitrovica. Kėtu qenė ftuar edhe pėrfaqėsues nga Pazari i Ri,
       Prizreni, Peja, Gjakova dhe nga Rozhaja. Prej kėtej paria e
       Kosovės i dėrgoi sulltanit e senatit kėrkesėn pėr ndėrrimin e
       ministrave, shpėrndarjen e parlamentit dhe shpalljen e
       zgjedhjeve tė reja. Ky tubim shėnon hapin e parė qė paria
       qytetare bėri pėr tė pėrkrahur kryengritjen. Stambollit iu
       deklarua qė, nė rast se kėrkesat e tyre nuk do tė plotėsoheshin,
       ata do tė bashkoheshin me kryengritjen e armatosur.
       Ndėrkaq u shtuan veprimet luftarake tė kryengritėsve edhe nė
       viset e tjera tė Shqipėrisė. Nė fillim tė muajit korrik
       kryengritėsit elbasanas dogjėn prefekturėn dhe prenė rrugėn qė
       lidhte Elbasanin me Tiranėn. Mė 4 korrik kryengritėsit morėn
       Krujėn e mbrojtur nga 600 ushtarė. Garnizoni u detyrua tė
       mbyllej nė kėshtjellėn e qytetit. Nė tė njėjtėn kohė grupe tė
       tjera kryengritėsish hynė nė Shijak, ku shtinė nė dorė depon e
       municioneve. Kavaja ishte e rrethuar nga forcat kryengritėse.
       Komanda osmane, me qėllim qė tė rimerrte Krujėn, dėrgoi katėr
       batalione (rreth 3 000 forca) nga Shkodra dhe tri batalione nga
       Tirana, tė pajisura me artileri. Pas pėrpjekjeve tė ashpra, qė u
       zhvilluan mė 8 korrik, kryengritėsit, pėrballė epėrsisė sė
       armikut, u detyruan ta lėnė qytetin (Krujėn).
       Po nė kėtė kohė gjallėrohet lėvizja e ēetave tė armatosura po
       merrte hov edhe nė viset e Jugut. Nė korrik vepronte nė rrethet
       e Gjirokastrės ēeta e studentėve shqiptarė tė Selanikut e tė
       qendrave tė tjera, qė ishte formuar me nismėn e Salih Gjukės, me
       tė cilin u bashkua edhe Dervish Hima, duke u vėnė nė krye tė
       saj. Ēeta prej rreth 40 vetash zbarkoi nė fillim tė korrikut nga
       Korfuzi nė Ksamil, hyri nė lidhje me ēetat e tjera tė Shqipėrisė
       sė Jugut dhe zhvilloi nė kėto vise njė veprimtari tė gjerė
       politike e ushtarake nė tė mirė tė kryengritjes shqiptare. Nė
       fillim tė korrikut katėrmbėdhjetė atdhetarė nga qyteti i Korēės
       dolėn nė mal pėr t’u bashkuar me kryengritėsit. Ēetat e kėtij
       rajoni hynė nė bashkėpunim me forcat e Tajar Tetovės. Ato
       goditėn nė Kolonjė ushtrinė e komanduar nga Dajlan bej Qafėzezi,
       qė ishte vėnė nė shėrbim tė autoriteteve. Atij i shkuan nė
       ndihmė 500 forca qeveritare nga Korēa. Luftimet e Kolonjės
       zgjatėn disa orė. Pas saj ēetat u tėrhoqėn nė anėt e Skraparit.
       Ndėrkohė kryengritėsit kosovarė po pėrgatisnin sulmin pėr
       ēlirimin e qyteteve tė kėtij vilajeti.
       #Post#: 2403--------------------------------------------------
       Re: Kryengritja e Pėrgjithshme e vitit 1912
   DIR By: Mondi
       Date: May 7, 2012, 3:13 am
       ---------------------------------------------------------
       Ndryshimi i kabinetit nė Stamboll
       Megjithėse u ndodhėn pėrballė njė ushtrie tė shumtė, tė
       pėrqendruar nė vilajetin e Kosovės, kryengritėsit arritėn tė
       ēlironin krahina tė tėra, ku nuk ndihej mė pushteti xhonturk.
       Kryengritja shqiptare e futi Portėn e Lartė dhe pallatin
       sulltanor nė njė krizė tė rėndė. Tė gjitha masat qė mori qeveria
       pėr shtypjen e kryengritjes sė armatosur tė shqiptarėve, nuk
       dhanė ndonjė pėrfundim. Opozita kundėrqeveritare nė ushtri, duke
       pėrfituar nga kryengritja shqiptare, shtoi ndikimin e saj nė
       repartet ushtarake osmane nė Shqipėri dhe pėrgjithėsisht nė
       Rumeli. Parlamenti e qeveria xhonturke ishin tė detyruar tė
       merreshin pothuajse ēdo ditė me ēėshtjen shqiptare, ēėshtje tė
       cilėn ata e kishin mohuar deri atėherė dhe qė nė fund tė fundit
       nuk mund ta zgjidhnin.
       Nė kėto rrethana dhe kur vazhdonte ende lufta me Italinė,
       qeveria xhonturke u detyrua tė jepte dorėheqjen mė 17 korrik
       1912. Ministri i Luftės, Mahmut Shefqet pasha, duke qenė i
       pafuqishėm tė rivendoste rregullin nė ushtri, dha i pari
       dorėheqjen. Shembullin e tij e ndoqi i gjithė kabineti i Said
       Pashės. Udhėheqėsit e kryengritjes nė Kosovė, si Hasan
       Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini e tė tjerė, pėrshėndetėn
       formimin e qeverisė sė re, por kėrkuan shpėrndarjen e
       parlamentit. Ata shpresonin se qeveria e re do tė vinte nė jetė
       kushtetutėn dhe do tė respektonte tė drejtat e popullit
       shqiptar. Ismail Qemali u shkruante nga Korfuzi komiteteve tė
       Shqipėrisė sė Jugut se kishte shpresa qė me kabinetin e ri tė
       fitoheshin tė drejtat kombėtare. Por nė tė njėjtėn kohė ai
       porosiste qė, duke u nisur nga “provat e hidhura tė deritashme,
       duhet tė mbajmė njė qėndrim tė rezervuar” kundrejt kėtyre
       ndėrrimeve. “Ju atje, - kėshillonte ai, - duhet tė jeni gati
       gjithmonė dhe tė jeni gati pėr sakrifica mė shumė se nė ēdo
       kohė”.
       Edhe shtypi shqiptar, si gazeta “Dielli” e tė tjera organe, i
       paralajmėronin kryengritėsit qė tė hapnin sytė e tė mos
       gėnjeheshin me premtime tė thata nga qeveria e re. Qeveria e re,
       e pėrbėrė nga pėrkrahės tė itilafistėve e tė opozitės ushtarake
       dhe e kryesuar nga Ahmet Muhtar pasha, premtoi se do tė zbatonte
       kushtetutėn dhe do tė anulonte ligjet qė ishin nė kundėrshtim me
       tė. Si detyrė tė parė ajo pėrcaktoi marrjen e masave pėr tė
       qetėsuar gjendjen nė Shqipėri qė t’i jepej fund kryengritjes
       shqiptare. Ndėrkohė forcat kryengritėse nė Kosovė u hodhėn nė
       sulm pėr ēlirimin e qyteteve. Pasi kishin ēliruar Gjakovėn mė 17
       korrik, kryengritėsit, tė udhėhequr nga Hasan Prishtina e Bajram
       Curri, iu drejtuan Prishtinės. Qytetarėt e Prishtinės, me njė
       aksion tė shpejtė, tė pėrkrahur edhe nga xhandarėt e vendit dhe
       nga njė pjesė e ushtrisė, rrethuan zyrėn e telegrafės dhe e
       detyruan komandantin osman qė tė hiqte dorė nga qėndresa.
       Kėshtu, kryengritėsit hynė nė Prishtinė pa luftė dhe e ēliruan
       atė mė 21 korrik.
       Mė 22 korrik forcat e Mitrovicės ēliruan Pazarin e Ri.
       Autoritetet civile e ushtarake tė qytetit u bashkuan me
       kryengritėsit. Banorėt shqiptarė tė Senicės, tė Novi Varoshit,
       tė Akovės, tė Prepoljes, tė Plevljes, tė Tėrgovishtės, tė
       Beranės dhe tė Kolashinit hynė nė lidhje me Isa Boletinin. Po mė
       22 korrik u solidarizuan me kryengritėsit edhe forcat qeveritare
       qė ndodheshin nė Prizren. Nga Pazari i Ri forcat e komanduara
       nga Isa Boletini, rreth 6 000 veta, u drejtuan pėr nė Mitrovicė.
       Qyteti, pas bisedimeve tė nėnprefektit me Isa Boletinin, u
       dorėzua pa luftė mė 27 korrik 1912. Pas Mitrovicės u ēliruan
       edhe Vuēitėrna e Ferizaj. Qė kėtej kryengritėsit marshuan drejt
       Prishtinės pėr t’u bashkuar me forcat e Bajram Currit.
       Edhe popullsia e qytetit tė Pejės, e udhėhequr nga krerė tė
       zejtarėve dhe tė tregtarėve tė vegjėl, nė mbledhjen e datės 27
       korrik vendosi tė bashkohej me kryengritjen. Mytesarifi, i
       pafuqishėm pėrballė revoltės popullore, nuk veproi dhe e tėrhoqi
       ushtrinė nė kazerma. Nė kėto kushte edhe bejlerėt e Pejės
       shpejtuan qė tė bashkoheshin me forcat kryengritėse tė
       grumbulluara nė Prishtinė. Nė mbarim tė korrikut rreth 1 700
       pejanė tė armatosur u nisėn sė bashku me krerėt e tyre pėr nė
       Fushė-Kosovė. Afėr 30 000 kryengritės, me gjithė mungesėn e
       ushqimeve, tė veshmbathjeve e sidomos tė materialeve luftarake,
       po marshonin nė tė gjitha anėt e Kosovės, edhe pse kishin
       pėrballė rreth 70 000 ushtarė osmanė, tė armatosur mirė dhe tė
       pėrforcuar me reparte artilerie e kalorėsie. Kryengritėsit kudo
       ku hynė u pritėn me gėzim tė madh nga popullsia vendase. Me tė
       hyrė nė qytete, ata lironin tė burgosurit dhe dėbonin
       funksionarėt e urryer nga populli.
