URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: LETĖRSIA
       *****************************************************
       #Post#: 2395--------------------------------------------------
       Letėrsia e Rilindjes Kombėtare
   DIR By: Mondi
       Date: May 7, 2012, 2:57 am
       ---------------------------------------------------------
       Letėrsia shqiptare e Rilindjes Kombėtare lindi dhe u zhvillua si
       pjesė e pandarė e lėvizjes politiko-shoqėrore e kulturore pėr
       ēlirimin e vendit nga zgjedha e huaj. Kjo lėvizje, qė nis nga
       mesi i shekullit XIX dhe arrin deri nė vitin 1912, quhet
       Rilindje Kombėtare, prandaj edhe letėrsia e kėsaj periudhe quhet
       letėrsi e Rilindjes Kombėtare.
       Kjo ėshtė kryesisht njė letėrsi patriotike me frymė demokratike
       e popullore. Tema kryesore e saj ishte dashuria pėr atdheun dhe
       popullin, evokimi i sė kaluarės heroike dhe lufta pėr ēlirimin
       kombėtar e shoqėror.
       Kushtet historike qė pėrcaktuan zhvillimin e saj, ishin
       kryengritjet e vazhdueshme kundėr pushtuesve osmane, lufta pėr
       pavarėsi dhe pėr ruajtjen e tėrėsisė tokėsore tė vendit nga
       synimet grabitqare tė imperialisteve dhe tė qarqeve shoviniste
       fqinje.
       Letėrsia e Rilindjes pati njė drejtim iluminist e nė periudhėn e
       fundit edhe vepra realiste, por nė thelbin e vet ajo ishte njė
       letėrsi romantike. Nė veprat mė tė, mira tė saj u shprehen
       ideale tė larta kombėtare, malli dhe dashuria e zjarrtė pėr
       mėmėdheun, krenaria pėr tė kaluarėn e lavdishme tė popullit
       shqiptar dhe ėndrra pėr ta parė Shqipėrinė e lirė, tė pavarur e
       tė lulėzuar.
       Figura mė e shquar e kėsaj periudhe ėshtė padyshim, Naim
       Frashėri, autor i poemės "Bagėti e Bujqėsi„ i "Historisė sė
       Skėnderbeut„ dhe i shumė poezive tė tjera patriotike, lirike e
       filozofike. Figura tė tjera tė shquara janė Jeronim De Rada, A.
       Z. Ēajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Asdreni etj.
       Letėrsia e Rilindjes shėnon njė etapė tė re nė historinė e
       letėrsisė shqiptare. Ajo shėnon kalimin nga letėrsia me brendi
       fetare e karakter didaktik, nė letėrsinė e re shqiptare, nė
       letėrsinė e mirėfilltė artistike, duke hedhur nė tė njėjtėn kohė
       edhe bazat e gjuhės sonė letrare kombėtare.
       #Post#: 3044--------------------------------------------------
       Re: Letėrsia e Rilindjes Kombėtare
   DIR By: KingiaBurrel
       Date: June 13, 2012, 3:16 am
       ---------------------------------------------------------
       Nė vėshtrimin e shndėrrimeve letrare kapėrcyelli i shekullit tė
       20 ėshtė njė kohė veēanėrisht e shėnueshme. Mė 1900 vdes Naim
       Frashėri. Po nė kėtė vit Fishta boton shkrimet e para, kurse
       vetėm njė vit mė parė lind Lasgush Poradeci, poeti mė i madh
       modern shqiptar. Pra, me mbarimin e shek. XIX pėrmbyllet
       letėrsia e Naimit dhe njė periudhė e letėrsisė shqiptare. Kėtu
       ėshtė njė prerje ndėrmjet letėrsisė sė Naimit (romantike) dhe
       letėrsisė qė nis me brezin e 1900-shit, ku hyjnė Konica, Fishta,
       Ēajupi, Asdreni, Noli e M. Frashėri me njė letėrsi joromantike.
       Tė parėn e karakterizon ideja kombėtare, kurse tė dytėn ideja
       shoqėrore apo ideja njerėzore. Kjo e dyta ėshtė periudha e
       letėrsisė sė pavarėsisė qė do tė zotėrojė ngadalė katėr
       dhjetėvjeēarėt e parė tė shekullit XX.
       Nė vėshtrimin kulturor-historik e nė vėshtrimin strukturor,
       letėrsia e pavarėsisė nis nė fund tė shekullit tė kaluar me
       Konicėn, kur shfaqet njė model shkrimi kritik, i ndryshėm nga
       shkrimi i mėhershėm himnizues, dhe zhvillohet me poezinė e
       Lasgush Poradecit qė kėrkon forma tė reja, gjuhė tė re poetike
       dhe efektin estetik tė letėrsisė, qė ndėrton nė thellėsinė e vet
       identitetin e botės shpirtėrore shqiptare.
       Letėrsia e Pavarėsisė shqiptare ėshtė njė periudhė letrare qė
       vjen pas periudhės sė Rilindjes qė kurorėzohet me letėrsinė e
       Naim Frashėrit. Kjo periudhė letrare shkallė-shkallė ngre
       dallimet me letėrsinė pararendėse dhe forcon karakteristikat e
       veta ideore e strukturore.
       Pėrurues dhe nismėtar i kėsaj periudhe ėshtė Faik Konica me
       Albaninė e tij (1897-1909), ku boton autorėt e 1900-ės, madje
       dhe komenton kėtė letėrsi tė re nė revistėn e tij. Kėshtu,
       Konica bėhet edhe teoriku e kritiku i parė dhe i pakontestueshėm
       i kėsaj letėrsie. Nė njė artikull tė vitit 1906, "Kohėtore e
       letrave shqipe", si dhe nė interpretimet e veprave tė Ēajupit,
       Asdrenit, Nolit e Gurakuqit, Konica vėren se letėrsia e re
       lirohet nga zotėrimi i ideologjisė kombėtare tė romantizmit. Kjo
       letėrsi artikulon dallimin ndėrmjet veprimit atdhetar dhe
       krijimit letrar estetik. Prandaj Letėrsia e Pavarėsisė, qė nė
       nismė, shqipton kėrkesėn e krijimit tė letėrsisė si vlerė mė
       vete, pa marrė parasysh qėllimin. Nė anėn tjetėr, edhe qėllimi
       fillon tė pretendohet qė tė arrijė nėpėrmjet frymės kritike e jo
       frymės himnizuese, si dhe brendapėrbrenda shoqėrisė shqiptare
       dhe shpirtit tė kombit.
       E shfaqur qoftė si trashėgimi e simbolizmit (Asdreni, Lasgushi),
       qoftė si realizėm me frymė kritike (Ēajupi, Noli) qoftė nė
       trajtė neoklasiciste (Fishta, Mjeda, Haxhiademi) apo nė trajta
       tė papara tė modernizmit nė prozė (Koliqi, Migjeni, Kuteli),
       Letėrsia e Pavarėsisė shqiptare, qė zotėron gjysmėn e parė tė
       shekullit XX ka dy karakteristika themelore:
       Krijimin e trajtave e tė strukturave tė reja letrare
       Krijimin e vetėdijes (ndėrgjegjes) letrare qė letėrsia ėshtė
       krijim i veēantė estetik pa marrė parasysh qėllimet. Kjo
       dėshmohet me veprat letrare dhe me interpretimin e tyre letrar.
       *****************************************************
       Page 1 of 1