URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: HISTORIA
       *****************************************************
       #Post#: 2398--------------------------------------------------
       Jeta dhe vepra e Isa Boletinit
   DIR By: Mondi
       Date: May 7, 2012, 3:08 am
       ---------------------------------------------------------
       Isa Boletini u lind nė fshatin Boletin mė 15 janar tė vitit
       1864. U edukua nė njė familje tė pėrmendur brez pas brezi pėr
       burrėri, drejtėsi e trimėri. U rrit nė kullėn e Boletinit, e
       cila u bė simbol i traditės patriotike dhe qėndresės shekullore
       nė kufirin verior tė atdheut, Shqipėrisė. Ēka nuk panė dhe ēka
       nuk dėgjuan frėngjitė e saj?! Pėrmbi njėzet beteja u zhvilluan
       rreth atyre mureve. Gjashtė herė u dogj nga armiqtė e vendit
       tonė!.. Isa Boletini ishte njė burrė i mrekullueshėm. Shtati i
       tij i gjatė, lis bjeshke, gjithmonė ishte i veshur me kostume tė
       bukura kombėtare, qė i jepnin njė hijeshi tė pashoqe. Nė biseda
       fliste pak, por me vend.
       Isa Boletini (1864- 1916), atdhetar i shquar, strateg popullor,
       organizator e udhėheqės i lėvizjeve pėr ēlirim e bashkim
       kombėtar ku bashkė me Idriz Seferin pėrbėnin njė kombinim qė u
       shndėrrua nė mit ndėr bjeshkėt e Kosovės, Hero i Popullit. Lindi
       nė fshatin Boletin, Mitrovicė. Ai kishte njė nam tė madh pėr
       guximin dhe arritjet.
       Jeta dhe vepra atdhetare
       Bėmat Isa Boletinit u bėnė legjenda, dhe arratisjet e tij nga
       turqit e serbėt shumė tė pėrmendura. Nė moshėn 17 vjeēare mori
       pjesė si luftėtar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė betejėn e
       Slivovės (22 prill 1881) kundėr forcave osmane. Pėrkrahu Haxhi
       Zekėn dhe atdhetarėt e tjerė nė themelimin e Lidhjes Shqiptare
       tė Pejės (1899-1900) dhe nė qėndresėn e saj kundėr sunduesve
       osmanė dhe qarqeve shoviniste fqinjė. Ai mori pjesė nė atė
       kuvend nė krye tė delegatėve tė Mitrovicės ku u mori pėrsipėr qė
       vendimet e Kuvendit do t`i zbatonte me pėrpikėri. Por armiqtė
       shekullor tė Shqipėrisė si gjithmonė, sa e panė se shqiptarėt
       filluan tė organizohen, gjetėn njė kalė troje qė e futėn nė mes
       pėr tė pėrēarė shqiptarėt. Pikėrisht kur Lidhja e Pejės po
       merrte po atė shtrirje e atė karakter Kombėtar si tė Lidhjes sė
       Prizrenit, me dorėn tradhtare tė shqiptarit Mahmut Zajmi tė
       shitur te osmanlia e te Serbia, mė 1901 e vrau kryetarin e
       Lidhjes sė Pejės, tė madhin Haxhi Zeka. Betejėn e parė me
       ushtrinė osmane Isa Boletini e ka bėrė nė vitin 1895. Valiu i
       Kosovės Hafiz Pasha i dha urdhėr majorit Mehmet Efendiut qė ta
       sulmonte nė befasi Isa Boletinin ditėn e Bajramit. Por Isai
       ishte mėsuar me pabesitė e osmanlijve dhe rrinte gjithmonė nė
       pritje pėr ēdo tė papritur. Nė atė kohė majori turk nė krye tė
       njė tabori ushtarėsh u nis pėr Boletin. Ndėrkohė Isai i kishte
       zėnė pusi atje ku ai nuk e priste dhe jo vetėm qė e shpartalloi
       ushtrinė osmane po vrau shumė prej tyre dhe vetė majorin qė e la
       kokėn nė luftė. Ndėrsa Isai me forcat e tij i shkoi nė fshatin
       Banjė dhe i ēoi fjalė Veliut: "Shnosh e mirė arrita nė Banjė,
       ndėrsa majorin Mehmet Efendiun e lash nė Boletin. Po tė doni
       urdhnoni edhe ju se po ju pres si majorin". Kjo fitore u pėrhap
       si rrufe nė tėrė Kosovėn dhe autoriteti i Isait u rrit shumė
       sidomos nė Kosovėn Veriore. Nė atė kohė Kulla e Boletinėve u bė
       njė vend pelegrinazhi ku shkonin shumė vizitor jo vetėm
       shqiptar, po edhe gazetarė e korrespondent tė huaj gjė e cila i
       ra nė sy qeverisė osmane. Mbėshteti rilindėsit shqiptarė,
       veēanėrisht pėr shkollat, madje ndėrtoi shkollėn e parė nė
       gjuhėn shqipe pėr Boletinin e Shalės.