       Nė viset juglindore tė Kosovės, rreth 2 000 kryengritės tė
       drejtuar nga Idriz Seferi e Bejtullah Aga, pas vendimit qė morėn
       nė kuvendin e organizuar nė Pozharan, nisėn sulmin mbi qytetin e
       Gjilanit, dhe e ēliruan atė. Kryengritėsit e kėsaj treve ishin
       tė gatshėm tė marshonin drejt Kaēanikut e Shkupit. Mė 27 korrik
       forcat kryengritėse ēliruan Bujanovcin, ku vendosėn rendin dhe
       qetėsinė. Qė kėtej Idriz Seferi, i shoqėruar nga 70 kryengritės,
       u nis mė 29 korrik pėr nė Prishtinė. Pas sukseseve qė arritėn
       forcat kryengritėse kundėr ushtrisė osmane dhe pas ēlirimit tė
       njė pjese tė mirė tė qyteteve, nė Kosovė pėr njė kohė u
       ndėrprenė veprimet luftarake. Repartet ushtarake osmane u
       tėrhoqėn kudo nė kazerma. Organet administrative xhonturke po ua
       lėshonin vendin udhėheqėsve radikalė tė kryengritjes, tė cilėt
       formuan kėshillat lokalė. Kėta kėshilla nė shumė vende morėn nė
       dorė ruajtjen e rendit dhe detyra tė tjera. Nė tė vėrtetė ata
       duhej tė luanin rolin e organeve tė pushtetit tė ri shqiptar qė
       kishte dalė nga kryengritja e armatosur. Njė kujdes tė veēantė
       kėto organizma i kushtuan edhe mbrojtjes sė popullsisė serbe.
       Ndėrkaq nė Kosovė, qė ishte vatra kryesore e lėvizjes, lindėn
       vėshtirėsi pėr furnizimin dhe pėr mbajtjen me ushqime tė
       kryengritėsve, numri i tė cilėve ishte tani shumė i madh.
       Ndihmat e siguruara nga jashtė ishin tė pamjaftueshme.
       Marrėveshja shqiptaro-turke
       Mė 22 korrik u formua qeveria e re me kundėrshtarė tė
       xhonturqve, e kryesuar nga Ahmet Myftar pasha. Ajo urdhėroi tė
       ndėrpriteshin veprimet luftarake nė Shqipėri dhe vendosi tė
       dėrgonte nė Kosovė njė komision qeveritar pėr tė biseduar me
       kryengritėsit.
       Rretheve atdhetare shqiptare u dolėn tani dy detyra tė ngutshme
       pėr fatet e lėvizjes kombėtare. Detyra e parė ishte tė
       shkėputeshin nga programi itilafist dhe t’i paraqitnin
       komisionit kėrkesat pėr autonominė territoriale-administrative
       tė Shqipėrisė. Detyra tjetėr ishte qė, nė bisedimet me
       komisionin, tė pėrfaqėsoheshin tė gjitha krahinat e vendit e qė
       me qeverinė turke tė arrihej njė marrėveshje pėr gjithė
       Shqipėrinė dhe nė emėr tė kombit shqiptar.
       Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi, tė cilėt ndodheshin nė kėtė kohė
       jashtė, u shkruanin ato ditė atdhetarėve tė Shqipėrisė sė Mesme:
       “ ... Tė mos gėnjehemi edhe njėherė tjetėr, por tė mbajmė vendet
       qė kemi, tė forcohemi e tė lidhemi me njėri-tjetrin e tė ngulim
       kėmbė, qė t’u jepen katėr vilajeteve ato 12 pikat qė kishim
       kėrkuar vjet nga ana e malėsorėve”, mė poshtė i porositnin:
       “...duhet nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė tė dėrgohen njerėz nė
       Kosovė qė tė rrėfejnė se si me armė, me mendime, si me kėrkime
       jemi tė gjithė shqiptarė tė pandarė”.
       Pas ēlirimit tė Prishtinės, Hasan Prishtina njoftoi telegrafisht
       deputetėt shqiptarė nė Stamboll pėr kėtė sukses tė madh tė
       kryengritėsve. Ai njoftonte gjithashtu, se atje ishte vendosur
       pushteti i shqiptarėve dhe shpresonte qė sė shpejti do tė
       themelohej edhe parlamenti shqiptar. Duke parashikuar pengesat
       nga qeveritarėt e rinj tė Stambollit, nė tė cilat do tė ndeshte
       programi i miratuar nė Kuvendin e Junikut, Hasan Prishtina
       shpejtonte tė shpallte synimet politike tė kryengritjes
       shqiptare. Deklarata e tij dėshironte ta vinte qeverinė
       itilafiste para faktit tė kryer. Por krerėt shqiptarė, tė
       grumbulluar nė Prishtinė, nuk kishin tė njėjtin mendim lidhur me
       tė ardhmen e Shqipėrisė. Ata qenė ndarė nė dy grupime, njėri nga
       tė cilėt pėrbėhej nga udhėheqėsit kryesorė tė kryengritjes,
       Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Riza Beu, Jahja
       Efendiu dhe Musa Efendiu nga Prizreni. Ndėrsa grupimi tjetėr
       pėrbėhej nga pėrfaqėsues tė moderuar tė Lėvizjes Kombėtare dhe
       nga disa elementė turkomanė tė qyteteve, si edhe nga katėr
       pjesėtarė tė kombėsisė serbe. Tė dy grupimet dolėn me kėrkesa tė
       veēanta para komisionit qeveritar tė ardhur nga Stambolli.
       Nė muajin korrik iu dėrgua nga Prishtina qeverisė osmane
       platforma e udhėheqėsve kryesorė e mė tė pėrparuar tė lėvizjes
       shqiptare pėr t’i njohur Shqipėrisė tė drejtat e njė province
       autonome. Nė kėtė platformė parashtroheshin kėto kėrkesa:
       kryerja e shėrbimit ushtarak nė Shqipėri, me pėrjashtim tė
       rasteve tė luftės; arsimi nė gjuhėn shqipe e pėrdorimi i
       alfabetit latin; mosndėrhyrja e qeverisė nė shkollat private, si
       dhe masa tė nevojshme pėr pėrhapjen e arsimit nė Shqipėri;
       vendosja nė administratė e nėpunėsve qė dinin gjuhėn e vendit;
       ligje tė posaēme nė dobi tė krahinave malore pėr tė lehtėsuar
       detyrimet e popullsisė sė varfėr; zbatimi i vendimeve tė marra
       nė mbledhjen e kėshillit tė pėrgjithshėm tė vilajetit; vendosja
       e njė kontrolli pėr plotėsimin e tė gjitha kėrkesave tė
       parashtruara.
       Pėrveē kėtyre, pėrfshiheshin edhe masa tė tjera, tė cilat
       synonin tė plotėsonin ato kėrkesa qė kishin qenė shkak i
       drejtpėrdrejtė i shpėrthimit tė kryengritjes, siē ishin: kthimi
       i armėve tė marra me forcė, zhdėmtimi i pronarėve tė dėmtuar nga
       operacionet ushtarake, ndėrtimi i rrugėve kombėtare e krahinore,
       mbėshtetja e zhvillimit tė bujqėsisė pėrmes kredive tė dhėna nga
       njė bankė bujqėsore qė do tė krijohej, shlyerja e taksave dhe e
       tatimeve tė caktuara nga qeveria deri ditėn qė gjendja ekonomike
       e vendit tė pėrmirėsohej, si dhe caktimi i njė pjese tė tė
       ardhurave tė buxhetit pėr nevojat lokale.
       Grupi tjetėr i udhėheqėsve tė kryengritjes shtroi kėto kėrkesa:
       tė shpėrndahej parlamenti brenda 48 orėve, pėrndryshe do tė
       sulmohej Shkupi; tė kishte liri pėr mbajtjen e armėve;
       shqiptarėt ta kryenin shėrbimin ushtarak nė pjesėn evropiane tė
       Perandorisė; tė hapeshin shkolla nė marrėveshje me organet
       shtetėrore; tė emėroheshin brenda mundėsive nė administratėn e
       kėtyre viseve nėpunės shqiptarė; tė nxirreshin para gjyqit
       ministrat xhonturq; tė shpallej amnisti pėr tė dėnuarit
       politikė; t’i kushtohej kujdes i madh bujqėsisė e
       komunikacionit; tė hidhej poshtė ideja pėr ndarjen e Shqipėrisė
       nga Perandoria Osmane. Me gjithė karakterin e moderuar tė kėtyre
       kėrkesave, qė ishin larg programit autonomist tė kryengritjes,
       komisioni qeveritar nuk i pranoi.
       Ndėrkohė udhėheqėsit e kryengritjes nė Shqipėrinė e Jugut mė 23
       korrik u mblodhėn nė Sinjė tė Beratit, ku miratuan njė
       memorandum prej 12 pikash, tė ngjashėm me atė tė Greēės.
       Memorandumi, i nėnshkruar nga dyzet e nėntė drejtues kryesorė tė
       forcave kryengritėse nė Jug, iu parashtrua mė 29 korrik vezirit
       tė madh. Kryengritėsit e Shqipėrisė sė Jugut kėrkonin: njohjen e
       kombit shqiptar; krijimin e njė administrate vendase pėr tė
       gjithė Shqipėrinė, nė tė cilėn sulltani tė caktonte njė
       inspektor pėr tė kontrolluar zbatimin e ligjeve; garanci, brenda
       kėtij kuadri, pėr zbatimin e kushtetutės, tė zakoneve dhe tė
       traditave tė popullsisė; tė drejtėn pėr tė mėsuar nė gjuhėn
       amtare dhe lirinė pėr tė ēelur shkolla shqipe; pranimin si gjuhė
       zyrtare tė turqishtes, por krahas saj tė pėrdorej edhe shqipja.
       Veē kėtyre kėrkohej tė shpėrndahej parlamenti, tė zhvilloheshin
       zgjedhje tė lira, njė pjesė e tė ardhurave tė pėrdorej pėr
       zhvillimin ekonomik tė Shqipėrisė, t’i ktheheshin popullsisė
       armėt e konfiskuara e tė tjera.
       Pėrkujtesa pėrmbante nė thelb kėrkesėn e autonomisė sė
       Shqipėrisė, e cila, ndonėse nuk ishte shprehur fjalė pėr fjalė,
       nėnkuptohej me kėrkesėn e krijimit tė njė administrate shqiptare
       (vendase) qė do tė ishte e njėjtė pėr gjithė Shqipėrinė, qė do
       tė pėrfshinte katėr vilajetet shqiptare. Edhe Komiteti
       revolucionar i Vlorės parashtroi 13 kėrkesa tė ngjashme me ato
       tė Memorandumit tė Greēės, me tė cilat mendonte tė shkohej nė
       bisedimet me qeverinė e re. Nė to pėrfshiheshin: liri e plotė
       pėr mėsimin e gjuhės shqipe dhe pėr hapjen e shkollave publike e
       private; tė gjitha tė drejtat pėr shqiptarėt si ato qė kishin
       siguruar edhe popujt e tjerė; respektimi i tė gjitha zakoneve
       shqiptare, qė nuk ishin nė kundėrshtim me kushtetutėn; zgjedhje
       tė lira dhe numri i deputetėve nė pėrpjesėtim me numrin e
       popullsisė; qeverisja e Shqipėrisė sipas parimit tė
       decentralizimit tė administratės nė shkallė perandorie; emėrimi
       si vali i njė njeriu qė njihte zakonet e vendit dhe gjuhėn
       shqipe; emėrimi nė gjyqe e nė polici vetėm i shqiptarėve;
       caktimi i njė inspektori pėr kontrollin e punės sė nėpunėsve;
       njohja e gjuhės shqipe nė Shqipėri si gjuhė zyrtare; shėrbimi
       ushtarak nė vend; shpenzimi i tė ardhurave tė vendit pėr nevoja
       lokale; krijimi nga kuvendi i buxhetit tė vilajetit dhe
       kontrolli nga ai i shpenzimit tė mjeteve financiare;
       dėmshpėrblimi pėr shtėpitė e rrėnuara nga ushtria; kthimi i
       armėve popullsisė.
