URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: LETĖRSIA
       *****************************************************
       #Post#: 2397--------------------------------------------------
       Trashėgimia kulturore shqiptare 
   DIR By: Mondi
       Date: May 7, 2012, 3:01 am
       ---------------------------------------------------------
       Letėrsia Shqiptare
       Nė kulturėn e shqiptarėve ka lėnė gjurmėn e saj tė thellė
       historia e tyre e brendshme dhe e jashtme. Pjesė e trevave tė
       lashta ilirike, udhė kryqėzimi e qytetėrimeve dhe e interesave
       gjeopolitike gjatė dyndjeve barbare e mė pas, provincė e
       perandorive tė perėndimit dhe tė Lindjes, tė Romės e tė
       Bizantit, pasi kishte bėrė e ē’bėrė gjatė shekujve, despotate e
       principata tė pavarura, dhe pasi kishte formuar mė sė fundi
       shtetin e Skėnderbeut, i cili u qėndroi pėr njė ēerek shekulli
       hordhive osmane.
       Vendi ishte kthyer pas nė njė fazė zhvillimi ekonomiko-shoqėror
       historikisht tė kapėrcyer. Rrjedhat normale tė kulturės
       shqiptare, qė ecte nė njė hap me humanizmin evropian, u
       ndėrprenė. Pasoja e parė e pushtimit ishte hemorragjia e elitės
       intelektuale nė Perėndim. Prej saj u shquan figura, qė bėnė emėr
       nė botėn humaniste, si historiani M. Barleti (1460-1513), qė
       botoi nė Romė mė 1510 njė histori tė Skėnderbeut, e cila u
       pėrkthye thuajse nė tė gjitha gjuhėt e Evropės, ose M. Beēikemi
       (1408-1526), Gj. Gazulli (1400-1455), L. Tomeu (1456-1531), M.
       Maruli (shek. XV), M. Artioti (1480-1556) e tė tjerė, qė u
       dalluan nė fusha tė ndryshme tė shkencės, tė artit e tė
       filozofisė.
       Ndėrkaq, nė vend jeta kulturore u fashit, monumentet e kulturės
       materiale e shpirtėrore u zhdukėn nėn rrėnojat e shkatėrrimit tė
       luftėrave; gjysmėhėna e uli kryqin dhe gati dy tė tretat e
       popullatės nė fund tė shek. XVII ishin konvertuar nė fenė
       islame. Por ky ndryshim drastik i strukturės fetare nuk pengoi
       qė Shqipėria tė ishte pėrherė njė nga provincat mė tė paqeta tė
       Perandorisė dhe as qė kultura shqiptare tė mbijetonte edhe nė
       kushtet e njė pushtimi disashekullor, nėn trysninė e islamit e
       tė botės kulturore tė orientit, qė pati njė ndikim tė thellė e
       tė gjithanshėm nė tė, veēse pa arritur tė shtypė natyrėn
       shqiptare tė kulturės vendėse.
       Qėndresa nė fushėn e kulturės u shpreh nė radhė tė parė pėrmes
       lėvrimit tė shqipes nė lėmė tė botimeve tė teksteve kishtare,
       kryesisht tė qarkut konfesional katolik nė veri, por edhe
       ortodoks nė jug. Reforma protestante gjallėroi shpresat e
       zhvillimit tė gjuhės e tė traditės letrare vendėse kur prifti
       Gj. Buzuku solli nė shqip liturgjinė katolike, duke dashur tė
       bėjė pėr shqipen atė qė bėri Luteri pėr gjermanishten.
       “Meshari” i Gj. Buzukut, botuar prej tij mė 1555, mbahet deri mė
       sot, si e para vepėr e shqipes sė shkruar. Niveli i pėrpunuar i
       gjuhės dhe ortografia e stabilizuar duhet tė jetė rezultat i njė
       tradite mė tė hershme tė shkrimit tė shqipes, traditė qė nuk
       njihet. Por ekzistojnė disa dėshmi fragmentare mė tė hershme se
       vepra e Buzukut, tė cilat flasin pėr shkrimin e shqipes tė
       paktėn nga shek.XIV: E para dėshmi qė njihet ėshtė e vitit 1332,
       e dominikanit frėng Gulielm Adale, kryepeshkop i Tivarit, i cili
       nė njė relacion latinisht shkruan se shqiptarėt kanė nė pėrdorim
       nė librat e tyre shkronjat latine edhe pse gjuha e tyre ėshtė
       fare e ndryshme nga latinishtja. Me rėndėsi tė veēantė janė:Nnjė
       formulė pagėzimi (Unte paghesont premenit Atit et Bizit et
       spertit senit) e vitit 1492, shkruar shqip brenda njė teksti
       latinisht, nga peshkopi i Durrėsit Pal Engjėlli; nje fjalor me
       glosa shqip i vitit 1497, i gjermanit Arnold fon Harf, i cili
       pat kaluar si udhėtar nė Shqipėri dhe njė fragment nga Ungjilli
       i Shėn Mateut, po shqip, por me shkronja greqisht, i shekullit
       XIV .
       Shkrimet shqip tė kėtyre shekujve s’duhet tė kenė qenė vetėm
       tekste fetare, por dhe kronika historike, pėr tė cilat flet
       humanisti M. Barleti, i cili nė librin e tij “Rrethimi i
       Shkodrės” (1504) pohon se ka pasur nė dorė kronika tė tilla tė
       shkruara nė gjuhėn e popullit (in vernacula lingua).
       Me gjithė pengesat qė krijoi Kundėrreforma pėr lėvrimin e
       gjuhėve nacionale nė literaturėn kishtare, ky proces nuk u
       ndėrpre. Gjatė shek. XVI-XVII u botuan nė shqip katekizma “E
       mbėsuame krishterė” (1592) e L. Matrėngės, “Doktrina e
       krishterė” (1618) dhe “Rituale romanum” (1621) tė P. Budit,
       shkrimtari i parė i prozės dhe i poezisė origjinale shqipe, njė
       apologji pėr Gjergj Kastriotin (1636) nga F. Bardhi, i cili
       botoi edhe njė fjalor e lėndė folklorike, traktati
       teologjik-filozofik “Ēeta e Profetėve” (1685) i P. Bogdanit,
       mendja mė universale e mesjetės shqiptare.