       Nė vitin 1902 u hap lajmi nė tė gjithė Kosovėn se sė shpejti nė
       Mitrovicė Rusia do tė hapte njė konsullatė. Qėllimi i saj ishte
       pėr t`i shkuar nė ndihmė Serbisė. Nė atė kohė Isa Boletini, sa e
       mėsoi atė lajm, i ēoi fjalė Valiut duke i thėnė se ai nuk do ta
       lejonte qė tė hapej konsullatė ruse nė Mitrovicė. "Na nuk do tė
       lejojmė kurrė qė tė vijė kangjalloz tė Miskokit nė Mitrovicė", i
       tha Isa atij. Ky ultimatum e shqetėsoi shumė qeverinė osmane
       sepse ajo e kishte pranuar me protokoll qeveritar hapjen e
       konsullatės dhe ajo vendosi qė me ēdo kusht ta largonte nga
       Kosova Isa Boletinin. Por ajo e kishte shumė tė vėshtirė ta
       bėnte atė veprim se me Isain nuk ishte mė vetėm Shala, por
       Mitrovica me Vushtrri e Llap. E ndodhur para kėtij fakti, ajo
       vendosi qė ta bindė me tė mirė Isa Boletinin.
       Mbas shumė pėrpjekjesh ajo ia arriti qėllimit qė ta bind Isain
       qė ai tė shkonte nė Stamboll, por Isai iu vuri kėto kushte:
       1) Konsullit rus t`i ndalohej ardhja nė Mitrovicė
       2) Tė lihem i armatosun e me shokė
       3) Tė banoj vetėm nė Stamboll
       Mirėpo nė pikėn e parė qeveria e tradhtoi, sepse konsulli rus
       shkoi nė Mitrovicė. Por populli qė ishte lidhur me besė se nuk
       do ta lejonte tė hapej konsullata ruse nė Mitrovicė, u ēua nė
       kėmbė dhe filloi luftėn. Nė atė kohė Konsulli rus qė ishte
       artiljer, doli vetė tė komandonte topēijt kundra shqiptarėve.
       Njė rezervist shqiptar nė ushtrinė osmane pyeti: "Po kush asht
       ai qė po komandon topēijt? Dhe kur i thonė se ishte kangjalozi
       rus, ai menjėherė ia ktheu pushkėn dhe e vrau. Nė Stamboll Isai
       mbajti njė qėndrim tė papėrfillshėm ndaj pashallarėve e
       qeveritarėve dhe shtėpia e tij ishte kthyer nė njė vend strehimi
       pėr patriotėt dhe shtėpi bamirėsie pėr hallexhinjtė qė shkonin
       nga Kosova. Nga Stambolli Isa Boletini u lirua tė kthehej nė
       Kosovė pas katėr vitesh, mė 1906 kur Rusia u mund nė luftė nga
       Japonia se pėrndryshe s`kishte pėr t`u liruar kurrė. Kur ia
       komunikuan lirimin ai tha: "Ma ēoi Zoti Zhapanin (Japonezin) nė
       ndihmė e ia theu kryet Muskovit (Rusisė) e mue m`u dha mundėsia
       tė kthehem nė Kosovė". Sulltani i dha titullin Bej, (pasha) e
       ēifliqe nė Stamboll, vetėm tė rrinte atje, por ai iu pėrgjigj:
       "Ma i mirė asht Boletini, se Stambolli". Mbas kthimit nė Kosovė
       Isai priti e pėrcolli miq e dashamirė dhe merrte informata nga
       ata qė e vizitonin se si i kishin punėt me qeverinė nė vendet e
       tyre. Me kėtė ai ia blinte mendjen secilit e duke pa se pothuaj
       tė gjithė ishin tė pakėnaqur e tė gatshėm pėr veprim, ai me
       shaka u thoshte: "Po sikur tė fillonim ndonjė kryengritje pėr tė
       fituar tė drejtat tona, a jini tė gatshėm tė baheni fidakqor?