       Kėto kėrkesa, sipas hartuesve tė tyre, do t’u siguronin
       shqiptarėve “njė farė ekzistence si politikisht, ashtu dhe
       financiarisht” dhe do t’u hapnin “rrugėn e pėrparimit e tė
       qytetėrimit”. Autorėt e kėtyre kėrkesave theksonin gjithashtu se
       ato ishin nė pajtim me kushtetutėn. Pranimin e tyre atdhetarėt
       vlonjatė e shikonin si kusht qė vetė Turqia tė shpėtonte
       ekzistencėn e saj, ndėrsa Shqipėria tė siguronte njė jetė tė
       lumtur e tė qetė. Kundėrshtimet e Syrja Vlorės ndaj kėsaj
       pėrkujtese, siē thekson zėvendėskonsulli austro-hungarez nė
       Vlorė, nuk u pranuan nga pjesėmarrėsit e tjerė tė mbledhjes.
       Kėrkesat e parashtruara nga pėrfaqėsuesit e viseve tė ndryshme
       tė Shqipėrisė dėshmonin se shqiptarėt, pa dallime krahinore,
       ishin tė bashkuar rreth njė programi kombėtar, thelbin e tė
       cilit e pėrbėnte autonomia e Shqipėrisė. Kėto akte tregojnė
       gjithashtu se udhėheqėsit e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare e tė
       kryengritjes shqiptare do tė shkonin nė bisedimet me
       pėrfaqėsuesit e qeverisė turke duke pasur si bazė programin e
       autonomisė sė Shqipėrisė.
       #Post#: 2404--------------------------------------------------
       Re: Kryengritja e Pėrgjithshme e vitit 1912
   DIR By: Mondi
       Date: May 7, 2012, 3:14 am
       ---------------------------------------------------------
       <b>Bisedimet shqiptaro-turke</b>
       Sukseset e kryengritjes shqiptare e ēuan Perandorinė Osmane
       drejt fundit tė saj. Ato shkaktuan shqetėsime nė qarqet
       drejtuese politike tė vendeve ballkanike dhe tė Evropės. Fuqitė
       e Mėdha i shqetėsonte fakti se pėrmbushja e kėrkesave tė
       kryengritėsve shqiptarė mund tė ēonte nė prishjen e status
       quo-sė dhe tė ekuilibrit tė forcave nė Ballkan e nė Evropė dhe
       do tė pėrshpejtonte afrimin e njė konflikti tė armatosur tė
       pėrmasave botėrore. Nga ana tjetėr, shtetet ballkanike, e
       shikonin dobėsimin e Perandorisė Osmane si njė mundėsi pėr tė
       arritur synimet e tyre tė pėrcaktuara tashmė nė marrėveshjet e
       nėnshkruara nė kuadėr tė Aleancės Ballkanike. Nė kėtė kohė ata
       po hartonin planet konkrete pėr fillimin e veprimeve ushtarake
       kundėr Perandorisė Osmane, ndėrsa formimin e njė Shqipėrie
       autonome e shihnin si pengesė pėr realizimin e kėtyre planeve.
       Komisioni qeveritar mbėrriti nė Shkup mė 27 korrik. Ai pėrbėhej
       nga Sulejman Pasha, Danish Efendiu dhe Avni bej Gjilani. Po nė
       kėtė ditė u mblodhėn nė Prishtinė udhėheqėsit e kryengritjes qė
       nė fillim kėrkuan prej tij shpėrndarjen e parlamentit. Komisioni
       nuk e pranoi kėtė kėrkesė, duke e quajtur antikushtetuese. Si
       rrjedhim, bisedimet u ndėrprenė dhe mė 29 korrik udhėheqėsit e
       kryengritjes i dėrguan Stambollit nga Prishtina njė ultimatum,
       ku thuhej: “Nė qoftė se shpėrndarja e parlamentit nuk bėhet
       brenda dyzet e tetė orėve, do tė vazhdojmė marshimin”. I
       tronditur nga ky paralajmėrim, Veziri i Madh njoftoi krerėt
       shqiptarė qė tė prisnin pėr t’i vijuar bashkėfjalimet me Ibrahim
       Pashėn, i cili ishte vėnė nė krye tė delegacionit.
       Nė kėto rrethana u bė edhe mė e domosdoshme qė tė gjitha forcat
       politike shqiptare dhe udhėheqėsit e kryengritjes nė Veri e nė
       Jug tė dilnin me njė qėndrim tė pėrbashkėt. Mė 30 korrik
       udhėheqėsit radikalė tė kryengritjes me Hasan Prishtinėn nė krye
       lėshuan thirrjen me titullin “Vllazėn tė dashtun” dhe tė
       nėnshkruar nga “Atdhetarėt e vėrtetė tė Kosovės”. Nė kėtė
       dokument u bėhej thirrje qarqeve atdhetare tė tė katėr
       vilajeteve qė tė dėrgonin pėrfaqėsuesit e tyre, “njėrėz
       atdhetarė e me randėsi”, nė njė mbledhje, ku do tė vendosej pėr
       tė drejtat e kėrkesat qė do t’i paraqiteshin komisionit
       qeveritar nė emėr tė tė gjithė Shqipėrisė.
       Thirrja u pėrkrah nga Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi, tė cilėt
       porositėn menjėherė komitetet e Shqipėrisė sė Mesme qė tė nisnin
       nė Kosovė pėrfaqėsues nga tė gjitha krahinat. Ata theksonin se
       shqiptarėt duhej tė bashkoheshin rreth programit kombėtar pėr tė
       fituar autonominė territoriale-administrative. Qeveria e re
       turke nuk mundte t’i qetėsonte me mjete tė tjera shqiptarėt qė
       ishin ngritur me armė nė dorė pėr tė kėrkuar lirinė e atdheut,
       prandaj ishte e detyruar tė ulej e tė bisedonte me ta. Nė kėto
       rrethana, udhėheqja e kryengritjes nė Kosovė, ku parashikoheshin
       tė zhvilloheshin bisedimet, e quajti tė nevojshme tė shkėputej
       plotėsisht dhe sa mė shpejt nga programi i pėrbashkėt itilafist
       i lėvizjes opozitare dhe tė parashtronte zyrtarisht kėrkesat e
       miratuara nė Junik pėr sigurimin e autonomisė
       territoriale-administrative. Detyrė tjetėr e saj ishte tė merrte
       masat qė nė kėto bisedime tė pėrfaqėsoheshin tė gjitha viset e
       banuara nga shqiptarėt. I ndėrgjegjshėm pėr domosdoshmėrinė e
       plotėsimit tė tyre, Hasan Prishtina u bėri thirrje komiteteve
       shqiptare qė tė pėrfaqėsoheshin nė bisedimet shqiptaro-turke.
       Mė 1 gusht Ibrahim Pasha, qė sapo kishte arritur nė Prishtinė,
       rifilloi kėtu bisedimet me udhėheqėsit e kryengritjes. Nė radhėt
       e tyre, krahas krahut radikal, bėnin pjesė edhe elementė tė
       moderuar e tė lėkundur si edhe elementė me bindje turkomane.
       Madje, ky grup kishte njė peshė jo tė vogėl midis pėrfaqėsuesve
       tė kryengritjes. Qysh nė fillim tė bisedimeve Hasan Prishtina nė
       fjalėn qė mbajti para Komisionit qeveritar dėnoi ashpėr
       barbarizmat e xhonturqve dhe parashtroi kėto kėrkesa: tė
       njiheshin zyrtarisht kufijtė e Shqipėrisė; autoritetet civile e
       ushtarake tė ishin tė kombėsisė shqiptare; ushtria shqiptare tė
       shėrbente nė vend dhe tė komandohej nga oficerė shqiptarė;
       shqipja tė ishte gjuhė zyrtare nė Shqipėri. Ibrahim Pasha i
       quajti kėto kėrkesa tė papranueshme dhe si njė hap pėr t’u
       shkėputur nga Perandoria Osmane. Nė kėto kushte mbledhja u
       shpėrnda pa arritur ndonjė pėrfundim. U pranua vetėm shpėrndarja
       e parlamentit, qė mė parė ishte shpallur si njė kėrkesė
       antikushtetuese.
       Pėrpjekjet qė Ibrahim Pasha bėri pėr ta trajtuar Kryengritjen e
       Pėrgjithshme tė vitit 1912 si njė lėvizje lokale, qė i pėrkiste
       vetėm Kosovės, dėshtoi pėrballė kėmbėnguljes sė Hasan Prishtinės
       e Bajram Currit nė kėrkesat e pėrgjithshme kombėtare. Megjithatė
       kjo platformė kombėtare nuk u pėrkrah nga elementėt e lėkundur
       dhe u kundėrshtua hapur nga elementėt turkomanė, tė Prishtinės.
       Pėrfaqėsuesit e krahinave tė tjera nuk kishin arritur ende.
       Ndėrkaq Ibrahim Pasha punoi pėr tė pėrēarė udhėheqjen e
       kryengritjes, pėr ta bindur atė se kėrkesa pėr autonomi ishte e
       rrezikshme pėr fatet e trojeve shqiptare dhe pėr vetė fatet e
       kombit shqiptar, nė njė kohė kur Aleanca Ballkanike po
       kristalizohej dhe po bėhej gati tė fillonte veprimet ushtarake.
       Njė propagandė e tillė i bėri tė lėkundet jo vetėm Riza bej
       Gjakovėn, por edhe Isa Boletinin. Pėr tė pėrēarė udhėheqjen e
       kryengritėsve, punonte nė mėnyrė tė ethshme edhe agjentura
       serbe.