       Vepra e Bogdanit ėshtė njė traktat teologjik-filozofik qė
       trajton me origjinalitet, duke shkrirė tė dhėna nga burime tė
       ndryshme, ēėshtje kryesore tė teologjisė dhe njė histori biblike
       tė plotė, si dhe probleme tė komplikuara tė skolastikės, tė
       kozmogonisė, astronomisė, pedagogjisė, etj. Bogdani solli nė
       kulturėn shqiptare frymėn humaniste dhe vlerėsoi rolin e dijes e
       tė kulturės nė jetėn e njeriut; ai me veprėn e tij tė shkruar me
       njė shqipe e stil tė pėrpunuar, shėnoi njė kthesė nė historinė e
       letėrsisė shqipe.
       Gjatė shekullit XVIII njohu njė gjallėrim mė tė madh literatura
       e qarkut kulturor konfensional ortodoks e mysliman. Njė anonim
       prej Elbasanit sjell nė shqip copa tė ungjillit, T. H. Filipi,
       po prej Elbasanit, “Dhjatėn e Vjetėr dhe tė Re”. Kėto pėrpjekje
       u shumuan nė shekullin e ardhshėm, me botimin mė 1827 tė tekstit
       integral tė “Dhjatės sė Re” nga G. Gjirokastriti dhe me korpusin
       e madh tė pėrkthimeve kishtare tė K. Kristoforidhit (1830-1895),
       nė dy dialektet e shqipes, botime qė ndihmuan procesin e
       integrimit tė tyre nė njė gjuhė letrare tė njėsuar dhe vunė
       bazat pėr krijimin e kishės kombėtare tė shqiptarėve me
       liturgjinė nė gjuhėn e tyre.
       Ndonėse nė kahe tė kundėrt me kėtė prirje, duhet pėrmendur edhe
       kultura e Voskopojės, e cila gjatė shek. XVIII u bė njė vatėr e
       madhe qytetėrimi dhe metropol i gadishullit ballkanik, me njė
       Akademi e shtypshkronjė dhe me personalitete si T. Kavalioti,
       Dh. Haxhiu, G. Voskopojari, veprat diturore, filologjike,
       teologjike e filozofike tė tė cilėve objektivisht i ndihmonin
       shkrimit e njohjes sė shqipes. Edhe pse letėrsia qė u zhvillua
       nė Voskopojė, ishte kryesisht nė gjuhėn greke, nevoja pėr t’i
       vėnė gardh islamizmit, bėn tė domosdoshme edhe pėrdorimin e
       gjuhėve amtare, duke inkurajuar zhvillimin e kulturave
       kombėtare. Nė shkollat e Voskopojės u pėrdorėn dhe arumanishtja
       e shqipja pėr mėsimin e greqishtes, kurse nė shtypshkronjėn e
       saj u shtypėn edhe libra arumanisht.
       Veprat e shkrimtarėve dhe dijetarėve tė Voskopojės kanė sjellė
       disa elemente tė ideve tė iluminizmit evropian. Mė i shquari
       ndėr ta, Teodor Kavaljoti ėshtė njė erudit i kohės. Sipas
       dėshmive tė profesorit gjerman Thunman, vepra e Kavaljotit, qė
       mbeti e pabotuar, nė pjesėn mė tė madhe ka trajtuar ēėshtje
       pothuajse nga tė gjitha degėt e shkencės filozofike. Nė tė
       ndjehet ndikimi i Platonit, Dekartit, Malėbranshit dhe
       Leibnicit.
       Rezultat i ndikimit tė islamit dhe tė kulturės sė pushtuesit,
       ishte formimi gjatė shek. XVIII i njė shkolle poetike, ose i njė
       letėrsie tė shkruar nė gjuhėn shqipe, por me alfabetin arab.
       Autorė tė saj si: N. Frakulla, M. Kyēyku, S. Naibi, H. Z.
       Kamberi, Sh. e D. Frashėri, Sheh Mala, e tė tjerė, trajtuan nė
       veprat e tyre motive tė huajtura nga letėrsitė orientale,
       shkruan mevludė e divane me njė gjuhė tė mbytur nga
       orientalizmat, lėvruan lirikėn dhe epin religjioz. Kjo shkollė
       nuk pati jetė tė gjatė dhe as ndikim tė veēantė nė zhvillimet e
       pastajme letrare. Pėr tė plotėsuar kuadrin e zhvillimit kulturor
       tė Shqipėrisė nė shek. XVI-XVIII duhet shėnuar, se pati nga
       autorė vendės vepra tė shquara nė fushė tė arkitekturės dhe tė
       pikturės ikonografike, ku u dalluan Onufri dhe i biri Nikolla
       (shek. XVI) dhe K. Shpataraku e D. Selenica (shek. XVIII) tė
       cilėt vazhduan traditėn e artit fetar post-bizantin, por jo pa
       ndikime nga Rilindja evropiane. Nė fushė tė artit islam mund tė
       pėrmenden kryesisht ndėrtimet e kultit.
       Shekulli XIX, shekulli i lėvizjeve nacionale nė Ballkan, i
       gjente shqiptarėt pa njė traditė tė mjaftueshme tė zhvillimit
       shtetėror, gjuhėsor e kulturor unitar, me njė mendėsi
       individualiste dhe regjionaliste, tė trashėguar nga psikologjia
       e bajrakut dhe e fisit, pėr pasojė me njė vetėdije kombėtare tė
       pazhvilluar, por me njė shpirt rebelimi spontan. Nė kėtė situatė
       historiko-kulturore nisi tė merrte jetė njė lėvizje e organizuar
       mendore dhe letrare qė mori emrin Rilindja Kombėtare Shqiptare.
       Ajo u frymėzua nga idetė e romantizmit nacional dhe tė
       iluminizmit, qė u kultivuan nė rrethet e inteligjencės
       shqiptare, e cila jetonte kryesisht nė mėrgim, nė kolonitė e
       vjetra shqiptare nė Itali dhe nė ngulimet mė tė reja nė
       Stamboll, Bukuresht, SHBA, Sofje e Kajro.
       Ringjallja nacionale, mbrujtja e shqipes si gjuhė e kulturės,
       organizimi i arsimit kombėtar dhe themelimi i letėrsisė
       kombėtare, nė rrafshin kulturor, si dhe krijimi i shtetit tė
       pavarur, nė rrafshin politik, kėto ishin synimet e kėsaj
       lėvizjeje prej sė cilės lindi shkolla e romantizmit shqiptar.
       Ishte ky njė romantizėm tipik ballkanik, i mbrujtur me frymėn e
       ēlirimit kombėtar, me nostalgjinė e mėrgimtarit dhe me patosin
       retorik tė evokimit tė mesjetės shqiptare, domethėnė tė
       luftėrave tė Gjergj Kastriotit. Kjo shkollė letrare lėvroi
       kryesisht poezinė. Heroi i saj ishte njeriu etik, shqiptari
       luftėtar, e mė pak njeriu tragjik. Nga motivet dhe format
       poetike, ajo ka lidhje tė ngushta me traditėn folklorike.