       (flijuar)", dhe tė gjithė iu pėrgjigjėn se ishin gati. Mė
       1901-1902, Boletini u caktua si koka e "Rojeve shqiptare" tė
       Sulltan Abdul Hamid II (1876-1909) nė Stamboll, ku kaloi 4 vitet
       e ardhshme. Ai qėndroi nė kėtė pozitė deri mė 1908, kur nė
       nėntor ai i dha pėrkrahjen Revolucionit Xhonturk.
       Ishte njė nga organizatorėt e Kuvendit tė Ferizajt (1908) qė
       luajti rol tė rėndėsishėm nė shpalljen e Kushtetutės. Iu
       kundėrvu politikės reaksionare e antishqiptare tė xhonturqve.
       Kur Xhavid Pasha dėrgoi 7,000 burra me nė krye Dervish pashėn
       drejt Shqipėrisė qė tė nėnshtronte Kosovėn, Isa Boletini me njė
       grusht burrash shtjelluan njė mbrojtje tė guximshme. Gjatė
       dėbimit trupat osmane dogjėn kullėn e familjes sė tij nė shenjė
       hakmarrje. Armiqėsia ndaj serbėve nisi po mė 1908, kur Isa me
       njerėzit e vet ēarmatos bandat serbe tė komanduara nga konsulli
       rus i asaj kohe, tė furnizuara me armė po nga Rusia. Nė 1909
       Boletini udhėhiqte betejat nga Prishtina nė Prizren e mė tej
       edhe mė gjerė, Burri i Kosovės luajti rolin qendror si kryetar i
       kryengritjes tė pėrgjithshme nė pranverė tė 1910 kur udhėhoqi
       luftėtarėt nė betejat e zhvilluara me ushtrinė turke nė zonat
       Shtimlje-Carralevė mė 1910 ku turqit thyhen keqas e mė pas
       ndėrton edhe njėherė shkollėn shqipe dhe kullėn qė edhe sot
       qėndrojnė, e mė tej kundėr ndėrhyrjeve tė Serbisė, Malit tė Zi,
       Rusisė e Austro-Hungarisė (kjo e fundit u pėrball me aneksimin e
       synyar tė Sanxhakut) nė Shqipėri. U dallua si udhėheqės e
       organizator i kryengritjeve tė mėdha popullore antiosmane tė
       viteve 1910-1912. Mbėshteti kryengritjen antiosmane tė v. 1911,
       udhėhoqi forcat kryengritėse nė zonėn Drenicė-Mitrovicė dhe
       Podujevė-Prishtinė mė 1912. Gjatė Luftės Ballkanike nė tetor
       1912, u vu nė krye tė ēetave tė armatosura vullnetare pėr
       mbrojtjen e trojeve shqiptare kundėr pushtuesve serbė. Nė kėtė
       periudhė emri i tij u lakua e komentua shumė nė shtypin e kohės
       i lidhur me betejat e Cernalevės, Kaēanikut, Shkupit dhe tė
       Kalasė sė Mitrovicės, ku gjeti vdekjen edhe konsulli rus qė
       ndihmonte serbėt nė operacionet kundėr shqiptarėve.