       Pėr t’iu shmangur ndikimit tė elementėve turkomanė tė Prishtinės
       nė ecurinė e bisedimeve, udhėheqėsit e kryengritjes u zhvendosėn
       mė 4 gusht nė Ferizaj. Ata deklaruan me kėtė rast se qendra e
       mbledhjeve tradicionale tė shqiptarėve nuk ėshtė Prishtina, por
       Ferizaj. Nė tė njėjtėn kohė Hasan Prishtina pėrsėriti thirrjen
       qė i drejtohej gjithė krahinave tė Shqipėrisė qė tė dėrgonin
       pėrfaqėsuesit e tyre nė kuvendin mbarėshqiptar qė mendohej tė
       mblidhej atje. Mė 5 gusht qeveria e shpėrndau parlamentin. Duke
       u ndodhur nė njė gjendje tė vėshtirė, veēanėrisht pėr shkak tė
       mungesės sė njė qėndrimi tė njėsuar rreth platformės mė tė
       pėrparuar kombėtare, qė i ishte paraqitur palės turke, Hasan
       Prishtina dhe krerė tė tjerė tė kryengritjes pėr tė mėnjanuar
       pėrēarjen nė udhėheqjen shqiptare, paraqiti njė program tjetėr
       kėrkesash, mė tė moderuar, i cili do tė ishte mė i pranueshėm
       edhe pėr Portėn e Lartė. Kjo parashtresė, e njohur me emrin
       “Katėrmbėdhjetė pikat e Hasan Prishtinės”, u miratua nga
       pėrfaqėsuesit e kryengritjes shqiptare nė kuvendin e mbajtur nė
       Ferizaj me 6 gusht dhe iu paraqit palės turke.
       Nė kėtė hap tė detyruar tė udhėheqjes sė kryengritjes (qė
       shėnonte njė tėrheqje nga vendimet e Kuvendit tė Junikut)
       ushtroi ndikimin e vet tė fuqishėm edhe gjendja e acaruar
       ndėrkombėtare (ishte nė pėrfundim e sipėr Aleanca Ballkanike),
       qė po e ēonte kėtė gadishull drejt njė lufte me pasoja tė rėnda
       edhe pėr Shqipėrinė. Madje Mali i Zi kishte filluar nė kėtė kohė
       veprimet e veēanta luftarake nė Veriun e Shqipėrisė. Nė kėto
       rrethana udhėheqja e kryengritjes e pa tė arsyeshme qė tė
       arrihej sa mė shpejt njė marrėveshje me qeverinė turke, e cila
       t’i siguronte Shqipėrisė tė drejta sa mė tė gjera kombėtare, t’i
       hapte rrugėn kthimit tė saj nė tė ardhmen nė njė provincė
       autonome dhe nė kėtė mėnyrė tė ēliroheshin forcat e saj
       njerėzore pėr t’iu kundėrvėnė agresorėve ballkanas qė po
       pėrgatisnin sulmin mbi territoret shqiptare.
       Nė parashtesėn prej 14 pikash tė Hasan Prishtinės kėrkohej t’i
       njiheshin Shqipėrisė tė drejta tė gjera kombėtare siē ishin:
       emėrimi nė Shqipėri i nėpunėsve tė aftė qė njihnin gjuhėn dhe
       zakonet e vendit; kryerja e shėrbimit ushtarak nė Shqipėri e nė
       Maqedoni, me pėrjashtim tė kohės sė luftės; zbatimi i ligjit tė
       maleve pėr krahina tė caktuara; armatosja e shqiptarėve me armė
       moderne; hapja e shkollave reale e bujqėsore, nė programet e tė
       cilave do tė pėrfshihej edhe mėsimi i gjuhės sė vendit; lejimi
       pėr hapjen e shkollave private nė Shqipėri; hapja e shkollave
       teologjike moderne nė pėrputhje me nevojat e vendit; mėsimi i
       gjuhės sė vendit nė shkollat fillore, qytetėse dhe nė gjimnazet;
       zhvillimi i tregtisė, i bujqėsisė, i punėve botore dhe ndėrtimi
       i hekurudhave; zbatimi i organizimit tė krahinave, ruajtja e
       zakoneve dhe e traditave tė vendit; shpallja e faljes sė
       pėrgjithshme pėr tė gjithė pjesėmarrėsit e lėvizjes
       kundėrqeveritare; zhdėmtimi i shtėpive tė djegura e tė
       shkatėrruara; nxjerrja nė gjyq e pjesėtarėve tė kabinetit tė
       Haki e Said Pashės.
       Hasan Prishtina e paraqiti kėtė program nė emėr tė tė gjithė
       Shqipėrisė, duke pasur edhe autorizimet e lėshuara nga komitetet
       e Shqipėrisė sė Mesme dhe mė pas tė Jugut. 14 pikat iu bėnė tė
       njohura edhe pėrfaqėsuesve tė popullsisė serbe tė cilėt morėn
       pjesė nė kėtė kuvend, pavarėsisht se ato i nėnshtroheshin
       politikės sė Beogradit. Kėrkesat e paraqitura nga udhėheqja
       shqiptare ishin njė hap prapa nė krahasim me programin
       autonomist tė Greēės e tė Junikut, megjithatė plotėsimi i tyre
       do tė shėnonte pa dyshim njė hap tė rėndėsishėm drejt
       autonomisė. Programi prej 14 pikash iu dorėzua komisionit
       qeveritar mė 9 gusht, duke i deklaruar atij qė, nė rast se
       brenda dy ditėve ky program nuk do tė pranohej, atėherė forcat
       kryengritėse do tė marshonin drejt qendrės sė vilajetit,
       Shkupit.
       Kryengritėsit e trevave tė tjera dhe komitetet e tyre mbėshtetėn
       kėrkesat e paraqitura nga Hasan Prishtina. Komiteti i Elbasanit
       deklaroi nė emėr tė njėmijė kryengritėsve tė mbledhur nė
       Kryezjarr, mė 10 gusht, se ata bashkoheshin me kėrkesat e
       paraqitura nga Hasan Prishtina; ai i pėrcolli udhėheqjes sė
       kryengritjes nė Kosovė kėtė njoftim telegrafik: “Tė drejtat tona
       kombėtare e tė ligjshme ia kena shpjegue shkėlqesis’ sė tij
       Hasan bej Vuēiternit, ish-deputet i Prishtinės dhe e kena
       autorizue atė me folė ose me shkrue nė emėn tė komitetit
       t’Elbasanit. Lutemi ta pranoni me kėtė cilėsi e tė na lajmoni”.
       Ndėrsa vendimi i Komitetit tė Krujės pėr zgjedhjen e Abdi bej
       Toptanit dhe tė Mustafa Asimit (Kruja) si pėrfaqėsues tė tyre nė
       bisedimet me komisionin qeveritar erdhi me shumė vonesė.
       Ndėrkohė krerėt shqiptarė tė Shqipėrisė sė Jugut, pasi morėn
       njoftim me anėn e Komitetit tė Krujės pėr thirrjen e kuvendit
       mbarėshqiptar nė Ferizaj, organizuan mė 7 gusht mbledhjen e tyre
       nė Fier, ku merrnin pjesė Ismail Qemali, Ymer pashė Vrioni, Aziz
       pashė Vrioni, kolonel Ismail Haki Tatzati, Izet bej Zavalani dhe
       tė tjerė. Nga mbledhja iu dėrgua Hasan Prishtinės njė telegram,
       me tė cilin ai autorizohej tė fliste e tė vendoste edhe nė emėr
       tė Shqipėrisė sė Jugut. Meqė mbledhja e quajti tė mjaftueshėm
       kėtė telegram, nuk vendosi, siē kishte propozuar Ismail Qemali,
       tė dėrgonte dy pėrfaqėsues nė Kosovė. Nė tė njėjtėn kohė u
       vendos qė Ismail Qemali tė nisej menjėherė nė Stamboll pėr tė
       zhvilluar bisedime me qeverinė.
       Ndėrkaq, fillimi i bisedimeve shqiptaro-turke dhe mundėsia e
       plotėsimit tė kėrkesave kombėtare tė shqiptarėve ngjallėn
       shqetėsime nė Beograd. Qeveria serbe, nėpėrmjet emisarėve tė saj
       dhe personelit tė konsullatave nė Prishtinė e nė Shkup, zhvilloi
       nė kėtė kohė njė veprimtari tė gjerė pėr tė nxitur pėrēarjen nė
       gjirin e udhėheqjes sė kryengritjes dhe pėr t’i bėrė shqiptarėt
       tė hiqnin dorė nga kėrkesat kombėtare. Kėtij qėllimi i shėrbyen
       takimet e autoriteteve konsullore e ushtarake serbe me Riza bej
       Kryeziun dhe me Bajram Currin. Nė njė nga kėto takime konsulli
       serb nė Prishtinė, Milojeviē, u tha atyre se udhėheqėsit e
       kryengritjes nuk duhet tė merrnin asnjė vendim nė bisedimet me
       komisionin turk dhe asnjė veprim pa u kėshilluar mė parė me
       pėrfaqėsuesit e Serbisė. Bajram Curri kėrkoi tė dinte se deri ku
       do tė shkonte pėrkrahja ushtarake e Beogradit nė mbėshtetje tė
       kryengritėsve shqiptarė nė rast se rihapej konflikti i armatosur
       me Stambollin. Ai kėrkoi gjithashtu tė dinte nėse do tė ishte i
       mundshėm njė takim i pėrfaqėsuesve shqiptarė me Pashiēin pėr tė
       shqyrtuar me hollėsi ēėshtjet e marrėdhėnieve serbo-shqiptare.
       Konsulli Milojeviē i tha Bajram Currit se shqiptarėt mund tė
       ishin tė sigurt nė pėrkrahjen e qeverisė sė tij, por parapėlqeu
       tė heshtte pėr kėrkesėn e tij pėr t’u takuar me Pashiēin.
       #Post#: 2405--------------------------------------------------
       Re: Kryengritja e Pėrgjithshme e vitit 1912
   DIR By: Mondi
       Date: May 7, 2012, 3:15 am
       ---------------------------------------------------------
       Ēlirimi i Shkupit
       Bisedimet shqiptaro-turke u zvarritėn disa ditė pėr shkak tė
       qėndrimit tė Ibrahim Pashės, i cili po pėrpiqej t’i ngushtonte
       sa mė shumė kėrkesat shqiptare. Diskutimet u zhvilluan mė shumė
       rreth ēėshtjeve tė tjera, qė nuk qenė parashtruar me shkrim nė
       14 pikat e Hasan Prishtinės. Ibrahim Pasha e kaloi nė heshtje
       edhe ēėshtjen e caktimit tė njė komisioni tė veēantė, qė do tė
       kontrollonte zbatimin e kėrkesave tė shqiptarėve, sepse qeveria
       e re nuk kishte ndėrmend tė zbatonte lėshimet qė do tė ishte e
       detyruar t’u bėnte atyre. Pėrveē kėsaj, mendohej se ngritja e
       kėtij komisioni do tė kuptohej si njohje e autonomisė sė katėr
       vilajeteve, gjė qė do tė ēonte, sipas pėrfaqėsuesve tė
       Stambollit, nė cenimin e tėrėsisė territoriale tė Perandorisė.