       Gjurmimi i kėsaj tradite dhe botimet nė fushė tė saj (“Rapsodi
       tė njė poeme arbėreshe” mė 1866 nga De Rada, “Pėrmbledhje tė
       kėngėve popullore dhe rapsodi tė poemave shqiptare” mė 1871 nga
       Z. Jubani, “Bleta shqiptare” mė 1878 nga Th. Mitko, etj.), ishin
       pjesė e programit kulturor tė Rilindjes Kombėtare pėr afirmimin
       e identitetit etnokulturor tė shqiptarėve.
       Dy janė pėrfaqėsuesit mė tė mėdhenj tė romantizmit shqiptar tė
       shek. XIX: J. De Rada (1814-1903), lindur e vdekur nė diasporėn
       shqiptare nė Itali e shkolluar atje dhe N. Frashėri (1846-199),
       lindur nė Shqipėri, i shkolluar nė Zosimea tė Janinės, por i
       mėrguar dhe vdekur nė Stamboll. I pari ėshtė poeti romantik
       shqiptar i rritur nė klimėn e romantizmit evropian, i dyti
       romantiku shqiptar qė tret nė poezinė e tij ndikimet e poezisė
       lindore, sidomos persiane, me frymėn dhe shpirtin e poezisė sė
       romantizmit perėndimor./www.shqiperia.com/
       #Post#: 3041--------------------------------------------------
       Re: Trashėgimia kulturore shqiptare 
   DIR By: KingiaBurrel
       Date: June 13, 2012, 3:07 am
       ---------------------------------------------------------
       Gjatė shekullit XVIII njohu njė gjallėrim mė tė madh literatura
       e qarkut kulturor konfensional ortodoks e mysliman. Njė anonim
       prej Elbasanit sjell nė shqip copa tė ungjillit, T. H. Filipi,
       po prej Elbasanit, “Dhjatėn e Vjetėr dhe tė Re”. Kėto pėrpjekje
       u shumuan nė shekullin e ardhshėm, me botimin mė 1827 tė tekstit
       integral tė “Dhjatės sė Re” nga G. Gjirokastriti dhe me korpusin
       e madh tė pėrkthimeve kishtare tė K. Kristoforidhit (1830-1895),
       nė dy dialektet e shqipes, botime qė ndihmuan procesin e
       integrimit tė tyre nė njė gjuhė letrare tė njėsuar dhe vunė
       bazat pėr krijimin e kishės kombėtare tė shqiptarėve me
       liturgjinė nė gjuhėn e tyre.
       Ndonėse nė kahje tė kundėrt me kėtė prirje, duhet pėrmendur edhe
       kultura e Voskopojės, e cila gjatė shek. XVIII u bė njė vatėr e
       madhe qytetėrimi dhe metropol i gadishullit ballkanik, me njė
       Akademi e shtypshkronjė dhe me personalitete si T. Kavalioti,
       Dh. Haxhiu, G. Voskopojari, veprat diturore, filologjike,
       teologjike e filozofike tė tė cilėve objektivisht i ndihmonin
       shkrimit e njohjes sė shqipes.
       Edhe pse letėrsia qė u zhvillua nė Voskopojė, ishte kryesisht nė
       gjuhėn greke, nevoja pėr t’i vėnė gardh islamizmit, bėn tė
       domosdoshme edhe pėrdorimin e gjuhėve amtare, duke inkurajuar
       zhvillimin e kulturave kombėtare. Nė shkollat e Voskopojės u
       pėrdorėn dhe arumanishtja e shqipja pėr mėsimin e greqishtes,
       kurse nė shtypshkronjėn e saj u shtypėn edhe libra arumanisht.
       Veprat e shkrimtarėve dhe dijetarėve tė Voskopojės kanė sjellė
       disa elemente tė ideve tė iluminizmit evropian. Mė i shquari
       ndėr ta, Teodor Kavaljoti ėshtė njė erudit i kohės. Sipas
       dėshmive tė profesorit gjerman Thunman, vepra e Kavaljotit, qė
       mbeti e pabotuar, nė pjesėn mė tė madhe ka trajtuar ēėshtje
       pothuajse nga tė gjitha degėt e shkencės filozofike. Nė tė
       ndjehet ndikimi i Platonit, Dekartit, Malėbranshit dhe
       Leibnicit.
       Rezultat i ndikimit tė islamit dhe tė kulturės sė pushtuesit,
       ishte formimi gjatė shek. XVIII i njė shkolle poetike, ose i njė
       letėrsie tė shkruar nė gjuhėn shqipe, por me alfabetin arab.
       Autorė tė saj si: N. Frakulla, M. Kyēyku, S. Naibi, H. Z.
       Kamberi, Sh. e D. Frashėri, Sheh Mala, e tė tjerė, trajtuan nė
       veprat e tyre motive tė huajtura nga letėrsitė orientale,
       shkruan mevludė e divane me njė gjuhė tė mbytur nga
       orientalizmat, lėvruan lirikėn dhe epin religjioz. Kjo shkollė
       nuk pati jetė tė gjatė dhe as ndikim tė veēantė nė zhvillimet e
       pastajme letrare.
       Pėr tė plotėsuar kuadrin e zhvillimit kulturor tė Shqipėrisė nė
       shek. XVI-XVIII duhet shėnuar, se pati nga autorė vendės vepra
       tė shquara nė fushė tė arkitekturės dhe tė pikturės
       ikonografike, ku u dalluan Onufri dhe i biri Nikolla (shek. XVI)
       dhe K. Shpataraku e D. Selenica (shek. XVIII) tė cilėt vazhduan
       traditėn e artit fetar post-bizantin, por jo pa ndikime nga
       Rilindja europiane. Nė fushė tė artit islam mund tė pėrmenden
       kryesisht ndėrtimet e kultit.
       Shekulli XIX, shekulli i lėvizjeve nacionale nė Ballkan, i
       gjente shqiptarėt pa njė traditė tė mjaftueshme tė zhvillimit
       shtetėror, gjuhėsor e kulturor unitar, me njė mendėsi
       individualiste dhe regjionaliste, tė trashėguar nga psikologjia
       e bajrakut dhe e fisit, pėr pajosė me njė vetėdije kombėtare tė
       pazhvilluar, por me njė shpirt rebelimi spontan. Nė kėtė situatė
       historiko-kulturore nisi tė merrte jetė njė lėvizje e organizuar
       mendore dhe letrare qė mori emrin Rilindja Kombėtare Shqiptare.