       Ēka kanė retė qė po vetojnėDy drangoj po luftojnė
       N’Kaēanik deri n’Caralevė
       Isa Begu, Idriz Seferi
       Dergut Pasha me njėqind mijė
       Isa Begu me shqiptari
       Kadal, Pashė se s’je n’Rumeli
       Tash po sheh shqiptarė me sy
       Djegin vetėn tė pėrvlojnė ty
       Isa Boletini nė Vlorė
       Mė 30 tetor 1912, Isa Boletini mori rrugėn pėr nė Vlorė, kėsaj
       radhe pėr tė mos e parė mė Kosovėn e tij aq tė dashur. Shpallja
       e Pavarėsisė sė Shqipėrisė nė Vlorė, mė 28 Nėntor, Isa Boletin e
       gjen nė krye tė 400 trimave tė Kosovės duke bėrė rojėn e nderit
       pranė Flamurit Kombėtar. Ēast gėzimi dhe mallėngjimi qe pėr tė
       ngritja e Flamurit! Pas nderimit qė ia bėri Flamurit, me sy tė
       pėrlotur iu drejtua Ismail Qemailit duke i shqiptuar kėto fjalė:
       “Tė lumtė dora”. Kur Ismail Qemaili i propozoi postin e
       ministrit tė luftės, Isai nuk pranoi duke thėnė: “pėr kėtė post
       duhen njerėz me shkollė”.
       Siē dihet, Konferenca e ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha, e
       mbajtur nė Londėr mė 1913, duke e ndarė dhe duke e lėnė gjysmėn
       e Shqipėrisė nė robėri, ndaj popullit shqiptar bėri njė
       padrejtėsi tė shėmtuar. Prandaj, kah fundi i muajit mars 1913,
       Isa Boletini, me njė delegacion, shkon nė Londėr pėr t’i qarė
       hallet e Atdheut. Kur lordi Grej, mes tjerash, i thotė:
       “Mitrovica qenka larg pėr t’ia bashkuar Shqipėrisė” Isai ia
       kthen: “Zotėri, nuk kam ardhė tė ankohem pėr Mitrovicėn time,
       por pėr gjysmėn e Atdheut, qė padrejtėsisht e keni lėnė nė njė
       robėri hala mė tė rėndė”.
       Nė ditėt e pavarėsisė, nė krye tė pėrfaqėsuesve tė Kosovės, u
       ndodh pėrkrah Ismail Qemalit nė Vlorė dhe mori pjesė aktive nė
       organizimin e forcave tė armatosura pėr mbrojtjen e Qeverisė sė
       Pėrkohshme tė Vlorės,- ku tregohet se Ismail Qemali i ofroi njė
       post ministri, e Isa ģa ktheu "Jo Ismail, se duhen njerėz tė
       shkolluar", dhe i rekomandoi M. Derallen. Kėtu ngarkohet dhe
       krijon Gardėn e parė tė Ushtrisė shqiptare duke vendosur rregull
       nė disa zona tė jugut e duke mbrojtur zonat e bregdetit nga
       forcat greke. Mė 1913, si anėtar i delegacionit shqiptar e
       pėrfaqsues i Ushtrisė Shqiptare, sė bashku me Ismail Qemalin
       shkoi nė Londėr, ku protestoi me forcė kundėr vendimit tė Fuqive
       tė Mėdha pėr copėtimin e Shqipėrisė.
       Historiani Edwin Jacques tregon njė anekdotė qė trajton sa
       vijon: “Sa hyri nė godinėn e Ministrisė sė jashtme britanike qė
       tė mbronte ēėshtjen e kombit tė tij, polici i sigurisė i kėrkoi
       tė hiqte revolen nga brezi dhe ta linte nė vendin e posaēėm
       ngaqė duhet tė hynte i paarmatosur. Ai e dorėzoi pa u ankuar.
       Gjatė takimit, ministri i jashtėm, Sir Edward Grey, e shoqėroi
       Boletinin drejt vendit pėr tė rimarrė revolen e tij. Ku ministri
       qeshi, ‘Gjeneral, gazetat mund tė shkruajnė nesėr se Isa
       Boletini, qė as Mahmut Shefqet Pasha s`mund ta ēarmatoste, sapo
       u ēarmatos nė Londėr.’ Boletini ia ktheu me njė pėrqeshje tė
       butė, ‘Jo, jo, as nė Londėr!,’ dhe nxori nga prapa njė revole tė
       dytė.