       Meqenėse kryengritėsit, edhe pas mbarimit tė afatit tė caktuar
       nuk morėn asnjė pėrgjigje pėr kėrkesat e paraqitura nė 14 pikat
       e Hasan Prishtinės, u vendos tė marshohej drejt Shkupit. Mė 11
       gusht hyri atje grupi i parė i kryengritėsve, i pėrbėrė nga 200
       veta me Zefin e Vogėl dhe me Bajram Daklanin nė krye. Bajram
       Daklani, sipas gazetės “Shkupi”, shpalosi nė qytet flamurin
       kombėtar shqiptar. Mė 13 gusht hynė forcat e komanduara nga Isa
       Boletini. Forcat kryesore tė kryengritjes, rreth 6 000 veta,
       hynė nė Shkupin e ēliruar mė 15 gusht, tė udhėhequra nga Bajram
       Curri. Ushtarėt osmanė nuk bėnė asnjė qėndresė. Numri i
       kryengritėsve nė Shkup arriti nė mė shumė se 30 000 veta. Prej
       tyre afėr gjysma qenė tė armatosur vetėm me ndonjė kobure ose
       shpatė. Tė paarmatosurit u pajisėn me armė pasi u shpėrthye
       depoja e ushtrisė. Bajram Curri, sapo hyri nė Shkup, hapi burgun
       dhe liroi 960 tė burgosurit e pranguar aty. Nga Shkupi grupe
       kryengritėsish marshuan drejt Tetovės, Kumanovės e Preshevės dhe
       i ēliruan edhe kėto qytete, duke liruar gjithashtu tė
       burgosurit. Njė grup kryengritėsish u drejtua pėr nė Velesh.
       Megjithėse kryengritėsit nuk arritėn tė ngrinin administratėn e
       tyre dhe megjithėse atyre u mungonin veshjet dhe ushqimet, falė
       masave tė rrepta tė parapara nga udhėheqėsit e shqiptarėve
       kundėr shkelėsve tė rendit publik nuk pati raste vjedhjeje,
       vrasjeje, abuzimesh ose shpėrdorimesh.
       Lajmi i ēlirimit tė Shkupit i dha njė hov tė ri kryengritjes
       edhe nė viset e tjera tė Shqipėrisė. Shqiptarėt e mbledhur nė
       Milot vendosėn tė sulmonin Durrėsin, por kjo nuk u arrit tė
       bėhej pėr shkak tė mosmarrėveshjeve ndėrmjet krerėve tė tyre.
       Nga kjo gjendje pėrfituan autoritetet turke, tė cilat sulmuan mė
       14 gusht forcat kryengritėse nė afėrsi tė Durrėsit dhe i
       detyruan tė tėrhiqeshin nė Shijak. Kėtu u zhvillua njė pėrpjekje
       e ashpėr, ku mbetėn tė vrarė 13 kryengritės. Pas kėsaj forcat
       kryengritėse u tėrhoqėn nė zonėn e Milotit. Nga mesi i muajit
       gusht edhe Komiteti i Korēės lėshoi njė thirrje; nė tė ai
       nxirrte nė pah rreziqet para tė cilave ndodhej atdheu, ftonte tė
       gjithė shqiptarėt tė bashkoheshin me forcat kryengritėse qė
       ndodheshin nė male, tė ndihmoheshin vėllezėrit gegė dhe tė
       luftohej pėr tė fituar autonominė. Me vendim tė komitetit, u vra
       komandanti i xhandarmėrisė Rexhep Palla, i njohur pėr qėndrimin
       e tij tė egėr ndaj shqiptarėve.
       Mė 14 gusht kryengritėsit hynė nė qytetin e Fierit, ndėrsa mė 15
       gusht ēeta e Pėrmetit (e komanduar nga Mehmet Pavari) dhe ēeta e
       Spiro Bellkamenit hynė nė kėtė qytet. Forcat osmane si dhe nė
       raste tė tjera nuk bėnė qėndresė. Nė Gjirokastėr, nė Leskovik,
       nė Prevezė e nė Filat u organizuan mitingje, nė tė cilat u
       shpall “Bashkimi i toskėve me kėrkesat e njohura kombėtare”.
       Kėto deklarata iu bėnė tė njohura vezirit tė madh dhe kryetarit
       tė senatit. Qeveria e re osmane kishte ende nė Shqipėri forca tė
       mėdha, tė cilat mund t’i pėrdorte kundėr shqiptarėve. Ajo
       urdhėroi komandantin e Korparmatės V, gjeneralin Kara Said
       pashėn, tė pėrgatiste trupat pėr tė marshuar mbi Shkup.
       Mareshali Ibrahim Pasha u emėrua gjithashtu komandant i trupave
       ushtarake nė Kosovė. Megjithatė, qeveria ishte e interesuar tė
       merrej vesh me kryengritėsit nė Shqipėri. Ky qėndrim diktohej
       ngaqė vazhdonte lufta me Italinė, nga shfaqja nė horizont e njė
       rreziku tė ri qė vinte nga aleatėt ballkanikė dhe nga kujdesi qė
       tė mos u jepej shkas Fuqive tė Mėdha tė ndėrhynin nė punėt e
       brendshme tė Perandorisė.
       Qėndrimi i shteteve ballkanike dhe i Fuqive tė Mėdha ndaj
       kėrkesave tė shqiptarėve
       Pėrfundimi i kryengritjes dhe bisedimet e shqiptarėve me
       komisionin qeveritar shkaktuan shqetėsime tė mėdha te qeveritė
       ballkanike. Ministri i Punėve tė Jashtme tė Serbisė deklaroi ato
       ditė se, me pranimin e kėrkesave tė kryengritėsve shqiptarė nga
       qeveria osmane, rrezikoheshin synimet e Beogradit nė Ballkanin
       Perėndimor. Edhe Athina, duke pretenduar se zhvillimet e reja
       politike nė Shqipėri rrezikonin interesat e Greqisė, tė Malit tė
       Zi, tė Serbisė e tė Bullgarisė, propozoi tė “fillohej njė aksion
       i pėrbashkėt pėr t’i thyer shqiptarėt”.
       Beogradi paralajmėroi qeverinė turke qė, nė rast se do tė
       plotėsoheshin kėrkesat shqiptare, nuk do tė mund tė shmangeshin
       tronditjet e reja, qė do tė ishin shumė tė rrezikshme, nė radhė
       tė parė pėr Turqinė. Beogradi e Sofja kėrkuan me kėmbėngulje nga
       Rusia dhe nga Anglia qė tė ndėrhynin nė mėnyrė energjike kundėr
       njohjes sė autonomisė sė shqiptarėve.
       Edhe Fuqitė e Mėdha i bėnė tė ditur qeverisė turke qė, nė rast
       se shqiptarėve do t’u jepeshin zyrtarisht koncesionet qė
       kėrkonin, kjo jo vetėm do tė sillte acarimin e marrėdhėnieve me
       ta, por Stambolli do tė pėrballej dhe me shtetet ballkanike, tė
       cilat, duke pasur pėrkrahjen e Rusisė, po pėrgatisnin luftėn e
       armatosur kundėr Perandorisė Osmane. Ambasadori rus Girs i bėri
       tė ditur Stambollit, se qeveria e tij do t’i kundėrvihej ēdo
       kombinimi politik qė synonte krijimin e vilajetit tė ri
       shqiptar. Ai theksoi gjithashtu se ēdo lloj reforme qė do tė
       zbatohej nga qeveria osmane nė Ballkan, domethėnė ēdo lėshim
       ndaj shqiptarėve, do tė shtrihej edhe nė viset e banuara nga tė
       krishterėt dhe nga popujt e tjerė joturq.
       Ambasadori francez nė Stamboll i tėrhoqi vėrejtjen ministrit tė
       Jashtėm tė Turqisė pėr pasojat e rėnda qė do tė sillte caktimi i
       kufijve tė Shqipėrisė. Nė kėtė rast, theksonte ai, Serbia e
       Bullgaria do tė kundėrshtonin nė mėnyrėn mė energjike qė brenda
       vilajetit tė ri shqiptar tė pėrfshihej qoftė edhe pjesa mė e
       vogėl e viseve tė banuara nga serbė e bullgarė. Qėndrimi i
       Vjenės ishte i ndryshėm nga ai i Fuqive tė tjera tė Mėdha. Ajo i
       quajti tė arsyeshme 14 kėrkesat e shqiptarėve, ndėrsa konti
       Berhtold u pėrpoq qė ato tė pėrkraheshin edhe nga Fuqitė e
       Mėdha. Por Vjena nuk kuptonte me kėto njohjen e autonomisė sė
       Shqipėrisė. Mė 13 gusht kur kryengritėsit shqiptarė kishin hyrė
       nė Shkup, ministri i Punėve tė Jashtme tė Austro-Hungarisė u
       propozoi Fuqive tė Mėdha qė tė ndėrmerrnin njė hap kolektiv nė
       Stamboll pėr tė kėrkuar zbatimin e politikės sė decentralizimit,
       e cila t’i pėrshtatej gjendjes etnike reale nė Turqi. Ballplaci
       propozoi gjithashtu qė tė kėshilloheshin qeveritė ballkanike nga
       Fuqitė e Mėdha pėr tė mbajtur njė qėndrim paqėsor. Kėto pėrēapje
       diplomatike tė Vjenės synonin ta detyronin Stambollin t’i
       pranonte kėrkesat shqiptare dhe njėherazi tė parandalonte
       ndėrhyrjen e shteteve ballkanike.
       Por propozimi i Vjenės i 13 gushtit nuk gjeti pėrkrahje nga
       partnerėt e saj evropianė. Kundėr propozimit tė Berhtoldit u
       shprehėn edhe qeveritė e shteteve ballkanike. Ato deklaruan se
       zbatimi i politikės sė decentralizimit do tė ēonte nė krijimin e
       Shqipėrisė autonome dhe se ato “shqetėsoheshin” nė kėtė rast pėr
       fatin e bashkatdhetarėve tė tyre nė Turqi. Nėn trysninė e Fuqive
       tė Mėdha dhe tė shteteve ballkanike Porta e Lartė u pėrpoq qė
       gjatė redaktimit tė marrėveshjes me udhėheqjen e kryengritjes
       shqiptare tė mos pėrmendeshin fjalėt Shqipėri dhe shqiptarė.
       Ndėrkaq Porta e Lartė synonte tė qetėsonte shtetet ballkanike
       duke u bėrė tė ditur se privilegjet qė do t’u jepeshin
       shqiptarėve mund tė shtriheshin edhe mbi popujt joshqiptarė tė
       vilajeteve tė Kosovės, tė Manastirit e tė Janinės. Ministri i
       Jashtėm turk u deklaroi kolegėve tė vet ballkanas se Porta
       dėshironte tė kėnaqte njėlloj tė gjithė popujt dhe ishte
       kategorikisht kundėr dhėnies sė koncesioneve vetėm njė populli,
       duke diskriminuar tė tjerėt.