       Ajo u frymėzua nga idetė e romantizmit nacional dhe tė
       iluminizmit, qė u kultivuan nė rrethet e inteligjencės
       shqiptare, e cila jetonte kryesisht nė mėrgim, nė kolonitė e
       vjetra shqiptare nė Itali dhe nė ngulimet mė tė reja nė
       Stamboll, Bukuresht, SHBA, Sofje e Kajro.
       Ringjallja nacionale, mbrujtja e shqipes si gjuhė e kulturės,
       organizimi i arsimit kombėtar dhe themelimi i letėrsisė
       kombėtare, nė rrafshin kulturor, si dhe krijimi i shtetit tė
       pavarur, nė rrafshin politik, kėto ishin synimet e kėsaj
       lėvizjeje prej sė cilės lindi shkolla e romantizmit shqiptar.
       Ishte ky njė romantizėm tipik ballkanik, i mbrujtur me frymėn e
       ēlirimit kombėtar, me nostalgjinė e mėrgimtarit dhe me patosin
       retorik tė evokimit tė mesjetės shqiptare, domethėnė tė luftrave
       tė Gjergj Kastriotit. Kjo shkollė letrare lėvroi kryesisht
       poezinė. Heroi i saj ishte njeriu etik, shqiptari luftėtar, e mė
       pak njeriu tragjik. Nga motivet dhe format poetike, ajo ka
       lidhje tė ngushta me traditėn folklorike. Gjurmimi i kėsaj
       tradite dhe botimet nė fushė tė saj (“Rapsodi tė njė poeme
       arbėreshe” mė 1866 nga De Rada, “Pėrmbledhje tė kėngėve
       popullore dhe rapsodi tė poemave shqiptare” mė 1871 nga Z.
       Jubani, “Bleta shqiptare” mė 1878 nga Th. Mitko, etj.), ishin
       pjesė e programit kulturor tė Rilindjes Kombėtare pėr afirmimin
       e identitetit etnokulturor tė shqiptarėve.
       Dy janė pėrfaqėsuesit mė tė mėdhenj tė romantizmit shqiptar tė
       shek. XIX: J. De Rada (1814-1903), lindur e vdekur nė diasporėn
       shqiptare nė Itali e shkolluar atje dhe N. Frashėri (1846-199),
       lindur nė Shqipėri, i shkolluar nė Zosimea tė Janinės, por i
       mėrguar dhe vdekur nė Stamboll. I pari ėshtė poeti romantik
       shqiptar i rritur nė klimėn e romantizmit europian, i dyti
       romantiku shqiptar qė tret nė poezinė e tij ndikimet e poezisė
       lindore, sidomos persiane, me frymėn dhe shpirtin e poezisė sė
       romaantizmit perėndimor.
       De Rada shkroi njė cikėl poemash epiko-lirike nė stilin e
       rapsodive shqiptare: “Kėngėt e Milosaos”, 1836, “Serafina Topia”
       1839, “Skėnderbeu i pafat” 1872-1874 etj. me ambicjen qė tė
       krijonte eposin nacional pėr shekullin e Skėnderbeut.
       Pas gjurmėve tė Herderit, De Rada zgjoi nė poezinė e tij mallin
       e pėr kėngėn popullore dhe e ngjyrosi atė me koloritin
       etnografik. Veprat e tij janė pasqyrė e jetės shqiptare me
       zakonet dhe mendėsinė e saj karakteristike, si dhe dramėn
       shqiptare tė shek. XV, kur polemi i tij i panėnshtruar ra nėn
       zgjedhėn e osmanėve. Konflikti midis lumturisė sė individit dhe
       tragjedisė sė kombit, skenat ndanė kroit nė katund, gratė qė
       mbledhin kallėza nė ara, burri qė shkon nė luftė dhe gruaja qė i
       qendis brezin, tė gjitha tė paraqitura me njė ndjenjė lirizmi tė
       hollė, ja ē’ėshtė poezia e kėtij poeti romantik, qė u rrit nė
       klimėn politike tė lėvizjes nacionale tė shqiptarėve dhe nė
       klimėn letrare tė romantizmit kalabrez.
       Naim Frashėri shkroi njė poemė bukolike (“Bagėti e bujqėsia”,
       1886) njė pėrmbledhje lirikash filosofike, atdhetare e dashurore
       (“Lulet e verės” 1890), njė poemė epike pėr Skėnderbenė
       (“Histori e Skėnderbeut” 1898) njė poemė epike religjoze
       (“Qerbelaja” 1898) dy poema greqisht (“O eros” e “O alithis
       pothos ton skipetaron) njė tufė lirikash persisht (“Tehajylat” -
       Ėndėrrime) dhe shumė vepra diturore shqip. Ai njihet si poeti mė
       i madh kombėtar i shqiptarėve.
       Naim Frashėri themeloi lirikėn moderne nė poezinė shqipe. Nė
       frymėn e “Bukolikėve” e “Gjeorgjikėve” tė Virgjilit, ai nė
       poemėn “Bagėti e bujqėsia” u kėndoi punėve tė bujkut e tė bariut
       duke i thurur njė himn bukurive tė atdheut tė vet dhe duke
       shprehur nostalgjinė e poetit tė mėrguar dhe krenarinė e qėnies
       shqiptar. Nuk ėshtė ēudi qė, duke jetuar nė zemrėn e perandorisė
       sė osmanėve, nė Stamboll, tė pėrjetonte aq thellė fatin e
       atdheut tė tij. Malli pėr vendlindjen, pėr malet dhe fushat e
       Shqipėrisė, pėr varret e tė parėve, kujtimet e fėminisė, i japin
       forcė e vrull lirik frymėzimit tė tij.
       Pėrjetimet subjektive tė individit tė ēliruar nga prangat e
       mentalitetit mesjetar oriental, nga njė anė, dhe nga ana tjetėr
       panteizmi filozofik i doktrinės sufite, i shkrirė me panteizmin
       poetik tė shkollės sė romantizmit evropian, u japin meditimeve
       lirike tė Frashėrit njė dimension human e filozofik universal.
       Poezitė mė tė bukura tė pėrmbledhjes “Lulet e verės”, janė
       lirikat filozofike pėr jetėn dhe vdekjen, pėr kohėn qė ikėn dhe
       s’kthehet mė, duke lėnė pas kujtime cfilitėse nė zemrėn e
       njeriut, pėr krijuesin tė shkrirė me universin.