       Shqiptarėt qė shkuan nė Londėr lanė pėrshtypje tė mira (edhe pse
       nė rezerva i vetmi qė pėrballonte nivelin e homologėve ishte
       Luigj Gurakuqi,- sipas At Gjergj Fishtės). Nė njė rast kur
       Aubrey Herbert si kryetar i komitetit bashkė me Tonin Prekźn
       shėrbyen si pėrkthyes mes Isa Boletinit e z. Lloyd George ku u
       tha sa vijon,
       "Thuaji atij,” tha Isa, "qė unė jam malėsor, ashtu si ėshtė ai,
       dhe qė unė e di qė zemra e tij ėshtė e sjellshme karshi atyre qė
       vuajnė.” E tha me shumė shprehi, ”E thuaji qė kur tė vij
       pranvera, do tė plehėrojmė Fushė Kosovėn me eshtrat e serbėve,
       sepse ne Shqiptarėt kemi vuajtur shumė pėr tė harruar."
       Nė takimet e shpeshta Gjenerali me qeleshe tė bardhė la njė
       mbresė tė fortė tė zakoneve shqiptare, ku askush nuk mund ta
       shihte pa e admiruar atė. Ai zuri shumė miq, qė i treguan
       lavdinė e Londrės. "Por prapė,” ai i thoshte mikut tė tij Aubrey
       Herbert, "madhėshtore siē ėshtė, e tė sjellshėm siē jeni ju
       Anglezėt, Unė nuk do ta ndėrroja kėtė me shkėmbijtė dhe lumejt e
       mi.” Ai u kthye nė Shqipėri, ku trupat e tij mbrojtėn Princ
       Wilhelm zu Wied deri nė nisjen e tij nga Shqipėria, dhe me
       mbėshtetjen e kolonelit holandez Thomson, krijon xhandarmėrinė e
       parė shqiptare. Mė vonė Isa Boletini kaloi pėrsėri nė Kosovė, ku
       organizoi qėndresėn popullore kundėr pushtuesve tė rinj
       serbo-malazezė. Duke e kaluar jetėn nė luftė e pėrpjekje dhe me
       urtėsinė e tij, fitoi autoritet tė madh si udhėheqės popullor.
       Isa Boletini e lidhi jetėn e tij e tė familjes me fatin e
       atdheut, dashurinė e besnikėrinė ndaj tė cilit e shprehu me
       fjalėt "Unė kam ngrit krye pėr hakin e Shqipnis. Nuk lypi
       shpėrblime pėr vete. Unė jam mirė kur asht mirė Shqypnia!" kur
       Ibrahim Pasha u kėrkoj shaljanėve me Isėn nė krye tė mos
       niseshin pėr nė Shkup e u premtoi poste. Mė 1916 gjendet nė
       Shkodėr pėr tė organizuar mbrojtjen nga malazezėt. Mė 23 janar
       1916 u vra pabesisht nga shovinistėt malazezė nė Podgoricė, sė
       bashku me tė bijtė Halilin dhe Zahidin, nipėrit Jonuzin dhe
       Halitin dhe tre luftėtarė tė tjerė.
       Bėhet fjalė mbase pėr njė sekuencė, sė cilės fare pak i afrohen
       versione tė ngjashme tė historisė botėrore, qofshin tė
       hiperbolizuara nga fantazistė. Ja skena e papėrsėritshme: "I
       futur nė kurth, Isa Boletini qėllohet nga tė gjitha anėt me
       plumba, por nuk bie teksa arrin tė qėllojė deri nė fund mbi
       ekzekutorėt e vet. I bėrė sallatė nga predhat, ai nuk shtrihet,
       nuk nxjerr zė, nuk dridhet, nuk bėn asnjė hap pas, si tė ishte
       prej shkėmbi. Dikur plagėt e rrėzojnė nė gjunjė, por sėrish ai
       arrin tė mbajė armėn nė duar duke qėlluar... Dhe nė momentin qė
       dora e djathtė i copėtohet, e kalon revolen nė tė majtėn...".
