DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: LETĖRSIA
*****************************************************
#Post#: 2396--------------------------------------------------
Fillimet e letėrsisė shqiptare
DIR By: Mondi
Date: May 7, 2012, 3:00 am
---------------------------------------------------------
Libri i parė shqip qė njihet deri mė sot ėshtė Meshari i Gjon
Buzukut, i vitit 1555. Por ka tė dhėna tė drejtpėrdrejta dhe tė
tėrthorta qė flasin se fillimet e shkrimit shqip e tė letėrsisė
shqiptare duhet tė jenė mė tė hershme se shek. XVI. Vetė trajta
e ngulitur e shkrimit dhe e gjuhės nė veprėn e Gjon Buzukut
dėshmon se ajo duhet tė ketė trashėguar njė traditė para saj.
Njė dėshmi tjetėr e tėrthortė vjen prej klerikut frėng Gulielmi
i Adės (1270-1341), i cili shėrbeu pėr shumė kohė (1324-1341) si
kryepeshkop i Tivarit dhe e njohu nga afėr jetėn e banorėve tė
kėtyre trojeve. Nė njė relacion me titull Directorium ad
passagium faciendum ad terram sanctam, dėrguar mbretit tė
Francės, Filipi VI Valua, nė vitin 1332, Guljelmi ndėr tė tjera
shkruan: Sado qė arbrit kanė gjuhė tė ndryshme nga latinishtja,
prapėseprapė, ata kanė nė pėrdorim dhe nė tėrė librat e tyre
shkronjėn latine.
Po ashtu Marin Barleci nė veprėn e tij Rrethimi i Shkodrės (De
obsi-dione Scodrensi), botuar nė Venedik mė 1505, thotė se ka
pasur nė dorė kronika qė flasin pėr rindėrtimin e atij qyteti tė
shkruara, sipas tij, in vernacula lingua, d.m.th nė gjuhėn e
vendit. Kurse historiani kalabrez Xhakomo Marafioti njofton mė
1601 se nė Kalabri arbėreshėt i kanė arbėrisht shėrbesat fetare
dhe as latinisht, as greqisht. Kuptohet se kėtė traditė ata
duhet ta kenė marrė me vete nga Shqipėria, sepse nuk mund ta
krijonin vetė aq shpejt nė kushtet e mėrgimit tė tyre tė rėndė.
Deri mė sot njihen vetėm tri dokumente tė shqipes sė shkruar nė
shek. XV ose diēka mė herėt.
I pari dokument i shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė Formula e
pagėzimit dhe i takon vitit 1462. Ėshtė njė formulė e shkurtėr
fetare e shkruar shqip, brenda njė teksti latinisht, tė hartuar
prej kryepeshkopit tė Durrėsit, Pal Engjėllit, bashkėpunėtor i
ngushtė i Skėnderbeut. Nė qarkoren qė u dėrgon vartėsve tė tij
tė klerit katolik, ai lejon qė prindėrit shqiptarė, nė rast
nevoje, kur nuk mund t`i pagėzonin fėmijėt nė kishė, mund t`i
pagėzonin vetė duke pėrdorur kėtė formulė: Unte paghesont
premenit Atit et birit et spertit senit. (Unė tė pagėzoj nė emėr
tė Atit e tė birit e tė shpirtit shenjtė). Kjo frazė ėshtė
shkruar nė alfabetin latin dhe nė dialektin e veriut
(gegėrisht).
Dokumenti i dytė i shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė Fjalorthi i
Arnold Von Harfit, i vitit 1496. Ky udhėtar gjerman, gjatė njė
udhėtimi nė viset shqiptare, pėr nevoja praktike tė rrugės
shėnoi 26 fjalė shqipe, 8 shprehje dhe numėrorėt 1 deri 10, dhe
100 e 1000, duke i shoqėruar me pėrkthimin gjermanisht.
I treti dokument i shqipes sė shkruar qė njihet me emrin
Perikopeja e ungjillit tė pashkėve, ėshtė gjetur nė
Bibliotekėn Ambroziane tė Milanos brenda njė mbishkrimi greqisht
tė shek. XIV. Fragmentet shqip s`kanė lidhje me dorėshkrimin
greqisht dhe dijetarėt mendojnė se ky dorėshkrim mund tė jetė i
fundit tė shek. XV ose i fillimit tė shek. XVI. Ai ėshtė shkruar
nė dialektin e jugut dhe me alfabetin grek.
Shqipja dokumentohet kėshtu e shkruar qė nė shek. XV nė dy
dialektet e saj kryesore dhe me dy alfabete, me alfabetin latin
dhe me alfabetin grek. Kjo ėshtė njė dėshmi se kultura shqiptare
dhe jeta shpirtėrore konfesionale nė Shqipėri zhvillohej nėn
ndikimin e kulturės latine-katolike, dhe tė kulturės
bizantine-ortodokse. / gjuhashqipe.com/
#Post#: 3042--------------------------------------------------
Re: Fillimet e letėrsisė shqiptare
DIR By: KingiaBurrel
Date: June 13, 2012, 3:14 am
---------------------------------------------------------
Letėrsia shqipe: njė histori e shkurtėr me Autor Robert Elsie.