       Natyrė religjioze dhe anėtar i sektit bektashi, Frashėri ėshtė
       njė poet metafizik, qė shkriu nė meditimet e tij lirike,
       mistikėn helenistike, me mistikėn e lashtė orientale e islame. I
       ndodhur nė kryqėzimin e traditave poetike e filozofike lindore e
       perėndimore, N. Frashėri i tret ato nė njėra-tjetrėn, por pa
       shtypur natyrėn e tij shqiptare. Kultura dhe qytetėrimi
       perėndimor pėrcaktuan substratin iluminist tė veprės sė
       Frashėrit, qytetėrimi lindor substratin filozofiko-mistik, kurse
       bota shqiptare trungun e veprės sė tij. Por duhet veēuar nė
       veprėn e tij fryma frėnge. Fryma frėnge nė Greqi dhe nė Turqi
       ishte pėrfaqėsuese e kulturės evropiane. Ajo gjeti shtrat tė
       ngrohtė nė vendet ballkanike si Shqipėria, sepse u sillte
       popujve tė kėtij gadishulli idetė e kryengritjes frėnge dhe
       idenė e lirisė pėrgjithėsisht e tė nacionalizmit modern. Njohės
       i gjuhės frėnge, admirues i Volterit dhe i Rusoit, si mendimtar,
       dhe i Lamartinit si poet, Frashėri e shikonte tė ardhmen e
       kombit tė vet “tė lindėte andej nga perėndon”. Romantizmi i
       Naimit nė kėtė pikė nuk dallon prej romantizmit grek e turk, ato
       janė pjella e Francės.
       Naim Frashėri ėshtė themeluesi i letėrsisė kombėtare tė
       shqiptarėve dhe i gjuhės letrare kombėtare. Ai e ngriti shqipen
       nė rendin e njė gjuhe moderne tė kulturės duke e mbrujtur atė nė
       modelin e ligjėrimit tė shqipes popullore.
       Botėn subjektive tė heroit romantik me shpirt tė trazuar e sjell
       nė romantizmin shqiptar poezia e Z. Serembes. Nė poezinė e N.
       Mjedės dhe A. Z. Ēajupit, qė jetuan nė fundin e Rilindjes,
       shfaqen shenjat e dezintegrimit tė sistemit artistik tė
       romantizmit nė letėrsinė shqipe.
       A.Z Ēajupi (1866-1930), ėshtė njė poet rustik, i tipit tė
       kėngėtarit popullor, i mbiquajtur Mistrali i Shqipėrisė; ai i
       solli letėrsisė shqipe komedinė e zakoneve dhe tragjedinė me
       temė historike. I shkolluar nė njė kolegj francez tė
       Aleksandrisė dhe nė Universitetin e Gjenevės, njohės i mirė i
       letėrsisė franceze, A. Z. Ēajupi solli ndėr tė parėt nė shqip
       fabulat e La Fontenit, duke hapur kėshtu udhėn e pėrkthimit e tė
       pėrshtatjes nė gjuhėn shqipe, tė veprave nga letėrsisa botėrore,
       qė ka qenė dhe vazhdon tė mbetet njė nga udhėt e mėdha tė
       komunikimit tė shqiptarėve me kulturėn botėrore.
       Me krijimin e shtetit shqiptar (1912) shkolla romantike e lindur
       nė truallin e lėvizjes kombėtare, e humbi bazėn e vet historike;
       ideja kombėtare i lė udhėn idesė njerėzore dhe nė zhvillimin e
       letėrsisė shqiptare shfaqen prirje e stile tė reja.
       Drejtimi kryesor qė mori letėrsia shqipe nė mes dy luftrave
       botėrore ishte realizimi, por nuk munguan as shfaqje tė njė
       sentimentalizmi tė vonuar (F. Postoli), as recidive tė
       romantizmit.
       Gjergj Fishta (1871-1940), shkroi njė poemė tė pėrmasave tė
       eposit kombėtar (“Lahuta e malėsisė”) ku paraqet me frymė
       romantizante e me njė patos tė ngritur patriotik, luftrat e
       malėsorėve tė Veriutkundėr dyndjeve sllave.
       Me kėtė vepėr ai mbetet poeti mė i madh epik i shqiptarėve.
       Prift i urdhėrit franēeskan, erudit dhe anėtar i Akademisė
       italiane, Gjergj Fishta ėshtė njė personalitet poliedrik i
       kulturės shqiptare: poet epik dhe lirik, publicist dhe satirist
       i hollė, dramaturg e pėrkthyes, veprimtar aktiv i jetės
       kulturore dhe politike shqiptare midis dy luftrave.
       Vepra e tij madhore "Lahuta e malėsisė” me rreth 17.000 vargje,
       e shkruar nė frymėn e eposit legjendar e historik tė
       shqiptarėve, ėshtė njė pasqyrė e jetės shqiptare dhe e mendėsisė
       shqiptare, njė mozaik poetik ngjarjesh historike e legjendare,
       personazhesh historike dhe jo historike, traditash e zakonesh tė
       malėsisė, zanash e shtojzavallesh tė malėsisė, njė afresk i
       gjallė i historisė sė njė polemi tė lashtė qė pikėson nė qendėr
       tipin e shqiptarit tė gdhendur nė kalvarin e jetės sė tij nė
       rrymė tė shekujve tė egėr pėr tė. Poemėn e Fishtės e shquan njė
       pasuri e madhe gjuhėsore, nė tė ėshtė mbledhur tėrė visari i
       shqipes popullore tė malėsise, frazologjia e gjallė e
       pashtershme dhe larmia e ndėrtimeve tė ēlirėta sintaksore, qė i
       japin gjallėri e forcė ligjėrimit poetik.
       Pėrmbledhjet poetike “Mrizi i Zanave” me vjersha atdhetare dhe
       “Vallja e Parrizit” me vjersha me frymė fetare, e paraqesin
       Fishtėn njė poet tė hollė lirik, kurse veprat “Anzat e Parnasit”
       dhe “Gomari i Babatasit” e paraqesin Fishtėn njė shkrimtar
       satirik tė papėrsėritshėm. Nė fushė tė dramaturgjisė mund tė
       pėrmenden prej tij tragjeditė me subjekt nga mitologjia biblike
       dhe antike “Juda Makabe” dhe “Ifigjenia n’ Aulli”.
       Nė letėrsinė shqiptare midis dy luftrave nuk munguan as shfaqjet
       e sentimentalizmit (F. Postoli, M. Grameno) dhe tė njė
       klasicizmi tė vonuar, sidomos nė dramaturgji (E. Haxhiademi).