       U vra tradhtisht, qėndroi si burrat
       Vrasėsit e njeriut mė tė fortė nė krah tė Ismail Qemalit,
       njeriut qė shpalli Shqipėrinė tė pavarur, ishin xhandarėt
       malazezė tė urdhėruar nga qeveria e kėtij vendi, kurse ata qė e
       prenė nė besė ishin disa diplomatė francezė. Ishte janar i vitit
       1916, pikėrisht koha kur trupat austriake pushtonin Malin e Zi,
       pothuaj pa hasur nė asnjė rezistencė. Porse qeveritarėt e Malit
       tė Zi, pa u turpėruar nga ky pushtim, pa u turpėruar prej faktit
       se nuk rezistuan deri nė fund, u kujdesėn gjithsesi tė hiqnin
       qafe armikun e hershėm, shqiptarin e tmerrshėm, Isa Boletinin,
       tė cilin e mbanin prej disa kohėsh tė izoluar. Sipas rrėfimeve
       tė njė tė afėrmi tė Isa Boletinit, tė pasqyruara nė librin e
       Skėnder Luarasit "Isa Boletini", botim i vitit 1971, kthesa
       pėrfundimtare e jetės sė shqiptarit tė madh nis me pėrfshirjen e
       Kosovės nėn Jugosllavinė, sipas vendimeve tė fuqive mė tė mėdha
       tė Evropės nė takimin e Londrės mė 1913. Nė vitin 1915,
       malazezėt pushtojnė Shkodrėn dhe legjendės sė rezistencės pėr
       bashkim kombėtar i mbetet tė kėrkojė ndihmėn e ndėrkombėtarėve.
       Francezėt afrohen dhe konsulli i tyre nė Shkodėr, Bikok, i thotė
       Isa Boletinit dhe njerėzve tė tij qė tė shkojnė nė Ambasadėn
       Franceze nė Cetinė, asokohe kryeqytet i Malit tė Zi, nga ku do
       tė merrnin vizė pėr tė shkuar nė ndonjė vend neutral. Pikėrisht
       kėtu nis edhe plani pėr ekzekutimin e shqiptarit tė madh.
       Njerėz tė Boletinit kishin vėnė re njė lidhje tė ēuditshme tė
       diplomatėve francezė me ata malazezė nė Shkodėr, por kjo do u
       vinte nė mendje mė pas. Gjithsesi Isa Boletini dhe shpura e tij
       mbėrrijnė nė Cetinė dhe mė tej bėjnė njė vizitė nė ambasadėn
       franceze, ku u tregohet njė telegram i paraqitur si urdhėr i
       ministrit tė Jashtėm francez pėr t`i nxjerrė nė njė vend
       neutral. Ndėrkohė, anglezėt, mė bujarė, e ftojnė Boletinin ta
       marrin nėn mbrojtje, por nisur nga ligjet e maleve, ai preferon
       "mikun qė i hapi derėn i pari". Pak orė mė pas, nė mėngjes, Isa
       Boletini sheh se shtėpia ku bujte ishte rrethuar me xhandarė
       malazezė. Shqiptarėt merren dhe dėrgohen nė Nikshiq, duke u
       mbajtur gjatė gjithė kohės nėn survejim.
       Ekzekutimi
       Thyerja e frontit malazez nga austriakėt nė tė njėjtėn periudhė
       kohe dėnon me vdekje pėrfundimisht Isa Boletinin. Ushtarėt
       malazezė e shoqėrojnė atė bashkė me njerėzit mė tė afėrt nė
       Danilograd dhe mė pas nė Podgoricė. Mė 23 janar 1916, nė ditėn
       kur malazezėt po u dorėzonin kryeqytetin pa luftė austriakėve,
       duket urdhri pėr vrasjen e Boletinit dhe njerėzve tė tij nuk
       mund tė shtyhej mė tej. Ekzekutimi i besohet njė njėsie
       ushtarake qė kishte pėr qėllim mbajtjen e rregullit nė qytet,
       deri nė dorėzimin e tij trupave austriake. Ja rrėfimi i Tafilit,
       nipit tė Isa Boletinit, qė i mbijetoi ngjarjes, sipas librit tė
       Skėnder Luarasit: "Nja 80 xhandarė kishin zėnė pritė nė tė dyja
       anėt e urės sė Ribnicės, karshi prefekturės, afėr kishės
       katolike. Unė me dy vėllezėrit, sipas lajmėrimit tė kasnecit, po
       ktheheshim pėr nė shtėpi, te axha (Isa), patrulla nė krye tė
       urės, qė po priste ardhjen e axhės, na ndali. Kur oficeri
       urdhėron ndalimin, xhandarėt me pushkėt gati tė qėllojnė pyesin:
       Kush asht Isa Boletini?! Por oficeri ndėrhyn duke u thėnė: Mos
       shtini, nuk ėshtė asnjė nga kėta!".