       Nė fillim tė muajit shtator Ministria e Jashtme e Turqisė
       udhėzonte pėrfaqėsuesit e saj diplomatikė qė t’u shmangeshin
       bisedave rreth propozimit tė Berhtoldit dhe tė deklaronin nė
       mėnyrė tė prerė se Porta e quante problemin shqiptar ēėshtje tė
       saj tė brendshme. Duke parė se Fuqitė e tjera tė Mėdha i
       kundėrshtuan propozimet e Vjenės, Stambolli deklaroi se nuk do
       t’i merrte ato nė shqyrtim. Nė kėtė mėnyrė dėshtoi edhe ky
       aksion diplomatik i Ballplacit, qė do tė ndihmonte sado pak nė
       hapjen e rrugės pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare.
       Marrėveshja shqiptaro-turke e 18 gushtit 1912
       Pas udhėzimeve qė mori nga Stambolli, Komisioni qeveritar
       rifilloi bisedimet rreth kėrkesave tė parashtruara nga
       kryengritėsit nė 14 pikat e Hasan Prishtinės. Mė 18 gusht
       qeveria turke deklaroi se i pranonte ato, pėrveē kthimit tė
       armėve tė luftės dhe hedhjes nė gjyq tė pjesėtarėve tė
       kabineteve xhonturke tė Haki dhe Said Pashės, duke theksuar se
       miratimi i kėtyre dy kėrkesave ishte nė kompetencėn e
       parlamentit.
       Udhėheqja e kryengritjes nė Kosovė deklaroi se e pranonte kėtė
       marrėveshje dhe shpalli ndėrprerjen e kryengritjes. Nė rrethanat
       e krijuara nuk mund tė bėhej fjalė pėr tė vazhduar marshimin e
       kryengritėsve drejt Selanikut. Pas kėsaj forcat kryengritėse
       lanė Shkupin. Hasan Prishtina njoftoi gjithashtu pėrfaqėsuesit e
       Shqipėrisė sė Mesme dhe tė asaj tė Jugut qė tė ndėrprisnin
       veprimet e armatosura kundėr trupave qeveritare. Ai njoftonte nė
       kėtė rast se kėrkesat e kryengritėsve u pranuan pėr tė gjithė
       Shqipėrinė. Nė kėto rrethana kryengritja u ndėrpre. Thirrja qė
       Hasan Prishtina u bėri kryengritėsve pėr t’u larguar nga Shkupi
       dhe pėr tė shkuar nė vendet e tyre, do tė ndihmonte nė
       organizimin e mbrojtjes sė atdheut nga agresorėt ballkanas, tė
       cilėt po pėrgatiteshin tė sulmonin tokat shqiptare. Pasi kishte
       pėrfunduar marrėveshja me qeverinė turke, mbėrriti nė Shkup njė
       pėrfaqėsi e vilajetit tė Shkodrės, e pėrbėrė nga Abdi Toptani,
       Marka Gjoni, Mano bej Lezha dhe Mustafa Asim Kruja me 100
       luftėtarė.
       Ndėrkohė kryengritėsit kishin filluar tė ktheheshin nė shtėpitė
       e tyre nė Elbasan, nė Korēė e nė qytete tė tjera, tė pritur kudo
       si fitimtarė, me manifestime popullore dhe me kėngė patriotike.
       Nė fjalimet e mbajtura me kėtė rast vihej theksi nė barbarizmat
       e xhonturqve, nė trimėrinė e shqiptarėve, posaēėrisht tė atyre
       tė Kosovės, dhe pėrmendej sidomos zotėsia e udhėheqėsve si Hasan
       Prishtina etj. Ata qė e morėn fjalėn nė kėto mitingje
       paralajmėruan qeverinė se shqiptarėt ishin gati tė ngriheshin
       pėrsėri me armė nė dorė nė qoftė se ajo nuk do tė zbatonte
       marrėveshjen e arritur. Nė tė vėrtetė, nė variantin e
       marrėveshjes qė qeveria turke botoi zyrtarisht mė 23 gusht 1912,
       kėrkesat e shqiptarėve, tė miratuara edhe prej saj, ishin
       formuluar nė mėnyrė tė errėt e tė papėrcaktuar. Kjo tregon se
       Porta e Lartė nuk kishte ndėrmend t’i zbatonte ato.
       Nė kėtė redaktim qė i bėnė marrėveshjes shqiptaro-turke,
       autoritetet osmane i reduktuan dhe i deformuan tė 14 pikat e
       Hasan Prishtinės. Ato ndryshuan, nė pėrshtatje me interesat e
       qeverisė sė Stambollit sidomos pėrmbajtjen e pikave 2, 5, 11.
       Sipas versionit zyrtar turk tė 23 gushtit marrėveshja pėrmbante
       kėto masa: pėrgatitja e njė ligji tė posaēėm pėr lokalitetet, nė
       tė cilat sistemi gjyqėsor nuk ishte i pėrshtatshėm; kryerja e
       shėrbimit ushtarak vetėm nė Rumeli, pėrveē rasteve tė luftės dhe
       tė rrethanave tė jashtėzakonshme; kthimi i armėve tė konfiskuara
       mė parė; zgjedhja e nėpunėsve me pėrvojė qė tė njihnin gjuhėn e
       zakonet e vendit; shndėrrimi nė lice i shkollave tė mesme
       (idadie) nė Kosovė, nė Manastir e nė Janinė; ngritjen e
       shkollave tė reja, liceve dhe atyre bujqėsore, duke futur nė
       programin e tyre mėsimin nė gjuhėn e vendit nė ato prefektura,
       popullsia e tė cilave ishte mbi tridhjetė mijė frymė; mundėsia
       pėr t’i shtuar buxhetit tė ministrisė sė Vakėfeve kreditė e
       nevojshme pėr mbajtjen e medreseve dhe pėr tė krijuar medrese tė
       tjera nė vendet ku do tė gjykohej e nevojshme; liria pėr tė
       hapur shkolla private; mėsimi i gjuhės lokale nė shkollat
       fillore e tė mesme; zgjerimi e zhvillimi i punėve botore, i
       tregtisė dhe i bujqėsisė, si dhe i hekurudhave e i rrugėve;
       organizimi i komunave (nahijeve); mbrojtja e dokeve dhe e
       zakoneve myslimane; ēuarja para gjyqit tė lartė tė drejtėsisė e
       qeverisė sė Haki Pashės dhe e Said Pashės; falja e tė gjithė
       atyre qė kishin marrė pjesė nė ngjarjet e fundit; zhdėmtimi pėr
       shtėpitė e shkatėrruara. Siē shihet, nė kėtė redaktim tė
       marrėveshjes askund nuk pėrmendeshin emrat Shqipėri dhe
       shqiptarė. Pėrveē kėsaj, qeveria turke nuk jepte asnjė garanci
       pėr zbatimin e kėrkesave tė kryengritėsve. Edhe kėsaj here Porta
       e Lartė, si edhe mė parė, ndoqi njė politikė dyfytyrėshe. Ajo u
       dha kėtė formė pikave tė marrėveshjes me qėllim qė tė kishte
       mundėsi t’i interpretonte ato arbitrarisht, sipas interesave tė
       vet.
       Nė marrėveshjen e arritur nuk u pranua as kėrkesa qė nė
       letėrnjoftimet dhe nė pasaportat tė vihej, krahas cilėsimeve
       fetare mysliman, latin a rum, edhe cilėsimi etnik shqiptar.
       Pranimi i saj do tė ēonte nė njohjen e kombėsisė shqiptare.
       Pėrgjithėsisht, marrėveshja shqiptaro-turke e 18 gushtit ishte
       gjysmake dhe e pasigurt. Qeveria deklaroi gjithashtu se kėrkesat
       e pranuara u njiheshin vetėm vilajeteve tė Kosovės, tė Manasirit
       e tė Janinės. Kjo do tė thoshte qė ato nuk do tė shtriheshin nė
       vilajetin e katėrt shqiptar, nė atė tė Shkodrės. Edhe pse pikat
       e kėsaj marrėveshjeje nuk ishin tė njėjta me 12 pikat qė iu
       njohėn mė 1911 malėsorėve tė Mbishkodrės, Porta mendonte se
       kėrkesat e asaj province (tė vilajetit tė Shkodrės) qenė
       plotėsuar me marrėveshjen e Podgoricės.
       Edhe pse nė 14 pikat e pranuara nga qeveria osmane nuk
       parashihej njohja e autonomisė, shqiptarėt filluan t’u jepnin
       njė kuptim mė tė gjerė koncesioneve tė fituara dhe bėnė
       pėrpjekje pėr realizimin e vetėqeverisjes. Nė vise tė ndryshme,
       si nė Mitrovicė, nė Vuēiternė, nė Prizren e nė vende tė tjera, u
       bėnė pėrpjekje pėr vendosjen e administratės shqiptare.
       Popullsia dėbonte nėpunėsit turq dhe nė vend tė tyre emėronte
       shqiptarė. U krijuan kėshilla lokalė, tė cilėt mbanin rregullin
       e qetėsinė dhe pengonin keqbėrėsit tė plaēkitnin dhe tė dhunonin
       banorėt. Nė ta merrnin pjesė njerėzit mė me autoritet nė popull
       dhe tė dalluar nė luftėn kundėr regjimit xhonturk. Autoritetet
       osmane nuk qenė nė gjendje tė pengonin veprimtarinė e kėshillave
       qė kishin dalė nga kryengritja. Nė dokumentet konsullore tė
       kohės theksohej se autoriteti i qeverisė kishte rėnė, ndėrsa
       autoriteti i organeve tė reja tė pushtetit vendor po rritej.
       Edhe shtypi i huaj pranonte se kėshillat kishin vendosur
       rregullin e qetėsinė nė vend.
       Isa Boletini sapo u kthye nė Mitrovicė, pas pėrfundimit tė
       marrėveshjes shqiptaro-turke, ngriti atje kėshillin
       administrativ dhe nė njoftimin telegrafik, qė i bėri valiut tė
       Kosovės nė Shkup, i kumtoi: “Tash e tutje pėr ēdo gjė populli do
       tė vetėvendosė nė mėnyrė tė pavarur nga pushteti osman”. Por ky
       proces i realizimit tė vetėvendosjes u ndėrpre pėr shkak tė
       fillimit mė 9 tetor tė Luftės Ballkanike dhe tė dyndjes sė
       ushtrive serbe e malazeze nė trevat shqiptare. Lufta Ballkanike
       krijoi pėr Shqipėrinė njė gjendje nga mė tė rrezikshmet nė
       historinė e saj, ēoi nė pushtimin ushtarak tė territoreve tė
       vendit nga agresorėt ballkanas serbė, malazezė dhe grekė, duke i
       hapur kėshtu rrugėn copėtimit dhe aneksimit tė tyre.