       Shfaqjet e rrymave moderne, tė impresionizmit, simbolizmit e
       pamasizmit, ishin dukuri tė veēuara nė veprėn e disa
       shkrimtarėve (Migjeni, Poradeci, Asdreni), pa arritur tė
       formojnė shkollė. Ndryshime tė thella ndodhen nė sistemin e
       zhanreve; krahas poezisė u lėvrua proza (Migjeni, F. S. Noli, F.
       Konica, E. Koliqi, M. Kuteli etj.) dhe drama e satira (Gj.
       Fishta, K. Floqi).
       Pėrfaqėsuesi mė tipik i realizmit ishte Millosh Gjergj Nikolla,
       Migjeni (1913-1938). Poezia (“Vargjet e lira” 1936) dhe proza e
       tij pėrshkohen nga njė realizėm i ashpėr social pėr mjerimin dhe
       pozitėn tragjike tė individit nė shoqėrinė e kohės. Personazhet
       e veprės sė tij janė njerėzit e basifondeve tė shoqėrisė
       shqiptare.
       Disa novela tė Migjenit janė romane nė miniaturė; subjektet e
       tyre paraqesin konfliktin e individit me institucionet dhe
       moralin patriarkal e konservator. Natyra e rebeluar e talentit
       tė Migjenit theu tradicionalizmin e poezisė dhe tė prozės shqipe
       duke sjellė njė stil e forma tė reja nė poetikė, e narracion. Ai
       ėshtė nga reformatorėt mė tė mėdhenj tė letrave shqipe,
       shkrimtari i parė i nadh modern shqiptar.
       Natyrė tjetėr, talenti poetik L. Poradeci (1899-1987), njė poet
       lirik brilant, krijoi njė poezi tė butė e tė ngrohtė, por me
       mendim tė thellė e muzikalitet magjepsės (“Vallja e yjeve”,
       1933, “Ylli i zemrės” 1937.
       Tronditės verbi poetik i F. S. Nolit (1882-1965), nė librin
       “Album” (1947) dhe elegante proza e tij historike (“Histori e
       Skėnderbeut” 1921). Poet, historian, dramaturg, estet dhe
       muzikolog, publicist, pėrkthyes, mjeshtėr i shqipes, pėrpos
       burrė shteti e diplomat, ai ėshtė gjeniu i kulturės shqiptare tė
       shek. XX.
       F. S. Noli lindi nė njė ngulim shqiptar tė Thrakės Lindore (Ibik
       Tepe), ku mori arsimin fillor; arsimin e mesėm e mori nė
       gjimnazin grek tė Adrianopojės, kurse studimet e larta i kreu nė
       Universitetin Harvard tė Bostonit (SHBA).
       Nė moshė fare tė re u lidh me lėvizjen patriotike pėr ēlirimin e
       Shqipėrisė nga pushtimi osman dhe u bė njė nga aktivistėt mė tė
       shquar politikė e kulturorė tė Rilindjes Shqiptare. Mė 1908 u
       dorėzua prift duke inicuar idenė e krijimit tė njė kishe
       ortodokse aautoqefale shqiptare tė cilėn e themeloi mė 1922.
       Pas shpalljes sė pavarėsisė kombėtare (1912) u bė frymėzues dhe
       udhėheqės i lėvizjes demokratike nė Shqipėri. Mė 1924, pas
       fitores sė njė revolucioni antifeudal, u zgjodh kryeministėr i
       qeverisė jetėshkurtėr tė dalė prej kėtij revolucioni. Restaurimi
       i reaksionit ēifligar nė dhjetor 1924 e detyroi tė marrė udhėn e
       pakthim tė mėrgimit, tė cilin e pėrjetoi si njė ekzil biblik.
       Ditėt e fundit tė jetės i mbylli nė SHBA, ku u vendos
       pėrfundimisht mė 1932, pas ecejakjeve nėpėr Evropė si emigrant
       politik.
       Pėrvoja e revolucionit tė mundur tė 1924-ės i frymėzoi atij njė
       cikėl poezish me motive biblike, tė pėrfshira nė librin “Album”.
       Mė 1907 pat botuar dramėn po me subjekt biblik “Izraelitė dhe
       filistinė”, duke dashur tė aktualizojė legjendėn biblike nė
       pėrqasje me pėrvojat e tij si udhėheqės shpirtėror i lėvizjes
       pėr ēlirim kombėtar e shoqėror tė shqiptarėve. Mė 1947 botoi
       anglisht studimin “Bethoven and the French revolution”. Pėrktheu
       nė shqip shumė libra liturgjikė dhe vepra tė shkrimtarėve
       botėrorė O. Khajan, U. Shekspir, H. Ibsen, M. Servantes e tė
       tjerė.
       Me poezinė, me prozėn publicistike, shkencore e kishtare, si dhe
       me pėrkthimet mjeshtėrore, F. S. Noli ka luajtur njė rol
       themelor nė zhvillimin e shqipes moderne.
       Lėvrues tė shquar tė prozės sė shkurtėr ishin E. Koliqi
       (1903-1975), M. Kuteli (1907-1967) dhe F. Konica (1875-1942). I
       pari krijoi njė prozė subtile, plot kolorit tė qytetit tė vet,
       Shkodrės (“Tregtar flamujsh”, 1935), i dyti ėshtė njė magjistar
       i shqipes, shkrimtari qė kultivoi stilin popullor tė rrėfimit nė
       njė prozė magjepsėse (“Netė shqiptare” 1938; “Ago Jakupi” 1943;
       “Kapllan aga i Shaban Shpatės” 1944).
       F. Konica ėshtė mjeshtri qė i dha fytyrė moderne prozės shqipe,
       intelektuali qė solli mentalitetin e mirėfilltė perėndimor nė
       kulturėn shqiptare.