       Por qė tre vėllezėrit nuk kanė mundėsi tė lajmėrojnė Boletinin
       pėr vendimin e malazezėve, pasi me pėrdhunė, nėn kėrcėnimin e
       armėve mbyllen nė njė shtėpi dhe mbahen tė bllokuar. Nė kėtė
       kohė Isa Boletini, vet i tetė, kishte hedhur hapat e parė nė
       dėrrasat e urės sė Ribnicės pa e dalluar se edhe nga pas krahėve
       xhandarėt e mbyllėn udhėn qė tė mos kishte asnjė mundėsi
       daljeje. "Njė oficer komandues u kėrkon shqiptarėve tė dorėzojnė
       armėt, por Isa Boletini kundėrshton: Jo besa! S`ja kam dorėzue,
       as Krajlit, as Mbretit. Dhe nxjerr armėn. I pari qė shtie ishte
       njėfarė Pero Buriqi nga Vasoviēi. Menjėherė flakė pėr flakė
       pėrgjigjet edhe Isa Boletini dhe tė tijtė me nga dy revolverė nė
       duar. Brenda disa minutave, tė rrethuar nga tė gjitha anėt nga
       dhjetėra xhandarė, vriten tė gjithė, Isa Boletini dhe dy tė
       bijtė, Halili dhe Zahidi, qė ishte student nė Vjenė, dy nipėrit,
       Jonuzi dhe Halili, Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isait, djali
       i vėllait tė Hajdarit, Idriz Bilimi dhe Misin Bala nga Isniqi.
       Nga ana tjetėr mbetėn tė vrarė tetė xhandarė dhe plagosen
       dyfishi. Shfaqja u sodit nga disa ministra malazezė tė strehuar
       nė prefekturėn e qytetit", rrėfen i mbijetuari.
       Sipas Gjillasit
       Nuk ka ndodhur shpesh qė sllavėt tė shkruajnė me respekt pėr
       shqiptarėt, aq mė pak ata tė jugut. Por duket madhėshtia e Isa
       Boletinit i ka kaluar caqet. Millovan Gjillas, shkrimtari i
       njohur disident, nė veprėn e tij "Toka pa Drejtėsi", botuar nė
       versionin anglisht nė Nju Jork, nė vitin 1958, shkruan me
       respekt pėr shqiptarin nė kėtė vepėr tė tijėn, qė shumė e kanė
       krahasuar tė barasvlershme me "Donin e Qetė" tė Shollohovit. Ja
       si e sjell ai momentin e vrasjes sė Boletinit:
       "Beteja e Isės me ushtarėt e tij vullnetarė nuk kishte vazhduar
       shumė, pavarėsisht heroizmit tė rreptė tė shqiptarėve. Nga kjo
       goditje kishte rėnė udhėheqėsi i tyre dhe besnikėt e tij tė
       devotshėm. Njerėzit mė tė afėrt tė Isės ishin likuiduar dhe tė
       tjerėt ishin shpėrndarė nė katėr anė. Isa Boletini ishte vrarė,
       por kishte luftuar trimėrisht, madje pėr njė kohė tė gjatė,
       pavarėsisht se kishte mbetur i vetėm nė rrugė tė madhe. Ashtu, i
       plagosur, ishte ngritur nė gjunjė dhe sado qė nuk kishte fuqi
       pėr tė mbajtur pushkėn, qėllonte me revole qė tė paktėn tė
       vriste ndonjė prej armiqve para se tė jepte shpirt. Babai im
       ishte turrur me vrap drejt tij dhe shqiptari i pamposhtur e
       kishte kaluar revolen nė dorėn e majtė, por nuk kishte pasur
       kohė tė hapte zjarr. Njė ushtar e kishte vėnė nė shenjė dhe Isa
       kishte rėnė pėrdhe. Babai ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte
       vėshtruar me sytė e mėdhenj dhe tė pėrgjakur, kishte thėnė ēka
       nė gjuhėn e tij amtare dhe nė atė ēast kishte dhėnė shpirt.