Shqipėroi: Majlinda Nishku. Shtėpia botuese: Skanderbeg Books
Viti i botimit 2006, Tirana. Faqet e librit 208. ISBN
978-99943-85-04-6
Parathėnie
Letėrsia shqipe ėshtė njė letėrsi evropiane, e megjithatė, ajo
ėshtė zhvilluar relativisht e veēuar nga kultura mbizotėruese
evropiane. Shqiptarėt, tė cilėt rrjedhin nga fiset nomade
vendėse tė Ballkanit Jugperėndimor, dhe qė janė mėsuar tė
jetojnė nė njė terren malor nga mė tė thepisurit nė tė gjithė
gadishullin, i konsoliduan vendbanimet e veta larg udhėkryqeve
mė tė rrahura tė qytetėrimit evropian. Kultura e tyre ka qenė
dhe mbetet njė kulturė krejt e ndryshme dhe unike evropiane,
ndėrsa letėrsia e tyre e shkruar edhe sot pasqyron shumė prej
karakteristikave tė saj tė veēanta. Madje ky ėshtė njė prej
faktorėve qė e bėn letėrsinė shqiptare kaq tė mahnitshme.
Pėr fat tė keq, pėr letrat shqipe ėshtė shkruar shumė pak,
sigurisht, me pėrjashtim tė veprave tė botuara nė vetė gjuhėn
shqipe. Nė nivel ndėrkombėtar, tema e letėrsisė shqipe ende
mbetet pėrgjithėsisht e patrajtuar. Kjo lėnie pas dore vjen
kryesisht nga mungesa e specialistėve ndėrkombėtarė me njohuri
tė shėndosha tė gjuhės letrare shqipe dhe jo pėr shkak tė ndonjė
mungese tė vetė krijimtarisė letrare.
Vėllimi "Letėrsia shqipe: njė histori e shkurtėr", orvatet tė
mbushė kėtė zbrazėti, duke bėrė njė pėrshkrim tė pėrmbledhur tė
zhvillimit tė tė shkruarit krijues nė gjuhėn shqipe. Ai
pėrqendrohet tek autorėt dhe rrymat mė kryesore tė letėrsisė
shqipe, qė prej teksteve mė tė hershme nė shekujt e
trembėdhjetė, pesėmbėdhjetė dhe gjashtėmbėdhjetė, deri tek
fillimi i mijėvjeēarit tė ri, dhe ėshtė shkruar duke pasur
parasysh njė lexues tė zakonshėm, qė mund tė mos ketė shumė
njohuri nė kėtė fushė. Si i tillė, libri mund tė jetė i dobishėm
si udhėzues pėr tė gjithė ata, fushat e interesit tė tė cilėve
pėrfshijnė kulturat ballkanike, letėrsinė e krahasuar dhe
historinė e kulturės evropiane nė pėrgjithėsi.
Letėrsia shqipe u zhvillua relativisht vonė dhe rritja, madje
edhe vetė ekzistenca e saj, ėshtė rrezikuar nė shumė periudha.
Libri i parė i botuar nė gjuhėn shqipe, sipas tė dhėnave qė
kemi, u shkrua nė vitin 1555. Por pavarėsisht nga ai dhe nga
vepra tė tjera tė hershme, pėr letėrsi kombėtare nė Shqipėri
mund tė flitet me plot gojėn vetėm nga fundi i shekullit tė
nėntėmbėdhjetė e mė tej.
Bima e brishtė e letėrsisė shqiptare u rrit nė njė tokė
shkėmbore. Ajo herė mbinte e lulėzonte, dhe herė shkulej nga
dheu prej rrjedhės brutale tė historisė politike tė Ballkanit.
Letėrsia e hershme e Shqipėrisė sė krishterė humbi nėn flamujt e
islamizmit, kur vendi u bė me dhunė pjesė e Perandorisė Otomane.
Letėrsia e Shqipėrisė myslimane, shumė pak e njohur edhe sot, u
tha e u vyshk nė fund tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, kur
shqiptarėt i kthyen shpinėn Portės sė Lartė dhe deshėn tė
krijojnė njė shtet tė pavarur evropian. Fillesat e shėndosha tė
letėrsisė moderne nė vitet 1930 u shfarosėn pa mėshirė nga
udhėheqėsit stalinistė, qė morėn pushtetin nė vitin 1944 dhe e
mbajtėn deri nė vitin 1990. Dhe sė fundi, me tė rėnė diktatura,
letėrsia shqiptare e realizmit socialist, krijesė e regjimit
komunist, u bė e vjetruar dhe e padėshirueshme. Pėr periudha tė
tėra historike, pėr shqiptarėt ka qenė e ndaluar me ligj qė tė
shkruanin dhe botonin nė gjuhėn e tyre. Librat dhe shkollimi nė
shqip ishin tė ndaluar nė tė gjithė Shqipėrinė pothuaj deri nė
fund tė sundimit otoman nė vitin 1912, dhe njė ndalim i
ngjashėm, herė zyrtar dhe herė jozyrtar, ka qenė nė fuqi edhe nė
Kosovė nėn sundimin serb, deri nė vitet 1960.