       Lindi nė Konicė, qytet i vogėl shqiptar, qė me vendimet e
       Konferencės sė Londrės mė 1913, tė cilat e rudhėn shtetin
       shqiptar nė kufijtė e sotėm, mbeti ne Greqi. Vinte nga njė derė
       e njohur, prej sė cilės trashėgoi titullin bej, vetėdijen e njė
       pėrkatėsie elitare, qė e manifestoi fort nė jetė dhe nė
       krijimtarinė e tij, por jo dhe mentalitetin anadollak lindor
       prej tė cilit u nda me nje buzeqeshje hokatare, qė u kthye nė
       njė sarkazėm therėse nė veprėn e tij. Ndoqi njė vit shkollėn
       jezuite tė Shkodrės, pastaj Liceun Perandorak tė Stambollit,
       kreu me 1895 studimet pėr letersi e filozofi nė Universitetin e
       Dizhonit (Francė), shkollimin e mbylli me kryerjen e studimeve
       ne Universitetin e Harvardit, ndersa me 1912 mori, nė kėtė
       universitet, titullin e magjistrit nė letėrsi dhe arte. Master
       of Arts Erudit, njohės i gjithė gjuhėve tė mėdha tė Evropes dhe
       i disa gjuhėve lindore, mik i G.Apolinerit, F.Konica u quajt
       prej tė huajve “njė enciklopedi qė ecėn” dhe u bė pėr kulturėn
       shqiptare modeli i intelektualit perėndimor. Iu kushtua qė nė
       rini lėvizjes kombėtare, por, nė kundėrshtim me frymėn mitike
       idealizuese e romantizante tė Rilindjes, solli nė tė frymėn
       kritike dhe pėrjetoi dhomėn e pėrjetshme tė idealistit qė vuan
       pėr mendimet e tij.
       Themeloi revistėn “Albania” (Bruksel 1897-1900, Londėr
       1902-1909), qė u bė organi mė i rėndėsishėm i shtypit shqiptar
       tė Rilindjes. Publicist, eseist, poet, prozator, pėrkthyes dhe
       kritik letrar, ėshtė veē tė tjerave autor i studimit “L’Albanie
       et les turcs” (Paris 1895), “Memoire sur le mouvement national
       albanais (Bruksel, 1899), i novelave “Njė ambasadė e Zulluve nė
       Paris” (1922) dhe “Doktor Gjilpėra” (1924), si dhe i veprės
       historiko-kulturore “Albania. The rock Garden of Southeastern
       Europe”, qė u botua pas vdekjes sė Massachussets me 1957. Dy
       novelat e Konicės i bashkon shpirti satirik dhe shprehja
       alegorike e konfliktit midis dijes dhe injorancės e konflikti
       midis mentalitetit tė prapamebtur oriental dhe mentalitetit
       modern perėndimor. Publicistika dhe proza e tij janė model i njė
       shqipeje letrare tė pėrpunuar dhe i njė stili elegant.
       Vitet e fundit tė jetės (1926-1939), i kaloi si ambasador i
       Mbretėsise Shqiptare nė Washington, ku dhe vdiq mė 1942. Eshtrat
       e tij u sollėn nė Shqipėri nė vitet e fundit.
       Nė letėrsinė e shqiptarėve tė Italisė, nė periudhėn midis dy
       luftrave, vazhdoi tradita e shkollės romantike tė shek. XIX, Z.
       Skiroi (1865-1927) me veprėn e tij (“Kthimi” 1913, “Te dheu i
       huaj”, 1940) desh tė rikuperonte kujtesėn historike tė
       shqiptarėve tė mėrguar qysh nga shekulli XV, pas vdekjes sė
       Skėnderbeut.
       Gjatė Luftės Antifashiste tė popullit shqiptar (1939-1944), u
       zhvillua njė letėrsi e rezistencės, e cila lindi nė ilegalitet
       pėrmes shtypit klandestin tė Partisė Komuniste Shqiptare.
       Krijimet e kėsaj letėrsie ishin kryesisht shkrime publicistike,
       skica letrare dhe tekste kėngėsh partizane. Autorėt e saj qenė
       luftėtarė antifashistė tė brezit mė tė ri (Sh.Musaraj, A.Caci,
       F.Gjata, K.Jakova, Q.Buxheli).
       Pas Luftės II Botėrore, letėrsia shqiptare njohu njė zhvillim
       masiv. Tipari kryesor i letėrsise dhe i arteve tė kėsaj
       periudhe, ishte zhvillimi i tyre i orientuar ideologjik dhe
       levrimi i tė gjitha zhanreve, sidomos i romanit, i cili, nga nje
       zhanėr pa traditė, doli ne krye tė procesit letrar.
       Tipi mė i levruar i romanit u bė romani realist social, me
       permbajtje etologjike dhe historike, me subjekt linear (J.Xoxa,
       S.Spasse), por nuk mungon as romani me kompozicion tė thyer, me
       poetikė tė hapur dhe me njė nėnshtresė filozofike, qė buron nga
       asosacioni i ideve dhe analogjitė historike (I.Kadare, P.Marko)
       dhe as romani satirik (D.Agolli, Q.Buxheli).
       Tregimin dhe novelėn, e lėvruan Dh.Shuteriqi, N.Prifti, Z.Cela,
       T.Laco, Dh.Xhuvani, N.Lera e tė tjerė, kurse poezinė, I.Kadare,
       D.Agolli, F.Arapi, Xh.Spahiu, M.Ahmeti e tė tjerė.
       Mė pak, u zhvillua drama (K.Jakova “Toka jonė”, 1955) dhe
       komedia (S.Ēomora “Karnavalet e Korēės” 1961).
       Letėrsia e kėsaj periudhe nė Shqipėri u zhvillua brenda
       kornizave tė realizmit socialist, i vetmi drejtim i lejuar nga
       politika zyrtare. Por talente te fuqishme, pėrtej kėtyre
       kornizave, krijuan vepra me njė frymė opozitare tė nėnkuptuar
       dhe me njė domethėnie universale.
       I. Kadare (1936), me poezinė (“Pėrse mendohen kėto male” 1964,
       “Motive me diell” 1968, “Koha” 1976) dhe sidomos me prozėn e tij
       (“Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” 1963; “Kėshtjella” 1970;
       “Kronikė nė gur” 1971, “Dimri i madh “ 1977, “Ura me tri harqe”
       1978, “Piramida” 1992; “Spiritus” 1996 etj.), sfidoi kufizimet e
       kohės dhe pėrtėriti letėrsinė shqiptare me forma dhe motive qė e
       integrojnė atė nė rrjedhat moderne tė letėrsisė botėrore.
       Vepra e Kadaresė paraqet njė enciklopedi artistike tė jetės
       shqiptare, njė afreskė tė gjerė tė ngjarjeve historike dhe
       bashkėkohore, tė pėrjetuara me njė qėndrim filozofik tė shprehur
       herė hapur e herė pėrmes gjuhės sė Ezopit.
       Filozofia, mentalitetet, dramat dhe traditat historike e
       kulturore tė shqiptarėve, tė kaluara nė filtrin e mendimit
       artistik tė shkrimtarit, janė paraqitur nė veprėn e tij si
       shprehje e identitetit kombėtar, e vitalitetit tė kulturės
       shpirtėrore tė popullit tė vet dhe si faktor i qėndresės e i
       mbijetesės sė tij historike.