       Babai e kishte marrė mauzerin e tij tė gjatė me dorezė tė
       stolisur argjendi dhe e kishte ruajtur si kujtimin mė tė
       shtrenjtė. Pėr ēudi edhe ne fėmijėve na vinte keq dhe ndienim
       hidhėrim dhe kishim mbajtur zi pėr Isa Boletinin. Edhe babait i
       vinte keq, megjithėse ai ishte krenar qė ishte vrarė prej grupit
       tė tij. Ky ishte njė pikėllim i veēantė, ishte mė tepėr njė
       admirim pėr njė hero sypatrembur tė Shqipėrisė, qė kishte
       luftuar deri nė fund nė njė fushė tė zhveshur, nė mes tė rrugės
       sė madhe, pa iu lutur kėrkujt dhe pa falur askėnd, ashtu drejt
       nė kėmbė, i pambrojtur. Admirimi pėr tė bėnte pjesė gjithashtu
       nė pikėllimin tonė. Nė qoftė se njė njeri duhet tė vdesė, do tė
       ishte mirė tė binte ashtu siē kishte rėnė Isa Boletini. U
       kujtoftė pėr jetė nga ata qė e panė dhe nga ata qė kanė dėgjuar
       pėr tė! Shumė mė vonė ne i patėm treguar babait dhe e ngacmonim
       pėr kėtė, se kishim lexuar qė Isa Boletini kishte vdekur nė
       Shkodėr. Babai nuk e pranonte njė gjė tė tillė. Por pėr tė nuk
       kishte aq rėndėsi nėse ky kishte qenė Isa Boletini vetė, apo
       ndonjė nga oficerėt e tij, kryesorja ishte se shqiptarėt qė
       kishin luftuar nė atė betejė dhe, sidomos prijėsi i tyre, qė nuk
       mund tė ishte njeri tjetėr veē Isa Boletini, ishte vrarė. Babait
       i kishin thėnė se ky ishte Isa. Dhe kjo mjaftonte pėr tė, fakti
       i rėnies sė tij ishte provuar pėr jetė tė jetėve me zjarrin e
       pushkėve".
       Varrimi
       Tė marrė nė pyetje nga autoritetet austriake, ministrat malazezė
       u justifikuan se kishin pasur informata se Isa Boletini do tė
       provokonte ngjarje pėr tė djegur dhe plaēkitur qytetin. Sipas
       tyre, ai ishte vrarė duke sulmuar prefekturėn nė pėrpjekje me
       patrullat e ushtrisė. Organizatorė tė drejtpėrdrejtė tė vrasjes
       ishin ministri i Luftės, gjenerali Veshoviq, i kunati i Krajl
       Nikollės, komandanti i Pėrgjithshėm, gjeneral Janko Vukotiqi,
       ministri i Punėve tė Brendshme, Plamenac, prefekti i Podgoricės,
       Ramadanoviēi e tė tjerė. Trupat e Isa Boletinit dhe njerėzve tė
       tij u vendosėn fillimisht nė njė dhomė tė prefekturės, ku u bė
       edhe identifikimi. Varrimi u bė nė Podgoricė dy ditė mė pas me
       pjesėmarrjen e mijėra shqiptarėve banorė tė zonės. Nasuf Dizdari
       nga Shkodra mbajti njė fjalim para se arkivoli i Boletinit tė
       futej nėn dhe. Gjithsesi askush nuk besonte pėr vrasjen e
       Boletinit, pasi nuk ishte hera e parė qė lajmet e bėnin tė
       vrarė. Po kėshtu nuk u besua dhe njė komunikatė zyrtare e
       ushtrisė austriake, qė jepte lajmin e vrasjes sė tij "gjatė njė
       pėrpjekjeje me malazezėt".
       Vepra e Isa Boletinit ėshtė nderuar nė ēdo kohė nė gjithė
       Shqipėrinė etnike. Emrin e tij e mbajnė shkolla, rrugė, lagje e
       sheshe. Gjithashtu ka njė batalion special tė ushtrisė
       shqiptare, qė u instalua nė Irak, qė mban emrin e Isa Boletinit.
       *****************************************************
       Page 1 of 1