Megjithatė, kjo bimė e brishtė e kėsaj toke tė ashpėr legjendare
ka prodhuar disa lule tė mahnitshme, shumė prej tė cilave e
meritojnė vėmendjen e botės sė jashtme.
Pas njė mungese tė gjatė, gjashtė deri nė shtatė milion
shqiptarėt e Ballkanit po rifitojnė tani vendin e tyre nė Evropė
dhe kultura e tyre nė lulėzim meriton mė shumė njohje e
vlerėsim. Do tė shpresoja qė ky libėr tė japė shtysėn e
nevojshme pėr kėtė.
Nuk mė mbetet tjetėr veē t'u shpreh mirėnjohjen time shumė
njerėzve dhe institucioneve qė mė kanė ndihmuar nė pėrgatitjen e
kėtij libri. Falėnderime tė posaēme i takojnė Janice Mathie-Heck
nga Kalgari (Kanada) pėr rishikimin e versionit pėrfundimtar tė
dorėshkrimit.
Robert Elsie
Malet Eifel, Gjermani
Maj 2005
PASQYRA E LĖNDĖS
1. Letėrsia e hershme shqipe (shek. 15-17)
1.1 Fillimet e shkrimit nė shqip
1.2 Teodor Shkodrani (1210) dhe shkrime tė tjera tė hershme
1.3 Gjon Buzuku dhe libri i parė shqip (1555)
1.4 Lekė Matrėnga dhe "Doktrina e Krishterė" (1592)
1.5 Veprat e Pjetėr Budit (1618-1621)
1.6 Frang Bardhi dhe fjalori i tij latinisht-shqip (1635)
1.7 Pjetėr Bogdani dhe Cuneus Prophetarum (1685)
1.8 Rėnia e letėrsisė sė hershme shqipe
2. Letėrsia myslimane nė Shqipėri (shek. 18-19)
2.1 Lindja e islamizmit
2.2 Letėrsia e bejtexhinjve
3. Letėrsia arbėreshe (shek. 18-19)
3.1 Mėrgimi shqiptar nė Itali
3.2 Letėrsia e hershme arbėreshe
3.3 Jeronim De Rada dhe zgjimi kombėtar
3.4 Poetė romantikė: Franēesk Santori, Gavril Dara dhe Zef
Serembe
3.5 Filizi i Sicilisė: Zef Skirņi
4. Letėrsia e Rilindjes: zgjimi kombėtar shqiptar (shek. 19)
4.1 Fillimet e zgjimit kombėtar
4.2 Vėllezėrit Frashėri dhe letėrsia e romantizmit kombėtar
4.3 Kultura e Rilindjes nė Shqipėrinė e Veriut
4.4 Rėndėsia e letėrsisė sė Rilindjes
5. Periudha e pavarėsisė (nga fillimi i shek. 20 deri mė 1944)
5.1 Poetė tė periudhės kalimtare: A. Z. Ēajupi, Ndre Mjeda dhe
Asdreni
5.2 Mjeshtėr tė finesės: Faik bej Konica dhe Fan Noli
5.3 Zėri i kombit: Gjergj Fishta
5.4 Lajmėtarėt e modernizmit: Migjeni dhe Lasgush Poradeci
5.5 Proza e periudhės sė pavarėsisė: Ernest Koliqi dhe Mitrush
Kuteli
5.6 Autorė tė tjerė para ardhjes nė pushtet tė komunistėve
5.7 Zeniti kulturor i mesit tė viteve tridhjetė
6. Realizmi socialist shqiptar dhe mė tej (fundi i shek. 20)
6.1 Vėrshimi e realizmit socialist
6.2 Risi dhe disidencė: veprat e Ismail Kadaresė
6.3 Prozatorė tė tjerė tė periudhės sė socializmit dhe mė tej
6.4 Poetėt e popullit
7. Letėrsia e sotme shqipe nė Kosovė, Maqedoni dhe Diasporė
7.1 Shqiptarėt nė ish Jugosllavi
7.2 Lindja e prozės shqipe nė Kosovė
7.3 Poezia nė Fushėn e Mėllenjave
7.4 Letrat bashkėkohore arbėreshe
8. Liri dhe kaos: letėrsia e sotme shqipe
9. Bibliografi
10. Tregues
*****************************************************
Page 1 of 1