       Kadareja krijon njė prozė moderne duke shfrytėzuar gjerėsisht
       analogjitė historike, parabolat dhe asosacionet, legjendat dhe
       mitologjinė kombėtare. Vepra e tij ka njė poetikė tė hapur qė
       vjen nga pėrzierja e kohėve, e rrafsheve tė ligjėrimit artistik,
       e reales me irealen, nga natyra e thyer mozaikale e
       kompozicionit.Vepra e Kadaresė i sjell letėrsisė evropiane njė
       aromė karakteristike mesdhetare, ballkanike dhe pasuron atė me
       koloritin e njė areali tipik pėr veēanėsinė e tij
       etno-kulturore.
       Duke u nisur nga bota epike e legjendave dhe baladave mesjetare,
       proza e Kadaresė kapėrcen distancėn kohore dhe sjell nė
       rezonancė mentalitetin dhe ndėrgjegjen artistike e mesjetare, me
       mentalitetin dhe ndėrgjegjen artistike tė kohės sonė. Nga
       pėrpunimi i thellė krijues i fondit tė traditave tė lashta
       popullore, mesazhi i prozės dhe i poezisė sė Kadaresė fiton
       njėherėsh njė thellėsi historike dhe njė notė humane universale.
       Krijues me njė vetėdije tė fortė kritike, Kadareja jo vetėm ka
       poetizuar vlerat shpirtėrore tė kombit tė vet, por dhe ka
       fshikulluar traditat anakronike, mentalitetet retrograde,
       psikologjinė provinciale dhe konvencionet e jetės sė shoqėrisė
       shqiptare.
       Me frymėn e disidencės, nė kushtet e diktaturės kur u krijua
       vepra e Kadaresė, ka ndihmuar t’i gėrryhen themelet regjimit
       totalitar nė Shqipėri. Ekzili i tij politik nė Francė nė vitin
       1990, kur nė Shqipėri sapo kishin filluar proceset demokratike,
       u dha shtysė kėtyre proēeseve.
       Pėr kėto vlera, vepra e Kadaresė gėzon njė popullaritet tė gjerė
       dhe ėshtė pėrkthyer nė tė gjitha gjuhėt e mėdha tė botės
       (anglisht, frengjisht, gjermanisht, spanjisht, rusisht,
       italisht, arabisht etj.). Kadareja ėshtė vlerėsuar nga kritika e
       huaj, si njė prej shkrimtarėve mė tė shquar bashkėkohorė tė
       letėrsisė botėrore dhe ka fituar disa ēmime ndėrkombėtare.
       Kadareja ėshtė sot pėrfaqėsuesi mė eminent nė botė i kulturės
       shqiptare.
       Poet i hollė lirik dhe shkrimtar satirik D. Agolli (1931), ka
       sjellė nė poezinė shqipe freskinė e njė frymėzimi spontan
       meditativ dhe nė roman humorin e lehtė popullor qė shkon deri nė
       grotesk. (“Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo” 1973; “Arka e
       djallit” 1997). Ai ėshtė mjeshtėr i tregimit psikologjik,
       filozofik (“Zhurma e erėrave tė dikurshme” 1964, “Njerėz tė
       krisur” 1995).
       Nga pėrmbledhjet mė tė rėndėsishme poetike tė Agollit, duhen
       pėrmendur, “Shtigje malesh dhe trotuare” 1965, “Fjala gdhend
       gurin” 1977, “Udhėtoj i menduar” 1985 dhe “Lypėsi i kohės” 1995.
       Agolli ka lindur nė njė katund tė Shqipėrisė juglindore dhe mori
       pjesė fare i ri nė rezistencėn antifashiste. Lidhja e ngushtė me
       jetėn popullore dhe me idealet antifashiste, pėrcaktuan
       pėrmbajtjen e veprės sė tij. Tipar i romaneve tė Agollit pėr
       rezistencėn ėshtė aktualizimi i vlerave tė saj morale, pėrmes
       sinkronizimit artistik tė ngjarjeve tė luftės me kohėn e sotme.
       Vepra e Agollit ėshtė bėrė shumė popullore, ėshtė pėrkthyer nė
       disa gjuhė tė tjera dhe ėshtė vlerėsuar nga kritika e huaj.
       Nė trojet shqiptare nė Kosovė dhe nė Maqedoninė Perėndimore,
       letėrsia nė gjuhėn shqipe, e pėrfaqėsuar nga shumė emra (E.
       Mekuli, A. Pashku, A. Podrimja, R. Kelmendi, R. Qosja, D.
       Mehmeti, M. Isaku etj.), ndonėse e zhvilluar nė njė kontekst
       tjetėr politik e kulturor, edhe pas luftės, ruajti lidhjet me
       kulturėn mėmė dhe solli nė art ravgimet dhe dramat kombėtare e
       humane tė njeriut tė atyre trevave. Nė diasporėn shqiptare nė
       Europė, pas Luftės, nuk pati ndonjė lėvizje tė mirėfilltė
       letrare. I vetmi shkrimtar me rėndėsi qė krijoi nė atė diasporė
       ėshtė M. Camaj (1925-1992), qė rreh tė zbulojė nė poezinė dhe
       prozėn e tij rrėnjėt e identitetit tė shqiptarit tė mėrguar.
       Rezultati mė i rėndėsishėm nė kulturėn shqiptare tė pasluftės nė
       fushė tė gjuhės ėshtė unifikimi i shqipes standarte, tė
       pėrpunuar nė nivelin e njė gjuhe moderne.
       Nė fazėn e sotme tė tranzicionit tė shoqėrisė postkomuniste,
       letėrsia shqiptare pėrjeton avantazhet e hapjes ndaj botės, por
       edhe problemet qė i krijohen nė kėto kushte kulturės sė ēdo
       kombi, pėr tė ruajtur identitetin e vet.
       Autor Prof. Jorgo Bulo
       Literatura:
       1. Historia e letėrsisė shqipe I, II (Botim i Institutit tė
       Historisė e tė Gjuhėsisė tė Universitetit tė Tiranės, Tiranė,
       1960.
       2. Historia e letėrsisė shqiptare (Botim i Akademisė sė
       Shkencave) Tiranė, 1983.
       3. E.Ēabej. Shqiptarėt midis Perėndimit dhe Lindjes, Tiranė,
       1994
       
       *****************************************************
       Page 1 of 1