       #Post#: 2406--------------------------------------------------
       Re: Kryengritja e Pėrgjithshme e vitit 1912
   DIR By: Mondi
       Date: May 7, 2012, 3:15 am
       ---------------------------------------------------------
       Rėndėsia e kryengritjes
       Ndryshe nga kryengritjet e mėparshme tė armatosura, ajo e vitit
       1912 u shtri nė mbarė Shqipėrinė, bashkoi gjithė shqiptarėt pa
       dallim krahine, feje dhe pėrkatėsie shoqėrore. Nė rrafsh tė
       jashtėm kryengritja u zhvillua nė rrethana jo tė favorshme pėr
       shqiptarėt. Fuqitė e Mėdha vazhdonin t’i pėrmbaheshin ende
       politikės sė tyre tradicionale tė ruajtjes sė status quo-sė nė
       Perandorinė Osmane dhe nė Ballkan. Pėrveē kėsaj, ata mendonin se
       njohja e autonomisė sė Shqipėrisė do tė krijonte tė ēara nė
       marrėdhėniet ndėrmjet tyre. Kryengritja shqiptare dhe kėrkesat e
       saj kombėtare u kundėrshtuan nė mėnyrė tė veēantė nga shtetet
       ballkanike, tė cilat e shihnin mundėsinė e shpalljes sė njė
       shteti autonom ose tė pavarur shqiptar si njė pengesė pėr
       synimet e tyre ekspansioniste nė Ballkanin Perėndimor.
       Kryengritja u zhvillua gjithashtu nė kushtet kur Perandoria
       Osmane po kalonte njė krizė tė rėndė qė po e ēonte atė drejt
       fundit, kur ajo ishte nė luftė me Italinė (pėr Tripolin) dhe kur
       brenda saj kishte shpėrthyer konflikti politik midis xhonturqve
       dhe opozitės liberale. Kėto ishin rrethana lehtėsuese pėr
       shpėrthimin e kryengritjes dhe pėr suksesin e saj.
       Megjithėse kryengritja arriti suksese tė mėdha, nuk u arrit tė
       mėnjanoheshin mosmarrėveshjet nė udhėheqjen e saj. Disa nga
       krerėt shqiptarė filluan tė anojnė drejt kėrkesave mė tė
       moderuara, qė nuk ndihmonin zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare. Nė
       kėto qėndrime ndikuan edhe veprimet pėrēarėse tė pėrkrahėsve tė
       xhonturqve dhe tė agjenturės serbe te disa prej krerėve
       shqiptarė. Por edhe mė fuqishėm ndikoi nė kėto lėkundje rreziku
       gjithnjė e mė i madh i shpėrthimit tė njė Lufte Ballkanike qė po
       afrohej me shpejtėsi.
       Nė kėto rrethana edhe udhėheqėsit mė tė vendosur, si Hasan
       Prishtina, Bajram Curri etj., u detyruan tė tėrhiqeshin nga
       programi autonomist i Junikut. Kjo gjendje nė gjirin e
       udhėheqjes sė kryengritjes dhe sidomos afrimi i Luftės
       Ballkanike, fillimi i veprimeve tė veēanta luftarake tė Malit tė
       Zi, i shtyti ata tė parashtronin njė program mė tė kufizuar, 14
       pikat e Hasan Prishtinės. Megjithatė, Hasan Prishtina, qė ishte
       ithtar i programit radikal tė lėvizjes, shpresonte se pikat e
       pėrfshira nė marrėveshjen e arritur me qeverinė osmane mė 18
       gusht do tė shėnonin “hape tė mėdha ka independenca e jonė”.
       Nikollė Ivanaj shkruante nė ato ditė: “Tė gjithė janė besnikė tė
       idealit tė pavarėsisė, por arsyetimi ju thotė se pėr momentin e
       tashėm duhet tė moderojnė kėrkesat nė mėnyrė qė tė bėhen tė
       realizueshme”. Pranimi nga shqiptarėt i marrėveshjes
       shqiptaro-turke tė 18 gushtit 1912 ishte nė thelb njė kompromis
       i pashmangshėm, njė lėshim i detyruar, i imponuar kryesisht nga
       rrethanat ndėrkombėtare. Megjithatė, nė qoftė se qeveria turke
       do ta zbatonte tėrėsisht atė, kjo marrėveshje do t’i hapte
       rrugėn zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare. Kryengritja pati edhe
       dobėsi tė karakterit organizativ. Ēlirimi i qyteteve, qė ishte
       njė sukses i madh i saj dhe mund tė ēonte nė ēlirimin e gjithė
       Shqipėrisė, nuk u shoqėrua, pėrveē disa rasteve, me likuidimin e
       administratės osmane dhe me vendosjen e njė administrate tė re
       shqiptare. Disa masa, si lirimi i tė burgosurve a dėbimi i
       funksionarėve tė veēuar, qenė tė pamjaftueshme pėr t’ia arritur
       kėtij qėllimi. Kėtė detyrė tė vendosjes sė pushtetit tė
       shqiptarėve nė vend tė atij osman, qė do tė ishte njė garanci
       pėr zbatimin e marrėveshjes sė pranuar nga Porta e Lartė,
       udhėheqja e kryengritjes nuk e shtroi fare pėr zgjidhje.
       Kryengritja e vitit 1912 ishte e pėrgjithshme, u shtri nė mbarė
       vendin, nė Kosovė, nė Shqipėrinė e Mesme dhe nė atė tė Jugut, ku
       prej kohėsh vepronin ēetat e armatosura. Megjithatė, forca e
       veprimeve tė saj luftarake nuk ishte kudo e njėjtė. Ajo qe mė e
       fuqishme nė vilajetin e Kosovės, krahasuar me territoret e tri
       vilajeteve tė tjera (tė Shkodrės, tė Manastirit e tė Janinės).
       Pėrveē kėsaj, nuk pati njė bashkėrendim nė kohė tė veprimeve
       luftarake, tė cilat nė viset e tjera, sidomos nė Jug, filluan mė
       vonė se nė Kosovė.
       Nė ecurinė e kryengritjes sė pėrgjithshme ushtruan ndikim
       negativ lėkundjet e pėrfaqėsuesve tė veēantė tė parisė ēifligare
       e bajraktare qė u shfaqėn sidomos nė qėndrimin ndaj kėrkesave
       kombėtare. Disa prej tė tyre u treguan tė gatshėm tė
       shkėputeshin nga sundimi i huaj osman, ndėrsa disa tė tjerė u
       vunė nė shėrbim tė qarqeve sunduese fqinje, u bėnė pėrēues tė
       politikės sė tyre nė udhėheqjen e kryengritjes dhe u pėrpoqėn ta
       pengonin luftėn e armatosur popullore. Pavarėsisht nga kėto
       dobėsi, Kryengritja e vitit 1912 shėnoi hapa tė rėndėsishėm nė
       sendėrtimin e programit themelor politik tė Lėvizjes Kombėtare
       Shqiptare. Ajo nxori nė shesh dobėsinė e Perandorisė Osmane, e
       tronditi atė dhe afroi fundin e saj. Nė kėto rrethana aleatėt
       ballkanikė nuk e patėn tė vėshtirė t’i jepnin asaj goditjen e
       fundit. Kryengritja shqiptare dhe sukseset e saj ushtarake e
       politike ndikuan gjithashtu nė pėrshpejtimin e shpėrthimit tė
       Luftės sė Parė Ballkanike. Por ajo tregoi gjithashtu se shtetet
       ballkanike dhe Fuqitė e Mėdha nuk do ta kishin tė lehtė tani tė
       mėnjanonin ēėshtjen shqiptare nga tė gjitha kombinacionet qė do
       tė shestoheshin pas kėsaj lufte nė tryezat e gjelbėrta tė
       diplomacisė.
       Kryengritjet e mėdha tė viteve 1910-1912 pėrbėjnė njė faqe tė
       re, njė shkallė mė tė lartė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Nga
       qėllimet qė shtruan, nga cilėsia e organizimit, nga forca
       luftarake dhe veēanėrisht nga rrjedhojat e tyre, kėto
       kryengritje zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė historinė e popullit
       shqiptar. Ato kishin si objektiv kryesor plotėsimin e programit
       kombėtar tė lėvizjes shqiptare, tė pėrcaktuar qysh nė kohėn e
       Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, krijimin e shtetit autonom e mė
       pas tė pavarur shqiptar. Kėshtu do tė pėrmbusheshin aspiratat
       kombėtare tė tė gjithė popullit shqiptar, do t’i bėhej ballė
       rrezikut tė copėtimit tė trojeve shqiptare dhe do t’i hapej
       rrugė pėrparimit ekonomiko-shoqėror e kulturor tė vendit.
       Kryengritjet e viteve 1910-1912 pėrbėjnė fazėn e fundit tė
       Rilindjes Kombėtare Shqiptare, e cila u mbyll me Shpalljen e
       Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 Nėntor tė vitit 1912. Gjithė
       ecuria e tyre dėshmon pėr zhvillimin e ndėrgjegjes politike
       kombėtare tė tė gjithė popullit shqiptar, pa dallime krahinore.
       Kjo ndėrgjegje politike nuk u shfaq njėlloj nė periudha tė
       ndryshme dhe nė treva tė caktuara, tė cilat patėn veēoritė e
       tyre, tė diktuara nga rrethanat e kohės. Dėshmi e qartė e njė
       ndėrgjegjeje kombėtare e shtrirė nė gjithė rrafshin territorial
       tė Shqipėrisė janė ngjarjet e Kryengritjes sė vitit 1911. E
       zhvilluar nė njė zonė malore jo fort tė gjerė, siē qe Malėsia e
       Madhe, kjo kryengritje qysh nė fillimet e saj doli me kėrkesa
       kombėtare dhe nė emėr tė tė gjithė shqiptarėve e tė kombit
       shqiptar. Memorandumi i Greēės i qershorit tė vitit 1911, qė
       ishte njė dokument programatik kombėtar me kėrkesėn e autonomisė
       territoriale tė Shqipėrisė, doli pikėrisht nga Kuvendi i Greēės,
       i udhėheqėsve dhe i pėrfaqėsuesve tė kėsaj kryengritjeje
       shqiptare.
       Edhe Shefqet Turgut pasha, nė intervistėn qė i pati dhėnė
       gazetės “Progrčs de Salonique”, deklaronte se Kryengritja e
       Malėsisė e vitit 1911 ishte njė kryengritje “thjesht shqiptare
       mbi baza kombėtare”. Vlerėsim tė njėjtė u kanė bėrė
       kryengritjeve tė viteve 1910-1912 edhe pėrfaqėsuesit konsullorė
       tė shteteve fqinje, qė kanė njohur karakterin e tyre tė
       ndėrgjegjshėm kombėtar.
       Ashtu si Kryengritja e vitit 1911, edhe ajo e vitit 1912, qė
       njihet si kryengritja e pėrgjithshme shqiptare, doli me njė
       program kombėtar tė pėrparuar, i parashtruar nė tė pesė pikat e
       Kuvendit tė Junikut, pavarėsisht se marrėveshja shqiptaro-turke
       e 18 gushtit 1912 shėnoi njė tėrheqje jo tė vogėl nė krahasim me
       tė. Kjo tėrheqje duhet tė shpjegohet me zhvillimet politike e
       ushtarake nė gadishull, nė radhė tė parė me rrezikun qė sillte
       pėr vendin afrimi i shpėrthimit tė Luftės Ballkanike.
       Programet e miratuara nė kuvendet e kryengritėsve nė vitet
       1910-1912 dhe nga organizatat atdhetare brenda e jashtė vendit,
       nuk duhen parė vetėm si rrjedhim i raportit tė forcave ndėrmjet
       krahut radikal dhe atij tė moderuar tė Lėvizjes Kombėtare
       Shqiptare. Ato qenė formuluar edhe nėn ndikimin e gjendjes qė
       ishte krijuar nė Ballkan pas pėrfundimit tė bisedimeve pėr
       vendosjen e Aleancės Ballkanike dhe me afrimin e Luftės sė Parė
       Ballkanike. Tėrheqja e forcave kryengritėse shqiptare nga fronti
       kundėrosman ishte pasojė e vlerėsimit tė drejtė tė kėsaj
       gjendjeje tė re dhe i detyrave tė tjera tė ngutshme qė qėndronin
       pėrpara Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Nė kohėn kur shovinistėt
       serbė bėnin presion qė forcat kryengritėse shqiptare tė
       marshonin drejt Selanikut e madje edhe drejt Stambollit, pėr t’i
       hapur rrugėn armatės serbe nė marshimin e saj drejt brigjeve tė
       Adriatikut, kryengritėsit shqiptarė e panė tė arsyeshme tė bėnin
       marrėveshje me qeverinė osmane.
       Lėvizja shqiptare e viteve 1910-1912 luajti njė rol tė
       rėndėsishėm edhe nė rrafshin e jashtėm, nė zhvillimin e
       ngjarjeve politike nė Turqinė Evropiane, nė mėnyrė tė veēantė nė
       dobėsimin e pozitave tė Perandorisė Osmane nė kėtė zonė. Aleatėt
       ballkanikė shpejtuan ta shfrytėzonin kėtė faktor pėr interesat e
       tyre pushtues. Nė vend qė ta mbėshtesnin lėvizjen shqiptare tė
       vitit 1912, ata shpejtuan tė pėrfitonin prej saj, madje pa
       pėrfillur fare interesat kombėtarė tė shqiptarėve.
       Qarqet politike tė shteteve fqinje ballkanike, synonin tė
       pengonin me ēdo mėnyrė formimin e njė shteti kombėtar qoftė dhe
       autonom shqiptar e pėrgjithėsisht lėvizjen ēlirimtare tė popujve
       tė shtypur ballkanikė dhe t’i zgjidhnin problemet e Ballkanit
       nėpėrmjet njė lufte grabitqare, pushtuese, siē qe ajo
       ballkanike. Beogradi, Athina e Cetina dėshironin qė lufta e
       shqiptarėve kundėr Perandorisė Osmane tė pėrfundonte me
       cfilitjen e tė dyja palėve.
       Pavarėsisht se lufta, qė populli shqiptar zhvilloi nė vitet
       1910-1912 nuk arriti tė sinkronizohej me qėndresėn e popujve tė
       tjerė tė robėruar tė Perandorisė Osmane dhe me luftėn e shteteve
       ballkanike, nuk mund tė mohohet kurrsesi roli i kėtyre
       kryengritjeve nė shembjen e sundimit osman nė Ballkan. Ato
       ndihmuan nė dobėsimin e Perandorisė nė rrafsh ushtarak, nxorėn
       nė pah dobėsinė e paaftėsinė e saj pėr t’i bėrė ballė njė sulmi
       tė mundshėm tė shteteve ballkanike nė njė tė ardhme tė afėrt.
       Kryengritjet e viteve 1910-1912 nuk ishin “ērregullime”,
       “trazira” e “turbullira”, qė degjenerojnė nė “anarki tė plotė”,
       siē pohon historiografia ballkanike. Pėrkundrazi, ato ishin
       kryengritje ēlirimtare, qė e vendosėn popullin shqiptar nė
       fillim tė shek. XX nė ballė tė lėvizjeve pėr ēlirimin kombėtar
       nė gadishullin e Ballkanit. Pėrgjithėsisht lufta qė populli
       shqiptar zhvilloi gjatė viteve 1910-1912 kundėr pushtuesve
       osmanė radhitet pėrkrah qėndresės sė popujve tė tjerė tė shtypur
       tė Perandorisė, siē ishin maqedonėt e grekėt, si dhe arabėt.
       Kryengritjet shqiptare tė viteve 1910-1912 pėrshpejtuan
       pėrfundimin e Aleancės Ballkanike dhe pėr rrjedhim edhe afrimin
       e luftės tė aleatėve ballkanas kundėr Perandorisė Osmane, e cila
       shėnoi fundin e sundimit tė saj nė Ballkan. Edhe nga kjo
       pikėpamje ato zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė procesin
       pėrfundimtar tė ēlirimit tė popujve tė Ballkanit nga zgjedha
       osmane. Megjithatė, aleatėt ballkanas u shqetėsuan nga sukseset
       e kryengritėsve shqiptarė nė fushėn e betejave dhe sidomos nga
       marrėveshjet shqiptaro-turke, edhe pse kėto nuk merrnin
       plotėsisht parasysh kėrkesat kombėtare tė shqiptarėve, sepse i
       shikonin ato dhe mundėsinė e formimit tė njė shteti autonom
       shqiptar si njė pengesė serioze nė arritjen e synimeve tė tyre
       aneksioniste ndaj trojeve shqiptare.
       Afrimi i Luftės Ballkanike krijoi pėr shqiptarėt njė gjendje
       kontradiktore, tepėr paradoksale. Nga njėra anė, po afrohej
       fundi i sundimit osman nė Ballkan, aq i dėshiruar nga populli
       ynė dhe pėr tė cilin ai kishte dhėnė njė ndihmesė tė ēmuar, nga
       ana tjetėr, shqiptarėve po u mbyllej rruga pėr t’u ēliruar
       pėrfundimisht, sepse po u pėrgatiteshin vargonj tė rinj robėrie,
       mė tė rėndė e mė tė rrezikshėm.
       Me shpėrthimin e Luftės Ballkanike shqiptarėt dhe lėvizja e tyre
       kombėtare u gjendėn, ashtu si mė 1878-1881, midis dy zjarresh:
       midis sundimtarėve shumėshekullorė osmanė dhe aleatėve
       ballkanikė, qė filluan tė kėnaqnin lakmitė shoviniste tė
       shpallura me kohė nė programet e tyre nacionale, siē qenė
       “Naēertania”, “Megali Ideja” etj.
       Lufta Ballkanike deformoi procesin e natyrshėm tė ēlirimit
       pėrfundimtar tė popujve tė shtypur tė Ballkanit nga zgjedha
       osmane, proces i cili kishte marrė hov tė madh me kryengritjet
       shqiptare tė viteve 1910-1912. Lufta pėr t’i dhėnė fund sundimit
       osman nė Ballkan nuk u udhėhoq nga interesat kombėtarė tė kėtyre
       popujve, por nga ata nacionalistė, tė ngushtė tė shteteve
       ballkanike. Ky shformim i karakterit ēlirimtar tė kėsaj lufte,
       do tė kishte pasoja tė rėnda, nė radhė tė parė pėr popullin
       shqiptar, kundėr tė cilit qenė drejtuar kryesisht lakmitė
       shoviniste dhe aneksioniste tė kėtyre shteteve, por edhe pėr
       popujt e tjerė tė shtypur tė Perandorisė Osmane.
       Rreziku i ri i copėtimit tė trojeve shqiptare nuk mund tė mos
       ndikonte nė strategjinė dhe nė taktikėn e luftės sė shqiptarėve
       pėr ēlirimin kombėtar. Kėrkesė mbizotėruese e Lėvizjes Kombėtare
       Shqiptare mbeti edhe nė kėtė kohė, deri tri-katėr javė para se
       tė shpallej pavarėsia, ajo e autonomisė
       territoriale-administrative tė Shqipėrisė dhe jo pavarėsia e
       plotė e vendit dhe shkėputja e tij nga Perandoria Osmane, siē
       ndodhi mė 28 Nėntor 1912.
       Realizimi i autonomisė mendohej si rruga mė e mirė pėr t’i bėrė
       ballė rrezikut imediat tė copėtimit tashmė tėrėsor tė trojeve
       shqiptare ndėrmjet fqinjėve. Por kjo kėrkesė nuk e mbyllte
       perspektivėn e arritjes sė pavarėsisė kombėtare, pėrkundrazi, nė
       ato rrethana vetėm kėshtu mund t’i hapej rruga dhe tė shpejtohej
       sigurimi i saj. Si e tillė ajo ishte njė kėrkesė realiste dhe
       njėherazi kalimtare drejt pavarėsisė.
       Kjo strategji mbeti nė fuqi edhe gjatė kryengritjeve tė mėdha tė
       viteve 1910-1912, tė cilat qėndrojnė nė themelet e Kuvendit
       Kombėtar tė Vlorės dhe tė Aktit tė tij historik tė Shpalljes sė
       Pavarėsisė, pavarėsisht se midis tyre qėndron Lufta Ballkanike e
       viteve 1912-1913. Ato pėrbėjnė faktorin vendimtar nė rrugėn e
       Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 Nėntor 1912. Ėshtė i
       njohur roli i faktorėve ndėrkombėtarė, sidomos nė njohjen e
       Pavarėsisė sė Shqipėrisė, megjithatė ajo ishte nė radhė tė parė
       rrjedhim logjik i luftėrave tė popullit shqiptar kundėr
       sundimtarėve osmanė dhe veēanėrisht i kryengritjeve tė viteve
       1910-1912, tė cilat bėnė qė ēėshtja shqiptare tė shtrohej pėr
       zgjidhje, jo vetėm pėrkundrejt pushtuesve osmanė, por edhe
       pėrballė lakmive pushtuese tė shteteve ballkanike, qė shpėrthyen
       luftėn mė 1912./historia.shqiperia/
       *****************************************************
       Page 1 of 1